Kreu Blog Faqe 889

Kah po shkojne Shqiptare!?

0

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Shqiptaret aktualisht kane nevoje per pajtim kombetar, sepse jemi hasmuar aq shume ne mes veti, sa qe per nje çeshtje minore politike, fetare, aq shume urrehemi, fjalosemi, shahemi, kercenohemi, ndoshta mos e dhashte Zoti edhe vrahemi, ndersa çeshtja kryesore kombetare po na iken nga vemendja.
Te tjeret per rreth neve, por edhe me larg, po pergatiten me programe konkrete kombetare e shteterore per te na çkombetarizuar e per te na i marre edhe kete liri qe e kemi, sepse nuk dijme ta mbrojme dhe ta gezojme si duhet, neve balafaqohemi me gjera dhe çeshtje qe nuk jane te kesaj natyre.Apo ndoshta keta po pergatiten ta mbrojne shtetin dhe komben e vet nga eventualet: lufta e mundshme e tjere.
Shteti, Kombi, Liria, Tradita, Doket, Zakonet, Trashegimia Shqiptare jane primare, duhet te gjithe t’i mbrojme dhe t’ i ruajme, secili sipas mundesise dhe kaçikut. Secili te jap kontributin intelektual per keto çeshtje madhore. Keshtu porositen Rilindasit tane, Burrat e Kombit, por edhe shume hoxhallare qe dhane jeten per Atdhe. Si Hoxhe Tahsini, Hoxhe Mulla Idris Gjilani, Hoxhe Lipovica e shume te tjere.
Nuk po e arsyetoj Rrahman Morinen, por thenia e tij: Na ka hy ni dreq i zi, po na sillet verdalle, jo per interesa tona kombetare, por per punet sekundare.
Anglia doli nga Europa, ajo mbetet Europe, prap mund te hyje aty ne organet dhe institucionet e saja, por neve jemi Europe me territor, por me mendje nuk jemi Europe, jemi Afrike, Azi.
Shtetet dhe Kombet e Europes po pergatiten me programe konkrete per daljen nga kjo krize, ndersa ne merremi me pune sekundare. Edhe neve na duhen programe kombetare, per te dal nga kriza, qe te mos gllaberohemi nga armiqet, sepse ne forma te ndryshme kane gjetur bashkepunetor ne mesin tone apo ne nje menyre po i ndihmojme edhe ne.
Rreziku qendron pezull per Shqiptaret, kemi mbetur ne udhekryq, ku shume rryma ideologjike, politike, fetare, po na rrahin me kamxhik te roberise, ndersa ne po flejme dhe po rrahemi ne mes veti. Deri kur me!?.
Me ne fund: i respektoj intelektualet, politikanet, kleriket, punetoret, te gjithe ata shqiptare qe ne rend te pare e vejne Kombin dhe Shtetin, pastaj te tjerat vijne me radhe.

Mjaft më UDB-ash, komplotistë…!

1
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Sa herë u afrohemi datave 17 shkurti 1982 dhe 17 nëntor 1994, UDB-ashët komplotistë dhe marionetat e tifozët e tyre i ndezin motorët e shpifjeve për të kamufluar komplotet që na i kanë bërë. Metoda më përfide e luftës së tyre speciale, diversioniste, është prodhimi i shpifjeve dhe hutive për datat e themelimit të LËVIZJES dhe USHTRISË ÇLIRIMITARE TË KOSOVËS.
Për ata që nuk e dinë, Emigracioni në Perëndim në Pranverën e vitit 1981 përbëhej nga pak emigrantë politikë e shumë emigrantë ekonomikë. Emigrantët politikë ishin kryesisht të arratisurit nga Shqipëria londineze. Ai emigracion deklarohej se është nacionalist-djathtist. Nga njohja ime me atë emigracion kam krijuar mendimin se ka qenë i kapur nga agjenturat (policeske) jugosllave dhe simotrat e tyre në shtetet e Perëndimit. Ai emigricion udhëhiqej nga kuadrot e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit zogist. Përcaktim kryesor e kishin çlirimin e Shqipërisë londineze nga dikatatura “komuniste”, e jo trojet e pushtuara…
Emigracioni ekonomik përbëhej nga shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Në fillim të viteve të 1980-ta duhet të kenë qenë rreth 200 mijë emigrantë ekonomikë. Ata kanë qenë kryesisht gjysmanalfabetë dhe nuk janë marrë me veprimtari politike patriotike.
Kremtimi euforik i 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrentit në vitin 1978 pati ndikim në formim të organizatave të para, tashmë me orientim ideopolitik “enverist”.
Me iniciativë të Jusuf Gërvallës më 5 prill 1981 ndodh marrëveshja mes protagonistëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi, që të thirren e organizohen demonstrata të përbashkëta për ta përkrah rrebelimin e Kosovës, gjegjësisht kërkesën Kosova-Republikë! Demonstrata e parë u bë më 11 prill 1981 në Bern, e fundit më 20 qershor 1981 në Bruksel. Demonstrohej pothuajse çdo fundjavë. Gjatë pushimeve verore pasojnë bisedimet për bashkim, sepse tashmë edhe në praktikë, pos në propagandën pararëndëse, u pa se ekziston gatishmëria për bashkimin e tri organizatave që i organizuan ato demonstrata. Fatkeqësisht bisedimet për bashkim, të konkretizuara edhe me miratim të platformës ideopolitike në korrik 1981, dështuan në tetor 1981 në takimin që patën në Turqi Sabri Novosella dhe Kadri Zeka.
Fatmirësisht bisedimet për bashkim, të rifilluara më 2 janar 1982, u kurorizuan me formimin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës më 17 Janar 1982! Protagonistë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi.
Fatkeqësisht agjentura vrastare e Jugosllavisë, pos vrasjeve të protagonistëve të bashkimit të 17 Janarit 1982, Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, duhet të kenë angazhuar marionetat e tyre, Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, të bënin komplote pasuese. Prandaj ata në Turqi simulojnë bashkimin. Më 16 janar 1982 kopjen e marrëveshjes për bashkim ia dorëzojnë Diplomatit Bujar (Kadri) Hoxha, atëherë i angazhuar në Ambasadën Shqiptare në Ankara. Për shkak të vrasjeve, duhet ta kenë shty informimin publik duke dezinformuar sikur bashkimin e kanë bërë më 17 shkurt 1982. Nga ai “bashkim” rezultoi simulimi i quajtur: LR(S)SHJ (Lëvizja për Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi).
Qysh atëherë, deri tani, UDB-ashët Avdullah Prapashtica dhe Sabri Novosella dhe marionetat e tifozët e tyre propagandojnë dezinformimin komplotist: “më 17 shkurt 1982 është themeluar Lëvizja”.
Pothuajse ngjashëm ka vepruar edhe Xhavit Haliti me bashkëpunëtorët e tij. Nga 17 nëntori 1994 deri tani gënjejnë se UÇK-ja qenkësh themeluar më 17 nëntor 1994. E vërteta historike: Mbledhja e Katërt e Përgjithme e Lëvizjes, e mbajtur më 26-27 korrik 1993 në Prishtinë, ka vendos formimin e guerilës çlirimtare, ndërsa më 17 nëntor 1994 ka ndodh emërtimi i UÇK-së.
Gjatë zhvillimeve në terren, nga 17 janari 1982 deri në qershor 1999, mendoja se komplotet ishin gabime dhe lajthitje të “natyrshme” që ndodhin gjatë veprimtarisë. Por atëherë dhe tani, UDB-ashët, mariontetat dhe tifozët e tyre, të penetruar në Lëvizje dhe në UÇK, kanë hëngër e po hanë mut më tepër se mjaft, se Lëvizja qenkësh formuar më 17 shkurt 1982, nga UDB-abshët Sabri Novosella e Avdullah Prapashtica, dhe jo më 17 Janar 1982, nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi, dhe UÇK-ja qenkësh formuar më 17 nëntor 1994 nga Xhavit Haliti me bashkëpunëtorë dhe jo më 27 korrik 1993, nga Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e Lëvizjes!
Kjo luftë speciale, diversioniste, kishte dhe ka për qëllim kryesor komprometimin e Lëvizjes dhe UÇK-së.
Mallkim UDB-ashëve komplotistë dhe marionetave e tifozëve të tyre!

Dëshira e përhershme e Vuçiqit që “të flas me njerëzit e tij në Kosovë!”

0

Gani I. Mehmeti

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

Unë do ia plotësoja Vuçiqit dëshirën provokuese për vizitën në Republikëln e Kosovës. Madje, do e prisja tamam si me traditat shqiptare po edhe ato protokallare shtetërore. Kjo do të thotë se, ai do e vizitonte Kosovën në përcjellje të kryetares Vjosa Osmani dhe kryeminsitrit Albin Kurti zyrtarisht edhe me kryetarët e partive politike të serbëve të Kosovës. Ai do të përcillej rregullisht edhe në veri edhe në jug edhe në Shtërpcë edhe në Graçanicë edhe në çdo vend në shoqëri me kryeministrin.
Normlisht, do e prisja edhe me himnin e Serbisë edhe me himnin e Kosovës, me flamuj serbë dhe të Kosovës, se këto janë simbole shtetërore, se çdo kryetar shteti, në shenj nderimi pritet me simbolet e shtetit të mysafirit dhe me simbolet e shtetit të pritjes, në mënyrë që të jenë të barabartë. Po, do e prisja si mik, pse po dëshiron të vizitojë shtetin tonë. Kjo është diplomacia.
Përcjellja e vizitës do të bëhej gjatë gjithë kohës nga garda dhe policia e Kosovës deri sa të përcillej përtej kufirit, në Serbi.
Dhe, nuk e shoh ndryshe pritjen e vizitës së Vuçiqit ose cilitdo nga Serbia në Kosovë, kurdo që të realizohej.
Ndërsa, sa i përket provokimit të Vuçiqit që thot: “Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë”, ai le ta dijë se nuk do të fliste më shumë se me homologët e tij, as me njerëzit “tanë” siç thotë ai, për serbët, sepse gjatë gjithë kohës do të jetë nën përcjelljen e homologëve të tij, ndërsa gjatë natës, do të kujdeseshin vetë policët e Kosovës për sigurinë e tij.
Për mënyrën e vizitës dhe të përcjelljes do duhej informuar me kohë, dhe ai, besoj, do të hiqte dorë vetë nga vizita këso fare në Republikën e Kosovës.

Është e drejta e njerëzve të dinë origjinën e tyre

0

Nga Aurel Dasareti

Së bashku me prindërit e mi vizituam atdheun e paraardhësve tanë, Shqipërinë. Shkodër. Po binte shi. Varret e prindërve të gjyshit i nderuam me buqeta me lule. Një varrezë në shi ishte gjëja më e trishtueshme për të parë, sepse shiu na bëni të mendojmë për lotët.
Ndërsa dielli i ngroh fushat, ndërsa lisi fryn, varri fsheh të vdekurin, ndërsa zemra e gjallë i rreh! E tash e fsheh dheu i zi, dhe bari i blertë i mbuloi varrin. Atdheu ynë i bukur, o tokë e dashur heroike, lavdia e vjetër e gjyshit, që të jetë gjithmonë i lumtur! Edhe në jetën pas vdekjes…
***
Dashuria për tokën e origjinës së të parëve të mi është identiteti im i vërtetë. Të duash atdheun është të theksosh vlerat kur bëjmë zgjedhjet tona të vogla dhe të mëdha.
Vendi nga je ti dhe paraardhësit tuaj është gjithmonë i bukur, është ndjenja e vendit në një mënyrë të vogël, ndjenja e shtëpisë.
Gjyshi im: “E kërkova lumturinë në botën e huaj dhe nuk i kushtova kurrë rëndësi faktit që kisha një shtëpi në Shqipëri, ku mund ta gjeja atë”.
***
Unë shoh pranverën që kalon nëpër botë. Ajo lë pas të qeshurën e saj të gjelbër dhe ka një marrëveshje me diellin.
Ne jemi të gjithë dyshekët e dyerve! tha imagjinata ime. Dyshekët më të mirë të dyerve në botë! Dhe në të njëjtin moment përjetova një çast, një çast të madh e të gjerë, lehtësimi, çlirues në të gjithë pastërtinë e tij, isha mjeshtër i mendimit dhe i kohës në këtë moment të butë dhe të pajtueshëm ku munda ta ktheja realitetin në avantazhin tim, dhe isha unë që ra në tokë, jo fjalët, jo çfarë do të thoja, isha unë që rashë në tokë, dhe nuk u shtriva, thjesht u gjunjëzova, dhe ka një ndryshim të caktuar, isha i gjunjëzuar në dhomën e ndenjes pa dritare në Shqipëri, zyra e madhe e pronave të humbura për shpirtrat e humbur, dhe doja të flisja për turpin, ishte turpi që kisha në zemër, turpi im i lashtë, që më kishte ndjekur nga pas. Mund të mendoja drejt, domethënë, që nga ai moment e dija se do të vdisja, sepse asnjë mendim nuk është i pavarur derisa ta dish se do të vdesësh, se je i përkohshëm si lulja në vazon e çmuar, se vazo do të mbijetoje, dua të flas për këtë turp dhe të them se këtu, këtu në Shqipëri nuk ndjeva asnjë turp, asnjë turp por përgjegjësi, dhe përgjegjësia është e kundërta e turpit.
***
Vendi im (brenda dhe jashtë murit të arbrit), është shqyer nga lakmitarë të pangopur, tradhtarë, “politikanë” gjysmë-analfabet të pandershëm, të pa dinjitet. Shqipëria ime është një vend i varfër, i vuajtur, i grisur në copa nga njerëz të pabesë. Shqipëria ime është një vend ku vetëm të përzgjedhurit marrin pjesë në pasurinë. Shqipëria ime dikur krenare, me pasuri të mëdha natyrore është shndërruar në një lypës. Në një anije që fundoset.
Durimi i shqiptarëve që janë indiferentë ndaj kriminelëve që kanë shkatërruar vendin pothuajse tërësisht të shpopulluar nga të rinjtë,
është si një tub pastë dhëmbësh. Durim jashtëtokësor. Nuk mbaron kurrë.
Gjërat e bukura që ka Shqipëria nuk janë aty për t’i grabitur, vjedhur dhe zotëruar, por për t’i admiruar dhe pasuruar.
Shqiptarë! Diku ju pret një detyrë, e cila do t’ju sjellë lavdi dhe lumturi. Zoti ka përgatitur një detyrë kaq të madhe për të gjithë ju që e doni vendin tuaj. Shqipëria është përpara vdekjes përfundimtare. Luftoni larvat dhe krimbat e “rilindjes” së mafiozëve servilë antikombëtarë.
Kjo është fjala në të cilën duhet të kthehem gjithmonë: Unitet.
***
Nuk është gjithmonë aq e lehtë të thuash se nga jemi, cilës kombësi i përkasim. Ajo që ne e quajmë shtëpi është vendi ku është zemra jonë – dhe kjo nuk mund të jetë gjithmonë brenda kufijve kombëtarë.
Shtëpia ime është Australia, ku kam lindur. Shtëpia ime është Amerika, ku jetoj. Shtëpia ime është Shqipëria, ku kanë lindur dhe kanë jetuar paraardhësit e mi.
Çështja e identitetit të një individi ose një komuniteti është jashtëzakonisht komplekse, pasi ajo buron nga procesi i identifikimit, pra përcaktimi i ngjashmërisë dhe dallimit.
Shpresa ime më e madhe për Shqipërinë është që ne të jemi në gjendje të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Se ne do të fillojmë seriozisht ta ndërtojmë këtë vend – mbi besimin, bashkimin dhe bujarinë.
Se ne duhet të dimë se ne – pavarësisht nga të gjitha dallimet tona – jemi një popull.
Se Shqipëria është një.
Shqipëria ende nuk është shembur sa jemi gjallë, do të qëndrojë në këmbë kur ta zgjojmë. Nëse ajo ka fjetur mirë për një kohë të gjatë, ajo do të jetë më e fortë, nëse tani është e vogël në ëndrrën e saj, ajo do të zgjerohet. Shpresoj.
***
Qielli po digjet lart, deti është thellë poshtë, dhe unë jam në mesin e natës, në heshtje. Mendoj për ty, atdheu im i vetëm i dashur! Varkat e dobëta marrin një lundrim të guximshëm në një botë të huaj të largët. Në të, njerëz të huaj, gjuhë dhe temperament i huaj, dhe në ju gjithçka është e njohur, vijnë vonë ose herët. Ai që nuk do të të puthte, do të dëshironte të vinte tek ti, do të ishte i pamëshirshëm me një zemër prej guri! Më kot dielli diku tjetër nuk ma ngroh zemrën! Mos, buro, zemëro, ti guxon të më thyesh anijen. Epo, nëse prishet dhe jeta ime mbaron, atëherë sillni, o dallgë, dashuroni gjithë tokën tonë ilire-shqiptare!
***
Koha kalon. Kujtimet kthehen. Në shtator 2012, me disa miq-koleg dhe vëllezër të fushëbetejës, ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:
“Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin”.

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Me rastin e 79 vjetorit të ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit

0
Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës Kosova për Sanxhakun
___
“Unë do të kthehem në Pazarin e Ri, le të bëhet si të bëhet!” “Mos Aqif, do të vrasin komunistët!” – i kishte thënë Biko; “Nëse jam fajtor, le të më vrasin, unë nuk ndihem fajtor, as para Zotit, as para popullit!”
Pas ndërprerjes së sulmeve çetnike ndaj Pazarit të Ri, në fund të vitit 1941, u rrit aktiviteti i komunistëve në Sanxhak. Ndërkohë ishte formuar Milicia Vullnetare Popullore Myslimane. Formimi i “Milicisë myslimane” filloi në gjysmën e dytë të vitit 1941, si kundërpërgjigje ndaj masakrave çetnike të popullsisë jo serbe, në fund të 1941, e në fillim të 1942, dhe kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave të banuar me shqiptarë dhe boshnjakë nga njësitë çetnike, por edhe nga ato partizane. Harun Crnovrshanin thekson: “Mund të thuhet me siguri të madhe se ata ishin garantues i mbijetesës së popullsisë myslimane (shqiptare e boshnjake).Më vonë, përveç formimit të Milicisë Myslimane, e cila përbëhej nga vullnetarët, shqiptarë e boshnjakë, në vitin 1943, gjermanët formuan të ashtuquajturën shuq-policinë, të cilën e komandonte Biko Dresheviq“. Ajo ishte shumë mobile dhe, përveç që mbrojti Pazarin e Ri nga sulmet çetnike, arriti të ruajë edhe popullatën e Peshterit nga tendencat e çetnikëve për t’i shfarosur”.
Por, në kohën kur po afrohej përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ushtria gjermane po pësonte humbje në të gjitha frontet, “Milicia Myslimane” në Sanxhak, përjetoi fundin e saj. Megjithatë, ajo vazhdoi të rezistojë. Kah fundi i viti 1944, janë zhvilluar luftime të ashpra me partizanët, të cilët ishin nisur për ta mposhtur “Milicinë Myslimane”. Divizionet partizane kah fundi i viti 1944, u futen thellë në Sanxhak dhe i shkaktuan humbje pjesëtarëve të Milicisë Myslimane në të gjitha qytetet kryesore. Në ditët e para të gushtit të viti 1944, partizanët e Peko Dapçeviqit, hynë në Sanxhak, nga Mali i Zi, dhe në malet e Rogoznës dhe në Llukarë në afërsi të Pazarit të Ri, arritën t’i vrasin 200 ushtarë shqiptarë (xhandarë). Për shkak të koncentrimit të madh të gjermanëve në Pazar të Ri, forcat aleate bombarduan qytetin tre herë, ku u vranë 600 gjermanë dhe mbi 2000 myslimanë (shqiptare e boshnjak). Në të njëjtën kohë partizanëve iu bashkuan çetnikët e rrethinës të cilët kishin rrethuar qytetin, ndërsa gjermanët dhe Milicia Myslimane u tërhoqën në drejtim të Senicës, ndërsa një grup i luftëtarëve, në mesin e tyre edhe Aqif Blyta, Hasan Zvizdiqi, vëllezërit Dreshaj, u larguan në drejtim të Kosovës, Greqisë dhe Shqipërisë. Pas konsolidimit të pushtetit komunist, partizanët ekzekutuan elitën e Pazarit dhe viseve tjera të Sanxhakut. “Trupat e varur dhe të ekzekutuar partizanët i kanë hedhur në gropat të krijuara nga bombardimet e forcave aleate. Të nesërmen në qytet publikonin listat e të zhdukurve të cilët pushteti i cilësonte si “armiq të popullit”. Për t’i humbë gjurmët këtë lagje e shndërruan në lagje banimi. “Prej tetorit te vitit 1944 komunistet mbajtën një regjistër të atyre që morën dënime të rënda, përfshirë edhe dënimin me vdekje. Emrat e martirëve të vrarë mund të gjenden në listat e regjistruara në të ashtuquajturat gjyqet e popullit. Dënimet e tilla me vdekje në fakt diktoheshin nga Partia Komuniste, teksti i kalohet UDB dhe lexohej ne gjykatë vetëm për të krijuar përshtypjen e një gjykimi të drejtë demokratik”.
Funksionari i regjimit komunist, në atë kohë SKOJ-ist (LRKJ-së, anëtar i Lidhjes së Rinisë Komuniste të Jugosllavisë), Ramiz Crnishanin, në veprën e tij „Priče iz Tijesne čaršije” (“Tregime nga çarshia e ngushtë”), në të cilën arsyeton shumë veprime të këqija të regjimit komunist, lidhur me krimet në Haxhet, lagje e Pazarit të Ri, sot e banuare, ndër të tjera, thotë: “Përderi sa isha i shtrirë në shtrat nga sëmundja, gjatë natës kam dëgjuar krisma, të cilat vinin nga Haxheti. Ishin krisma nga ekzekutimi i armiqve të popullit… vendimet për jetë dhe vdekje i ndërmerrnin individët. Posaçërisht në zë të keq ishte Gjorgje Ostojiq (Peruninçiq), major i OZN-ës…, por si duket nuk e kishte ndërgjegjeje e pastër as Voja Lekoviq, sepse disa herë më ka pyetur se mos ata atëherë e kanë tepruar me ato ekzekutime?!“
Gjatë netëve të errëta e të ftohta të viteve 1944 –1946, të dënuarit me vdekje nxirreshin nga qelitë, ngarkoheshin në kamion dhe dërgoheshin në vendet e braktisura. Gjatë luftës antifashiste në këtë krahinë ishte zhvilluar një luftë e drejtë antifashiste, ku dalloheshin shqiptarët dhe boshnjakët, por, me të mbaruar lufta, politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi do të bëjnë pazare dhe do ta ndajnë këtë trevë ashtu si provuan ta ndajnë edhe Kosovën. Ndarja ngjau me fajin e faktorit të brendshëm, por edhe në saje të raportit të forcave politike dhe ushtarake.
Edhe pse pritej që trupat partizane të futen në Pazarin e Ri, Aqif Blyta, megjithatë, siç tregojnë dokumentet e kohës, nuk hoqi dorë nga rezistenca e armatosur kundër partizano-çetnikëve serbë. Sipas Emin Fazlisë, Blyta merr pjesë aktive në Mbledhjen e Komitetit Qendror të LNDSH, të mbajtur në ilegalitet të thellë në Prizren, më 28 nëntor të vitit 1944, pikërisht në ditën kur trupat partizane e çetnike futen në Pazarin e Ri. Ky tubim i KQ të LNDSH-së, mori këto vendime programore instruktive, politike dhe ushtarake. ”Tani ngadalë, por sigurt, Drenica po bëhej qendër e luftës për liri. Mandej, Lëvizja NDSH do te shtrihet edhe ne rajonin e Maqedonisë, ku shqiptarët janë ne trojet e veta, dhe do të drejtohet nga Komiteti i Shkupit. Që të dy Komitetet edhe ai i Kosovës me qendër në Prizren, do të bëjnë betimin dhe do të pajtojnë programin politiko-ushtarak”.
Ne realizimin e Programit të luftës për Shqipërinë Etnike, ne Shalë të Bajgorës kishte filluar te rekrutoheshin anëtarët e rinj të LNDSH-së, sikurse edhe ne territorin e Zveçanit. Ne Shalë të Bajgorës vepronte një Nënkomitet i LNDSH-së, i cili drejtohej nga Bislim Bajgora dhe Haradin Fazliu – Vidishiqi. Në krye të Komitetit për rrethin e Mitrovicës ishte ende Ibrahim Lutfiu, mik i ngushtë i Aqif Blytës
Për bëmat e partizanëve pas marrjes së pushtetit në Sanxhak shkruan H Çengiq: “Kur çetnikët ndërprenë therjen e popullit, filluan partizanët të qërojnë hesapet me popullin mysliman të Sanxhakut. Ata vranë të arsimuarit, elitën kombëtare, ata të cilët nuk pajtoheshin me ideologjinë komuniste,…i merrnin zakonisht gjatë natës, i “gjykonin”, i dënonin dhe ekzekutonin,… u dënuan vetëm s kishin luftuar kundër hordhive çetnike,…. Çetnikëve iu falën të gjitha mëkatet, sepse në vitin 1944 i amnistuan por jo edhe të tjerët.
Në këtë kohë, krahas arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve, komunistët jugosllavë po zhvillonin edhe një luftë të ashpër kundër gjuhës shqipe, sipas raportit të CIA-s. “Pushtuesit e rinj pretendonin se gjuhës shqipe i mungonin termat adekuate dhe, si rrjedhojë është e pamundur që të përdoret në rrethana të reja”. Si rezultat serbët u përpoqën t’i bindin shqiptarët se ekzistenca e shqipes në vendet ku përdorej serbishtja, ishte e pa vlerë, pasi që shqiptarët kuptonin serbisht. Pse mos të konkludojmë se sukses më të madh, apo edhe të plotë pati tek popullata shqiptare e Sanxhakut, sidomos ajo e Peshterit dhe krahinës së Rozhajës”.
Sipas Hatixhe (Çarovac) Nikshiq“Gjatë rrugës, duke u larguar nëpër Kosovë, Aqif Blyta, në momentet e fundit, ndërron mendjen dhe vendos të kthehet në Pazar. Ai u drejtohet Dreshajve, “Unë do të kthehem në Pazarin e Ri, le të bëhet si të bëhet!” “Mos Aqif, do të vrasin komunistët!” – i kishte thënë Biko; “Nëse jam fajtor, le të më vrasin, unë nuk ndihem fajtor, as para Zotit, as para popullit!” Ishin fjalët e fundit që i kishin shkëmbyer Aqif Blyta dhe Bik Dreshaj me rastin e ndarjes nga bashkëluftëtarët. Ata ishin larguar në drejtim të Greqisë. Para se të kapet nga komunistët, Aqifi u strehua tek të afërmit e bashkëshortes së tij, në familjen e Kumani, ku, pasi ishte zbuluar, kishte ardhur personalisht Ali Shukriu për ta arrestuar. Ishte i armatosur. Në dorë mbante granatën, por, për shkak se në shtëpinë ku ndodhej, ishin edhe motra e tij, Azizja, me pesë djemtë e saj dhe të bijën, Veziren, nuk ndërmori asgjë, pra nuk rezistoi. Në shenjë keqardhjeje, Ali Shukriu i drejtohet Aqifit me këto fjalë: “Po edhe ty duhet të të dorëzoj”? Aqifi nuk ndihej fajtor, “Nuk do të më harrojnë fëmijët e Pazarit” ishin ndër fjalët e tij fundit!“Pasi ishte mbajtur në arrest 21 ditë bashkë me Ahmet Dacin, Peruniçiq merr vendim për ta ekzekutuar. Ky kriminel më vonë është dënuar si informbyroist dhe në rrugë për në Goli Otok ka bërë vetëvrasje duke kërcyer nga treni. Gjatë qëndrimit në burg, kriminelët komunistë i kanë munduar shumë Aqif Blytën e Ahmet Dacin. Jo vetëm që i kanë rrahur, por edhe ua kanë shkulur thonjtë e gishtave të duarve e këmbëve. Kur nëna ime ia ka ndërruar teshat dhe çarçafët, asnjëherë nuk ka mundurt’i pastrojë si duhet, prandaj nuk ua ka dërguar më. Gjithherë është dashur çarçafë të tjerë, pra të reja. Në burg me ta kanë qenë edhe Nazim Kovraiq, i cili ka shpëtua, Huzeir Ljaiq, gjithashtu, mandej Sulejman Beg Rasovac, të gjithë kanë qenë njerëz me nam. Para se ta ekzekutojnë, Aqifit i kanë dhënë injeksion, prandaj nuk ka mundur ta thotë asnjë fjalë. Kur djaloshi, i cili ka shërbyer te ne, i ka sjellë çarçafët dhe batanijet nga burgu, me at rast nëna ime kur ka vërejturnjollat e gjakut dhe të plagëve, ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por të afërmit e kanë evituar. Të nesërmen, Haitxhja, motra e Aqifit mbledh fuqinë dhe, me hafiz Muharrem Kaçaporin, kanë shkuar në Haxhet për ta vizituar vendin ku i kishin hedhur kufomat në gropë. E gjetën kufomën e Aqifit, pothuajse krejtësisht të zhveshur, sepse paraprakisht, para se ta ekzekutonin, nuk i kishin lënë pothuajse asgjë në trup. Ia kishin plaçkitur orën e dorës, rrobat madje edhe këpucët ia kishin zbathur. E mbuluan kufomën, e kryen ritualin e varrosjes sipas rregullave fetare, ndërsa me të shpejt u detyruan të largohen, për shkak se pushtetarët, për të penguar ritualin fetar, i kishin provokuar duke i gjuajtur me armë nga ndërtesa e burgut. Pushteti komunist, jo vetëm që e vrau Aqif Blytën, por edhe ia konfiskoi tërë pasurinë,e keqtrajtoi fizikisht e psikikisht bashkëshorten e tij, e cila dikur ishte zonja e parë e qytetit. Ajo përfundoi si rast social dhe vdiq në vitin 1982!” – thotë, ndër të tjera Hatixhe -Hatka (Çarovac) Nikshiq.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, Aqif Blyta iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, që i bën OZN-a jugosllave bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Ahmet Dacin, publikisht para masës popullore të sjellë gjithashtu me dhunë, i ekzekutojnë në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945. Aqif Blyta, ndër të tjera, sipas vendimit të Komisionit shtetëror për përcaktimin e krimeve të okupatorit dhe ndihmësve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, është akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit gjermanë, për lidhje me Komitetin Kombëtar Shqiptar nga Kosova dhe Dukagjini, me ndihmën e të cilit veproi në drejtim të bashkimit të qarkut të Dezhevës (Pazar të Ri), Shtavicës (Tutin) dhe atë të Senicës me Shqipërinë, mandej për vrasje masive, dëbimin dhe plaçkitje të popullsisë ortodokse, për pjesëmarrje dhe organizim të policisë myslimane dhe në trupat SS në trevën e Pazarit të Ri, si dhe për ri-futjen e (nametit) feudale për serbët. Në aktakuzë gjithashtu shkruan sa Blyta udhëhoqi me një trupë të caktuar, e cila quhej Shtab për shpërnguljen e Serbëve.
Me aktvendimin e gjykatës së divizionit ushtarak të krahinës së Sanxhak, nr. 6 e 19 janar 1945, Blyta u dënua me vdekje. Autoritetet ushtarake fillimisht kërkuan varje publike, por ai vendimi ishte revokuar dhe Blyta ekzekutohet. Insistohej që ekzekutimi të jetë publik dhe ai është kryer më 21 janar 1945, në ora 11,00, në Pazar të Ri.
Shumica e njerëzve në Sanxhak e dinë se Acif Effendiu u pushkatua nga partizanët në kodrën e Haxhit në Novi Pazar më 21 janar 1945, së bashku me 1500 boshnjakë të tjerë. Trupat e tyre u hodhën në gropat e mëdha të krijuara nga bombat e avionëve aleatë gjatë bombardimeve të Novi Pazarit në nëntor 1944. Për të fshehur krimin e tyre, komunistët pas luftës ndërtuan një vendbanim mbi këto gropa! Nga të gjithë, vetëm Aqif Effendiu dhe Ahmet Daca u qëlluan publikisht për të frikësuar popullatën e tregut. Për këtë krim nuk lejohej të flitej e aq më pak të shkruhej. Ekzekutuesit komunistë i vendosën eshtrat e Acif Effendiut dhe të viktimave të tjera thellë nën themelet e ndërtesës së kuqe “Musala” dhe shtëpive private që ndodheshin përballë spitalit të qytetit.
Populli i Sanxhakut, mblodhi fuqinë dhe rehabilitoi Aqif Blytën, i cili përfaqëson njërin ndër personalitet më të ndritura të Sanxhakut. Populli e bëri këtë hap nëpërmjet përfaqësuesve të vet në Këshillit Kombëtar Mysliman të Sanxhakut, më 11 maj të viti 1991. Por, pushteti aktual ende, edhe pse i rehabilitoi të gjithë ata që ishin përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, tashmë edhe D Mihailoviqin, lënda e Aqif Blytës ende ndodhet e pazgjidhur nga organet gjyqësore. Prokurori i lartë publik në Novi Pazar qysh në fillim të viti 2015, ka sugjeruar që procesi rehabilitimit të Aqif Blytës, paraprakisht ligjërisht duhet të konstatohet vdekja. Këshilli Kombëtar Boshnjak ka kundërshtuar këtë propozim, sepse, siç thonë, vdekja e Aqif-efendi Blytës është një fakt i mirënjohur. Këshilli Kombëtar Boshnjak, në vitin 2012, ngriti pllakën përkujtimore për ta nderuar Aqif Blytën në një hapësirë ku mendohet se ishte shtëpia e tij, që sado pak t’i dalë hakut këtij vigani popullor.
* Më gjerësisht në librin e Ismet Azizit: Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri
Ahmet Daci

Të mençurit dhe të marrët nuk bëjnë dëm kurrë!

Shkëndije Berisha – Pacolli, psikologe klinike

____

Çdo dëm vjen nga gjysmakët, nga ata që nuk janë as të marrë, as të mençur thoshte Goethe! E pikërisht kjo mu kujtua në lidhshmëri më shëndetit tonë mendor si shoqëri që jemi të përgjumur apo jemi bërë shoqëri e konsumimit e po harrojme se ne vlejmë më shumë se gjërat materiale.

Që jemi gjysmak nuk është vetëm faji ynë, të shumtë ishin ata që na copëtuan shpirtin e lere më mendjen, por që po vazhdojmë të injorojmë krejt çka po ndodhë në vendin tonë jemi fajtor dhe bashkëfajtorë ose siç ka shkruar Dostojevski: Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im: Dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra,… dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë me gjërat që duhet t’i kishim bërë! Në një shtet ku për shëndetin mendor nuk mendohet dhe nuk punohet në asnjë institucion në parandalimin e së keqes atëherë si të shërohemi ne gjysmakët e „sëmurë“, ku dhimbjen dhe traumat po i bartim nëpër breza dhe kjo po rezulton çdo herë e më shumë në përditshmërinë tonë.

Nëse ti, unë dhe secili nuk jemi të vetëdijshëm dhe të gatshëm ta shërojmë atë se pari brenda vetes dhe nëse e transformojmë atëherë nuk ua kalojmë brezave të ardhshëm. Se pari është detyrë morale dhe njëkohësisht e shenjtë për secilin nga ne. Mirëpo, shtrohet pyetja sa jemi të gatshëm ta braktisim rolin e gjysmakut? Ta kemi parasysh se në themelimin e shtetit zgjatën dorën të huajt, por për mirëmbajtjen e tij duhet në radhë të parë të kemi një shëndet të mirë mendorë. Dhe po ashtu jemi NE ata që duhet të apelojmë dhe nisim iniciativa sepse vendi po goditet e thërrmohet nga brenda.

Përvojat traumatike ndër breza si lufta, spastrimi etnik nga atdheu, abuzimi seksual, abuzimi i rëndë fizik shpesh i lënë viktimat me plagë psikologjike për faktin se ku do që migrojnë shqiptarët problemet psiko sociale i kanë të njëjta me ato të familjeve që mbeten në Kosovë!

Shërimi i këtyrë plagëve të pa dukshme nuk është i lehtë por as i pamundur. Le të formohemi si brezi që dëshiron dhe mbi të gjitha duhet të bëjë diferencën në këtë drejtim.

Në duam një atdhe të fortë, atëherë të bëhemi të fortë si guri e jo të thyeshem si qelqi!

A hi e a dalë ramazani , e unë nuk jam kânë mu falë !

0

Shaban Seferi i Turjakës (1912-1982)

Sinan Kastrati, Suedi

  • Fragmente nga libri në dorëshkrim për Turjakën

Mahi e mesele (11 mahi)  

A hi e a dalë ramazani e unë nuk jam kânë mu falë 

Syle Sahiti, djali i Sahit Mstafës me ni nejë*) do me nguc*) Bajram Ramadanin, për me ju kallxu të tjerëve kush a kâ mu falë e kush jo në ramazan.
-Mixha Bajrë, kur i falshum taravitë n`ramazan janë hup*) do apânga, dikush pi atyne*) qi janë falë i ka marrë apângat*). 

-Vallahi bre Sylë Sahiti, a hi e a dalë ramazani e unë jam kânë mi falë taravitë.  

A pa ha piten e hallven a pat mshoj n`krye me tapuz e pat mys 

Në rrethin e Rahavecit, në shumicën e katuneve e në qytet ka dervishë, të tarigit Shia. Ni hoxhë ish pas shku musafir te ni familje dervishësh*). Atë, natë i qon Zoti musafirë edhe dy shehlerë. I zoti shpisë gzohet shumë e ju bân itibar e muhabet tej ngu*). 

Hanë darkë e ushqimi qi met, i zoti i shpisë, e qet mi kaftorr*), mi do druna t`hollë qi i terin teshat e apângat kur lagen dimnit. Dikur natën hoxha ish pas untu*) e qohet dhe i hanë krejt, mish e pasulin e pitën e hallven. 

I zoti i shpisë qohet herët, shkon n`odë dhe e kall zjemin e po ju qet kafe musafirëve e pi vetë:  

-A kini fjet mirë mara miq?  

Shehi*) qi ish ungj ma nelt, te axhaki flet i pari:  

-Unë gjithë naten nuk kam fjetë.  

-Pseee?  

-Jam kânë n`shtatin kat t`qellit*).  

-Eeee, pa bâjnë burrat, ky âsht njeri evlia. 

Masi foli shehi i parë, me ren pa flet shehi i dytë: 

-Edhe unë gjithë natën nuk kam fjetë se jum kânë shtatë pash teposhtë n`tokë*).  

Burrat pa kqyren e pe ja bâjnë me shej shoqi shoqit:  

-Edhe ky âsht njeri i mrrin*). 

Dikur mas mrami i erdh reni hoxhës me folë. I zoti i shpisë pe vetë: 

-Hoxhë, e ti a ki fjet, a ka pa naj ânerr*), a t`ka hânger naj plesht a? 

Tash t`tanë pa kqyrin*) shka do me thânë hoxha. 

-Edhe unë, s`kam shti gjumë n`sy gjithë natën.  

-Psee?  

– Po k`ta dy shehlertë, ishin shokë t`ligjë*), ikën e m`lanë mu vetë e kur shkuen, qysh thanë, njani shtatë kat n`qill tjetri shtatë pash n`tokë erdh ni njeri i madh me ni tapuz*) n`krah e m`tha: 

– A pa ha qata pite e hallvën a t`mshova n`kry e t`myta. Unë e hângra krejt mishin, piten e hallvën, pi zorit e s`pata qare*) 

(Tregoi baba, Ukë Imeri, 1920-2002)  

Falë iu koft Mao Cetuni i dajve e unë trohën s`pe du! 

Dajt e babës nga Damaneki, e kanë dashtë shumë, Shipninë*) socialiste e Enver Hoxhën, ma shumë se katunet tjera. Kur Shipnia lidhej herë me Rusin e herë me Kinëm, edhe pleqt e Damanekit, nuk e hiqnin pi goje Stalinin e Mao Cetunin. Baba Ukë thonte:   

-Falë iu koft Mao Ceduni e Ču En- laj*) i dajve se trohën e hises unë nuk pe du!  

Me shku mas dajve t`mi, t`zen sherri 

Damaneki, katuni i dajve t`babës, komunizmin, enverizmin, stalinizmin e Maoizmin e kânë pas n`zemër qi vtëm sherr se hajr kurrë s`kimi pa. Edhe ata, Dameneku ia kanë pa sherrin. Baba Ukë, për dajtë e vetë thonte:   

-Me shku mas dajve t`mi t`zen sherri.  

Nxirri do kepë me krye! 

Plaki*), i zoti i shpisë i kish pas thânë Miftarit, nga Damaneki, dajë i babës Ukë:  

-Miftar, shko n`bashqe e nxirri do kepë*) me krye! 

Miftari shkon n`bashqe ku i kanë mjellë keptë e hudrat dhe ja nis mi nxjerrë keptë me krye (t`Miftarit) tuj u munu me i nxjerrë kepët me krye, pi dheut. I kish pas nxjerrë nja dy a tri kepë por ballin e kryet e vetë e kish mush me gjak, sukur mu pas la n`gjak. 

Kur shkon n`odë, i zoti sh`pisë pe sheh shka ish bâ e pe vetë: 

-Miftar shka ki, shka je bâ kshtu me gjak? 

Ai kallxon se i ka nxjerrë keptë me kry qysh i ka thânë ai. 

-O Miftar, unë nuk t`kam thanë mi nxjerrë keptë me kry por me dorë, e keptë me kânë me krye. 

Daja Miftar, daja i babës Ukë, ish kânë shumë i pasherrë por baba përbehej*) n`dajën Miftar. Kur shkonte baba n`Damanek te daja Lilë e Sadri*), atyne iu thojke 

-Unë dajën Miftar e kam dajë.  

Daja Miftar ish kânë edhe trim. Kish pas qit pushkë para komunarëve, si Xajë Kosova.  

Axha Ban, a je ispat qi e mujta turrecin? 

Në Turjakë, a kâ adet qi kush e ninte turrecin*) tuj knu mas pari, ate qi e kish me ngat, e thirrte me zâ e i lutej që t`bâhet ispat se e ”ka mujt turrecin”.  

Axha Ban, baca Bali, burra e gra ishin kânë tuj punu n`lamë. 

Selva, gruja e bacës Bali kur e nin turrecin tuj knu e thirr axhën Ban: 

-Axha Ban, a je ispat qi e mujta turrecin?  

Axha Ban duhej ti thonte hallës Selvë: 

– Po, Selvë jam ispat. 

Hala pa e marrë Selva përgjigjen pi axhës Ban, Zyma, gruja e bacës Dulë i thotë Selvës:  

– Pse a ka qyqe e turrec*) që t`mun ty a? 

Shapko, shapko, s`kam punë me ty! 

Imer Mullamuqa, plak i mahallës së Mullamuqëve nga Turjakë. ish kânë shpijanik. Ai i kish pas ngat 100 copa dhi t`kuqe. Imer Mullamuqa nuk ka lân djalë. Ka jetu me djemtë e vëllait, Sadri Metën derisa ka dekë por edhe me nipat e tjerë: Musli, Ali e Selim Metën, vllaznit e Sadri Metës.  

Niherë, n`sabah para se mi n`shu dhitë e me i qit n`bjeshkë mi kullotë, Imer Mullamuqa ish ardhë te baba Imer me nejt. Baba Imer ish kânë tuj pi kafe me axhën Ban në odë. Kur hin mixha Imer e ungjet baba Imer ja qet kutinë e duhanit dhe ja pjek ni kafe. Mixha Imer, kur e sheh axhën Ban tuj pi kafe i thotë babës Imer:  

–Imer, edhe Murroja jem pin kafe*).  

Axha Ban nuk e merr vesh se shka i tha mixha Imer e kur qohet e shkon mixha Imer mi n`shu dhitë e kuqe, baba Imer e vetë axhën Ban:  

-Shaban, a e morre vesh shka na tha mixha Imer?  

-Jo, pse shka tha?  

-Tha “edhe Murroj jem pin kafe”, kur t`pa ty tuj pi kafe me mue.  

-Aaaa?   

Axha Ban e dinte që mixha Imer i n`shon dhitë tash e udhën për bjeshkë e ka kah dyrt e tona. I del para dyrve e pe pret. Kur vjen ngat dyrve tona, axha Ban, veç ia kishte zânë pritën*) e pe pret. 

-Axha Imer, shka thae parez te na?  

–Shapko, Shapko*) s`kam punë me ty! Shapko! Parez jam mahit me Imerin. Ta, ta, ta, ai iu iu bëriste, grahte dhive e ngutej me ik sa ma shpejtë pi axhës Ban,  

Unë boll mirë pa shoh 

Prashitshin kallamoq n`Turjakë kusheri e kajshi bashkë. Gjithë ditën, tuj punu argatët kohën e qonin tuj u mahitë. Punonin e mahiteshin. Kishte puntor që ishte i vjetër, rreth 60 vjet e ankohej se nuk pa sheh e nin mirë. Axha Ban që nuk kish mâ shumë se 18 vjet, kur i nin ata qi pa flasin qi s`pa nin e s`pa shohin*), iu thotë:  

-Vallahi unë boll mirë pa shoh e pa ni.   

Kqyre ti shoq, ku t`gjân ma mirë shko e bânum zâ edhe mu! 

Niherë ish pas ardhë te na, n`odën tonë, n`Turjakë Vesel Pagarusha me ni shoq t`vetin. Baba Imer nuk ish pas qillu e axha Ban, âsht dasht me nejt n`odë edhe pse, ai ma me qef kish mi kqyr e me nejt n`aher me loptë se me nejt n`odë me musafirë, se nuk folte. Veseli, baba i Nexhmie Pagarushës kish pas shpërnda abetare, libra leximi e këndimi që i merrte ilegalisht nga Shqipnia. Masi hanë bukë, masdarke tuj nejt Veseli pa thotë: 

-Oh, um hângri ni plesht, oh, um hângri ni plesht. Kur e tepron tuj thânë disa herë ”oh, um hângri ni plesht”*), axha Ban i k`thehet Veselit e i thotë:  

–Qyre ti shoq*), n`tu nejt rri e mas tu nejt, ku t`gjân ma mirë shko e bânum zâ edhe mu!  

-Eh po mirë ja bâne bre, tha ai shoqi qi ish me Veselin, se e teproi. Veseli ma nuk foli e as nuk tha: ”oh, um hângri ni plesht”.   

Axha Shaqë e je lodh? 

Shaqë Tusha n`sabah dilke n`sakak para dyrve të aborrit. Ungjej në ni pastaqi dhe i kqyrte gjân e katunit kur i n`shojshin çabatë. Axhën Shaqë e dojshin, fmitë, burrat e pleqtë se ai mahitej. Nuk bâjke vaki*) me kapërcy naj çaban e mas mi thânë axhës Shaqë: 

-Axha Shaqë, a je qu, axha Shaqë a je lodhë …? 

Djamtë e Sylë Ramadanit, Gania e Hamdia, çaban t`ri kur i n`shojnë loptë, n`sabah i thonë axhës Shaqë: 

– A u lodhe o axha Shaqë?*) 

Axha Shaqë, si hajgaregji, qi a kânë iu përgjigjet: 

– Po Vallahi, jam lodhë se gjithë natën me Xhylen jemi kap fyt për fyti e dikur e mujta, e rrxova Xhylën, por hoqa shumë keq.  

Sa lopë i ki o çaban? 

Shaqë Tusha, gruen e parë, Ajnishahin e ka pas nga Drenoci, motrën e Selimit dhe Brahimit hallën e Avdyl Grandes, babës së Gjevë Krasniqit- Lladrofcit. Masi i kish pas dekë gruaja e parë, axha Shqë martohet me Xhylën e Patokit, mahallë e vogël e Kaznikit, në Padrime, komuna e Rahavecit. Me gruen e parë, axha Shaqë e ka pas vetëm 1 djalë, Sadrinë. Sadria a kân djali i madh i Shaqë Tushës. Me hallën Xhylë, axha Shaqë i ka pas edhe dy qika e dy djem, Zelfinë, Fatimen, Fazlinë dhe Ganinë.  

Baca Sadri a kânë burrë i mirë e i urtë por si fmi jetim, ish kânë i hjekun keq e shpesh e munonin, e tutshin dhe e keqtrajtonin djemt e axhës, Hamid Tushës.  

Baca Sadri shkonte me dhi e lopë, qysh kur ish i vogël bashkë me babën Ukë. 

Niherë, kur baca Sadri ish në mal tuj ru loptë, ni udhëtar, i thotë bacës Sadri: 

-O çaban, a pat hanë?  

-Po, hanë kapakë e ti a mujte, a u lodhe a?  

-Po kadalë, kadalë.  

-Sa lopë i ki o çaban?  

– I kam 1 lopë e kusur, i përgjigjet baca Sadria udhëtarit.  

Udhëtari nuk e merr vesh dhe e vet apet: 

-Po shka âsht ”kusuri” bre çaban se nuk pe di?  

-Ti te koke krejt fushë, kusuri*) âsht viqi.  

Fjalorth me fjalë e shprehje të Turjakës 

*) Nejë, ndejë. Isha në një ndejë 

*) Nguc, Ngacmoj diçka a dikë me dorë ose me një send, shpoj. Nguc bletët (zogjtë). Nguc fëmijën. Nguc me dorë. 

*) Hup, humb, kanë humbur këpucët 

*) Pi atyne, prej atyre 

*) Apângat, opinga, këpucë plastike  

*) DERVISH m. 

Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë. 

*) Ju bân itibar e muhabet tej ngu, i nderon, bën llaf, i gostit me ushqimet më të mira 

*) kaftorr, stufë drush për nxemje 

*) Untu, nga ”u”, te Buzuku, uja, uria 

*) SHEH m. fet. 

I pari i një sekti mysliman ose i një teqeje të këtij sekti (me përjashtim të bektashinjve), që predikon dogmat e islamizmit dhe zhvillon ritet fetare (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). 

*) n`shtatin kat t`qellit, shkojnë në qiell, në parajsë, besimtarët e devotshëm, në qiell 

*) Shtatë pash teposhtë n`tokë*), k’etu: me shkua e mi ndihmua … 

*) Njeri i mrrin, njeri që fluturon, engjëll 

*) Naj ânerr, ndonjë ëndërr 

*) Pa kqyrin, pa shikojnë 

*) S`kam shti gjumë n`sy gjithë natën, shprehje popullore, kur dikush ka telashe, derte, don me i ndihmua të tjerët etj. 

*) Shokë t`ligë, fig. Frikacak 

*) Tapuz, topuz, Shkop i trashë prej druri a prej hekuri, me kokë të madhe, të rrumbullakët zakonisht me thumba, që përdorej në kohë të vjetra si armë për të goditur. 

*) S`pata qare, isha i detyruar  

*) Shipninë, Shqipëria, ish Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Shypni, Shipni, Shqipni një pjesë e pleqëve të Kosovës e kanë quajtur Shqipërinë. 

*) Mao Zedong, shqipëruar Mao Ce Dun, Máo Zédōng, W.-G. Mao Tsê-tung ose Mao Tse-tung (26 .12.1893 – 9. 9- 1976), politikan, revolucionar komunist kinez, babai e (1949- 1976).  

*) Ču En-laj, Zhou Enlai, (5 mars 1898, Huaian, Jiangsu, 8 janar 1976, Peking), politikan, komunist, kryeministër kinez (1949-1976)   

Wikipedia  

*) Plak, plaku, më i vjetri, i zoti i shtëpisë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Plak i mençur (me mend) etj. 

*) Kepë, qepë, bimë, barishte me kokë të nëndheshme prej shumë fletësh 

*) Përbehej, betohej  

*) Daja Lilë e Sadri, Halil e Sadri Hyseni (Hiseni), vëllezërit e nënes.  

*) Turrec, shpend (“Pa knon plumi, pa knon turreci, mjeri aj mjeri nuse keqi”, këngë pop.) 

*) A je ispat e kam mujt turrecin. Në Turjakë, ai që e dëgjonte duke këndua për herë të parë turrecin, I lutej dikujt që e ka mujt (mundur). Bestytni, nga friga se do të sëmuret, nuk do të ket fat etj.  

*) Qyqe (e turrec), sipas një legjende, qyqja është e nemur. I kanë vdekur vëllezërit prandaj ajo qan, vajton vëllezërit “Ku- ku, ku-ku”  

*) Murroja jem pin kafe, ka qe, dem, muzat. Kau jem pin kafe, nuk din, nuk merr vesh … 

*) Ia kishte zânë pritën, e priste me luftua, me e vra. Këtu: me u sqarua. 

*) Shapko, Shabanit, shkurt ”Shapko”  

*) S`pa nin e s`pa shohin, nuk po dëgjojnë e nuk po shohin mirë, që gati janë qorrua e verbua, janë plakur.  

*) Um hângri ni plesht, më hëngri … Insekt, parazit i njeriut e i kafshëve, me trup shumë të vogël e në ngjyrë kafe të errët, që kërcen shumë, pickon e thith gjak. (”Po don me nxjerrë vjam prej pleshtit”, ”E ndrysdhi si qorri pleshtin”, pop.) 

*) Qyre ti shoq, shiko, dëgjo mirë, ki kujdes…!  

*) (Nuk) Bâjke vaki, (nuk) ndodhte 

*) A u lodhe o axha Shaqë, në mëngjes duhët thënë, mirëmëngjesi, a ke fjetur, a ke pushua e jo a je lodhur prandaj edhe axha Shaqë nëpërmes mahisë “jam rrok me Xhylën…” I porosit të rinjët që ti përdorin fjalët e shprehjet e duhaura.  

*) E tutshin, e frikësonin, natën visheshin me çarçaf sikur të ishin lugetër dhe e ndiqnin bacën Sadri 

*) Kusuri, Të holla që i kthehen dikujt nga shitësi, kur ky blen diçka, e cila kushton më pak sesa paratë që i jep ai shitësit; mbetja nga një shumë të hollash; mbetje. I ktheu (i dha) kusurin. Mori (kërkoi) kusurin. Këtu “kusur-i” ka kuptimin, i, e vogël, viq (sa gjysma e lopës) 

Malmö, 21, 22 janar 2024
sinankastrati09@hotmaili.com 

Pse Ferizaj e mbanë të fshehur maskarën e 2, 3 dhe 4 dhjetorit 1944 ?

Msc Muhamet Shabani, historian
___
Më 2 dhjetor 1944, 76 luftëtar pasi dorëzohen,para kësaj ndërtese pushkatohen dhe masakrohen!
100 veta u vranë nga njësia përcjellëse e Shtabit Suprem të Kosovës,dhe mëse 150 të tjerë,shqiptar të kapur nëpër shtëpi gjatë “spastrimëve të terrenit” më 3 dhe 4 dhjetor 1944 masasakrohen.
Gjatë spastrimit të qytetit prej kufomave,vetëm në podrumin e Ndërteses së Rrethit të Ferizajt u gjetën më shumë se 100 kufoma shumica të vrarë e të masakruar!
Gjithsejt të masakruar 326 shqiptar!
Këta të masakruar me mbi 1800 litra gjak e kanë ujit oborrin e Ndertesës së Rrethit,tani quhet Biblioteka “Sadik Tafarshiku”
Sipas dëshmitarëve të kohës,çetniko-partizanët nën tingujt e daulleve të romëve,me kazme,thika,sopata,çekan me gozhda të skuqura copëtonin,shponin trupat e shqiptareve!
Kjo ishte MASAKËR , sepse kemi vrasje e therrje mizore të njerëzve në masë!
***
Vëmendje !
Z.Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt,
Agim Aliu
Zonja Xhemile Murati-Shabani,Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport e komunes së Ferizajt,
Zonja Teuta Demiri , drejtoresh e Bibliotekes “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj,
***
FSHEHJA e MASAKRES së 2,3 dhe 4 dhjetorit 1944, është VEPER PENALE në bazë të:
KODI NR.04./L 082.KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
P.S.
Ftoj PROKURORIN e Republikës së Kosovës të filloi urgjentisht procedurën për HETIM TË RASTIT!

Çka dëshmon Raporti i Komisionit Hetimor Federativ të Jugosllavisë rreth deformimeve të UDB-ës më 1957-1966

Akademik Prof DR Hakif Bajrami

* OSE FILLIMI I FUNDIT TË JUGOSLLAVISË
1.Çka ndodhi në Plenumin ilegal të KQ LKJ më 1957 dhe pasojat
Kundërthënjet në mes dretjtuesëve shtetëror nga Sllovenia dhe Kroacia në një anë dhe atyre nga Serbia dhe Mali i Zi në anën tjetër, do të shfaqën në një plenum të KQ LKJ-ës më 1957. Në plenum Edirad Kardeli, duke debatuar për Çështjën nacionale, do ta ngritë nevojën e decentralizimit të vendit. Kundër këtij qëndrimi do të rreshtohën pushtetarët nga Serbia dhe Mali i Zi. Kjo do të thot se se përmes centralizmit serbo-malazezët do ta kishin më lehtë të dirigjojnë: ushtrinë, policinë, ekonominë, diplomacinë dhe arsimin në përgjithësi. Në lidhje me këtë polarizim Ediard Kardeli do të shprehet duke elaboruar çështjën nacionale se:” Ne Sllovenët dhe Kroatët një ditë do të rreshtohemi kah Austria dhe Italia, për shkak të realitetit kulturor , politik dhe rreligjioz katolik. Ju serbët dhe malazezët do të rreshtoheni kah Rusia dhe Bullgaria, po për të nejtat shkaqe: kulturore, politike dhe rreligjioze ortodokse. Në plenum nga salla Dobrica Qosiçi do të provokojë duke pyetur ideologun e LKJ-s: “Po shqiptarët kah do të rreshtohën”. Eduard Kardeli në këtë provokacion do të përgjigjet: “Normal, Shqiptarët tanë do të orientohen kah Shqipëria, ashtu si ka votuar me Rrezolutë Kongresi i IV-ët i PKJ në Drezden më 1928, ashtu si ka votuar edhe Konferenca e V e vendit e KQ PKJ mbajtur në Zagreb për avansimin e Kosovës në Republikë, kuptohet në federatën e ardhëshme.
Polarizimi pas këtij Plenumi do të shprehet në forma të ndryshme. Së pari Aleksandër Rankoviq do të kërkojë nga Dushan Mugosha më 1958 mbylljën e shkollave të mesme shqiptare, për shkak të “mungesës së kuadrove”. Por, kundër këtij rreshtimi racor shovinist do të reagojë Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë, J. B. Tito në një mbledhje të ngushtë do të shprehë qortim ndaj kaudrove që mësonin për sistem ekonomiko shoqëror centralist dhe do të kërkojë raport urgjent mbi të drejtat e pakicave në vend. Këtë e bëri për shkakun se e aspironte “Çmimin Nobel për paqe”, sespe ishte bërë lider i mosinkuadrimit në glob. Kështu, Plenumi mbi pakicat do të mbahet (1959) në ilegalitet të thellë. Aty, prap Eduard Kardeli do të kërkojë që në Prishtinë të hapët Shkolla e Lartë Pedagogjike si dhe degët e Fakuktetit Fikozofik dhe Ekonomiuko Juridik. Siç dihet këto institucione shkollore janë hapur më 1959/60, atëherë kur de fakto Shqipëria largohet nga Pakti i Varshavës.


2. Çka ndodhi në Plenumin ilegal të KQ LKJ më 1962
Nga dokuemntet e KQ LKJ lexojmë se partia në pushtet në këtë kohë ishte vënë në sprovë të madhe me moton stratregjike: “Për Centralizëm, apo për decnetralizëm të rendit ekonomiko shoqëror “. Lidhur me këtë, dëshmojnë dokuemnetet se në plenum kishte dominuar rreshtimi intelektual dhe politik që Jugosllavia si fedratë e kombeve dhe kombësive të decentarlizohet. Ai decentralizim planifikohej së pari të gjejë shprehje në sistemin komunal, duke i rritur kompetencat e komunës, kërkesë kjo që do të vijë në shprhje me 1965. Pikërisht në këtë kohë të dominimit përfundimtar të rreshtimit strategjik të LKJ-ës për decentralizim, KQ LKJ do ta themelojë Komisionin për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës, sidomos në lidhje mbi pushtetin e saj mbi partinë (LKJ-ën). Në këtë mënyrë të bërjës politikës LKJ do të “deploitizohet” duke u maskuar se “të drejtat nacioanle duhet të begatohën në të gjitha fushat për kombet dhe kombësitë”. Ky pozicion do t` i intrigojë edhe shtetet e fuqishme të Perendimit, prandaj sidomos SHBA do ta fillojnë vizitat më të shpeshta të forcave të armatosura të tyre, sidomos ato amerikane në limanet e Adriatikut. Këtë realitet forcat centraliste serbo-malazeze do ta quajnë: “Fillimi i fundit të fedratës”.
Aty kah fillimi i vitit 1965 A. Rankoviq kishte angazhaur një Komision special, në anën tjetër për t` i hulumtuar rrethanat në të cilat ishte siellur UDB-a dhe çka mund të ndodhte nëse eventualisht mirret pushteti. Komisoinin e tillë e drejtonin dueti Llukiq-Stefanoviq. Ky komision kishte ardhur në përfundim se nga kaudrot që janë në UDB 26, 77% kanë shkollë të lartë dhe fakultet. Ndërsa të tjerët ishin me shkollë të mesme dhe tetëvjeçare e pa te. Komisioni kishte konkluduar se kjo strukturë ishte e mejaftueshme për ta marrë majën e pushtetit. Në anën tjetër, ishte partia dhe ushtria me të cilat komandonte J. B. Tito. J. B. Tito me sugjerime të Perendimorëve në anën tjetër kishte themeluar Komison special që t` i diskreditojë synimet centraliste, të grupit Rankoviq-Stevanoviq. (Shiqo: Materialin sekret, f. 20-24).
3. DY Kmisionet deformimeve në luftë kundër njëra tjetrës 1962-1966
Komisioni hulumtues i LKJ-s do t` ia fillojë punës në fillim të vitit 1965. Bje fjala për Kosovë, Beogradi (komisioni i Rankoviqit) kishte arritur që ta angazhoi Dr Hasan Kaleshin për ta bërë një raport për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë. Hasani e kishte bërë raportin duke analizuar punimet në Revistën “Përparimi” dhe “Jeta e RE”. Kundër këtij angazhimi kishte reaguar Akademik Vlladimir Bakariq, por largimi i H. Kaleshit ishte i kotë. E me të njejtat detyra ishin angazhuar edhe kuadro për Serbi, ku u printe Dobrica Qosiq, i njohur për shovinizëm sidmos ndaj shqiptarëve. Prapa Qosiqit qëndronin A. Rankoviq, Llukiq dhe Stevanoviq. Ky grup e kishte ngushtuar analizën për ta marrë majën e pushtetit dhe për ta ndërtuar federatën tutje si centraliste dhe homogjene. Ky komision i kishte “gjetur” si të rrezikshëm 15 shqiptarë, 5 hungarezë, 3 serbianë nga Vojvodina dhe 2 jahudi. (Raporti shtetëror, tejet sekret, analiza f.14/15).
4. Çka dëshmonte analiza e Komisionit federativ për UDB-ën
Analiza e Komisionit Fedrativ (Tiot-Kardel)ishte shumë më e plotë dhe tërë studimin e kishte operacionalizuar nepër republika dhe krahina. Komisioni në Kroaci kishte evidentuar 997 fundksioanrë të rrezikshëm. Në kuadër të Kroacisë ishin gjetur 1 300 000 dosje të UDB-ës, që do të thot se 48% e kroatëve ishin vënë nën hetime. Në Bosnje e Hercegovinë ishin evidentuar 1772 400 dosje, që tregon se afro gjysma e popullsisë boshnjake ishte nën hetime.Në këtë republikë ishin hapur 32 dosje për deputretët dhe funksionar republikan dhe federativ. Në Mal të Zi UDB i kishte vënë nën hetime 36000 persona, prej të cilave 149 dosje ishin për funksioanrë republikan dhe federativ. (Nga analiza f. 22). Ndërsa në Serbi ishin hapur 272 dosje për kuadrot nga komuant, rrethet dhe krahinat. Në këtë republikë ishin hapur 126 dosje për deputetët nga Kosova dhe Vojvodina. Ishin hapur 9 dosje për politikanët, prej të cilëve asnjeri nuk ishte serbian, por ata ishin shqiptarë dhe hungarezë.(Nga Raporti tejet sekret, f.16-29).
Në Maqedoni Komisoni kishte gjetur se ishin hapur 96531 dosje. Ndërsa dosje personale ishin hapur për 136 000 veta, të gjithë shqiptarë, bullgar dhe 55 maqedonas.
Në Kosovë ishin instaluar 30 aparate për përgjime. Përmes tyre kontrolloheshin: Kuvendi, kinematë, teatri si dhe kuvendet komuanle në Gjakovë, Pejë, Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Podujevë. Për deputetët e Kuvendit Kosovës ishin hapur 23 dosje, prej të cilave asnjë nuk ishte e nacionalitetit serbian apo malazez/
UDB-a, thuhet në dokuemntin sekret për të gjitha kohërat i kishte krijuar në Kosovë 50 159 dosje. Ato dosje kishin të bëjnë me inskenime si fjala vjen për “Kurdisjën e Procesit Prizrenit”; Aksionin e armëve; Lidhjet shpiunore me Shqipërinë, Turqinë dhe SHBA. Në lidhje me këtë në Rivlerësimin e Procesit Prizrenit më 1967 ishin gjetur se më 1956 UDB kishte hapur 900 dosje për punëtorët politiko shoqëror, prej tyre, 11 ishin kryetar komuash me përkatësi shqiptare. Ndërsa prej funksioanrëve shqiptar si të dyshitë ishin cilsuar: Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Imer Pula, Nebih Gashi, Mustafa Hoxha dhe Qazim Bakalli.


5. Cili ishte argumenti sipas Komisionit që J B Tito të përcaktohet për mbajtjën e
Plenumit dhe pse në Brione
Shkasi kryesor që Tito do të orietohet për një plenum historik të LKJ-ës ishte shkuarja e A. Rankoviqit për vizitë zyrtare në Ukrainë (Kiev). Atje, mikpritësi do t` i drejtohet A. Rankoviqit me: “Shoku President”, dhe musafiri (Rankoviqi) nuk do të reagojë fare. Pas kthimit në Beograd Budimir Llonçar do ta njohtojë J. B. Titon për incidentin e qëllimshëm në Kiev ku Rankoviqi përshëndetët si “President”. Lidhur me këtë, sipas dokuemneteve J. B. Tito nuk do të nxitojë, por do ta sigurojë nga çdo aspekt informatat nga KOS-i (sherbimi ushtrak jugosllav). Në bazë të dokumenteve të LKJ-ës , nepër limanet e Detit Adriatik, si dhe nepër kryeqytete e republikave dhe krahinave, do të instalohën informator shtesë. Nga këto instalime, kam mësuar se për herë të parë CIA njihet me tragjedinë e shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi me dhunë shtetërore serbiane. Kjo informatë është përciellë pastaj president pas presidenti deri te Xhorgj Bushi i Vjeter, Bill Klintoni dhe Bushi i Ri. Sherbimet e hueja, me ato informata, do të kuptojnë se në viset shqiptare: “Llukiq dhe Stefanoviqi i kishin ndarë trevat shqiptare në dy rregjione. Në Rregjionin e Dukagjinit vepronin “donzhuanët”, e ku kishte edhe shqiptarë të cilsuar si kapabanda. Në Rregjionin e Rrafshit Kosovës vepronin “Suflerët” e UDB-s, e ku kishte edhe shqipfolës, madje me mahrma dhe me fesa të teleisur. Të dy palët (Donzhuanët dhe Suflerët) e kishin të lirë shkuarje ardhjën në Turqi. Ata e kishin një tekst të shkruar të cilin pas kthimit nga Anadolli duhej t` i lavdojnë ato vise si “hoxha parajsën në xhami”. Për punën e këtill nga Klubi i Rankoviqit ishte angazhuar Kisha Ortodokse Serbe, e cila në Kosovë i kishte si agjent 12 priftërinjë ortodoks dhe 3 shqiptarë të rreligjionit katolik e 2 shqiptar të rreligjionit islam, të gjithë me pagesë mujore.
Çka mësohet nga materialet e Plenumit Brioneve në esencë
Nga materialet e botuara integralisht të Plenumit Brioneve në dy vllime nga ish Arkivi i Jugosllavisë, mësojmë se në Plenum asnjë fjalë nuk është thënë për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi, pozitë ajo që “Lidhja Kosovare” e kishte prezantuar nepër 17 kongreset e saj nepër botë nga viti 1953 e deri më 1974. Por, në lidhje me këtë tragjedi, një fakt duhet të nxirret në opinion se në Kosovë, pas Plenumit historik do të themelohet një Komision, i cili disa kuadrove që ishin cilsuar si të dhunshëm vetëm sa ua ndrruan funksionet. Ata nga UDB u konvertuan në SPB. Pra, me mosburgimit e Rankoviqit, të gjithë Udbashët disi mbetën të paprekur. Ata do ta presin momentin dhe si të pushuar, do të vërsulën prap ndaj shqiptarëve në të gjitha viset pa dallim, pas vitit 1968. Madje është ruajtur informata se shumë dosje të deformiarit i kanë diegë, sepse largimi i tyre nuk është kryer menjëherë.
Po shtrohet pyetja si të ndeshkohën UDB-ashët e deformuar kur në Komisionin e LKJ-ës për Kosovë ishin 25 antarë për hulumtimin e deformimeve , ndërsa seicili në të kaluarën, kishte qenë më udbash se tjetri. Madje Kryetari i Komisionit ishte emruar A. Shkriu, i njohur për mizori ndaj kundershtarëve politik, sidomos ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Madje komisioni vetëm sa i shënoi funksionarët drejtues të UDB-s e që ishin në aksione terroriste ndaj popullit shqiptar, krejtë me qellim që të shpërngulet në Anadoll. Por të deformuarit u cilsuan se ishin: Spasoje Gjakoviq, Lluka Llubarda, Mirolub Praliq, Vllado Shilegoviq (njeri nga autorët e tragjedisë në Tibvar më 1 prill 1945). Në asnjë elemnt këta krimnel nuk u ndëshkuan. Pëkundrazi ndrruan vendbanimet dhe u instaluan në Beograd, prej kah dirigjonin përmes “myhybëve “ të tyre në çdo komunë. (Shiqo: Hakif Bajrami, Zavere i zloçini UDB Jugoslavije prema Albancima 1945-1966’, Pristina , f. 254, dokumente origjinale arkivore).


Ky shkrim është sajuar edhe nga një analizë me titull: “ Nacionalizmi dhe shovinizmi serbo-malazez në Kosovë 1961-1986”. Në material nuk mbetët anash as akuza ndaj Adem Demaçit për Demonstratat rrevolucionare më 1968 dhe 1981; për vrasjen e Martin Lluter Kingut më 1967, për vrasjen e Çe Gevarës më 1968; për zbarkimin e rusëve në Çekosllovaki më 1968; për deonstyratat në Zagreb, Beograd dhe Prishtinë . Materiali spjegon se Titon aspironin ta trashëgojnë pas vitit 1980: Nikolla Lubiçiq në nivel shtetëror, ndërsa në nivel partiak Stane Dollanc. Aty potencohet se rinia shqiptare sot (1986) është aq e emnacipuar sa që nuk do të mundet më me popullin e saj të luaj askush. Pra materiali kërkonte nga kreu i LKJ që ndaj shqiptarëve të “ndryshohet pllaka” dhe me ta të flitët shtruar për Republikën dhe bashkimin në perspektivë, nëse komebet tjera në Fedratë kërkojnë që ajo të federohet, ashtu si kërkonte Vlladimir Bakarqi (kroat) dhe Vinko Hafneri (slloven).
Ky material duhet botuar në shkallë integrale dhe opinioni të mësojë për rrugën që ka kaluar kombi shqiptar i okupuar në ish Jugosllavi.

Prishtinë, më 22 janar 2024

Shtjerrja e “oqeanit” politik!

0

Florim Zeqa 

Tshmë kur ‘Qeveria Kurti’ po hynë në vitin e fundit të mandatit kushtetues në qeverisjen e vendit, partitë politike i kanë ndezur “motorët” për shtrirjen sa më të gjërë politike në elektoratin e tyre në Kosovë dhe Diasporë!

Gjahu i madh i partive politike në Diasporë

Në kohën kur kemi rënje enorme të numrit të popullatës në Kosovë, partitë politike ju kanë kthyer mërgatës sonë, e cila gjithnjë e më shumë po bie pre e gjahut të politikanëve mashtrues!

Të gjitha partitë pa dallim, në pushtet dhe opozitë kanë pësuar rënje në elektorat shkaku i dështimeve në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve.

Liberalizimi i vizave e ka bërë tejët sfiduese fushatën elektorale të partive politike, për shkak të zbrazjes së Kosovës nga qytetarët, votues potencial të zgjedhjeve të radhës.

Andaj, aktiviteti i partive politike më shumë është i përqendruar tek mërgata sesa tek popullata e mbetur në Kosovë.

Nëse ndodh që ‘Qeveria Kurti’ të shkojë deri në fund të mandatit, atëherë do të ishte qeveria e parë në Kosovën e pasluftës e cila do të arrinte të thente rekordin qeverisës në vend, pasi asnjë qeveri deri më tani nuk ka arritur të shkojë deri në fund të mandatit politik!

Shkuarja ose jo deri në fund të mandatit politik e qeverisë aktuale varet nga faktorët ndërkombëtar dhe atë për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare apo të moszbatimit të marrëveshjeve politike për Asociacionin e Komunave Serbe në Veri të vendit.

Pra, ‘Qeveria Kurti’ në asnjë rrethanë nuk do të bie për shkak të opozitës dhe as të përgjegjësisë morale për mospërmbushjen e premtimeve elektorale ndaj qytetarëve!

Liberalizimi i vizave nën masa ndëshkuese, liberalizim me bisht

Liberalizimi i vizave nuk është produkt i kësaj qeverie, por është rezultat i avancimit të diplomacisë serbe tek faktorët ndërkombëtar për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare.

Dikujt mund t’i duket paradoksale ky konstatim i imi, por realiteti po e thotë të vërtetën e hidhur!

Mbase, është rasti unikat në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kur një shteti nën sanksione ndërkombëtare i mundësohet liberalizimi i vizave!

Thënë ndryshe, liberalizimi i vizave nën masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare është liberalizim me bisht për Kosovën.

Pse është kështu?!

Sepse, Serbia përmes zbrazjes së Kosovës në heshtje po e zvogëlon forcën mbrojtëse dhe prosperuese të Kosovës, por e zvogëlon forcën rinore, gjakun e pastër e të njomë kombëtar i cili po kthehet në fuqi krahu për shtetet evro-perëndimore.

Lë anash moshat e vjetra të cilat do të kthehen në Kosovë, të rinjët do t’i shfrytëzojnë të gjitha përparësitë që ju krijon liberalizimi për të realizuar një kontratë pune për të ardhur në Kosovë vetëm sa për të marrë një vizë pune dhe për t’u kthyer sërish në vendet perendimore.

Kjo do të ndikojë në shtjerrjen e “oqeanit” politik dhe zvogëlimin e fuqisë punëtore në Kosovë.

Zgjedhjet pa alternativë të re, përseritje e vazhdimësisë politike 

Sikurse nisma Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN), asnjë nismë tjetër politike nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën në qeverisjen e vendit.

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re dhe të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake, ideologjike apo fetare.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një lëvizje të re politike, e cila në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 25 viteve të fundit në liri.

Nisma e re, Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend.

Tre shkronjat ADN simbolizojnë gjenezën politike të shqiptarëve në trojet etnike (LDK-në rugoviane), të cilat do ta ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës në veçanti.