Kreu Blog Faqe 886

PROPOZIMI: Ndërtimi Mauzoleumit të Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike në Kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga Deti

1

Enis Shatri, Istog

Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin e  Kodres e Shengjinit  me pamje nga Deti.
Ne Shetitoren ne Kurrizin e Kodres se Shengjinit mund te Ndertohen Tre Mauzoleume  i Skenderbeut ne mes i Nenes Tereze dhe i At Gjergj Fishtes, ne largesi 3-4 km, ne fund te dy Mauzoleumeve, zgjatim i shetitores, me Platforme Per Pamje Panaromike.
Pra, SIMBOLIKA do te thote Dituria dhe Lufta per Liri sjelle Paqe.  DITURIA -PAQE -LUFTA PER LIRI .
Keshilla pa pare/pagese, gjithmone perbuzet/ injorohet, por Zoterit e Mendjes, do te dijne te nxjerrin mesime/perfitime nga kjo.
Shetitorja me Mauzoleume fillon ne Fillim te Kodres  Mauzoleumi i Skenderbeut ku ndahet Rruga  Shengjin Lezhe dhe  mbi  Porte ose mbi Kodren Bazen Detare/Ushtarake  Mauzoleumi i Nenes Tereze dhe  perfundon  me Mauzoleumi i At Gjergj Fishta tek Liqeni i Vilunit, Kodra me Pamje kah Deti.
Besoj disa Shtepi ne Koder lirojne Rruge per kete Projekt
Shengjini, Lezha vendoset ne Harten e Turizmit Boteror,  vend qe vizitohet gjate tere Vitit.
Shetitorja dhe Mauzoleumet te ndertohen me Materiale GURI te Gdhendun si ajo ne Mal te Zi.
Zoti ju bekofte!
Model
Mauzoleumi i Njegoshit, Cetinje
Me respekt,
Enis A. A. Shatri LL.M., (Adv.)
International Air and Space Law
International Institute of Air and Space Law, Leiden Law School.
Leiden University, The Netherlands.http://law.leiden.edu/organisation/publiclaw/iiasl/
School of Law, Utrecht University, The Netherlands
Faculty of Law, University of Pristina “Hasan Prishtina”, Republic of Dardania
Citations:
Possible Applications of High Altitude Platform Systems for the Security of South America and South Europe
Attila HORVÁTH
AARMS Vol. 20, Special Edition (2021) 79–94.
Enis A A Shatri, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges (LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019).
Shatri, Enis AA, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges. LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019
16 pages
AARMS – Academic and Applied Research in Military and Public Management Science Archives Vol. 20 No. Special Edition (2021): Possible Applications of High Altitude Platform Systems for the Security of South America and South Europe
Shatri, Enis A A, High Altitude Platforms: Opportunities and Legal Challenges. LAP LAMBERT Academic Publishing, 2019.

Religjioni (feja, besimi), apo si Islami na “doli prej dore”…?

1
RELIGJIONI (feja, besimi)
Religjioni është i verbër (s’ka sy). Religjioni është i shurdhër (s’ka veshë). Religjioni është memec (s’ka gojë). Religjioni është pa mend (s’ka tru). Religjioni nuk është çështje shpirtërore (s’ka shpirt).
Syri, veshi, goja, mendja dhe shpirti i religjionit është armata e klerikëve… Kjo armatë klerikësh është parazitja më e madhe dhe më e dëmshme e një shoqërie dhe vendi…
Rezultat i predikimit dhe veprimtarisë së organizuar të kësaj armate klerikësh, që i shërben klasave dhe shteteve sunduese – shtypëse e pushtuese, janë: ndasia, paragjykimi, mostoleranca, urrejtja, përçarja, dhuna, konfliktet dhe luftërat midis popujve dhe vendeve – civilizimeve…
Popujt – vendet që arrijnë ta bëjnë zap dhe ta përdorin për interesa të tyre armatën e klerikëve e kanë shumë më të lehtë jetën, zhvillimin dhe përparimin (parajsa e tyre është në këtë botë)…
Prandaj, njeriu, të cilit natyra-perëndia i dha sytë, gojën, veshët, shpirtin dhe sidomos mendtë, nuk i beson dogmës së religjionit që përdoret nga armata e klerikëve të strukturuar kundër harmonisë, paqesë, mirëkuptimit, dashurisë, vëllazërisë e mirësisë midis njerëzve…

Pjesa e tetë dhe e fundit e librit “Mafia në familjen time”

6
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
*
… Një ditë të këndshme qershori i gjithë dokumentacioni i pronave të familjes, të gjitha kallzimet e kërcënimeve të bëra kundrejt nesh për vrasje, grabitje të fëmijëve, marrje peng të personave (që ishim gjithmonë ne) përfunduan mbi tavolinën e një prokurori të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Republikës. Ishte një burrë që shpesh e cilësonin si “njeriu i hekurt” të cilin deri tani nuk e kishin korruptuar dot e që kishte pasur dhe ai gjatë jetës së tij historitë e tij të dhimbshme, veçanërisht të lidhura me pronën. Ai vetë kishte vendosur të ndërmerrte rrugën e drejtësisë sepse babai i tij ishte vrarë nga i vëllai për një çeshtje prone për të cilën nuk binin dakort. Ishte një burrë i rrallë që i kishte vënë vetes një mision gati të pamundur në Shqipëri: të bënte drejtësi, ta mbronte atë me të gjitha mënyrat e kundër kujtdo.
Pasoi një kalvar i gjatë përgatitjesh të dosjeve, dokumentacioneve përkatëse, thirrjes së dëshmitarëve, zbulimit të një mijë e një mashtrimeve të tjera, falsifikime pafund të zbuluara nëpër gjykata, hipoteka, vërtetime bankare e zyrtare, kalime shumash marramendëse nëpër llogari bankash kryetarëve të bashkive, gjyqtarëve, prokurorëve, noterëve, keqbërësve ndërmjet njëri-tjetrit, e ndërtuesve që ndërronin emrat sa herë hapeshin faqet e dokumentave. Ishte një çmenduri dhe duhet të “çmendeshim” të gjithë për t’i zbuluar, kuptuar e zbardhur më tej. Ne fëmijët i përjetonim ndryshe këto situata. Kishim frikë, shumë frikë se diçka e keqe mund t’i ndodhte prindërve tanë e përpiqeshim t’i ruanim ne prindërit nga e keqja, duke mos kuptuar sa të pafuqishëm ishim ndaj të keqes që ishte shumë më e madhe sesa ne. Prindërit tanë edhe në këto kushte gjenin kurajon e forcën të luanin me ne në shtëpitë që i ndërronim shpesh prej frikës se mos na gjenin, të na lexonin librat tanë të preferuar e të na tregonin histori të bukura me kalorës e princesha e sesi në përrallat e tyre fitonin gjithnjë të mirët, ata që nuk i trembeshin padrejtësive. Dhe ndoshta duke u përpjekur të na bënin ne të besonim në ëndrrat e tyre për drejtësi i mbushnin mendjen dhe vetes se do të ishte vërtet kështu.
Disa nga televizionet private, në emisionet e tyre më të suksesshme politike u morën me historinë tonë, treguan një pjesë të asaj që në fakt e kishin përjetuar edhe familje të tjera shqiptare, në pozita më të ndryshme nga ne. Dolën në skenë emra politikanësh e ministrash, deri dhe kryeministri i kohës u lakua si përfitues i pronave të gjyshit e babait tim. Nuk kishte mbetur njeri pa futur duart në thes e të rrëmbente ç’të mundej, vetëm ne prisnim drejtësinë të fliste e të mund të rifitonim lirinë dhe qetësinë e munguar. Filluan në këtë periudhë telefonatat nga lart e poshtë zyrave të shtetit, deri dhe vetë kryeministri i vendit dërgoi “suflerët” e tij për të kuptuar nëse ishim ne që e akuzonim apo ishte drejtësia ajo që kishte gjetur provat e mjaftueshme që dhe ai vetë të thirrej si i dyshuar në këtë çeshtje kaq të madhe vjedhjeje, falsifikimi e mashtrimi. Madje “suflerët” u betuan në emër të tij që asgjë nga ato që thuheshin nuk ishin të vërteta. Dhe prisnin vërtet që ne t’i besonim!
Unë që isha dhe më e vogla në familje nuk dija më ç’të kërkoja kur i lutesha Zotit, sa një ditë bërtita fort në ballkonin e shtëpisë me sytë mbyllur me duart drejtuar nga qielli: – O Zot, të lutem lëri ata të fitojnë e të na lënë neve të qetë. Unë dua vetëm të jetoj me familjen time si më parë. Nuk dua asgjë më shumë. Të premtoj Zoti im që nuk do të kërkoj më as lodra e as dhurata, madje as për Krishtëlindje, dua vetëm mamin, babin e vëllain tim pranë meje, dua të mos kem më frikë, të lutem, më dëgjo….. Dhe bërtisja si e çmendur duke qarë që Zoti ta dëgjonte lutjen time….. Në kushte të tilla ç’mund të bënin prindërit e mi? Si mund të na shpëtonin ne, veten e tyre, lumturinë tonë? Cilit njeri vallë paraja dhe pasuria i ka blerë dot lumturinë?
Kishte një dallim thelbësor ndërmjet luftës së prindërve të mi dhe luftës së kriminelëve që na rrethonin. Ata luftonin për para e pushtet, për vetëkënaqësinë që ato sjellin si derivate, luftonin për të qenë të fortë e të pushtetshëm, kërkonin vila e makina luksoze më shumë, prona të patundshme edhe jashtë shtetit, femra të bukura, të blinin miq të rinj e të pushtetshëm. Ndërsa prindërit e mi…..ah, prindërit e mi, të dy me ata sytë kristal si qiell i pastër pranveror që na shihnin vetëm ne në çdo sekondë mos i humbnim nga sytë, dy njerëz të thjeshtë me zemrën e madhe mal nga dashuria, të lodhur nga dhembja, nga vuajtja e shkaktuar atëherë e sot, nga zhgënjimet e njëpasnjëshme, ata luftonin për ne, sepse kjo ishte luftë në kushte absolutisht të pabarabarta. Ata dy njerëz të brishtë, por të bashkuar kaq shumë në unitetin e tyre, në vështirësinë e madhe, në respektin e vendosmërinë për të mos qenë kurrë të ndarë apo larg njëri-tjetrit, ata luftonin për të drejtën, për moralin, për vlerën, për jetën…..
Dosjet tona në zyrat e prokurorisë sa vinin e zmadhoheshin nga dokumente e fakte të mbledhura, të zbuluara, të treguara dhe sa më shumë thellohej hetimi e zbuloheshin prapaskenat e falsifikimeve, korrupsionit, vjedhjeve, mashtrimeve, shantazheve e kërcënimeve aq më shumë shtohej dhe këmbëngulja e kriminelëve që na rrethonin për të korruptuar prokurorët e çeshtjes. Madje arritën të ndërhynin aq lart në qeveri sa bashkëshorten e prokurorit që hetonte çeshtjen tonë e propozuan si zëvendësministre por me kusht që i shoqi të hiqte dorë nga çeshtja jonë, por ai nuk pranoi. Të mirët nuk kishin mbaruar të gjithë! Kur e kuptuan se nuk do të arrinin asgjë me metodat e tyre të vjetra filluan të kërcënojnë hapur. Arritën deri aty sa për ta frikësuar prokurorin dhe ta bindnin të hiqte dorë nga kjo dosje u orvatën t’i rrëmbejnë djalin e mitur.
Pas kohës së nevojshme për të kryer të gjitha hetimet, dosjesh që numëronin më shumë se 8800 fletë prova e fakte konkrete, dëshmitarësh, thirrjes së tyre disa herë në prokurori dhe përfundimit të të gjithë kësaj historie të dhimbshme që nuk tregonte vetëm vuajtjen dhe persekutimin e të pafajshmëve që sot më në fund kishin vendosur të mos kishin më frikë e të denonconin gjithçka, por opinioni publik kuptoi diçka më të rëndësishme. Për herë të parë në historinë post-komuniste në Shqipëri denoncohej një fakt i tillë, vjedhja, mashtrimi me përmasa gjigande që niste që nga pjestarët e familjes, rrjeti i organizuar i keqbërësve që si një merimange mafioze kishte shtënë në vorbullën e saj pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore, njerëzit e ligjit e të qeverisë të cilët ishin vënë në shërbim të mafias, po shkonte në dyert e drejtësisë, atje ku duhet të kishte shkuar kohë më parë nëse shteti do të funksiononte siç duhej. Njerëzve të thjeshtë, atyre si ne po u kthehej shpresa dhe besimi se një ditë gjërat do të ndryshonin siç duhet edhe në Shqipëri, e kjo ishte shumë më e vlefshme se e gjithë lufta që ne kishim përjetuar.
Adir D., Adri K., Endi L., Eldor S., Dorana H., Gazi D., Xhimi Kopsa e të tjerë persona që akuzoheshin për një sërë veprash penale në bashkëpunim me njëri tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal u arrestuan dhe pas pak muajsh, pas mbylljes së hetimit të gjatë, dolën përpara gjykatës. Kjo lloj çështjeje kishte kohë që bënte bujë në të gjithë mediat e Shqipërisë dhe gjyqi do të ndiqej prej shumë njerzve me shumë interes. Miti i “të paprekshmëve” kishte rënë, besimi se Shqipëria mund të ndryshonte drejt së ardhmes së bukur ishte shtuar, sepse “të çmendurit” e ndershëm ekzistonin ende dhe ishin shumë në numër.
Unë isha e vogël asokohe e nuk di të shpjegoj në imtësi detaje të të gjithë kësaj ecurie gjyqësore që zgjati e zgjati. Nuk di të them çfarë ndjeja saktësisht apo të shpjegoj ato lloj emocionesh që nëse kjo histori shkruhet e bën më tërheqëse për lexuesin. Unë isha e hutuar dhe gjithë kohën pyesja prindërit: a do mund të dal nga shtëpia tani? A do mund të shkoj në park? A do jemi gjithmonë bashkë? Tani nuk do të na vrasin më? Dhe si përgjigje merrja vetëm lotët e mamit që prej 5 vitesh nuk reshtnin së rrjedhuri papushim, ndërsa babai, ai më përkëdhelte vazhdimisht flokët e më thoshte të kisha besim, Zoti ishte me ne gjithmonë.
Përfundimi i shumëpritur erdhi, pas gjithë seancave të kryera e provave të të gjitha llojeve, 8 akuzave kryesore penale për gjithsecilin prej tyre. Dënimi ishte i pashmangshëm dhe i rëndë.
Adir D., së bashku me Adri K., u dënuam me 15 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Endi L., u dënua me 15 vjet dhe konfiskim të pasurisë, Gazi D., Xhimi Kopsa, Eli S., Dorana H., u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Ndërkohë u dënuan më shumë se 20 noterë, 18 gjyqtarë, 9 prokurorë, kryetarët e hipotekave të katër qyteteve të mëdha, dhe u morën masa ndërshkimore për kryetarët e bashkive të 4 qyteteve, një sërë funksionarësh të zyrave shtetërore që bashkëpunonin e lehtësonin keqbërësit në aktivitetin e tyre të falsifikimit, tjetërsimit e zhdukjes së dokumeneteve origjinalë nëpër zyra. Por nuk mbaroi me kaq, kryeministri i vendit në këtë periudhë duke qenë i lakuar shumë shpesh dhe duke pasur peshën e tij në gjithë këtë histori u detyrua të japë dorëheqjen, diçka e paimagjinueshme në Shqipëri që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo nuk erdhi si rrjedhojë e “pranimit të fajit”, “mea culpa” që në Shqipëri as njihet e as besohet, por sepse instancat ndërkombëtare të cilat kishin kohë që dëshironin të ndihmonin Shqipërinë në progresin dhe ecurinë e saj pozitive si vend që aspironte të hynte në Bashkimin Europian, kishin kuptuar se problemi kryesor ishte fusha e drejtësisë dhe kasta politike si në pushtet dhe në opozitë që mbanin peng të gjithë sistemin e drejtësisë prej kohësh. Ekspertë të huaj, gjermanë, amerikanë e italianë u morën posaçërisht me çeshtjet e drejtësisë, me njerëzit që punonin në këto institucione, me dosjet më të rëndësishme, me hetimin e atyre që deri atëherë ishin “të paprekshëm” nga drejtësia dhe të “pahetueshëm” qoftë prej imunitetit, prej pushtetit të karriges e parasë. Ndërkombëtarët e kishin kuptuar të gjithë makutërinë që në Shqipëri gjatë kësaj kohe vetëm ishte shtuar e hazdisur më shumë, të ligjtë që ishin shumuar në numër, politikën e fëlliqur që ishte kthyer në pazare të mirfillta e që nuk bëhej më vetëm në parlament e godinat qeveritare, por në rrugë të madhe ditën për diell, në kafene e restorante. Vrasjet ndodhnin nga një e nga dy në ditë, e vrasësit nuk gjendeshin, institucionet e zbatimit të ligjit përngjanin më shumë me agjencitë funerale sesa me çfarë ishin në të vërtetë. Numri i vrasjeve, krimet e çdo lloji, sidomos krimi qeveritar e politik në përgjithësi kishin arritur kulmin. Dhe qershia mbi tortë ishte që në çdo edicion lajmesh e në çdo dalje televizive, që ndodhnin 20 herë në 24 orë çdo ditë, trumbetohej me të madhe nga “udhëheqësit” politikë se Shqipëria ishte vendi më i sigurtë në rajon e se varfëria ishte ulur ndjeshëm. Të vinte dëshira çdo moment teksa i dëgjoje që flisnin gjithë pasion për “arritjet” e tyre të shkëlqyera, të bërtisje e gulçisje me zë të lartë: dua dhe unë të iki në Shqipëri e të jetoj i lumtur, sepse të krijohej përshtypja se ata flisnin për një tjetër Shqipëri, për atë të tyren, të bankave private e pallateve shumëkatëshe që i gëzonin si pasuri personale e familjare. Shumica e politikanëve shqiptarë justifikoheshin se pasurinë e kishin vënë “me djersë” dhe me punë duke deklaruar vetëm rrogat prej punës shtetërore. Kështu pohuan në seancat gjyqësore edhe të pandehurit e çështjes tonë kur nuk i justifikuan dot pasuritë që kishin. Askush nuk u besonte më atyre. Përveç krimit të kryer kishin bërë një krim edhe më të madh shoqërisë si një e tërë, kishin vrarë shpresën, besimin tek ligji dhe tek shteti, kishin zhdukur moralin dhe vlerat, ai moral dhe ato vlera që të bëjnë të kuptosh ndjenjën ndaj detyrës, përkushtimit ndaj punës.
Gjithçka që njerëzit bëjnë në jetë ka një arsye, një logjikë, një moral dhe një veprim është i moralshëm atëherë kur ai vjen nga një vendim për t’iu bindur ligjit moral si i tillë dhe aspak në bazë të vlerësimit të qëllimeve dhe të pasojave të jashtme. Vullneti i mirë na bën të dëshirojmë të jemi në pajtim me vlerat morale dhe kështu gjithsecili prej nesh i jep vetes “ligjin e vet” parimor e udhëhiqet prej tij. Njeriu në këtë rast angazhohet, në mënyrë absolute, për hir të detyrës, për hir të respektit për “ligjin moral” duke ushtruar mbi veten e tij një “shtrëngesë” të pakushtëzuar. Nëse do ta kryenim detyrën vetëm për hir të dashurisë, qoftë dhe një dashuri e kulluar, do të ishtë një fanatizëm moral. Sa kohë forma e moralitetit është ligji, është domosdoshmëri që gjithsecili të bëjë detyrën e tij dhe të shohë rezultatet të cilat janë materia e moralit. Arsyeja praktike që më udhëheq në të tilla përfundime është boshti i gjithçkaje: liria. Do të duhet të rinis gjithnjë nga fillimi sa herë të kujtoj e të tregoj këtë histori se çfarë bëri mungesa e lirisë në popull, si e transformoi mungesa e saj personalitetin e njeriut të rritur me frikë e hipokrizi në Shqipëri. Liria është kushti pa të cilin moraliteti, i cili vepron në mënyrë efektive tek qenia njerëzore, do të ishte i zhveshur nga çdo lloj kuptimi. Të jesh i lirë do të thotë të afirmosh pavarësinë e vullnetit tënd dhe pavarësia është veprimi i drejtuar nga vetë ligji moral me natyrën e tij absolute. E pa liri nuk do të kishim kurrë as drejtësi, ne, që peshën e kësaj fjale e njohëm mirë mbi kurriz!
Megjithatë në familjen time qëndruam fort deri në fund dhe kjo nuk erdhi si rezultat i optimizmit të prindërve të mi, përkundrazi. Ata nuk besonin tek drejtësia e vetvetishme e njeriut apo e sistemit në tërësi. Një drejtësi e vetvetishme kërkon që njeriu i mirë të shpërblehet në këtë botë dhe i ligu të ndërshkohet po në këtë botë. Ne ishim larg këtij koncepti ende. Ky besim ishte bërë i domosdoshëm sepse ishte e vetmja gjë që mund të bënim, asgjë tjetër përveç se të besonim fort.
Në seancën e fundit të gjyqit “të madh” kur u dhanë dhe dënimet përkatëse për çdo të pandehur ishte mbledhur një mori e madhe gazetarësh sepse për herë të parë një gjyq i tillë po zhvillohej me dyer të hapura dhe këtë e lejuan vetë gjyqtarët e çeshtjes. Njerëzit e ndoqën me shumë interes duke na dhënë të gjithëve ne kurajo të madhe. Kur u dha vendimi për Endi L., 15 vjet heqje lirie dhe konfiskim të të gjithë pasurisë, ai menjëherë me lot në sy ulet në gjunjë përpara trupit gjykues e fillon të flasë duke ngashëryer. Të gjithë menduan se do të kërkonte falje, që ishte penduar e se nuk dëshironte të përfundonte kështu historia për të cilën ai kishte “investuar” kaq gjatë. Por ai, për habi të të gjithëve, në gjunjë, duke iu dridhur buza e me lotët që nuk i mbante dot, i lutet gjyqtarëve:
Endi L – Ju lutem, ju përgjërohem, nuk mund të ma bëni këtë. Më dënoni sa të doni, 20, 30, 40 vjet vetëm pasurinë mos ma merrni. Është prestigji im, pushteti im, respekti që bota ka ndaj meje, ju mund të më burgosni por jo të më zhvishni nga të qenit njeri!
Askush nuk pati asnjë fjalë për të thënë, çfarë mund të thuhej në këtë rast! Ndërsa Adir D., rrinte kokëulur dhe herë pas here shikonte me bisht të syrit nga salla ku ishte ulur vajza e tij. Ajo kishte ardhur e vetme, pa nënën e saj e cila sapo kishte marrë vesh që Adiri ishte arrestuar menjëherë kishte nisur procedurat e divorcit. Por vajza e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë duke i thënë se nëse ajo deri tani kishte jetuar në luks prej parave që babai i saj i kishte sjellë familjes, duhej që më parë t’i kthente të gjitha sa i kishte marrë të shoqit e pastaj të kërkonte divorcin. Atëherë gruaja e kishte tërhequr kërkesën për divorc e frikësuar se mos kështu humbiste dhe vajzën, megjithatë nuk erdhi ta takonte asnjëherë të shoqin dhe as nuk ishte në sallën e gjyqit kur u dhanë dënimet. Vajza ishte, siç thoshte Adiri, i vetmi njeri që ai kishte dashur ndonjëherë, edhe pse dyshoj fort që ai të ketë pasur mundësi në jetë ta njohë kuptimin e kësaj fjale. Ajo nuk e dinte për çfarë akuzohej i ati, askush nuk i kishte treguar asgjë më parë. E lindur dhe rritur në Belgjikë mendonte se pasuria që ata shfrytëzonin për lukse marramendëse ishte prej “punës së merituar” të babait dhe pasurisë nga familja e tij që i përkiste babait të saj me të drejtë. Nuk e kishte menduar kurrë që luksi i saj i kishte hequr të drejtën e lirisë disa fëmijëve e njerëzve të tjerë krejt të pafajshëm e që nuk dëshironin ta këmbenin lirinë dhe qetësinë e familjes me një trastë parash që vinin era krim. Prezente në gjyq, pasi kuptoi gjithçka mbi akuzat e bëmat e babait të saj, afrohet tek banka e të akuzuarve dhe me lot në sy i kërkon fjalën gjyqtarëve dhe i drejtohet të atit:
Vajza e Adirit – Përse nuk më tregove kurrë? Përse më ke bërë bashkëpunëtore pa dëshirë në krimet e tua të shëmtuara? Unë nuk do të pranoja kurrë të jetoja me atë çka nuk është e imja! Mendove për mua? Po tani ku do të të gjej? Cfarë kuptimi do i japësh jetës time tani që duhet të të nxjerr prej saj me dëshirë a pa dëshirë? Përse nuk më le të zgjedh, të të ndihmoj? Përse ma shpërbleve kështu të gjithë dashurinë që kisha për ty? Cfarë kam bërë unë që në sy të gjithë këtyre njerëzve të më vijë turp nga vetja, nga mbiemri im? Kërkove të vrisje njerëz të pafajshëm për të gëzuar pasurinë e tyre por më ke vrarë mua në fakt. Ti baba, më vrave mua!
Adir D., nuk foli asnjë fjalë. Nuk kishte mbetur asgjë për të thënë.
Përfundoi kështu një histori e dhimbshme vuajtjesh e mundimi e cila do të linte gjurmë tek të gjithë ne edhe shumë kohë më pas. Gjurmët që secili nga ne në Shqipëri mbart në shpirtin e tij, për çdo histori të kaluar padrejtësie e që rëndom ia kemi hedhur fajin sistemit. Sistemit që e ndërtojmë ne, njerëzit, qytetarët, sistemit që ne, me votën e lirë e votojmë, sistemit që na ndryshoi ADN-në. Sistemit që ende nuk jemi në gjendje të ndryshojmë prej miopisë tonë, prej pa vullnetit e mos dëshirës.
Një Zot e di sa do të kisha dashur që këtë histori të hidhur të mos e kisha jetuar kurrë. Do të doja të kisha pasur një familje të madhe të bukur, të kisha kujtime të këndshme prej të gjithëve, të vizitoja të gjithë të afërmit e mi e të më tregonin se pavarësisht vështirësisë ekstreme për të mbijetuar në diktaturë, familja ishte e bashkuar dhe e pacënuar. Gjithkush në jetë paguan zgjedhjet që bën. Edhe ne paguam një çmim të lartë për të mbrojtur të vërtetën e për të shkuar deri në fund edhe atëherë kur ishte pothuajse e pamundur, kur nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit të gjatë, por ia dolëm. Zoti i kishte dëgjuar lutjet tona!
. . .
Pasuria e vërtetë është familja ….
Pasditja ishte shumë e këndshme, ishte një gjysëm muzg në ngjyrë të kuqerremtë që shkëlqente butësisht gjithçka prekte. Rruga ishte thuajse e zbrazur, makina ime fluturonte si zog që kërkon të pushtojë lirinë e pakufishme dhe unë fluturoja bashkë me të. Ndodh rrallë të jem e shkujdesur në timonin e makinës, por sot doja të fluturoja. Sapo kisha kryer një akt suprem, me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, shpëtova një jetë, jetën e njeriut që dikur kërkonte të më merrte jetën mua e familjes time!
Po shkoj tek prindërit që si çdo herë më presin me dashuri e përkëdhelje për të kaluar fundjavën bashkë. Nuk jetoj dot pa këtë dashuri të pakufishme që më ushqen shpirtin çdo ditë e më shumë, kam nevojë për ta, për sytë e tyre të shkëlqyer që më shohin si thesarin më të çmuar. Kam nevojë për përqafimin e tyre që më fal më shumë se dashuri, është vazhdimi i jetës që rritet brenda meje e më bën më të fuqishme, më të pamposhtur, për të qenë e aftë të përqafoj gjithë botën e t’i fal atë çka prindërit e mi të dashur më falën mua.
Sapo hap derën e shtëpisë aroma e mrekullueshme e gatimit të mamit më tundon tepër, por mundohem të mos jem e papërmbajtur, ndryshe ajo do të kuptojë se “vajza është kushedi sa kohë e pangrënë” e do të fillojë menjëherë të bëjë gati kutitë për të më sjellë ushqim për çdo ditë të muajit në vazhdim. Babai më pret me përqafimin e ngrohtë e më fton të ulemi tek “këndi ynë i bisedave intime” për të më pyetur për çdo gjë të javës, e për të shijuar gotën e verës që nuk e ka filluar pa ardhur unë. Pas pak minutash vjen dhe vëllai im, tashmë arkitekt shumë i zoti në shtetin ku jetojmë. Jam shumë krenare për të dhe më merr malli ta takoj sa herë dua sepse angazhimet në punën e tij dhe në timen, na pengojnë të rrimë me njëri-tjetrin siç dëshirojmë. Gjithsesi, edhe pse sot jam grua, vazhdoj të jem vogëlushja e shtëpisë, për të tre “të rriturit” e tjerë. Im vëlla vjen me krahët hapur e me një pako të vogël në dorë. Dhurata e zakonshme për mua nga çdo udhëtim i tij. Nuk harron asnjëherë të më sjellë ëmbëlsirën tradicionale nga kudo ju udhëton ose një parfum të veçantë, një kukull të vogël, një qenush pellushi, si atëherë, kur ishim të dy të vegjël e unë isha e para që zgjidhja për çdo gjë. Jemi një skuadër shumë e bukur të 4 sëbashku dhe për këtë falenderoj Zotin çdo ditë.
Ndërsa babai më pyet për rutinën e ditës, i tregoj që dita sot ka qenë e veçantë, perplekse, e mundimshme, por e bukur.
Babai- Të shoh të menduar Eilin, ka ndonjë arsye? Dukesh sikur sot ke filozofuar më shumë seç duhet.
Unë- Ke të drejtë babi, sot kam kaluar një ditë më të veçantë se të tjerat. Sot kam kaluar nëpër mend pothuajse gjithë jetën time, jetën tonë, pa e kuptuar as vetë. Sot duhet të shpëtoja jetën e një njeriu që nuk do të kisha dashur ta shihja kurrë më. E di kush ishte sot i shtrirë në sallën e operacionit?
Babai- Jo, e dashur, nuk kam si ta di. Mund të të pyes kush?
Unë- Adir D.
Një re e mjergullt menjëherë u shfaq në horizontin e syve të tij të shndërritshëm e të dashur. Më vështroi ngultas duke kërkuar të kuptojë më shumë, por jo i bindur nëse donte vërtet të dinte më shumë. Kishte vite që nuk e përmendte më atë emër, shumë kohë që kujtimin e një njeriu të tillë e kishte varrosur në hone të thella të së kaluarës e që nuk e kujtonte më, të paktën jo në prezencën tonë. U ula në prehërin e tij, siç bëja kur isha fëmijë, e rrethova në krahët e mi dhe e pashë ngultas në sy me shumë dashuri….
Babai- Dhe si shkoi? …ti çfarë zgjodhe Eilin?
E dija që do të më pyeste. Kishte frikë, e kisha ndjerë gjithë kohën frikën e tij, se mos vuajtja e përjetuar do të më kishte bërë hakmarrëse, egosite, të paaftë për të vepruar drejt. Por jo kurrsesi, kjo gjë do të më merrte lirinë, do të ndryshonte shpirtin e bukur që me aq kujdes babai im ishte përpjekur ta ruante të dlirë e të paprekur nga mënxyrat që ishim detyruar të jetonim. Ai mendonte për mua edhe atëherë kur unë mund të mos mendoja për veten.
Unë- Cfarë mendon se zgjodha babi? Zgjodha jetën, atë që më ke mësuar ti.
___
Shtator 2019
Shtëpia botuese “Dituria”
Autori: Ervina Toptani

Qazim Namani: Megjithëse kanë kaluar mbi 150 vite nga ndarja e popullatës shqiptare “në milete”, pasojat janë të pranishme edhe sot

1

Me pushtimin e trevave shqiptare nga P. Osmane, fillon edhe procesi i islamizimit të popullatës shqiptare. Në shkulte XV e XVI, disa qytetar për ta ruajtur pasurinë e tyre dhe për të fituar poste në P. Osmane, e pranuan fenë islame. Deri kah mbarimi i shekullit XVI, islamizimi ishte i përkufizuar te një numër i vogël i familjeve. Prej fillimit të shekullit XVII, fillon një proces i organizuar i islamizimit duke aplikuar metodat e diskriminimit social përmes taksës, si dhe presionit të madh politik, që ushtronte P. Osmane ndaj popullatës shqiptare. Presioni kryesisht ushtrohej ndaj feudalëve, dhe popullatës që banonin në qytete. Më vonë në shekullin XVIII, fillojë edhe zëvendësimi i spahinjve të krishterë, me spahinjtë mysliman.

Në fillim të shekullit XVII, P. Osmane, për ti shuar kryengritjet shqiptare, dhe për ta zvogëluar veprimtarinë e klerit katolik, e hartojë programin për përhapjen e sektit të bektashizmit, në të gjitha trevat shqiptare. Përhapja e bektashizmit ndër shqiptarë, ndikojë shumë, në dobësimin e faktorit të shqiptarëve në rajon gjatë shekujve të më vonshëm.

Gjatë shekullit XVII, fillojë rënia e ndikimit të klerit katolik, të cilët në aspektin e religjionit dhe arsimit bënin përpjekje për vazhdimin e lidhjeve të hershme, me Vatikanin dhe shtetet evropiane perëndimore.

Zhvillimi i lëvizja së bektashizmit gjatë shekullit XVII, arriti ta krijojë edhe rrymën e vet letrare të bejtexhinjve, që ishin tërësisht të ndarë nga rryma letrare e më hershme, që kishte traditë në trojet shqiptare.

Gjatë shekullit XVIII, toleranca fetare që mbretëronte në mes konfesioneve të ndryshme fetare te shqiptarët, kishte krijuar kushte të përshtatshme dhe të favorshme, për përhapjen e bektashizmit në qendra urbane, dhe disa fshatra pranë rrugëve të rëndësishme tregtare.

Në shekullin XIX, pas reformave që bëri P. Osmane në vitin 1839, me të cilat u bë identifikimi i kombit me fe, u aprovuan ligje për krijimin e mileteve sipas përkatësisë fetare.

P. Osdmane i klasifikonte banorët e saj që i sundonte jo si mbas kombësisë etnike, por sipas fesë, një grup homogjen fetar quhej milet ose një komb, kështu myslimanët formuan miletin e islamit, ortodokset formuan miletin grek e serbë, bullgar etj.

Kjo ndarje ndikoi negativisht dhe i dëmtonte shumë shqiptarët, meqenëse në ato vite ishin të ndarë në tri konfesioneve fetare.

Njësimi i kombësisë me besimin, i shtyri disa priftërinj ortodoks në trevat shqiptare, ta përkrahin kishën greke, serbe, malazeze e bullgare duke shkelë mbi interesat kombëtare për tu pavarësuar nga P. Osmane.

Në vitin 1843, kur porta e lartë, e proklamojë “Hatisherifin e Gjylhanes” në Kosovë, kjo nuk u prit mirë nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat, dhe popullata u ngrit në kryengritje. Në fillim qendra e kryengritjes u bënë sanxhaku i Shkupit dhe ai i Prizrenit. Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm në ushtrinë osmane, porta e lartë fillojë zëvendësimin e feudalëve shqiptar, me funksionar osman dhe, shtimin e masave represive për islamizimin e popullatës dhe osmanizmin e administratës.

Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bënë presion shumë të madh ndaj kriptkatolikve shqiptar, në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoi zhvillimi e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.

Një numër i madh i popullata shqiptare në viset veriore, edhe pas shumë sakrificave deri në këtë periudhë, ju kishte përballuar të gjitha presioneve të pushtetit osman, që kishte ndërmarrë për islamizimin e dhunshëm të shqiptarëve.

Pas shpalljes së reformave të reja, ku identifikimi i kombit bëhej sipas religjionit, shqiptarët e islamizuar detyroheshin të regjistrohen si osmanlinj. Pjesa dërmuese e shqiptarëve për ti shpëtuar këtij procesi, u detyruan të regjistrohen si bullgar, serbë dhe kroat. Numër i madh i shqiptarëve të besimit ortodoks shkuan në drejtim të Beogradit, dhe atje u serbizuan, ndërsa një numër që mbeti rreth qyteteve dhe fushave në Kosovën e sotme, pas dy dekadave, me hapjen e shkollave laike serbe dhe kishtare në Kosovë, këta shqiptar u serbizuan.

Gjatë viteve 1843-1846, u shtuan masa të posaçme ndaj shqiptarëve që paraqiteshin si mysliman të rrejshëm (kriptokatolik të fshehtë).

Këtë dhunë në familjet shqiptare për ta pranuar procesin e islamizimit, mund ta vërtetojmë me shumë argumente, dhe përmes kujtimeve të popullatës për gjenezën familjare në shumë fshatra të Kosovës.

Masa të ashpra u zbatuan sidomos ndaj popullatës kriptokatolike, në fshatrat e Malit të Zi, në anën jugore të Gjilanit.

Për shkak të rezistencës që ta pranojnë më dhunë procesin e myslimanizmit, banorët e këtyre fshatrave malore, u arrestuan nga feudalët shqiptar me ndihmën e ushtrisë së sulltanit. Feudalët shqiptar i mbushen burgjet me të burgosur, i torturuan dhe të lidhur në pranga e s’ngjire i dorëzuan të ushtria osmane, të cilët u internuan si kundërshtar të islamizimit në Filadorë të Azisë së Vogël.

Në internim u dërguan 207 shqiptarë, të cilët gjatë rrugës pësuan tortura më të dhimbshme që njeh historia nga ushtria e sulltanit. Nga torturat e shumta shumë prej këtyre shqiptarëve të ndaluar ndrruan jetë rrugës për në Filador dhe në burgjet osmane. Pas tri viteve të qëndrimit në burgjet e P. Osmane, me ndërhyrjen e diplomacisë franceze, arritën që të kthehen në vendlindje vetëm 102 shqiptar.

Në këto rrethana të procesit të dhunshëm për islamizimin e shqiptarëve, diplomacia evropiane dhe françeskanët nuk patën mundësi, që ta përcjellin gjendjen e popullatës shqiptare kriptokatolike në zonat e thella malore.

Gjatë fushatës së ndalimeve të kryengritësve shqiptarë në anën veriore të Prishtinës, zonën e Kushumlisë, Krushecit, Prokuplës, Nishit, Leskocit, dhe Vrajës, françeskanët nuk mund të kishin ndonjë informatë për fatin e shqiptarëve në ato treva. Popullata shqiptare kriptokatolike në zonat në mes të këtyre qyteteve, nga masat represive të ushtrisë së rregullt osmane, përfundimisht u detyrua që ta pranojnë islamizimin në familjet e tyre.

Hysein Pasha në pashallëkun e tij të Vrajës shpesh herë ndërmerrte ekspedita ndëshkuese, duke i djegur fshatrat e arbërorëve të krishterë, dhe kryente plaçkitje e eliminime të arbërorëve para familjeve të tyre për të krijuar presione për nënshtrim dhe islamizimin e tyre.

Kryengritjet e arbërorëve edhe në këto rrethana vazhduan, te arbërorët e Toplicës, Kushumlisë, Llapit, Gallapit dhe trevave tjera arbërore në veri.

Një pjesë e popullatës shqiptare e këtyre anëve, duke mos mundur ta pranojnë islamizimin u detyruan që të shpërngulen në zonën e Nishit, Aleksincit, Qyprisë dhe qyteteve tjera ku presioni i ushtrisë osmane ishte më i vogël.

Përveç largimit të arbërorëve nga viset malore në qytete, një numër i madh i tyre shpërnguleshin në shtete tjera, e shume prej tyre shkuan për të jetuar në qytetet e mëdha të P. Osmane.

Popullate e krishterë arbërore që jetonte në zonat malore në mes të Nishit e Prishtinës, ishte varfëruar dhe me vështirësi i përballonte presionet që ushtronin pashallarët shqiptar ndaj tyre. Kjo gjendje e rëndë ishte në të gjitha trevat e banuara me arbëror.

Sipas njoftimeve të Tihomir Djordjeviq, i cili shkruan se numrin më të madh të osmanlinjve në Beograd e përbënin arnautët. Ai po ashtu shkruan se edhe në Aleksinc dhe në Qypëri, shqiptarët kanë jetuar shumë kohë më përpara. Mes tjerash Tihomiri njofton se në vitin 1821, në Qypëri vijnë për të jetuar edhe 15 familje shqiptare nga malësia e Galabit.

Kjo ndjekje e shqiptarëve nga malet e Galabit, kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjeve në kryengritje, dhe represalieve të ashpra të ushtrisë osmane, ndaj tyre. Po ashtu një numër i madh, i familjeve shqiptare ortodokse, nga fshatrat e Artanës, Dardanës, Gjilani dhe viseve tjera shqiptare, gjatë kryengritjeve të viteve dyzeta të shekullit XIX, u shpërngulën në zonën në mes të Nishit, Prokuples dhe Leskocit, ku presioni i ushtrisë osmanë ishte pak më i vogël. Në anën tjetër serbët të shtyrë nga politika ruse, stimuloheshin që të lëvizin në drejtim të Krushecit, Qyprisë, Aleksincit me qëllim që të shtojnë ndikimin e tyre në qytetin e Nishit.

Shqiptarët e zonës së Krushecit, Prokuples, e të cilët që nga fillimi i kishin përkrahur, lëvizjet e kryengritjeve shqiptare, nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut, e kundërshtonin lëvizjen e serbëve drejt vendbanimeve të tyre.

Bazuar në dokumentet arkivore serbe, Sadullah Brestovci shkruan se, në fshati Gërgur të Arnautkllukut, agjentët serbë e kishin eliminuar një spahi shqiptar. Si reagim ndaj kësaj gjëje në Krushec, ishin mbledhur për të kundërshtuar 5000 shqiptar.

Është me rëndësi të ceket se, gjatë gjithë kryengritjeve shqiptare, që u zhvilluan gjatë shekullit XIX, popullata shqiptare, kriptokatolike e zonave më të thella veriore shqiptare, u bashkuan me kryengritësit, pa marrë parasysh se kush i udhëhiqte kryengritjet, pashallarët apo klerikët mysliman shqiptar. Kjo u dëshmua edhe gjatë kryengritjes së Mustafa Pash Bushatliut dhe Dervish Carës.

Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.

Si shembull po ofrojë të dhënat, sipas qytetarëve serbë për bartjen e gurëve, prej manastirit të Moçarës, në kishën e Reçanit (Hajnocit), në komunën e Dardanës.

Sasha njoftojë se babai i tij kishte qenë punëtorë gjatë konservimit të Kishës në Reçan ( Hajnoc), dhe në manastirin e Maqarës (Shih Fig. 19).

Sipas rrëfimeve të babait të tij, gurët me motive zomorfe ( zogjë ), dhe kanelyrat që janë murosur te porta e Kishës së Hajnocit janë bartur atje prej manastirit të Moçares. Mendoj se kjo është bërë me paramendim me qëllim të falsifikimit të vjetërsisë së Manastirit të Moçares.

Politikat e zhvilluara gjatë shekullit XIX në mes të Rusisë dhe P. Osmane, ishin të koordinuara sipas marrëveshjeve të nënshkruara pas armëpushimeve në mes të këtyre dy perandorive. Këto marrëveshje ishin nënshkruar në dëm të popullit, tokave, identitetit dhe kulturës shqiptare.

Pas ndarjes së popullatës në milete, ishin planifikuar projekte për asimilimin e popullit shqiptar, andaj nga P. Osmane u shtuan aksionet ushtarake, për përndjekjen dhe eliminimin e shqiptarëve, që nuk bindeshin për ta ndërruar identitetin e tyre kulturor, fetar e gjuhësor.

Popullata e krishterë shqiptare, por edhe ata që e kishin pranuar islamizimin, por për shkaqe të ndryshme që binin në kundërshtim me politikat e P. Osmane deri në vitin 1867, koncentroheshin në Beograd, dhe në qytete tjera të Serbisë autonome.

Pasi këta qytetar shqiptar shkonin në Serbinë autonome, përmes Kishës Ortodokse Serbe, dhe politikave ruse, frymëzoheshin për të luftuar kundër P. Osmane.

Një numër i të rinjve shqiptar, u dërguan në Rusi, për tu aftësuar për luftë në shkollat ushtarake, ndërsa një numër tjetër përgatitej për punë administrative e shkencore.

Në trojet shqiptare që ende ishin nën sundimin e P. Osmane, depërtuan shumë misionar rusë, klerik fetar mysliman, dhe ortodoksë të shkolluar në shtetet perëndimore, të cilët si mision të tyre e kishin vëzhgimin e terrenit, zhvillimin e propagandës dhe përshkrimin e gjendjes politike e sociale të popullatës shqiptare.

Deri në vitin 1877, shumë të rinj shqiptar që kishin migruar në Beograd nga të gjitha qytetet shqiptare, ishin shkolluar në shkollat ushtarake ruse, kishin marrë grada të larta ushtarake, dhe u mobilizuan në luftë kundër P. Osmane dhe popullatës shqiptare. Veprimet e tyre kundër shqiptarëve, arsyetoheshin para opinionit ndërkombëtar e vendor, se po luftojnë për pastrimin e tokave evropiane, prej mbetjeve dhe elementit osman në trojet shqiptare.

Gjatë kësaj periudhe P. Osmane i mobilizonte më dhunë shqiptarët, për të luftuar për interesat e saj, dhe përmes klerikëve bënte trysni dhe propagandë në popull, që popullata shqiptare të islamizohet.

Me qëllim të realizimit të programit të saj P. Osmane i kishte hapur disa shkolla fillore të ciklit të ulët, ku kryesisht mësohej për komentim të kuranit dhe rregulla të fesë islame. Shumë imam që ishin sjellë në qytetet shqiptare, ishin shkolluar në Rusi, dhe nuk ishin shqiptar.

Për ta realizuar sa më shpejtë programin, për islamizimin e popullatës shqiptare, në dekadat e fundit të shekullit XIX, nga territori i Kosovës, ishin caktuar dy përfaqësues që të hartojnë platformën për bindjen e popullatës, për ta pranuar fenë islame.

Nga territori i Rrafshit të Dukagjinit, ishte caktuar Tahir Mulliqi (Gjakova), ndërsa për Rrafshin e Kosovës, ishte caktuar Tahir Popova. Të dytë këta i hartuan programet dhe i paraqitën në Stamboll para sulltanit.

Shqiptarët në disa rajone të thella, rreth brezit kufitar të ri që u krijua mes P. Osmane dhe Serbisë, pas një gjendje pa shpresë në dekadën e fundit të shekullit XIX, dhe fillim të shekullit XX, u detyruan që përfundimisht të islamizohet.

Siç shihet edhe nga hulumtimet në terren, në shumë trungje të familjeve shqiptare, islamizimi i këtyre familjeve shkon prej brezit të 6 e deri në brezin e 8, që përputhet në kohë , me reformat e tanzimatit dhe krijimin e mileteve sipas përkatësisë fetare.

Gjatë hulumtimeve në terren, kemi hasur në shumë familje shqiptare myslimane, dhe familje shqiptare ortodokse, që janë nga një trung familjar por që u serbizuan gjatë shekullit XIX.

Procesi i shpejtë i serbizimit të shqiptarëve ortodoks, u mundësua pas reformave të tanzimatit, dhe pas hapjes së shkollave dhe seminareve kishtare në gjuhën serbe në trevat shqiptare, brenda kufijve të P. Osmane.

Popullata shqiptare në këto rrethana të vështira, ishte ndarë në fraksione sipas religjionit, dhe kishte hyrë në një konflikt të brendshëm, duke shkaktuar edhe dhunë të ndërsjellët, që inicioheshin nga të dy palët sunduese.

Konfliktet në mes të shqiptarëve mysliman, dhe atyre që ende nuk e kishin pranuar zyrtarisht islamizimin (Poturët), bëheshin për shkaqe pronësore, vjedhje të bagëtive, për martesat e ndërsjella, etj. Nga kjo periudhë e kemi edhe këngën popullore të Hasan Agës dhe çikës poturesh.

Pas kongresit të Berlinit, kur u krijuan shtetet sllave, në dëm të tokave shqiptare, në shtetet e reja të krijuara, fillojë presioni për asimilimin e popullatës shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve te P. Osmane. Shqiptarët në ato vende për një kohë të shkurtë u asimiluan, fëmijët e tyre u dërguan në shkolla ushtarake dhe përmes tyre kontrollonin situatën në trevat tjera shqiptare. Shumë të rinj shqiptar të shkolluar në Rusi e serbi u përfshinë në ushtri dhe organizata nacionaliste serbe, të cilët u keqpërdorën, për të kryer kri me kundër popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

Ndër organizatat nacionaliste serbe që u formua nga bijtë e shqiptarëve që dekada më parë kishin migruar në Serbi, dhe të cilët u bënë oficer të armatës serbe, është themeluar “Dora e Zezë” në vitin 1901. Kjo organizatë që nga themelimi i saj e deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore, ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, bëri kri met më të tmerrshme, që mund të paramendohen në luftërat e zhvilluara në historinë e civilizimit njerëzor.

Nga historian e misionar sllav, të gjitha incidentet e iniciuara, nga shërbimet sekrete ruse e serbe, që vepronin brenda kufijve te P. Osmane, prej vitit 1878 e deri në vitin 1913, përshkruheshin dhe dërgoheshin si letra diplomatike në Stamboll dhe Beograd. Këto letra diplomatike për incidentet e evidentuara më vonë u përmblodhën në një botim të veçantë në librin “Zulumi Aga i Begova u Kosovskom Vilajetu (1878-1913)”, shkruar nga Branko Perunicic që u botua në Beograd, në vitin 1989.
Si përfundim i gjithë kësaj që u përshkrua në këtë shkrim, mund të pohojmë se edhe pse kanë kaluar mbi 150 vite nga ndarja e popullatës shqiptare ne milete, dhe pasojat e kësaj ndarje janë të pranishme edhe në ditët e sotme.

Bazuar në burimet historike dhe në hulumtimet në terren, mund të pohoj se për islamizimin e shqiptarëve Perandoria Osmane përdori metodat ekonomike, fiskale, metoda tjera ndëshkuese dhe dhu në ushtarake.

Duke e ndier rëndë gjendjen e krijuar për pesë shekuj të sundimit osman, është e domosdoshme që të bëhen hulumtime serioze nga fusha e historisë, për ti kuptuar pasojat dhe dëmet e një sundimi kaq të gjatë.

Ne shqiptarët duhet ta kuptojmë se, me ardhjen e pushtuesve osman në vendin tonë, u shkaktuan shpërngulje masive, u shkatërruan qytete dhe u mbyllën minierat që ishin ndër më të njohurat në Evropë. Për 500 vite të sundimit osman, ne eksportuam fëmijë, popull dhe tru, pra në vendin tonë nuk u mundësua krijimi i inteligjencës shqiptare, por morëm sekte fetare, doke dhe sjellje orientale, që binin ndesh me kulturën dhe qytetërimin perëndimor.

Për të përballuar sa më lehtë këto pasoja, është e domosdoshme një lëvizje kulturore, që do të gëzonte përkrahje të fuqishme akademike, politike dhe financiare, nga të dy shtetet shqiptare.

Ne patjetër duhet të krijojmë një unitet kulturor kombëtar, që të ju bëjmë ballë ndikimeve të huaja, dhe të krijojmë imazhin e një populli të qytetëruar evropian.

Strategjia e jonë kombëtare duhet fokusuar, në drejtim të nxjerrjes në pah të vlerave tona kulturore evropiane, përkundër projekteve pansllaviste, greke e osmane për dominimin e tyre në trevat shqiptare, dhe zgjerimin e rrymave kulturore sllave e turke, drejt detit Adriatik dhe Evropës qendrore.

Mbështetja e hulumtimeve shkencore në fushën e historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore, do të ndriçonte ndryshimet në etapat kohore, duke e kuptuar rëndësinë e ndarjes së shtetit dhe religjionit për të krijuar institucione të mirëfillta kulturore.

Ne si popull duhet hequr dilemat e orientimeve tona mendore e kulturore, përballë projekteve shfarosëse ndaj popullit tonë, e të cilat mbështeten në rrymat e religjionit të kishave sllave, si dhe rrymave fetare orientale nga lindja që veprojnë sipas platformave politike, për të na mbajtur sa më larg nga përkatësia e jonë e lashtë evropiane.

Ne sot po ballafaqohemi edhe me një fenomen shekullor, që na ka përcjell me shekuj që njerëzit më të arsimuar të shkojnë në shtete tjera, si pasojë e pasigurisë së tyre, mungesës së perspektivës, pamundësisë së ushtrimit të profesionit dhe presioneve të vazhdueshme nga elita e dobët politike. Duke qenë kohë të gjatë nën sundimin e të huajve, ne nuk arritëm që të krijojmë një elitë politike kombëtare, por u ripërsëriten gabimet nga e kaluar, duke ju mundësuar liderëve politik që ndaj elitës intelektuale të përdorën metodat nënçmuese dhe klasifikuese sipas përkatësive partiake, klanore dhe grupeve të interesit.

Lidhur me ndasitë tona fetare, ne sot nuk kemi arsye të distancohemi nga e kaluara e stërgjysheve tanë, por duhet të krijojmë një vizion për të ardhmen, të ndriçojmë pasojat e sundimtarëve tanë, dhe në mënyrë kritike të kundërshtohen dukuritë përçarëse, që sot e pengojnë unitetin tonë kulturor dhe kombëtar.

Në vijim po ofrojë disa nga shembujt e mbledhur, gjatë punës time në terren:

 

Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit 

21

Sinan Kastrati, Suedi

  • Reagim ndaj letrës së historianit Hakif Bajrami, një lloj “fletërrufeje” e kohës së Enver Hoxhës ndaj meje, me titull “Letër Sinan Kastratit”, publikuar në Drini.us, 23 Janar 2024, në faqen “Mendime” 

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami , 

Hakif, unë nuk e kam ”arkivën” sikurse që e ke ti, por besoj se është i mjaftueshëm ky reagim ndaj teje. 

Nuk përdora fjalë e shprehje të huaja, edhe pse një akademik si ti, ka zotësi me i njoftë, me ua ditë kuptimin, me i folur e shkruar disa gjuhë, gjuhë të komunikimit ndërkombëtar në ”fjalorin akademik”.  

Hakif, unë po të quaj në emër “Hakif” , pasi që këtu në Suedi, edhe mbretit, kryeministrit dhe akademikëve të shquar, në biseda të zakonshme, në debate televizive e shkrime, i quajnë e thërrasin vetëm me emra, ashtu qysh ua ka lënë babai e nëna, emrin kur i kanë pagëzua te prifti apo në komunë.  Por ti ke dëshirë , une po të quaj “akademik”, edhe unë nganjëherë, jo gjithëherë, po të quaj Akademik Hakifi.   

Akademik Hakif Bajrami, unë e lexova letrën tënde fund e krye, por nuk e kuptova porosinë e saj.  

Ishte reagim?  

Besoj, se e kupton fjalën reagim ”kur dikush e sulmon dikend ose e mbron vehten”, por me fakte.  

Dritëro Agollii, poeti i madh shqiptar dhe akademik i njohur në kohën e vet, studentëve të gazetarisë, iu thonte: 

”Mos e merr lapsin që të shkruash, nëse të mungon fakti”

Unë dhe një tjetër me emrin “Albert”, tek fusha e komenteve në Drini, kemi komentua në shkrimin tënd me titull “Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO?”  (Drini.us, 15 Janar 2024 ), por në komentet tona s`ka pasur asnjë fyerje apo ofendim ndaj teje, qoftë nga ana ime apo e Albertit.  

Ja komentet:  

Albert 15 Janar 2024 Në 3:05 pm:  

“Une do e beje nje tjeter pyetje. Po te mos ishte dr. Rugova i cili me zgjuaresine e tij i beri per vehte te gjitha shtetet qe deri me atehere nuk donin te ja dinin per Kosoven, a do te bombardonte NATO?”   

Sinan Kastrati 15 Janar 2024 Në 8:49 pm: 

”Hakif, pse po e shkruan “Akademik Prof Dr Hakif Bajrami”?  

A jeni antarë i rregullt, me korrespondncë apo In memoriam?  

Unë shikova faqen e Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës por nuk e gjeta emrin tënd, Hakif Bajrami as te të gjallët e as te të vdekurit.  

Shikoj edhe ti! … dhe vazhdon”.   

Akademik apo Major Hakif Bajrami, vallë ku e gjete ti që unë të kam ofendua? Unë vetëm të kam thënë, shkurtimish, duke të propozuar që të mos e shkruash fjalën akademit, sepse nuk je akademik, kaq. Dhe prap po të them, se NUK JE AKADEMIK!

Këtë nuk po ta them me të fye, por me të pyet:  

-Pse po e shkruan.thekson titullin “Akademik” , kur nuk je i tillë sipas rregullores e thirrjes së të arriturave akademike? Çka ka këtu ofenduese? Pra une nuk të kam ofendua aspak, por ti po koritesh. Kjo vërtetë është diçka që nuk të shkon aspak, jo ty që pretendon me qenë dikushi në fushëveprimin intelektual, por nuk i shkon askujt! Por, me gjasë karakterit tënd edhe i shkon ta quaj veten ”Akademik”!  

Dhe, doli edhe një bedel apo rrotel që u përpoq me të mbrojt, por në fakt (nëse e ke kuptuar) të ka rrejtë i nënshkruari Xhemshir Haziri, që përpiqet me të mashtru duke ta bërë qejfin, me shkrimin analfabetçe. Ja lexoje:  

”Ju Akad. Prof. Dr. Hakif Bajrami ju pergezoj per shkrimet e vazhdueshme te verteta, te dokumentuara sipas arhiveve te ndryshme. Shkrimet Tuaja respektohen e vleresohen nga intelektualet e vertete. Reagimet e Albertit e Sinan Kastratit qe nuk njihen me asnje fjali te shkruar mos tu shqetesoj…Kush e mohon Luften e lavdishme te UCK-sëm e meritat per clorim, liri e pavaresi ia atribon tjeterkujt nuk eshte i kohes se tanishme aktuale…”.   

Meqë e ke kërkuar Hakif, atëhere po të përgjigjem:  

Të gjithë punëtorët në Institutitin e Historisë ”Ali Hadri” dhe Arkivit të Kosovës e dinë se ti i ke thënë axhës Nezir, Nezir Dili nga katundi Ballaban ”Kur të vjen Ali Hadri, mos e le me shku në zyrë me i marrë sendet e veta personale, libra, shënime, tesha …”  

Nezir Dili ka punua të hyerja kryesore, ku ishte IH dhe AK. dhe kushdo që hynte, te ai duhej lajmërua për informatë. Axha Nezir, të ka thënë: ”O Hakif-oo, nuk ju la kit marre djemve e nipave përjetë…”   

Ato që ti thua tash për axhën Nezir, janë broçkulla. Hakif, e vërteta nuk hin n`thes as në dhe. Ajo e vërtetë del përjashta, por dëmi është i madh, sikur lumi kur vërshonte pas shiut e i merrte bereqetet me vete.  

Hakif, ti je bukur hajgarexhi dhe i zoti për thashetheme “shkencore” dhe përrallisje, bile edhe për luftën e UÇK-së.   

Hashim Thaçi, ish Drejtor politik i UÇK -së , po thot në Hagë se ish Shtabi i UÇK-së ka ekzistua vetëm në letër, e ti që ke bukur shumë qejf me shku si dhelpra pas … dashit paturpësisht jep shpjegime koti!   

Hakif ti si Akademiku i shpifur i shoqatave amerikane, më quan ”ky gurbetxhiu në Mallme, ndoshta provon që çlirimin e Kosovës t`ia atribuoj anekdotave të tij. Ore Sinan miku, Serbia i kupton vetëm Tomahokët, gjuhë tjetër nuk njeh.”.  

Ore dr. Adhamudhi, sikur të mos kisha njohur, shtrenjtë të kisha ble. Ti dhe tomahowkat nuk shkojnë hiq bashkërisht, sepse, u ke shërby shumë gjatë atyne që tash po ua dëshiron tomahowken! Nuk e ke përnjimend, o Akademiku i shoqatave, nga vet fakti se, je veç një vremç, që kur e sheh melin bën cërr-cërr dhe vrap me kap ndoj kokërr meli. Ti me bë vërejtje për mërgimtar, (e thua turqisht: gurbetqar!) nuk shkon hiq, sepse, mërgimtarët vërtet janë shpërnda nëpër botë , por kur është fjala për atdhe, ti nuk mund të jesh as hija e tyre sepse e kanë mbajtë mbi supet e tyre luftën e UÇK-së, dhe jetën e shqiptarëve në Kosovë! Sa për dijen tënde ne mërgimtarët shqiptarë në Suedi, Kosovën e kemi ndihmuar me më shumë se 60 milion korona Suedeze.   

Aga Akademik, sa me ta bë me dije: Sinan Kastrati në Kosovë, pas Demonstratave të 26 Marsit 1981, kur vinte Stafeta e Titos, është burgosur dhe është rrahur deri në alivanosje dhe atë nga: Muharrem Dana, Faik Nura, Lutfi Ajazi etj. në burgun hetues të Prishtinës dhe Ferizajit.  

Më 1982 është mbajtur në të ashtuquajturin izolim. Ka qenë i nguajuar në Kazermat e Komandës në Tuzëll, 45 ditë, i lidhur për krevati, e natën i ka pastruar WC-etë. E kanë marrë në pyetje: Muharem Efendic, Drlic dhe Aca, Aleksandar Vasiljević (gjeneral), ish kryeshef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Ushtarak të APJ-së.   

Hakif, unë kam qenë i vetëdishëm se Kosova nuk çlirohet me “anekdota”, por e di saktë edhe se Kosova kurrë nuk ish çlirua as me “shkencën” tënde përfundi tezgave të komitetlinjve e as me pushkët e hashim thaçave, azem sylave, dr. ramiz lladrovace, rrustem mustafave, sami lushtakave e sokolbashotave, shumica – gjeneralë, si ti që u bëre major!

Hakif edhe Fehmi Pushkollin, që nuk desha ta përmendi e të flas për të, sepse ai ka vdekur, pasi ti me kape për gjuhe, po i themë dy, tri fjalë.   

Fehmi Pushkolli e ka mbrojtur disertacionin “Sindikatat e Kosovës 1944-1977”, një temë për të cilën edhe një gjimnazist është dashtë të skuqej. 

Hakif , kur është bërë atenatat ndaj Selim Broshës (viti 2000) , ish puntor i SHSSH të Jugosllavisë, në makinë me Selimin ka qenë Fehmi Pushkolli dhe edhe ai është plagosur.   

Selim Brosha, i kishte thirrë disa ish shokë me dalë e me shetitë, por asnjë nuk i pëgjigjet. Kur e thërret Fehmi Pushkollin, Fehmiu del me këpucët e pa mbathur qysh duhet e me pallton e pa veshur mirë. 

Disa puntorë “shkencorë” të Institutit të Historisë , kur duan me shkue për me ia “bâ për hajr varrt”, njëri nga ish puntorët nuk shkon, por iu thotë: 

“Ka bâ mirë Fehmiu që nuk e ka lâ shoqin vetë”.  

Me vjen keq që e përmenda Selim Broshen , i cili ka qenë më burrë se ti e Fehmiu. Fundi i fundit ai ka qenë puntor i Sigurimit dhe të gjithë e kemi ditur, ndërsa Fehmi Pushkolli ka bashkëvepruar me te, ndërsa ti ishe vegëz me Fehmiun, apo jo aga “akademik”, me vendim të Akademisë Shqiptaro-Amerikane…”, që është një shoqatë e nuk ka erë akademie.   

-Hakif edhe për Ibrahim Rugovën kishe llomotit duke u munduar me u fut nën sqetullat e Adem Demaçit. Njerëzit nuk e dijnë, por unë ta them se ti më së paku e ke dashur dhe i ke besuar Ademit, por tu ka dashtë me i shpërla mëkatet e tua, sado pak, sepse, ata që të njohin, i shqetëson edhe më shumë, kur ta shohin paftyrësinë tënde që nuk ka kufinj. 

I kishe treguar vet makinacionet që i keni bë ti e Fehmiu me Nebi Gashin e ish gardën e udhëheqjes komuniste të Kosovës, nëpërmjet të cilëve ia ke përdredhur Ali Hadrit , duke ia marr postin dhe pastaj duke bërë punën e pahijshme kundër tij!  

Ti dhe Fehmi Pushkolli keni qenë hafije.  

-A je ti ai që për interesat e Serbisë e gjuaje Kurt Josef Waldheim (21 djetor 1918 i Sankt Andrä-Wördern, Niederösterreich, 14 juni 2007 në Wien) politikanin austriak, diplomat dhe ish Sekrtar i Përgjithëm i OKB-së?  

Haki, ti thua:  ”Po të mos ishte UÇK, a do të bombardonte NATO”. Përrallë e padenjë për një analfabet!   

Hakif , lexo e mëso më mirë nga ata që e kanë autorizuar NATO-n të kryej bombardimet dhe arsyen e këtij aksioni luftarak kundër Serbisë, lexo dhe mëso që ta kuptosh shkencërisht të vërtetën, e kjo është:  

  • NATO-ja e ka bombardua Serbinë për shkak të spastrimit etnik, 
  • NATO-ja e ka bombardua Serbinë për shkak të terrorit e gjenocidit mbi popullsinë e pafajshme civile shqiptare dhe 
  • NATO-ja ka bombardua Serbinë për shkaqe humanitare , e jo pse “UÇK – ja luftonte në tokë. 

Hakif, kur Nebih Gashi e pyet Ali Hadrin, se kend do të donte që të zgjidhej, drejtor, prof Aliu Hadri për drejtor të Arkivit të Kosovës dhe Institutit të Historisë të ka propozua ty, per drejtor Arkivi, e Tahir Abdylin për drejtor të Institutit. 

I ngrati Ali, gaboi, jo për T. Abdylin, po për ty. 

Hakif, leri kotsirat se të pakët janë ata që mundet me i mashtru shkenca jote dhe e Fehmi Pushkollit!  

Post scriptum:  

Nuk kam qenë e as nuk jamë kundër luftës çlirimtare, nuk jam as kundër Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit etj., që po gjykohën në Hagë, por nuk jam pajtuar dhe nuk do të pajtohem as tash se e hëngrën Kosovën. Nuk pajtohem as me Qevertitë dhe Parlamentin e Kosovës që po paguajnë miliona euro, me nga 2, 3 e 4 avokatë, rrugën, hotelin për fjetje, ushqim për familjarët e tyre, ndërsa pasuria e ryre është: qindra hektarë tokë, shtëpi e pallate, kulla e kala, banesa e biznese, “hamame e hareme”!  

Lavdi të gjithë të rënëve në luftën e fundit! 

Lavdi Familjës Jashari, Hamzës e Ademit!  

Malmö, 25 janar 2024  

sinankastrati09@hotmail.com  

_____

Vërejtje !

  • Redaksia e Drinit është krejtësisht e paanshme në debatet dhe reagimet e tilla, që mbesin kryesisht çështje e të tjerëve dhe nuk përputhen me asgjë me politikën redaktuese.
  • Redaksia e Drinit parimisht është kundër polemikave me njëri-tjetrin të atyre që shkruajnë për këtë portal.

Trump për emigrantët: “Nëse simpatizoni xhihadistët dhe doni të asgjësoni Izraelin, nuk jeni të mirëpritur”

0

Donald Trump. Foto: Gage Skidmore, Wikimedia Commons CC BY-SA 2.0 DEED
Document.no
Ish-presidenti Donald Trump u zotua kohët e fundit në një tubim fushate në Derry, New Hampshire, për të futur “shqyrtimin ideologjik” të të gjithë emigrantëve nëse ai rizgjidhet:

“Unë do të fus shqyrtimin e rreptë ideologjik të të gjithë emigrantëve.

Nëse e urreni Amerikën, nëse doni ta fshini Izraelin nga harta, nëse nuk ju pëlqen feja jonë — gjë që shumë prej tyre nuk e pëlqejnë — nëse simpatizoni xhihadistët atëhere nuk duam tu kemi në vendin tonë. Nuk do të mund të vini këtu.

Trump sulmoi presidentin Joe Biden se nuk ishte “mjaft i aftë” pasi miliona emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nën administrimin e tij. Ai përsëriti planet e tij për t’i dëbuar ata.

“Ne jemi si një vend ku derdhen të tjerët dhe askush nuk bën asgjë për këtë. Zgjidhja e tyre do të kërkojë kohë, por ne do t’i nxjerrim që këtu.

 

Erdogan ka nënshkruar kërkesën e Suedisë për në NATO

0

Erdogan shtrëngoi duart me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson nën syrin e vëmendshëm të shefit të NATO-s Jens Stoltenberg korrikun e kaluar. Foto: Yves Herman / AP / NTB

Ky është hapi i fundit drejt një “po” turke për anëtarësimin suedez në NATO.

  • Nga VILDE ELGAAEN dhe NTB                                                                                           Miratimi zyrtar erdhi kur Erdogan nënshkroi rezolutën e Asamblesë Kombëtare më parë gjatë javës të enjten mbrëma.Kjo ishte pjesa e fundit e procesit formal që u iniciua kur Komiteti Turk i Punëve të Jashtme në Asamblenë Kombëtare dha dritën jeshile për anëtarësimin suedez në NATO në periudhën e Krishtlindjeve.

    Kështu, vetëm miratimi i Hungarisë mbetet përpara se Suedia të mund të pranohet si vendi anëtar numër 32 në aleancën e mbrojtjes transatlantike.

    “Një piketë vendimtare në rrugën drejt anëtarësimit të plotë,” shkroi kryeministri suedez Ulf Kristersson në X/Twitter, duke përshëndetur ratifikimin turk.

    Të gjitha vendet anëtare duhet të miratojnë anëtarë të rinj përpara se të mund të pranohen në NATO.   

  • SwedishPM
    @SwedishPM
    Vi välkomnar Turkiets ratificering av Sveriges Natoansökan. Vi har nu nått en avgörande milstolpe på vägen mot ett fullvärdigt medlemskap i Nato.

    Kur Suedia dhe Finlanda jo-konformiste kërkuan të dyja anëtarësimin pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia gati dy vjet më parë.

    Turqia bëri një numër kërkesash ndaj të dy vendeve dhe ka kohë që zvarritet pas saj në miratimin e aplikimit suedez. Finlanda u pranua zyrtarisht në NATO në prill të vitit të kaluar.

     Sfondi: Kjo ishte pakënaqësia e Turqisë me Suedinë

    Hungaria gjithashtu e ka vënë veten në anën e pasme të procesit, por pasi përfaqësuesit e zgjedhur të Turqisë thanë po të martën, kryeministri hungarez Viktor Orban i ka kërkuar Asamblesë Kombëtare të vendit të tij të bëjë të njëjtën gjë sa më parë të jetë e mundur.

    Botuar: 1/25/24 8:12 PM
    Përditësuarr: 1/25/24 . 20:44

  • Verdens Gang – VG                  

Shqipëria është më e madhe se Shqipëria… !

0

FJALA E SHKRIMTARIT BEDRI TAHIRIT, ME RASTIN E PROMOVIMIT TË LIBRIT TË ATDHE AGECIT, SHQIPËRIA ËSHTË MË E MADHE SE SHQIPËRIA”.

Bedri Tahiri, Prishtinë

I respektuari President i Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu! I nderuar autor i librit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëri” Atdhe Geci! Pjesëmarrës të çmuar; krijues e atdhetarë të shquar e dashamirë të fjalës së bukur shqipe që zemrat tuaja përherë rrahin për Shqipërinë më të madhe se Shqipëria! Shkrimtari i mirëfilltë nuk ka frikë nga asnjë formë e krijimtarisë, ai në çdo kohë i prinë frymës së re, frymës së kombit që i takon.

Autori i librit që sot po e përurojmë nuk është Sami Frashëri, as Aristidh Kolia, as Musa Demi, as Dhimitër Pilika, as Elena Kocaqi, as Agron Dalipi, as Hasan Prishtina e Ismail Kadare, por është Atdhe Geci, hartuesi i librit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”.

Ky burrë i Roganës, që për më shumë se gjysmë shekulli krijon, vepron dhe qëndron vertikalisht në vijën kombëtare, duke na dhuruar nektar atdhedashurie, me vargje dhe vepra të mirëfillta, ku bashkohen njerëzorja dhe hyjnorja. Të jesh poet shkruan Atdhe Geci duhet ta kesh bekimin e Perëndisë, bekimin e përbashkuesit tonë, flamurit kombëtar.

Libri i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” është një vepër më shumë në radhën e librave kombëtar.

Bashkimi Kombëtar shprehet Atdhe Geci do të ndodhë, por, jo në kufijtë e sotëm, por në kufij të ri e me emër të ri të atdheut. Pavarësia e Çamërisë, si dhe e pjesëve tjera të Atdheut ia kthen emrin e vetë, Atdheut , në Iliri.

Ky libër dokument i hartuar nga Atdhe Geci e meriton titullin që ia ka vënë autori, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” me një nën titull ekzistencial, Çamëria flet shqip. Krijues dhe atdhetarë të shquar! Në një orë të caktuar të historisë në të ardhmen shprehet Atdhe Geci, shqiptarët do të përballemi me armiqtë në pjesët e pushtuara të Atdheut ( Ilirisë ) për të fituar atë që nëpër kohë e humbëm. Unë kujtoj shprehet Atdhe Geci se shqiptarët do të dinë dhe kanë guxim dhe prijës që t´ia kthejnë emrin e vërtetë Atdheut, në gjerësi natyrale, Iliri.

Libri i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” ka kodin e vetë se si duhet të përballemi me armiqtë në pjesët e pushtuara të Atdheut. Në këtë libër në brendësinë e tij ka 40 figura të pranuara të Epirit të Çamërisë në historisë botërore., e që flasin me argumente dhe fakte shkencore për autoktoninë e Çamërisë shqiptare në atë pjesë të Pellazg Ilirisë shqiptare.

Hartuesi i librit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, shquhet për tematikën, trajtimin e së vërtetës si dhe heqjen e pluhurit një çështje gati të harruar, një varr i bërë me marrëveshje, traktate, protokolle, konferenca nga politikanë e shkencëtarë e studiues korruptivë.

Libri i Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, nuk na lë që e vërteta të humbet pas fjalëve. Atdheu ynë, Shqipëria e shtrirë në 104 mijë kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe det është Shqipëria vërtetë. Porosia e librit të Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” është e thjeshtë; Çështja çame do më shumë vullnet dhe guxim në trajtimin e fakteve dhe në publikimin real të tyre. Ajo do dijës me vetëdije e guxim që dinë të prekin pjesët më të ndjeshme të çështjes kombëtare.

Shkrimtari dhe patrioti Atdhe Geci është nismëtar në Lëvizjen Kombëtare për çështjen çame. Atdhe Geci është shpallës i Republikës së Çamërisë në 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës. Është autor i Himnit të Çamërisë, është bashkëautor i hartimit të Kushtetutës së Çamërisë si dhe pjesëmarrës dhe organizatorë i dhjetëra aktiviteteve për Pavarësinë e Çamërisë. Atdhe Geci në një poezi të tij shprehet: Atdheu bën pa gjithsecilin prej nesh, por Atdheu nuk bën pa Çamërinë!… Gjithë librin “Shqipëria ëhtë më madhe se Shqipëria e përshkon një lajtmotiv: Çamëria! Andaj thërritja e autorit: Shqipëri, Çamëria s’lypet, Çamëria merret!, troket bukur në në librin e tij, “Trokitje çame”. Trokitje që troket në ndërgjegjen e gjithsecilit prej nesh. Në librin e Atdhe Gecit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria” mes tjerash lexojmë:

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 700 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit,-Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka Epiri i Shqipërisë, Çamëria përjetoi luftëra dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Dhe, mjerisht, të gjitha këto gjenocide, kurrë të padënuara.

Çamëria, jo pa të drejtë quhet fole ose djep i qytetërimit evropian e botëror. Sipas Robert d’Angalit ajo është djep i burrave të mëdhenj! Shumë e vërtetë. Ajo nxori viganë, si: Akilin, Odiseun, Aleksandrin e Madh, Pirro Burrin, Papa Shën Eleuterin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Dora d’Istrian, Muhamet Çamin, Musa Demin, Marko Boçarin, Mitrush Kutelin, Faik Konicën, Osman Takën, Billall Xhaferrin, Qamil Buxhelin etj. Për Çamërinë shqiptare flasin faktet. Njëmbëdhjetë kryeministra të Greqisë ishin shqiptarë. Vetë babai i historisë, Herodoti, thoshte: Përpara se të pranoheshim ne këtu ku jemi sot, këtu ishin pellazgët! Thuhet koha shëron plagët! Po plagët tona janë të shumta, vetë duhet t´i mëkojmë.

Pjesëmarrës të nderuar! Në krye të çështjes kombëtare si kryeçështje qëndron Çamëria, e vjetër dhe qytetëruese sa vetë njerëzimi! Atdheu ynë shkruan Geci nuk e ka atë luks që të heq dorë nga territori saj i Çamërisë. Njohja e Republikës së Çamërisë nga Greqia paqëson shpirtrat tanë për jetë e mot! Libri “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria i jep zë kohës sonë dhe, kohës që po vjen.

Pjesëmarrës të nderuar! Është koha të jetësojmë Republikën e Çamërisë këtë pjesë të pandashme të atdheut tonë. Republika e Çamërisë nuk është sajim por një e vërtetë sa vetë e vërteta. Këtë më së miri e ka shpjeguar mendjendrituri ynë, Sami Frashëri qysh në vitin 1889, në zemër të Stambollit, në librin “Gjeografia e Çamërisë” ku shkruante: “Republika e Çamërisë ( e Epirit ), njihej që në lashtësinë e hershme Republikë… “. Autori i librit është mëse i bindur se kthimi i Çamërisë Shqipërisë i vë pikë konflikteve në Gadishullin Ilirik e veçmas në marrëdhëniet me Greqinë Demokratike.

Lufta për liri dhe pavarësi është në qenien e popullit shqiptar. Populli ynë flet gjuhën e perëndive pellazgo-ilire, gjuhën e Zeusit, Thotit, Apollonit, papë Eleuterit, Pirro Burrit, të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Nënë Terezës e të Adem Jasharit. Me një fjalë, shqiptarët flasin gjuhën e parë të tokës.

Libri “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, brenda vetes bart një porosi historike, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”. Ky libër, si asnjë libër tjetër, lexuesve ua mundëson të njihen me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me Himnin e Çamërisë, me figurat e çamëve në historinë botërore, me tekstet e Konferencave të Shën Stefanit, Berlinit, Londrës, Firencës, Llozanës, si dhe me tekstet e protokolleve dhe traktateve që copëtuan dhe zvogëluan gjeografinë territoriale të pellazgo-iliro -shqiptarëve.

Fare në fund, libri i Atdhe Gecit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”, i thërret të gjithë shqiptarët që Atdheun e tyre e duan me zemër dhe shpirt të bëhen grusht për Pavarësinë e Çamërisë! Të lumtë poet kombëtar Atdhe GECI!

Bedri Tahiri, Shkrimtar,

Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2 gusht 2023

Unë mendoj se kur unë buzëqesh, bëhem e bukur…

1
Asnje buzeqeshje nuk vjen me urdher apo përnjëherë se shkrova unë ti apo kushdo por është jetike të kuptojmë pse nuk buzëqeshim apo që duhet të buzëqeshim sa më shumë , jo vetëm për vete por dhe për familjet tona.Do jemi me te paqta me veten ,do kemi femijë më të lumtur që na kanë modele dhe do jemi më të bukura miket e mia..
Unë mendoj se kur unë buzëqesh bëhem e bukur..

Faza e parë për zbardhjen e masakrës së Banjës, me saktësi të lartë, sipas Isa Mulajt

0

Nga: Isa Mulaj, Istog

Për këtë që e shihni në dokumentin e bashkangjitur, është zhvilluar gjykimi, aktgjykimi është i plotfuqishëm por është vetëm faza e parë. Aktgjykimi vërteton se arkitekti i vërtetë i falsifikimit të dokumentit zyrtar ishte policia e Kosovës, sidomos zyrtarët policorë: rreshter Januz Bujupaj me numër të kartelës PK #5238, rreshtere Servete Blakaj me numër të kartelës PK #3225, shefi i hetimeve toger Skëndër Sejdiu me numër të kartelës PK #5134, rreshter Ismet Dervishaj me numër të kartelës PK #3253. Të gjithë këta, së bashku me komandantin e stacionit policor në Istog, Kapiten Enver Gashin, kanë dërguar raportin e tyre qëllimisht shpifës me numër 2018-DF-598 dhe e kanë alarmuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë Agim Kurmehaj se gjoja Isa Mulaj ka falsifikuar një dokument të Gjykatës Themelore të Prishtinës për krime të rënda, ani të kujt? Të gjyqtares skandaloze, të degraduar dhe të poshtëruar, respektivisht të “kudrës” së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Kryeprokurori dyshohet se e ka autorizuar njërin me emrin Kosovë Hasanaj nga grupi i cili dyshohet se e kanë kryer masakrën, të na kanosë më datën 05.12.2018 në ora 21:50. Atë kanosje serioze e kemi incizuar fort mirë dhe dorëzuar kudo nëpër institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë por kur masakrën e planifikon, organizon, realizon dhe censuron policia dhe prokuroria, Kosovë Hasanajn e mbajnë si viktimë kurse neve na shpallin kriminelë duke na ngritur aktakuza të njëpasnjëshme deri në pakufi. Kjo do të thotë se masakrën e ka kryer policia në bashkpunim me prokurorinë dhe gjyqësinë.
E vërteta del në shesh, a po? Ky është vetëm fillimi i së vërtetës.
I bëjmë thirrje publike ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ta monitoroj me kujdes këtë aferën e “Telegramit të Zimmermannit” sepse dokumenti për shantazh kundër nesh dhe kësaj faqje figuron në emër të “kudrës” së tyre nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Derisa jeni të njohur me një numër zyrtarësh policorë që u cekën me lartë të cilët kanë masakra të vërtetuara në bashk kryerje për shkak të raporteve të tyre shpifëse, iu informojmë se në këtë aferën e “Telegramit të Zimmermannit” është i përfshirë një sistem i tërë institucionesh, sidomos: policia, prokuroria (themelore dhe speciale), inspektoriati policor, oda e avokatëve, gjykatat themelore, gjykata e apelit, gjykata supreme, dhe diku nja 1 milionë banorë për legalizimin e masakrave. Edhe juve si lexues shumë lehtë mund t’iu përfshijnë LDK+UDB+KGB përmes taktikave të ndyra dhe shantazhit në marrjen e përgjegjësisë. Ju thuani, jo s’ka shansa të më përziej mua kush në këtë aferë për t’i heshtur dhe mbrojtur masakrat por ne u themi po, kanë shansa t’iu shantazhojnë, sepse ju nuk i dini metodat e tyre tinëzare dhe të flliqta por i dijmë ne.
Aktgjykimi i plotfuqishëm P.nr.131/19 është vetëm faza e parë e “Telegramit të Zimmermannit”, ku rreshter Januz Bujupaj me bashkpunëtorët e tij dalin kriminelë dhe rrenca pasi kanë falsifikuar dokument zyrtar për legalizimin e masakrave siç është prerja e kokave dhe trafikimi i organeve gjenitale, dhe janë munduar t’ia lëshojnë kësaj faqje në Facebook. Për fazat e ardhshme vlen plotësimi i kallëzimit tonë penal i bashkangjitur me numër PPN.143/17 i datës 01.09.2022. Lexojeni me kujdes dhe pyesni pse shteti nuk po ndërmerr asgjë ndaj këtyre zyrtarëve policorë.
Nëse dëshironi të dini se çfar masakre ka kryer policia e Kosovës, qëndroni me ketë faqe, pëlqejeni për t’i marrë njoftimet sepse mediat tjera, siç është vërtetuar edhe nga MINT dhe raporti i Komisionit Evropian, financohen nga agjenturat e huaja (kryesisht të Serbisë dhe Rusisë) dhe përhapin lajme të rrejshme.
____
Vërejtje e Redaksisë së Drinit
Redaksia e Drinit nuk e njef çështjen për të cilën flitet në këtë shkrim, prandaj përgjegjësia i takon vetëm atutorit të shkrimit. Kushdo që mendon se e vërteta qëndron ndryshe, është i mirëseardhur t’i shpreh pikëpamjet e veta rreth çështjes.