Kreu Blog Faqe 888

Atdhetari i pamposhtur Abas Kupi në një monografi shkruar nga shqiptaro amerikan Makensen Bungo dhe botuar nga “Gjonlekaj Publishing”, New York, 2001

Nga: Klajd Kapinova, New York

“Ç’prej momentit të parë që u sulmua toka e jonë e shenjtë prej armiqve fashistë, ne kemi qenë ata që kemi bërë çmos për të shpëtue nderin kombëtar dhe jemi përpjekur për bashkim të përgjithshëm dhe bashkëveprim me te gjithë shqiptarët pa dallim rryme dhe ideologjie. Ne jemi përpjekur për bashkim dhe vëllazërimin e shpirtrave, për të larguar luftën civile dhe për të siguruar luftën e përbshkët, për shporrjen e okupatorit prej tokës sonë të shenjtë.” – Abas Kupi, 22 tetor 1944

“Jeta dhe veprimtaria e Abaz Kupit janë shembuj të ndritshëm të dashurisë, të dedikimit, të sakrificës dhe të vetëmohimit në shërbim të Atdheut të lire. Për ma se një gjysmë shekulli, ai asht dallue si luftar, si organizues dhe si udhëheqës në përpjekje për të fitue lirinë dhe pavarësinë shtetërore, dhe po ashtu për sigurimin dhe forcimin e kësaj qënie të lire shqiptare. Jeta e tij asht e mbushun me përpjekje për këtë ideal ndaj Atdheut, qoftë kundër ndërhymjeve të shtetëve fqinje për të pengue nga mbrenda konsilidimin filletar të shtetit të ri shqiptar, qoftë kundër qëllimeve imperialiste të fuqive të huaja, qoftë edhe kundër aaj shoqnie shqiptare e vetqujtun përparimtare, që ishte ba vegël qorre e Ndërkombëtares Komuniste në shenjat ruse-serbe, ne drejtim me robnue kombin shqiptare.” – Makesen Bungo, shkrimutar, New York

Një jetëshkrim i veçantë mbi atdhedashësin e shquar Abas Kupi

Shumë rrallë dhe për më tepër vetëm në vitet e demokracisë në Shqipëri, fatmirësisht është shkruar dhe folur me fakte konkrete historike për veprimtarinë dhe jetën e madhe të nacionalistit të shquar të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, personalitetin e paharruar Abas Kupin.
Aktiviteti dhe puna e tij e shumanshme në dobi të nacionit tonë, është ende e panjohur sa dhe si duhet. Për më tepër, gjatë sistemit të anatemimit dhe përbaltjes papushim të vlerave të pastra kombëtare shqiptare nga komunizmi i zi dhe servilët apo beniaminët me emrin absurd “studiues” komunistë, për shumë dekada, të cilët në unison hodhën vrerë dhe baltë, duke nxinë dhe gënjyer non stop 24/7 dhe hapur mbi aktivitetin dhe përkushtimin patriotik të nacionalistit Abas Kupi në vendlinje dhe këtu SHBA.
Kjo vepër e re letrare dhe historike si një pronë e punës së palodhshme krijuese, hulumtuese dhe shkencore e studiuesit skrupuloz Makesen Bungo, është e mirëpritur sot në qarqet e kulturës dhe historiografisë mbarëshqiptare dhe në veçanti në diasporën tonë këtu në SHBA, sikurse dhe në shtetin amë Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri, si fryt i një pune të mirëfilltë shterruese shkencore dhe historike, me vlera të veçanta njohje në llojin e vet.
Redaktori i kujdesshëm e i talentuar, gazetari me përvojë i komunitetit tonë Dalip Greca, është përkujdesur njësoj sikurse shkrimtari i talentuar, autori i veprës në fjalë Makesen Bungo, duke i dhuruar më sëfundi Atdheut dhe trojeve etnike shqiptare figurën e Abasit në mënyrë originale, të gjallë dhe të pavdeshëm, në përjetësi.
Duke lexuar dhe rilexuar me shumë kujdes, përmes përjetimit historik ndihesh sikur je pranë personalitetit të madh dhe të shquar nacionalistit antikomunist të pamposhtur dhe sypatrembur Abas Kupit.
Stili dhe mënyra tërheqëse e të rrëfyerit, janë gërshetuar me finesë me materialet dhe dokumentet e pasura origjinale historike, janë një mjeshtëri e art në të shkruarit të autorit bashkëvuajtës nga qyteti i Elbasanit, dissidenti Makesen Bungo.
Për të tillë burra të shquar të nacionit shqiptarë, ka pasur dhe ka ende sot nevojë të edukohet, informohet dhe të ripërtërihet në vlera tradicionale patriotike rinia postkomuniste dhe populli ynë, i lodhur nga historiografia e shterpë komuniste dhe shërbëtorët e saj sharlatanë, që përsëri edhe sot fatkeqsisht po vijojnë të zhgarravisin apo shkruajnë në kllapi dhe vesh si në kohën e monizmit të diktatorit antishqiptar Enver Hoxha (alias Dullës së Gjinokatrës).
Duke depërtuar nëpër arteriet e kapitujve të veprës së re monografike, kushdo e kupton, se je futur në vërtetësinë e ngjarjeve dhe fakteve origjinale historike, të ofruar me kulturë dhe stil të ëmbel narrativ nga shkrimtari me përvoj Makesen Bungo, duke na shpalosur shembullin pozitiv të shërbestarit të nacionit dhe të Flamurit shqiptar, me të cilin ishte rritur e mbrujtur personazhi i tij atdhetar, i cili shfaqet natyrshëm faqe pas faqe, përgjatë jetëshkrimit të personalitetit zëmadh Abas Kupit.
Abasi, ishte dhe mbeti deri sa kaloi në amshim një fytyrë e ndritshme e dashurisë, sakrificës, përkushtimit ndaj nacionit dhe Atdheut të tij të dashur për shumë dekada. Ai sakrifikoi një jetë të tërë, në shërbim të vazhdueshëm të vatrave patriotike martire shqiptare.
Sikurse e shohim vazhdimisht në ditët tona, shumë studiues dhe shkrimtarë të moshave të ndryshme, me ose pavetëdije shpesh bijnë në përsëritje në stil dhe në mënyrën se si e ndërtojnë monografinë e tyre shkencore dhe historike, duke sakrifikuar fatkeqsisht kështu gjithë atë material të pasur, që kanë vjelur apo akumuluar ndër vite, dhe duke mos arritur fatkeqsisht në fund të realizojnë qëllimin e tyre të mirë.
Por, kësaj radhe sikurse shihet shumë kjartë, në këtë monografi kemi tërësisht një paraqitje të veçantë dhe dinjitoze të veprës jetëshkrimore nga studiuesi dhe letrari ynë i palodhur Makesen Bungo dhe redaktori i kujdesshëm i veprës në fjalë gazetari shqiptaro amerikan Dalip Greca.
Pesë dekadat e jetës e aktivitetit patriotik të personazhit kryesor Abas Kupi, esencialisht lexohen këndshëm dhe rrjedhshëm, duke e dalluar apo lartësuar me të drejtë Abasin shumë mirë si luftëtar trim dhe të pamposhtur, atdhetarë dhe përkushtues të flaktë, organizues dhe udhëheqës të aftë dhe largpamës, në përpjekje e tij të reja dhe të pashtershme, për të fituar lirinë dhe pavarësinë shtetërore njëherazi nga pushtuesit nazi-gjermanë dhe nazi-komunistë dhe për forcimin dhe sigurimin e qënësisë së lirë të mbarëshqiptarëve në trojet etnike asokohe.
Kontributi i shquar i Abas Kupit, është i mbushur gjithnjë me përpjekje për këtë ideal dhe si një rrymë atdhedashurie të pashuar dhe sublime, që e pëshkon tërësisht monografinë në fjalë, përkushtuar me dashuri, theks shkencor dhe nota të ndezura narrative tërheqëse letrare nga vetë autori i veprës historike, ish i denuari e i përndjekuri politik nga regjimi totalitar komunist, shkrimtari i shquar dissident Makesen Bungo.
Me interes, përgjatë faqeve të bukura të veprës, lexuesi mund të kundroj aspektet e rëndësishme të aktivitetit të dendur dhe cilësor të patriotit Abas Kupi në dobi të Atdheut, qoftë kundër ndërhyrjeve të shteteve fqinjë për të penguar nga brenda konsolidimin fillestar të shtetit të ri shqiptar, ashtu edhe kundër qëllimeve asokohe pushtuese të shtetëve shoviniste dhe megallomane.
Personazhi kryesor i veprës së re Kupi, natyrshëm është shquar për krijimin e një shoqërie bashkëkohore shqiptare përparimtare europerëndimore, duke iu larguar dhe dënuar gjithnjë e më shumë rrymat politike bolshevike dhe marksiste lindore europiane, që si sëmundje kancerogjene kishin depërtuar dhe fatkeqsisht kishin prekur keq trungun (trupin) shqiptar, individët dhe një pjesë të shoqërisë së pashkolluar dhe varfanjake shqiptare, si pasoj e importimit të shpejtë të ideologjisë boshe ortodokse marksiste, leniniste të Rusisë, përqafuar fatkeqsisht nga leninisti i pandreçshëm apo peshkopi i kuq, enveristi Fan Stilian Noli dhe komunisti stalinist dhe fanatik Ali Kelmendi asokohe.
Nëse ndonjë shqiptar nuk e di apo nuk ka pasur shansin dhe fatin të mësoj punën e madhe patriotike, që ka bërë biri i denjë i tokës së Arbërit nacionalisti Abas Kupi, tashmë sot ka mundësi që të ketë në dorë një vepër serioze monografike (e cila fatmirësisht ndodhet online në Amazon), me të gjitha të vërtetat e historisë të përshkruara thjeshtë nga shkrimtari ynë Bungo.
Sikurse shihet kjartë edhe në veprën shkrimore që kemi në dorë sot, shohim se ajo në brendsi është edhe historia e jetës së tij brenda popullit shqiptarë në vendlindje, sikurse edhe këtu në diasporën e SHBA-së, pranë familjes së tij, dhe komunitetit shqiptaro amerikanë, ku nacionalisti Abas Kupi kaloi një pjesë shumë të mirë të jetës së tij tepër aktive, me përmbajtje të theksuar nacionaliste, deri sa kaloi në amshim apo jetën e pasosun, sikurse thoshte vazhdimisht, në shenj nderimi dhe respekti (për mikun e vet të ngushtë Abas Kupin), personaliti ynë brilant, kleriku dhe patrioti i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë, antikomunisti i përbetuar, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989).
Duke parë me kujdes përmbatjen e pasur të veprës monografike kushtuar Abas Kupit, shohim se ajo është e ndarë në 10 kapituj, të cilat vijnë dora-dorës me një lidhje dhe vijimsi të plotë organike, duke konturuar plotësisht dhe natyrshëm figurën e madhe të nacionalistit të shquar mbarëshqiptar.
Jetëshkrimi në fjalë, fillon me pjesët interesante historike, si:
“Rinia” (Pjesa e Parë);
“Në rrjedhat e jetës” (Pjesa e dytë: Hakmarrja, Unë pyes vetëm për Shqipërinë, Në Koplik, Takimi me Ahmet Zogun, Lufta e Krujës, Kyengritja e Elez Isufit);
“Oficeri i xhandarmarisë” (Pjesa e tretë: Abas Kupi afrohet me Ahmet Zogun, Oficeri i xhandarmarisë, 7 Prilli);
“Kthimi në Atdhe” (Pjesa e katërt: Në megrim, Në Shqipëri, Komandanti);
“Nga Peza në Mukje” (Pjesa e pestë: Në Konferencën e Pezës, Në Labinot, Në Mukje, Ne Qafë Shtamë);
“Pushtimi nazist” (Pjesa e gjashtë: Shqipëria rënkon nën pushtimin nazist, Mirt’hat Frashëri dhe Abas Kupi, Si u hodh në erë Ura e Gjoles!? Me oficerët anglezë, Çeta e Rinisë);
“Vëllavrasja” (Pjesa e shtatë: Në themelimin e organizatës kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, Takimi i fundit, Në kërkim të bashkimit kombëtar, Drejt Burrelit, nëna e Malësisë, Balli dhe Legaliteti në marrëveshjen e përbashkët, Përpjekja e fundit, Largimi);
“Jeta e kampeve” (Pjesa e tetë: Nga Brindizi në Egjipt, Komiteti Kombë tar “Shqiperia e Lirë”);
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” (Pjesa e nëntë: Në New York, Nëpër Kongrese, Pleqëria, Nën peshën e kujtimeve për Shqipërinë, Vdekja, Shtypi për vdekjen e Abas Kupit);
“Vlerësimi” (Pjesa e dhjetë: Shqipëria Etnike dhe Abas Kupi, Persekutimi, Vlerësimi);
“Heronjtë nuk vdesin” (Pjesa e njëmbëdhjetë: Kangë për Abaz Kupin, Bajram Curri në Tiranë, Abaz Kupi trim drague, Ditën e hane tuj dalë drita, Hajde-hajde o Abaz Kupi!, Vargje për Abas Kupin, Lulja e harresës, Shtatë prill, kujtim i zi, Shtatë prill 1939, Bazit të Canës, Abaz Kupi, Opinione, Abaz Kupi, një nga shtyllat e mbrojtjes kombëtare, heroi i 7 prillit);
“Përmbajtja” dhe një “Resume” në shkruar gjuhën angleze (Abaz Kupi: The unknown life of The hero of anti-fascist resistance).
Në këtë rast, shohim se përkthimi në anglisht i esencës së vepres se re, është bërë fatmirësisht në mënyrë shumë korrekte dhe të saktë, ku fatmirësisht shqiptaro amerikanët e rinj këtu dhe vetë gazetarët e studiuesit albanologë amerikanë, kanë se çfarë të mësojnë nga historia e vërtetë dhe e lavdishme e nacionalistit brilant të kombit shqiptar Abas Kupi.
Dhe me këtë vepër, ish i pëndjekuri politik shkrimtari dissident Makesen Bungo nderoi vetën dhe personazhin e tij, duke qëndruar burrërisht dhe stoik në qëndrimet e tij antikomuniste dhe mbrojtur me dinjitet dhe vërtetësi ish bashkëvuajtësin e kohës së tij nacionalistin e paharruar dje dhe sot Abaz Kupin.
Shkrimtari Bungo, në këtë mënyrë vendosi një gur më shumë të çmuar në xherdanin e artë të fytyrave të ndritura të atdhedashurisë së kombit tonë martir ndër shekuj.
Ndoshta, do të ishte me rëndësi, që të vihet në dukje, se autori Makesen Bungo për hartimin e kësaj vepre, ka mbledhur me durim dhe qëllimin fisnik si një bletë punëtore shumë të dhëna gojore të bashkëkohësve kujtime dhe dokumente të ndryshme nga zotërinjtë: Petrit Kupi, Enver Shaskaj, Fuat Myftija, Ndrecë Gjergji, Bradhok Ndreu, Atdhe Dungu, Nderim Kupi dhe sidomos Ramiz Dani, i cili, autori thekson se është edhe nismëtari për hartimin dhe botimin e kësaj vepre, duke e ndihmuar shumë autorin për hartimin e plotë të kësaj monografie serioze shkencore dhe historike.
Autori, në shenjë mirënjohje dhe respekti falënderon të gjithë, miqtë dhe dashmirësit, bashkëluftëtarit e patriotit të madh Abas Kuqit, mbasi pa kontributin e tyre kjo vepër do të ishte e mangët dhe e pamundur që të botohej e plotë.
Për hartimin e veprës, sikurse shihet kjartë, është dlirë dhe hulumtuar me kujdes një literaturë e pasur dhe e larmishme në diasporë dhe nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, libra, dorëshkrime, shtypi i kohës, si dhe koleksionet e gazetave dhe revistave të përkohshme në vendlindje dhe diasporë, si: “Atdheu”, “Balli i Kombit”, “Bota sot”, “Dielli”, “Illyria”, etj., në botuar Shqipëri, Kosovë e gjetkë.
Vepra e re narrative luksoze, ka në ballinë portretin e patriotit dhe personalitetit të shquar në jetën politike dhe shoqërore në diasporë dhe vendlindje të Abas Kupit dhe është botuar me përkujdesin e veçantë nga Shtëpia e njohur Botuese shqiptaro amerikane “Gjonlekaj Publishing” në New York të SHBA-së, në vitin 2001.

Kush është nacionalisti atdhedashes Abas Kupi?

Duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit të monografisë studiuesit dhe letrarit Makesen Bungo, nuk dua të shkruaj mbi të rejat historike, që zbardhen në vepër për herë të parë nga autori, por në mënyrë telegrafike dua të përshkruaj truallin, se ku punoi për 50 vjet me radhë intelektuali dhe personaliteti i spikatur Abas Kupi dhe vetë shkrimtari ynë dissident Makesen Bungo, brenda tutelës së hekurt të juntës ushtarake, të fashistëve të kuq, ku ishte mbërthyer fatkeqsisht për 50 vjet Shqipëria ateisto-komuniste, ku jeta e përditshme ishte kthyer në një ferr të vërtetë, ku të gjithë shqiptarët ishin të mjerë dhe burgosur asokohe.
Autori Bungo, me të drejtë e fillon monografinë e tij me kapedanët, që kanë pasur dhe kanë shtete e tjera të botës, princër, mbretër, perandorë, presidentë, apo personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme, që me të drejtë vazhdimisht janë respektuar nga popujt e tyre gjatë shekujve.
Ndryshe ndodhi e po ndodh shpesh në vendin më të çuditshëm në botë, që ka emrin e bukur Albania dhe albanët fatmirësisht, që jetojnë në trojet e tyre etnike, mbasi kështu na njeh historikisht deri më sot bota.
Afërsisht 200 faqet esenciale të monografisë, natyrshëm shoqërohen me shumë foto origjinale të kohës bardh e zi, të cilat hijeshojnë dhe e rrisin edhe më shumë seriozitetin, dinjitetin dhe vërtetësinë e veprës në fjalë.
Ky prijës i lirisë shqiptare, radhitet sipas autorit të monografisë me të drejtë përkrah: Mic Sokolit dhe Azem Galicës, Spiro Bellkamenit dhe Shaban Polluzhës, Isa Boletinit dhe Selam Salarisë, Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, Dedë Gjon Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit e Sef Kosharja, për të ardhur sipas mendimit tim tek mijëra e mijëra Adem Jasharë të UÇK-së në Kosovë që luftuan kundër makinës shfarosëse serbe, në trojet etnike shqiptare, detyrë të cilën e kishte në zemër vazhdimisht edhe Abas Kupi.
Shpesh sikurse dihet nga nëna histori, krahina e Krujës, ka qenë vendi i heronjve të vërtetë dhe mbi të gjitha kryetrimi i Arbërisë ose Ati i Kombit tonë Gjergj Gjon Kastriotit, që për 25 vjet me radhë bëri që të dridhet Evropa e përgjumur, për qëndresën e tij stoike, kundër Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane të “pathyeshme” ose turke asokohe, që kishte pushtuar dhe shkatërruar mizorisht deri në temel vendin dhe popullin tonë dhe pas vdekjes së Heroit Nacional Skanderbegut… pushtuesi mizor islam otoman, u hakmarr barbarisht ndaj rezistencës 25-vjeçare arbërore dhe e mbajti vendin dhe popullin tonë martir në morsën shkatërrimtare për 500 vjet me radhë…
Saktësisht 132 vjet më parë lindi Abaz Kupi në Krujë, në një ditë të nxehtë gushti, më 6 gusht 1892. Autori Bungo, është futur në thellësi të origjinës së Kupëve, duke theksuar se ata nuk janë vendas, por të ardhur në Krujë (Kurbin).
Biografi dora-dorës, ka pëshkruar me hollësi gjithçka që ka hulumtuar, lexuar, mësuar dhe dëgjuar nga bashkëkohësit apo shtypi periodik në diasporë dhe pas 1991 në Shqipëri mbi Kupët dhe birin e tyre të denjë Abas Kupi.
Vepra e mirëseardhur, vjen në një kohë dhe situatë kur në Shqipëri po shkruhet shumë për “historitë” me përralla të “lavdishme” të diktatorëve shqiptarë, në gazetat dhe revistat e majta globaliste, duke privuar shqiptarët për të parë edhe anën tjetër të medaljes, se kush kanë qenë dhe mbetën historikisht bijtë më të denjë të popullit shqiptar.
Sot, fatkeqsisht harxhohen me mijëra ton letra, bojë dhe dollarë, propaganda 24/7 non stop, për t’i mbushur mendjen shqiptarëve naiv, se diktatori antishqiptar gjinokastrit (kujtojmë vitin e mbrapsh 1998, kur nga një anketë e gazetës “Koha Jonë” (Tyne) humanistja Nënë Tereza dhe kryetrimi shtetit arbëror Gjergj Gjon Kastrioti (Skanderbegu), në menyrë idiote, absurde dhe fyese u radhitën pas Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, etj.
Për më tepër, në kapitujt e “Historisë së Shqipërisë”, (Tiranë, 2002) nuk përmendet Abas Kupi, ose nëse rastësisht citohet ky personalitet dhe më shumë trajtohet sipas syzeve negative të sistemit dhe propagandës diskriminuese të Enver Hoxhës, mbasi ata që po e rishkruajnë “historinë” janë të njëjtit persona, që kanë zënë vendet kyçe në departamentet apo insitutet e historisë, fondacione, ministri dhe departamentet e “kulturës” propagandistike neo-komuniste.
Për të qenë realisht i saktë, është më mirë t’u thuhet brezit të ri sot, se ato kurrë dhe asnjëherë nuk do t’a mësojnë realisht historinë e Shqipërisë, të saktë dhe me pa-anshmëri sot po nga ato punonjës (mercenarë) me rrënjë të ideologjisë së dikurshme komuniste dhe sot neo-komuniste, mbasi ato ende fatkeqsisht vegjetojnë me pushtet politik kudo si “studiues” dhe “historishkrues” servil dhe dritëshkurtër.
Po të lexosh me kujdes “veprat” e diktatorit Enver Hoxha, del se Abas Kupi është i paraqitur me epitetet më negative, si: një legalist tradhëtar, reaksionar, armik i popullit, agjent i CIA-s, KGB-së, UDB-së, Vatikanit, Serbisë, Greqisë e shumë epitete të tjera, që për çudi dhe fatkeqsisht kanë zënë rrënjë të thellë edhe në mendjet e hartuesve të teksteve për shkollat e mesme dhe ciklin e leksioneve propagandistike të majta globaliste shterpe, në universitete apo kolegje në vendlindje.
Vepra “Abaz Kupi” (New York, 2001), shkruar me fakte dhe argumenta nga studiuesi dhe letrari dissident Makesen Bungo, është një vepër e mirëseardhur për qarqet atdhetare dhe nacionaliste mbarëshqiptare dhe mbaratdhetare, që e kanë kujtuar gjithnjë në heshtje, gjatë kohës së diktaturës… dhe pas vitit 1991 me shkrime e libra (të integruar me personazhe të tjera të personaliteteve të anatemuar shqiptarë), kumtesa dhe përvjetore në shenjë respekti dhe mirënjohje, për misionin e tij të madh, në përkushtim të Atdheut të dashur dhe të shqiptaro amerikanëve këtu në SHBA, ku ai përkujtohet vazhdimisht çdo vit nga legalistët në ditëlindjen e tij.

Pak fjalë për autorin Makesen Bungo dhe redaktorin Dalip Greca

Dy autorë të ndryshëm Makesen Bungo dhe redaktori i talentuar dhe gazetar i njohur Dalip Greca, kanë bashkuar energjitë e tyre, talentin dhe dhuruar kohën për të nxjerrë në dritë një vepër shkrimore me të gjithë elementet bashkëkohorë që përmban hartimi i një monografie.
Ndonëse larg shtetit amë Shqipërisë autori Bungo dhe redaktori Greca, janë përpjekur me korrektësi të shkruajnë në gjuhën e bukur shqipe, ç’ka nuk ngjet shpesh në shumë libra që vijnë nga diaspora në vendlindjedhe për më tepër nga SHBA, që ndër shekuj bluan kultura dhe gjuhë të popujve nga vijnë dhe vendosen emigrantët.
Me sa duket, përvoja e pasur dhe talenti në të shkruar, pa përsëritje dhe fjalë të huaja (huazime) të pakuptueshme, kanë bërë që vepra kushtuar nacionalistit të flaktë Abaz Kupit të radhitet me dinjitet në fondin e artë të librave monografikë si të veçantë në llojin e tyre.
Puna voluminoze dhe përkushtimi atdhetar i autorit Bungo dhe redaktorit të kujdesshëm e të pasionuar Greca, ka bërë, që tashmë lexuesit shqiptarë të kenë në dorë një vepër origjinale, të cilën me vështirësi ose aspak s’do t’a kishin bërë një departament historie në Universitetin e Tiranës apo departamentet shkencore të Akademisë së Shkencave, që më shumë sot fatkeqsisht merren me promovimin e librave të diktatorëve komunistë, sesa të nacionalistëve e atdhetarëve të vërtetë etnik shqiptarë.
Shpirti dhe dashuria, për të kryer këtë shërbim ngaj popullit shqiptar dhe miqve, kanë bërë ka bërë që autori Makesen Bungo dhe redaktori i monografisë gazetari dhe redaktori i palodhur Dalip Greca të mirëpriten në Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Kosovë, për këtë vepër cilësore dhe luksoze, që i kanë ofruar lexuesit dhe studiuesve të rinj shqiptarë.
Një fjalë e urtë franceze thotë: “Lavdia e tij (në rastin tonë personalitetit Abaz Kupi) s’ka nevojë për asgjë (mbasi flet vetë vepra e tij) e jona (autorit e redaktorit) ka nevojë për Të”.

Kush është dissidenti Makesen Bungo (1926-2018)

Makeseni, lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan, ku aty ai kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi.
Ai u arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për “krime kundër shtetit” dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë.
Dissidenti Makensen Bungo, në qelitë e frohta të burgut provoi shtazërinë komuniste… nga torturat e egra të hetuesisë së diktaturës komuniste dhe pa shpesh vdekjen me sy si në Kënetën e Maliqit, në kampin famkeq të Vloçishtit etj.
Akuza e fabrikuar ishte “Agjitacion e propogandë”, e konsideruar si krim kundër shtetit! Dhe pse? Eshtë e habitshme, por duhet thënë hapur… Sipas kujtime të bashkëkohsve të tij, thuhet se asokohe Makeseni kishte thënë në biseda të lira mes miqëve, se Kosova është e robëruar…
Për këtë arsye, gjatë kohës së diktaturës së mërhumit gjinokastrit, Makeseni nuk u lejua që të botoj asnjëher dorëshkrimet e tij. Ai nuk ishte asnjëherë antar i Lidhjes së Shkrimtarëve Komunistë të Shqipërisë, të drejtuar asokohe nga Enver Hoxha, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj.
Dissidenti Makensen Bungos edhe kur ia dhanë të drejtën e mësimdhënies, sipas diplomimit e dërguan në zona të thella, në fshatra humbura (të lënë mbas dore me qëllim nga regjimi komunist) të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Fierit.
Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij familjare, të luajtshme dhe të paluajtshme.
Makesen Bungo, sikurse mësojmë nga burimet historike të kohës, është bashkëvuajtës i shkrimtarit Et’hem Haxhiademi, në burgun vdekjeprurës dhe famkeq për krime mosturioze të Burrelit.
Antikomunisti i pamposhtur Makesen Bungo, u lirua nga qelia e burgut në vitin 1950. Asokohe pasi doli nga burgu, Mekeseni punoi si mësues në disa zona të thella malore, ku nuk dëshironte të shkonte asnjë mësues tjetër nga qyteti apo Tirana…

Dissidenti Makesen njeri brilant në shpirt dhe fjalë embël

Unë e kam pasur mik dhe flisnim shpesh për shumë libra dhe persekutimin e Klerit Katolik Shqiptar 1944-1990, të cilët ai disa prej tyre i ka njohur nga afër në burgjet e rregjimit komunist.
Zëri i tij si i një shenjti në telefon, si gjithnjë vinte i shtruar dhe i qetë. Ai fliste me fakte dhe gezohej në shpirt kur botohej ndonjë libër dhe jetëshkrim për figurat e shquara të dissidencës shqiptare, që ishin përbaltur pa të drejtë gjatë kohës zezë të nazi-komunizmit dhe vazhdonin të injoroheshin me heshtje deri sot nga neo-komunistët në pushtet…
Makeseni ishte gjithnjë i pari, që me uronte në telefon për festat fetare të Krishtlindjes, Pashkën, Vitin e Ri dhe Ditën e Flamurit. Ai më dhuoi me autograph të gjithë librat e tij dhe biografinë e jetës së tij.
Falë punës së tij të palodhshme në fushën e letrave shqipe, ai ishte një ndër bashkëpunëtorët e palodhur për shtypin e diasporës sonë këtu due shkruar në gazetat e perskohshme të komunitetit tone, si: “Illyria”, “Bota Sot”, ”Dielli”, “Jeta Katolike” etj., ku kontribuoi vazhdimisht me studime, artikuj, poezi etj. Shkrrmtari Bungo, ishte antar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, themeluar në vitin 2001 në New York…
Me vetërënien apo vetëdegradimin e regjimit të dekompozuar komunist shqiptar, shkrimtari dissident Bungo shfaqi talentin e tij, të fshehur në dessidencë, ku filloi të botoi disa vepra, si:
“Këneta e vdekje” (Roman, 1996). Kjo vepër e suksesshme u ribotua edhe 5 herë të tjera në vitin 2009 dhe fatmirësisht u botua edhe në gjuhën e bukur angleze)
“Abaz Kupi” (Monografi, New York, 2001);
“Nëna kosovare” (Poemë, 2003);
“Gruaja me të zeza” (Tregime, 2008);
“Rrugëtim me psherëtima” (Roman, 2009);
“Varret” Poemë;
Albumi “Mesazh”, kushtuar Musine Kokalari” (Monografi)
Ka lënë në dorëshkrim vëllimin me tregime “Nga mesi i errësirës”.
“Ky vend ka zot”, dramë.

Mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), si mik i ngushtë bën Lutje shpirterore tek varri i nacionalistit të flaktë Abaz Kupit

Shkrimtari dhe studiuesi bashkëkohor shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj, në librin e tij monografik kushtuar prelatit të komunitetit katolik shqiptaro amerikanë, me titull: “Monsinjor dr. Zef Oroshi – Një jetë e shkrirë për Fe e Atdhe”, (Jetëshkrim), botuar në New York 2009, për herë të parë zbadh një ngjarje shumë të rëndsishsme historike, në lidhje mes nacionalistit Abaz Kupi dhe mikut të tij të ngushte mons. dr. Zef Oroshit, të cilën po ofroj ngjarjen origjinale, të peshkruar me shumë kujdes nga vetë publicisti Mrijaj:
“Isha duke udhëtuar me makinë drejt aeroportit J.F.K. Për fatbardhësi, nuk kishte trafik makinash gjatë rrugës. Porsa mbrritëm pranë varrezave në Forest Hills, Queens New York, mons dr. Zef Oroshi më tha, që të kthehemi tek varri i General Abaz Kupit. Duke qenë dakort me mendimin e tij, ngadalë iu afruam banesës së amshimit. Mons Oroshi, shumë i emocionuar tha fjalët: “Miku im Abaz! E kreva amanetin tand dyfish.” Mbasi tha disa uratë për shpirtin e tij, vendosëm disa lule të freskëta dhe më pas ne morëm rrugën e kthimit në shtëpi.
Gjatë vazhdimit të udhëtimit, e pyeta imzot dr. Zef Oroshin, se cili ishte ai amaneti i dyfishtë, që u shprehe para varrit të nacionalistit të madh Abaz Kupit? Ai mbas një heshtje të shkurtë, drejtoi sytë nga unë e i përqëndruar thellë në historitë e së kaluarës, shtoi: “General Abaz Kupi, para se të kalonte në amshim, ma kishte lanë të shkrueme amanetin e çekun me nji shumë të caktueme, për t’i thanë meshë për nji vit.
Nji ditë, më kishte dalë nga kujtesa e nuk isha i sigurt, se a i kam çue të gjithë meshët sipas rradhës. Dhe kështu e vijova nji vit tjetër sërisht me ma shumë kujdes, që të mos e kaloi ndonji ditë pa thanë meshë për shpirtin e nacionalistit të shquem General Abas Kupit.
Për këtë erdha sot, me kujtue mikun tem të paharruem, për t’i thanë, se ia kreva amanetin dyfish, duke thanë meshë 2 vjet me rradhë.
Ky burrë i madh i popullit shqiptar, që shkriu gjithçka për Atdheun tonë meritonte ma shumë respekt. Edhe sikurse ai të mos ma lente këtë amanet, që nuk e tretë as dheu, unë isha përgatit të veproj, sikurse kam veprue deri tashti në kujtim të shpirtit të tij të pavdekshëm. Pushoftë në Paqe!”. Kështu gjatë gjithë rrugës dhe sa herë që binte fjala për General Abaz Kupin, ai shfletonte nga kujtesa shumë kujtime të bukura për mikun e tij të shtrenjtë nacionalist Abaz Kupin.”

Majlinda Bregu: Rajoni nuk guxon të qëndrojë i palëvizshëm kur situata kërkon vrapim – rreziku është i madh

0

Prezantimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup ishte edhe një konfirmim se Bashkimi Evropian (BE) është i përkushtuar për të përshpejtuar integrimin e rajonit në strukturat e saj. Integrimi i rajonit dhe qasja në tregun e përbashkët evropian, e përcjellë me një fond prej gjashtë miliardë eurosh, pritet të zvogëlojë dallimin e zhvillimit socio-ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një parakusht për anëtarësim më të shpejtë në Union.

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në një intervistë për KDP, tha se qytetarët e vendeve të rajonit do të kenë shumë përfitime nga tregu i përbashkët rajonal. Megjithatë, ajo tha se Rajoni nuk guxon të qëndrojë i palëvizshëm kur situata kërkon vrapim sepse reziku është i madh. 

Ditë më parë këtu në Shkup, liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan një deklaratë të përbashkët si një angazhim për zbatimin e aktiviteteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Kovaçevski tha se plani i rritjes do të përshpejtojë reformat themelore për Ballkanin Perëndimor, duke krijuar një lidhje me Tregun e Përbashkët Rajonal. Pasi keni marrë pjesë në takim, a mund të elaboroni mbi implikimet praktike të këtij angazhimi për rajonin? 

Majlinda BREGU: Sigurisht. Do të thotë shumë gjëra, por le të fillojmë së pari me lajmin e mirë: Komisioni Evropian prezantoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në nëntor të vitit të kaluar, duke synuar të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE në rajonin tonë përpara anëtarësimit. Plani synon të nxisë rritjen ekonomike dhe të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme, i mbështetur nga një angazhim prej gjashtë miliardë eurosh në grante dhe kredi. Gjatë takimit, përfaqësuesit e KE-së njoftuan se shpërndarja e këtyre fondeve pritet të nisë këtë verë – një nxitje shumë e nevojshme për një rajon që ka nevojë urgjente për mbështetje financiare.

Megjithatë, pas çdo lajmi të mirë fshihet një punë e konsiderueshme. Duhet të ndërmerren shumë hapa të vegjël për të hapur rrugën për përparime më thelbësore që na afrojnë me qëllimin tonë përfundimtar: anëtarësimin në BE. “Rruga jonë me tulla të verdha” për atje është mjaft e qartë – avancimi i një agjende kombëtare reformash dhe krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor, shërben si një hap themelor për në Tregun Unik të BE-së, duke çuar përfundimisht drejt anëtarësimit të plotë në BE. Megjithatë, ndërsa vizioni është i qartë, sfida qëndron në sigurimin e veprimit të shpejtë që përputhet me qartësinë e vizionit, sepse nuk mund të ketë akses në Tregun Unik të BE-së pa avancuar integrimin e rajonit.

Për ta bërë këtë përpjekje të suksesshme për të gjitha vendet e rajonit, duhet të bëjmë dy procese paralele brenda këtij viti. I pari përfshin përmirësimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal përtej vitit 2024, kurse procesi i dytë  përfshin formulimin e një udhërrëfyesi për t’u bashkuar me Tregun Unik të BE-së.

Në të vërtetë, ju përmendët se RCC tashmë ka nisur punën për Planin e ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe do ta paraqesë atë për miratim në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Cilat aspekte të rëndësishme mund të ndani në lidhje me këtë plan të ri?

Majlinda BREGU: Tregu i Përbashkët Rajonal është modeluar sipas logjikës së Tregut Unik të BE-së, me katër liri të rrënjosura thellë në të – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe lirinë për t’u vendosur dhe ofruar shërbime. Në këtë fazë të re, ai do të përmirësohet me fokus shtesë në rritjen e kapitalit njerëzor, diçka që e vumë re si të nevojshme gjatë kësaj faze të shkuar të zbatimit, për shkak se edukimi dhe inovacioni luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e burimeve të reja të rritjes ekonomike dhe mekanizmave për transformimin e ardhshëm. Trajtimi i mungesës së vendeve të mira të punës dhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga rajoni është thelbësor. Migrimi dhe ikja e trurit paraqesin sfida të konsiderueshme për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, plani ka prioritet fuqizimin ekonomik të grave, digjitalizimin për qeverisje dhe shërbime më të mira, sigurinë kibernetike dhe heqjen e barrierave për lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit.

Tani, bashkëpunimi rajonal ka bërë një ndryshim mjaft domethënës në të gjithë rajonin me zbatimin tashmë të Tregut të Përbashkët Rajonal. Rajoni ynë tani është në roaming pa pagesë për gati tre vjet. Që nga tetori i kaluar, tarifat e roamingut me BE-në janë dukshëm më të ulëta, duke e bërë udhëtimin drejt BE-së për qytetarët tanë më të lirë dhe që është akoma më e rëndësishme, pa stres nga faturat gjigante të telefonit. Janë nënshkruar katër marrëveshje lëvizshmërie, duke mundësuar qarkullim më të lehtë të studentëve në rajonin tonë me procedura më të thjeshta për njohjen e diplomave, si dhe të kualifikimeve profesionale për shtatë profesione. Korsitë e gjelbra për të cilat rajoni u pajtua gjatë pandemisë mundësoi furnizim të pandërprerë me ilaçe dhe ushqime në rajon, dhe tashmë të zgjatura në periudhën pas pandemisë po shkurtojnë ndjeshëm kohën e pritjes në pikat kufitare. Korsitë e gjelbra ekzistuese, vitin e kaluar, kanë kursyer 20 vite pritje. A nuk është kjo e mahnitshme? Ndërsa rezultatet janë premtuese, përpjekjet tona duhet të dyfishohen, sepse këtu qëndron perspektiva jonë e së ardhmes, në bashkëpunimin rajonal. Tregu i Përbashkët Rajonal mund të shërbejë si një mjet drejt Tregut Unik të BE-së, me kusht që të funksionojë pa probleme, pa pengesa nga mosmarrëveshjet rajonale. Prandaj, përkushtimi i liderëve në Shkup mirëpritet ngrohtësisht.  

Megjithatë, po sikur një vend të bllokojë procesin për shkak të çështjeve dypalëshe ose të njëanshme, siç e kemi parë me ngërçin e dialogut Beograd-Prishtinë ose me Bosnjë dhe Hercegovinën që bllokon marrëveshjen e udhëtimit me karta identiteti?

Majlinda BREGU: Ky është një realitet fatkeq i rajonit tonë, pasi ne nuk shohim shumë gjëra sy më sy dhe konsensusi është sfidues për t’u arritur. Por ka edhe shumë të tjera për të cilat e bëjmë këtë dhe njëri nuk duhet t’i pengojë tjetrit. Megjithatë, pavarësisht dallimeve tona, ne nuk duhet të lejojmë që një çështje të pengojë përparimin e të tjerave. Kjo ndjenjë pati jehonë në takimin e liderëve, duke theksuar nevojën për të siguruar që marrëveshjet e arritura dhe të miratuara me mund të zbatohen pa pengesa nga asnjëra palë.

Kjo na kthen te lajmi i mirë që përmenda në fillim të kësaj interviste që mund të mos jetë aq i mirë për ata që zgjedhin të jenë në anën e bllokimit. Komisioni Evropian po shqyrton në mënyrë aktive mekanizmat për të parandaluar bllokimet, duke nënkuptuar se përpjekja për të penguar progresin në nivel rajonal, vetëm do të pengojë fondet shumë të nevojshme për palën penguese, duke i lejuar të tjerët të vazhdojnë pa ndërprerje. Me kalimin e kohës për rajonin tonë, ngërçet dhe bllokimet e vazhdueshme nuk janë më të përballueshme. Qëndrimi i palëvizshëm kur situata kërkon vrapim, e rrezikon qëllimin tonë dhe është thelbësore që ne të përpiqemi kolektivisht për përparim përpara se të vijë ‘dimri’.

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). 

Në delegacionin e Kryeparlamentarit Konjufca janë dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses së delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Arjana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, si dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti. 

Ky delegacion përfaqëson përkushtimin e spektrit politik të Kosovës për të arritur anëtarësimin në KiE. 

Në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku Kryetari Konjufca ka prezantuar rastin e Kosovës për anëtarësim.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që afirmojnë të arriturat e Kosovës në vitet e fundit dhe adresojnë rekomandimet nga raporti i Juristëve Eminentë. 

Gjatë diskutimit të tij kryetari Konjufca u përgjigj në pyetjet e adresuara dhe bashkëbisedoi me anëtarët e komitetit në lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Duke shprehur mirënjohje për këtë mundësi si dhe ndaj PACE, përfshirë Komitetin dhe Sekretariatin për veprimet e menjëhershme në emërimin e juristëve dhe raportuesve të shquar, Kryetari Konjufca vlerësoi se Raporti i tyre objektiv dhe i përgatitur me shpejtësi, ka ofruar perspektiva të vlefshme.

Forhåndsvisning av bilde

“Falënderoj veçanërisht të tre raportuesit, përfshirë Zonjën Bakoyannis, për organizimin e vizitave në Kosovë në kohë të duhur. Në këtë fazë, besojmë se PACE ka siguruar një vizion të qartë për Kosovën. Siç tregon raporti i juristëve të shquar, ‘rregullat ligjore janë në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose, siç është rasti me Kushtetutën, shkojnë përtej këtyre standardeve’. Aplikimi ynë për anëtarësim daton që nga viti 2022. Kosova ka punuar për 16 vjet me instrumentet kyçe të Këshillit të Evropës dhe është tashmë anëtare e plotë e Komisionit të Venedikut dhe Bankës për Zhvillimin e Këshillit të Evropës”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. 

Kreu i Kuvendit shtoi se që nga viti 2008 Kosova ka dhënë një rang kushtetues dhe ka zbatuar drejtpërdrejt Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Kornizë për Minoritetet dhe, që nga viti 2020, edhe Konventën e Stambollit.  

“Ne vazhdojmë të mbajmë përkushtimin për të mbrojtur standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës është shënuar nga përkushtimi dhe përparimi. Vlerësoj mbështetjen dhe njohjen e vazhdueshme nga bashkësia evropiane”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Forhåndsvisning av bilde

Në kuadër të qëndrimit në Strasburg delegacioni u takua me personalitete të rëndësishme nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë Béatrice Fresko-Rolfo, Raportuesen për Kosovën në Komitetin për Barazi dhe Mosdiskriminim, delegacionin kombëtar të Francës, Kryetarin e Grupit ALDE, Iulian Bulai, si dhe deputetë e përfaqësues të pëhershëm të vendeve anëtare. 

Kryetari Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit, do të realizojnë takime të tjera të rëndësishme.

Kthimi i Shën Palit dhe kthimi ynë

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

__

Gjatë një udhëtimi për t’i  kapur të krishterët në Damask, iu dëftua Jezusi i ringjallur dhe e ftoi për një mision apo dërgim të ri. Kjo sipas të gjitha gjasave ndodhi diku rreth vitit 36 pas Krishtit. Nga ky takim hiri – kairos- me Jezusin e ngjallur, ndodhi edhe ndërrimi i tij rrënjësor dhe jetësor, lindi misioni i tij apostolik (krh. 1 Kor 9, 1; Ef 4, 11-13/. Çfarë ndryshimi! Përndjekësi i dikurshëm bëhet dëshmitari i Jezu Krishtit, apostulli i popujve!
Rreth kthimit të tij ka shumë interpretime dhe shpjegime. Disa flasin për vegim, të tjerët për përjetim mistik e personal, të cilit Jezusi i ngjallur iu zbuluar në thellësi dhe menjëherë ia dhuroi tërësinë e misterit.
Shën Pali për jetën e tij të re, pas kthimit dhe pagëzimit shkruan: “Po a nuk e dini se të gjithë sa jemi pagëzuar në Jezu Krishtin, jemi pagëzuar në vdekjen e tij? Me anë të pagëzimit, pra, bashkë me Të jemi varrosur në vdekje që, sikurse Krishti u ngjall në lavdinë e Atit prej së vdekurve, po ashtu edhe ne të jetojmë në jetën e re” (Rom 6, 3-4).
Ja edhe disa analogji mes vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit dhe kthimit, pagëzimit dhe thirrjes së re të Shën Palit, prandaj edhe thirrjes dhe dërgimit tonë:
Jezusi ishte tri ditë në varr para se të ngjallej (krh. Mt 28, 1-15; Mk 16, 1-8; Lk 24, 1-12; Gjn 20, 1-10).
Sauli – Pali tri ditë nuk ngrëni asgjë para se të pagëzohej (krh. Vap 9, 8-9).
Jezusi pas ngjalljes tërhiqet në shkretëtirë, si edhe Shën Pali afro dhjetë vite ishte në heshtje, në vetmi, në lutje, në përgatitje…
Në kthimin e Shën Palit kemi ngjarjen e jashtme të pashkruar në (Vap 9, 1-18; 22, 6-16; 26, 12-18), por, edhe përjetimin e brendshëm (krh. Gal 1, 13-24; sidomos Fil 3, 13-21).
Kush dhe çfarë ishte Sauli para takimit me Jezusin e ngjallur?. Ja përshkrimi i tij, pikënisja apo “lënda e parë”, ende e papërpunuar: “Megjithatë, unë do të mund të shpresoja edhe në trup, sepse, në mendoftë ndokush se ka arsye të shpresojë në trup – unë edhe më tepër! I rrethprerë të tetën ditë, izraelit me kombësi, nga fisi i Benjaminit, hebre prej hebrenjsh; sipas Ligjit farise; për kah zelli, salvues i Kishës e, për sa i përket drejtësisë – asaj të Ligjit – patëmetë” (Fil 3, 4-6).
Kulmi apo arritja e Shën Palit ishte kjo: “Por të gjitha këto që i mbaja si përparësi, tani i çmoj si një bjerrje për shkak të Krishtit. Madje, unë çmoj gjithçka si dëm në krahasim me më të madhen të mirë: me njohjen e Jezu Krishtit, Zotit tim. Për të kam bjerrë çdo gjë dhe të gjitha i çmoj  si llom, me qëllim që të fitoj Krishtin dhe të gjendem në Të” (Fil 3, 7-9).
Ja shpjegimi i Shën Palit: “Jo sikurse t’ia kisha arritur, as, sikurse të isha bërë i përsosur, por vrapoj që, në ndonjë mënyrë, të mund ta zë, sepse edhe vetë kam qenë zënë prej Krishtit (Jezus)” (Fil 3, 12).
Lajmërimi, dëftimi, takimi, përvoja e Saulit me Jezu Krishtin e ngjallur gjatë udhëtimit për Damask ka motivet themelore biblike:
kaçuba e ndezur para Moisut dhe drita që Saulit ia mori pamjen e syve (krh. Dal 3, 1-2; Vap 9, 3);
zërin dhe thirrja me emër e Hyji drejtuar Moisiut dhe emërtimi personal i Jezusit drejtuar Saulit (krh.  Dal 3, 3-6; Vap 9, 4);
paraqitja dhe zbulimi i Emrit të Hyjit para Moisiut dhe Saulit (krh. Dal 3, 13-15;  Vap 9, 5);
zbulimi i dërgimit të ri dhe kërkesat para Moisiut dhe Saulit (krh. Dal 3, 16-20;  Vap. 9, 5).
Kjo përvojë mistike, unike dhe shumë personale, si duket te Sauli ishte përsëritur edhe në dy raste, në ekstazën që e pati në Tempull (krh. Vap 22, 17-21); dhe në një lloj “grabitjeje” apo shtegtimi në qiell (krh. 2 Kor 12, 1-4).
Këto përvoja Sauli i mbron me shumë bindje dhe vendosmëri. “A nuk jam apostull? Po a nuk e pashë unë Jezusin, Zotin tonë? Po a nuk jeni ju vepra ime në Zotin?” (1 Kor 9, 1).
“Më në fund m’u dëftua edhe mua – deshtakut” (1 Kor 15, 8).
“Pali – apostull, jo prej njerëzve as me anë të ndonjë njeriu, por me anë të Jezu Krishtit dhe të Hyjit Atë, që e ngjalli Jezusin prej të vdekurve” (Gal 1, 1).
“Ungjilli që ju  kam predikuar nuk është vepër njerëzish; sepse atë as nuk e mora, as nuk e mësova prej ndonjë njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti” (Gal 1, 17).
Shën Pali misionin apostolik, dërgimin e ri nga vetë Jezusi i ngjallur, bartjen e përvojës së fesë nuk e bënte vetëm personalisht, por, me shumë bashkëpunëtorë, ndër të cilët dalloheshin: Barnaba, Marku, Sila, Timoteu, Titi, Luka e shumë të tjerë.
Mënyra ishte kjo: e shpallte Jezu Krishtin e ngjallur nëpër qendra dhe vendbanime të rëndësishme në formën e predikimit, bisedimit, diskutimit, trajtimit filozofik dhe fetar, duke iu përshtatur publikut dhe rrethanave shoqërore të pjesëmarrësve.
“Profesioni” i Shën Palit ishte “mjeshtër tendash” (krh. Vap 11, 3), punëtor i madh dhe i palodhshëm me duar, aq sa shkruante vetëm me shkronja të mëdha, sepse kishte punuar tepër (krh. Gal 6, 11).
Nga këto elemente që i përmendem mund të përfundojmë se takimi, afrimi dhe bashkimi i Shën Palit me Jezusin e ngjallur në rrugën e Damaskut, ishte:
Një vegim : “Po a nuk e pashë unë Jezusin, Zotin tonë?” (1 Kor 9, 1);
Një ndriçim: “Sepse, Hyji që tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, Ai ndriti në zemrat tona, që të shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit” (2 Kor 4, 6);
Një zbulim dhe thirrje: “Përse, kur Atij që më zgjodhi qysh në kraharorin e nënës dhe më thirri me hirin e vet, i pëlqeu ta zbulojë në mua Birin e vet për ta shpallur ndër paganë” (Gal 1, 15-16).
Një dërgimi  tashmë i qartë. Jezusi i tha Ananisë: “Çohu, i tha Zoti – dhe shko në rrugën që quhet “E drejtë”  e në shtëpinë e Judës lype njeriun prej Tarsit që quhet Saul… sepse ai është vegla që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur Emrin tim para popujve paganë, para mbretërve dhe para bijve të Izraelit” (Vap 9, 11. 15).
Një dëshmi para të gjithë njerëzve. Zoti nëpërmjet Ananisë, pasi ia ktheu pamjen e syve, ndër të tjera i tha: “Hyji i etërve tanë caktoi ta njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin e ta dëgjosh zërin prej gojës së tij, sepse do të jesh dëshmitari i tij para të gjithë njerëzve për të gjithë ato që ke parë e dëgjuar” (Vap 22, 14-15).
Në një vend tjetër, Zoti i tha Palit kështu: “ Shko, unë po të dërgoj larg, në mes të paganëve!” (Vap 22, 21).
Ftesa dhe dërgesa e Shën Palit, janë të pandashme, sikurse edhe për çdo të krishterë, të jetuarit e të vepruarit, dëshmia e krishterë është e domosdoshme për atë që beson dhe jeton me Jezu Krishtin.
Kthimi, sipas Shën Palit është së pari ndërmarrje dhe nisje e Zotit, takimi me Jezusin e ringjallur (krh. Vap 9, 1-18). Ai, jo vetëm që nuk e kërkonte Jezusin, por e kundërshtonte, dhe me lejen e eprorëve kërkonte burgimin dhe asgjësimin e të krishterëve (krh. Vap 9, 1-2).
Shën Pali vepronte sipas bindjes, të vërtetës që e kishte njohur, dhe mendonte se duhej të vepronte kundër Jezu Krishtit dhe Kishës së tij, e cila nuk i përmbahej më traditës së etërve dhe e prishte Ligjin e Moisiut. Ai, pra, ishte në mbrojtjen e së vërtetës hebreje, e jo si Herodi, për vetveten dhe interesat vetanake, dhe këtë e bënte me plot bindje, flijim dhe përkushtim.
Mu për këtë Zoti i zbulohet dhe dhurohet nëpërmjet Jezusit të ringjallur, sepse Shën Pali ishte i drejtë, me bindje personale dhe fetare të bashkësisë hebreje dhe me qëllim të mirë, me gatishmëri edhe për vetëflijim dhe luftim (krh. Jak 1, 7-8; Vap 9, 6).
Drita, zëri, vegimi e rrëzuan për toke, ia thyen dhe rrënuan bindjen dhe të vërtetën e mëparshme, krenarinë dhe bindjen, se duhej ta luftonte Krishtin dhe Kishën, me ndërhyrjen e Zotit në jetën e tij. Këtu shihet dhe kuptohet mirë se si drita dhe e vërteta njerëzore, jeta pa hirin e  Zotit, është kufizim, terr, robëri, gabim, dështim, edhe pse njeriu shpeshherë këtë nuk e heton, nuk e pranon, bile, ndoshta e mendon të kundërtën.
E vërteta i zbulohet dhe  dhurohet Shën Palit nëpërmjet Jezu Kriushtit të ringjallur, por vetëm si fillim, proces të kthimit të plotë kah Zoti. Ajo në vazhdimësi do t’i zbulohet dhe dhurohet tërësisht dhe në mënyrë shkallore vetëm nëpërmjet Kishës, bashkësisë së krishterë, ku atë do ta “përpunonte” hiri i Hyjit.
Në pyetjen e tij: “Kush je ti, Zotëri?”, Jezusi do t’i përgjigjet shumë qartas: “Unë jam Jezusin që ti e salvon!” (Vap 9, 5-6), duke u identifikuar me Kishë dhe me çdo të krishterë të përndjekur.
Kthimi, pra, nuk është një lidhje personale mes Zotit dhe njeriut, por me ndërmjetësimin e Kishës, kjo nisje hyjnore e hirit përplotësohet, konkretizohet dhe zbatohet, gjithnjë nëpër Kishë, në Kishë dhe për Kishën, bashkësinë e krishterë, si vazhdimësi e veprës së Jezusit, asaj të shëlbimit.
Shën Pali e pranon dorën, udhëheqjen e të tjerëve, sepse vetvetiu nuk mundet më, nuk di, nuk sheh, nuk ka aftësi, është i verbët (krh. Vap 22, 10-11), parakusht themelor për fillimin e kthimit, por e pranon edhe Ananinë si përfaqësuesin e Zotit dhe të Kishës.
Ai vetëm nëpërmjet Ananisë, Kishës, do ta ketë pamjen, dritën e syve, pagëzimin, shartimin në Krishtin dhe në Kishën e tij.
Më vonë Shpirti Shenjt do ta caktonte Shën Palin për një mision të ri, pas nënshtrimit dhe bashkëpunimit me Kishë. “M’i ndani Barnabën e Saulin të kryejnë veprimtarinë për të cilën i kam caktuar”. Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i lejuan të shkojnë” (Vap 13, 2-3).
Kalimi prej territ në dritën e ngjalljes së Jezu Krishtit bëhet nëpërmjet Kishës, Ananisë, Barnabës… Anania dinte vetëm për të keqen që Sauli ia kishte shkaktuar Kishës (krh. Vap 9, 13), ndërsa Zoti ia zbuloi atij misionin e ri që e kishte caktuar për Shën Palin (krh. Vap 9, 15).
Këtë risi do ta thotë Shën Pali me shpalljen e “krijesës së re” (2 Kor 5, 17). Kthimi doemos domethënë vuajtje, si parakusht për pjesëmarrje në misterin e ngjalljes (krh. Vap 9, 16).
Nga ky përshkrim mund t’i nxjerrim tre elemente thelbore të kthimit të krishterë: dëgjimin e Fjalës së Zotit nëpërmjet Kishës, Biblës, ndërgjegjes; pranimin e Fjalës së Zotit – Jezu Krishtit, dhe jetësimin konkret nëpërmjet jetës sakramentale, duke filluar prej pagëzimit.
Takimi dhe përvoja e Shën Palit me Jerzusin e ngjallur është diçka tejet personale, por jo edhe personaliste, për t’u ruajtur dhe mbajtur vetëm për vete, por, për t’u dëshmuar dhe dhuruar të gjithëve, ashtu si ndodhi me Moisiun (krh. Dal 3, 20), me profetët (krh. Jer 1, 4-19).
Shën Pali e kuptoi dhe e pranoi këtë dërgim dhe mision me plot përgjegjësi. “Sepse, të shpall Ungjillin nuk është një arsye krenie për mua, është detyrë që duhet ta kryej: i mjeri unë nëse nuk e predikoj Ungjillin!” (1 Kor 9, 16).
Posa ishte pagëzuar dhe përforcuar fizikisht dhe shpirtërisht ai “menjëherë filloi të predikojë në sinagoga se Jezusi është Biri i Hyjit” (Vap 9, 20).
Pas Damaskut ai thotë “shkova në Arabi dhe përsëri u ktheva në Damask” /Gal 1, 17/, pastaj “E vetëm pas tri vjetësh u ngjita në Jerusalem për t’u njoftuar me Kefën e ndeja te ai pesëmbëdhjetë ditë” (Gal 1, 18).
Veprimtaria e tij misionare njëvjeçare me Barnabën ishte në Antioki, qytet i njohur dhe i madh në atë kohë, ku kishin kthye në krishterim shumë njerëz (krh. Vap 11, 19-24).
“Në Antioki nxënësit për të parën herë u quajtën të “të krishterë” (Vap 11, 26).
Nga kjo përvojë, dritë, zë, thirrje, dërgim dhe siguri Shën Pali u bë tërësisht njeri i ri dhe pati një veprim-dërgim krejt tjetër, shpalljen e Jezu Krishtit të ngjallur mbarë botës. Vetëdija dhe përvoja e fesë se Jezu Krishti ishte e gjallë dhe veprues në Kishë, si dhe nëpërmjet tij, ai e shprehte gjithnjë dhe në trajta të ndryshme (krh. 1 Kor 15, 8-10; Gal 1, 11 – ).
Risia absolute për Shën Palin ishte dhe mbeti Jezusi i ngjallur dhe jeta-veprimi i tij nëpërmjet Krishtit dhe Kishës, bashkësisë së krishterë.
Për të, ngjallja e Jezu Krishtit, është ngjarja kryesore e mbarë historisë, sepse në Të plotësohen Ligji dhe profetët, dhe nga Ai vjen shëlbimi për të gjithë.
“Vërtet, për mua  Krishti është jetë dhe vdekja fitesë!” (Fil 1, 21; krh. Fil 3, 7-9).
Nëpërmjet këtij kthimi dhe takimi me Jezusin e ngjallur, Shën Pali po ashtu aftësohet që të takohet edhe me Kishën e Krishtit  nëpërmjet Ananisë (krh. Vap 9, 4-18; 22, 8-16; 26, 14-18).
Elementet e përbashkëta të kësaj përvoje janë: aty iu ka zbuluar dhe dhuruar Biri i Hyjit, Jezusi (krh. Gal 1, 16), gjë kjo që pati si pasojë ndriçimin hyjnor (2 Kor 4, 6) dhe me këtë Jezusi atë e bëri për vete (Fil 3, 12). Nga kjo përvojë dhe takim,  është e tërë jeta dhe veprimtaria e tij e mëvonshme, nga kjo dritë e brendshme.
Këtu theksohet edhe për ne roli i Kishës nëpërmjet të cilës Zoti na flet, na ndihmon, me hirin e tij nëpërmjet jetës sakramentale, na udhëheq në jetë dhe në veprimtari, na mundëson shëlbimin – amshimin.
Metanoja apo kthimi  i Shën Palit ishte gjithëpërfshirës, në mendime, qëndrime, sjellje, zemër, në jetën e tij në tërësi, ashtu si e kërkonte Jezusi (krh. Mk 1, 15; Lk 3, 4-6). Për të kthimi nuk domethënë ecje mbrapa, kthim në traditën e etërve, por ecje përpara, me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë, me Jezusin e ngjallur dhe Kishën, bashkësinë e krishterë. Mu për këtë “kthimi i Shën Palit ishte besim  dhe bashkëpunim” thotë Shën Tomë Akvini.
Shën Pali është pa dyshim “përpunuesi” më i mirë i mistereve të krishtera, veçmas lindjes, mundimit, vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit, si mundësi dhe burim shëlbimi për mbarë njerëzimin.
Ai me të drejtë është Apostulli “ynë”, ungjillëzuesi i Ilirëve, i mbarë botës së atëhershme pagane, shembull, paradigmë, dëshmi mbi të gjitha pajtori i kthmeve tona në vazhdimësi!

Prishtinë, 25 janar 2024 

Vajza Rusllana Danilkina dhe trimëresha të tjera ukrainase në frontin e luftës kundër pushtimit të Federatës Ruse

0

Eshref Ymeri

Sulmi i ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, vuri në provë kodin e unitetit dhe të vendosmërisë së mbarë popullit të këtij vendi, për të përballuar stuhinë agresive të shovizmit rusomadh.
Gazetari i shquar ukrainas Dmitri Gordon (1967), pas atij sulmi të 24 shkurtit, pati deklaruar:
“Ne duhet t’i jemi “mirënjohës” Putinit se ai e forcoi unitetin e popullit ukrainas si kurrë ndonjëherë në historinë e vet”.
Dhe me të vërtetë. Mbarë populli u ngrit më këmbë dhe rroku armët, në mbështetje të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Lufta guerile, me tradita të kahershme e këtij populli, në të cilën u përfshin edhe gra dhe vajza trimëresha, mori përmasa të gjera. Këtu po ndalemi në dy raste.
Trimëresha 18-vjeçare, Rusllana Danilkina, nga qyteti i Odesës, më shumë se një muaj pas agresionit fashist rus të 24 shkurtit, mori vendim të prerë për të shkuar në frontin e luftimeve. Para kësaj date, ajo pati punuar si kamariere. Ajo ëndërronte të vazhdonte studimet në universitet, t’i përfundonte ato dhe të bënte një jetë të thjeshtë dhe të lumtur. Por pas fillimit të atij agresioni, ajo u nis drejt frontit në qarkun e Hersonit dhe mori armën në dorë për të mbrojtur atdheun. Këtë vajzë trimëreshë e pati frymëzuar edhe shembulli i të dy prindërve të saj. Që prej vitit 2015, ata shërbenin në Dombas, por pas sulmit të 24 shkurtit, ata, vullnetarisht, u nisën për në front. Rusllana u nis pas tyre në muajin prill. Në fillim asaj i patën ngarkuar si detyrë të merrej me dokumente në Zaporozhie, por ajo dëshironte të ishte sa më afër frontit. Duke pasur parasysh moshën e saj shumë të re, asaj ia patën refuzuar kërkesën për të shkuar në front, megjithatë, nisur nga këmbëngulja e saj, iu ngarkua detyra e operatores-ndërlidhëse.
Më 10 shkurt 2023, Rusllana dhe disa bashkëluftëtarë të saj, hipur në një makinë ushtarake, ishin duke kryer një detyrë luftarake në qarkun e Hersonit. Papritur, fashistët rusë filluan gjuajtjet me artileri. Një copë predhe goditi ndenjësen ku ishte ulur Rusllana dhe i preu këmbën e majtë te gjuri e poshtë. Jetën ia shpëtoi rastësia: pranë makinës së tyre po kalonin specialistët e shërbimit sanitar. Pikërisht ata i dhanë ndihmën e parë, duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt për shkak të rrjedhjes së gjakut. Mandej Rusllanën e përcollën për në spitalin e qyteti më të afërt. Atje, pasi e mjekuan, e nisën menjëherë për në Odesë.
Nga e gjithë Ukraina e merrnin në telefon pa pushim. Qytetarët i afruan ndihmë financiare për blerjen e një proteze të fjalës së fundit në Gjermani. Proteza erdhi dhe mjekët ia vendosën me shumë kujdes, duke e çliruar nga patericat përgjithmonë.
Pavarësishtë nga të gjitha provat që kaloi, Rusllana ka dëshirë ta motivojë veten për të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë pësuar dëmtime të rënda nga lufta, në mënyrë që ata të mos e humbasin besimin te jeta.

Mir fehlt ein Bein, aber ich habe Träume" – DW – 12.04.2023

Ajo thotë:

“Kam dëshirë t’u tregoj njerëzve, se gjithçka është e mundur, prandaj nuk duhet të rrinë e të fshihen. Në qoftë se ju ka ndodhur diçka, po, kjo është e tmerrshme, kjo ta plagos shpirtin, por jeta vazhdon, ajo duhet jetuar” (Citohet sipas: Marina Barba: “Nuk kam njërën këmbë, por kam ëndrrat”. Faqja e internetit “DW”. 09 prill 2023).

***

Në Krimenë e okupuar përkohësisht, dy vajza të reja, njëra 22, kurse tjetra 25 vjeçe, pjesëtare të njësiteve guerile ukrainase, patën organizuar një diversion të tillë, i cili ngjason me subjektet e filmave hollivudianë me aksione luftarake. Ato patën helmuar për vdekje më shumë se 40 ushtarakë fashistë rusë dhe patën vrarë disa agjentë të Shërbimit Federativ Rus që ndodheshin në Simferopol dhe në Bahçisaraj. Pas njëfarë kohe, u arrit të zbulohej vendndodhja e atyre vajzave në një shtëpi private në Jaltë. Por agjentët dhe policia ruse nuk arritën dot t’i kapin. Në informacionin e Shërbimit Federativ Rus thuhet:
“Dy vajzat diversante ishin të armatosura mirë dhe të përgatitura në një mënyrë të shkëlqyer, çka ne nuk e prisnim. Aq më tepër që ato mund t’i kishte paralajmëruar dikush për ardhjen tonë. Sapo agjentët tanë shkuan për t’i arrestuar, ato hapën zjarr. Me pistoleta dhe automatikë. Ne arritëm të përgjigjeshim vetëm me disa të shtëna. Ato u larguan nga vendngjarja me një makinë, të cilën e kishin braktisur në periferi të Jaltës. Tani nuk kemi asnjë të dhënë se ku ndodhen. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre agjentë nga radhët tona… Agjentët tanë janë të bindur se ato vajza diversante janë përgatitur për një kohë të gjatë për kryerjen e këtij krimi. Kjo për arsye se sapo u patën dhënë ushtarakëve tanë pije alkolike dhe ushqime të helmuara, ato qenë fshehur shumë shpejt. Tani ato ndodhen ose në Ukrainë, ose fshihen diku gjetiu, duke u përgatitur për kryerjen e akteve të tjera diversioniste kundër Rusisë dhe ushtrisë ruse. Me këtë rast, numri i ushtarakëve që kanë vdekur ng helmatisja është rritur. Tani së fundi vdiqën edhe katër të tjerë në spitalë”. (Citohet sipas: Ana Shikanova: “Një histori hollivudiane në Krime: dy vajza organizuan gjuetinë e ushtarakëve dhe të Shërbimit Fededrativ të Sigurisë”. Faqja e internetit “UAENRU”. 09 janar 2024).
Lufta guerile në Ukrainë shërben si një mbështetje e fuqishme e Forcav të Armatosura, në përballjen me të cilat, deri tani, ushtria fashiste ruse ka pasur më shumë se 370 mijë të vrarë.

U desh sulmi fashist i Rusisë kundër Ukrainës,  që të vërtetohej konkretisht në sytë e mbarë botës se cila na qenkej “madhështia” e forcës usharake ruse, se cili na qenkej ai “armatimi më i mirë në botë”. Ai sulm nxori në shesh botërisht ndryshkun skandaloz, në të cilin noton neocarizmi putinian, i cili s’qenka gjë tjetër, veçse një rezervuar gjigand, i mbushur me mbeturina, kurse populli rus, i cili vazhdon të heshtë për vrasjen e kaq shumë djemve të tij në Ukrainë, dëshmoi se është një popull skllav, pasardhës i bujkrobërisë cariste.

Kaliforni, 23 janar 2024

Me politikan të rinj në përballje me sfidat e kohës!

0

Florim Zeqa  

Politikanët që nuk e duan shtetin sikurse shtëpinë e tyre, që nuk i trajtojnë qytetarët sikurse familjarët e tyre shndërrohen në pushtetarë dhe uzurpatorë të mjerë, në sundues dhe grabitqarë të pronave dhe pasurive shtetërore.

Keq-qeverisja gjysëmshekullore

Të tillë janë bërë politikanët kosovarë pa ndonjë dallim të madh, pushtetarë dhe opozitarë, të cilët për 25 vjet rresht rropën e ç’rropën të gjithë pasuritë shtetërore, shfrytëzuan mundin e qytetarëve dhe djersën e mërgimtarëve që është e barabartë me pika gjaku për lirinë e Kosovës.

As regjimet më antipopullore të pushtuesve shekullorë nuk e kanë qeverisur më keq Kosovën sesa pushtetarët e pasluftës. Politikanët e Kosovës, pozitë dhe opozitë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, të zhytur në luksin përrallor, të dehur nga pushteti dhe lakmia për t’u pasuruar skajshmërisht dhe kriminalisht, nuk dëshirojnë të bien e as të ndahen nga karrigia e ëmbël e pushtetit.

Politikanët multimilionerë dëshirojnë të qeverisin e të sundojnë popullatën e varfër si mbretër e autokratë, që nuk ua lëshojnë vendin të tjerëve, por duan të qeverisin (sundojnë) në pafundësi. Figurat e politikës kosovare janë bërë tepër monotone, irrituese dhe të gërditshme për qytetarët.

Përfitimi i inkriminuar material është arsyeja që shumë figura politike duan të qëndrojnë në politikë derisa të jenë gjallë, ose deri në burgun që i pret për të bëmat e tyre kriminale e korruptive në Kosovën e çliruar nga uzurpatorët.

Në Kosovën e sotme ka arsye për të protestuar për shumë gjëra, por para së gjithash duhet protestuar në mënyrë të fuqishme për largimin komplet të kësaj klase politike, pushtet dhe opozitë së bashku. Pra, protesta për largimin e mashtruesve, uzurpatorëve të lirisë, hajdutëve e kriminelëve të të gjitha llojeve e ngjyrave.

Zgjedhjet pa alternativë të re nuk janë zgjidhje

Përkundër kërkesës së opozitës aktuale, për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje. Opozita e përçarë, e ç’akorduar dhe e ndarë, e cila është përgjegjëse për të bëmat e saj, për rrënimin e gjithçkaje dhe çdo vlere në Kosovën e pasluftës, pushtetarët aktualë, me mosmbajtjen e asnjë premtimi elektoral janë kthyer në mashtruesit më të mëdhenj të pasluftës në Kosovë!

Për këtë arsye as pushtetarët dhe as opozitarët nuk paraqesin alternativë për të ardhmen e vendit, përkundrazi, janë kthyer në rrënues të çdo shprese të qytetarëve për jetë në këtë vend.

Ndryshimet kozmetike brenda partive të tejkonsumuara politike nuk paraqesin asnjë lloj ndryshimi, përkundrazi janë të mbështjellura me hipokrizi dhe mashtrime të radhës!

Sikurse pushteti, ashtu edhe opozita e tanishme, që për një çerek-shekulli e permbysen çdo gjë në këtë vend, po mundohen sërish të mashtrojnë qytetarët me paketime të reja kozmetike, kinse janë reformuar!

Sikur ta kishim një shtet i mirëfilltë ligjor, do të kërkonte reformimin e thellë të partive politike ose largimin e tyre nga skena politike, për t’i larguar të inkriminuarit brenda partive politike.

Sikur të kishim shtet ligjor dhe demokratik, disa partive politike do duhej ndaluar përgjithmonë aktivitetin politik për shkak të aktiviteteve kriminale dhe vandaliste ndaj institucioneve të shtetërore.

Kamuflimi i proceseve zgjedhore partiake

Aklamacionet janë kancer i demokracisë dhe fillim i tiranisë. Improvizimi i kuvendeve zgjedhore pa kundërkandidat dhe dhe pa votim të fshehtë brenda partive aktuale politike, e tregon nivelin e tyre antidemokratik.

Zgjedhjet pa votim të fsheht me “reformat” si sllogan politik e kanë vrarë demokracinë e brendshme partiake, e kanë pamundësuar shprehjen e lirë dhe dëgjimin e zërave kritik, duke e instaluar dhunën, kërcënimin dhe shantazhin politik për ngulfatjen e zërave reformator brenda partive tona politike.

Në këto situata “reformat” konsiderohet mashtrim për elektoratin dhe ushqim për krerët e partive politike të rrethuar nga grupet e interesit dhe sekserët e devotshëm, përmes të cilëve e bëjnë shpëlarjen e parave të pista dhe dominimin në skenën politike.

Nga këto parti politike Kosova nuk mund të presë asgjë dhe asnjë të mirë, përveq vazhdimit të keq-qeverisjes, nepotizmit dhe kriminalizimit të thellë të skenës politike nga bandat partiake!

Reformat e inskenuara nuk i lejonë partitë politike të hedhin hapa para, për shkak të pengimit dhe dhunimit të proceseve demokratike, të dhunimit të fjalës së lirë dhe mospranimit të mendimit ndryshe si vlerë e demokracisë.

Vazhdimi me këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë, do të thotë vendnumrim dhe kthim prapa i Kosovës, do të thotë humbje e hapit në ecje me kohën moderne dhe zhvillimet e përgjithshme ndërkombëtare.

Për njëfar pushteti të lodhur e të pa orientim

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Dardania mbi të gjitha!
____
Nuk dua të të plagos. Më vër në provë, DARDANI. Nga t’ia filloja? Nuk dua të gaboja. Fillova të shkruaj kështu, vetëm për të treguar se nuk është aspak e thjeshtë. Në shumicën e rasteve, kërkoj të veproj shpejt, me maturi, në menyrë, të saktë dhe me besim të plotë në vete. Vendosa, që më me çdo menyrë të kërkoj, të gjej pikë mbështetje, në menyrë që t’i jap mundësi lëxuesve në facebook dhe në këtë mënyrë, të komentojnë me bazament.
Heshtja e jonë ishte e gjatë. Ndërsa brenda opozitarëve kërkojmë shembuj tjerë për t’u bindur se vallja e tyre, është në kundërshtim me interesat kombëtare që mund të kenë edhe minoritetet. Si një stuhi kërcnuese, këto minoritete mbanin gjithmon një qëndrim anti-shqiptarë. Në këtë kohë, Dardania po gëlonte nga elementet e huaj, sidomos shkije, cërnagorë turqë etj. Më kujtohet, befas një shembull i lumtur, diçka krejtësisht e kundërt, në dukje, me furtunën qeveritare haxhaiqamilët dhe Esatpashët që shembën flamurin dhe kufirin.
O Përendi, ca shqiptarë alienë në kërkim të presë, e popullin e kishin bërë anëtar të Çështjes së tyre. Ç’rëndësi kishte nëse ishin alienë apo shqiptarë gjak prishur? Dua të them, mund të ishin kushdo, ç’rëndësi ka, vetëm shqiptarë jo? Por çfarë ka mbrenda emrit të tyre? Ne, duhet të ishim ngritur në këmbë! Sigurisht, do t’i kishim shërbyer më shumë e më mirë atdheut. Përgjumja ishte e thellë! Ne jemi të aftë, populli është i paftë. Ja se çfar ishim! Vështrues të zellshëm ose diçka e till, me sa dukej, e kemi mbyllur gojën përgjithmonë si rrallëkush tjetër. Si një pantomim. Jemi të çuditshëm si popull, apo jo? Pa asnjë dinjitet dhe pa pendim, vazhdonim ritualin e turpshëm të zhvendosjes së vijës kufitare. Kjo tragjedi na alarmon fuqishëm për rrezikimin serioz qenies shqiptare nga bishat sllavo-ortodokse.
I tronditur deri në rrënjë dhe do të mbetet enigmë për mua mënyra se si e zgjidhën dhe e firmosën krizën artificiale të demarkacionit! Shoku Hashim, shoku Ramush dhe shoku Mustafa, pse jo edhe Dulla – ndaj nesh kanë luajtur kartën e turpit. Ndoshta mund të kenë luajtur edhe ndonjë kartë tjetër. Athua se këta nuk përkisnin së njejtës botë dhe ia dinin njëri tjetrit thembren e sëmurë të Akilit. I pari i çmendur, tjetri i humbur, tjetri servil “razumem” . Po ne, ku ndreq të mallkuar jemi… Populli s’mund të rrijë i qetë.
Përgjegjësia historike për fatin kombëtar së pari bie mbi ata që gjenden në ballë të tij, por edhe mbi gjithë pjestarët e tjerë që kanë heshtur ose janë pajtuar me fatin e lidhur… Se do të bëhët mirë??? Për fat të keqë, vendi ynë, Dardania, ky vend u tregua i shkujdesshëm, që më së shumti se cili do kishte nevojë për to, u tregua i verbër, shurdhan e servilë…
Dilema kryesore për përparësinë e këtyre dy çështjeve përfundoi me pandehmën se tranzicioni demokratik dhe rendi i ri botëror do të zgjidhnin vetevetiu edhe çështjen kombëtare. Totalitarizmi shqiptar u bë me rrënime të tmerrshme kombëtare. Totalitarizmi dhe izolimi i gjatë kishin lënë trauma të thella kombëtare. Kriza e thellë politike, ekonomike e sociale, kulturore shkaktoi edhe krizën e thellë morale e shpirtërore dhe tundi seriozisht drejtpeshimin kombëtar. Kriza e sotme shqiptare është krizë e thellë morale e vetedijes, e marrëveshjes dhe veprimit historik.
Politikanët janë aq të dhunshëm, pavetëdijshmërisht të dhunshëm, saqë as vetë nuk e dinë ç’bëjnë. Atë e përshkojnë letargjia e mosorganizimit, partikularizmi, lëkundja ndaj atdheut e vlerave kombëtare, indiferenca ndaj çështjës kombëtare, kozmopolitizmi e snobizmi i skajshëm, korrupsioni dhe narkotizmi… Duhet të forcohet lëvizja gjithëpopullore në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Pra me kuadra serioze e program ambicioz e jo surrogate “institutesh” dhe jo me dy tre katër individë anti-shqiptarë me emër e mbiemër. Ajo nuk mund të jetë privelegj e monopol as i së djathtës, as i së majtës ideologjike shqiptare.
Midis këtij shurdhimi dhe amullie, Dardania niste rrugëtimin e saj si shtet. Në mbarim të stuhisë, shumë gjëra ishin fshirë nga faqja e dheut, më e rëndësishmja dashuria për atdheun, e tjetra shteti i plagosur në të dyja këmbët, ka gjasa të mbetët në anën e të humburve, për shkak të kolltukut. Bota filloi të flasë. Por Dardania e akuzonin për nivelin e lartë të korrupsionit. Ky është një turp, kaq di të themë: tani për tani!
Te vargani i ca politikanëve të Kosovës që nuk marrin erë nga historia, pra, te vargu i atyre të një spikame të vjetër, ajo që vite me radhë ishte munduar të turbullunte mendimin shqiptarë, po shfaqej përseri nga ca njerëz rimohues të historisë së odave e kafeneve. Ishte çifti më i çuditshëm dhe banal, më pak atdhetar e të mundshëm në kuptimin profesional të fjalës: “Njëri shef qeverie, tjetri një lloj polici i politikës së Dardanisë!”.
Por, ishte po ajo spikamë e vjetër në mjegullën e së cilës vazhdonin të ngatërroheshin në mesveti. Me shqiptarin kundër shqiptarit, pse jo edhe kunder vetvetës. Për pezmë të pashait të Brojes, Prapashticës, Malishevës e Gllogjanit kundër gjithë shqiptarëve të Dardanisë… Disa ogurzi i ditëve që i zinin pusi në formën e një burreci, pushtetari. Shefat e Dardanisë” sime, hibrid sui generis nga shartimi i karakterit shqiptar në ate sllav. Kur i sheh këta njerëz, më vinte ndërmend thënia, sipas së cilës pjella e bashkimit me gjarprin me iriqin është një tel me xhemba. Në gjuhën shqipe, përfitimi i çmendurisë së këtyre politikanëve të kafeneve është një nga anët më të pamëshirshmit. Çoroditja e atij “kryeministri e ministri” s’kishin fund. Natyrishtë që nuk mund të jetë kështu. Atëherë, përse jeni kështu???
Dardania ka një lloj poezie, që zagarët dhe tradhtarët nuk e njohin! Sot e quajnë Kosovën: – “srpska zajednica!”. Mos vallë ne duhet ta kërkojmë një opozitë tjetër dhe një tjetër Zot? Patjetër…!
Çështë ai pushtet hajdutësh e …….? Njëfarë ish pushteti i lodhur, i pamësuar në politikë, pa harta e pa busull, dhe natyrisht këta nuk fyheshin lehtë. Si ka mundësi që ne të drejtohemi nga njerëz që nuk kanë asnjë tabanë kombëtar? Gjithmonë të pamoralshëm përpara diskreditimit që iu bëjnë shqiptarëve. Gjithmon sipas një poeti odash e kafenesh, emri i tij ende i panjohur. Nënshkruesitë e pavarësisë duhej të ishin gjendur ngushtë që as vetë nuk e dinë se kush janë dhe çfarë janë, shkurt pa gjak në trup, ende pa histori. Mendojnë se historia ka filluar me ta dhe do të përfundon me ta!? Të madhërishme e tejet të “mençura” quheshin bëmat dhe nënshkrimet e tyre për demarkacionin e kufirit që, sot e gjithë ditën vazhdonin të zbërtheheshin zakonisht gabim. Bile edhe shumë gabim, që nuk falet!
Të qepur pas posteve, e mos u shqitur kurr prej kulltukut, ishin gati të hidheshin në erë, me shqiptarë e me shtet! Sa çudi! Historia pra, po kthehet pas… Njëzet vite më herët, ende sot nuk shpërndahej dot mjegulla, merrej me mend ç’dodhte një shekull më parë. Si është e mundur, dje e sot në pushtet kemi njerëz me Akademi, kryeministri, dr. shkence dhe ministri të jashtëme me fakulltet e pa te, ndoshta me diplomë false. Shitës farmerkash dhe roje diskotekash! Nuk janë në gjendje të shkruajnë një letër motivuese, jo profesionist në politikë, e lere më, të mirren me punët e shtetit…!
Kjo është pjesa më tronditëse e historisë së këtij shteti, ndoshta edhe e mbarë shqiptarisë. Nuk e di nëse mund ta them këtë, por ndonëse nuk jamë shkrimtarë dhe ndonëse nuk jamë i sigurt për saktësinë time…?
Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi dhe brenda

Letër Sinan Kastratit

11

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Nuk shkruaj për të krijuar vëmendje për veti. Ata që më kundërshtojnë, do të më obligojnë gjithëmonë që shkrimet t` i deokuemtojë. Së këndejmi përgjegje në insuniatat e Sinan Kastratit, në lidhje me shkrimin tim me titull: “Po mos të ishte UÇK, a do të bombardonte NATO”, po i rendsi përgjegjet pa asnjë paragjykim se do ta lëndojë ndokend. Ndaj shkrimit tim Sinani injoron çdo gjë, sepse hallin e ka pse nuk po e shti në “hise LDK-ën si kreatore të historisë Kosovës”(!). Këtu është poenta për Sinanin, pikërisht nga këndveshtrimi që ky gurbetxhiu në Mallme, ndoshta provon që çlirimin e Kosovës t` ia atribuoj anekdotave të tij. Ore Sinan miku, Serbia i kupton vetëm Tomahokët, gjuhë tjetër nuk njeh. Dhe mendjen e madhe këtij populli i ka bërë po kjo Evropë, që po sillet me dy standarde politike edhe sot. Por, siç tregon vet Sinani terthorazi, detyrën për të më përgojuar se nuk jam akademik i Kosovës, (dhe nuk jam-HB) e ka marrë, nga dikush tjetër. Madje, edhe provon të më çortojë, po edhe të më fyej. Sinanin nuk e njoh, pra nuk kam të drejtë as ta çortojë e as ta fyej, vetëm pse letra duron, çka jo. Prandaj, po iu përgjigjëm “akuzave” nga nga një, pa asnjë tendencë që ta fyej apo çortojë.

1.Jam antar i Akademisë Shqiptaro Amerikane me vendimin. Nuk kam të drejtë ta shënojë numrin e prtokollit. Në anën tjetër, jam shumë i lumtur që nuk jam antar i Akademisë Kosovës, sespe nuk jam mësuar me ba sefa kurrë; 2. Pse pas Akademik Ali Hadrit figuron emri i Dr Fehmi Pushkollit dhe Dr Hakif Bajramit, si themelues të Institutit Historisë, është fakt se më 1979 nuk ka pasë doktora të tjerë. Gjej ata që nuk janë Sinan, po atë punë e ka pasë kryer Kuvendi i Kosovës, me aklamacion. Madje Dr Fehmi Pushkolli, e këtë fakt e di fare mirë se u ka nënshkruar grada të gjithë atyre, që sot e urrejnë. Ne shokët e tij e kemi çortuar disa herë: pse po shoqërohesh me S.B. kur ai është një “mizevir”!. Na është përgjegjë shkurt: “E kam shok nga shkolla Normale. Dhe këtu mbaron çdo dikskutim”. Fehmia është marrë me shkrime historike, ngjajshëm me ato të Ali Hadrit. Pra, nja 10 vite kanë qenë shembull i shoqërimit Hadri-Pushkolli për të gjithë neve. E Fehmi Pushkolli, deshi dikush ose jo, ishte historiani i parë që ka diplomauar në histori, magjisri dhe doktori i parë në histori. Këto fakte nuk mundet askush t` i injorojë. Sa më takon mua, i nderuari Sinan, asgjë nuk mundesh për me më amputuar. Jam pranuar në Entin e Historisë me gradë magjistër më 1975, si bashkpunëtor shkencor. E vërteta, pranimi ka qenë me prapavi, që mos të pranohëm në Katedër të historisë. Në Entin e Historisë e kam përgatitë pastaj doktornaturën në 1100 faqe. Doktoranturën e kam mbrojtur më 15 janar 1979. Në sallë e kemi pasë informatën se ka “udbash” të zanatit, dhe për çdo evntualitet e kemi siguruar sallën. Ishte temë shumë e ndieshme për kohën sepse flitej për pozitën koloniale të shqiptarëve. Libri është botuar nga Instituti i Historisë, por nga 70% të kontigjentit është diegur, së bashku me librin e Dr Liman Rushitit, Lëvizja nacionalçlirimtare kaçake… E vërteta, ende pa u botuar Akademia e Tiranës ka botuar recensione për dy librat tona. Madje, mirret vendim që këto libra të përkthehen dhe t` i disytribuojnë amabsadat e Shqipërisë, kudo nepër botë. E ky realitet na ka bërë të jemi edhe më tepër të përkushtuar në hulumtime arjivore.

Deri me tash i kam botuar 53 libra. I kam botuar nja 5254 shkrime nepër revista dhe gazeta. Shkrimet e mia janë botuar, sidomos për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve, për shpërnguljen e shqiptarëve me 37 programe serbiane, në 9 gjuhë botërore; Programet për shfarosjen e shqiptarëve citohën në tërë Evropën; shpërngulja e shqiptarëve është puna ime shumë vjeçare, e botuar nga “Faik Konica” në dy vllime, e tj;. 3. Pse e kam gradën Major rezervë i TMK-ës dhe pse kam mbajtë

ligjerata në Akademinë “Hamzë Jashari” në Prishtinë? Pyeti gjeneralët e UÇK që ma kanë besuar atë detyrë. Sigurisht se e kam merituar si Këshilltar i Adem Demaçit po edhe me shkrime, madje edhe me: PROGRAMI KOMBËTAR POLITIK I SHQIPTARËVE, Prishtinë 1993, pas LIBRIT BARDH, në 5 gjuhë; 4. Pse sipas recepcionistit e paskam “larguar” Ali Hadrin nga ndërtesa e Institutit?. Shkurtë e shqip: Kurrë për jetë, me asnjë çmim nuk do ta largoja Akademik Prof DR Ali Hadrin nga ndërtesa. As që kemi qenë në të njejtën organizatë pune me TE. A jeni normal more Sinan, si shkrimtar, po pse po më rëndon, ka zot, o Sinan Kastrati?. E pse u besoni ende hafijeve të UDB-ës dhe një bande të lidhur me Beogrdain, këtë e ka zbuluar vet.Pikërisht në Arkiv të Kosovës dhe jashtë tij po e pranoj publikisht se kam shkuar në Arkiv drejtor, me urdhër të Akademik Ali Hadrit dhe Nebih Gashit me: “ua thyer brinjët, një nga një bashkpuntorëve të UDB-s. Ai (jo recepcionisti) por ai, që TI e quan “malsor të devotshëm nga Topalla” e kishte pasë detyrë me na përciellë, dhe, me që ia bëra copë e grim atë zejtari të hafijellëkut tij, ai mbeti si gjeli në pleh. E se në Arkivë ka pasë bashkëpunëtor të UDB-ës lexore njëfar Nafil Çegranin, si udbash që ishte atobotë. Por ky suflleri në Arkivë, pas dhjetorit 1980 vetëm sillej nepër ndërtesë; askush nuk e përshëndeste, as atë e as padronin e tij Ismet Dermakun. Ky ka qenë denimi më i plotë për ta. Nuk i kam larguar nga puna, edhe pse e kanë merituar. Madje, jo vetëm kjo dyshe, ka provuar që Komisionit Federativ për inspekcion, t` ia paraqes “faktin” se në fasunga të rrymës janë plasuar në Arkivë 5 dinarëshe me viedhë rrymë”!???. Po ku di unë çka është rryma, o Sinan. Madje ai zejtari zagar nga Topalla, ua ka shkruar nxënsve në ushtrimore (klasë) Kosova Republikë, dhe e ka alarmuar kolektivin. Me qetësi i kam liruar nxësit duke iu thënë: Asgjë e keqe juve nuk ju ndodhë. Jeni të lirë, shkoni në shtëpia trima dhe trimëresha (ata nxënës janë gjallë). Edhe ky skenar iu ka dështuar, sepse ua kam vënë letrën në tavolinë, duke i urdhëruar para drejtuesve të Arkivit ( pastruasin Vllada, të devotëshmin tëndë nga Topalla dhe Bellanin-pastrues në Institut, që të shkruajn vet: pse kanë bërë një shkrim të tillë. E kanë pranuar. Prap nuk i kemi denuar. Pas përjashtimit tonë nga puna më 1990, kanë mbetë në punë, njeri prej tyre pasi që është pensionuar, ka hy në Partinë e Mira Markoviqit!!!. E ata, le të dihet e kishin rrogën nga 2 marka 1990-1999. Ne iridentistat e kishim rrogën nga 20 marka. Rrënoftë Gjermania dhe Zvicra! Lidhur me këtë “histori”, e kam botuar librin serbisht: “Zavere i zloçini UDB Jugosllavije prema Albancima 1945-1999. Aty i ke emrat e kriminelëve, po edhe inicialet e haifijeve nga tërë Kosova. Dokumnetet nuk janë nga Arkivi i Kosovës. Madje monografitë: Konventa Jugosllavo-turke 1938 dhe Marrëveshja Xhentelmene 1953, zbulojnë luftën time me bandat serbe, gjithnjë duke e mbrojtur Shkollën e Ali Hadrit, i cili si e dijmë ne studentët e tij është hetuar për 10 vjet 1972-1982 nga Komisioni shtetëror i përbërë nga: Mihajllo Zvicer, Bora Zivgareviq, Pajazit Nushi, Mysherfe Mustafa dhe Drita Dobroshi. Po i zbuloj emrat, sepse i ka botuar Tempo në librat e tij. E pikërisht atë Tempon e kam pas objekt kritike si rrencë dhe agjentë i ish UDB-ës Rankoviqit. Këtë ia kam thënë duke e mbrojtur luftën Nacionalçlirimtare shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Tempo më është përgjegjë se: “Ali Hadri dhe Hakif Bjrami po e thonë të vërtetën për LNÇ-ën, por ky konkludim politikisht nuk i konvenon Jugosllavisë”. Unë, në Beograd më 15 maj 1985: Obobo, ja shovinizmi në vepër, po çka ka lidhje shkenca me politikën e juej staliniste”. Lehtë është sot Sinan Kastrati me u ba patriot, por atëherë të vënin nër hetime, dhe dihet se duhej jetuar si lepuri në therrë. Po, unë kam qenë për botimin e “Naçertanisë” nën hetime te prokurori Njazi Burgideva, 9 muej. Po profa 10 vjetë, është mbajtë në “maje të thikës”. E këto fakte i ka dijtë Adem Demaçi dhe na ka marrë për këshilltar. Edhe një detal po e tregoi: Është lansuar parulla qysh më 1978 se: Ali Hadri po i shkollon, Fazli Syla po i finanson, ndërsa Nazmi Rrahmani po ua boton librat nacionalistëve shqiptar”!.

E konkret, po të isha kundër Akademik Ali Hadrit, nuk do t` ia lejoja ZYRËN time. E kam ftuar Profën, pasi që e ka zgjedhur Dr Tahir Abdylin drejtor (pra me propozim të Profës), cilën zyre po e doni Profesor. Më ka thënë, ‘e dua një zyre vetëm”. I kam thënë në zyrën që e kisha në Institut: a të pelqen ish zyrja ime. Është përgjegjur-PO. Ja qelast. I kam ftuar sekretarin dhe rojet dhe u kam thënë: Profa kur t` i teket ka të drejtë me hy e me dal në Institut (sepse Instituti ishtenë ndertesën e Arkivit, ku janë edhe sot). Ajo zyre ka qenë e tij, deri sa qarqet politike, dihet kush e kanë kritikuar edhe mëtej, por nuk kemi pasë vrejtëje me shkrim pse Profa ka zyre në Arkivë kurrë, përkatësisht në Institut, që e ka themeluar, dhe sot Instituti, me të drejtë e mban emrin “ Akademik Prof Dr ALI HADRI”.

Po çka shkruhet në “Knizhevne novine” (organ i shkrimtarëve të Serbisë) më 1 shkurt 1989: Shkruan se Fehimi Pushkolli, Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli janë iridentista dhe shumë më të poshtër se Ali Hadri, sepse janë nxënës të tij”. E në anën tjetër asnjë germë nga Enciklopedia e Jugosllavisë (Zagreb) nuk i është munguar shkrimit të Ali Hadrit deri sa është shuar ai publikim së botuari në seri, sipas germave. Përkundrazi e kemi “kallë” polmikën me Svetozar Vukmanoviq -Tempon, Spasoje Gjakoviqin e kompaninë më 15 maj 1985 në Beograd, sa që e kemi bërë që Tempo tri herë ta lëshojë mbledhjen: së pari në Beograd më 1985, së dyti në Prishtinë më 1988, së treti në Novi Sad më 1989, gjithëmonë duke e mbrojtur çdo shkrim të Profesor Ali Hadrit. E ku ishin të tjerët, dihet se flenin dhe merrnin rroga kot. Tek e fundit, pse e idealizonim Akademik Prof Dr Ali Hadrin (gjysëmpublikisht), sepse është i vetmi që në fazën e diferencimeve është përjashtuar nga LKJ dhe nga puna. Ndërsa unë kam pasë dhe kam obligime ndaj TIJ sepse te Profa kam diplomuar, magjistruar dhe doktoruar. Madje me firmën e tij kam marrë grda të docentit (bashkëpuntor shkencor) dhe profit inordinar (bashkpunëtor i lartë shknecor).

Sinan Kastrati nga Mallme provon të më kompromitojë para kombit tim, për të cilin kam luftuar dhe do të luftoj tërë jetën, duke e xhveshë politikën nazifashiste serbiane. Ndërsa, pse po e xhveshi LDK nga një “famë” që po provohet t` i atribuohet për pengesën që ia ka bërë Luftës së UÇK-ës, nuk mundet të më pengojë askush. Madje fama e çlirimit Kosovës po i mveshet një njeriu i cili e ka SABOTUAR luftën çlirimtare, e të cilën histori me të drejtë e njoh shumë mirë . Madje, jam ai që kam porvuar me disa profesorë ta tërhjek LDK në frontet e luftës. I kemi shkuar Ibrahim Rugovës te shpia: Esat Stavileci, Kajtaz Rreca, Mehmet Halimi, Hakif Bajrami,Tefik Geci (fundi i vitit 1998) , me autorizim të Adem Demaçit: “Që Ibrahim Rugova ta marr detyrën e hyrjës dhe komandimit të UÇK-ës”. As që na ka pranuar në shtëpi. Madje te dera e shtëpisë i shkuan 2 shokë të zyrës (Kajtazi dhe Mehmeti- është gjallë dhe mund të flasi). As ata nuk i pranoi. Por me këtë shkrim modest, e konsideroi se “gjykimin” i Sinan Kastratit ndaj meje është i mbyllur, sepse nuk po të obligojë e as të ngarkojë me asgjë, sepse nuk i ke infirmatat arkivore.

Prishtinë, më 23 janar 2024

“Mafia në familjen time”

0
Ervina Toptani, shkrimtare
___
… Një vit e disa muaj më vonë
___
Kishin kaluar kohë tashmë. “I ndershmi” Adir nuk ishte bërë i gjallë. Filluan një sërë procesesh gjyqësore civile e penale nëpër gjykata e prokurori, në disa qytete të Shqipërisë njëherazi. Padisë së gjyshes, babait tim dhe kushërirës italiane Norma, që nuk i dha prokurë Adirit qysh në fillim, tashmë i ishin bashkangjitur të gjithë kushërinjtë, ata italianë e ata që jetonin në Kanada. Duhej patjetër që të ndalnin makinerinë e vjedhjes të përbërë nga ushtria administrative shtetërore e private të paguar nga Adiri dhe Adri K. Pas disa kohësh, ndërsa seancat nëpër gjykata sa vinin e shtoheshin Adir D., mbiu një ditë papritur dhe erdhi të bisedonte me babain tim. Kur nis të mbarset mali, do ta pjellë patjetër një mi!
Ai hiqej i qetë, i fuqishëm në dukje sepse kishte gjithçka në dorë dhe përdorte mënyra të ndryshme për të frikësuar kundërshtarin, për ta kërcënuar atë sepse ai ishte i pushtetshmi, miku i qeveritarëve, i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kështu i niste gjithnjë bisedat, ai ishte Perëndia dhe tjetri një figurë e papërfillshme përpara fuqisë së tij. Sytë e tij gjithnjë të çakërryer shprehnin qartë se çfarë fshihte në shpirt. Të parën çeshtje që ngrinte në çdo bisedë ishte ajo e sinqeritetit si ndër më të “rëndësishmet” për të. Ironi e madhe kur sinqeriteti përdorej si armë pikërisht nga një mjeshtër i mashtrimit si ai. Megjithëse kishte patur sukses në përvojat e tij të mëparshme duke përdorur të njëjtat mënyra e të njëjtët skenarë.
Takimi u bë në kafenë ku Adiri ishte mësuar të qëndronte me orë. Aty bënte pazaret e pronave, bisedat mbi shitjet e blerjet sepse në Shqipëri biseda e punë të tilla bëhen pothuajse gjithnjë në kafene, madje dhe dokumentet e rëndësishme firmosen po në kafene e restorante ku noterë e funksionarë të shtetit ftohen për “kafe” e hedhin firmat si të munden. Sigurisht kafeja është gjithnjë me bisht. Kishte filluar të merrte poza prej mafiozi e të fliste me një lloj toni kërcënues që më shumë sesa të friksonte, krijonte besdi e të vriste veshin. Ishte bërë ndër të tjera mendjemadh dhe arrogant, më shumë se më parë, i pëlqente të hynte drejt e në temë e të merrte rolin e “bosit” mafioz që i pëlqente aq shumë.
Adiri i telefonon babait tim dhe i lutet që ai të pranojë të bisedojë me të. U shfaqësua se gjatë gjithë kësaj kohe që kishte premtuar për ta takuar kishte qenë shumë i zënë duke zgjidhur gjithnjë “punët” e familjes e se tani ishte momenti kur ai do i tregonte babait tim arritjet e tij dhe mënyrat që kishte përdorur për të triumfuar. Duhet të sigurohej që babai im të mos kishte guximin t’i dilte kundër Adirit në planet e tij.
(Biseda në kafene)
Adiri: Ti e di Deni, nuk është e thjeshtë të ndërtosh një mekanizëm të tërë që të punojë për ty. Unë i kam të gjithë miq sepse pronën që të takon ty unë ia kam dhënë atyre dhe do të vazhdoj ta bëj. Ti vendose të më dalësh kundër.
Babai: Unë vendosa të të dal kundër? Apo ti vendose të vjedhësh gjithçka? Familja të besoi, të dhanë dokumentet, para, besim dhe ti i shpërdërove të gjitha. Ti gjithsesi do të rrëmbeje çka më takonte edhe sikur unë të mos kisha kuptuar gjë. Po në fund të fundit çfarë fiton ti duke bërë gjithë këto beteja gjyqësore kundër nesh, duke qenë se gjithkush duhet të marrë pronën që i takon dhe nuk kemi përse përballemi gjykatave?
Adiri: Unë fitoj miq Deni. Pronën tënde ia jap miqve të mi për të cilët do të kem nevojë edhe më pas sepse ende nuk kam filluar nga marrja e pronave të stërgjyshes sonë, deri tani jam marrë vetëm me atë çka u takon gjyshërve tanë dhe kur të filloj me çeshtjet e tjera përsëri fitoj unë me të njëjtën ushtri që kam nga pas. E di ti Den sa miq kam unë, sa më besojnë njerëzit mua? Çdo mbrëmje unë takohem 2 orë me gjyqtarin M. L. të Gjykatës së Lartë, i cili më thotë ekzaktësisht çfarë duhet të bëj për t’ju mundur juve. Edhe sikur të fitoni një apo 2 gjyqe kundër meje përsëri çështja do të shkojë në Apel apo në Gjykatën e Lartë dhe atje janë miqtë e mi kundër të cilëve ju s’do të mund të bëni kurrë asgjë, të mos flasim pastaj se këto punë duan vite që të përfundojnë e deri sa të vijë ajo ditë unë bashkë me familjen time do të kemi ikur në ndonjë ishull të largët e s’do të na gjeni më. Kam paguar mjaftueshëm për të qenë i qetë gjithë jetën. Mund të ta tregoj madje të gjithë mekanizmin që kam përdorur se tani jemi drejt fundit e s’kam pse të fsheh zotësinë me të cilën kam fituar këtë që gëzoj sot. Ishte fantastike mënyra sesi ia kopjova firmën mamasë tënde me atë postierin e paguar. Unë jam fenomen ore Den, fenomen. E di si e mashtrova gjyshen tonë? E shkreta ishte aq plakë sa e gënjeja me 2 pako çokollata të sjella nga Brukseli. Kishte vite që jetonte mes Italisë dhe tezja e vogël as një pako çokollata nuk i blente. Të paktën unë kam marrë uratat e saj. E di ti Deni sa kam paguar unë për ta vënë pronën në qendër të Tiranës në emrin e Adrit?
Babai – Jo si ta di, ma merr mendja që gjithë sa më takon mua, apo edhe pjesën e kushërirave italiane e kanadeze?
Adiri: Fillimisht ishte e vështirë për të marrë lejen e ndërtimit sepse kërkonte shumë ai i madhi…
Babai: Kush i madhi?
Adiri: I madhi fare pra, ai që ve firmën e fundit që të ndërtohet. Pronari i firmës ndërtuese, ti e di kush është, një nga të mëdhenjtë afër qeverisë, më tha që duhet të paguajmë për të marrë lejen e ndërtimit, por nuk bëhej fjalë për të paguar “miqtë” vetëm tek bashkia. Tek prona jonë kishte interes vetë ai i madhi i qeverisë dhe për të vënë firmën kërkoi 3 mijë metra katror pronë për veten e tij. Duhet t’i ndanim, gjysmat t’i jepja unë dhe gjysmat ndërtuesi, kështu që tek prona jonë, tek prona ime dua të them, gjithsesi do të jenë një mijë e pesëqind metra ndërtim më pak për mua. Unë nxitoj që të mbarohet sa më shpejt ndërtimi, më intereson kjo gjë, që të largohem një herë e mirë nga këtu e pastaj ju vazhdoni gjyqet se për të fituar keni.
Babai: Ti nxiton të mbarosh punë tani me të shpejtë se ke frikë se mos fitojmë ne gjyqet ndërkohë?
Adiri: Jo, për këtë nuk e vras mendjen fare, pse kot paguaj unë? Kam frikë atë tezen e vogël se tani pas vdekjes së gjyshes është ajo e para, por edhe kjo gjë nuk më shqetëson shumë se e kam kapur për fyti edhe atë. Ia kam bërë të qartë që nëse nuk më bindet për gjithçka që i kërkoj do të mbesë pa gjë edhe ajo. Ti e di kush është gjëja e saj më e shtrenjtë, paratë. Për të tjerat nuk pyet fare, madje as për fëmijët e saj. Kishte rreth 3 muaj që nuk i takonte fëmijët dhe jetojnë në të njëjtën lagje. Sa për mua, unë nuk kam frikë nga asgjë, aq më pak nga ligji që shpreson ti. Ligjin e kam paguar dhe e kam kthyer siç dua unë të jetë. Në Shqipëri për këto gjëra është parajsë. Në Belgjikë s’kam shanse as t’i mendoj gjëra të tilla.
Babai: Po ke menduar ndonjëherë nëse do të gjendet ndonjë gjykatës apo prokuror që nuk do të blihet? Që do të dojë të paktën për dëshirë e pasion për punën të bëjë qoftë edhe njëherë të vetme në jetë detyrën ndaj drejtësisë? Që mund të ketë mbyllur sytë 100 herë gjatë jetës por që njëherë të vetme do të tregohet profesionist e të çojë deri në fund një çeshtje? E ke menduar ndonjëherë se kjo mund të ndodhë?
Adiri: Ti shikon shumë filma Deni. Pse ku jemi ne në Austri apo Belgjikë që të ndodhë kjo? As për 100 vjet nuk do të ndodhë kjo që thua ti, sa të jenë këta në qeveri si majtas si djathtas nuk do të mund të ketë drejtësi dhe ata si unë do të mbretërojnë për 1000 vjet. Më vjen keq por je i humbur ndaj hiq dorë sa nuk të ka kapur ndonjë plumb qorr rrugës, se plumbat qorr janë të këqinj, të bien edhe në ballkonin e shtëpisë e nuk dinë kë zënë.
Babai: Kërcënimet e tua nuk më frikësojnë, nëse ke vendosur ta bësh çoje deri në fund, ja ku më ke. Unë nuk tërhiqem nga ajo që më takon me ligj, të drejtë e moral. Ku ishe ti kur gjyshi jonë dergjej spitaleve me tumor në mushkëri? Priste i shkreti se mos shfaqeshe në ndonjë derë spitali për ta takuar. Të kujtohet kur ishte kërrusur nga sëmundja e nuk qëndronte dot në këmbë dhe ti e thërrisje “gungaçi” dhe e gjuaje me gurë? A pyete ndonjëherë sa i dhembi kjo atij? Po për vuajtjen e nënës time pyet ti? Po për Zotin dhe drejtësinë e tij pyet ti? A e di se të gjitha në këtë botë lahen Adir? Të kujtohet kur për të fituar ca para të fëlliqura thërrite shokët të dhunonin motrën tënde 15 vjeçare në atë kohë? Po të mos isha unë dhe nëna ime që e shpëtuam nga ty dhe e mbajtëm atë bashkë me nënën tënde në shtëpinë tonë për katër vite rresht ajo do të kishte vrarë veten. A ke shpirt ti Adir? Po vajzës tënde ia ke treguar të gjitha këto bëma të tuat?
Adiri: Po ti Deni e di që motra ime m’i fali të gjitha këto sepse i dhurova një apartament më shumë në Vlorë? Por meqë ma kujtove, a ka ardhur ndonjëherë ajo motra ime t’ju falenderojë ty dhe nënën tënde për mbrojtjen që i dhatë kur pati nevojë? I pëlqeu më shumë apartamenti i bukur me terracë Deni! E kupton tani që je ti ai që nuk ke kuptuar asgjë? Dhe pastaj hajde e gjeje kush është më fajtor, unë apo ajo. Sa për nënën time, ajo vetë e pati fajin. I doli kundër të shoqit dhe nuk duhet ta kishte bërë. Unë fillova të sjell para në shtëpi e mund të jetonim më mirë, por ajo donte ndershmërinë. Do t’i jepte për të ngrënë ndershmëria atyre të dyjave! Por tani që unë kam në dorë gjithçka gjërat kanë ndryshuar dhe me motrën time. Në thelb nuk jemi dhe aq të ndryshëm unë dhe ajo. Unë kam marrë një vendim në jetë qysh kur isha tepër i ri. Do të ringjall edhe njëherë stërgjyshin tonë të madh, Shefqet Verlacin dhe ai do të jem unë. Të gjithë pasurinë e tij do ta trashëgoj unë me vajzën time sepse jam më i zoti, sepse unë di ta bëj. Ti Deni nuk di ta vësh jetën në rrezik për paratë, kam përshtypjen se ti nuk e njeh vlerën e tyre dhe çfarë prestigji të sjell pasuria në jetë. Qoftë edhe për adrenalinën që të jep rreziku. Sa e bukur është e jashtëligjshmja! Unë nuk kam nevojë të studioj si ti e të rropatem zyrave të shtetit të bëj karrierë. Pikësëpari atë shtetin që thua ti unë e blej dhe e vë në dispozicionin tim kur të dua, së dyti ti e kupton dhe vetë se një djalë si ti, pasardhës i familjes Toptani që je nuk do ta lejojnë kurrë të bëjë karrierë me ndershmëri e meritë. Do të vazhdosh të kesh probleme me biografinë gjithë jetën tënde sa kohë jeton në Shqipëri. Këtu po nuk pate qenë djalë komunisti apo në shërbim të tyre nuk të lenë të ngresh kokë. Maksimumi që të ofrojnë janë vende dytësore ku s’ka kush punon dhe vënë ndonjë si ty. Duhen dhe hamejtë dhe do të dish më shumë? Unë po të dua me një telefonatë të heq ty nga puna, burri i ministres tënde (babai ishte nëpunës në ministri) është mik i ngushtë me atë shokun tim të KLD-së. Po të dua të le edhe pa bukë e të shohim pastaj sa i zoti do të jesh të më bësh gjyqe mua.
Babai: Unë nuk habitem, ti i tillë je dhe gjithçka mund të ndodhë, megjithatë nëse mendon se me këtë do të më frikësosh mund të bësh që nesër. Unë e kam kuptuar më mirë së ty sesi funksionojnë nga brenda institucionet tona, nuk ka nevojë të ma tregosh ti.
Adiri: Dhe jo vetëm kaq por edhe gruan tënde mund të heq nga puna me një telefonatë. Ke bërë gabimin më të madh që u ktheve nga Italia vite më parë për të jetuar në Shqipëri. Duhet të kishe qëndruar atje. Çfarë mendove? Se do të mund të merrje pronat? Se do të mund të bëje karrierë? Se do të mund të përballesh me mua e miqtë e mi? E me çfarë? Me ndershmëri, me të drejtën, me moralin tënd foshnjarak? Ty të rrofshin librat që shkruan e filozofët që lexon se për të tjerat…..
Babai: Do ta shohim deri në fund sesi do të përfundojë. Ata si ty nuk e kanë rrugën të gjatë Adir. Do të ketë mbetur edhe ndonjë idealist i çmendur ende gjallë që gjërat i mendon si unë dhe shumë të tjerë si unë. Do të vijë dhe ai momenti kur ti do të paguash për gjithçka që ke bërë dhe për të gjitha vuajtjet që i ke sjellë kësaj familjeje. Fundi do të jetë ndoshta i largët disi por shumë i hidhur për ty.
Adiri: Dëgjo, dëgjo Deni, lëri trimëritë e bëhu i mençur se gjithçka e kam në dorë unë dhe ti e kupton mirë këtë gjë. Unë mund të bie dakort të bëj dhe një lloj marrëveshjeje me ty sepse dhe këta miqtë e mi që më ndihmojnë në punën time me prona më kanë këshilluar që t’i mbyll ca gjëra me familjen dhe të mos kemi besdira gjyqësore. Kam qenë unë ai që nuk kam dashur sepse dua t’ju shoh të më luteni në gjunjë e t’më puthni dorën, megjithëse ka raste si ky kur më duhet të dëgjoj dhe këshillat e miqve. Në fund të fundit prandaj i paguaj. Unë them që të të jap ty ¼ e pronës që të takon realisht dhe ti të largohesh përgjithnjë nga skena, mos i mbështet më kushërinjtë e tjerë, hiq dorë nga gjyqet kundër meje sepse po të dua nuk të jap asgjë fare dhe të gjithë pjesën tënde ua ndaj gjyqtarëve se kështu shkojnë këto punë. Unë prapë jam i fituar, atë që të takon ty e merr tjetër kush dhe pjesën e madhe e marr unë. E di ti si i fitova gjyqet në Vlorë dhe Elbasan unë? Meqë ti nuk beson, gjyqtarit të Elbasanit, atij fshatarit me kaçurrela te balli, i dhashë një apartament 2+1 dhe një varëse të shtrenjtë për të dashurën që e ka sekretare te gjykata, e di sa gocë e mirë është? Sa të shohë ndonjë levizje andej me vrap më telefonon. Për besnikërinë që më ka treguar i dhashë një garazh te pallati i parë dhe 2 garazhe te pallati i fundit. Ndërsa ai Prokurori i Vlorës e kishte dorën e rëndë, ai kërkoi 4 apartamente te prona jonë e madhe, ia kërkoi Adrit në fakt po kur e takova unë më vonë, se e takova njëherë vetë atë prokurorin, më tha që kishte marrë vetëm 3 apartamente. Më duket se me atë të 4 ma hodhi Adri, po nuk i thashë gjë fare, le të ngopet, sikur ishin të miat ato, tuajat ishin. Do me thënë tuajat në origjinë po sipas ndarjes që kemi bërë me tezen e vogël i takonin asaj sa kohë vendosëm që nëna jote dhe ti bashkë me grupin e kushërinjve të tjerë nuk do të merrnit asgjë. Këto prokurorët e gjyqtarët e Tiranës janë edhe më të tmerrshëm se vlonjatët, nuk duan t’ia dinë fare, të kërkojnë copë sa duan dhe s’ka takim të dytë më ta. Presin vetëm dokumentin e firmosur te noteri ose çantën me 500-she. Këta të therin, mezi më zë gjumi natën se kam frikë se mos ma hedhin dhe këta të mitë ndonjëherë. Po gjithsesi këto janë probleme të miat e nuk të takojnë ty, i zgjedh vetë unë punët e mia.
Babai: Po prona e kushërirave? U ke bërë dhe atyre ndonjë ofertë thërrmijash siç po më propozon dhe mua? Mirë mua dashke të më japësh aq sa do ti, po atyre, apo ua ke shpërndarë gjyqtarëve të gjithë pronën e tyre njësoj si timen?
Adiri: Po pse kanë nevojë për prona ato? Janë rritur në mes të Italisë, nuk i mjaftoi jeta që kanë bërë, kujt do ia lenë ato që kanë? Të rrinë atje se mirë janë se sa për ato nuk ma dalin dot kurrë mua në Shqipëri. Ata kushërinjtë e Kanadasë i kam mbajtur gjithë kohës me të mirë. Me ata kam përdorur tjetër taktikë. Jam i zoti Deni, thuaj ç’të duash. Unë ua njoh tipet njerëzve dhe i vij rrotull si gjarpri derisa t’i gllabëroj. Unë them të takohemi edhe njëherë tjetër bashkë, ti qetësohu e thirri mendjes, kuptoje mirë situatën se më duket sikur nuk e ke kuptuar mirë që këtu padroni jam unë e jo ju të tjerët. Dhe ngulite njherë e mirë në kokë, jam unë ai që vendos kush duhet të marrë dhe sa do të marrë. Merre në konsideratë këtë propozim që të bëra sepse o merr diçka e largohu ose nuk do të marrësh asgjë e do lesh edhe ndonjë kokë rrugës po më deshi qejfi mua.
Babai: Mos harro se njihemi mirë bashkë Adir, je i aftë maksimumi për të falsifikuar e vjedhur ç’të të dalë përpara por nuk je dot ai trimi që hiqesh. I ke filluar herët këto punë, qysh në kohën që falsifikove diplomën e shkollës së mesme të motrës tënde sikur ishte e jotja. Nuk kam harruar asgjë Adir. Tani me sofistikimet që ka sjellë jeta moderne je bërë ekspert i këtyre gjërave, sigurisht. Por stërgjyshin tonë nuk do e ringjallësh dot, mos të të gënjejë mendja. Eshtë turp i madh për të që tek lista e pasardhësve të tij të jetë dhe emri yt. Të paktën një gjë të mirë e bëri komunizmi, krijoi kërma si ty por i mbajti larg nga ne.
Adiri: S’kam ndonjë problem të madh më atë çka mendon ti Den, thjesht konsideroje atë që të thashë se do të mbetesh pa gjë fare e ma bëj një telefon nëse bindesh. Mos u ngatërro me mua për gjëra të tjera se do të gjesh vdekjen ti e fëmijët e tu!
Babai: Të gjithë do të vdesim një ditë Adir, por askush nga ne nuk do të shkojë në atë botë pa i larë ca kusure në këtë botë, të jesh i bindur për këtë.
Babai u largua i nervozuar, nuk ndodhte shpesh që ai të bëhej vërtet nervoz. Por gjithçka që Adiri i tha ishte e vërtetë dhe kjo e bëri të ndjehej deri diku të pashpresë. A do të mundej ndonjëherë në rrethanat ku vendi ynë ndodhej të bëhej drejtësi? A do ta gjente ai të drejtën mes morisë së të korruptuarve që drejtësinë e shisnin në tavolina kafenesh e dhoma hotelesh? Çfarë duhet të bëjë njeriu në këto raste? Aq më tepër kur jeta vlen sa një gjysëm fjale e dikujt si Adiri!
Përpara shembujve të tillë, gjithçka që ka arritur njeriu deri më sot në zhvillimin e tij mendor dhe profesional të duket e kotë. Kant-i dhe Hegeli do të habiteshin me arritjen e njeriut të ri në Shqipëri madje dhe vetë Marksi. Edhe pasi filozofia dhe shkenca e politikës si e tillë përparoi kaq shumë për të përmirësuar njeriun, ky njeriu shqiptar, i formuar në komunizëm i shkeli e përdhosi të gjitha parimet bazë të filozofisë e të ndërtimit të një shteti. Arriti të transformojë atë çka bota e zhvilluar e ka në bërthamën e saj, virtytet dhe moralin. Ky teatër që zhvillohej si një “tragjedi e përbashkët” në Shqipëri shoqëronte në jetën e tyre shumë njerëz, shumë familje që sikur ne, përjetonin të njëjtin makth. Kishim filluar të vuanim nga të njëjtat sëmundje, me të njëjtat simptoma. Ankthi dhe zemërimi ishin bërë pjesë e përditshmërisë në familjen time. Qetësia dhe harmonia e zakonshme që na karakterizonte më parë tani do të shiheshin si luks i largët. Filluan të vinin letra e telefonata anonime që kërcënonin vazhdimisht se babai im do të vdiste, se nënën time do ta degdisnin larg e ta bënin skllave, se do të na rrëmbenin ne fëmijëve e fati ynë do të ishte edhe më i hidhur se i prindërve. Denoncimet tona në zyrat e policisë nuk bënë asnjë efekt. Punonjësit e policisë së shtetit që duhet të kujdesen dhe mbrojnë qytetarët në këto raste kishin punë të tjera për të bërë e na qetësonin se çudia më e madhe tre ditë zgjat e se nuk të ngacmon njeri kot. Duhet të kishim bërë ne ndonjë faj që na kërcënonin kështu. Viktima në Shqipëri është gjithnjë fajtori!
Ishim të vegjël shumë unë dhe im vëlla gjatë kësaj periudhe dhe prindërit na ruanin vazhdimisht. Ne nuk mund të luanim të shpenguar si gjithë fëmijët e tjerë sepse ekzistonte gjithmonë një hije e frikshme që mund të dilte nga hiçi e të na rrëmbente. Ne, dy fëmijët ishim gjithnjë në rojë për çdokënd që mund të na afrohej, për të kuptuar edhe lëvizjet më të vogla që dukeshin të dyshimta rreth nesh. Jeta nuk ishte më si më parë dhe ne ishim kaq të vegjël për të kuptuar përse. Zgjidhjet që kishim përpara ishin shumë të pakta dhe tepër të rrezikshme për ne, për prindërit e mi, të cilët duhej që nga njëra anë të mbronin fëmijët si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht, të luftonin me një sistem të tërë poshtërsie, me banditë të njohur e të panjohur, të mos frikësoheshin nga kërcënimet, të përballeshin gjykatave e prokurorive duke mos qenë të sigurt nëse e drejta e tyre themelore mbi jetën, lirinë, pronën do të mbetej e mbyllur nëpër dosje të mykura gjyqtarësh të paguar për të vrarë të drejtën e bashkë me të edhe jetën. Koha dukej sikur kishte ndalur e qëndonte pezull. Reja e madhe ngjyrë gri, gjithnjë e mbarsur me shtrëngata e rrufe të frikshme qëndronte e palëvizshme mbi çatinë tonë të vogël. Zëri i brendshëm i ndërgjegjjes, që në momente të tilla të fton shpesh për të kërkuar dëshpërimisht prehje tek e shkuara, për të rigjetur pak nga lumturia e humbur kujtimeve, bëhej gjithnjë e më fuqishëm netëve të gjata e të pagjuma. Si ishte e mundur që të arrihej deri këtu? A mund ta mendonte im atë se një ditë do të mbronte fëmijët e tij prej familjarëve të tij? Prej njerëzve dikur më të dashur për të? A kishte ndonjë gjë sadopoak logjike në të gjithë këtë histori? Copëzat e jetës që kishte kaluar por që e shoqëronin kudo si hije nuk ia lehtësonin aspak shpirtin. Kujtimet mundojnë më shumë se plagët e trupit dhe këtë ndjenjë e njoh mirë për fat të keq edhe unë sot, sikur im atë atëherë. Tezja e vogël që ai e kishte dashur si motër, kushëriri i preferuar që ishte si vëllai më i madh në fëmijëri, i kishin harruar kujtimet. Ose ndoshta babai im ishte gabuar, ishte faji i tij që kishte shpirtin e bukur plot dashuri, që nuk mësoi kurrsesi të ishte njeriu i ri, ndoshta kështu do të kishte vuajtur më pak. Po Zoti a e shihte gjithë këtë? Sa herë shkoja e frikësuar pranë prindërve e mbështetesha në prehërin e mamit duke u orvatur dëshpërimisht të kuptoja përse nuk ishim më si dikur. Çfarë kishte ndodhur kështu me qetësinë tonë? E pyesja pareshtur dhe ajo përpiqej të më qetësonte e të fshihte dhimbjen që ndiente. Ishte e fortë mami im, por përpara meje dhe tim vëllai forca e saj venitej e lotët nuk i pushonin së rrjedhuri nga sytë e bukur.
Unë- Mami….
Mami – Po zemër
Unë – Po Adir D., a ka frikë nga Zoti?
Mami – Nuk e di, nuk jam e sigurtë nëse ai e njeh Zotin zemra ime.
Unë – Po pse Zoti nuk i dënon njerëzit e këqinj, mami?
Mami – Sepse Zoti është i mirë. Ai kurrë nuk do të dënonte dikë pa provuar më parë ta shpëtonte atë.
Unë – Po nëse nuk e shpëton dot Adir D-në, a do të mundet Zoti të na shpëtojë ne? Unë kam gjithmonë frikë mami se mos na ndodh ndonjë gjë e keqe. Unë nuk dua të rri pa ty dhe pa babin. Të lutem më premto që ti do flasësh me Zotin dhe do i lutesh që ne të jemi gjithmonë bashkë.
Mami – Zemra ime, princeshat si ty nuk duhet të kenë frikë. Ti do e shohësh që Zoti do t’i dëgjojë lutjet tona. Ai është i mirë dhe i jep të gjithëve një mundësi të dytë, ndoshta dhe të tretë përpara sesa të vendosë drejtësinë e Tij hyjnore. Të gjithë ne kemi mundësi që gjatë jetës t’i ndreqim disa nga gabimet e bëra. Ndaj njeriu rritet dhe maturohet me kohën dhe kupton më mirë shumë gjëra. Atëherë kur vjen momenti i duhur, kemi mundësinë të kthehemi në rrugën e drejtë dhe të kërkojmë falje përpara Zotit me shpirtin të hapur. Në të kundërt, do të paguajmë vetveten dhe çka kemi mbjellë në jetë do të na kthehet mbrapsh si çmim për t’u paguar. Çdo gjë në jetë është zgjedhje e dashura ime. Duhet të jesh i mençur për të zgjedhur drejt, jo të gjithë e kanë luksin e këtij virtyti hyjnor.
Unë – Të dua shumë mami
Mami – Edhe unë zemra ime, nuk do të jesh kurrë vetëm. Unë, babi dhe vëllai do të jemi gjithmonë me ty. Ta premtoj e dashuria ime e vogël….
Teksa kujtoj biseda të tilla që as biseda nuk mund t’i quaj, ende më dhemb thellë në kraharor. Unë u detyrova të rritem përpara kohës që i duhet çdo fëmije normal ta përjetojë rritjen mendore dhe shpirtërore. U detyrova të bëhem “e mençur” përpara se të kuptoj vështirësinë për të qenë e tillë. Zoti më kishte “zgjedhur” mua për të më dhënë një familje kaq të bukur, kaq të dashur e tani ishte rradha ime për t’i treguar Perëndisë se unë i isha mirënjohëse e t’ia shpërbleja të mirën nëse do të kishim edhe një shans të fundit për të qenë të lumtur të gjithë bashkë.
Refleksionet e mia filozofike dhe absurdi ku jetonim
Rrethanat e caktuara shpesh detyrojnë edhe të vegjëlit të rriten në pak kohë. Jetonim në kohën kur nuk mund të kërkonim ndihmë tek shteti i cili për ironi të fatit duhet të jetë “mbrojtësi” i qytetarit në raste të tilla. Ajo çka unë kam mësuar mbi shtetin nuk përputhet shumë me shtetin që kanë ndërtuar shqiptarët. Shteti është një thelb, në po atë kuptim që mund të flitet për familjen dhe shoqërinë. Veç të tjerave ai është vetë sinteza e familjes dhe shoqërisë civile. Shteti bashkon në një të vetme anën afektive të familjes e në të njëjtën kohë ai gjithpërfshin shoqërinë civile duke i dhënë asaj kuptimin dhe drejtimin. Nëpërmjet vullnetit dhe lirisë së tij shteti i tregon rrugën që shoqëria duhet të ndjekë, pra ai është një realitet thelbësor, arsyeja që kërkon të bëhet realitet në një bashkësi njerëzore. Ai në një farë mënyre është synimi i të gjithë zhvillimit historik. Shteti, është garancia e individit për të jetuar në paqe, për t’i mundësuar shtetasve, qytetarëve të drejtat themelore të cilat nuk erdhën sepse një apo disa njerëz me pozitë politike kishin dëshirë të lejonin disa të drejta. Nuk do të mjaftonte e gjithë enciklopedia e botës për të shpjeguar arsyet e shumta politike e shoqërore që njerëzimin e sollën deri këtu, në ditët që jetojmë ne sot, ku shteti i garanton qytetarëve të tij të drejtën e të jetuarit në paqe, të gëzojnë pronën e tyre të rregulluar me ligj, të mbrohen prej shtetit me ligj si individi ashtu dhe prona. E drejta dhe morali duhet të jenë themelet e politikës prej të cilave lind shteti. Forma më e lartë e moralitetit është vetë ligji. Asnjë sistem i kundërt nuk mund të përputhet me to, sepse nëse të parët e shtetit do të shkelin rregullat morale atëherë nuk do të kemi më liri. Morali, e drejta dhe liria janë të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën dhe nuk mund të qëndrojnë nëse nuk janë të tilla.
Arsyeja dhe logjika e njerëzimit në shekuj ka trajtuar moralin e për pasojë janë shkruar dhe ligjet dhe të gjitha së bashku për të marrë një kuptim universal, nënkuptojnë lirinë. Liria është kushti pa të cilin moraliteti, i cili vepron në menyrë efektive tek njeriu, do të ishte i zhveshur nga çdo lloj kuptimi e për pasojë edhe shteti do të ishte i tillë. Rëndom në Shqipëri ndodh që politikanët “për të mirën e popullit” të “detyrohen” të veprojnë ndryshe duke sjellë në vend gjithnjë e më shumë sistemin e anarkisë, të kundërtën e lirisë, të cilin shpesh në Shqipëri ua lënë në dorë ndërkombëtarëve për ta rregulluar.
Por ky sistem i ngritur anarkie është shpesh më i kobshëm dhe më i zi sesa despotizmi që populli duron në heshtje. Të gjithë ne, njerëzit e thjeshtë, qytetarët, kontribuesit kryesor të një shteti i dimë shumë mirë detyrat e gjithsecilit nga ne. Nuk është e vështirë që shteti të ndërtohet siç duhet. Nevojiten vetëm disa “përbërës” bazë si: morali, ndershmëria dhe atdhedashuria. Këto virtyte kaq të rëndësishme që shumë shqiptarë i kanë, çuditërisht tek qeveritë që zgjedhim mungojnë tepër. Eshtë ky një paradoks për të cilin nevojiten studime të mirfillta në fushën e sociologjisë si shkencë, por të zotët e punës në këto fusha mendojnë vetëm për të emigruar, për t’u larguar sa më larg jo si zgjidhje por si zgjedhje dhe kjo është e dhimbshme. Ndodh që edhe nëse je i zoti dhe e tregon këtë nëpërmjet punës tënde, në Shqipëri ndërshkohesh rëndë.
Mamasë time, në kohën kur unë dhe im vëlla ishim të mitur e ndërsa historia e krimit me pronat e familjes sa vinte e bëhej më e vështirë, i qëlloi fati i keq të provojë në kurriz çdo të thotë të jesh i aftë në punë dhe të përpiqesh të ndreqësh të keqen që të rrethon. Prej 3 vitesh përgatiste një studim me temë “Krimi në Ballkan” me referencë Shqipërinë ku tregoi mbi baza studimore, shkencore e dokumentare sesi funksiononte tregtia e drogës në Shqipëri, si vend transit e më pas edhe si vend origjine. Shpjegoi të gjitha rrugët, të gjitha lidhjet politike të dokumentuara, të gjithë zyrtarët që merrnin pjesë për të “promovuar” këtë “parajsë” të së keqes duke mbrojtur me pushtetin e tyre “ushtarët” që i kryenin detyrat e caktuara. Shumë prej këtyre individëve që jetonin në luks të paimagjinueshëm për shqiptarët ishin deputetë të parlamentit shqiptar, ministra në qeveri, drejtorë policie e trafikantë me lidhje politike. Pasi studimi në fjalë u botua në Itali, mamanë time e hoqën nga puna pa asnjë motivacion dhe madje e kërcënuan se duhet ta zhdukte atë studim menjëherë dhe nëse e botonte në Shqipëri pasojat për të do të ishin tepër të mëdha. Sot ka vite që ajo jeton në perëndim dhe është shkrimtare e suksesshme, shpesh duke qeshur me dhimbje thotë: “ua di për nder që më përndoqën e më dëbuan nga puna sepse ndryshe nuk do të zbuloja talentin edhe në fusha të tjera”. Unë që e njoh mirë, e di sa shumë i dhemb asaj kjo gjë. Dëshironte shumë që Shqipërinë e gjyshërve e stërgjyshërve të saj antikomunistë ta shihte njëherë siç do të donin ta kishin parë ata.
Çdo individ është pjesë e shoqërisë si një e tërë dhe ka detyrime të shumta për të ndërtuar vendin ku jeton. Një ndër rolet bazë që shoqëritë e dala nga diktaturat e egra shumë dekadëshe kanë në demokraci është të kufizojnë dhe kontrollojnë fuqinë e shtetit. Sigurisht e thënë në këtë mënyrë tingëllon disi absurde sepse çdo demokraci ka nevojë për një shtet të mirëndërtuar dhe me autoritet të plotë por jo në rastin kur vendi ka qenë prè e diktaturës. Në raste të tilla, shoqëria, sot e lirë, duhet të gjejë mënyrat për të kontrolluar, monitoruar dhe frenuar kur është e nevojshme fuqinë e politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit. Qytetarët duhet të shohin me kujdes sesi “të pushtetshmit” i përdorin fuqitë e tyre, nëse korrupsioni gërryen nga brenda ngrehinën që ne shohim nga jashtë, nëse informacioni i përditshëm që qytetari merr është i vërtetë apo thjesht rutina që dikush paguan për të qenë i tillë, nëse abuzimet me detyrën sjellin regres në vend të progresit të kërkuar. Nëse ne të gjithë nuk kontribuojmë për të zhvilluar vlerat e jetës demokratike si toleranca, moderimi, kompromisi, dhe respekti për pikëpamjet e ndryshme atëherë nuk jetojmë në demokraci. Këto janë vlera që nuk mësohen nëpër shkolla, ato mëkohen, edukohen dhe praktikohen dhe si të tilla nuk vdesin kurrë. Të gjitha këto janë detyra të qytetarit, të shoqërisë civile në të cilën jetojmë. Këtë u përpoq të bënte dhe mamaja ime me punën e saj, por ishte fatkeqësisht në vendin dhe kohën e gabuar.
Shoqëria dhe shteti ynë, edhe pas shumë vitesh nga ardhja e demokracisë, vazhdon të jetë në tranzicion të plotë. Përse jam e bindur për këtë? Sepse individi më i suksesshëm që krijoi shoqëria jonë ishte dhe është Adir D., dhe disa të tjerë si ai që familja ime kishte fatin e keq t’i kishte në gjirin e saj. Si është e mundur që këta njerëz të zgjidhnin të keqen me dëshirë e ndërgjegje të plotë? Në gati 50 vite komunizëm dhe 30 të tjera tranzicion post-komunist shoqëria jonë ende duket se nuk e ka kuptuar thelbin që qytetërimi perendimor ka mbi 2000 vjet që e zbaton. Asgjë nuk ka lidhje me tjetrin, as me shtetin, as me drejtësinë dhe as me dëshirën. Gjithçka ka lidhje me shpirtin, me arsyen, me veten. Nëse nuk do të arrijmë të njohim dhe të përmbajmë vetveten nuk do të kemi mundësinë të krijojmë një shoqëri si një organizëm të tërë ku të gjithë njohin vlerat dhe moralin dhe t’i bindemi ligjeve të cilat janë ndërtuar pikërisht si përfundime të këtyre të fundit. Ekzistenca e shoqërisë së organizuar në një shtet është e mundur vetëm në sajë të ligjeve dhe harmonisë që ato sjellin për të pasur drejtësi, për të pasur shtetin e organizuar. Atëherë përse ne në shoqërinë tonë nuk kemi mundur të zgjedhim të mirën sa kohë ndodhemi në udhëkryqe të tilla shoqërore e politike? Sepse ne nuk kemi mundur kurrë të njohim veten tonë, shpirtin tonë, nuk kemi mundur as ta zbulojmë dhe as ta përmirësojmë atë. Të njohësh veten do të thotë të zbulojmë tek ajo jo vetëm rrënjën më të thellë të ndjenjës për të vërtetën por edhe dobësitë dhe mungesat e kësaj rrënje. Kjo do të thotë të zbulojmë po kaq edhe atë çka nuk dimë, atë çka na mundon për të arritur tek e mira. Do të thotë të njohim dhe prekim përse jemi të prirur të shkojmë drejt gënjeshtrës, drejt një të keqe që si pasojë mendojmë se do të na sjellë një të mirë të vogël, duke shkaktuar shpesh të këqija të mëdha për të tjerët dhe mashtrimin e vehtes. E keqja vjen nga padija dhe nga pamundësia për të zbuluar të mirën në dimensionet e saj më të thella, shpirtërore dhe mendore, është paaftësia e brendshme për të dalluar dhe për të gjykuar. Të njohësh të vërtetën, ta kërkosh atë dhe ta vesh në shërbim të së mirës është mbi të gjitha një veprim dhe vlerë morale. Për të njohur të mirën e vërtetë duhet të jesh pikësëpari i aftë për ta kërkuar dhe kuptuar këtë e cila përveçse është veprim moral është dhe sjellje morale.
Ndërkohë që shoqëritë perendimore e kanë kuptuar prej kohësh se të ushtruarit e mendimit, njohjes së vetvetes dhe shpirtit njerëzor është në të njëjtën kohë ushtrim shpirtëror dhe edukimi i vetes, i njeriut, si edukohej “njeriu i ri” i shoqërisë së ardhshme shqiptare? Shpesh kur bëja këto pyetje në bisedat me babain tim, ai buzëqeshte dhe herë herë duke më përqafuar thoshte: – “E dashur nuk ka qenie më të rrezikshme sesa një vajzë e mençur e cila lexon filozofi”. Megjithatë nuk e lejoja babain t’i bënte “bisht” pyetjeve të mia dhe të kapërcente bisedën, nuk hiqja dorë derisa të argumentonte përgjigjen e cila padyshim në të shumtën e rasteve do të sillte dhe kundërpërgjigjen e radhës.
Babai: E dashur, kjo përgjigje që ti e merr si kompliment personal është vërtet përgjigjja për të thënë në rastin tënd. Edukimi i tillë i shpirtit të njeriut siç ne e kemi lexuar tek të mëdhenjtë e filozofisë ishte në thelb ajo çka NUK duhej që shqiptarët të dinin në komunizëm. Truri i njeriut duhet të funksiononte sipas një skeme të caktuar ku edukimi i shpirtit dhe mendjes duhet të komandohej nga doktrinat bazë të shkollës së partisë. Në parimin e demokracisë edhe si filozofi thelbësore është edukimi, qoftë i shpirtit dhe mendjes. I gjithë shqetësimi në shoqëritë e zhvilluara atëherë kur filluan ta qytetërojnë individin ishte të formonin qytetarë me shpirtin e së drejtës, të lirë, të aftë të dallonin të mirën e vërtetë, të aftë të udhëhiqen prej ideve pozitive dhe t’i përgjigjen një kërkese absolute. Kjo është ajo çka shoqëritë e zhvilluara kanë edukuar tek individi i tyre. “Njeriu i ri” që komunizmi formoi ishte ai që mësoi si të bindej pa kundërshtuar eprorin komunist sepse ai i kishte në dorë lirinë, familjen dhe jetën. U edukua të mos kishte shpirt e të mos e gjente kurrë atë, edhe kur të ekzistonte mundësia që ta gjente të mos e njihte kurrë shpirtin dhe veten e tij, të mos dallonte dot kush ishte e mira dhe e keqja dhe kështu të manovrohej lehtësisht prej dorës që lëvizte marionetat. Njeriu i ri shqiptar nuk duhet të mendonte sepse të menduarit është njëkohësisht edhe edukues i shpirtit. Bija ime, shqiptari i ri që u formua gjatë gjysëm shekullit të zi nuk duhet kurrsesi të kërkonte të vërtetën dhe aq më pak ta donte atë përpara vetë pikëpamjeve të tij. Ne nuk mund të ushtronim mendime dhe të drejta të tilla shoqërore të cilat shoqëritë perendimore i kanë në themel të tyre. Ne nuk duhet të zgjoheshim”.
O Zot, kur mendoj sa shpesh jam munduar të kuptoj vështirësinë që babai im kishte për t’i dhënë zgjidhje problemeve të mëdha në mesin familjar aq më shumë përhumbesha të kuptoja sesi funksiononte mendja e njeriut kur nuk ka shpirt, kur nuk e njeh të mirën dhe kur kalimi nëpërmjet së keqes për të arritur tek e mira personale bëhet qëllim në vetvete pa i kushtuar aspak rëndësi se ku shkel dhe çfarë mbjell ndërsa kërkon të marrë shumë e më shumë. Kur shpirti është i zbrazët a është e mundur të ngopet dëshira? Kur mendja punon për të vepruar keq duke mos e njohur të mirën a mund të ngopet egoizmi për të pasur shumë e më shumë?
Po sot a kanë kuptuar shqiptarët realisht nëpër cilën luginë kaluan e jetuan për kaq shumë vite? A jemi të aftë ne sot të ëndërrojmë për atë çka është aspiratë shpirtërore, për atë çka në vetvete përfaqëson ëndrrën dhe të bëhemi mbretër të ëndrrëve tona? A do të mund t’u përgjigjemi dot të gjitha pyetjeve që brezat e ardhshëm do të na bëjnë në lidhje me çfarë kemi bërë gjithë këtë shekull? Çfarë përmirësuam nga ato që kuptuam ose më mirë çfarë kuptuam nga ato që vuajtëm? Babai im shpesh ndjehet keq kur duhet të ‘japë llogari’ para meje dhe të përpiqet të shpjegojë se atdheu që unë kam sot këtu ku jetoj, në perëndim, është vërtet ai i aspiratave të mia, ai atdheu që të jep mundësinë të shkosh në majë nëse është e mundur, atdheu që të jep të drejtën të jesh i lirë, të ndihmon në vështirësitë e tua, të ndihmon që nëpërmjet studimit, kur ti vlen, të bëhesh ikonë e kohës kur ti jeton. Por fatkeqësisht ky nuk është atdheu i të parëve të mi, ky është atdheu që më shpëtoi jetën kur në atdheun tim natyral kërkonin të më vrisnin. Atdheu i gjyshërve të mi është toka për të cilën kam mall edhe kur shkoj atje sepse unë nuk e jetova dot atdheun tim, nuk e ndryshova dot realitetin e tij të dhimbshëm, nuk munda ta përballoj tragjedinë e tij e cila kërkonte të më përpinte në humbëtirën e saj pa kthim. Unë u tremba dhe vrapova për të shpëtuar, por sa të tjerë nuk shpëtuan dot? A duhet të gëzohet njeriu që shpëtoi jetën dhe pati një mundësi të dytë apo duhet të hidhërohet sepse nuk mundi të shpëtojë atë çka ka më të shtrenjtë, atdheun e të parëve prej të cilit shpirti i tij merr formë dhe jetë? Përplasja e qytetërimeve dhe përjetimeve në shpirtin tim ngjason gjithnjë me dallgët e fuqishme të oqeanit të cilat asnjëherë pasi mbaron furtuna nuk më sjellin qetësinë e shumëpritur. Unë mbeta përjetësisht mes dy botëve.
Në periudhën më të vështirë, kur kërcënimet ndaj nesh ishin bërë të përditshme e prindërit nuk dinim më ku të na fshihnin ne fëmijëve, babai im plotëson një dosje voluminoze me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe e dërgon në dy nga ministritë kryesore të shtetit për të kërkuar ndihmë e për të na shpëtuar të paktën ne fëmijëve. Po të njëjtat dosje i dërgoi në disa prej ambasadave të rëndësishme me të njëjtin qëllim. Kërkoi ndihmë në prokurori, aty ku çeshtja ishte denoncuar dhe bëheshin hetimet e nevojshme por prokurorët i thanë që nuk kishin mundësi t’i mbronin sepse mungonte personeli për këtë shërbim e duhet të përpiqeshin vetë me forcat e tyre të mbronin veten e fëmijët. Ministrat që i lexuan dosjet (të paktën supozohet se i lexuan), i futën në disa sirtarë të rrëmujshëm tek dokumentet e panevojshme dhe prej ambasadave ende sot e kësaj dite nuk është dhënë asnjë përgjigje. Kushërinjtë italianë dhe ata që jetonin në Kanada ishin të paekspozuar ndaj rrezikut të hakmarrjes prej banditëve sepse nuk e ndiqnin nga afër këtë çeshtje dhe jetonin në shtetet e tyre respektivë, ndërsa për ne të pestë në familje tonë, babain, nënën, gjyshen time e ne dy fëmijët e vegjël duhet të mendonte Zoti!
Nëna ime, në gjendjen që ndodheshim dhe me frikë për jetën sidomos për ne dy fëmijët, pa lajmëruar askënd shkoi në “strofullën e gjarpërinjve” për të takuar personalisht avokatin e djallit, Adri K., dhe për t’u përballur me të si nënë. As vetë nuk e dinte çfarë do i thoshte një njeriu që prej njeriu nuk i kishte mbetur më asgjë. I befasuar që nëna ime “i mbin” në derë, Adri K. thërret në ndihmë një djalë të fuqishëm fizikisht që e mbante si truprojën e tij. Mesa dukej, nuk ishte vetëm nëna ime që jetonte me frikë për jetën edhe pse nuk kishte bërë asnjë faj. Frikën e njihnin edhe ata që e kishin mbjellë për ne të tjerët por me ndryshimin që ata e dinin se çfarë meritonin.
Mamaja: Nuk ka nevojë të shqetësohesh kaq shumë e të thërrasësh ndihmë për t’u mbrojtur nga unë. Bota nuk është e përbërë vetëm nga ata si ju, kanë mbetur ende dhe ata si unë që frika për jetën e fëmijëve nuk i ka kthyer në kriminelë si ju.
Adri K: Nëse keni ardhur deri këtu të më thoni që jam kriminel mund t’ia kishit kursyer vetes një rrugë të tillë. Unë jam avokat dhe fort i nderuar madje ndërsa ju që nuk arrini t’i zgjidhni punët tuaja në gjirin e familjes tuaj mos t’ju duket sikur fajin jua kam unë. Sa për korrektesë ndaj jush, unë jam avokati i Adir D dhe tezes së tij të vogël dhe punoj vetëm për interes të klientëve të mi. Juve të tjerëve nuk ju njoh.
Mamaja: Vërtet ashtu është, por fëmijët e mi kërcënohen me jetë në emrin tënd dhe unë nuk kam frikë të vij t’ua them këtë në sy. Meqë ju i keni fituar të gjitha edhe pronën, edhe prestigjin e pasurisë, edhe miqtë, edhe gjumin e qetë përse jeni kaq i dëshpëruar sa të dëshironi kaq shumë vdekjen e fëmijëve të mi, timen e të bashkëshortit tim?
Adri K: Nëse jeni kërcënuar shkoni kërkoni ndihmë, unë nuk ju ndihmoj dot. Se kush vdes e se kush ngjallet nuk më intereson shumë.
Mamaja: Kam ardhur këtu vetëm për t’ju thënë dy fjalë: nëse preken fëmijët e mi do të përgjigjesh ti, nëse i ndodh diçka bashkëshortit tim do të përgjigjesh ti sepse sa kohë të gjitha dokumentet e pronës janë në emrin tënd e jo më të Adirit do të thotë që e keni marrë ju përsipër të gjithë këtë lojë të pisët e fitimtari i vërtetë në fund do të jeni ju. Ndaj bëjini mirë llogaritë se ndoshta nuk do të na vrisni dot të gjithëve e unë atë ditë do jem duke ju pritur. Edhe vdekja duhet të ketë një kuptim. Unë i kam llogaritë me jetën tashmë por mos kujtoni se ju do të jetoni i qetë më pas.
Adri K: Këtë do e shohim në fund zonjë. Jetojmë në kohëra aspak të sigurta. Bëni mirë të kujdeseni për veten e për familjen tuaj e mos shpenzoni kohë duke dërguar dosje nëpër ministri apo gjetkë. Si avokat i zoti që jam, i kam marrë masat mirë përsa i përket punëve të mia. Ju këshilloj t’i merrni dhe ju për punët tuaja.
Mamaja: Zoti ju pastë në mëshirën e tij sepse ju keni reshtur së qeni njeri.
Nëna ime largohet e dërrmuar shpirtërisht. Kjo gjendje vrastare dukej sikur s’do të mbaronte kurrë. Kur i tregon babait tim se çfarë kishte bërë e rrëmbyer nga ankthi, frika dhe dëshpërimi, babai nuk kishte dot kurajo as ta qortonte për veprimin e pamenduar. Çfarë mund t’i thoshte një nëne e një bashkëshorteje që nuk kishte bërë asnjë faj për të merituar gjendjen në të cilën jetonte?
Pesë ditë më pas, disa prej kushërinjve italiane lajmërojnë ardhjen e tyre në Shqipëri sepse kishin diçka më rëndësi për të biseduar ndërmjet tyre dhe prindërve të mi. Ata erdhën dhe qëndruan në shtëpinë tonë siç bënin gjithnjë kur vinin në Shqipëri. Erdhën vetëm tre prej tyre, kushërira Norma nuk kishin pranuar të ishte pjesë e “delegacionit”. E kishte kuptuar se takimi që do të bënin nuk ishte me kaq rëndësi për të. Kësaj rradhe dukej sikur nuk ishte si herët e tjera që ata vinin dhe menjëherë nisnin bisedat në lidhje me procedurat dhe hapat e tjerë që duheshin ndjekur, prej që kur se ishin bashkuar me prindërit e mi në këtë çeshtje padrejtësie kundrejt të gjithëve në familje. Kushërirat kishin lajmëruar edhe avokatin që të vinte e të ishte prezent në takimin që do të zhvillonin. Fjalën e mori më e madhja prej tyre, ajo që dikur i kishte dhënë tezes së vogël dhe Adirit mbështetjen kryesore, por që sot ishte bërë kundërshtarja e tyre më e flaktë.
Kushërira: Siç mund ta keni kuptuar dhe vetë kjo ardhje e jona këtu në nxitim e sipër ka të bëjë me diçka aspak të këndshme që ka ndodhur ndërkohë që ne iu kemi besuar juve mbarëvajtjen e procesit të rëndësishëm gjyqësor për padrejtësitë që na janë bërë. Preferova që të ishte këtu prezent dhe avokati ynë i përbashkët sepse ndoshta nuk i di të gjitha gjërat që ndodhin pas krahëve të tij e tonat. Unë ndjehem shumë e indinjuar që dikush nga ne këtu ka dashur të tallet me ne e të përfitojnë prej nesh. Por nuk po zgjatem me çfarë ndjej, është më mirë t’ju tregoj çfarë ka ndodhur e ta kuptoni të gjithë rëndësinë e çeshtjes.
Kushërirat e tjera qëndronin në heshtje duke miratuar fjalët e motrës së tyre më të madhe. Dukej që e kishin biseduar gjithçka mes tyre më parë e ndoshta ia kishin komunikuar dhe avokatit të përbashkët atë çfarë kishte ndodhur.
Kushërira: Adiri me telefonoi pas një kohe kaq të gjatë dhe unë në fakt u habita që ai guxoi të më telefonojë pikërisht mua duke e ditur fare mirë që unë dhe ai vetëm në gjykatë do të përballemi. Por ai kishte një lajm që më bafasoi dhe më bëri të mendohem gjatë për marrëdhënien midis nesh. Ai më tregoi se Ina ka shkuar të takohet me Adri K, dhe kanë bërë një marrveshje mbi pronën për të ndërprerë në mes gjithçka kemi nisur e për të përfituar pjesën e tyre në kurriz të pjesës tonë, të ne italianëve e ndoshta dhe kushërinjve të Kanadasë. Fillimisht nuk doja të besoja por ai më tha se Adri K., është i gatshëm të shkojë dhe përpara prokurorit që po e heton çeshtjen dhe t’i tregojë të gjithë sa i ka thënë Ina për takimin që ka ndodhur mes tyre. Është vërtet për të ardhur keq sepse unë Ina ty të konsiderova si vajzë, ashtu siç desha fort gruan e Adirit të desha dhe ty.
Mamaja ime shtanget dhe mbetet pa fjalë. Nuk mund ta besonte se kjo po ndodhte vërtet. Tre zonja që ishin përgatitur shpirtërisht e kishin ardhur deri në Tiranë sepse kishin gjetur “tradhëtarin”!
Pjesa e gjashtë (vijon)

Një paralele historike ndërmjet ushtrisë së parë guerile dhe asaj të fundit në historinë e Europës

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Ushtria e Parë Guerile Çlirimtare në historinë e Evropës, është lufta e madhe partizane e rezistencës popullore spanjolle në vitet 1808 – 1812 kundër armatave franceze të Bonopartit të cilat nuk qenë në gjendje të mposhtnin atë luftë guerile, e udhëhequr nga don Joze Romeu, e cila triumfoi mbi ato. Lufta Guerile e Spanjës ishte një dukuri e re dhe krejt e papritur  e cila tronditi Evropën, një kundërshtar i padukshëm si kurrë më parë, rreth 60.000 forca, duke e detyruar Napoleon Bonopartin të përqëndronte gjysmën e ushtrisë së tij, 300.000 forca. Ajo Guerile fitimtare i shkatoi Bonopartit disfatën e parë të madhe.  

Ushtria e Dytë Guerile Çlirimtare, që i jepet gjyqit 20 vite pas lufte, (Guerilja e fundit fitimtare në historinë e Evropës pas 187 vitesh), është rezitenca e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në vitet 1997 – 1999, me 38.000 forca kundër 145.554 forca të zgjedhura nga 7 Korpuse të ushtrisë serbe, duke e detyruar Serbinë të kapitullonte pa kushte. Udhëheqja politike e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Guerile të Kosovës ka tre vite që ndodhen të arrestuar pranë Gjykatës Speciale Ndërkombëtare Një-Etnike në Hagë, e cila paradoksalisht quhet “Gjykata e Kosovës”.   

Të dy këta popuj janë kombe që nuk e kanë duruar pushtimin e të huajve, të cilët kanë pas dhe kanë një princip të lartë që i ka ndihmuar dhe i ndihmon: Mos e lëshoni veten, sepse, në fund të fundit fitorja do të jetë e jona.  

Udhëheqja e Ushtrisë Guerile Spanjolle përfundoi në gjyq, ngaqë disa komplotistë e karjeristë filluan t’i shfrytëzonin rezultatet e luftës për interesat e tyre vetjake; ngjashëm ndodhi edhe me udhëheqjen politike të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës (UÇK), e cila vijon ende edhe pas arrestimit të katër anëtarëve të Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së. 

Me këtë rast po japim pjesën fundore të gjyqit ndaj Ushtrisë Guerile Spanjolle, gjyq i cili ngjason me atë çka po i ndodh Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   

Të jetë vallë rastësi që edhe Kryetari i Gjykatës kundër UÇK-së, ushtria e fundit guerile në Evropë, u emrua një francez, Nikola Giju, ngjashëm si në Gjykatën kundër Gueriles Spanjolle, baroni Maxukel? Besojmë se, rastësi duhet të kenë qenë edhe shënjestrimet e gabuara të pilotave francezë të NATO-s ndaj forcave të UÇK-së dhe popullsisë shqiptare gjatë Luftës Guerile Çlirimtare në Kosovë. 

* * * 

Me të arritur në Valencë, luftëtarin don Joze Romeu e mbyllën në burgjet e San Narcizit.  

Para se të zhvillohej procesi gjyqësor, në qeli hyn togeri francez, Gavilani.  

Romeu e pyeti:  

  • A mund ta di, se me cilin kam nderin të flas? 
  • Unë jam Gavilani, toger pranë Shtatmadhorisë së baront Maxukeli. 
  • Dhe çfarë u shtyu të vinit këtu? 
  • Para së gjithash vij t’ju këerkoj ndjesë në emër të eprorëve të mi për kohën e gjatë që u lamë në qeli vetëm. 
  • Nuk ka asnjë arsye për këtë dhe habitem që një gjë të tillë ia kërkoni një të munduri. Unë s’jam më asgjë për eprorët tuaj. 
  • Zotëria gabohet. Eprorët e mi ju çmojnë për gjithsa vleni. Këtë e provon edhe kënaqësia e madhe që ata ndjejnë, kur morën vesh arrestimin tuaj. Ata janë të mahnitur pas jush dhe shprehin me gjithë shpirt keqardhjen që tërë ato aftësi të shquara ju ia kushtoni një çështjeje të kotë e të perënduar, si ajo që keni mbrojtur deri më sot. 

Kur dëgjoi këtë fjalë, Romeu u zbeh menjëherë në fytyrë  dhe shprehu zemërimin që  I shkaktuan ato fjalë:  

  • Unë do të luftoj për këtë çështje deri në frymën e fundit. 
  • Gabim e keni, – e këshilloi framcezi. – Me këtë këmbënguljen tuaj ju s’do të bënit gjë tjetër veçse të linit lëkurën diku. Nëse gjatë jetës suaj  endacake nëpër fshatra e male ju keni mundur të mësonit se ç’po ngjet dhe si po venë punët në Spanjë,- (në rastin tonë Kosovë), atëherë duhet ta dini se ajo tani i përket e tëra mbretit Jozef I,- (kupto Vuçiçit). 
  • Nuk e dija këtë! – u përgjegj me ironi Romeu. 
  • Cili është ai që mund t’i qëndrojë sot Bonopartit? –  pyeti tërë krenari oficeri francez. 
  • Populli spanjoll! – (në rastin tonë populli shqiptar). 
  • E, mirë! Ç’kuptoni ju me popull, ato çetat e vogla që bridhin maleve dhe që mund t’i shfarosnim kur të donim? Këto quani popull ju? 
  • E shoh se i keni mësuar përmendësh fjalët e eprorëve, dhe mirë keni bërë. Kuptohet që Maxukeli të ka ngarkuar të më bindësh që të nënshtrohem; dhe drejt e kanë. Mirëpo, unë jam nga ata njerëz që s’dinë kurrë të zbrapsen përpara asgjëje, prandaj, kur flisni ashtu, s’bëni gjë tjetër veçse humbisni kohën kot. 
  • Nuk mund t’ju them asgjë përsa i takon misionit tim. Por mund t’ju siguroj që eprorët e mi ju respektojnë dhe do të ishin shumë të kënaqur në qoftë se ju do ta njihnit si të ligjshëm vëllanë e Bonopartit,  Jozefin I, – (kupto  Vuçiçin). 
  • Patriotin e ndershëm një propozim i tillë e fyen. 
  • Shumë spanjollë të tjerë, -(në rastin tonë shqiptarë),- edhe më të shquar se ju, e kanë bërë një gjë të tillë. 
  • Këta spanjollët e tjerë, – (në rastin tonë shqiptarë),- mund të jenë të shquar, por unë ua ndaloj të më krahasoni me ta, sepse ata nuk kanë dashuri për atdheun, as nder e as turp. 
  • Ju e tepëroni , don Joze Romeu. – foli togeri. 
  • Zoti oficer, nëse jeni njeri i ndershëm, ju do ta ndjenit veten të fyer po t’u propozonte dikush që ta tradhëtonit flamurin e vendit tuaj, edhe pse luftoni për flamurin e një pushtuesi; kurse unë luftoj për flamurin një vendi të pushtuar. Nëse ju jeni një ushtarak i Perandorit Bonopart, unë jam një ushtar i atdheut tim. Kur në vendin tim erdhi lajmi për atë që kishte ndodhur në Madrid më 2 maj 1808, ndjeva atë që provon njeriu kur dikush i fyen rëndë Nënën. Atdheu ishte në rrezik dhe thirrjen e tij e dëgjoi si i riu edhe plaku, si burrat dhe gratë. Të rinjve ai u thoshte: ‘Dilni nga plogështia! Atdheu ka nevojë për martirë”. Çfarë më kërkoni ju, t’i tradhëtoj të gjitha ato që mbrojta me aq zjarr? Çfarë më kërkoni ju, të tradhëtoj veten? Dhe me çfarë ma shpërblejnë eprorët tuaj këtë tradhëti, me jetën? E kuptoni pra, zoti toger, se sa qesharake janë për mua kërkesat e eprorëve tuaj? 
  • Atëhere, ç’duhet t’u them eprorëve të mi? 
  • U thuaj se Romeu është spanjoll – (në rastin tonë: shqiptar)- dhe një spanjoll i lindur në Spanjë.– (në rastin tonë shqiptar i lindur në Kosovë).

Në  11 qershor do të merrej në pyetje don Joze Romeu. Në mëngjesin e asaj dite Romeu kishte bërë deponimet në burg, përpara një koloneli të këmbsorisë. Në këto deponime ai pohonte se kishte rrëmbyer armët në mbrojtje të kauzës së drejtë të atdheut të tij dhe se për të arritur qëllimin final të kësaj kauze, çlirimin e plotë të Spanjës, -(në rastin tonë Kosovës),- kishte luftuar pa mëshirë kundër  trupave pushtuese franceze, -(në rastin tonë kupto serbe).  

Seanca filloi. 

Maxukeli i tha Romeut: 

  • Besoj se komandanti i Gueriles, don Joze Romeu, do t’i ketë bërë këto pohime në një çast dëshpërimi, dhe se tani do të kërkoi të flaës ndryshe. 
  • Pohoj përsëri deponimet e bëra në mëngjes. Unë nuk do të bëj kurrë pohime të tjera që fyejnë dinjitetin tim prej patrioti. 

Por baroni i Perandorisë, Maxukeli, nuk e kishte humbur akoma shpresën për ta nënshtruar Romeun, ndaj dhe mbajti një fjalim të gjatë. Pastaj shtoi se Romeu do ta donte mbretin e ri që i përkiste fronit të Spanjës -(në rastin tonë Kosovës),- prandaj duhej të tërhiqte ato që kishte deklaruar, duke i thënë: 

  • Shpresoj se don Joze Romeu do të jetë bindur për simpatinë e thellë që ushqen Këshilli Gjykues për të. 
  • Jo zotëri! Nuk tërheq asgjë nga ato që kam thënë. Unë i rrëmbeva armët vullnetarisht për të mbrojtur kombin tim. 
  • Mirë! Se të shpëton kombi nga litari. 
  • Edhe ju dijeni, – ia ktheu Romeu, –  se jo një, por dhe njëmijë jetë të kisha do t’i jepja për çështjen e atdheut tim. 
  • Atëhere kërko një avokat mbrojtës. 
  • Nuk kam nevojë fare për avokat, – ia ktheu don Joze Romeu.

Dhe Romeu e nisi vetëmbrojtjen që zgjati më shumë se një çerek ore. Ai u provoi atyre se duhej të trajtohej si një rob lufte, sepse ishte një ushtarak që  ai dhe ushtria e tij i kishin respektuar deri në një ligjet e luftës, sidomos në rastet e trajtimit të robërve francezë (kupto serbë) të zënë nga çetat e tij. Për këtë arsye ai kërkonte që, në rastin e një dënimi me vdekje, në vend të varjes në litar, t’i jepej nderi për të vdekur i pushkatuar. 

Pastaj, duke i dhënë fund fjalës së tij të zjarrtë ai shprehu kënaqësinë e madhe që dënohëj me vdekje për çështjen  e madhe të atdheut të tij aq të shtrenjtë.  

Luftëtari doli nga gjyqi me kokën lart. 

***

Shënim: Marë prej librit: Vincente Blasko Ibanjez “Për Atdheun”, Tiranë 1980, f.294 – 302