ARKIVI:
7 Gusht 2026

Si u vranë vëllau me vëlla, shqiptarët në Greqi, Lleshi i Zi me Marko Boçarin, dhe rënkimi i këtij të fundit: “oh Nan”!

Shkrime relevante

Manifesti i Islamit Politik, i maskuar si histori

Basri Beka, Prishtinë ___ Shkrimi i Indrit Vokshit nuk është analizë historike. Është...

Kishe e re në Zogaj të Vushtrrisë, si amanet i Gurëve të Arbërit

Luan - Asllan Dibrani, Durrës AMANETI I GURËVE TË ARBËRIT Poemë epike...

Monolog i Hasan Ramadanit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

MONOLOG I HASAN RAMADANIT Poezi (Kushtuar dëshmorit të kombit Hasan Ramadani, vrarë më...

Kërkah su bie tamam partive tona politik!

Gani I. mehmeti Disi, ose ne nuk po i kuptojmë, ose vetë...

Kur përgjegjësia del nga shinat e trenit

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka përjetuar një...

Shpërndaj

Nga: Seff Krasniqi, poet
___
Shqiptarët gjithë jetën e tyre luftuan, pak për vete, shumë për tjerë
Si u vra Marko Boçari, nga Lleshi i Zi i Mirditës!
…”Luftuenë për Turki, për ballë kryengritjes Greke, Mustafë Pasha i Shkodrës, Prengë Lleshi i Mirditës me Lleshin e Zi, e me Omer Vrionin që , pak vjet më parë pat luftue për Ali Pashën, e Varnakjoti i Sulit.
Fuqija Shqyptare, që mante krahun e Turkisë, kishte 15.000 gegë e 5.000 toskë, e, në luftë të bame në Kapernicë t’Etoljes ( Agrafë të Greqisë) në 1823, u gjetnë për ballë shqyptarë me shqyptarë.
Në kët luftë, më 22 të gushtit, Mark Boçari u lidh me disa shokë me mytë Mustafë Pashën, për mjedis të lamit ushtarak të tij, e, të pa – hetuem, muejtën me i u afrue shatorres së madhe, ku kujtoshin se gjindej.
Mark Boçari hini mrendë me të madhe trimni, por gabimi i hangri kryet, pse shatorrja kishte kenë e Prengë Lleshit të Mirditës, e Lleshi i Zi, që ishte ndër ma trimat luftëtarë të Gegnis, i çuem befas, u kap fyt a fyt me të e Mark Boçari ra nën teh të shpatës së tij”.
Artikulli “Mirdita”, Hylli i Dritës, Kallnduer ( Janar) 1931.
“Sipas gojëdhanës, kur Lleshi i Zi i ka ngulur shpatën Marko Boçarit, ky ka rënkuar në shqip, “ oh Nan”, në këtë moment, Lleshi i Zi, i habitur ka ulur shpatën dhe e ka pyetur? Çfarë je ti, Shqiptar apo Grek? Dhe ky është përgjigjur: Jam Shqiptar! Menjëherë i’u është drejtuar njerëzve të tij që luftonin brenda tendës! “Ulni armët burra se po vritemi vlla me vlla, se këta janë Shqiptarë si ne”! Ju ka dhënë trupin e plagosur rëndë njerëzve që e shoqëronin atë, dhe ju ka thënë : Merreni e varroseni me nderime se paska qenë burrë trim!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu