Kreu Blog Faqe 885

Gjader 2024, poezi nga Gjergj Jozef Kola

1
Gjergj Jozef Kola
___
G´JADER 2024
___
Ne trojet e Arbnit
atje ku buron i kristalte kroni
e ku thundra osmane nuk shkeli
Per 4 shekuj me rradhe,
tash po hapin nji kanal te nendheshem
si Hamasianet ne Gaza.
*
Ne nji aksion „naten per hane“
Kane me sjelle aty nga Mesdheu
Kacekun e Pandores
Me tana erenat e se keqes mrende.
*
Ne livadhet e bukura me lule gentiane
Te Arbnise – Ilire
Kane me u rrite shkurre te shartueme
Me hurma arabijet
me berthama te helmit mrende.
*
Prandaj veshuni e mbathuni mire
Se nji eksperiment i ri post-hoxhian
Po sulmon floren e mbijeteses tone.
*
Atdhe,
te tane po ta kthejne shpinden
pervec poetit qe ushton ne kumbonen e thyme
mbi fushat arbnore te G´jadrit.
Janar 2024.

Tiranë, 1937 / Centrali më i vogël telefonik në Evropë sapo i ka mbijetuar krizës më të madhe (Chicago Daily Tribune)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Janar 2024 

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të martën e 1 qershorit 1937, në faqen n°2, një shkrim mbi ngarkesën e rrjetit telefonik asokohe në Shqipëri për arsye të vizitës së Galeazzo Ciano-s, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Nga matanë detit

Nga Terence Atherton

Shërbimi i shtypit i Chicago Tribune)

Burimi : Chicago Daily Tribune, e martë, 1 qershor 1937, faqe n°2

Burimi : Chicago Daily Tribune, e martë, 1 qershor 1937, faqe n°2

Tiranë, Shqipëri. — Centrali më i vogël telefonik në Evropë sapo i ka mbijetuar krizës më të madhe. 

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka vetëm 300 abonentë privatë të telefonisë. Nuk ka numra telefoni dhe as numërator. Në vend të kësaj ka tre operatorë të njohur – dy quhen Hasan dhe i treti Sulejman. 

Si Hasanët ashtu edhe Sulejmani jo vetëm që mund të lidhen me secilin abonent pa pasur nevojë për një numër për t’i drejtuar ata, por ata gjithashtu njohin zërat dhe lëvizjet e të gjithë abonentëve të tyre individualë. 

Nuk është e pazakontë, kur kërkon një abonent, operatori t’i thotë se është jashtë qytetit, ka shkuar për të vizituar një vëlla të sëmurë ose për një çështje të ngjashme familjare, për të cilën operatorët janë të mirëinformuar. 

Është e kotë që një abonent i vjetër të thotë se nuk është i disponueshëm kur nuk dëshiron t’i përgjigjet një telefonate; Sulejmani ose një nga Hasanët e njeh menjëherë zërin e tij dhe nuk mund të mashtrohet. 

Një krizë u shkaktua nga vizita e kontit Galeazzo Ciano, ministrit të jashtëm italian, i cili shoqërohej nga një numër i madh gazetarësh të huaj, zërat e të cilëve nuk dalloheshin as nga Sulejmani, as nga Hasanët. 

Numri i thirrjeve ndërkombëtare që tre operatorët duhej të kryenin bllokoi edhe centralin e vogël telefonik. Ngarkimi i rrjetit ka kaluar tashmë dhe shërbimi për shtyp i Ministrisë së Jashtme shqiptare siguroi se shërbimi telefonik tashmë është forcuar ndjeshëm.

Dorëheqja, nocion i panjohur në Kosovë!

0

Florim Zeqa 

Ne shqiptarët jemi të njohur për popujt e tjerë për forcën vetanake dhe sukseset individuale, por shumë pak jemi të veçuar për sukseset ekipore apo kolektive! Arsyet e këtij stagnimi janë të shumta dhe të shumllojshme.

Shqiptarët sakrifikojnë familjarët dhe shoqërinë për të marr bajrakun

Tiparet negative të trashëguara nga e kaluara, si bajraktarizmi apo ndjenja për të qenë i parë, e kanë dëmtuar në vijimësi qenjen tonë kombëtare. Lufta për ta marr “bajrakun” e fitimtarit dhe primatin e çlirimtarit, për të marr meritat e tjetrit pa bërë asgjë nga vetja e tyre, janë veti që nuk i posedojnë popujt e civilizuar të botës demokratike.

Shqiptari në kohë lirie është i gatshëm të sakrifikojë familjen për t’u ngritur në karrierë politike, kurse në luftë i sakrifikon shokët për t’u avancuar në karrierën ushtarake dhe post-luftarake!

Shëmbuj të besprerjes mund t’i gjejmë kudo dhe kahdo, gjithandej trojeve etnike shqiptare që nga koha e principatave, fiseve dhe bajraqeve e deri në luftën e fundit çlirimtare!

Ndarja e përgjegjësisë, ikje nga ndëshkimi

Në kohërat moderne, këto dukuri evidentohen si: egoizëm, karrierizëm dhe popullizëm i lidershipit politik (partiak), fetar dhe atij shtetërorë, të cilat manifestohen në forma dhe përmbajtje ‘alla shqiptarçe’, duke thënë gjithnjë, unë e ideova, unë e thashë, unë e bëra, etj, duke mos e ndarë asnjëherë suksesin individual me të tjerët.

Por, për dallim nga meritat, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësit individuale për dështimet apo dëmët e shkaktuara vendit dhe qytetarëve.

Thënë ndryshe, shqiptarëve ju mungon përgjegjësia morale në radhë të parë, pastaj ajo politike dhe penale për dëmet apo krimet e shkaktuara ndaj të tjerëve.

Kur është në pyetja marrja e përgjegjësisë (fajit) shqiptarët gjithnjë e gjeneralizojnë duke shpërndarë përgjegjësinë individuale tek të tjerët. Këtë e bëjnë për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë dhe ikjes së përgjegjësisë morale dhe politike.

Dorëheqja, fjalë e panjohur në Kosovën e pasluftës

Sa e sa skandale kanë ndodhur që nga paslufta në vend, mirëpo dorëheqjet e politikanëve nuk kanë ndodhur. I vetmi rast i dorëheqjes që mbahet mend në Kosovë ka qenë i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Rexhepit, i cili edhe pse nuk kishte përgjegjësi komanduese, kishte dhënë dorëheqje nga detyra duke ndier përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe familjeve të atyre që humbën jetën gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe Policisë së EULEX-it.

Për fatin e keq, shqiptarëve ju mungon kultura e politik-bërjes dhe ajo qeverisëse në veçanti. Edhe pse, skandalet në nivelin qendror dhe lokal ngarendin njëri pas tjetrit, mungon përgjegjësia morale e politikanëve për të dhënë dorëheqje dhe për t’iu vetëdorëzuar organeve të drejtësisë.

Përderisa në vendet e zhvilluara demokratike, me kulturë dhe civilizim të lashtë, drejtuesit shtetërorë dorëhiqen pas publikimit nga mediat të ndonjë skandali në dikasteret që drejtojnë, kurse tek ne ndodh e kundërta! Mnistrat e përfshirë në megaskandale avancohen në pozita më të larta shtetërore, si shpërblim nga liderët shtetërorë.

Pa dashur që ta personalizojë shkrimin me asnjërin nga dhjetra abuzuesit e pushtetit (peshqit e mëdhenj), të ngritur në majat e shtetit dhe pushtetit përmes aferave korruptive dhe kriminale, asnjëri prej tyre deri më sot nuk është dënuar nga drejtësia vendore për vjedhjen dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit në vlera dhjetra dhe qindra milionëshe.

Përkundrazi, me milionat e akumuluar në ‘Parajsat Fiskale’, në vend që të jetë e kundërta, drejtësia ua ka frikën bosëve të krimit të organizuar në Kosovë.

Nuk është kohë e largët, është më pak se 18 vjet dhe jo më gjatë se 35 vjet, kur ne shqiptarët e Kosovës e kishim një lidership të përgjegjshëm dhe me ndërgjegje të pastër, një lider të permasave botërore (Ibrahim Rugova), të cilin asnjëherë të vetme nuk e kemi dëgjuar duke i thurur lavde vetës, por gjithnjë e kemi dëgjuar duke i ndarë sukseset dhe të arriturat me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe të gjërë. Madhështia e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, i bën nderë secilit prej nesh, i bën nder çdo shqiptari, i bën nder kombit shqiptar në përgjithësi!

Gjeopolitika, ekuacion me shumë të panjohura…!

0
Nga: Korab Blakaj, Vjenë
___
Bota është në siklet.Padrejtësia dhe shfrytëzimi çnjerëzor,infirmimi masiv global mashtrues, qasja e pakufizuar në arme dhe në financa,liderët e korruptuar autokratë ,bashkë me shthurjen morale dhe sociale japin prognoza të zymta dhe dëshpëruese.
Ndërkohë që shkenca pa humanizëm garon me agresivitet drejtë Kompjuterit Kuantik dhe Intelegjencës Artificiale, politika botërore ka të hapura dhe gati për t‘i hapur 50+ konflikte të armatosura të vogla dhe të mëdha nëpër botë!
Gjeopolitika tani është ekuacion me shumë të panjohura.E thënë shqip; tani ajo është „lojë kapuqash „ me shumë palë!Për të zbërthyer ekuacionin e vështirë me shumë të panjohura shoqëria duhet t‘i drejtohet specialistëve matematicientë- në rastin konkret pra kërkohët me urgjecë tu hapim krahun mendjeve të stërvitura të gjeopolitikës dhe strategjive botërore, për t‘i dhënë kombit tonë analizën e saktë të trendeve botërore politike, ushtarake dhe financiare bashkë me rekomandimet për vendimarrje të mençura e të duhura!
Dikush duhët ta thotë;problemin më të madh që ka bota sot është problemi i brëndshëm amerikan.Për herë të parë në historinë e saj, aleatja jonë strategjike-SHBA ja po ballafaqohet me rrezikun e zhbërjes se sistemit kushtetucional, social dhe funksionalitetit të saj si federatë demokratike!
Komplikime globale shkak- pasojë mund të trondisin „ komfort zonën „ e kombeve, veprimet e të cilave në rrugën e përshtatjës me kushtet e reja janë vështirë të kuptueshme.
***
Për këtë arsye, politikanët tanë,në respekt edhe të traditës sonë të vjetër të çobanëve, të cilët kur binte mjegull dhe bisha i afrohej vathës i lidhnin qent besnikë përreth dhe bënin roje edhe vet bashkë me ta, duhët t‘i lidhin aleancat strategjike besnike dhe në të njejtën kohë të armarosin ushtrinë dhe të sigurojnë armët për popullin!
Çeshtja e armatosjës është bërë prioritet kombëtar!

Dardania në sytë e injorancës fetare

0

Nga: Afrim Caka, Gjakovë

____

  • Pesha e kohës së mbrapshtë.

Sa vështirë qenka të kritikosh e ta mbroshë kombin!
Natyrishtë nga pikvështrimi im, unë kam dëgjuar “krye/engjujtë” plotë gjëra beduinësh hoxhallarë, sëpaku janë të tmerrëshme, absurde e të çuditëshme dhe sëpaku jo shkencore:
“Se ekzistonë një Zot i plotëfuqishëm!”.
E keqja e përbashkët qëndron këtu. Këto pretendime të madha të hoxhallarëve kërkojnë dëshmi shkencore. Këta janë specialistë të përmendur, ekspertë në mashtrime, filozofia i të cilëve përmblidhej në idenë se e tërë bota është iluzion, kurse Zoti është e vërteta absolute. Nëpërmjet egos, injoranca fetare të manipulon; nëpërmjet hoxhallarëve. Kur besimtari bëhet tepër i dobët dhe nuk mund ta kontrolloj mendjen e tij, mendjet e humbura fillojnë të bëhen religjioze. Fundamentalizmi është disfatizëm.
Këta rebelues e braktisën atdheun në këto çaste të vështira. Këta e tradhetuan kombin në një kohë që nuk duhet të braktisej… Tani duhet tju themi këtyre shoshunjave që pasurohen në emër të Zotit e të xhëmatit – se mjaftë ju kanë mbajtur në qafë..
Kombi ynë nuk do ta sundojë shtetin e tij nëse nuk do t’i presë i pari rrugën e INJORANCËS, hoxhallarëve radikal. Fazat e ngritjes së një ekstremi islam mund të arrihen vetëm nën lidershipin e njërit prej ekstremeve radikale të islamit politik, atij më të keqën. Unë synoj të frymëzoi zemrat e shqiptarëve… populli do ti thyenë këta hoxhallarë. Populli ka thyer shumë diktator e perandor të mëdhenjë e lere më këta maskarenjë të shitur e të blerë…
Nga njëherë të prishë punë hoxha se një i panjohur. I panjohuri është objektivë nga një i panjohur tjetër. Përfundimishtë kur shpirtratë e trazuar zbuluan formën demonike të disa kukuvajkave duke shtyrë e duke menduar ta fshihnin prapa skenave duke formuar qindra e mijëra lutje që të marrinë mesazhe engjëllore. Në këto skena thuajse se përfshiheshin shpirtratë e trazuar duke imponuar tekste e tabela që përmbanin gjuhën propagandistike, dhe zbulime për përdorimin e saj për t’i thirrur krye/engjujtë nga kancelaritë e tempujve të errësirës që të mos mbetët asnjë gjurmë nga realiteti.
Edhe vdekja na vajton. Flasin në emër të parimeve e të fesë e fshehin mbrapa diçka tjetër. Zakon i vjetër, që i ka ikur koha. Këto ndjenja janë kultivuar nga Shefqetët, Mazllamët, Irfanët e shumë të tjerë. Se këto sjellje nuk kanë vlerë për kombin tonë dhe kompaktësinë dhe unitetin e popullit. Ç’është kjo kohë sikur lëngojnë të paudhët. Ah… u mallkoftë pabesia. Në shpirtë e kishin veç paradoksinë e betonimit te pushtetit mbi xhami! Hoxhallarët janë bërë me memorie të shkurtër, sepse shumë e rëndësishme se këta antishqiptar shërojnë një sëmundje e përhapin edhe disa sëmundje edhe më të rrëzikshme.
Orkestra e Mazllamit, Shefqetit, Irfanit e tje., vazhdonin t’i binin fanfarës së turpit e tradhtisë. Dilema ose pendimi! Me klithmatë e tyre, antishqiptare ishin, ndoshta e të shkëputur nga bota errët sllave, por hapja e krahëve të tyre, në një përpjekje për ta mbrojtur edhe anën e Turqisë.
Populli ynë kombëtar është i përbërë nga tre klasa. Në një ekstrem kemi më të poshtritë e hoxhallarëve në tempujtë e errsirës, ku përkufizojmë ata me ligësitë më të këqija qytetare, pafytyrësi dhe gatishmëri për të sakrifikuar kombin për interesat turke e serbe. Kurse në ekstremin tjetër kemi shembuj më të ulët të bisimtarëve ku dominojnë vesi dhe interesat personale egoiste. Mes këtyre dy ekstremeve qëndron dhe shtresa e tretë e mesme, të cilat përfaqësojnë radikalizmin e rrezatuar dhe asimilimin e kombit shqiptar.
Konflikti dhe radikalizmi i disa hoxhallarëve është po a qi vjetër sa dhe vetë historia dhe diktaturat nuk janë kurrsesi të pafajshme pasi kanë nxitur atë propagandë antishqiptare. Në Dardani gjithnjë ka ekzistuar tradhetia, por deri në vitin 2021 ai ishte fondamentalizmi, i shkaktuar nga paaftësia e vendit për të vënë para drejtësisë.
Por, për fat të keq, edhe një pjesë e shoqërisë që janë në demokratizim e sipër, po shfaqin një prijre shqetësuese antishqiptare në favor të këtij konflikti. Arsyeja është thjeshtë – ndërsa radikalët fetar hapen dhe politikanët të shitur eten për pushtet, i bëjnë thirrje publikut për të marrë votat e për të ndërtuar sa më shumë tempuj të errësirës, doku përdorur një gjuhë që është më e drejtëpërdrejtë, atë të solidaritetit të një grupi kundër një grupi tjetër. Shpesh ajo i ndez zjarret e konfliktit etnik apo fetar. Shpeshherë ky konflikt shndërrohet në luftë të vërtetë…

Video:

(11) Facebook

Prend Buzhala për poezinë e Lekë Mrijajt

0

Shkruan: Prend Buzhala

(Një reflektim-kritikë letrare nga prof. Prend Buzhala shkrimtar e kritik i mirënjohur letrar rreth një vargu poetik: “DËSHMI BREZASH” i krijuesit Lekë Mrijaj)

Një lexim letrar: Poezia është mediumi më i mirë për t’i shprehur dëshirat, së bashku me aspiratat, për të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të përjetshëm

1. Kur shprehet një dëshirë për të bërë një ndryshim në qiellin dhe tokën autoktone, për të lënë një trashëgimi që do të ndihmojë në zhvillimin e brezave të ardhshëm; poeti ka parasysh edhe një tjetër reflektim fisnik: një dëshirë për ta shndërruar veten në një shpirt që do të mbetet si një dëshmi e fuqishme e brezave. Ideja për t’u bërë Diell dhe për ta sjellur diellin mbi tokë, paraqitet si një simbol i ndriçimit dhe frymëzimit për brezat e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, dëshira për t’u bërë një “farë” dhe për të lejuar brezat të jetojnë nga ajo arë (si personifikim i frytave të përvojës së jetës) , shpreh një lidhje me mjedisin amtar dhe një dëshirë për t’u kujdesur për mjedisin e gjallë të jetës.

2. Katër herë përsëritet frazema “Le të bëhem” në tekstin që keni përcjellë: “Le të bëhëm një shpirt” “Le të bëhëm Diell” “Le të bëhëm farë” “Le të bëhëm një shpirt” “Le të bëhëm një shpirt”: interpretohet si një dëshirë për të bërë një transformim të hollësishëm, duke u bërë një shpirt që është i përkushtuar për diçka më të lartë dhe më të shenjtë. “Le të bëhëm Diell”: Në këtë kontekst, “Dielli” paraqet një simbol pozitiv, diellin që ndriçon dhe ngroh botën. Kjo mund të tregojë një dëshirë për të sjellë dritën e mendjses dhe jetimit, për të sjellë edhe ngrohtësinë në jetën e të tjerëve, për të ndikuar pozitivisht në botë. “Le të bëhëm farë”: fjala “farë” paraqitet si simbol i pavarësisë dhe mundësisë për të ndryshuar formën dhe natyrën e gjërave, për ta mbëltuar trashëgiminë. “Le të mbetëm Testament” dhe “Të mbetem monument dy’kohe’sie”: Këto pjesë tregojnë dëshirën për të lënë një trashëgimi të rëndësishme, një dëshmi që do të jetë e njohur dhe e ndjerë për shumë kohë. Në këtë rast, “shpirti” paraqitet si një fuqi e përhershme që do të mbetet si një ndikim i përjetshëm. Autori dëshiron të lërë pas një ndikim kreativ dhe inovativ, që do të shërbejë si burim i frymëzimit për brezat e ardhshëm. Kjo përsëritje stilistike e frazës, ndihmon në theksimin e dëshirës dhe synimeve të autorit për transformim dhe ndikim pozitiv, duke e bërë atë një element të përkujtueshëm në strukturën e tekstit. Përdorimi i kësaj fraze thekson dëshirën e vazhdueshme për të bërë diçka më të lartë dhe më të ndritshme tash e pas në kohë.

3. Kuintesencë temaike në këtët eskt ështl dëshira, si një fuqi e fisnikëri e jetës dhe shpirtit, duke shprehur aspiratat dhe synimet e folësit lirik (filës në këtë rast është autori) për të krijuar një impakt të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në jetë dhe përtej saj. Kjo fisnikëri e jetës dhe shpirtit shfaqet nëpërmjet dëshirës për transformim, frymëzim, përkujdesje për të ardhmen, si dhe për një lidhje të thellë me vlerat dhe mjedisin. Disa përbërës që tregojnë këtë lidhje janë: Dëshira për Transformim Shpirtëror: përdorimi i frazës “Le të bëhem” përshkruan një dëshirë për të kaluar nëpër një ndryshim shpirtëror, të bëhet diçka më e lartë dhe më e frymëzuar. Ky motiv shfaqet përmes përdorimit të termave si “një shpirt” dhe “Diell,” ku shpirti shihet si një entitet i fuqishëm dhe frymëzues. Frymëzimi dhe Një Lidhje me Vendlidjen: fraza “Le të bëhem Diell” shfaq një dëshirë për të qenë një burim i ndriçimit dhe frymëzimit për të tjerët, siç bën Dielli për tokën. Përkujdesja për Trashëgiminë dhe Të Ardhmen: dëshira për të lënë një testament dhe “monument dy’kohe’sie”, paraqet një ndjesi të thellë përkujdesjeje për trashëgiminë dhe të ardhmen. Ky motiv tregon dëshirën për të krijuar një ndikim që do të qëndrojë në kohë dhe do të përcillet tek brezat e ardhshëm.

4. Pjesa e fundit e tekstit, ku përmenden vargjet: “të mbetem Testament” dhe “të mbetem monument dy’kohe’sie”, sugjeron një dëshirë për të lënë një trashëgimi të rëndësishme dhe të jetojë në kujtesën e brezave. Mund të interpretohet edhe si një shprehje e dëshirës për të qenë i vlerësuar pas largimit nga kjo botë. Në përgjithësi, teksti ka një ton depërtimi, sado deklarativ të jetë; ka edhe ndjesi të përkujdesjejs ndaj brezave të ardhshëm dhe hapësirës amtare (“Nē qiell e tokën time”), duke shprehur dëshirën për të lënë një ndikim të përjetshëm dhe frymëzues.

Përgëzime!

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

0

Prishtinë, 26 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Takimi u zhvillua kuadër të takimeve të rregullta me ambasadorët, në qëllim të informimit, diskutimit dhe koordinimit mbi temat të ndryshme aktuale.

Forhåndsvisning av bildeNdër çështjet kryesore të diskutimit ishte ajo rreth Rregullores së Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë të neni 35 i saj i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bildeKryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore.

Heroina Donika Kastrioti, gruja e Gjergj Kastriotit

Nga: Pal Idrizi
____
-Zonja e parë e Arbërit Andronika Arianiti -1428-1506- . Ishte dhe e tillë do të mbetet përgjithmonë, një bijë fisnike arbërore. E bija e Princit të famshëm Gjergj Arianiti dhe bashkëshortja (zonja e parë e Arbërit) e Gjergj Kastriotit.
Donika u lind më 1428 në Kaninë.
Ishte 23 vjeçe, kur u martua me 1451 me Gjergj Kastriotin.
Andronikën i thërrisnin edhe Donika (siç e njohim ne sot). Ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit dhe Maria Muzakës. I ati ishte martuar dy herë. Me bashkëshorten e parë, Maria Muzakën, pati gjashtë vajza. Pas vdekjes së Marias (e ëma e Donikës),Gjergj Arianiti u martua për së dyti, ku pati edhe 8 fëmijë të tjerë, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Andronika / Donika ishte fëmija i parë nga 14-të sa ishin gjithësej.
Përse i ati i Donikës, Gjergj Arianiti, donte me patjetër ta shihnte të bijën e tij Donikën, krahë kryeheroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastrioti?
Përse ishte aq këmbëngulës, saqë ishte në gjendje edhe të dilte nga besëlidhja e Lezhës, nëse Gjergj Kastrioti, nuk do ta merrte për nuse të bijën e tij, Donikën?
-Duke i njohur që të dy nga afër, Arianiti donte me patjetër të shihnte vajzën e tij aty ku ajo me të vërtet e meritonte dhe të njejtën gjë meritonte edhe vet kryeheroi i ynë Gjergj Kastrioti. Pra ai (Gjergj Arianiti), ishte i bindur se nuk po gabonte.
Pas vdekjës së Marias (e ëma e Donikës), pothuajse gjithë barra, pesha e rënd e një kryefamiljari, bie mbi supet e Donikës, meqë ishte fëmija i parë i Gjergj e Maria Arianitit. Ajo u përball me shumë sfida. Në një anë motrat dhe më vonë edhe me gruan e dytë të të atit, me 8 fëmijët e saj. Pastaj dhe ballafaqimi me ngjarjet e dhimbëshme, ku Donika përveçse kujdesej për ushqim, veshmbathje flitet se kishte edhe një dorë të lehtë, mjekonte e shëronte plagët e të plagosurve, të cilët pësonin gjatë përleshjes nëpër beteja të pafundme, përball pushtuesëve Osman.
Gjatë viteve të 30-ta, triherë kishin rrethuar Kaninën trupat pushtuese Osmane. Në të tri betejat kishte dalur fitues dhe i pathyeshum Gjergj Arianiti me trimat e tij.
Komandantët më të zotë të perandorisë (pushtuese) osmane ishin vërsulur Kaninës, siç ishte Isak Beu (të cilin,më vënë shohim edhe në përballje me Gjergj Kastriotin), megjithatë edhe ai mposhtet nga ushtarët trima të Gjergj Arianitit.
Sigurishtë një rol të veçant zë, në këtë rastë edhe vet Donika. Duke i dhënë përkrahëje dhe ndihmuar në çdo aspekt të atin. Mjaftonte vetëm përkujdesja e familjes e lere më, që ajo (Donika) ishte e përfshirë dhe po kontribonte në luftë e të atit, për Liri.
Duke i parë këto cilësi të jashtëzakonshme tek e bija, këtë forcë të hekurt të saj, ai (Arianiti),i‘a donte të mirën edhe duke e dalluar edhe nga fëmijët tjerë.
Ajo (Donika), jo vetëm që dëshmoi se ishte një motër e madhe, her nënë e her baba, ishte aq e përkushtuar për familjen e saj, një luftetare të vërtet, e pa u lodhur, e pathyer,e pakursyer në asnjë moment të jetës.
Këto cilësi kishte edhe kryeheroi ynë kombëtarë, Gjergj Kastrioti.
Ky përshkrim i shkurtër dëshmon se i ati i Donikës, Gjergj Arianiti kishte arsye të ishte këmbngulës për martesën e tyre.
Këmbngulja e tij solli edhe fatin në anën e tij. Pikërishtë me 1451, vdes sulltan Murati i -II-. Dhe atëherë sikur u çlirua vendi, duke lënë kohë të mjaftueshme dhe të frymohet lirshëm në trojet arbërore.
Rënja e Konstadinopojës me 1453, një zingjirë ngjarjesh zhvillohen në atëkohë…?
-Kjo situat u shfrytëzua nga luftëtarët trima me në krye Gjergj Kastriotin. Pothuajse shpërthyen dasmat gjithandej që do të kulmonte më pas me dasmën e të madhit, mbretit e mbretëreshës Gjergj e Donika Kastriotit.
-U martua me Gjergj Kastriotin më 23 prill 1451, në Kaninë. Dasma zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë Gjergj Kastrioti, shkoi me mbi 500 kalorës (krushkë). U pritën nga Gjergj Arianiti në Kështjellën e Kaninës. Aty u bë edhe shkëmbimi i unazave. Afër Kaninës në Kishën e Bardhë, i‘u dha bekimi ungjillor.
Për të vazhduar në Lushnjë,në Manastirin e Ardenicës dhe më pas në Kështjellën e Beratit ku dhe u kurorëzua çifti.
Më 1456 lindi djali i vetëm i çiftit, Gjon Kastrioti,
Shumë fisnikë arbëresh (pas ndarjes nga jeta e prijësit Gjergj Kastrioti), përfshirë Donikën dhe të birin, u detyruan të emigronin në Napoli. Mbreti Ferdinand I.i mirëpriti dhe në shenjë mirëseardhje u dhuruan prona dhe tituj të shumtë,
Donika dhe familja Kastrioti dhe jo vetëm ata, ishin tepër të respektuar nga oborri mbretëror aragonez-napoletan,
Kastriotët do të shiheshin me respekt dhe dashamirësi nga familja mbretërore, përgjatë gjithë kohës.
Pas fillimit të luftrave italiane, më 7 shtator 1499 Joana (bashkëshortja e Ferdinantit –I-), së bashku me të bijën, vendosi të rikthehej në vendlindjen e saj në Spanjë, shoqëruar nga Zonja Donika si edhe oborrtarë të shumtë. Djali 15 vjeçar i Gjon Kastriotit, Alonso, ishte gjithashtu një ndër shoqëruesit fisnikë të mbretëreshës aragoneze. Më 2/3 gusht 1501 u vendosën përkohësisht në Sicili ndërsa tokën spanjolle e prekën në korrik të vitit 1502. Përshkak të moshës së vjetër si edhe vdekjes së papritur të nipit të saj, Donika nuk mundi t’a rishoqëronte Joanën në Napoli.
Zonja e parë e Arbërit / shqiptare, mendohet të ketë vdekur në fillim shtatorit të vitit 1506, në Valencia të Spanjës.
Në testamentin e Joanës së Aragonës, shprehet dëshira e mbretëreshës spanjolle për lëvizjen e eshtrave të mikeshës së saj Donikës, nga manastiri i Valencias, në Napoli. Kjo dëshirë nuk arriti të plotësohej dhe princesha arbërore prehet edhe sot e kësaj dite në Spanjë.
Pra nuk qenkam i vetëm që kërkoi të kthehen kockat e mbretëreshës Donikë në atdhe. Një gjë të tillë paska bërë dhe para meje Joana.
Pal- Islam Idrizi
26.01.2024
Ingolstadt.

Krishti tek “Lulet e Verës” të Naim Frashërit

0
Nga Aristotel Mici

(Esse)

Në librin poetik “Lulet e Verës”  të Naim Frashërit, botuar më 1890, midis vjershave  të tjera ndodhet edhe  ajo qe titullohet “Përpara Krishtit”. Për arsyet më naïve kjo vjershë është lënë në harresë prej studjuesve dhe kritikëve letrarë. Mendimi ynë është se kjo vjershë jo vetëm nuk duhej  injoruar, po të  ishte  analizuar  me seriozitet e dashuri. E para, sepse është  pjesë e përrmbledhjes poetike “Lulet e Verës”. Së dyjti,  se me  këtë poezi  qartësohet edhe më shumë ideja rreth humanizmit të Naimi Frashërit si edhe të kuptuarit e filozofisë së tij për personin e sakrificës dhe të martirizimit. Së treti, poezia “Para Krishtit” nuk duhej lënë në harresë edhe për faktin se është  shprehje e  tolerancës fetare e vetë autorit  në të njëjtën kohe, e gjithë lexuesve, pra e mbarë popullit shqiptar.    Kështu Krishti te “Lulet e Verës” nuk është një figurë religjioze, sepse nuk trajton motive fetare, përkundrazi, me personin e Krishtit  poeti jep  mendimtarin humanist, i cili brengoset për vuajtjet e padrejtësitë në shoqëri.

Madhështia e Krishtit në poezi shprehet në thjështësinë e Tij. I thjështë midis të vuajturve, Ai guxonte  të thoshte të vërtëtën për mirësinë,  për të drejtën, për njerinë. Për t`u mësuar njerzëve të vërtetën , ai nuk u tremb deri në sakrifikim, deri në kryqëzim, duke u bërë ashtu  një  Promethe i ri  i njerëzimit. Jo më kot gjithë bota e qytetëruar  e  ndanë Kohën e Vjetër,  të cilën e quan Para Krishtit,  nga Kohën e Re, Pas Krishtit, pra e kthen Krishtin  kështu, si  pragun kohor  më të madh të njerëzimit.

Nisur pikërisht nga   akti i martirizimit, Naim Frashëri e shikon  Jezu Krishtin kryesisht si njeri, pra e zbret nga kupola qiellore  dhe e shikon si njeri tokësor.

Djalëth njeriu i Perëndisë

Fytyra jote  mua më tregon

Ah ! Të keqijat e njerëzisë,

Që ka punuar dhe punon…

Pra fyutyra e vuajtur e Krishtit si martir i tregon poetit mbrapështitë  e njerëzve të ndjekjes  e të përsekutimit që nga Farisenjtë e deri te Juda Iskalioti, qe nga mbret Herodi deri te Pont  Pilati. Fytyra e zbehtë e  Krishtit është një rrëfim i vuajtjeve dhe i  mundimeve njerëzore.

Se kjo fytyrë/

Është pasqyrë/

dhe na rrëfenë/

E s’na gënjen.

Pamja e dobësuar e Krishtit është pasqyrim i njerëzve të tortruar, fytyrë e njerëzve që kanë vuajtur padrejtësitë e të tjerëve pa asnjë arsye, që janë dënuar për bindjet e tyre të patundura, që për idetë e tyre  kanë shkuar  vetë drejt flijimit, duke sakrifikuar ashtu veten. Dhe poeti e sintetizon këtë imazh  të Krishtit në vargjet e tij:

Gjithë ç’ ka hequr njeriu i mjerë,

Nga vet` e  tinë e nga i vëllaj,

Që kanë  vrarë e kanë prerë

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

Dihet nga të gjithë dhe është më se e vërtëtë se në jetën sociale  janë shfaqur  fenomene antihumane, dukuri  të dhimbëshme, që kanë  shkakëtuar tragjedi dhe brenga  shoqërore dhe familiare, ashtu siç thotë vargu i poetit si dënime nga ata :

”Që kanë vrarë e kanë prerë/                                                                                                

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”                                                                                   

Dukuri të tilla kanë ndodhur në shekuj, para Krishtit, pas Krishtit , e deri  në ditët tona.

Le të kujtojmë nga historia botërore Galileo Galilenë dhe Xhordano Brunon, Ana Frankun dhe kampet shfarosese të nazitëve hitlerianë, si dhe mijera viktima qe humben jetën , kur u shemben Kullat Binjake me 11 Shtator 2001, në New York,  prej akteve terroriste.  Po kështu na vijnë në mendje nga jeta  në vendin tonë, vrasjet e mësuesve martirë, si Pandeli Sotiri, Papa Kristo Nëgovani, e Petro  Nini Luarasi, vrasjet e liberatorëve të shquar si Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, martirët  e masakrës së 4 Shkurtit 1944, po ashtu vrasja e viktimave me rastin  e ”hedhjes së bombës” në Ambasadën  Sovjetike në fillim të vitëve `50, po kështu dënimet e rënda për inxhinierët e pasionuar të naftës Koço Plaku, Petraq Xhaçka dhe Enriko Veizi, të gjykuar në gjyqe me dyer të mbyllura, vrasjet  e dëshmorëve të demokracisë në Shkodër me 2 Prill, 1991,  si edhe vrasja e  maskrës  më 21 Jannar 2011 në Tiranë, që janë të gjitha ashtu  si si i përshkruan Poeti  vrasje “Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”.

Merret vesh se të gjitha këto ngjarje tragjike kanë ndodhur  në kohën pas  Krishtit. Po pamja e  Krishtit në vjershën e Naimit si edhe fjalët e poetit për të na bëjnë të kujtojmë  episode të tilla të ndodhura në kohëra të ndryshme midis njerëzve, si padrejtësi mizore, ashtu si i përfytyron poeti: ”Fytyra jotë më tregon …të këqijat e njerëzisë” dhe më pastaj , po në këtë vjershë:  “…kjo fytyrë është pasqyrë /Dhe na rrëfen/ Gjithë ç` ka hequr njeriu i mjerë/  Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.”

Personifikimi dhe  portretizimi i Jezu Krishtit si njeri real , futja e tij midis  njerëzve  shpreh edhe nderimin që kishtë Naimi për njerinë:

Faltore kemi njerinë,                                                                    

Atje gjejmë edhe Perëndinë.                                                           

Ai besontë dhe kishtë bindjen se: “Po të nderojë njeriu njerinë/     

E  ka nderuar edhe Perëndinë”

Përmes figurës së  Krishtit poeti përpiqet të japë  pamjen e njeriut  të mirë, që i do njerëzit dhe vuan për njerëzinë, prandaj ai i thotë figurës së Krishtit:

Ti u përpoqe për njerëzinë,                                                                                              

Dhe dashurinë e bëre besë/                                                                                         

Njeriut i vure nom miqësinë,

Që kur të lind gjer sa të vdesë.

Duke medituar para Krishtit, me anë të vargjeve të tij, autori do të hedh dritë rreth përsosmërisë së figurës së njeriut. ”Problemi qenësor i filozofisë  së Naim Frashërit është krijimi i njeriut etik; ai kërkon që çdo njeri, pavarësisht prej fesë, të jetë i kompletuar moralisht”.[1]

Poezia  “Përpara  Krishtit” si gjithë vepra e Naim Frahërit , përshkohet nga  një humanizëm i thellë. I ndikuar prej iluminizmit francez,  si edhe nga  romantika e Viktor Hugoit, poeti Naim Frashëri i shikon me dhembshuri njerëzit në përgjithësi dhe  të varferit në veçanti., siç e verejmë me së miri të  poezia “Varfëria”. Po shpirti i ndijshem i poetit dhembshurohet edhe për një kafshë e për një shpend. Le të kujtojmë  vetëm vargjet  e para të poezisë ”Zogu dhe djali”:

Një zog të bukur zuri një djalë,/Ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë:/

Nukë të vjuen keq  që jam i mitur/Si ti, i vogel, e s`jam  dhe rritur.

Siç shihet gjithë vepra  e Naim Frashërit përshkohet nga  një humanizëm i madh; në çdo varg të tij ndihet prania e njeriut  zemërgjerë e të ndijshëm. Keshtu edhe të  poezia  “Përpara Krishtit” gjejmë një dhembshuri të jashtëzakonshme për njeriun. Po është për të ardhur keq, qe nje studiues  disa dekada përpara në librin e tij “Jeta dhe idetë e Naim Frashërit”, me gjykimin e vet  skematik, ketë humanizem të poetit e quan “abstrakt”. Paradoksi arrin kulmin kur ai po në atë libër rreh të argumentojë se humanizmi i poetit tonë është abstrakt, sepse “njeriu për të cilin bën fjalë  Naimi, është njeri abstrakt , që nuk bën pjesë në asnjë klase”. Pra absurdi filozofik i studiusiot në fjalë të çon tek logjika e mungesës së klasave dhe për rrjedhojë  edhe të mosnjohja e luftës së klasave në veprën e poetit. Absurditeti i autorit të librit të sipërpërmëndur rritetet edhe më shumë kur ai merr të trajtojë poezinë  “Përpara Krishtit”, citon edhe strofën e pestë të saj, por jo pa arsye, nuk shkruan titullin e poezisë. Në vend të atij titulli, pra, “Përpara  Krishtit”, ai ka venë togfjalshin “në një poezi tjetër”… Kështu në të njëjtën kohë, pa titullin e saj, edhe injorohej poezia  po edhe denigrohej.

Me Krishtin e” Luleve të Verës”, siç e thamë edhe më sipër, më tëpër se hyjninë Naim Frashëri përsonifikon njeriun e sakrificës, martirin e drejtësisë, të toloerancës, dhe  të urtësisë; shikon mendimtarin human, që është i gatshëm të flijohet për të mirën  e njeriut dhe përparimin e tij. Ketë kuptim kanë këto vargje:

”Zot ti ke vuar,

Edhe s`ke pushuar,                                                                                                          

Nga njeriu hoqe,

Për të u përpoqe.

Këto vargje të kujtojnë  simbolikën e “Qiririt”, që aludon vetë poetin:

Në mes tuaj kam qëndruar                                                                                                    

E jam duke përvëluar.                                                                                                         

Që t`u jap pakëz dritë                                                                                                      

Natën t`ua bëj dite.

Për analogji duhet nënvizuar se është po ajo simbolikë e vetëflijimit edhe te poezija tjetër alegorike “Fyelli”, ku poeti vuan,  rënkon e mallëngjehet për brengat e njerëzisë:

Kraharor e kam çpuar,                                                                                                          

E kam bërë vrima- vrima

Dhe kam qar` e kam renkuar                                                                                            

 Me mijëra psherëtima.

I  përmendëm këto dy motive alegorike të poetikës së Naim Frashërit për të sqaruar edhe më shumë  me anë të anologjisë përkushtimin e madh  të poetit , angazhimin e tij shpirtëror, mendor dhe fizik për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe.

Të poezia  “Përpara Krishtit” si edhe në disa poezi të tjera lirike , N. Frsashëri përjeton  thellë ndjenjën e  flijimit si një Krisht në miniaturë. Pra , te  Krishti i “Luleve të Verës”, te sakrifikimi i tij, duhet të shikojmë, përzjerë  me të, edhe autorin, poetin  që me veprën  dhe fjalën e tij ishte bërë ashtu Apostulli i shqiptarizmes.

Dhe së fundi, si konklusion,  themi  se gjithë poezia “ Përpara Krishtit”, është  shkruar me  frymëzim dhe duhet parë e vlerësuar si pjesë përbërse e  veprës së Naim Frashërit. Kjo poezi mbyllet në pajtim me frymën  panteiste të poetit:

Për  këtë fjalë

Të qofsha falë,                                                                                     

Se njerëzia                                                                                   

Ësht’ Perëndia/

Pra fuqia hyjnore, ”zjarri i  dashurisë qiellore” është kudo dhe gjithë qenia njerëzore është përzjerë me të, ashtu siç meditonte poeti në filozofinë e tij.

Në përmbyllje të kësaj esseje, do të doja t’i kujtoja lexuesit, se poeti Naim Frashëri, edhe pse musliman i sektit Bektashi, në librin  “Lulet e Verës”, para se të shkruante për Abas Alinë, shkruan për Jezu Krishtin poezinë “Përpara Krishtit”. Dhe ajo që  duhet ritheksuar     është humanizmi dhe dhembshuria e poetit për atë, kur  ai Krishtin e zbret në tokë dhe  fytyrën e tij të vuajtur e quan pasqyrë për njerzimin, ku ne duhet ,pa përjashtim, të shikojme veten me te mirat, po edhe me mëkatet tona.  Sepse, si thotë poeti:              “

Edhe ëngjëlli dhe djalli,                                                                                               

Janë Brenda tek  i gjalli.”

Krishti i Naim Frashërit  ashtu predikon paqen  dhe jo konfliktimin midis njezëve; Ai lutet  për mirëkuptimin, urtësinë dhe dashurinë midis nesh

Nga poezia “Përpara Krishtit”  duhet të marrim mësim dhe shembull të gjithë lexuesit për tolerancë, po kështu edhe klerikët e perkushtuar ndaj fjalës së Zotit. Duke shkruar këto radhë pr poezinë  “Përpara Krishtit” të Poetit tone kombëtar, më erdhën në mendje veprimet e dhunshme të disa prifërinjve në Përmet[2]. Veprime, të cilat ngriheshin forcërisht   kundër vendimit të Gjukatës së Lartë të Shtetit Shqiptar.

Shenoj se ky veprim i forcës nuk është aspak në përputhje me mësimet paqësore te Jezu Krishtit. Sa larg janë këta priftërinj nga filozofia paqësore e Krishtit.  Ky shembull violence bie ndesh jo vetëm me mësimet paqësore të Krishtit, po edhe me filozofinë e poezisë së Apostullit të Shqiptarzmës, Naim Frashërit, që  dëshironte aq shumë unitetin kombëtar, kur shkruante:”Fet’ e bsët t’i kemi,/Po të ndarë të mos jemi”

“Gjithë ç’jemi Shqipëtarë,

Jemi një fis e një farë

Kemi të tërë një  shpresë,

Një gjak, një gjuhë, një besë,

Besë kemi Perëndinë

Dhe ligj vëllazërine.

Ja pra kuptoet edhe nga  këto vargje se kush predikon vëllazërine dhe  cilet  mbjellin grindjen dhe perçarjen.

Kapidani i Mirditës Mark Gjomarku

Nga: Tomë Mrijaj

“Mirdita nuk mund të kuptohet pa deren e Gjomarkajve” – At Zef Pllumi o.f.m.

Mirdita, nuk mund të kuptohet pa Derën e Gjomarkajve. Si do që të shkruhet e të folet për ta, për nga vjetërsia e tyre, sidomos nga koha e Bushatllinjëve të Shkodrës, ata janë bërë shumë të njohur e të përmendur pse i prinin të gjithë Mirditës.

Mirdita, kishte shumë bajrakë, por mbi të gjithë bajrakët ishte kapidani, Dera e Gjomarkut, e cila është dalluar gjithmonë në ato mbledhjet e mëdha që janë bërë shpesh, ose Mirdita më vete ose me krahinat e tjera, sidomos me Shkodrën në kohën e Bushatllinjëve. Është e përmendur sidomos lufta e Peqinit, ku Kapedani i Mirditës mbeti i vdekur aty…

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj!

U gëzova shumë kur mësova për inisiativën e mbajtjes së një Akademie Përkujtimore, nga Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Lezhë-Shqipëri, Associacioni: L’associaction Royaume Dy Soleil Francë, në bashkëpunim me Shoqatën “Trojet e Arbërit” në Prishtinë, kushtuar heroit të Shqipnisë Etnike Kapidanit të Mirditës Mark Gjon Marku, në 76-vjetorin e rënies së tij.

Për këto 44 vite në mërgim, kam pas fatin të njihem me shumë personalite të rezistencës me armë në dorë, kundër regjimit të egër komunist, i cili, u instalua në Shqipëri asokohe nga diktatori Enver Hoxha dhe suita e tij bolshevike.

Për arsye të situatës politikë shumë të rëndë, kur diktatura komuniste e përkrahur shumë edhe nga rinia dhe populli i gënjyer nga frazat dhe propaganda boshe komuniste, që kishte vendosur sistemin e ri bolshevik asokohe, kur krimet e komunizmit në popull ishin përhapur shumë e kudo, rezistenca e mëtejshme me armë në dorë nga nacionalistët ishte e pamundur.

Mbas vrasje së Kapidanit të Mirditës Mark Gjomarkut (që ishte njëherazi edhe Komandant i Forcave të Rezistencës së Armatosur Anti-Komuniste Kombëtare) dhe vëllait të tij Llesh (Aleksander) Gjomarkut, të gjithë nacionalistët u detyruan për shkak se komunizmi e kishte pushtuar Shqipërinë në pjesën ma të madhe, ata me dhimbje në zemër, u detyruan të lënë vendin e tyre.

Patriotët nacionalistë, asokohe mendonin se mbas një riorganizmit ushtarak (me stërvitje) në vendet e Europës Perendimore dhe me ndihmë të anglo-amerikanëve, ata kishin menduar se do të riktheheshin sërisht shumë shpejt në atdheun e tyre, për ta çliruar nga kthetrat e komunizmit të zi. Por, fatkeqsisht ajo ditë nuk erdhi kurrë…

Gjatë vitëve 1990, kur Shqipëria shkëlmoi gjumin letargjik të komunizmit dhe era e demokracisë po ndihej kudo, shumë nacionalistë atdhetarë, që ëndrronin të rikthehshin në Atdhe, fatkeqsisht ishin larguar nga kjo jetë dhe nuk arritën të shohin Shqipërinë e çliruar.

Në diasporën tonë të SHBA, patriotët e shquar nacionalistë dhe njëherazi martirët e Shqipnisë Etnike Mark Gjomarku dhe Llesh (Aleksander) Gjomarku, ishin emrat dhe historitë më të lakuara në çdo takim, mes bashkëluftëtarëve të tyre shqiptaro-amerikanëve, që asokohe ishin larguar nga Shqipëria dhe ishin vendosur përfundimisht në SHBA.

Gjatë takimeve të shpeshta, në situata të ndryshme në shumë qytete dhe shtete të SHBA-së, kam dëgjuar biseda direkte veçanërisht në shtëpinë e Kapidanit të Mirditës Ndue Gjomarkut dhe me prelatin e shquar dhe eruditin mons dr. Zef Oroshin (1912-1989), i cili, i njihte nga afër shumë mirë këto familje dhe personalitete luftetarë të maleve, të cilëve më përpara në Mirditë i kishte drejtuar si komandant i çetave nacionaliste anti-komuniste. Monsinjori, gjithë një e fajësonte vetën gjatë bashkëbisedimeve me emocione dhe kujtime të freskëta për ato ditë të ithta që kaloi populli i Mirditës dhe i gjithë trojeve shqiptare nën komunizëm.

Imzot dr. Oroshi, shpesh thoshte me dhimbje në shpirt, se: “Fajet i kena pas na klerikët e tri feve në Shqipni. Fatkeqsisht, nuk e organizuem apo mobilizuem popullin tonë, duke i hapun mendjen me informacione dhe fakte të reja mbi krimet e përbindshme, që komunizmi po bante konkretisht asokohe në Bashkimin Sovjetik, dhe në shumë vende të Europës Lindore. Ne asht dasht me qendrue ma pranë familjeve më za anti-komuniste dhe liderëve të opozitës anti-komuniste dhe popullin tonë çdo ditë me e perkrah në luftë apo kryengritje të vazhdueshme kundër bishes komuniste. Jam i bindun, se murtaja komuniste kurrë nuk do të kishte sundue me gjak e hekur vendin tonë të mjerë…”

Gjatë këtyre vitëve kujtoj, se bisedat e gjatë deri në orët e vona në shtëpinë e Kryetarit të Bllokut Indipendent Kapidanit Ndue Gjomarkut, me disa ish parashutistë dhe nacionalistë të rezistencës anti-komuniste me armë në dorë, të cilët i kishte përgatitur

vetë dhe i kishte dërguar në malet e Shqipërisë së Veriut, pranë njeriut më të sigurtë, sikurse ishte meshtari patriot dhe anti-komunist dom Zef Oroshit, i cili, i kishte drejtuar më pas në baza apo shtëpitë anti-komuniste, që asokohe ishin më të sigurta. Për fat të mirë, këto fakte dhe prova historike, u vërtetuan nga botimi i plotë i Dosjes së Diktaturës së mons. dr. Zef Oroshit, me titull: “Një jetë i përgjuar”, (Botime Volaj, Shkodër, 2020).

Për më shumë kushdo mund të mësoj në këtë libër ku janë të botuara dokumente të rëndsishme historike, ku tregohet vetë nga Sigurimi Komunist i Shtetit asokohe, se meshtari dom Zef Oroshi nga Oroshi i Mirditës, famullitar në Ungrej, pas vrasjes së dy vëllezërve të derës së famshme të Kapidanit të Mirditës, Kapidan Mark Gjomarku dhe Llesh (Aleksander) Gjomarku, ishte emeruar nga forcat anti-komuniste të rezistencës si Komandant i Përgjithshëm, me pseudonimin Rozafati.

Sikurse thashë edhe më lart, këto biseda historike me emra dhe ngjarje konkrete, shpesh ishin të dhimbshme dhe me plot emocione, kur përkutojnim me emra konkretë shumë ngjarje, heronj të pamposhtur dhe figura të shquara të nacionalizmit shqiptar ndër vite, që kishin dhënë jetën e tyre, për çlirimin e vendit nga kulçedra komuniste.

Kështu Ndue Lala nga Kurbini (Mali i Bradhë), një luftatarë i pamposhtur anti-komunist me vëllezërit e tij Palin dhe Martinin, i tregonte Kapidan Ndue Gjomarkut, se vrasja e papritur e Kapidan Markut, fatkeqsisht humbi shpresat tona për fitore.

Nga ana e tjetër, Llesh Tarazhi, një bashkëluftëtarë i Kapidan Markut, kujtonte: “Kapidan Mark Gjomarku, kujdesej shumë për bashkëluftarët e tij. Atij i dhimbsej çdo luftarë ma shumë se vetvetja. Kështu ai delte nadje heret për me pa terrenin dhe rreth vendit ku ne ndodheshim. Kapidan Marku largohej shumë nga baza, ku ishim na të vendosun dhe shikonte me kujdes me dylbi çdo lëvizje të forcave komuniste rreth e perqark bazës tonë. Kishte raste që ai largohej nga baza deri në 2000 metra. Kujdesi i tij për ne ishte i vazhdueshëm. Vrasja enigmatike e tij, na ka trondit të gjithve dhe posaçerisht vëllain e tij Lleshin, i cili nga idhnimi për humbjen e vëllait shumë herë ka hy midis partizanëve dhe ka ba kerdi mbi ta, deri sa ra heroikisht në luftë me ta.”

Parashutisti tjetër nacionalist dhe anti-komunisti i përbetuar Kolë Çuni, tregonte vazhdimisht për dhimbjen e madhe, që e kishin përjetuar prej shumë dekadash, mbas vrasjes së Kapidan Mark Gjomarkut. Gjithashtu edhe parashutistët e tjerë si Zef Luka dhe Pjetër Gjoci, të cilët fatmirësisht kanë lënë kujtimet e tyre të shkruara. Kështu parashutisti shkodran Zef Luka në librin e tij me kujtime me titull kuptimplotë: “Njiqind shqipe që erdhen për me prue lirinë”, tregon për stërvitjet e grupit anti-komunist në kampet e Italisë, planet e operacioneve zbarkuese në Shqipërinë e Veriut dhe më së shumti në Pukë dhe Mirditë.

Edhe nacionalisti anti-komunist Nikollë Melyshi (babai i komunistit Pal Melyshi), i cili, ka lënë kujtimet e tij të shkruara, për të gjithë ngjarjet dhe personazhet historike të

kohës në Mirditë dhe në tërësi në Shqipërinë e Veriut. Kështu ndër të tjera, autori Mëlyshi, në një poezi revolte kundër komunistëve dhe të afërmeve të tij të një gjaku, të droguar nga propaganda boshe e komunizmi të zi, ai vargëzon në mënyrë origjinale kështu:

“Pjelli lajka në Mirditë,

I ka ba dy komunistë:

Nji Pal Melysh e Bardhok Bib”

Mirdita, kjo trevë kreshnike me histori të lavdishme ndër shekuj, me në krye më Kapidanët e saj, ka qenë gjithnjë krenari kombëtare. Këtë nuk e gjunjëzuan perandoritë e mëdha të kohës. Ajo i bëri ballë çdo armiku, që sulmoi atë krahinë. U ruajt etnikisht e pastër me traditat e Kanunit të Lekë Dukagjnit, me fe tradicionale të krishterë shumë shekullore, me traditat dhe zakonet, që u ruajtën dhe u percollën me sukses ndër shekuj.

Tek kapidanët e Mirditës, historia u përsërit. Kështu Kapidan Bibë Doda (1820-1868), u helmua nga armiku shumë shekullorë i Peandorisë Osmane. Ai u nxuar brutalisht nga varri dhe u ekspozua kufoma e tij si fyerje në rrugët e qytetit të Shkodrës. Kur ky lajm i hidhur kaloi gojë më gojë në qytetin antik të Shkodrës ajo u përhap me shpëjtësi edhe tek selitë e Ambasadave të huaja, që ishin të vendosur në Shkodër.

Kështu Ambasadori i Francës në rrugë diplomatike, ndërhyri menjëherë në këtë skandal turpi tek pala turke, për të mos thelluar edhe më shumë fyerjen e traditave dhe zakoneve shqiptare dhe në veçanti të mirditorëve mbi Derën e famshme shatatë shekullore me histori të lavdishme të Gjomarkut. Kufoma e të ndjerit u rrivarros në Vorrezat e Rrmajit të qytetit, me nderime dhe respekt nga mirditorët dhe e gjithë qytetaria shkodrane. Ishte pikërisht kjo arsyeja, që rivarrimi i tij pengoi gjakderdhejen e mundshme mes mirditorëve dhe ushtrisë turke. Fatmirësisht, eshtrat e tij pushojnë në varrezat e qytetit.

Por nga ana e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se vrasja misterioze me trathti (kurth) e Kapidan Mark Gjomarkut jo nga armiqët e huaj, por nga shqiptarët e një gjuhe, toke dhe gjaku në Prosek të Mirditës, komunistët e gëzuar menjëherë e morën trupin e tij pa jetë dhe të mbuluar me gjak dhe e shetitën zvarrë (për t’a ofenduar), duke nxitur popullin për të pështyer dhe shkelmuar mbi kufomë, sikurse thotë edhe vetë shkrimtari i shquar ish Ministri i Kulturës Prof. Ernest Koliqi, në poemen e tij historike, me titull: “Kanga e Kapidan Markut”. Kufomën e martirit Mark Gjomarku, forcat e sigurimit të shtetit komunist e terhoqën zvarrë dhe e ekspozuan para popullit në vendlindjen e tij në Orosh, Lezhë dhe rrugët e qytetit të Shkodrës. Të dy vëllezërit Mark dhe Llesh (Aleksander) Gjomarku edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku pushojnë eshtrat e tyre.

Së fundi, është koha që Mirdita dhe njerëzit e saj, sot ta rikthejnë dinjitetin e saj historik në vend, duke e shlyer njollën e zezë të vendosur nga ata, diktatura komuniste,

duke reabilituar, rivlerësuar dhe hulumtuar mbi jetën dhe veprën e familjes zëmadhe të kapidanëve të Mirditës dhe heronjëve të pamposhtur të tyre, që ndër shekuj ishin ndera, krenaria e tokës dhe atdheut tonë. Gjithashtu, është detyrë kryesore e vetë mirditorëve, që të rindertojnë sarajet dhe Kullën historike të Gjomarkut, e cila në vetëvete është historia e lavdishme e vetë Mirditës, me në krye kapidanët e saj.

* * *

Një ndër figurat e shquara të Blokut Indipend, me drejtues nacionalistin e pamposhtur anti-komunist Kapidanin e Mirditës Ndue Gjomarkun, dhe miku i ngushtë i tij publicisti dhe studiuesi Tahir Kolgjini, në një shkrim me kujtime për jetën dhe veprën e heroit dhe martirit Kapidanin e Mriditës Mark Gjon Marku, ndër të tjera, ai lë porosinë për brezat e rinj, se duhet një përkujtim i vazhdueshëm i kësaj figure të madhe të Mirditës heroike dhe popullit shqiptar në tërësi. Kjo edhe për faktin dhe fatin e madh historik, se ai ishte një ndër figurat më të shquara dhe serioze, stoike në historinë më të vështirë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë asokohe si Ministër i Brendshëm dhe më kopetenti i saj, nga periudha e shkurtit të vitit 1943 deri në muajin maj të vitit 1943.

Kështu ndër të tjera, ai kujton: “Veç kësaj, na duhet me i kujtue dhe për arsye qi historiani i ardhshëm të ketë burime të vërteta në përshkrimin e ngjarjeve të botës shqiptare, gjatë kacafytjes së Luftës së Dytë Botërore. E kemi për detyrë… sidomos për Markun, sido qi të jetë shkrue, ato nuk janë të mjaftueshme për personalitetin e tij të vlefshëm… Ai qe nji student shqiptar vërtetë idealist… Pashë se ishte shum i kujdesshëm për të ndigjue e shum i preftë në shprehje. Aspak nuk më kishte gënjyem parashikimi i em, qi pata për tê, atëherë kur ishte student.. Ma vonë, me dorëheqjen e qeveris së Mustafa Krujës, ai, nji herë, kaloi në jetën private. Mbasandej, me kapitullimin e Italís në vjeshtën e vjetit 1943, mori pjesë në Kuvêndin Kombtar në Tiranë. Në kët kohë, elementi komunist, tue përfitue nga mungesa e autoritetit, e kishte mârrun frênin në dhamb dhe bânte atentate djathtas e majtas, tue vramë nacionalistë të shquem, me qëllim qi të mbjellte terrorin në popull dhe në qeverí. Pikërisht në kët kohë të rrezikshme, Mark Gjomarkaj me treqind miq e dashamirë, qi i kishte sjellun prej Mirdite, i siguroi mbrojtjen parlamentit, tue e ruejtun nga çdo msŷmje, ose kërcnim… Mark Gjomarkaj ishte ngarkue me detyrën e Komandantit të përgjithshëm të Forcave t’Armatosuna Kombtare. Ky Komitet, kishte për qëllim me ndalue hŷmjen e komunistëve në këtê pllâmbë të fundit të tokës shqiptare, për me mundë me lehtësue nji shkarkim eventual të ndonji force anglo – amerikane në Shqipní ose në ndonji vênd në zonën e Shkodrës.”

Tahir Kolgjini, që ishte caktuar si Prefekt i Shkodrës, përshkruan situatën e vështirë të mobilizimit të popullit shqiptar kundër komunizmit me armë në dorë, ku ndër të tjera kujton:

“Ndërsa lufta vazhdonte me vrull në Mirditë dhe aty këtu derdhas në malsinat e tjera të Shqipnís, Markut i bâj këtê propozim: “Thika ka hasun n’asht. Komunizmi nuk mund t’asgjâsohet me masa gjysmake. Prandej, me nji urdhënesë, duhet të rekuizojmë të hollat dhe pasunín e luejtshme të bankave dhe të tregtarëve të zonës s’onë, pa përjashtim. T’iau kërkojmë për kundrejt dëftesash, tue i u dhânun nji afat të shkurtën. Kush nuk e jep shumën e kërkueme mbrênda afatit të caktuem… në litar!… Armë ka. Me nga njimijë frank në muej të përbâjmë (krijojmë ose mobilizojmë, shënimi im T.M.) nji forcë prej 15.000 vetësh dhe t’a ndezim luftën në nji ballë të gjânë, tue i mobilizue edhe vendet e shlirueme. Si t’i fusim forcat komuniste në dana, të marshojmë deri në kufînin grek. Me krijimin e nji qeverie kombtare, ka gjasë qi të zbarkojë ndonji njisí anglo – amerikane…

Rrethi për ditë e mâ tepër vinte tue u ngushtue. Ishte data 23 nandor 1944. Hangrëm darkë. Të tjerët shkuen secili në punë të vet. Mbetëm Kapidani medis nesh dhe un e Marku në skajet e ngushta të tavolinës, kundrejt njâni tjetrit.Në kët rasë Marku më drejtohet: “Or Tahir, duhet të përgatitesh se Ti do të dalësh nesër bashkë me babën.” “Për ku or Mark?” “Për ku t’a ketë shkrue Zoti. Nji herë për Gjermani. Babës, mbasi nuk zotnon ndonji gjuhë të huej, do t’i jap me vehte njanin prej vëllazënve. Do të niseni me ushtrín gjermane qi ritirohet”. “Na mâ, o duhet të nisemi krejt kështu, sikurse jemi, e pra edhe Ti, ose duhet të qëndrojmë të gjithë bashkë, siç jemi”. “Baba âsht i vjetër; prandej nuk âsht i malit. Ti Tahir, je shumë i lodhun. Të kemi ngarkue mjaft, e shërbime në vende të ndryshme. Je edhe i vetëm. Prandej duhet të largohesh. Sa për mue, un jam djali mâ i madh i Kapidanit të Merditës. Rândimi kryesor peshon mbi mue, sepse kam qênë i ngarkuem me autoritet. Mandej kam ngarkue shum miq, shum kumarë e shum dashamirë dhe farefis me përgjegjësina. Këta nuk mund t’i lâ vetëm. N’atë minutë, qi un të largohem nga Shqipnía, ka vdekun dera e Kapidanit të Merditës. E, po të vdes un, dera e Kapidanit të Merditës rron. Prandej un do të qindroj në malet e Shqipnís.”

Shënim: Dy tema apo shkrime e mëposhtme shumë të rëndësishme historike e shoqërojnë shkrimin tim kushtuar Derës së famshme të Kapidanit të Mirditës, të cilat në një fare mënyrë përshkruajnë edhe historinë e lavdishme të kësaj familje me një histori të gjatë shtatë shekullore. Ato jane temat: “Përbamja dhe shpërndamja e familjes sonë me 1944” dhe “Nji darsëm madhështore që bani shpija e Gjomarkajve…”.

Gjuha e shkrimeve e përdorur nga dy autorë të ndryshëm është gjuha geg e cila flitet dhe shkruhet ne ¾ popullsisë së trojeve etnike shqiptare dje dhe sot dhe se përmbatja esenciale nga ana e tjetër është shumë interesante.

“Nji darsëm madhështore që bani shpija e Gjomarkajve…”

Në revistën “LEKA”, në një nga numrat e saj të vitit 1930, shkruhet: “Nuk asht e pa vend të flas diçka edhe mbi darsmën madhështore që bani shpija e Gjonmarkajve, dera ma bujare e ma e vjetra në Mirditë, pse prej kësaj dasme shofim të përsëritun doket e njatyne darsmave prrallore, qi aq bukur na i përshkruejnë shkrimtarët e huej si Francesco

Tajani, De Grandi, Gopchevich etj, darsmat qi kishin zakon me ba dyert bujare, shpijat e princave të moçëm të Shqypnisë, doke qi theksojnë karakterin e vjetër e bujar të Shqyptarit.

Duhet dijtë pra, se Kapidan Gjoni i Marka Gjonit, qysh me 10 Gusht kishte përhapë thirrsa e lajmtarë termal e teposhtë mrenda dymbëdhet bajrakëve (Mirditë, Kthellë, Malci të Lezhës) e jashtë për me grishë pa ndërlikim besimi, të madh e të vogël, autoritete të vendit e njerëz të huej, krenë, bajraktarë, pse të Dielën 24 Gusht 1930 martote Markun, djalin e pare të vetin, e i thirrte në darsëm qi të merrshin pjesë në gëzimin e familjes.

Të gjith sa kjenë të grishun, gjini, miq e dashamirë, të marrmen lajmin e grishjes mendojnë për dhanti e tuej fillue prej datës 18 Gusht të veshun e të mathun ma së mirit e shtërngue n’armë, tubë mas tube, kush para e kush mrapa, duen me dalë tu konaqet e Kapidanave.

Secila çetë ka qè e desh për dore e porsa duken kundruell konaqeve, i zoti i shpis qi i sheh, në shej gëzimi e hareje fillon pushkën, së cilës i përgjigjen miqt e kshtu pa ja da deri sa mrrijnë në shteg t’oborrit: aty pushka pran e miqt falen me të gjith tjerët qi i kanë dalë para, ndërsa gratë rreshtue n’oborr e këdnojnë parë e parë vallen dasmorve tuj përmend secilin me emën të vet e tuj i shpallë edhe dhuntin qi bjen, me fjalë: Faqe bardhë kjoftë filan zotni. Për dhanti pruni nji ka (dash) e nji flori Ja baft Zoti’i qind e’ i mi Ngiatja Zot jetën e ti, etj.

Miqtë i përcjell mrendë i zoti i shpis, ku i nderon me duhan e kafe e mrapa u shtron rakinë, mrendë kërset kanga e piskamja, ndërsa jashtë gratë u këndojnë kangën miqve qi vinë e burrat i nxisin batare pushkësh.

Prej datës 18 e deri me 23 Gusht s’prajnë tuj ardh miq e gati të gjith ndalen aty për nji javë ditë. Nuk dihet me të njehun se sa kjenë dasmorët, por pa droje gabimi, mund të thohet se janë kenë ma se 1000 vetë.

Bujaria e të zotit të shpis s’kursej kurrgja, për me nderue e me gostitë miqtë si duhet. Furrtarë prej Prizrendit kjenë pru aty për me qitë bukë si në gjytet, ashtu edhe gjellbasa për tryezë alla franka. Pat sofra kamëkryq si mas zakonit të vendit e sofra alla franka (franca) për të huej e zotni të naltë.

Gjithkund bollëk, salltanet e dalldi si në stoli t’odave, ashtu ndër orendi e në hae, në pije, sa mos me ja pasë lakmi shpijave as hoteleve të mdhaja të Europës, gjith ashtu shtrojë e mlojë për zotni e kurrkush nuk hoq keq për të fjetun.

Të shtundën nade, me 23 Gusht, krushqit e dhandrrit, 22 burra të zgjedhun, masi u falën me të gjith u hypën kuajve e përcjellë me kangë e batare nisen për Vig, në bajrak të Dibrrit, ku do të marrin nusen. N’at mrame bijnë në shpi të Marka Gjon Per Jakut, shpi ndër ma të mirat e Vigut e, të Dilën nade, bashkë me nuse e me krushqit e saj kthejnë n’Orosh për nji rrugë tjetër, sikurse asht zakoni.

Kur janë kah i aviten katundit, nji djalë ndër ma pelivanat, shkputet prej shokve e nget tu shpija e dhandrrit me dhanë siharriqin se nusja nuk asht larg. Në kët ndërkohë krushqit me nuse kanë xanë vend më nji patalok për me pritë tjerë krushq damsorë qi vine me u dalë para.

N’oborr t’dhandrrit rreshtohen gjith sa jan darsmorë e darsmore e t’u pamen krushqit nuse, kerset pushka batare e nuk men deri sa nusja të ket mrri n’oborr të shpis.

Atëherë pran pushka e dahet ma e qartë vallja e grave. Krushqit falin e nusen e ulin prej kalit.

Pa u shtye gjatë ndër hollsina, përshtypja e pare qi ban nusja asht e mirë duket e re, edhe e hieshme sikurse i ri e i pashëm asht edhe dhandrri.

Ftyra e nuses asht e mlueme me duvak të kuq, por ai vel transparent len me pa se asht e mirë. Vesha e saj komtare përbahet me fustan të bardhë pola-pola, stravecë të kuqe me thekë, gjeheng cohet të bardhë mush me lajle e gajtana e kaçulitë të mndafshtë në krye.

Parsmen ia hijeshojnë stringla parallëkë ari, ballin ia zbukuron nji paftë ari (dallfes) me shum lajle, breshnue me lira turke, rrathë të kushtueshëm e gishtat mushë me unaza.

Ne kërkojshim dhandrrin, i cili asht mrendë e nuk duket, edhe ai asht veshun komtarisht, tirqi të bardhë me shum gajtana të zezë, enteri e jelek të ngrim n’ar e ksulë të bardhë në krye.

Baba qi bashkë me dy krushq të parashenjuem ulin nusen prej kalit, i merr dorën ksaj dhe e çon në mes të grave të cilat për pak kohë i kndojnë parë e parë e mandej e shtien në shtëpi. Te shkami i derës i shtrojn grunë për shej të mirë tue i urue “paste ardh me bereqet”, mandej i japin nji grusht sheqer, të cillin nusja e lshon mi nji kusi qi a në zjarr, për shej se nusja duhet të jet gjithmonë goj-ambël e pruftë harmoni në shpi.

Mrapa vjen ceremonia e duvakut, të cilin nuk ia hjek grue por nji mashkull ndër ma t’afërmit e konakut. Masi t’i hiqet duvaku e çojnë nusen me pushue. M’e shtri duvakun e me vue oroe n’at shtrojë t’kuqe, shihet nji shplakë dore e bardhë me pesë gishta.

Jashtë gjithnji vijojnë vallet e grave e mrendë kanga e ahengu. Krusht i kan qitë në nji anë ku i zoti i shpis vetë i ban nderë, me duhan kafe e i pyet, në ishin lodhë e ma vonë iu shtron raki e bukë.

Ndër të gjitha skajet e shpis janë shtrue sofra, mrendë e jashtë e me i njeh dalin ma se 90. I zoti i shpis gjindet gjithkund, në secilën sofër han dy-tre kashatë për me nderue miqtë, mandej kalon ndër sofra tjera.

Në sallon stolisun ma së mirit kan shtrue sofrën alla franca, aty ka ndej dhandrri me miqt e huej.

Në kët sofër, ndër të tjerë dahen në shej dy miq të huej: Z. Ermanno Armao, Konsulli i Përgjithshëm i Mretit t’Italisë në Shkodër e Z. Stërlingu, ish – inspektor i Oborrit Mretnuer të N. M. T. Zog i I.

Të Hanën qi asht darsma e madhe, si mas zakonit, nusja kje zgjue fort heret e kje çue me ndez zjarmin e me mush ujë në krue; kjo në shej se tash e kndej do të bahej zojë konakut e do të merrte në dorë rrangët e shpis.

Pa zbardh drita mirë priten 5 qe e përveç berreve tjera edhe 50 desh për ferlikë. Gjith dita kalon pa u kujtue me kangë e valle, tuj qitë pushkë e tuj ba qef.

Me gjith ketë mori nieri, prej gjithnduer krahine e bajraku, mes tymit te pijes e batareve të pushkëve nuk ndodhi kurgja e ligë e në këtë rasë u vërtetue fjala e mirditasit qi thotë: “Me mend në krye nuk bahem budall” e sikurse i urtë ndër fjalë, i mirditasi asht I përkorë edhe në hae e pije.

Të Martën nade, aty në shpi kje vue kunora, më parë civile, mandej kunora kishtare, të cilën e bekoi 2. Dom Prend Suli. Kumarë kjenë Z. E. Armao e Z. Stelingu. Mas kunore, kumarët e kapidanat e muerën n’grykë tuj përhajrue martesën.

Kemi pa se vendsit pruen për dhanti kush nji ka e kush nji dash. Për të huej dijmë se pruen kush armë të giata gjoje, gramafona e kolanë ari për nuse e tjera tesha arit.

Pa u shtye ma giatë me diftue se sa qefi u ba, edhe të Mërkuren e t’Enjten diftojmë se miqt tuba – tuba të përcjellun me pushkë e lanë atë shpi bujare krejt të kënaqun mushë me gëzim e me hare”.

(Nxjerrë nga botimi: “Zakone e Doke Shqiptare”, faqe 17-18-19-20 e 21 dhe nga revista “Leka”, Gusht 1930, faqe 159-160-161).

Të huejve që patën fat me shkrue mbi traditat, doket e zakonet tona, kurrnji send nuk u kish ba ma tepër përshtypje se sa pritja e bujaria e shqiptarit, si dhe feja e besimi në Zotin.

Këtu, krahas mendimtarëve e përfaqësuesve të vendit e të huej për Mirditën e Gjomarkajt, ka rolin e vet e vlerat e saja Dera princore e Gjomarkajve apo e Kapidanit të Mirditës.

Mirdita, Oroshi, nuk asht vetëm nji qendër e rallë e Krishtënimit, por asht nji qendër e randësishme e rezistencës antiosmane.

Në Kishën e Shën Lleshdrit në vitin 1602 mblidhet Kuvendi i Madh mbarë Ballkanik, ku u dërgohet një kërkesë për “ndihmë në luftë kundër turqve” princave të Europës e të Ballkanit. Mirditasit, jo vetëm luftuen kundër turqve, serbëve, malazezëve e grekëve në territoret shqiptare por edhe ma tej.

Mirditasit, shkruene Baldaçi, formojnë fisin klasik ma të madh në numër, ma homogjen, prandaj edhe ma karakteristik nga të gjithë të tjerët.

Përbamja dhe shpërndamja e familjes sonë me 1944

Po si ishim dikur e si jemi?… Ky 26 Nëndor 1944, na gjeti për herë të fundit të bashkuem, tue shikue njëni-tjetrin se çfarë do të na ndodhte, çfarë do të bahej me ne, nga do t’ia mbanim, si do të coptoheshim e cilat do të ishin rrugët e shtigjet nga do të kalonim. Ndoshta ishte hera e fundit që po rrinim e hanim sëbashku ? Mos o Zot, kështu me ne! Nanat e motrat e të gjithë ne thonim: Në dorë të Zotit, ndihma e shpresa e tij!

Në vitet 30-40 (të shekullit XX), Familja jonë përbahej nga: Gjon Marka Gjoni, Kapidani i Mirditës, gjyshi im. Dava Markagjoni, Nana e Kapidan Gjonit, Nanë-madhja siç e thërrisnin të gjithë. Mrika Markagjoni, bashkëshortja e Kapidanit, gjy-shja ime. Mark Gjomarkaj, djali i madh i Kapidanit, babai im. Ndue Gjomarkaj, djali i dytë i Kapidanit, axha im. Marta Gjomarkaj, gruaja e Markut, nana ime.

Kristina Markagjoni, vajza e Markut, motra ime Çelestina Markagjoni, vajza e Markut, motra ime Gjon Markagjoni, djali i Markut, unë. Marta Gjomarkaj, vajza e Kapidanit, halla ime. Llesh (Sander) Gjomarkaj, djali i tretë i Kapedanit, axha im. Dedë

Gjomarkaj, djali katërt i Kapedanit, axha im. Bardha Gjomarkaj, vajza e Kapidanit, halla ime. Nikollë Gjomarkaj, djali i pestë i Kapidanit, axha im.

E u shpërndamë po atë ditë si vijon: Kapidan Gjoni me Nduen, me vullnet e qëllim të tyne dhe me porosinë e Markut, që dera jonë, Mirdita dhe Shqipnia, të kishin përfaqësuesit dhe të thonin fjalën e tyne në Perëndim, Europë e ma tej, u nisën në mërgim.

Kapidan Gjoni menjëherë i dorëzoi të birit, djalit të madh Markut, titullin „Kapidan” dhe që atë ditë dhe deri sa qe gjallë u quajt Mark Gjomarkaj, Kapidani Mirditës.

Marku, Kapidani i Mirditës, së bashku me të vëllanë Lleshin (Sandrin) me plot vullnetin e tyre për të mos e lanë Mirditën e Shqipninë në dorë të komunistëve, u prinë dhjetra e qindra krenëve, parive, bajraktarëve e luftëtarëve të krahinave të Shqipnisë veriore, asaj Lindore e të Mesme, dhe dolën në arrati për të organizue kryengritjen e përgjithshme kundër komunistëve e qeverisë së Enver Hoxhës, ose me u ba fli në altarin e atdheut.

Dava, Nana e Kapedanit, me moshë rreth tetëdhjetë e sa vjetëve, u strehua tek një plakë e vorfën në afërsi të lagjes ku jetonim.

Deda, axha im, u arrestue e burgos menjëherë. Hallën Bardhe, bashke me Çelestinën e mue, erdh e na mori një mik i familjes, Tome Tuku nga Barbullushi, na mbajti me bujari e zemër të bardhë për ma tepër se tre muej, e mandej erdhëm në Shkodër e u dorëzuem, ku u bashkuem me pjesën tjetër të familjes që kishte mbetë. Kurse Mrika, nanbabja ime (gjyshja), Marta nana ime, halla Marte, Kristina motra ime dhe axha Nikolla u izoluen në shtëpinë-burg të Guljem Lukës, karshi shtëpisë sonë.

Siç shihet, familja jonë u nda në pesë pjesë dhe ku ra njëni nuk ra tjetri, pa kurrfarë komunikimi mes nesh, pa pasë kurrfarë ndihme.

Përndjekja dhe survejimi ndaj nesh nga forcat e sigurimit ishte sa i rreptë aq i randë, jo vetëm nga ana e presionit psikologjik, por ishte lodhës e shkatërrues edhe fizikisht; pra, numëroheshim prej tyne si anmiqtë numër nji e shumë të rrezikshëm.

Ata mendonin se ne, kudo që të ishim të ndrymë, sikur edhe ne kuti, do të komunikonim me njerëzit tonë në mërgim e me ato në arrati, do të njoftonim gjendjen e do të jepnim informata. Prandaj izolimi ndaj nesh ishte ma se hermetik…

E prap kthehem tek dita fatkeqe e jona, 26 nandori 1944. Unë isha fare i vogël, 6 vjeç. Por, ama fëmija I mban mend të mirën e të keqen…

Në shtëpi dhe në oborr ishte rrëmujë e madhe. Lëviznim sa në një dhomë në tjetrën, ngjiteshim e ulëshim, ndigjoheshin zanat tue i thirrë njëni-tjetrit.

Më dukej se mundoheshim me shpëtue çka mund të shpëtohej, por ishte e kotë. Në oborr lëvizje të qëllimta e të paqëllimta, makina hynin e dilnin, vullnetarë e luftëtarë të armatosun, secili në gadishmëni të plotë, fytyra të vranta e të zymta si qielli i nandorit, që ndillte stuhi e rrebeshe dhe parashikonte acare të forta.

Baba im Marku jepte urdhna e porosi. Në mes të atij rrebeshi unë isha ma I vogli. Kisha mbetë si i hutuem. Më kapshin për dore e më ledhatonin herë nanëmadhja, herë nanë Mrika dhe herë nana ime Marta. Halla Marte e halla Bardhe nuk pranonin për asnjë çast që t’u iksha syve mbikqyrës të tyne.

Si i vogël që isha kisha mbetë si i hutuem në mes të atij kallabllëku. Shikoja fytyra të vrerosuna, të hidhëta, të zymta, vëreja lëvizje të shpejta, ngutje, ecje me hap e pa hap, njerëz të nxituem për veprime, me armë në brez, armë në krah, armë në makina. Nuk ma priste, as ma merrte mendja se ç’ka po ndodhte.

Nanat, hallat, axhat, motrat dukeshin sikur s’po ndodhte asgja, ato me kokën nalt, ballëçelun, e sfidonin situatën, dhe e përballonin, – e kujtoj sot, taman si trimneshat e sokoleshat mirditore.

Duket se gjyshi im, Kapidan Gjoni dhe baba im Marku, kishin bisedue me ta, i kishin sqarue dhe ua kishin mbushë mendjen me vuejtë, me ba një mijë e një sakrifica për të mbijetue, me shkri pasuni e katandi, me ruejt nderin, si asht zakoni i shqiptarëve, i mirditasit, i Kanunit dhe i Derës së Gjomarkajve dhe po të jetë nevoja me u flijue dhe me e luftue edhe fyta-fyt komunizmin.

Megjithatë, edhe sot, si atëherë, kam parasysh Gjysh Gjonin, Kapidanin, më kambë para derës së makinës, me të cilën do të nisej e do të ndahej njëherë e përgjithmonë, ai prej nesh e na prej atij.

Unë para tij, nji grimë fëmijë, por në atë timen edhe unë krenar e demek trim – natyrisht më takonte, se isha camerdhok Mirdite.

Gjyshi më shikonte me vëmendje e kushedi ç’ka shihte në mue me ato sy shqiponjë. Edhe sot e përfytyroj gjyshin, ashtu në kambë, nji burrë madhosh, i formuem, i mbajtnun, trim, syzi, fytyrën kuq, i fortë, që u mundonte me u tregue i qetë, e shikonte sa anej këndej, herë mue, here djemtë, nji nga nji, herë t’amën, gruen, nusen, të bijat, mbesat, shikonte shtëpinë, oborrin, pragun e derës, dukej sikur u lënte amanetet e fundit e na thoshte: “Po ju la në dorë të Zotit” dhe “U pafshim me hajr”!

Pasi u fal me të gjithë nji nga nji, me atë të falmen përshëndetëse mirditore, për të mos u pa ma kurrë, unë, se si ma dha Zoti, as unë nuk e dij edhe sot, kur më kujtohen ato momente fëmije, i dal përpara: unë Gjoni i vogël – përpara Gjonit të madh, dhe i drejtohem: “Ku po len, Babë, – pse kështu e thirrmin të gjithë, – përse nuk më merr me vete”? Dëshirë instinktive fëmije, por nganjiherë edhe fëmijët lëshojnë fjalë me peshë.

Ai që më deshi ma fort se kërkënd në botë, ai që më shikonte si përtërisin e fisit e të familjes Gjomarkaj, ai që më thërriste e më ledhatonte: “Kapidani im, – m’u përgjegj tue më ledhatue faqen e ndoshta për të parën herë, në jetën e tij tue iu dridhë zani, – ti do të rrish me nanat, kujdesu për to”.

Ndërkaq iu mbushën sytë me lot. Jo vetëm unë, por askush nuk e kish pa me lot në sy, as nuk e kish ndie tue ju dridhë zani, ashtu siç shprehet për të Ernest Koliqi. Mbasi tha ato fjalë hypi në makinë, tue u nda njiherë e përgjithmonë prej nesh.

Atë amanet e atë porosi që më la, s’e harova kurrë. E mbajta përherë në mendje e në zemër. U kujdesa aq sa munda për to e unë qeshë ai që u mbylla sytë.

Ai u largue me mjaft njerëz, ndërsa babai im me forcat e veta e përcolli deri në kufi. Kaloi shumë vështërsi, prita, kurthe e pengesa përgjatë Jugosllavisë, prej ku arriti në Austri, mandej në Romë, bashkë me axhën Ndue.

Po atë ditë më duel para baba im, Marku. Më bani përshtypje të veçantë. Isha mësue me e pa të urtë, të qetë, të matun, e kur kishte kohë knaqesh me mue e me Kristinën e Çelestinën.

Gjente kohë me na tregue ngjarje, fjalë të urta, doke e zakone, trimni të mirditasve e të njerzve të shquem të popullit tonë. Ishte e çuditshme.

Motrat e mija, që janë ma të mëdhaja e mbajnë mend ma shumë, më thonin: Baba Mark kishte cilësinë edhe aftësinë e nji mësuesi, pedagogu e psikologu me u ulë edhe në nivelin, mendjen e dëshirat të ne fëmijëve.

Isha mësue me e pa të veshun e mbajtun mirë, me kapele, serioz, por t’ambël, dhe me buzë në gaz. Ishte burrë pak ma tepër se mesatar, shumë i rregullt, i matun në fjalë, në sjellje, në mendime e veprime.

Ai ishte komandanti i gjithë familjës. U këshillonte shumë me Kapidanin, babën Gjon dhe me vëllaznit. Të gjithë ne e donim, e nderonim dhe e respektonim.

Aftësitë e tija, mendjemprehtësia dhe shikimi e tij i afërt e I largët, për familjen, vendin, popullin, Mirditën, banin që ai të vleresohej e të nderohej, jo vetëm nga familja, por nga populli, krahina e vet dhe nga kush e njihte e ia ndiente zanin.

Po atë ditë me 26 nëndor, edhe pse fëmijë, u çudita e u mrekullova, kur pashë babën tim të veshun me opinga, pantallona ushtarake kilot, me një xhaketë lëkure, me xhamadan e i ngjeshun me armë.

Ashtu siç ishte u nda prej shokëve filloi me u falë me ne. Ai i tha diçka nanës së vet e po ashtu grues, nanës sime. Natyrisht këshilla e porosi.

Unë ma vonë, në vite, i kërkova sa herë nanëbabës dhe nanës sime se çfarë u kishte thanë baba, kur u nda prej nesh -kurse ato asnjiherë nuk më tregonin, veçse u mbusheshin sytë me lot.

Po kështu veproi edhe axha Llesh (Sandër). Në ato çaste të vështira, si fëmijë që isha, nuk arrija me kuptue se çfarë po ngjiste, por dallohej qartë se nji re e zezë e ngarkueme me plumb e me stuhi, breshën e kob, po i turrej si kulçedër vendit, Shqipnisë e familjes sonë për t’i shpartallue e shfarosë.

E kujtimet, por edhe kohët e vuejtjeve të familjes sonë nuk sosën. Do t’i këthehem herë mbas here ditës së 26 nandorit 1944 me kujtime e mbresa që nuk më hiqen mendësh kurrë.

Kur u larguen burrat e shtëpisë, një pjese në mërgim e një pjesë në arrati, në malet e Shqipnisë e të Mirditës, ne që mbetëm, gra e fëmijë, hypëm në një karrocë, për t’u strehue diku. E braktisëm shtëpinë, se nuk kishte rrugë tjetër.

Partizanët e pushtuen Shkodrën e neve, si tepricë e familjes, detyrimisht na u desh të fshiheshim. Kishim frikë, dhe kjo ishte e drejtë, se lufta që bante baba në Mirditë, e cila sa vinte e zgjerohej dhe egërsohej, do të randonte keqas mbi ne.

Nëpër qytet e në të gjithë Qarkun e Shkodrës kishin fillue raprezaljet në masë me burgosje e pushkatime.

Për pak kohë u fshehem nëpër qytet, në familjet ma të besueshme, herë tek njëna, herë tek tjetra.

Kjo mënyrë nuk do të zgjaste e as nuk kishte siguri, përkundrazi do të kishte pasoja të këqija.

Prandaj, siç më tregonte gjyshja, nanë Mrika, dhe nana ime, e sot m’i përforcon halla Marte, u morëm vesh me miqtë e kështu u organizue largimi ynë nga qyteti.

Literature:

1. Tahir Kolgjini, “Edhe nji herë po e kujtoj Mark Gjomarkajn”, “Lajmëtari i të Mërguemit”, Nr. 12, viti i 7, korrik 1976, fq. 11-15

2. Dr.Luigj Martini, Bibë Doda 1820-1868

3. Gjon Markagjoni i RI “Në Udhën e Vështirë të jetës Kujtime” Tiranë 2008