Kreu Blog Faqe 890

Vuçeviq, një mashtrues obskurantist që ia gjuan topin Kurtit!

0

Gani I. Mehmeti

“Beogradi dhe Prishtina asnjëherë nuk ishin më larg njëra-tjetrës në procesin e dialogut se tash e 3 vjet prej ardhjes së Kurtit në pushtet. Duke pasur parasysh se Kurti në mënyrë të vazhdueshme bënë obstruksion në vazhdimin e tij, çfarë mund të pret njeriu dhe a mund të ketë ndonjë përgjigje, vështirë të thuhet” – thoië Vuçeviq.
Por, sa qëndron kjo që shkruan ai? Kush bën obstruksione, Vuçiq apo Kurti ? Cili ka dashur të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit e cili jo, kush ka pranuar Marrëveshjen e kush jo? Përse Vuçiq nuk e nënshkroi, deri sa Kurti po priste nga Vuçiqi nënshkrimin. Pra, obstrukionist mbetet dhe është Vuçiqi e Vuçeviqi, e jo Kurti.
« Kurti nuk është i gatshëm në asnjë lloj kompromisi, çfarëdo lëshimi për te është e barabartë me tradhti” tha Vuçeviç.
Kurti nuk ka se çfarë lëshimesh të bëjë. E, deri sa nuk ka se çfarë lëshimesh të bëjë, nuk mund të pritet kurrfarë kompromisi. Përse, çfarë kompromisi kërkon Vuçeviq nga Kurti ? T’i japë veriun e Kosovës? Jo, mor, ai është i Kosovës, nuk është i Serbisë. Aty, edhe pse thuhet se me shumicë janë serbë, territori e toka janë të Kosovës dhe nuk mund t’i jipet një shteti tjetër. Edhe ashtu, atje nuk ishin shumicë serbët, por shqiptarët u ndoqën, mbi 13 mijë shqiptarë nën komandën e KFOR-it francez në vitin 2000. Duhet të kthehen këta 13 mijë shqiptarë njëherit në veri të Ksovës, pastaj të flasim.
Sipas Vuçeviç “atij (Kurtit) nuk i intereson gjetja e zgjidhjes që do të kënaqte të dy palët, që do ishte e pranueshme edhe për serbët, që do merren parasysh edhe të drejtat legjitime të interesit kombëtar serb ».
Çfarë do të ishin të drejtat legjitime kombëtare serbe e që ju mungojnë serbëve të Ksoovës? Le të na tregojë, kur ata janë pakica më e privilegjuar në botë. Të drejtat që i gëzojnë ata sipas kushteutës së Ahtisarit, nuk i gëzojmë as ne shqiptarët, po në Kosovë.
Ndërkaq, përse Vuçeviq, kur kërkon për interest kombëtare serbe, nuk flet edhe për interest kombëtare shqiptare tek shqiptarët në Serbi? …
Faktor kyç i jostabiliteit është vetë Vuçiqi, Vuçeviqi, Daçiqi e të tjerë, jo Kurti.
Dhe, deri sa paskan qenë afër normalizimit të Serbisë me Ksovën përa tri vitesh, përse nuk u bë atëherë ai normalizim? Jo, por aso kohe nuk po kudërshtoheshin kërkesat e Serbisë, dhe sërish nuk u arrit ai farë normalizimi…

“Në Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Nga Frank Shkreli

Në 18 -vjetorin e shkuarjes në Amshim të Presidentit historik të Republikës së Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugova dhe në kujtim të 35-Vjetorit të vizitës së Tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1989)

Aktivitete dhe ceremoni sot në Prishtinë me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë e Presidentit të parë historik, Dr Ibrahim Rugova. Morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Nën patronazhin e Presidencës së Republikës të Kosovës Dr Vjosa Osmani-Sadriu mbahet, “Akademi Përkujtimore Për Presidentin Ibrahim Rugova.

“Kosova ishte me fat që kishte për prijës njeriun e urtë e vizionar, i cili u shndërrua në simbol të rezistencës, në frymë që nuk shuhet, në flamur që nuk bie kurrë”, është shprehur Presidentja Vjosa Osmani gjatë një fjalimi me rastin e një ceremonie përkujtimore me këtë rast.
“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë”,- është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendës/kryeministren Donika Gërvalla dhe Ministrin Çeku, kanë vizituar familjen Rugova, ndërkohë njoftuan që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës zyrtare të Presidentit Ibrahim Rugova.

Ndodh që ky vit shënon gjithashtu edhe 35-vjetorin e vizitës së parë të Presidentit historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1989.

Foto ekskluzive nga vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Washington – Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr Engjëll Sedaj në shtëpinë e autorit në Falls Church, të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit (1989) ku miqtë e dashur kaluan dy netë e tre ditë, të shoqëruar nga aktivisti i komunitetit, Z. Simon Simolacaj. Mysafirët e lartë nga Kosova erdhën për herë të parë për vizitë në Washington pasi kishin marrë pjesë në seminarin e organizuar me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Universitetin e njohur Fordham, të New Yorkut.

Disa ditë pas përfundimit të seminarit në Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj erdhën me një mik timin, Zotin Simon Simolacaj të më vizitonin në Washington. Në atë kohë, unë punoja si Këshilltar i Programeve radiofonike drejtuar botës komuniste në Drejtorinë Evropiane të Zërit të Amerikës.

Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës në Washington, por jo e fundit.

Unë nuk i njihja dhe as nuk dija shumë as për Dr. Rugovën as për Dr. Sedajn, përveç faktit se ishin dy intelektualë të dalluar nga Kosova, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në Neë York me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Megjithkëtë, e prita mirë vizitën e tyre pasi ishte një privilegj për të patur në shtepinë time dy mysafirë të tillë, të nderuar. Për më tepër, vizita e tyre bëri të mundur për të biseduar me dy intelektualë të kalibrit të tyre, mbi gjendjen e atëhershme në Kosovë, pasi megjithëse punoja në qëndër të informacionit dhe lajmeve ndërkombëtare, lajmet nga Kosova ishin të pakta dhe ato që na vinin në redaksi ishin pothuaj, pa përjashtim, të ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botës çështjen shqiptare në Kosovë si donte vetë dhe bota fatkeqësisht e besonte. Zëri i shqiptarëve në Kosovë nuk dëgjohej dhe bota e jashtme nuk ishte aspak në dijeni të vuajtjeve, torturave dhe krimeve që diktatura serbe bënte mbi popullsinë shqiptare në atë krahinë.

Në një moment miqësor me vizitorët e nderuar nga Kosova në Washington, 1989

Kanë kaluar 35-vite, por me kënaqësi e kujtoj atë vizitë dhe bisedat e paharrueshme me miqtë nga Kosova, të cilët megjithse nuk i kisha njohur më parë, na shkoi biseda si është më mirë dhe sikur të kishim qenë miq të vjetër, megjithse isha pak më i ri nga mosha. Pa ditur se si do shkonin punët në Kosovë dhe për atë vetë si person dhe politikan i ardhshëm i Kosovës, pasi në atë kohë ishte vetëm Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, më kujtohet se shqetësimi i tij kryesor ishte nevoja për sensibilizimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, në përgjithësi, por sidomos në Washington. Si studiues i mirë i historisë dhe  atdhetar i vërtetë që ishte; ai i dallonte mirë miqtë nga armiqtë e Kombit shqiptar. Megjithse ishte vizita e parë e tij në Shtetet e Bashkuara, Dr. Rugova ishte bindur në mendjen e tij se Kosova dhe shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe në Washingtonin zyrtar do të gjenin mikun dhe përkrahësin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç ka ndodhur ç’prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Udrou Ëilson, e këtej.

Në mendimin tim, vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Nju Jork dhe në Ëashington – sigurisht pa e ditur as ai vet këtë gjë në atë kohë mund të konsiderohet si fillimi i diplomacisë moderne të Kosovës, ose si fillimi i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës. Koha e tregoi se Dr. Rugova u kthye në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frymëzuar dhe me një ndjenjë misioni personal, megjithëse disa kritikë e ndoshta edhe disa miq të tij mund të thonë se i hyri kësaj fushe, me një mungesë dëshire për t’u marrë me politikë.

Historia e mëvonshme tregoi se megjithë të metat që mund të kishte si njeri dhe si udhëheqës, që kundërshtarët e tij, pa hesitim ia venin në dukje vazhdimisht disa edhe sot, jo vetëm Kosova, por mbarë Kombi shqiptar tashti kishte në Ibrahim Rugovën, një zëdhënës ndryshe dhe si asnjëherë më parë. Sidomos Kosova, megjithse në rrethana shumë të vështira, tashti kishte një zë të urtë, që dëgjohej dhe respektohej nga të gjithë bashkbiseduesit e tij ndërkombëtarë.

Ishte një zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, për liri dhe demokraci për popullin e vet dhe si asnjë përfaqsues tjetër i Kombit shqiptar, siç ka thënë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Klinton. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare në një mënyrë të kuptueshme, si nga pikëpamja historike, ashtu dhe njerëzore. Si askush tjetër, para tij ose pas tij. Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të Kombit shqiptar dhe bota filloi ta ndëgjonte dhe më në fund filloi të interesohej për tragjedinë dhe krimet që regjimi kriminal i Serbisë po bënte në Kosovë, me qëllim zhdukjen e racës shqiptare nga trojet e veta mijëvjeçare.

Natyrisht, se kushdo që është takuar me Dr Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë, ruan kujtime të mrekullueshme. Në këtë 35-vjetor të vizitës së tij të parë në Washington, doja vetëm të shënoj dhe të ndaj me miqtë e mi disa mbresa, shkurtimisht, por për mua të paharrueshme nga ajo vizitë Dr. Rugovës në shtëpinë time në Washington, me 1989. Ajo vizitë nuk më harrohet mua as familjes time dhe njohja ime me të, gjatë asaj vizite, çoi në një miqësi shumë vjeçare, deri sa ai ndërroi jetë.       

Takimi i fundit i autorit me Presidentin Ibrahim Rugova, në zyrën e tij në Prishtinë, 2005

Respekti im për Dr. Rugovën e ka zanafillën, pikërisht, në atë vizitë, pasi përshtypjet e mia të para dhe respekti për këtë udhëheqës të madh të Kombit shqiptar, sa ka ardhur e rritur gjatë viteve. Për mua, arsyeja për këte është se, si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar që unë kam njohur, Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Si asnjë tjetër udhëheqës, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar në shekullin e XXI, për t’u radhitë ndershmërisht në radhën e kombeve të përparuara të Perëndimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e Perëndimit drejt kësaj rruge e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikes; drejt rrugës së bashkimit dhe integrimit euro-atlantik të Kombit shqiptar.

Ndër të tjera, e kam respektuar Dr Ibrahim Rugovën për bindjen e tij se komunizmi ishte rreziku dhe fatkeqësia më e madhe që i kishte ndodhur Kombit shqiptar në shekullin e XX dhe për faktin se ai besonte që Kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë.

Ibrahim Rugova fliste pak. Nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione të qarta për një të ardhme më të mirë për Kombin e vet, duke i dheënë kështu një emër të nderuar dhe të respektuar gjakut shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare.

E respektova Dr. Rugovën, sepse ai nuk ishte i frymëzuar nga ideologjia komuniste, as në mendime, as në veprime si shumë nga ata të brezit të tij, që ishin rritur e shkolluar në atë sistem ideologjik të huaj. Përkundrazi, Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetëdijshëm se, natyrisht që, trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdorur në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur nderin emrit shqiptar; një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën sot dhe për klasën aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare.

Unë jam i sigurtë se në këto dy përvjetorë sot: 18-vite nga kalimi i tij në Amshim dhe në kujtim të 35-vjetorit të vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Dr Ibrahim Rugova do të kërkonte nga klasa e sotme politike Arbërore që, urgjentisht, të bashkojë të gjitha forcat e veta për të kapërcyer krizat e vështira aktuale, që po pëson Kombi shqiptar, në këtë kthesë të historisë, sidomos të përballen me zbrazjen tragjike të trojeve shqiptare, para se të bëhet vonë!

Duke bërë nderimet e mia para arkivolit të ndjerit President Ibrahim Rugova, Prishtinë, 21 janar, 2006

 *Ribotim i përpunuar dhe përditësuar

Orikumi i braktisur

0

Prof. Dr. Ago Nezha

Standardi i jetesës është tepër i ulët. Kjo situatë që përjetojnë banorët e Orikumit, është përgjegjësi  në radhë të parë e pushtetit vendor të Vlorës, që e sheh krahinën e Dukatit si lopë pjellore për ta mjelë, në dobi të qarqeve gllabëruese të pasurive publike.

/Telegraf.al/ Po të bësh një udhëtim turistik në qytetet e Shqipërisë nga veriu në jug, do dallosh se katër vjeçarin e fundit kanë pësuar ndryshime të dukshme, transformime rrënjësore, veçanërisht qendrat e qyteteve, janë stolisur me arkitekturë moderne. Ky ndryshim nuk ka ndodhur vetëm te qytetet kryesore si Fieri, Vlora, Korça, Shkodra, Durrësi, etj, por edhe në qytetet e vogla si Saranda, Poliçani, Delvina, Belshi, Divjaka,Shëngjini etj. Këtë dukuri nuk e ndesh në qytetin e Orikumit, madje ai ka ngelur i paprekur duke degraduar  e abandonuar jo vetëm nga ana infrastrukturore, por dhe nga ana social-kulturore. Zhvillimet e tij kanë humbur kujdesin e shtetit dhe ndonjë ndërtim që bëhet është kaotik, sipas interesave të ndonjë individi që ka rënë në kompromis me pushtetin vendor të Vlorës. Megjithëse është në zonën turistike prioritare, nuk ka pasur dhe ende nuk ka një masterplan të publikuar se si do të jetë perspektiva e zhvillimit në të ardhmen. Kryetarët e bashkive në vite kanë shfaqur ambiciet, interesat dhe kulturën e tyre qytetare. Pasojat e kësaj gjendje që ndodhet  sot Orikumi nuk janë të rastësishme, por të qëllimshme. Që kur u bë reforma territoriale u fshi nga harta e bashkive dhe kaloi nën juridiksionin e Bashkisë së Vlorës. Me gjithë ndërhyrjen e një grupi intelektualësh dukatas, si artisti i madh Birçe Hasko, Lavdosh Ferruni, i ndieri Hasan Halili, dhe unë, bëmë një takim me Ministrin i Teritorit Blendi Çuçi, nuk u muar parasysh argumentimi ynë, pasi ishin bërë pazaret për të kaluar në vartësi të Bashkisë së Vlorës, për interesa klanore. Për shumë faktorë historik, dhe social ekonomik, Bashkia e Orikumit nuk duhej të ishte shkrirë dhe kaluar në juridiksionin e Bashkisë së Vlorës. Kjo sepse Orikumi ose Oriku, siç quhej  në lindjen e tij, është qytet me histori të lashtë, që daton në shekullin e VI para Krishtit, me një amfiteatër me 500 vënde i ndërtuar në shekullin II-të pas Krishtit. Kishte një infrastrukturë moderne, me ujësjellës, që çonte ujë në çdo banesë. Bënte tregti me qytetet më të zhvilluara të kohës, si me Apoloninë, Butrintin, Korfuzin, etj. Po të heqësh një paralele dhe të bësh krahasimin me situatën e sotme të Orikumit, nuk bëhet fjalë për amfiteatër apo Kinema ( se dhe një kinema që u ndërtua në kohën e sovjetikëve e kanë bërë minibashki), por qytetarët e Orikumit furnizohen një orë në ditë me ujë, kur uji derdhet lumë për në det. Dritat veçanërisht gjatë dimrit, më shumë janë të fikura se të ndezura. Gjendja e rrugëve dhe rrugicave brenda qytetit janë të shkatërruara, deri edhe rrugët që të çojnë në plazhin e Orikumit. Për të thënë të vërtetën, kjo situatë kritike që përjetojmë sot rrjedh që nga koha që ka qenë Bashki Orikumi, se kryetarët paradë, me mentalitetin provincial dhe aftësitë e tyre drejtuese të kufizuara, nuk kanë lënë gjurmë qytetërimi.

Mjafton të hedhësh një vështrim mbi panoramën e qytetit bregdetar dhe do befasohesh kur të shohësh ndërtimet kaotike, kur pallatet kryqëzohen sa horizontalisht dhe vertikalisht dhe kanë mbyllur shikimin nga deti. Kjo marrëzi arkitekturore, është njëkohësisht dhe kulturore, pasi kryetarët e bashkive kanë dhënë leje ndërtimore për përfitime e ryshfete të pista. “ Merita” që nuk duhet mohuar e një këshilli bashkiak, është vendosja e emrave të rrugëve si: “ Zogu i Parë”, “Geraldina”, “Abaz Ermeni”, etj. Thuajse Dukati, Tragjasi e Radhima, që formësojnë këtë njësi administrative, nuk kanë heronj, heroina, figura e personalitete të shquara për të emërtuar një rrugë apo lagje të qytetit dhe importojnë nga jashtë krahinës. Kush është motivi që i ka shtyrë këta bashkiak “mendjendritur”, që kanë vendosur emra deri edhe tradhtarësh  të kombit, për t’i përjetësuar në Dukat?!… Përgjigja është fare e thjeshtë: politizmi miop ekstrem, që ju ka errësuar arsyen dhe bëhen viktimë e forcave politike, deri në përulësi e marrëzi, që nuk mund t’i rrok një gjykim normal. Qytetin e Orikumit në jetësimin e sotëm, shumë mirë mund ta quash qyteti i errësirës dhe varfërisë. Të ardhurat për frymë me pensionet që marrin janë në kufijtë kritikë, kur çmimet e produkteve janë më të shtrenjta se në Vlorë dhe në Tiranë. Standardi i jetesës është tepër i ulët. Kjo situatë që përjetojnë banorët e Orikumit, është përgjegjësi  në radhë të parë e pushtetit vendor të Vlorës, që e sheh krahinën e Dukatit si lopë pjellore për ta mjelë, në dobi të qarqeve gllabëruese të pasurive publike. Krahina e Dukatit, që përbëhet nga qyteti i Orikumit dhe tre fshatrave: Dukat, Tragjas dhe Radhimë, është një amfiteatër natyror,me male, fusha dhe kodra gjarpëruese.Ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 360 km2. Në këtë oaz të bukur natyror, me pasuri të madhe, falë kushteve klimatike dhe tokësore, që fillojnë me malet Akrokeraune në Gadishullin e Karaburunit deri në Llogora, dhe vargëzojnë me malet e Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës, që kanë një florë dhe faun shumë të begatë, për ta pasur zili. Mjafton të kujtojmë shkrimet e kronikanëve europianë, si konsulli francez Pukvili, Evlia Çelebia, peizazhistin anglez Eduard Lir, e shumë të tjerë, që në librat e tyre e përshkruajnë krahinën e Dukatit si ndër më të bukurat në Europë. Ata evidentojnë faktin se vetëm në Dukat ka pasur tre qytete para erës së re si “Orikun”, “Kanalin”, dhe “Erikoin “ dhe 100 fshatra, gjë që e përligj dhe sipërfaqja e tij prej 260 km2, sa 1/5 e rrethit të Vlorës ose 1/100 e Shqipërisë. Është fshati më i madh në Shqipëri, që laget nga dy dete, deti Jon dhe Adriatik. Ka disa monumente kulturore si Shpella e Ulqinakut, Haxhi Alisë, shpella e Nezhajve, shpella e Anglezit, e Panit e Kullujxhiut, gjiu i Gramës me mbishkrime shekullore, kulla e Dervishaliut me 42 dhoma, rrugët e bardha nga erdhi Çezari që u përball me Pompeun në Orikum, etj. Kjo pasuri e madhe natyrore, e bën zonën me një atraksion të veçantë turistik. Dukati, kryesisht ka qenë fshat me drejtim blegtoral, që siç rezulton nga të dhënat kadastrale në kohën e regjimit të Zogut ka pasur të regjistruara 120 mijë krerë bagëti të imta, pa folur për gjedhë dhe njëthundrak. Po kështu Tragjasi ka një histori të lashtë me fshatin e vjetër të gurtë dhe qytezën e Sofës, kalanë e Gjon Boçarit, me burime ujore të pandërprera gjithëvjetore, që kokën e ka në mal dhe këmbët në det. Radhima, një tjetër fshat turistik magjepës, me gjelbërim gjithëvjetor nga agrumet dhe ulliri. I gjithë ky kompleks natyror ka befasuar në shekuj vizitor e kronikan që duke kaluar në arteriet e gjelbërta të krahinës kur kanë mbritur në Llogora,  kanë shkruar: “ Mos lejoni të dëmtohet Llogorai se nuk do jua falin brezat”. Magjia e këtij fshati, bukuria, madhështia e maleve, deteve, vjen si një oshëtimë nga thëniet e Eduard Lirit, i cili shkruan: “…Në pjesën më të lartë të qafës, shfaqet një pamje shumë e veçantë. Në anën e tij lindore dhe jugore ngrihet Çika gjigante, e veshur me dëborë në tërë gjerësinë, ndërsa te këmbët e saj, në një gropë të thellë, tepër të gjelbër, me kopshte dhe pyje, ngrihet qyteti apo fshati i Dukatit me shtëpi të shpërndara, të bardha. Fillova të zbres drejt këtij vendi të çuditshëm, ndoshta një nga më të veçantët në Evropë dhe ndërsa ecnim ngadalë, ndalova më se një herë për të bërë skica, për të vështruar.” Është vështirë të gjesh një qafë më të bukur për sa i përket objekteve që i mbushin sfondin: një ndryshueshmëri e tillë shkëmbinjsh e drurësh që rrinë pjerrët si humnerë, e që buzë rrugës i ngjajnë një zinxhiri që duket sikur nuk i përkasin tokës.

Të gjitha këto, vështirë t’i gjesh në vende të tjera”. Orikumit, duhet patjetër t’i kthehet identiteti i mohuar në bashki, se krahasuar me Poliçanin, Divjakën, Finiqin, Belshin e shumë të tjerë, që janë lënë për koniunktura politike ose klienteliste, ai përligj më së miri kriteret e të qenit bashki. Në këndvështrimin tim, një bashki duhet të përmbush tre kushte. Së pari, duhet të ketë një sipërfaqe teritoriale të konsiderueshme, potenciale të mjaftueshme pasurore dhe burime të nevojshme njerëzore. Të tre këta faktorë, kjo krahinë i ka me bollëk, por mungon dëshira e faktorit politik, që të vendoset në vend kjo padrejtësi. Një rreze drite që na bën të besojmë, se diçka do ndryshojë, në atë krahinë që natyra është treguar dorëlëshuar, por pushteti 32 vjeçar dorështërnguar, duke e mohuar me investime infrastrukturore, është projekti i Lungomares që do të implementojë Kryeministri Rama, sipas masterplanit që ka për zonën bregdetare. Presim dhe shpresojmë, se diçka do ndryshojë…

Shefqet Cakiqi-Llapashtica: “Turp për Islamska Zajednicen e Kosovës !!”

1
Nga: Shefqet Cakiqi-Llapashtica
___
BASHKESIA ISLAME E KOSOVES e Kryeimamit Naim Tërrnava ?!
___
A ju kujtohet qe Bashksia Islame e Kosoves ka nderuar hoxhollaret heronje e patriot shqiptar !?
Po, Sulltan Muratin e kane shpall hero, pikrisht kryeimami i Bashkesise Islame te Kosoves Naim Terrnava …. po kurr nuk kane nderuar Hoxhe Visoken, Mulla Zeke Berdynajn, Mulla Idriz Gjilanin, Mulla Deme Pakashticen…. dhe as deshomret e fundit hoxhollar qe kane lene pelerinen e hoxhes dhe kane vesh uniformen e UÇK-se… asnje Xhamie nuk ja kane lene emrin e ketyre imameve shqiptar, partiot qe kane dhene jeten per kombin!
Vet Bashkesia Islame e Kosoves dhe strukturat e saj jane kompromitimi me i madh i tyre! Vet ata jane duke shkatrruar fene dhe duke zvogluar respektin edhe pera ata hoxhollar gjithandej ne Kosove edhe per gjithe Bashkesin Islame te Kosoves, qe asesi ta bejne Islamin shqiptar ta bëjnë Bashkesin Islame Shqiptare!
Pra vet kjo struktur e Hoxhollarve aktual ne Kosove jane duke kompromituar vetveten dhe fene Islame… prandaj kjo eshte arsye pse ju ikin antarsia, pse dalin hapur kunder kesaj Bashkesie, qe nuk i nderon shqiptaret, nuk i perfaqeson shqiptaret !
Mungesa e tyre ne nderimin e kryeheroit Skenderbe nuk eshte e vetme … ata mungojn edhe kur nderohet Hoxhe Visoka, Mulla Zeka, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Deme Pakashtica…. mungojn ku nderohet kombi shqiptar ! Turp per Islamska Zajednicen e Kosoves !!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "NGA LLAPJANET E SHQUAR! Mulla Adem Pakashtica, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit per Alfabetin e Gjuhës shqipe. Shkruan: Gani I. Mehmeti * Me rastin e 115-vjtorit të Kongresit të Alfabetit te Gjuhës Shqipe, 1908-2023 1908- Jo të gjithë njerezit, edhe po të du... Mehr anzeigen"

Për prejardhjen e serbëve në Kosovë 

Nga: Flori Bruqi , Prishtinë

* Armiqët historik i kemi në shtëpi

Prejardhja e serbëve në Kosovë individualisht është vështirë të përcaktohet.

Vendbanimet e tyre që kanë pasur në Serbi deri më tani saktësisht nuk dihen por supozohet se vijnë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Disa nga serbët e Kosovës kane jetuar për shume breza në Kosovë.

“Nga dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka intervenuar pranë autoriteteve serbe”..

Terrori i Kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarëve

katolikë dhe ortodoksë, për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh.

Taksat e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore, siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare.

Mirëpor shumica e tyre janë anëtarë të familjeve, të cilat kanë marrur tokën e shqiptarve të dhuruar nga organet e qeverisë Serbe të bazuara në Doktrinën e shejt serbe në atë kohë (1927) e që në Kosovë thuhej se bëhen “Reforma agrare”.

Si do që të jetë, numri i te ardhurve serbë nga territori i tashëm 2006 i Serbisë, ndër vite nuk mund të dihet saktësisht për shkak të pengesave politike në institucionet dhe entet e Serbisë, të cilat kanë mbledhur më parë (sikurse gjatë luftës së fundit ) të gjithë regjistrat, që kanë të bëjnë me te ardhurit dhe me Kosovën.

Si do që të jetë, nga ato pak shënime studiuesit janë të mendimit se “Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 – 1924 si dhe atyre 1934 – 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave”

Për sa i përket statistikave, punimi Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës na jepë shënime të detaluara sa i përket veprimeve të instutucioneve serbe. 

Në Enciklopedinë e Përgjithshme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb, 1977, fq.81 thuhet: ”Shqiptarët, popull me prejardhje indoevropiane thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emri Shqiptar rrjedhë nga emri Ilir- të fisit Albana”. 

 Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, “një kollos i madh i shkencës”, i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit.  

 Historia e Serbëve –  Origjinali: Geschichte der Serben Historia botërore 

 Autor: Kostandin Jirecek (Costantin Jierecek) Shqipëroi: Elda Gjana-Boriçi 

 Shtëpia botuese: 55 Viti: 2010 f. 330 Pesha: 0.42 Kg. 

 ISBN: 978-99943-56-73-7  

“Pas studimeve të panumërta monografike të cilat janë botuar në “Arkivin për gjuhësinë sllave” dhe në raporte të mbledhjeve të “Akademisë së Vjenës”, Constandin Jirecek ishte njeriu i duhur, dhe madje mund të thuhet i vetmi, që të merrte përsiper “Historinë e serbëve”, të serisë “Historia e shteteve”, dhe të cekët një fushë punimi, e cila kërkon jo vetëm zotërimin e gjuhës, por në të njëjtën masë edhe njohjen e metodave të hulumtit të historisë dhe të shkencës gjuhësore, si dhe marrjen parasysh jo vetëm të artikujve pafundësisht të shpëndarë, por edhe punën përgatitore bibliografike dhe grumbullimin e burimeve më të domosdoshme.  

Kështu historia  e serbëve, u bë historia e parë e vërtetë e përmbledhur në gjuhën gjermane…” – Herman Onken . 

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Constandin Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. 

Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, “një kollos i madh i shkencës”, i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit. 

Gjatë veprimtarisë së tij shkencore e cila përfshin gati dyzetë  vjet, Constandin Jericek  u kushtoi punime gati të gjithe popujve të Ballkanit, ku ndër të tjera u mor dhe me studimin e Kanunit të Dushanit, dhe të Statutit të Dobrovnikut. 

Ka shkruar punime nga lëmi i historisë, i letërsisë, filologjisë, etnografisë.  

Gjithsësi kontributin më të madh e ka në fushën e historisë dhe të historisë së gjeografisë.  

 Kush janë të parët në Ballkan – shqiptarët apo serbët?  

Të përkujtojmë gjithmonë gjenocidin mbi popullin shqiptar në mënyrë që mos ta harrojmë të kaluarën, sepse pa të nuk ka edhe të ardhme.  

Të mos harrojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen. Jepuni vlerë “rrënjëve” tuaja, kombit… 

Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e kombit tuaj, atë të vendit në të cilin jeni rritu, gjithmonë kureshtare për historinë e vjetër për kombin tuaj….  

 George Fred Williams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë… Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandërit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë… Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme… Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë sPellazgëve!”

Kjo është  përgjigja që shokon serbët! 

Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan. Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”.  

Përpjekja e “kombi hyjnor” ka filluar  të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin. 

Në librin e Historisë për klasën e VI-të shkruhet : “Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.” 

Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë me përpara se sa Sllavët. 

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf. 

  Në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithë këtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër. 

Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht.  

“Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic. 

 Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”. “Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.  

“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar. Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.  

Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysmë të vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët” shkruan kjo e përditshme. “Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer media serbe, të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët. “Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përsëri i shtrembëruar. Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër. Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic. Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi sedheserbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”. “Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq. ”Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e familjes suaj, atë të vendit në të cilin jeni rritur”, shpjegon Aldo Cazzullo. “Unë kujtoj gjithçka dhe jam gjithmonë kureshtare për historitë e vjetra të prindërve të mi, por jo nostalgjike. Këtë e demonstron fakti që nuk kam mbajtur asgjë nga fotot që më kanë bërë me personazhet që kam intervistuar me objekte të tjera të lidhura me udhëtimet e punës”. Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.[14] Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës. Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, kryesisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë). Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan. Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në shtetin e Maqedonisë, po ashtu edhe shtetet përreth Shqipërisë dhe Kosovës, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojnë numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombësi të tjera. Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosovës dhe Shqipërisë. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhënie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është gënjeshtër e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnisë Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtësisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojnë se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnjë shkollë te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne këto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosovës Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore. Origjina e shqiptarëve Thuhet se në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhënat e saj, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korrigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë. Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.S humë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Në shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e vërtetuar. Mirëpo, sikurse në kohët e kaluara edhe sot nga autorë të ndryshëm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për qëllime të caktuara. Për shembull, para disa ditësh, deputetja prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi u shpreh: nuk është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në gazetën ”Dan”, Podgoricë, Mali i Zi, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ndër të tjerat, thotë: Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë serbo-malazezët. Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë. Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova një shkresë ku prezantova disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktonin shqiptare, meqenëse, kjo gazetë mjaftë lexohet në Mal të Zi. E quaj të arsyeshme se çështja e prejardhjes ilire të shqiptarëve dhe autoktonia e tyre në vazhdimësi të aktualizohet dhe të përhapet në opinione të ndryshme publike. Për arsye se pak a shumë ndeshemi me një propagandë antishqiptare të mohimit të historisë kombëtare shqiptare, për qëllime armiqësore. Për shkak të hapësirës së kufizuar, po fokusohem vetëm në disa hulumtues të njohur shkencor. Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic(1646-1717) u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën rumune Albania, deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur se ”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”. Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor universitetit në Gjermani, ishte një nga shkencëtarët e parë, që u mor me studimin mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774), arriti në konkludim se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire. Johan Georg Fon Han(1811-1869), teoricieni austriak është marr me studimin e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij, me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij, arriti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes. Gjuhëtari i njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanërisht për hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja. Shkencëtari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve. Shkencëtari, Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Më tutje studiuesi Metais shton: Në shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi) , kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis. Profesor Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore arriti në përfundim se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta ” vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”. Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej. Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi ” vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.” Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe profesorët e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.

Publicisti i mirënjohur nga Gjakova Ing .Fahri Xharra , shkruan: Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke.

Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”

“ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën n jugun e Italisë. ” Këto fliten nga serbët për ne. Ne gjëja se erdhëm nga ato anë.

Një gjë që gjatë studimeve të mia për serbet e kam konstatuar është se e tërë ” historia ”e tyre e shkruar nga ata dhe miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e vjedhur nga ne ,ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre histore me diçka që kurrë s`ka qenë e tyre.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fiset turko-avare” e të nisur nga tokat e Persisë , Iranit të sotëm. Mjete moderne të kohës na e bëjnë të mundur që të arrijmë në përfundime spektakolare për prejardhjen e serbëve, të vetquajtur ”popull hujnor” . Në konferencen e quajtur ”Elementet Etnik paraslavik në Ballkan dhe etnogjeneza e sllavëve të Jugut ” (1968) arrihet në përfundim se” deri ne ditet e sotit arkeologjia nuk ka mundesi te na jep një dokument për një ardhje masive të sllavëve ne siujdhesen ballkanike gjatë shek.6 -të .Por ata ishin thjeshtë turko-avar.

” Sot sllovenët , kroatët ,boshnjakët dhe serbët , janë përfundimisht vetëm folës të gjuhëve sllave , por për të parët e tyre mund të pyetet se çka ishin :avar ,turq bullgar apo diëka tjetër (Denis Bašić The roots of the religious, Ethnic and Natioanl Identity of S.S.B.H)

” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba). Ndryshimi në mes të serbëve të sotit dhe” serbëve të dikurshëm” është shumë i madh thot në librin e tij ” Srbi u srednjon veku”.historiani serb Sima Çirkoviç.

Një ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me fisin e sotëm Kashkai të Iranit.? Kush janë këta Kashkai (Persishtقشقایی)? Një aglomeracion nomadësh që sot jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan . I flasin dy gjuhë, ate persishte dhe gjuhën Kashkai ,gjuhë që i takon familjes së gjuhëv Turke. Kashkait ishin gjithmonë por edhe sot e kësaj dite janë popull nomad blegtoral. Çdo vit shetisin me kopetë e tyre nga kullosat malore të verës në veriun e Shirazit dhe deri 500 km në kullosat e tyre të dimrit në ultësirat e ngrohta në afërsi të Gjirit Persik.( Hawley, Walter A. (1913) Oriental Rugs Antique & Modern. Reprint:Dover Publications,New York )

Fiset e Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë qenë të detyruar që t`i lëshojnë stepat e tyre në mënyrë që të kërkojnë toka të “|reja” pë ta., sikur se hunët vizigotët ,parabullgarët duke pushtuar Indinë dhe Europën. Racat turke duke i braktisur vendët e tyre ku me shekuj ishin rritur filluan herët të lëvizin në mes të Maleve Altai dhe Kaspikut. Një kashkajas shkruan : “ Ne jemi racë turke dhe të gjuhës turke ; disa thonë që jemi pasardhës të fisit turk Ogur, të njohur nga ashpërsia e tyre dhe sjellja prej bishe , dhe emri i ynë Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke që do të thotë” Kali me yllin e bardhë në ballë” Ne jemi të ardhur nga Kashgari “

Janë të njohur për rrobat e tyre prej leshi.

Çdo rrjedhë historike , në mënyrë të vet është një dëshmi e jo vetëm zhvillimit dhe fatit të vet , por edhe rrjedhës së civilizimit të tij dhe rrymimeve nëpër të cilat ka kaluar një popull; e njejtë me te edhe veshmbathja e tij.” Ashtu edhe shajkaqa e cila në veshjet popullore serbe e ka vendin e vet ,dhe për serbët vlenë si diçka kombëtare me theks të posaçëm pë historinë të cilën e ka kaluar dhe në të njetën kohë si përkujtues i historisë dhe fatit të një populli dhe të njejtë kohë si sinonim për Serbin (Mile Nedeljković ŠAJKAČA poreklo i značaj srpske kape )”

“”Kur serbet si vullnetarë iu bashkuan ushtrisë së krishterë austriake në luftë kundër Islamit , në të njetën kohë kohë duke e ëndërruar çlirimin e vendit të tyre nga Turqit (Mile Nedeljković, po aty)’ atëherë serbët morrën falas uniformën e përgatitur nga austo-hungarezët. Në këtë me rëndësi të posaçme ishte kapuçi “ shajkaqa” që ushtria serbe e barti në kokë në luftërat 1876-1878.””. PseAustria kur e dezenjoi uniformën e ushtarit serb e parapau edhe shajkaqen ? Për t`iu treguar prejardhjen e tyre apo diçka tjetër.?

Nga studimet për shajkaqën shihen dilema në mendimet e historianëve serb për “krenarinë “ serbe. Disa apsolutisht nuk pajtohen me këtë krenari. ” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba).Pra ,nga dëshira e tyre për të treguar ”autoktoninë ”
në këto toka nuk pajtohen që dikush t`u nxjerrë në pah të kaluarën e tyre si dhe prejardhjen e vërtetë.

Ka shumë gjëra që të japin fakte për origjinën e tyre turko -avare ,por duhet studjuar. Natyra e shkrimit tim të sotëm nuk më lejon të zgjerohem shumë ,por ja edhe një shembull” Emri serb “Gospodar ” për “Zotëriun” rrjedhë nga Altaikët t cilët fjalën e kishi huazuar nga persishtja ”Gospanddar ” që thoshte dikur “pronar i deleve”.

Serbët u konvertuan në Krishtërimin ortodoks me urdhërin e Herakliusit , në mënyrë që me anën e fesë të zbutë kaosin të cilën e sollën avaro-turko-sllavët në tokat e Ilirikumit.

( Librat që e tregojnë prejardhjen turko-avare të serbëve ” Balkan worlds: the first and lastEurope”

Traian Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury; “The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian … Denis Bašić; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)

Thirrja për unitet, mençuri, maturi dhe patriotizëm të vërtetë, është ekzistenciale

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
____
Sado që ndonjëherë mpreh majën e lapsit më shumë seç duhet kur përshkruaj dukuritë negative të pasluftës në shoqërinë tonë, ne sot e gjejmë veten në një arkitekturë politike globale që ka ndryshuar shumë rrezikshëm dhe që e bën të pazëvendësueshme jo vetëm thirrjen për unitet në shoqërinë tonë, por edhe thirrjen për ta gjetur gjuhën e përbashkët në politikën tonë të jashtme, të brendshme dhe të sigurisë.
Çfarë dua të them me këtë?
Ajo që dua të them është se për t’u mbrojtur nga armiqtë e përjetshëm si Serbia dhe Rusia, na duhen edhe liderët e politikës opozitare, të cilët ne sot nga frustrimi me paraardhësit e tyre i shohim si modele politike të dështuara.
Dhe i shohim si të tillë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të paraardhësve e tyre ndaj pronës publike, apo ndaj të drejtës së qytetarëve të këtij vendi që të mos vidhen prej tyre dhe të mos detyrohen të bëhen nomadë dhe lypsarë të Perëndimit, Jugut, Lindjes dhe Veriut të botës.
Pse na duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes liderëve të pozitës dhe opozitës?
Krerët e opozitës kanë fituar ndërkohë edhe një përvojë reale politike dhe kanë mësuar diçka nga gabimet e paraardhësve të tyre.
Për më tepër, paraardhësit e tyre kanë merita në luftën çlirimtare që askush nuk mund t’i mohojë.
Ne kemi nevojë për ta jo vetëm sepse edhe ata i kanë votuesit e tyre, të cilët janë motrat dhe vëllezërit tanë, por sepse situata globale është e rrezikshme jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të tensionuara midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.dhe për shkak të rrezikut urgjent që partitë ultra të djathta naziste të afërta me Rusinë dhe Kinën të vijnë në pushtet në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Sllovaki, Greqi, Austri dhe shumë vende të tjera të rëndësishme në mbarë botën.
Përveç kësaj, këtë vit kemi zgjedhje presidenciale në SHBA në të cilat shanset e Donald Trump për t’u rizgjedhur janë shumë të larta dhe duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e tij në politikën e jashtme, kjo vë në perspektivë nevojën për të mos ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në politikën e brendshme dhe të sigurisë, në një situatë në të cilën ne kemi nevojë për një nivel të lartë uniteti dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme, në mënyrë që të mbrohemi sa më mirë nga agresioni i mundshëm serbo-rus.
Fatkeqësisht, ne në të ardhmen nuk guxojmë të mbështetemi ekskluzivisht vetëm në NATO, SHBA dhe KFOR, edhe pse roli i tyre në mbijetesën e vendit tonë deri më tani ka qenë i pazëvendësueshëm apo thelbësor, për çka duhet t’u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne.
Çfarë dua të them tjetër me këtë?
Unë e kam të qartë se disa nga politikanët tanë kyç të viteve të pasluftës, të cilët i konsiderojmë si modele kalimtare apo të dështuara, nga injoranca dhe lakmia janë bërë hajdutë, madje edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Radojçiqit, Veselinoviqit dhe kriminelëve tjerë të rrezikshëm serbë në veri të Kosovës.
Por pavarësisht gjithçkaje, ne nuk mund ta mohojmë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në luftën çlirimtare, pa të cilën nuk do të ekzistonte vendi ynë i lirë dhe i pavarur.
Nga ana tjetër, disa prej tyre janë bërë demokratë të bindur, sepse përvoja e tyre në politikën reale i ka mësuar se ne, si një popull i vogël dhe jo mjaftueshëm i mbrojtur, pa bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë etj., asgjë nuk mund të arrijmë jo vetëm në një luftë të mundshme çlirimtare kundër Serbisë dhe Rusisë, por edhe në luftën kundër rrymave pro-serbe dhe proruse në shoqërinë tonë duke mos i lënë pas dore as rrymat ekstremiste islamike që janë krahu i tyre i zgjatur, sepse vijnë nga e njëjta kuzhinë politike dhe fetare.
Prandaj, duke pasur parasysh kërcënimet e shumta që vijnë nga jashtë, do të ishte një marrëzi e pafalshme t’ia nxirrnim sytë njëri-tjetrit dhe t’ia bënin jashtëzakonisht të lehtë Serbisë dhe Rusisë arritjen e qëllimeve të tyre pushtuese.
Sot ne jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të paparashikueshme dhe të rrezikshme, ndaj nuk guxojmë t’i shohim dhe analizojmë problemet, fenomenet negative dhe perversitetet vetëm nga këndvështrimi i milingonave, sepse milingonës edhe kutia e qibritit i duket e madhe sa  neve ndërtesa më e lartë e New York-ut.
Pra, duke pasur parasysh se sa të mëdha janë rreziqet që na vijnë nga situata e paparashikueshme globale që e kërcënon drejtpërdrejtë ekzistencën e popullit dhe shtetit tonë, do të vijë koha kur mëkatet e tyre ndaj nesh do të na duken të vogla si milingona.
Kjo është arsyeja pse ne nuk guxojmë kurrë të humbasim instinktin për krahasim racional.
Sepse nëse e humbasim këtë instikt kurrë nuk do të arrijmë ta hartojmë një listë prioritetesh se si të përballemi më mirë me sfidat e ardhshme në politikën e brendshme, të jashtme dhe të sigurisë.
Prandaj pa asnjë dyshim, ne sot kemi nevojë për përfaqësim sa më të arsyeshëm dhe më efektiv në politikën e jashtme, të brendshme dhe të sigurisë nga njerëz, në patriotizmin e të cilëve unë personalisht nuk kam fare dyshim.
Më një fjalë, në këtë kohë kaq të rrezikshme dhe të paparashikueshme, unë personalisht nuk do të hiqja kurrë dorë as nga përvoja ushtarake, politike dhe diplomatike e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, përkundër gabimeve të tyre në të kaluarën, sepse nuk kam aspak dyshim në patriotizmin e tyre dhe sepse besoj fort se ata, kur ajo thënia e Shekspirit “të jesh apo të mos jesh” të bëhet e pashmangshme, do të jenë sërish të parët që do t’i dalin zot atdheut.
Nga ana tjetër Pdk-ja dhe LDK-ja nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën se cila parti do t’i dërgojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese më shumë ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, sepse në këtë mënyrë vetëm sa po e humbasin akoma më shumë besueshmërinë tek votuesit, të cilët ende janë skeptikë në qëllimet e tyre. .
Po ashtu, me pezullimin e vazhdueshëm të ligjeve që tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës, vetë Gjykata Kushtetuese po e humb edhe më shumë besimin e qytetarëve, sepse tek shumica e shqiptarëve po e lë përshtypjen se ende është kukull e partive opozitare.
Pra, nëse do të ishin pak më inteligjentë se sa që janë, drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare do ta kishin kuptuar prej kohësh se pa besueshmëri tek votuesit nuk kanë të ardhme politike.
Sinqerisht nuk e di se kush po i këshillon të gatuajnë vazhdimisht ushqim politik me kaq shumë kalori dhe kaq pak vitamina?!
Sepse është ushqim jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e tyre politik dhe për shëndetin fizik dhe mendor të shumicës së qytetarëve të Kosovës?
Ose më qartë, nuk e di se kush po i këshillon kaq keq sa të vazhdojnë të gatuajnë byrek me mish të skaduar dhe helmues.
Kam përshtypjen se liderët e dy partive tona më të mëdha opozitare janë vazhdimisht nën vëzhgimin dhe komandën e njerëzve dekadentë të së shkuarës, të cilët i kanë vënë në krye të partive të tyre, vetëm për të hedhur pluhur në sytë e votuesve, d.m.th. për t’u dhënë atyre përshtypjen e rreme se në partitë e tyre po fryn një erë e re politike e së ardhmes.
Gjithashtu, kam përshtypjen se dekadentët e së kaluarës e kanë kushtëzuar emërimin dhe zgjedhjen e tyre në krye të partive të tyre private me sabotim, frenim dhe bllokim të vazhdueshëm të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, që të mos miratojnë dhe zbatojnë ligje, që do të rezultonin me humbjen e pasurisë së tyre të fituar në mënyrë të paligjshme.
Më vjen shumë keq që është kështu, sepse në këtë mënyrë ata vetë e po e devalvojnë thirrjen time të vazhdueshme për unitetin e shoqërisë dhe përfaqësuesve të saj politikë në të gjitha nivelet e qeverisjes, për shkak të situatës jashtëzakonisht të rrezikshme globale.
Është koha që ata të zgjohen nga gjumi dhe të mos shpresojnë se do t’u mjaftojnë vetëm pengesat që po ia vënë në rrugë qeverisë së Kurtit, që ajo të mos konfirmohet në zgjedhjet e ardhshme me plebishit nga qytetarët.
Sepse ata do të bëhen të besueshëm vetëm kur të mos jenë më kukulla të njerëzve dekadentë të së shkuarës në partitë e tyre.
Ngaqë, ata vetëm në ato rrethana do të mund të hartojnë strategji, taktika dhe metodologji veprimi që do ta çojnë përpara shoqërinë dhe vendin tonë.

“Mafia në familjen time”, rrëfime të shkrimtares Ervina Toptani

0
Ervina Toptani, shkrimtare
___
“Mafia në familjen time”
___
Pjesa e pestë
Pas 25 vitesh, tezja e vogël dhe Adiri, u takuan në një restorant buzë detit në Itali. Adiri, dëshironte dëshpërimisht të fitonte fillimisht zemrën dhe besimin e tezes së vogël, me të cilën ishin rritur e dikur ishin dashur shumë, e më pas besimin e zemrën e gjyshes e të tjerëve pas saj. Adiri me lot në sy, iu përgjërua tezes së vogël se për të kalurën ai nuk kishte pasur dhe aq shumë faje, se sistemi e kishte detyruar të bënte disa gabime të vogla por që ai i kish kuptuar dhe i vinte keq për gjithçka kish ndodhur. Sot që kohët kishin ndryshuar ai e donte familjen e tij nga nëna më tepër së gjithçka, madje u betua se i donte të gjithë edhe më tepër se vajzën e tij të vogël e të shtrenjtë, se ishte gati të bënte gjithçka vetëm për të mirën e tyre, vetëm që ata ta falnin e ta pranonin në familje pa kushte. Tezja e vogël që tanimë ishte “aftësuar” të lexonte mendjen dhe sytë e atyre që luteshin, sidomos kur përgjëroheshin me dëshpërim, art të cilin e kishte perfeksionuar tek ish-bashkëshorti në të gjitha rastet kur dëshironte të provonte aftësitë e saj manipulative, e kuptoi që Adirin e kishte shtënë tashmë në dorë.
Ata qëndruan gjatë në takimin e tyre të parë pas kaq shumë vitesh, folën mbi familjen, mbi të kaluarën, për veten e tyre, për motrat e nipat e familjes, për kushërinjtë e tjerë. Adiri që kishte 25 vjet pa i takuar njerëzit e familjes dhe pa u njohur me pjesën e kushërinjve italianë, kishte nevojë për shumë informacion rreth të gjithëve, për të ditur mbi jetën e tyre, për të kuptuar cila mund të ishte lëvizja e rradhës dhe preja më e lehtë. Ndërsa motra e vogël kuptoi se ajo tashmë kishte një mundësi të artë përpara, me një bashkëpunëtor të tillë si Adiri, i aftë për të bërë çdo lloj poshtërsie, gënjeshtre e mashtrimi për t’u pasuruar, të dy së bashku do të mund të përfitonin jo vetëm pronat e trashëguara nga të parët, por ndoshta edhe më shumë nga sa mendonin realisht.
Motra e vogël kishte shumë gjëra që nuk ua falte dot bashkëfamiljarëve të saj gjatë viteve të jetesës me ta. Kushërinjtë italianë e kishin lodhur dhe stërmunduar duke i dhënë këshilla sesi të sillej, sesi duhet të ishte nënë më e përgjegjshme e të jepte shembullin personal tek fëmijët e saj, të lexonte më shumë, të mos ishte gjithnjë në rojë apo e heshtur përballë të tjerëve e më pas papritmas të shpaloste “arsenalin” e intelektualitetit të revistave që ishin i vetmi burim “kulture” për të. Ata e kishin tepruar dhe duhet të paguanin për fyerjet dhe pakënaqesitë ndaj saj. Gjyshen time kishte filluar ta urrente qysh se ishin në Shqipëri, në kohën e diktaturës, gjë të cilën gjyshja ime nuk e kishte kuptuar asnjëherë. Padashur me mënyrat e saj të thjeshta e plot dashuri, gjyshja ime ishte bërë pasqyra e së motrës, atë të cilën e kishte rritur e përkëdhelur shumë. Gjyshja ime për të motrën më të vogël simbolizonte njeriun që me sakrificë ia dilte vështirësive, atë që mundohet me shumë respekt për veten t’i bëjë ballë të gjitha sfidave pa u ankuar e pa u përkulur, pikërisht atë çka motra e vogël nuk donte të ishte. Pakënaqësia ndaj gjyshes time doli hapur në kohën e divorcit të saj. Motra e vogël i kërkoi gjyshes time të dilte dëshmitare në gjyq pro saj e të thoshte 1001 gënjeshtra për ish bashkëshortin, gjë të cilën gjyshja ime as nuk e pranoi e as nuk mori pjesë në farsën e stisur prej së motrës. Kaq mjaftoi që gjyshja ime të futej në listën e armiqve që duhet të paguanin për gabimet e bëra “padrejtësisht” ndaj së motrës.
Takimi i dytë me Adirin ishte më i rëndësishmi. Pasi e kishin kuptuar mirë njëri-tjetrin, kërkesat e dëshirat e përbashkëta, kishte ardhur koha të hynin në veprime konkrete e të nisnin punën si skuadër fitimtare. U takuan në të njëjtin restorant pranë detit si herën e parë, larg shtëpisë ku banonte tezja e vogël, larg syve të kureshtarëve që mund t’i besdisnin. Ishte momenti për të përcaktuar qartë planin e veprimit dhe mënyrën sesi Adiri do të vinte i penduar në derën e gjyshes së tij për t’u rikthyer përgjithmonë pranë gjirit të familjes njëherë e mirë.
Adiri: E dashur tezja ime që të dua si motër, më në fund erdhi koha që këto gjëra për të cilat kemi biseduar së fundmi t’i vemë në praktikë. Unë do të vij në shtëpi tek ju, tek gjyshja, ti do e kesh përgatitur ndërkohë terrenin që unë të pranohem prej gjyshes e nënës time e më pas prej të tjerëve. Do t’i lutem gjyshes në gjunjë që t’më falë, do i përgjërohem nënës time të më pranojë e të harrojë të kaluarën. Do i përqafoj të gjithë kushërinjtë e tjerë me dashuri e sinqeritetin që më karakterizon e do i tregoj se unë isha i pafajshëm e se shumë gjëra mes nesh në familje janë keqkuptuar e keq interpretuar. Ti do jesh aty, gjithnjë në mbështetjen time dhe nëse dikush guxon të dalë kundër ti që i njeh më mirë të gjithë dhe di si të sillesh me ta do i bësh të kuptojnë se e kanë gabim e se duhet të më japin një mundësi të dytë. Duhet të arrijmë me doemos që unë të fitoj besimin e tyre e t’u dhimbsem që të më pranojnë pa kushte. Të gjithë duhet të kuptojnë dëshirën time të pastër e të sinqertë për të qenë në krye të punëve të vështira e për të mbyllur përfundimisht çeshtjen e pronave e gjithkush falë meje të marrë atë çka i takon. Si fillim duhet të kem përfaqësimin ligjor, tëndin, të gjyshes, të nënës time dhe të kushërinjve italianë dhe për këtë sigurisht duhet të më ndihmosh veçanërisht në mënyrë që unë të shkoj lirshëm në Shqipëri e të mund të kujdesem për çeshtjen e pronave personalisht. Prokura që duhet të më jepni duhet të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse që unë të kem të drejtë jo vetëm të nxjerr dokumentet e të bëj gjyqet e nevojshme por dhe të kem mundësi të shes pronat që të mund të nxjerr paratë për të paguar prokurorët, gjyqtarët, punonjësit e administratës që nuk zgjidhin punë nëse nuk ia mbush xhepin mirë. Shitja e disa pronave më jep mundësinë më pas të kem mjaftueshëm para për të vazhduar me nxjrrjen e marrjen e pronave të tjera e të mos kem pengesa për arsye të pamjaftueshmërisë në pagesat e nevojshme me të tjerët.
Tezja: Patjetër që mua do më kesh në krah, por kam dhe unë nevojë për para dhe sa më shpejt sepse nuk dua më të jem e varur nga nëna ime dhe as nga kushërinjtë italianë. Kam dhe ato kërkesat e tjera për të cilat të kam folur më parë.
Adiri: Po, më kujtohet mirë. Mjaft që ti të më mbështetësh mua siç duhet që familja të mos vejë asgjë në diskutim kur të jetë fjala për kërkesat e mia dhe bëj të mundur që askush të mos guxojë të flasë keq për historitë e të kaluarës time dhe unë të premtoj se do të kesh aq shumë para sa nuk do të jesh e zonja t’i shpenzosh.
Tezja: Ki parasysh Adir që për mua hakmarrja është po aq e rëndësishme sa pasuria. Dua prej teje që askush nga ata që deri tani “më kanë dhënë mend” të mos trashëgojë asnjë gjë prej pronës së familjes. Trashëgimtarët e vetëm do të jemi unë e ti, askush tjetër nuk do të marrë asgjë, këtë e vendosim ne të dy. Çdo gjë do e bëjmë së bashku, unë do të kontrolloj çdo veprim të nënës time, të gjitha telefonatat e saj, çdo komunikim që do të ketë me çdo pjestar të familjes përfshirë këtu dhe motrën time e djalin e saj, kushërinjtë italianë e miqtë e tjerë. Do ta kem unë kontrollin absolut të jetës së saj dhe gjithçka do të jetë në favorin tënd. Kushërinjve italianë pronat e Shqipërisë nuk u duhen sepse kanë jetuar në mes luksit në Itali pa parë diktaturë e varfëri me sy. Ajo çka u përket atyre prej trashëgimisë së nënës së tyre na shërben më shumë mua e ty sesa vetë atyre që tashmë janë në prag pensioni e s’kanë as trashëgimtarë. Sa për motrën time dhe djalin e saj ta kishin menduar më mirë që nuk u bënë palë me mua në gjyqin e divorcit tim, ndoshta kështu do i kisha dhënë ndonjë gjë të vogël, por tani në këto kushte ata nuk meritojnë asgjë prej gjëje.
Adiri: Mos ki merak se do të kujdesem unë për gjithçka, vetëm ti mbaj nën kontroll mamanë tënde e marrëdhëniet e saj me të tjerët. Askush nuk duhet ta bëjë atë të dyshojë për asgjë ndaj ne të dyve. Duhet patjetër që ajo të bëjë gjithçka do i kërkoj unë pa pyetje e sqarime. Nëse e arrijmë këtë jemi të fituar sepse çdo dokument do e firmosi mamaja me vullnetin e saj të lirë e askush nuk do të mundet t’i thojë jo mamasë në moshën që është dhe për respektin e dashurinë që kanë ndaj saj. Sa për këta që na rrethjnë mos ki merak se janë tepër budallenj, askush nuk do e dijë që ne të dy jemi bashkë në çdo hap. Ti bëj pjesën tënde ndërsa unë do iu lutem të gjithëve, do iu bie në gjunjë, do iu përgjërohem që të kem përfaqësimin e tyre lidhur me pronat e familjes tonë. Pastaj, në Shqipëri do të kujdesem unë për punët tona. Do të fitojmë shumë para e do t’i bëjmë të paguajnë të gjithë atyre të poshtërve të familjes që të kanë munduar ty dhe mua dikur. Tani e tutje, e dashur teze më ke mua e nuk do të të lë kurrë vetëm. Ndërkohë, siç të thashë dhe në takimin e kaluar, unë jam lidhur edhe më shokët e mi të dikurshëm në Shqipëri, disa prej të cilëve sot kanë zënë pozicione me rëndësi në administratën e shtetit dhe vazhdojnë të jenë të suksesshëm tani në demokraci njësoj siç ishin në diktaturë. Njëri prej shokëve të mi më të mirë është bërë avokat i rëndësishëm, tjetri është bërë gjykatës, një i tretë punon në komisionin shtetëror të kthimit të pronave. E kupton tani se sa shumë punë të bukura e të mira do të bëjmë ne të dy bashkë me miqtë e mi? Do të fitojmë mirë, gjithçka që i përket familjes do të jetë e jona ndërsa ata të tjetët do të paguajnë për mungesën e respektit në vite ndaj nesh. Dhe ta dish këtë po e bëj vetëm për ty, që ti të kuptosh sa e rëndësishme je për mua dhe sesa më ke munguar në këto vite që të kam pasur larg.
Tezja: Atëherë Adir unë do të nis menjëherë të flas me nënën time për ty, dhe do i mbush mendjen se nuk ka qenë i gjithi faji yt për të kaluarën, se edhe nëse kë bërë gabime, kanë qenë më tepër të diktuara nga rrethanat politike, se ti je djalë i fortë e i zgjuar e tani që je bërë vetë prind me siguri do të kesh ndryshuar e nuk je më ai i pari.
Adiri: Po shumë mirë kështu, do i kërkosh gjyshes të më falë, po kështu motrës tënde e kushërinjve të tjerë. Bëji të kuptojnë që tani që jam baba dhe unë i kam kuptuar gabimet e dikurshme dhe e kam hedhur të kaluarën pas krahëve, isha i papjekur dikur. Ishte faji i babait tim që më dha mësime të këqija, faji i mësuesve që nuk na edukonin siç duhej. Thuaj ç’të të vijë në mend mjaft që ata të binden e unë të marr përfaqësimin ligjor që të kem kontrollin e plotë e të jem unë që marr të gjitha vendimet, me miratimin tënd sigurisht, teze e dashur. Së fundi po të jap edhe këto 4000 euro për shpenzime të tuat, e di që do të jesh e detyruar t’i bësh qejfin e të qerasësh sipas nevojës këta kushërinjtë tanë këtej rrotull, qoftë bli edhe diçka të bukur për vete e konsideroje si dhuratën e parë nga unë sepse së shpejti do të të vijnë paratë lumë prej meje.
Tezja: Faleminderit nip i dashur, kisha shumë nevojë për këto para. Mos ki merak, do të kujdesem unë për të gjithë në prapaskenë. Ti merru me punët më të rëndësishme, se unë do të të ruaj shpatullat gjithë kohën.
E shkreta teze e vogël, që ishte e vogël edhe nga mendja. Duke dashur të bëhet e pasur dhe e rëndësishme në kurriz të të tjerëve, si të nënës së saj, të motrës (gjyshes time) e kushërinjve të tjerë, do të ishte vetë viktima e parë e Adirit. Kur tenton të fusësh gjarprin në gji duhet të përgatitesh për kafshimin e tij. Sado të mendonte se ishte mjaftueshëm e zgjuar për të mbajtur nën pushtetin e saj Adirin, nuk do ia dilte dot me një mjeshtër të fushës si ai. Si mund të kuptonte ajo çfarë i kishte mësuar atij jeta në shërbim të sigurimit komunist? Prototipi i “njeriut të ri” të diktaturës, njeriu pa moral, pa asnjë ndjenjë dashurie nuk do të mund të bëhej dot njeriu i drejtë i demokracisë. Djalli kishte filluar të lëshonte tentakulat e një Zot e dinte çfarë do të merrte me vete, në mos gjithçka.
Pas rikthimit të beftë të Adirit në familje, vdekjes së papritur të nënës së tij që ardhja e tij solli si dhuratë të parë, lotëve e lutjeve të tij në gjunjë që ta besonin se ishte penduar e se i donte shumë të gjithë, gjyshja e pranoi Adirin dhe u kërkoi të gjithë të tjerëve ta pranonin atë siç do të kishte bërë dhe nëna e tij e ndjerë tashmë. Ndërsa tezja e vogël mbante fjalim duke thënë se ai duhet të kishte ndryshuar pse ishte bërë baba e kohët nuk ishin më të njëjtat, se Adiri i vjetër kishte qenë një gabim i sistemit të kaluar, se tanimë e gjithë familja po bashkohej dhe se do të ishin më në fund të lumtur. Kulmi i lumturisë arriti kur të gjithë festuan Krishtlindjet në shtëpinë e bukur të kushërirës italiane, ku Adiri kishte ardhur së bashku me gruan dhe vajzën e tij nga Belgjika ku jetonte prej vitesh. Gëzimi ishte aq i madh sa kushërirat italiane kishin blerë dhurata të panumërta për të tre pjestarët “e rinj” që kjo natë të mbetej e paharruar në mendjet e tyre, dhe vërtet ashtu mbeti! Në atë darkë nuk mori pjesë vetëm gjyshja ime dhe babai. Ata nuk u thërritën në këtë “gëzim” familjar me justifikimin se shumë njerëz rreth e përqark i bënin dëm time gjysheje prej tumorit me të cilin po përballej.
Kështu, shumë shpejt pas kësaj darke, Adiri u ofrua të merrej me nxjerrjen e pronave të familjes në Shqipëri. Fillimisht ai kërkoi miratimin e gjyshes e cila ishte hezituese, nuk ndihej e sigurtë nëse mund t’i besonte Adirit në kaq pak kohë nga rikthimi i tij përfaqësimin ligjor që të vepronte lirshëm në emër të saj. Por motra e vogël që qëndronte si shtyllë e patundur gjithnjë pas karriges së të ëmës, u kujdes që t’ia hiqte nga mendja çdo dyshim apo hezitim gjyshes së gjorë. Në momentin final Adiri erdhi vetë tek gjyshja e iu ul në gjunjë përsëri, i kërkoi besimin dhe bekimin e saj duke i premtuar se gjithë gabimet e së kaluarës tani e tutje do i shlyente duke i shërbyer asaj, të gjithëve në familje, duke i bërë të lumtur që do të merrnin pronat e tyre, aq të vështira si proces, që pasuria e grabitur nga komunizmi t’i kthehej ligjërisht trashëgimtarëve legjitimë. Ai betohej me sinqeritetin e tij më të thellë ndërsa tezja e vogël e përqafonte me përmallim e lot në sy, për fatin e madh të familjes që nipi tani e tutje do i bënte të gjithë të pasur.
Në vijim gjyshja iu kërkoi edhe kushërinjve të tjerë të jepnin besimin dhe përfaqësimin ligjor për Adirin, se tani do të jepte gjyshja në emër të saj garanci për Adirin e që gjithçka do të shkonte mbarë. Në emër të saj të gjithë pranuan përsëri pa bërë asnjë kundërshtim, madje kushërinjtë italianë ishin të mendimit që t’i ofronin Adirit fillimisht një shumë parash për të kapërcyer vështirësitë e para në Shqipëri në të mirë të procesit të punës. Edhe në këtë rast gjyshja dhe babai im nuk ishin të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm familjar. Në të vërtetë gjyshja ime e babai nuk besuan asnjëherë asnjë fjalë të Adirit, folën privatisht me gjyshen e madhe (stërgjyshen time) duke i rikujtuar të kalurën e hidhur. Por motra e vogël ishte në çdo rast aty, stoike pas karriges së të ëmës, duke mos lejuar asnjëherë që dikush të qëndronte qoftë edhe për pesë minuta vetëm me gjyshen në shtëpi. Duke pasur vështirësi fizike në lëvizje, gjyshja ishte bërë e varur për gjithçka i nevojitej nga vajza e saj e vogël. Pa e kuptuar edhe vetë ajo bënte tanimë në këtë moshë të avancuar çfarë i kërkonte e bija më e vogël.
Kështu Adiri me besimin e shumicës së familjes nisi punën e tij në Shqipëri për nxjerrjen e pronave të trashëguara.
Fillon kështu kalvari i një historie të dhimbshme, i ndarë në pjesë e sekuenca mes aktorësh të brendshëm e të jashtëm që do të shkatërronin edhe atë pak që kishte mbetur pa u prekur nga komunizmi. Histori e cila nisi me dhimbje që në momentin që Adiri u shfaq në derë, dhimbje të cilën ai e kishte lënë të hapur me të gjitha krimet që kishte bërë në të shkuarën ndaj familjes, ndaj nënës së tij dhe që tani do të përsëritej edhe më egërsisht ndaj atyre që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara.
Grupi i personazheve që do të përfaqësonin interesat e pronarëve të familjes së babait tim, të gjetur e të mundësuar nga Adir D., janë të dalë prej librave të tillë si “1001 net”, apo “Ali baba me 40 hajdutë”. Avokati dhe miku i ngushtë i Adirit, ishte një tjetër Adir, madje edhe më i rrezikshëm se ai vetë. Profesioni i tij i parë ishte ai i falsifikatorit të diplomave dhe këtë profesion të parë e kishte kurorëzuar me sukses duke i dhënë dhe vetes një “diplomë” e duke u mbiquajtur avokat. Kishte pajisur dhe Adirin me diplomë universiteti e tani ishte bërë zotërinjtë juristë. Por karrierën e fitimit të shpejtë të parave e kishte nisur kohë më parë në Zvicër, ku merrej me shpërndarje droge e krime të tjera të rëndomta. “Tregtia”në Zvicër nuk i eci kaq mirë sa falsifikimi në Shqipëri sepse në pak vite u arrestua dhe u dënua me burg. Por me rikthimin në atdhe gjithçka iu pastrua me paratë e paguara për të nxjerrë një dëshmi të pastër penaliteti e për të rezultuar i padënuar. Filloi karrierën e avokatit dhe hapi zyrën e tij të avokatisë së bashku me bashkëshorten. Kryesisht merreshin me çeshtje pronash, aty ku kishte fitime të mëdha, por edhe me çështje të tjera të cilat shumë shpejt do ta bënin të njohur kudo në Shqipëri. Së bashku me shokë të tjerë të bandës së vjetër të lagjes së Adirit, u bashkuan për të tjetërsuar pronat e familjes duke vënë mbi to emrat e tyre, si pjesë e planit djallëzor.
Dinakëria e grupit kriminal ishte në thelb një mënyrë e njohur e përvetësimit me anë të mashtrimit, falsifikimit e tjetërsimit siç kishte ndodhur edhe herë të tjera në Shqipëri. Me anë të shitjeve fiktive, derdhjes së shumave përkatëse në bankë nëpërmjet të njëjtëve njerëz dhe rikthimit të parave tek burimi i parë brenda 24 orëve, vërtetimeve të paguara nën dorë, tjetërsimet e emrave të pronarëve origjinalë me gjyqe fakti të paguara në sallë që bëheshin brenda 10 minutave pa prezencën e askujt tjetër, makinacioneve të ndërrimit e zëvendësimit të pronave me të tjera prona që nuk rezultonin në dokumentet origjinale e të tjera si këto, ndërtuan “skemat piramidale” që nuk do të mundej askush tjetër më pas të kuptonte e të rregullonte çka po bëhej.
Të gjitha fazat e këtij plani paraqiteshin si zhvillim i një mendimi të vetëm, qëllimi i të cilit ishte përcaktuar mirë qysh më herët. Në ndihmë të tyre do të ishte një ushtri e tërë e përbërë nga njerëz të blerë, në thelb artistë të mashtrimit që do të interpretonin ligjet dhe hapësirat e tij dyshuese për t’i dhënë një dorë të mirë bandës së pangopur të arrinin qëllimin final, vjedhjen e gjithçkaje. Këta “miq” të mirë të Adir D. dhe Adri K. (avokati i Adirit) do të ishin pikësëpari gjyqtarë e prokurorë, ata civilë e penalë deri tek gjykatësit e Gjykatës së Lartë të cilëve u premtoheshin apartamente, dyqane, garazhe makinash, para e stoli të çmuara të cilat gjithnjë futeshin tek çmimi i blerjes së drejtësisë së korruptuar. Kryetarët e bashkive e komunave do të luanin një tjetër rol shumë domethënës duke u bërë deri dhe bashkëpronarë në truallin ku do të ndërtohej siç ndodhi me kryetarin e bashkisë të qytetin të Elbasanit, i cili gjysmës së pronës të stërgjyshit tim i vuri emrin e dhëndrrit të tij.
Nëpunësit e administratës, drejtorët e hipotekave, zyrtarët e agjencisë së kthimit të pronave, noterët dhe deri vetë ministrat do të ishin herë pas here në shënjeshtër të blerjes prej bandës së Adirit. Pronës i tjetërsohej dokumentacioni, pronari i vërtetë hiqej nga dokumenti dhe në mënyrë të mistershme nëpërmjet disa makinacioneve testamentare e shitjesh fiktive, “dhurime” pronash për favore të tjera, mbinin në dokument pronarë të rinj që nuk kishin asnjë lidhje gjaku me pronarët e vërtetë. Sipas dokumeneteve të falsifikuara rezultonte se pronari i vërtetë i pronës, stërgjyshi im (që para 100 vitesh), ia kishte lënë të gjithë pronën vetëm njërit prej fëmijëve të tij duke përjashtuar të tjerët nga testamenti dhe më pas ky fëmijë (stërgjyshja ime) ia kishte “shitur” por pa para vetëm njërit prej nipave të saj (Adirit), por që në dokumentin e shitjes firmoste vetë nipi si shitës dhe një rresht më poshtë firmoste përsëri si blerës, në të njëjtin dokument. Ndoshta për shumëkënd kjo do të tingëllojë sa absurde aq dhe e pabesueshme ligjërisht por pikërisht këtu do të gabohen të gjithë ata si unë që ligjin e zbatojnë për atë çka ai shpreh qartësisht dhe jo për përdorimin e hapësirave të veçanta që vetë ligji ka lënë për abuzim. Ligjet që miraton parlamenti i Shqipërisë i kanë shërbyer vetëm vjedhjeve me “ligj” deri tani! Sigurisht që për ta ligjëruar e faktuar përfundimisht diçka të tillë duhen noterët, dhe Adir D i kishte me shumicë duke filluar që me bashkëshorten e Adri K, nënë e 3 fëmijëve të cilët jetonin në luks të shfrenuar nëpërmjet parave që u kishin sjellë pronat dhe të mirat materiale të gjyshërve e stërgjyshërve të mi. Kjo nënë, që pasi kishte kryer krim gjithë ditën në zyrën e saj duke falsifikuar e mashtruar sa të mundej, edukonte në të njëjtën mënyrë dhe fëmijët e saj që në rastin më të mirë do të bëheshin kopje të prindërve, duke shtuar kështu sa më shumë në numër “njeriun e ri” që kishte mbetur i pandryshuar qysh nga koha e diktaturës.
Për të kuptuar më mirë shtrirjen e këtij sistemi keqbërësish të drejtuar nga një grup i strukturuar kriminal duhet pasur parasysh se mënyrat e tyre të veprimit ishin në përputhje deri dhe me akte zyrtare të cilat ishin formuluar gjithnjë me pagesë sipas rastit të nevojshëm. Të gjithë këto dokumente të tjetërsuara dhe të falsifikuara merrnin formën e tyre ligjore absolute pas vulës e firmës noteriale edhe të hipotekës, nëpunësit e së cilës rregjistronin pa më të voglin hezitim këto prona të emër të kujtdo që do t’i mbinte në zyrë me trastë parash si shpërblim, si prona të ligjshme dhe mëse të merituara për personat në fjalë. Makiavelizmi i tyre arriti deri në atë pikë sa për të marrë firmën e gjyshes time që tashmë e kishin shpallur armike të bandës së tyre, dërguan një postier nga posta shtetërore i cili erdhi me një zarf në dorë për gjyshen time e për dërgimin e këtij zarfi në destinacion duhej firmosur në proces verbal ku shkruhej se personi e mori postën siç ndodh rëndom në këto raste. Vetëm se postieri rezultoi të ishte i dërguar me porosi nga Adir D. dhe sapo gjyshja ime pa dyshuar e pa kuptuar se po binte prè e një mashtrimi, firmosi proces varbalin, postieri ia dha në dorë Adirit që të kopjonte me mjeshtëri firmën e gjyshes time në dokumentin për shitjen e pronave që i duhej atij. E bërë në këtë mënyrë, duke kopjuar firmën e gjyshes time që do të ngjasonte njësoj me origjinalin, rezultonte se shitja e pronave ishte bërë me lejen dhe aprovimin e gjyshes time.
Paguheshin nën dorë deri dhe punonjësit e bankave private për pagesat e hipotekave fiktive, punonjës të cilët supozohet se kanë një rrogë të mirë mujore e nuk kanë pse të përlyhen me të tillë poshtërsi, por jo, në Shqipëri vështirë se i thonë jo rryshfetit dhe mitmarrjes sepse të quajnë budalla të vogël që ende beson tek ndershmëria, virtyt ky që nuk ka pasuruar askënd deri më sot.
Por familja kishte dhe bashkëpronarë të tjerë ku bënin pjesë kushërirat italiane dhe një pjesë tjetër kushërinjsh që jetonin në Kanada prej vitesh. Stërgjyshja ime kishte pasur 2 motra e një vëlla. Njëra prej motrave të stërgjyshes time (nëna e kushërinjve italianë) që prej viteve 40’ kishte jetuar në Itali e nuk ishte kthyer më kurrë prej diktaturës në Shqipëri. Që prej ditës së martesës së stërgjyshes time ato nuk ishin takuar kurrë më. Vajzat e saj ishin lindur e rritur në Itali. Motra e stërgjyshes time vdiq në Romë në mes të viteve ’80 pa u takuar anjëherë me motrën e saj. Pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, në vitet ’90 stërgjyshja ime së bashku me vajzat e saj shkuan në Itali të njihnin më në fund nga afër pjesën tjetër të familjes të cilët nuk i kishin takuar kurrë më parë. Kushërinjtë italianë i pritën me shumë dashuri. U kujdesën që ata të gjithë të sistemoheshin në shtëpinë e tyre e të gjenin mundësinë për të jetuar në Itali në kushte më të mira sesa pjesa tjetër e shqiptarëve të cilët e kapërcyen detin mbi direkë anijesh në kërkim të një jete më të mirë. Zonjat italiane dëshironin ta kënaqnin stërgjyshen time në gjithçka e ndaj edhe kur stërgjyshja ime u kërkoi mbështetje për Adirin ato e pranuan pa kurrfarë hezitimi, vetëm që tezja e tyre (stërgjyshja ime) të ishte e kënaqur.
Me kushërinjtë që jetonin në Kanada, Adiri përdori një tjetër dredhi. Duke qenë se ata në kohën e diktaturës kishin jetuar në Shqipëri dhe e njihnin mirë Adirin dhe bëmat e tij, nuk iu bindën kërkesës së stërgjyshes time për mbështetje ndaj Adirit e nuk i dhanë prokurë përfaqësimi ligjor në emër të tyre. Atëherë Adiri u lidh me një kushëri tjetër të tyre (jashtë familjes tonë) i cili ishte po aq “i aftë” sa Adiri në çeshtje vjedhjesh e mashtrimi por që kushërinjtë kanadezë nuk dyshonin aspak tek ai. I paguar nga Adiri ai shkoi deri në Kanada për të fituar besimin e tyre e për të marrë ai përfaqësimin ligjor, të cilin kur u kthye në Shqipëri me një manovër noteriale prej ekspertësh ia kaloi Adirit. Ky i fundit, për t’u bërë i dashur çdo ditë e më shumë me kushërinjtë e tij të njohur rishtas, pasi sapo kishte marrë prokurat e tyre të përfaqësimit, dërgonte në shtëpitë e tyre rregullisht gruan dhe vajzën e tij të cilat tregonin të përmalluara sa shumë i kishte folur Adiri për to e sa shumë e donte ai familjen për të cilën kishte nisur të punonte me shumë përgjegjësi e përkushtim që të kthente drejtësinë në vend me pronën e grabitur nga diktatura.
Kushërinjtë italianë i besuan Adirit dhe dashurisë së tij për ta, shumica e tyre iu kundërvunë ashpër gjyshes e babait tim të cilët i kishin paralajmëruar disa herë të mos u besonin gënjeshtrave të Adirit dhe falsitetit të lojës së tij duke qenë se ata të dy e njihnin Adirin më mirë se kushdo. Jo vetëm nuk u morën seriozisht fjalët e tyre por disa prej kushërinjve italianë filluan të japin leksionet e radhës mbi dëmin që gjyshja e babai im po i shkaktonin mbarëvajtjes së procesit të pronave prej “shpëtimtarit” Adir. Vetëm njëra prej kushërirave italiane, motra më e vogël e tyre, Norma, nuk u bë palë me Adirin dhe as me pjesën tjeter të familjes. Ajo ishte mike shumë e mirë, përpos të qenit kushërirë, me gjyshen time dhe shpesh kishin biseduar në lidhje me gjithçka që i përkiste të kaluarës, sigurisht edhe mbi Adirin e historitë e tij. Nga të gjitha herët që e kishte takuar personalisht Adirin ajo, duke qenë një natyrë tepër e shkathët dhe inteligjente, kishte kuptuar më së miri llojin e njeriut që kishte përpara. Betimet e mallëngjimet e Adirit nuk e mashtruan dot Normën e cila në jetën e saj kishte parë shumë të tjerë si ai. Ajo ishte e vetmja ndër të gjithë të tjerët në familje që nuk i dha Adirit prokurë përfaqësimi. Por Adiri si mjeshtër i fushës kishte “sajuar” nëpërmjet një dokumenti të falsifikuar me firmë të kopjuar sikur edhe ajo ia kishte dhënë prokurën e pêrfaqësimit.
Premtimet e bukura të Adir D. ndaj pjestarëve të familjes që i besuan atij vazhduan gjatë, aq kohë sa i duhej atij dhe bandës së keqbërësve të përmbushnin misionin e plotë të vjedhjes. Më pas, krejt papritur Adiri zhduket bashkë me premtimet, dashurinë e tij për familjen dhe me paratë e dokumentet e të gjithëve. Kishte gjetur një tjetër lloj mbështetjeje perfekte tashmë, atë të institucioneve dhe zyrtarëve të lartë ligjorë e politikë në Shqipëri.
Mënyra sesi funksionon aparati i drejtimit shtetëror në Shqipëri, ka pak ndryshim nga ai i drejtimit të një familjeje apo grupi të strukturuar mafioz, në fund të fundit të gjithë e dimë që peshku qelbet nga koka. Korrupsioni është një kancer që ka bllokuar pothuajse të gjitha arteriet e jetës institucionale e ligjore në Shqipëri e kësisoj pak njerëz kanë shpëtuar pa u “infektuar” nga kjo sëmundje vdekjeprurëse për shtetin.
Pazaret e pista, korrupsioni dhe kërcënimet me jetë ishin arma kryesore e fitores së bandës së Adir D, të cilët pajtuan deri vrasës me pagesë për këdo pjestar të familjes si gjyshja dhe babai im që do të guxonte të dilte kundër e të merrte masa në mbrojtje të pronës nga vjedhja. Si një grup i strukturuar kriminal Adir D, Adri K, Dorana H, Eldor S, e një lukuni ushtarësh të paguar prej tyre, ia kishin dalë të tjetërsonin dhe falsifikonin gjithçka duke u bërë vetë pronarë të ligjëruar të pasurisë së atyre që prej këtyre pronave ishin kalbur burgjeve e internimeve me vite të gjata.
Avokati i djallit, Adri K, asnjëherë dhe për asnjë arsye nuk pranoi se është ai ideatori kryesor i planeve okulte për krimet ndaj familjes time. Nuk e kishte për herë të parë, pasi duke u veshur nën petkun e avokatit me diplomë të falsifikuar siç ka ndodhur rëndom me gjyqtarë, noterë e nëpunës të lartë të administratës shtetërore në Shqipëri, ka bërë veprime edhe më të kobshme sesa kaq. Pikërisht në kohën kur “punonte” zellshëm për tjetërsimin e dokumeneteve të pasurisë tonë, ndodh një fatkeqësi në një familje të varfër në një fshat të Tiranës. Dy fëmijët e mitur të kësaj familjeje fatkeqe u dogjën për së gjalli në banesën e tyre që më tepër se një banesë ishtë një kasolle ku vështirë se njerëzit jetojnë ditët e sotme. Ishin lënë vetëm në gjumë sepse prindërit e tyre punonin orëve të vona të natës në pastrim dhe prej një aksidenti të shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, u dogjën të dy në gjumë. Zjarri masiv rrëmbeu kasollen e mjerë bashkë me ëngjëjt e vegjël. Prindërve të tyre pa kaluar mirë java e parë që ëngjëjt e tyre ishin larguar nga kjo botë i mbin në derë një avokat me çantë në dorë, i quajtur Adri K, i cili i shpjegon se këtë çeshtje duhet ta çojnë në gjykatë e të kërkojnë dëmshpërblim për vdekjen e te vegjëlve nga Koorporata Energjitike e Shqipërisë si shkaktare kryesore e vdekjes së fëmijëve të tyre. Prindërit pranuan dhe Adri K, u bë përfaqësuesi i tyre ligjor. Familja përfitoi një shumë të konsiderueshme parash por të gjitha i mori Adri K., për vete duke mos i dhënë asnjë qindarkë të vetme familjes. U largua nga vendi për disa kohë por kur u kthye u përball me gjykatën penale për këtë çeshtje. Por Adri K. ishte shumë i domosdoshëm për “punët” e pronave që kishte nisur me Adirin dhe miku i tij i vjetër i erdhi në ndihmë edhe këtë rradhë. Adiri i ofroi si rryshfet gjykatësit të çeshtjes penale ndaj Adri K., dy apartamente (nga prona e familjes time) në zonën bregdetare dhe ai e mbylli çeshtjen në favor të Adri K. Kështu avokati i djallit ia doli dhe njëherë të dalë i paprekur nga drejtësia e korruptuar shqiptare. Besoj kaq mjafton si ilustrim i thjeshtë sesi funksionon aparati i drejtësisë në Shqipëri!
Babai im kishte kohë që dyshonte mbi zhvillimin e gjithë kësaj çeshtjeje që Adir D., e quante “mbarëvajtje e shkëlqyer e pronës së familjes”. Ai vetë së bashku me gjyshen time i njihnin mirë dosjet dokumentare të pronave të familjes pasi ishin ata që kishin nisur gjithçka konform rregullave e ligjeve në fuqi për të përfituar sipas së drejtës atë çka ishte e familjes, edhe pse shpesh e për kohë të gjata drejtuesit e zyrave i zvarrisin procese të tilla që njerëzit të lodhen e të shpenzojnë sa më shumë para e në fund të mos munden të përfitojnë çka është e tyre.
Babai im filloi të kërkojë dokumentet e reja të përgatitura nga Adiri dhe banda e tij, të interesohet për të gjitha gjyqet e kryera, për të gjithë personat e implikuar, për të gjitha regjistrimet në hipoteka apo zyrat qëndrore të pronave. Kur një ditë papritur filloi ndërtimi prej një firme ndërtimore të rëndësishme në vend, sigurisht e lidhur me pushtetin, në truallin që ishte pronë e familjes tonë të njohur si parku i lodrave “7 xhuxhët”. Askush nga familja, asnjë prej kushërinjve, që ishin pronarë legjitimë të këtij trualli në qendër të qytetit nuk dinte asgjë për këtë objekt gjigand që po ndërtohej. Dikush tjetër ishte bërë pronar i truallit në vend të tyre. Dyshimet filluan të marrin formë konkrete dhe të mësohej pak nga pak e vërteta e hidhur e mashtrimit.
Ky skenar për t’u kuptuar sesi kishte funksionuar kërkonte kohë, para, energji e durim të stërmadh. Ka dy lloj durimi në jetë të cilin ma ka mësuar vetë jeta mbi kurriz: durimi për gjërat që nuk i do dhe ai për ato të cilat i do. Pikërisht kjo çeshtje i kishte të dyja medaljet. Pikësëpari për të krijuar një mur kundërshtar ndaj mashtrimit dhe vjedhjes që Adir D., e shpura e tij kishin bërë, duhej një ushtri e tërë njerëzish, por duheshin njerëzit e duhur, ata që nuk do të korruptoheshin, ata që dinin të kuptonin, që nuk mashtroheshin lehtë dhe mbi të gjitha ata që donin drejtësi. Nuk ishte e lehtë për t’i gjetur, ishte si t’i hyje detit në këmbë. Nëna ime, një grua tepër e fortë si karakter dhe shumë trime aq sa shpesh kam pasur dhe frikë nga guximi i saj i tepruar, do të kishte rolin e saj në këtë histori të dhimbshme e të shëmtuar. Ajo ishte mikja më e mirë e babait tim, arrinte ta kuptonte bashkëshortin e saj siç thotë ajo vetëm nëpërmjet shikimit ose nëpërmjet frymëmarrjes. Ishte diçka e çuditshme, mistike në mënyrën sesi ata të dy kuptoheshin me njëri tjetrin dhe ende sot vazhdon ky mirëkuptim në heshtje e pa fjalë. Ndjesia e brendshme që shndërrohet në alkimi të plotë dhe merr formë reale. Historia e tyre e dashurisë që zgjat prej shumë vitesh tashmë është siç thotë ajo e shkruar nga Zoti. Ajo do të ishte vetëm bashkëshortja e babait tim ose në të kundërt nuk do të kishte lindur fare. Ishin të dy një skuadër perfekte.
Pas shumë bisedash së bashku arritën të gjejnë avokatët e duhur, ata që e njihnin mirë Adir D., që më parë. Adiri, përpara se të lidhej me Adri K., kishte ndërruar disa herë avokatë (por kjo gjë u zbulua më vonë) edhe për ceshtje të tjera të tij, që lidheshin me mashtrime pronash edhe nga familje të tjera. Këta avokatë, Adiri i pajtonte duke i shfrytëzuar për të nxjerrë të gjithë dokumentacionin e munguar të pronave, u premtonte atyre pronë dhe jo pagesë në para meqë paratë “kesh” duhet t’i përdorte për blerjen e gjyqtarëve e funksionarëve të shtetit sipas rastit (siç shprehej Adiri në çdo bisedë) dhe më pas, pasi kishte përvetësuar atë çka dëshironte zhdukej duke mos dhënë asnjë lloj pagese apo prone të premtuar në fillim. Pikërisht avokatët që gjetën prindërit e mi ishin viktimat e dikurshme të Adir D, për të cilin kishin punuar një kohë të gjatë pa u paguar asnjëherë. Sa e vogël është bota kur vrapin për të arritur në qendër të saj e bën nga rruga më e shkurtër! Bondi L, njëri prej avokatëve të mashtruar e kishte njohur mirë Adir D., edhe si karakter. Herë pas here tregonte episode të jetuara me të. Sa herë Adir D., udhëtonte me makinë nga Shqipëria drejt Belgjikës ku jetonte me familjen, meqë ishte shumë “i kujdesshëm” me shpenzimet, nuk bënte rrugës asnjë ndalesë për të mos shpenzuar para. Blinte vetëm karburatin e nevojshëm dhe biskota në pako të mëdha ekonomike që i konsumonte gjatë gjithë rrugës. Të paktën kështu i thoshte Adiri Bondi L., për t’i dhënë të kuptonte se ai nuk kishte ndërmend të paguante asnjë qindarkë për punën që avokati po kryente sa kohë nuk shpenzonte para as për vete, por Bondi L., deri në atë moment nuk e kishte kuptuar siç duhej fabulën e Adirit. Sa herë kemi qeshur, shpesh edhe prej zorit, kur shkonim në supermarket e bënim pazaret me mamanë time e kalonim pranë rafteve të biskotave! Ndërsa gruaja, vajza dhe prindërit e gruas së Adirit jetonin në luks, me vilë në Bruksel e në Shqipëri, si në bregdet e në Tiranë, bënin pushime në vende ekzotike, kishin veshje të shtrenjta e llogari bankare të majme e asnjëherë familja e tij nuk pyetën me paratë e kujt po jetonin.
Gjithçka filloi të dalë në dritë me fillimin e ndërtimeve të reja në trojet e pronësisë së familjes, trashëgimtarët e vërtetë të së cilës ishin lënë jashtë trashëgimisë. Tashmë trashëgimtarë të stërgjyshes dhe stërgjyshit tim ishin Adiri dhe banda e tij e hajdutëve.
Ador D dhe tezja e vogël i kishin bërë llogaritë mirë sa kohë gjyshja ishte gjallë sepse operonin nën firmën e saj ose nën vullnetin e saj të “lirë”. Qysh në kohën kur Adiri u rikthye në familje, të dy sëbashku me tezen e vogël, kishin krijuar një testament të rremë në emër të stërgjyshes, të cilin e kishin ligjëruar tek një ndër noterët e ushtrisë së Adirit, ku në thelb shkruhej se stërgjyshja ime të gjithë pasurinë e saj ia linte tezes së vogël dhe nipit të saj Adir D., duke përjashtuar nga trashëgimia ligjore gjyshen time, vajzën e saj të dytë. Gjyshja ime në moshën 70 vjeçare, pas një kalvari të tmerrshëm vuajtjesh prej komunizmit, humbjes së bashkëshortit të saj në moshën 30 vjeçare, rritjes së një fëmije (babait tim) krejt e vetme, varfërisë ekstreme që e kishte shoqëruar gjithë jetën, duhet të përballej sot me të qenit e përjashtuar nga nëna e saj. Si mund ta kuptonte ajo këtë gjë? A mund ta justifikonte dot ajo këtë veprim? A mundeshin prindërit e mi ta ngushëllonin atë? A kishte Zot që e shëptonte dot zemrën e saj nga një dhimbje e tillë? Sa lot kam parë në sytë e saj, sa shpesh ngashërente me foto ndër duar të cilat i kishte fshehur thellë në një sirtar që e dinte vetëm ajo. I shihte ato foto fshehurazi ndoshta sepse kishte turp të pranonte hapur që i donte ende ata që e kishin vrarë pas shpine, ata të cilët ajo i deshi aq fort, nënën, motrën, nipin. Arsyeja ndalon së qeni logjike përpara një dhimbjeje të tillë.
Gjyshja ime ishte plotësisht njeriu që komunizmi urrente e luftonte. Nuk e di si ia kishte dalë për të ruajtur shpirtin e bardhë që kishte, për të vazhduar fshehurazi të lexonte të mëdhenjtë e letërsisë botërore në kohën kur librat e tyre ishin rreptësisht të ndaluar nga sistemi diktatorial, për të mbajtur gjallë gjuhët e huaja të mësuara prej nënës së saj në vegjëli, për të respektuar gjithkënd e për të mos urryer kurrë, duke edukuar edhe djalin e saj po ashtu. Kishte rritur babain tim me frymën më të paqtë e të bukur prindërore, e vetme por me kujtimin e të shoqit sikur ai të ishte prezent me të çdo moment të ditës, të jetës. Edhe tani që njerëzit më të dashur të familjes e goditën në shpirt, kur dhimbja që i shkaktuan ishte më e madhe se vetë ajo, nuk donte të pranonte shpirtërisht të vërtetën e hidhur. Këtë e dëshmuan më së miri fotot e ruajtura, ditari i saj i mbështjellë me kujdes ku ruante kujtime të mrekullueshme nga të gjithë, shishja e parfumit të nënës së saj për të cilën kishte mall, shumë mall. Aty ishte aroma e nënës, përqafimi i munguar, mund të fliste me atë shishe tek e shtrëngonte ndër duar sikur të ishte duke biseduar me nënën e saj, e shihja tek bisedonte me veten gjithnjë në lot, me mall. Ligjërimet tek varri i babait të saj, stërgjyshit tim, të cilin vetëm ajo e kujtonte dhe e nderonte ende, ishin rrënqethëse. Që të “fliste” me të atin shkonte në varreza që herët në të aguar që të tjerë vizitorë të mos dëgjonin bisedën e saj sepse do të tregonte sesi motra e nipi e kishin përjashtuar nga të qenit pjesë e familjes, e kishin përjashtuar nga të qenit vajza e babait dhe nënës së saj. Ajo kishte kuptuar se kishte qenë “jetime” në moshën 70 vjeçare. Edhe vuajtja duhet të ketë një fund, por për gjyshen time duket se ajo nuk do të ndalte kurrë.
Një ditë të ftohtë janari, ndodhi ajo që Adir D., i druhej më shumë. Gjyshja e babait tim ndërroi jetë. Humbja e saj do të ishte vuajtje e madhe për gjyshen time sepse vitet e fundit as nuk kishte mundur ta përqafonte siç dëshironte, as të fliste me të siç flet bija me nënën. Ia kishin ndaluar të ishte bija e nënës së saj. Stërgjyshja ime, e kaluar shumë në moshë tashmë dhe e burgosur prej vitesh brenda mureve të një banese të mjerueshme prej vajzës së saj të vogël, ndoshta vdekjen e kishte pritur si dhuratën e çmuar, e lumtur të mbyllte sytë dhe të linte këtë botë në mizerjen ku ndërgjegjja njerëzore e kishte shpënë me dëshirë. E bija, tezja e vogël e kishte trajtuar kaq “mirë” saqë ajo vdiq me klavikulën e thyer e madje të pa fashuar. E gjora nënë çfarë zgjodhi për veten duke i besuar tezes së vogël dhe çfarë kishte gatuar me duart e saj, pakuptuar.
Në varrimin e gjyshes së tij, babai im u takua me djallin që kishte fytyrën e Adirit. Ai dukej shumë i nervozuar nga vdekja e gjyshes së tyre, siç e quante ai vdekje të parakohshme në moshën 96-vjeçare, përsa i përket “punëve” që ai duhet të kryente ende. Nuk kishte mundur akoma të shiste të gjitha pronat dhe as të fshihte e tjetërsonte një pjesë tjetër të tyre. Ishte shtrënguar për të gjetur mënyra të reja që të mund të realizonte planin e tij diabolik dhe një mundësi tjetër e kishte gjetur tashmë. Kërcënonte pareshtur tezen e vogël, mbrojtësen e tij të flaktë që të vinte në dispozicion të tij gjithçka ai dëshironte, siç kishte bërë stërgjyshja më parë, në të kundërt ajo nuk do të shihte asnjë qindarkë përfitim nga pasuria e saj. Ajo çka tezja e vogël kishte gatuar për motrën e saj, gjyshen time, tani do i servirej asaj si një pjatë e ftohtë hakmarrjeje nga nipi i saj i dashur Adir. Gjarpërushët e zinj kishin filluar të kafshonin njëri tjetrin dhe ne do të prisnim me durim të shihnim sesi do të hanin shoshoqin deri në fund.
Duke qenë se tezja e vogël ishte bërë tashmë trashëgimtarja kryesore e stërgjyshes sime nëpërmjet testamentit të falsifikuar të hapur në Tiranë në mënyrë krejt të kundërligjshme nga një prej notereve të grupit kriminal të Adirit, testament i gatuar dhe i stisur nga vetë tezja e vogël dhe Adir D, ky i fundit mund të kërcënonte vazhdimisht se nëse nuk bëhej çfarë ai i kërkonte atëherë ai do të shkonte në gjykatë të deklaronte se testamenti ishte fals dhe kësisoj i pavlerë. Ajo i bindej, nuk kishte ç’bënte tjetër dhe tashmë ishte rradha e saj të lante mëkatet e bëra duke parë sesi grabitej dhe avullonte edhe ajo çka i takonte asaj prej trashëgimisë sëbashku me atë çka ajo donte të përvetësonte me pa të drejtë prej motrës së saj, gjyshes time. Drejtësia hyjnore kishte filluar të vepronte.
Në varrimin e stërgjyshes time kishte pak njerëz. Që prej kohës kur vajza e saj e vogël dhe nipi e kishin marrë në patronazh vëzhgimi, askush nuk i afrohej më përfshirë këtu edhe gjyshen time. Nuk i lejoheshin vizitat me persona të tjerë gjithnjë nën justifikimin se ajo sëmurej e nuk duhet të takonte njerëz sipas rekomandimit të mjekut (gjithçka ishte gënjeshtër). E mbanin mbyllur në një dhomë në gjysëm errësirë pa e parë më dritën e diellit.
Ajo ditë janari ishte e ftohtë dhe shiu nuk kishte të ndalur. Gjyshja ime ishte i vetmi njeri që qante me ngashërim e dhimbje të madhe nënën që mbylli sytë larg saj e që prej kohësh nuk e lejonin ta përqafonte e t’i puthte duart. Tezja e vogël qëndronte në një cep të dhomës, e veshur me të zeza, e ftohtë dhe e heshtur, e kujdesshme që të mos përballej me gjyshen time dhe as me babain tim.
Adiri afrohet me ngadalë pranë babait tim me një fytyrë të pikëlluar nga “hidhërimi” e si europian i “edukuar” i zgjat dorën babait tim. Im atë u përpoq shumë të ruajë qetësinë, për nder të gjyshes së tij e në respekt të dhimbjes së nënës së tij në një ditë kaq të trishtuar për të.
Adiri duke e kuptuar situatën i futi duart në xhepat e palltos së madhe dhe thotë me një zë të ëmbël, gati melankolik:
Adiri: I dashur kushëri, më në fund po takohemi përsëri kas kaq kohësh edhe pse në një vend kaq të trishtuar. Gjyshja sot na la por mua më prishi shumë punë kjo gjë. Mendoj se ne së bashku tani mund të jemi ashtu siç gjyshja ka dashur gjithmonë që të ishim. Sot e tutje duhet të fillojmë ta përkrahim njëri tjetrin veçanërisht në emër të interesave shumë të mëdha që ne kemi sëbashku si familje. Ti duhet të më mbështesësh mua, të më përkrahësh e të më ndihmosh edhe me pjesën tjetër të familjes, të kushërinjve italianë e kanadezë që gëzojnë besimin tënd më shumë sesa timin këto vitet e fundit që unë s’jam bërë shumë i gjallë. Unë kam punuar shumë për të mirën tonë të përbashkët deri më sot saqë e gjithë familja do të përfitojë shumë nga puna ime kur të ketë mbaruar i gjithë procesi, por vetëm duke ndjekur rrugën dhe përvojën time, jo duke devijuar nga ajo ç’kam arritur unë. Kam bërë shumë marrëveshje me të tjerë njerëz dhe vetëm nëpërmjet mënyrave të mia ti dhe të tjerët do të mund të përfitoni nga këto marrëveshje. Por është e domosdoshme që tani me vdjekjen e gjyshes, ju të gjithë të jepni mirëkuptimin tuaj për punën time të kryer deri më sot.
Babai: A mund ta përcjellim me nder gjyshen sot? Apo edhe këtu për punët e tua “të ndershme” do të flasësh? Ka mbetur më ndonjë copëz nderi në ato që ke bërë deri tani Adir?
Adiri: Ka më shumë rëndësi për të ardhmen kjo që po them unë tani sesa gjyshja. Ajo iku tashmë, dhe mua vërtet që më prishi shumë punë, po kështu e kanë këto gjëra, i vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët.
Babai: Për një gjë më vjen keq vërtet: që ajo nuk arriti të kuptonte sa ishte gjallë se sa shumë “e doje” ti, por sot besoj se e ka kuptuar.
Adiri: Të lutem Deni, dëgjo çfarë të them, është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë.
Babai: Ashtu është, e drejtë. Eshtë bukur të bashkëpunojmë në emër të familjes sigurisht por bashkëpunimi duhet të kishte qenë prej kohësh i dyanshëm. Sinqeritet dhe llogaridhënie në familje, të vetmet gjëra që ti deri më tani nuk i ke dhënë kurrë. Jam plotësisht i gatshëm që t’i çojmë gjërat përpara me kusht që ti t’i shpjegosh të gjithë familjes të gjitha marrëveshjet dhe falsifikimet e kryera që ke bërë deri më sot.
Adiri: Patjetër që po, por mos thuaj fjalë të mëdha, pa bërë ca makinacione të detyruara nuk mbaron dot punë në shqiperi. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë dhe i hapur, por ju s’më keni kuptuar. Nejse, nuk është ky momenti për detaje të tilla. Do të takohemi përsëri e do të të tregoj me hollësi gjithçka, por fillimisht mbaje vetëm për vete. Nuk kam dëshirë të informoj gjithkënd për punët e mia që sot.
Babai: Si gjithnjë, nuk ke ndryshuar aspak gjatë gjithë këtyre viteve. Mendoj dhe unë se do të shihemi së shpejti, por jo në mënyrën që shpreson ti. Uroj vërtet të kesh nxjerrë ndonjë mësim e të mos vazhdosh në të njëjtën rrugë, por të njoh mirë për dreq.
Adiri: Do të të telefonoj sapo të vij në Tiranë.
Vijon …

Përse pranoi BIK-u, të ishte pjesë në përzgjedhje të studentëve të Medreses “Alaudin” në Prishtinë, që ata të specializoheshin gjoja për fenë në botën arabe!?

Pal – Islam Idrizi
___
-Si arritën hoxhallarët/titist, t’na prishin (armiqësojnë) me botën Arabe?
-Si ta kuptojmë qëllimin e tyre ( hoxhallarve)? I cili qëllim ishte-është edhe i botës sllave…lënja e shqiptarëve pa aleat.
-Sa është njëri para (në periudha të ndrshme kohore) e sa tjetri, por që synimi i përafron, është po ai, si sot e 600 vite më parë.
-Përse pranoi BIK-u, të ishte pjes në përzgjedhje të studentëve të medresesë „Alaudin“ Prishtinë, që ata student të specializoheshin në botën arabe, gjoja për fenë??
-Përse këta „Student“ udhëtonin me pasaporta jugosllave, para, gjatë, e sidomos pasluftës së UÇK-së, pa u penguar nga askush?
– Kush i financonte në k’to vajtje e ardhje? Kur kemi parasyshë, kuletën e një studenti të zakonshëm.
Unë edhe sot e kujtoj ndërmarjen „Ramiz Sadiku“ të Prishtinës, punëtorët e kësaj ndërmarrje, punonin në Libi, Siri, Egjipt e gjetiu. Shkonin e punonin, ktheheshin në atdhe dhe përveç fitimeve, asgjë tjetër nuk merrnin pas.
Kështu ndodhi dhe në mesjetë dhe në mesjetën e vonshme, por me forma të ndryshme. Krijoheshin aleanca mes tanëve (shqipfolësve) dhe tyre (botës Arabe), për t’luftuar pushtuesit Osman.
Asgjë rreth ideologjisë/fesë, që sot flitet e përflitet.
Bota Arabe na njihnte si të Krishter, ishim të tillë, sepse ishim/jemi brenda kufijve të kontinentit europjan.
-Qëllimi i sllavëve ishte ky: Neve t’na lënë të vetëm, pa aleat. Të na paraqisnin si pasardhës së botës muslimane, të ardhur nga rrymat e ndryshme, dhe se kjo, gjoja ka ndodhur gjatë pushtimit Osman/Turk. Ky ishte-është „letërnjoftimi i ynë“ që i shpaloset Perëndimit, botës së qytetruar nga ana e Ruso-Sërbo-Turke.
Përfituesit janë pikërishtë këta që shpifin, deformojn e manipulojnë me të vërtetat. Në këtë rastë (siç ka ndodhur përgjat gjithë historisë), janë hoxhallarët. Janë të parët që shërbejnë, kontribojnë e përfitojnë nga këto ujëra të trubullta antikombëtare.
-Kështu vepruan (hoxhallarët) edhe kur u shkrua Alfabeti i gjuhës Shqipe.
-Kështu vepruan edhe kur flitej për integritetin teritorial, para e pas shpalljes së Pamvarsisë së Shqipërisë, duke qenë kundër ndarjes nga perandoria (pushtuese) otomane.
-Kështu vepruan dhe veprojnë edhe sot, kur vie fjala për historinë, kulturën, gjuhën, simbolet etj.
Të maskuar, duke u fshehur pas ideologjisë/fesë, hoxhallarët titistë, tani as në botën arabe nuk janë të mirëpritur. Dekonspirimi dhe mosveprimi i tyre për çfarë janë zotuar para botës arabe/muslimane…??
Pikërishtë për këtë arsye dhe ndiqen dhe akuzohen për tradhëti ndaj shteteve Islamike/arabe.
Dekonsperimi i tyre u bë: Falë Patriotëve shqipfolës, të cilët nxorrën në dritë, mbi sipërfaqe qëllimet e agjenturave armike, ku përmes titistëve hoxhallar, të cilët ishin-janë më të zëshmit e më të palodhurit në këtë pikë, krijuan paqartësira ngado dhe në shërbim të kujtdo që paguante më shumë, duke njëllosur e poshtruar jo vetëm kombin por edhe vet fenë që fshihen pas saj.
Përpjekja e tyre (hoxhallarëve), për të kopjuar sheikët e botës arabe, dëshira e tyre për t’u bërë të pasur si ata, duke shfrytëzuar shtresën e varfër, e duke u pasuruar në kurriz të tij. Duke përdorur e shrytëzuar edhe gjinin e kundërt, duke i dhënë drejtë vetës të ketë gra, më shumë se një, etj. Lakmia e thoxhallarëve, i futi në „botën e çudirave“, duke keqinterpretuar, deformuar etj. „bane zot llugë“ kjo ishte/është llogoja e tyre (hoxhallarëve)! Duke harruar se ne jemi në shekullin njëzetenjë, dhe jo me sulltanat e tyre, jo në botën e tyre primitive.
Pal
Islam Idrizi
20.01.2024
Ingolstadt.
Mund të jetë një imazh i 1 person, liqen dhe teksti

Mbreti i Mbretërve, poezi për Gjergj Kastriotin nga Sami Shatri

0
Sami Shatri, Prishtinë
___
Sot me 17 janar, mbushen plot 556 vite, kur ZOTI i Madh e pranoi në gjirin e vet, t’shenjtin Gjergj Kastrioti-Skenderbeu!
Gjergji, foli shqip, është lutur shqip, ka jetu shqip dhe ka vdekë shqip!🇦🇱
Me ndihmën e Zotit fuqiplotë, me një grusht ushtri, mposhti mbretër e Perandori, andaj fitoi Profeci, jo vetëm te Kombi i tij!🇦🇱
MBRETI I MBRETËRVE 🇦🇱
T’falem Ty o ZOT i Madh
m’thuaj diçka n’këtë ditë të bardhë
nga gjithë mbretërit që ke falë
cili ishte më i Artë!
*
Ndigjo pak o kurreshtar
nga gjithë mbretërit e botës mbarë
të k’saj kohe e kohës s’parë
që kam lindë e që kam falë
si në luftë ashtu në paqë
Kastrioti ishte i parë!
*
Ishte trim e Atdhetar
besimtar e ngadhnjimtar
burrë fisnik edhe bujar
luftarak e kordhëtar
si me hesht ashtu me shpatë
shumë i dashur me luftëtarë
zemërgjer për fukaranë
mendjemprehtë e kuvendar
diplomat e burrë krenar
fort i rrept qe për tradhtarë!
*
N’jat vjeshtë t’vonë, përplot stuhi
kur rrug’toi trimi për Arbëri
atje lart në atë Yllësi
pata lind një yllë të ri
të ndriçoi rrugën e tij
t’kthehet trimi për n’Shqipni
t’filloi luftën për liri
t’sfidoi Krajla, Perandori
t’mbetet prore n’histori
gjersa toka, t’ketë njer’zi
Mbret i Mbretërve do jetë ai!
___
Lavdi Profeti ynë! 🇦🇱
Prishtinë
Samy

Life and light for woman (1897) / Rrëfimi i misionares amerikane Ellen Maria Stone mbi kontributin e Gjerasim Qiriazit dhe familjes së tij për lartësimin e kombit shqiptar

Burimi : Life and light for woman, prill 1897, faqe n°144

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2024 

“Life and light for woman” ka botuar, në prill të 1897, në faqet n°144 – 148, rrëfimin e misionares, mësueses dhe autores amerikane Ellen Maria Stone mbi kontributin e Gjerasim Qiriazit dhe familjes së tij për lartësimin e kombit shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria

Mundësia në Shqipëri

Burimi : Life and light for woman, prill 1897, faqe n°144

Burimi : Life and light for woman, prill 1897, faqe n°144

Katërmbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë u diplomua në Institutin Kolegjial dhe Teologjik në Samokov të Bullgarisë, një djalë i ri me një nga mendjet më të ndritura të shkolluara ndonjëherë atje. Ky ishte z. Gjerasim D. Qiriazi, një shqiptar me origjinë, familja e të cilit banon në Manastir të Maqedonisë, ku studioi degët fillore si nxënës ditor në shkollën për vajza. Fakulteti i Institutit në Samokov me kënaqësi do ta kishte mbajtur si instruktor në atë institucion, por shpirti i tij ishte i vendosur që t’i përkushtohej ngritjes së kombit të tij; prandaj ai nuk pranoi të qëndronte në Bullgari. I etur për të siguruar përshtatjen më të mirë të mundshme për punën e tij, ai ishte në ankth për të vazhduar studimet e tij diku në Britaninë e Madhe; por duke qenë se asnjë rrugë nuk u hap përpara tij, ai bëri “gjënë tjetër” dhe u bë agjent i Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj për Shqipërinë, me seli në Manastir. Këtu ai u dha një ndihmë të madhe misionarëve dhe u vlerësua nga të gjithë si një vëlla i dashur. Ndonëse gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar në veprën bullgare duke predikuar apo mësuar, duke luajtur organo apo duke kënduar, zemra e tij nuk e harroi kurrë Shqipërinë e tij të varfër, për të cilën nuk kishte filluar asnjë punë edukative apo ungjillizuese. Ai kërkoi që në shkollën e vajzave në Manastir të krijohej një departament shqip, nëse nuk do të kishte fonde për hapjen e një shkolle në Shqipëri, ku ai vetë do të ligjëronte atje në gjuhën e tij amtare dhe greqishten e re. Ai kreu edhe një shërbim predikimi në gjuhën shqipe. Si anëtar i Komitetit Kombëtar Shqiptar, ai mori pjesë në vendosjen që alfabeti i përbashkët të ishte një lidhje bashkimi midis pjesëve të ndryshme të kombit dhe filloi botimin e disa librave, fillimin e një letërsie kombëtare. Z. Qiriazi ishte i palodhur në bashkëpunimin e tij dhe kishte besimin dhe vlerësimin e shqiptarëve më të mëdhenj. Në punën e tij si agjent i Shoqërisë Biblike, z. Qiriazi përktheu në gjuhën e tij amtare katër Ungjijtë, Psalmet, Fjalët e urta dhe pjesë të tjera të Biblës, si dhe shumë himne dhe disa libra të vegjël shkollorë. Duke qenë se qeveria turke nuk ka pasur kurrë një politikë për të inkurajuar zhvillimin e gjuhëve amtare të kombeve të saj në nënshtrim, si bullgarët, armenët apo shqiptarët, botimi i këtyre veprave kërkonte vizita të përsëritura nga z. Qiriazi në Bukuresht në Rumani, ku u krye shtypja e tyre. Miku i tij i përkushtuar, Pastori Alexander Thomson, D.D., i Shoqatës Biblike Britanike dhe të Huaj, bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të ndihmuar në këtë punë, për të cilën ai dha simpatinë e tij të plotë dhe fondet e kërkuara në Britaninë e Madhe. Një letër e vogël me hektograf u botua për një kohë nga z. Qiriazi dhe vëllai i tij më i vogël, Gjergji, i cili, pas diplomimit në Institutin Samokov, u bashkua me vëllain e tij të madh në punën e tij ungjillore dhe u bë Depozitues i Shoqërisë Biblike në Shkodër, Shqipëri. 

Një ditë, kur i madhi Qiriazëve (Gjerasimi) ishte duke shkuar tek një vend predikimi, ai u kap rob nga banditët, të cilët e ngatërruan me një tregtar të pasur, për të cilin po rrinin në pritë. Kur mësuan se i burgosuri i tyre ishte i lidhur me një kompani britanike, ata refuzuan ta lironin, duke shpresuar se do të paguhej një shpërblim i madh për të. Katër muaj rreziqe dhe vuajtje të papërshkrueshme pasuan në bredhjet dhe fshehjet e tij me banditët. Vdekja e tij, madje, u vendos nga ata, por nuk ndodhi kështu. I burgosuri nuk njihte frikë; zemra e tij ishte e fiksuar, duke pasur besim te Zoti. Ai u predikoi Krishtin robëruesve të tij mizorë, edhe pse ata e torturuan për të kaluar orët e tyre boshe. 

Gjatë kësaj kohe lutej vazhdimisht për të dhe lutja u shoqërua me përpjekje të palodhura nga ana e miqve të tij për të mbledhur shpërblimin e kërkuar. Më në fund banditët pranuan kushtet e propozuara, rreth një të katërtën e shumës së tepruar që kishin kërkuar fillimisht, dhe e liruan robin e tyre. Çfarë gëzimi mbushi të gjitha zemrat kur u bë e ditur se z. Qiriazi ishte edhe një herë i sigurtë mes miqve të tij ! Nga robëria doli më i zellshëm se kurrë për ungjillizimin e vendit të tij. Ishte pasioni i shpirtit të tij. 

Një tjetër nga familja Qiriazi do të përdorej nga Perëndia për të bërë një hapje për ungjillin në Shqipëri. Motra e re e ëmbël, e cila kishte mbaruar shkollën misionare në Manastir dhe më pas Kolegjin Amerikan për Vajza, në Kostandinopojë, me nderimet e diplomimit të saj, iu bashkua vëllait të saj Gjerasimit në hapjen e shkollës së parë për vajza në Shqipëri, ku përdoret gjuha amtare. Ajo ishte një shkollë ditore në qytetin e Korçës. Zonjusha Qiriazi gjithashtu ia kushtoi gjithë kohën që mundej punës së Biblës nëpër shtëpi, takimeve javore me gratë, etj. Vëllai e ndihmonte sa më shumë në shkollë. Ai ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe përktheu shumë himne në shqip dhe disa edhe në bullgarisht. Shkolla fitoi menjëherë në besimin dhe vlerësimin e njerëzve. Shërbimet e predikimit dhe një shkollë biblike mbaheshin të shtunën. Ajo shoqërohej nga rreziqe të mëdha. Më shumë se një herë u bënë përpjekje për të vrarë themeluesin trim, por engjëjt e Zotit, të vendosur rreth tij, e shpëtuan. Në pranverën e vitit 1890 z. Qiriazi u shugurua në Manastir si ungjilltar, menjëherë pas martesës me një grua të re të krishterë greke, e cila ishte arsimuar në Athinë. Atyre u lindi një fëmijë, një djalë i bukur, të cilin prindërit e rinj e quajtën Stefan. Jo shumë kohë pasi ai mbeti pa nënë, dhe në fillim të janarit 1894, tuberkulozi i mori jetën edhe babait të tij. Jeta e shkurtër dhe intensive tokësore e Gjerasim Qiriazit mori fund, por ai, “ndonëse i vdekur, megjithatë flet”. “Ai jetoi jetën e një engjëlli”, ishin fjalët plot pasion të një misionari të ri amerikan që punoi me të gjatë vitit të fundit të jetës së tij. “Ne e duam atë si një djalë,” tha një baba dhe nënë misionarë, të cilët e njihnin atë që në fëmijëri. 

Po puna në Shqipërinë e mbetur kaq shpejt pa zot ? A vdiq ? Në asnjë mënyrë. Një pjesë e dyfishtë e shpirtit të vëllait të tyre më të madh duket se qëndron tek motra dhe vëllai që mbetën në punë. Mësuesja e re u kthye në shkollën e saj pas varrimit të vëllait; e lidhur me të ishte një tjetër e diplomuar në shkollën e Manastirit, e cila ndoqi një kurs të avancuar në Samokov dhe gjithashtu mori diplomën e saj atje; dhe dy të rejat vazhduan rrugëtimin e tyre pa u dekurajuar. Shkolla po rritet, po kështu edhe puna në qytet. Këtë vit, një e re shqiptare, një nxënëse e tyre, iu bashkua stafit mësimdhënës; dhe ka një predikues. 

Një rrëfim i gjallë i “The last Commencement”, më 30 qershor, jepet nga z. Bond, nga Manastiri, në Missionary Herald të shtatorit të kaluar. Një letër private nga zonjusha Qiriazi përshkruante interesin e madh që myslimanët, si dhe shqiptarët katolikë grekë, shfaqën në këto ushtrime. I kërkuan që të hapte një konvikt, që aty të shkolloheshin vajza nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe vajzat nga Korça. Ajo shkroi, “Ata duket se mendojnë se ne mund të bëjmë gjithçka, por, mjerisht ! ne nuk kemi fuqi të bëjmë më shumë!” Që nga fillimi i këtij artikulli është marrë një letër nga zonjusha Qiriazi, e datës 27 janar, nga e cila japim një ekstrakt : “Shkolla jonë po ecën mirë, të gjithë nxënësit po përparojnë mirë. Armiqtë tanë e kanë parë rritjen e shkollës sonë, u përpoqën t’i jepnin fund, por dështuan. Në kishën greke u shpall një mallkim kundër nesh dhe ndaj prindërve që dërgojnë vajzat e tyre në shkollën tonë. Disa u bindën të pengonin vajzat e tyre të vinin, ndërsa vajzat e tjera qëndruan në shtëpi derisa të kalonte stuhia dhe pastaj u kthyen përsëri.” 

Këtu është një mundësi fisnike për një burrë apo grua që dëshiron të ndihmojë një komb tjetër të vogël të krishterë në Gadishullin Ballkanik të dalë në dritë. Për çdo grua të shenjtëruar, e pajisur mirë dhe e bekuar me pasuri, në mënyrë që të mund të dalë nën Woman’s Board me shpenzimet e saj, këtu është një mundësi që engjëjt mund ta lakmojnë. Ose për atë që nuk mund të shkojë vetë, por mund të mbajë një tjetër në front si përfaqësuese të saj, këtu është një fushë e hapur deri në një farë mase, e pajisur me ndihmës besnikë shqiptarë dhe që premton kthime më të kënaqshme për të gjitha investimet e parave, punës dhe lutjes. Koha është pjekur. Më shumë se një herë i ndjeri z. Qiriazi i shprehu shkrimtarit bindjen e tij se duhen gjetur njerëz dhe mjete për ndjekjen më të përshtatshme të veprës në Shqipëri. “Nëse Bordi Amerikan nuk e bën dot, ne duhet të aplikojmë diku tjetër”, ishin fjalët e tij. Bordi Amerikan mund ta bëjë këtë nëse ai burrë, ose ajo grua, ose ajo kishë, zemrën e së cilës Zoti e hap për të marrë pjesë në këtë thirrje maqedonase, do t’i sigurojë mjetet. Le të lutemi të gjithë për këtë. 

Shqipëria shtrihet në fushën e Misionit Europian të Turqisë dhe punonjësit aktualisht në të janë arsimuar të gjithë në institucionet nën kujdesin e saj. Ka cilësi të shkëlqyera te shqiptarët dhe të krishterët amerikanë mund të jenë krenarë që Zoti e vendos këtë mundësi përpara tyre. Atyre mund t’u lejohet, nën Zotin, të ngrenë këtë komb, të dhunuar e të shtypur nga Turqia, por asnjëherë të frikësuar apo të zbutur, derisa të arrijnë shtatin e burrërisë së përsosur që është e mundur për ta në Jezu Krishtin. A do të shpengohet Shqipëria? 

  1. M. S.

(Ellen Maria Stone)

___