Kreu Blog Faqe 891

18 vjet nga shkuarja në amshim e Ibrahim Rugovës, Presidentit të Republikës së Kosovës

Nga: Fatmir Bajra

Në 18 vjetorin e shkuarjës në amshim, të Atit themelues të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova, nuk ishte vetëm prijës e lider, Ai ishte atlet dhe misionar, në funksion të postulatit fsnik nacional : liri dhe pavarësi për Kosovën. Rugova, misionar i paqës dhe konsistent e konsekuent këtij misioni deri n’frymën e fundit të jetës së Tij, mision ky që i solli lirinë Kosovës.

Si atlet i këtij misioni nuk u ndalë, deri n’frymën e fundit, pavarësisht erërave të forta dhe stuhive t’pamshirshme të kohës, të cilat përlanin dhe përplasnin gjithëçka para vetës. Erudicioni dhe qetësia olimpike e Presidentit Rugova evitoj vëllavrasjën dhe luftën cilvile n’Kosovë !

Profili presidentit Rugova është produkt i rrethanava socio-politike & nacional-historike të Kosovës, kompleksivitetin e të cilave përjetoj tmerrësisht edhe familja Rugova dhe n’veçanti i ati dhe gjyshi i tij, në kohën e luftës së dytë botërore dhe më pas në regjimin e instaluar Rankoviqist n’Kosovë ! Ibrahim Rugova u rrit dhe edukua në rrethana të vështira dhe t’jashtzakonshme. U shqua në qarqet intelektuale të viteve të 70-ta, dhe u identifikua me qarkun intelektual të Prishtinës, si krijues dhe njeri i artit dhe letersisë ; në revistën studentore, Bota e Re, Dituria dhe deri në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, të cilës i priu në vitet e 80-ta deri në kohën e zgjedhjes së Tij, President i Republikës së Kosovës në zgjedhjete para parlamentare dhe presisdenciale në Kosovën e robëruar dhe nën pushtetin e instaluar serb pas suprimimit të të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 89 !

Dr. Ibrahim Rugova, erdhi n’politikë nga letersia në kohën e turbulencave në vorbullën ballkanike dhe n’veqanti në atë jugosllave, ku fati i shqiptarëve nëpërkëmbëj, dhe kur shqiptarët n’ish Jugosllavi i ishin nënshtruar shtypjes, represionit, përsekutimit dhe padrejtësive të mëdha, në një klimë terrori dhe barbarie që shfaqej hapur në Serbinë hegjemoniste dhe shoveniste të kaspait të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Përballja e Tij dhe e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe n’këtë kuadër edhe me Shoqatën e Shkrimtarëve të Serbisë, ishte një përballje epike, e guximshme dhe e nivelit të lartë kulturor, intelektual dhe patriotik, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare n’Jugosllavi dhe asaj të Kosovës n’veçanti.

Paraqitjetet e Tij t’guximshme, prej një intelektuali brilant, bënë që, Dr. Ibrahim Rugova, në qarqet intelektuale ; brenda dhe jashtë, por edhe në qendrat përendimore të vendosjes, të shihej dhe identifikohej si zëri dhe artikuluesi autentik e identitar i shqiptarëve të Kosovës n’veçanti, dhe i shqiptarëve n’ish Jugosllavi. Personaliteti dhe profili i Dr.Ibrahim Rugoves, ishte pjellë dhe mishërim i aspirateve të popullit të vetë ; i robëruar në trojet e veta etnike në ish Jugosllavi, ëndrren e të cilit ndoqi dhe me t’cilën u mishërua deri n’gjakim si luftëtar i paepur, me urtësi dhe vendos’shmëri t’jashtzakonshme i luftës politike dhe jo-violente deri në arritjen e emancipimit kombëtar, çlirimit dhe pavarësisë për Kosovën.

Presidenti Rugova, u njoh si lider i levizjës ma të madhe paqësore në Europë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizje në të cilën bashkoj dhe unifikoj shqiptarët, artikuloj dhe afirmoj aspiratat nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, përballë Serbisë hegejemoniste dhe tendencave të saja shoveniste ; shtypëse dhe shfarosëse. Presidenti Rugova ishte një Erudit i spikatur i cilli kishte afër vetës elitën intelektuale, pra qarqet eliteske të dijes dhe shkencës, botës akademike dhe intelegjencën studentore-kombëtare të kohës.

Si zë i arsyes dhe i maturisë intelektuale, përmes Levizjes së tij unike, i dha trajtë politikes së Europës juglindore dhe me gjerë. Misionar i paqes dhe konsistent misonit të tij unik deri n’fund ! Konteksti socio-historik, ai gjeo-politik dhe relacionet gërshetuese që determinonin peshën dhe raportet e popullit të robëruar shqiptarë n’ish Jugosllavi, dhe nën tutelën serbo-sllave n’veqanti, definuan qartë dhe bindshëm frymën dhe filozofinë politike të liderit largëpamës dhe vizionar, duke u përcaktuar fuqishëm për poltikën paqësore dhe joviolente deri n’fund.

Refuzimi estetik i veprës së tij të fundit, i kthyer në rezistencë politike t’palëkundur dhe t’pakthyeshme, bëri që butësia e sjelljes prej misionari paqeje të jetë edhe e qelikt duke u shëndrruar në legjendë të qëndreses qytetare që mahniste dhe fasciononte botën përendimore demokratike, dhe e bënte atë për vete dhe popullin e tij. Dr.Ibrahim Rugova, aksionin politik për liri, pavarësi e demokraci e shihte dhe trajtonte si mision historik nacional dhe i vetëdidjshëm për rrugën paqësore të këtij misioni, ishte i gatshëm për një betejë të gjatë dhe t’mundimshme, por e cila në fund do sillte rezultate, për çfarë edhe u konfirmua katercipërisht me rastin e shpëtimit biblik të Kosovës nga SHBA-të n’krye të NATO-së.

Homogjenizimi dhe unifikimi i kombit përballë armikut shekullor, refuzimi politik i regjimit dhe i pushtetit të instaluar nga armiku serbo-sllav, organizimi i mbijetesës dhe i sistemit paralel në njërën anë, dhe senzibilizimi i qendrave të vendosjes për gjendjen e rëndë dhe alarmante të popullit shqiptarë të Kosovës dhe nevojën imediate të preventives me ndërhyrje ndërkombëtare që t’mos i shkaktohej tragjedi e llojit të Kroacisë dhe Bosnjës ng ana e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, meq ruajtja e substancës nacionale në trojet tona ishte esenciale dhe jetike për liderin misionar & historik, Dr Ibrahim Rugova dhe lëvizjes që i printe.

Shmang’ja e luftes në Kosovë, para se ajo të ndodhë në Kroaci e Bosnje, ishte meritë e pakontestueshme e largpamësisë dhe maturisë së liderit historik Rugova, fakt ky që bëri të mundshëm intervenimin e NATO-së dhe reduktimin enorm të numrit të viktimave i cili mund të ishte shumë herë ma i madh dhe ndoshta edhe liria dhe pavarësia e Kosovës do ngelej vetëm një iluzion. Staza e gjatë e “betejës” për pavarësinë e Kosovës dhe “lodhja” e akterëve.

Euforia rrëmbyese e “lojëtarëve” të stazave të shkurtëra dhe t’cilët shfaqën ” brishtësi e lodhje” gjatë rrugëtimit të mundimshëm, të gjatë dhe me sakrifica të lëvizjës për çlirim dhe me mjete paqësore, bëri që ca prej syrësh ; lëshuan radhët që n’fillim, ca prej tyre gjatë 2-5 vitet n’vijim dhe sidomos pas Dejtonit 96 dhe deri në prag të çlirimit me 12 qeshor 99. Kishte të atillë, sikur akademik Rexhep Qosje & Co, të cilët, jo vetëm që nuk i’u bashkuan lëvizjes nacionale të ciliës i printe presidenti historik Rugova, por edhe e luftonin dhe anatemonin gjatë gjithë kohës.

N’ecje e sipër, rrugët i ndanë me lëvizjen dhe presidentin Rugova, edhe ata nga themeluesit e LDK-së, siç ishte fillimisht, Jusuf Buxhovi, me pas Mehmet Kraja dhe deri të largimi i vullnetshëm i atyre të cilët në LDK-në, e Ibrahim Rugovës ishin futur për t’marrë (pushtuar) “kalanë” nga brenda, alias grupi i ish t’burgosurve politik n’krye me Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Ramë Bujën, Basri Musmuratin dhe të tjerë, të cilët shkuan në të ashtuquajturën LBD-në e Rexhep Qosjes, grupim ky i cili luajti një rol të jashtëzakonshëm negativ për vendin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Ikjet e të tillëve vazhduan për fat të keq, edhe gjatë luftës dhe pas saj, pra për t’gjallë të presidentit historik Rugova, dhe dëmtuan rëndë lëvizjen dhe kauzën nacionale të asaj lëvizje për liri, pavarësi e demokraci n’krye me liderin e urtë e qendrestar deri n’fund të jetës, z.Ibrahim Rugova.

Gjatë qëndrimit jashtë atdheut të presidentit Rugova si pasojë e pengmarrjes nga armiku shekullor, ca nga ish bashkëpunëtoret e deridjeshëm të presidentit Rugova, kokëtuan dhe flirtuan me Tiranën zyrtare dhe krerët e ish regjimit të Hoxhës, të ardhur n’pushtet pas “Revolucionit të vonuar” 97, dhe shpallen presidentin historik Rugova , politikisht të vdekur, duke besuar se besimi dhe legjitimiteti i tij, tanimë kishte perënduar, për çfarë koha provoj të kundërten dhe i demantoj fuqishëm të tillët, dhe për çudi, të njëjtit, edhe sot e kësaj dite, shtiren si bashkëpunëtorë besnik të presidentit, kuptohet pas vdekjes.

Goditjet pas shpine, të cilat dëmtuan, por nuk e ndalën presidentin historik Rugova ! Vrasja e bashkëpunëtorëve të afërt dhe besnik, titullarëve të institucioneve, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ushtarëve të lirisë, lojal të institucioneve legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës dhe të Presidentit Rugova, deri të Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranën shqiptare, pastaj ; vrasja dhe ekzekutimi me atentate, e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi dhe plagosja e akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Ejup Visoka, Fetah Rudi, Gani Geci dhe me qindra tjerë të vrarë dhe e ekzekutauar ; para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë, nga dorë e zgjatur e armikut shekullor, nga fallangat e krimit në luftën për pushtet dhe me çmimin e vëllavrasjes.

Rugova i tha JO, vëllavrasjës ! I vetëdijshëm për qëllimin e armikut dhe motivet e atentatëve nga dorë e zgjatur e tij, por shqipfolëse, Ai këmbëngulte me vendos’shmëri që të evitohet vëllavrasja dhe dëshironte që Drejtësia t’i ndëshkoj me forcën e Ligjit, me logjikën ; ma mirë t’vrahet një se sa dy, ma mirë t’vritemi 10, 100…se sa dyfishi i tyre..!

Ay deshi dhe synoj realizimin e aspiratave të popullit të Tij ; për liri & pavarësi, idealet e kombit dhe amanetin e brezave, dhe ky mision historik nuk ishte i lehtë dhe pa sakrifica, andaj Ai shihte para, pa kthye koken mbrapa, deri n’pëmbushjën dhe përmbylljën e misionit fisnik, nacional-shtetëror, pavarësinë e Kosovës.

Ay nuk u ndal, deri n’frymën e fundit n’këtë mision, n’funksion të postulatit fisnik : komb & atdhe !

Jeta dhe vepra e Tij misionare, u bë udhërrëfim për Kosovën dhe shqiptarët.

Lavdi !

Krahas librit të Rexhep Rifatit në Hora të arbëreshëve promovohet edhe “Hora e Skënderbeut”

Organizimin e promovimit të librit “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim” e organizoi kryetari i komunës Rasario Petta, i cili falënderoi ekipin e shoqatës “Hora e Skënderbeut” dhe mërgimtarët tanë në Perëndim për dërgimin e shtatores impozante të Gjergj Kastriotit Skënderbeut nga Kosova në mesin e vëllezërve arbëresh në Sicili
Nga 18 janari në Hora të arbëreshëve në afër Palermos në Sicili ndodhet ekipi i shoqatës “Hora e Skënderbeut” që merret me organizimin për sjelljen e shtatores së Kryetrimit tonë, vepër e skulptorit prishtinas, Gëzim Muriqi e cila ngritët me kontribute të mërgimtarëve tanë. Grupi i shoqatës është në përbërje: Ramadan Morina, Veli Berisha dhe Rexhep Rifati, ndërkohë grupit iu bashkua edhe Dr. Ornela Radovicka nga pozita e redaktores së librit “Arbëreshët…”
Pas një pritje nga kryetari Rosario Petta, në zyrën e tij ku u bisedua rreth shtatores së Skënderbeut , ai shprehi kënaqësinë edhe të qytetarëve të Horës për këtë dhuratë e cila vlerësohet si shenjë respekti nga vetë mërgata jonë për vëllezërit arbëresh, ndaj edhe u shpreh dëshira që shtatorja të inaugurohet me 30 gusht, kur edhe është dita e themelimit të Horës së arbëreshëve.
Gjatë promovimit të librit, takimin e shpalli të hapur Giorgio Cussia, kryetar i shoqatë Pro Loci ndërsa që për librin dhe rëndësinë Horës në historinë dhe kulturën arbëreshe foli redaktorja Ornela Radovicka. Në promovim pati një pjesëmarrje të dukshme si ngs radhët e nxënësve e të rinjve por edhe kryetar të ngulimeve të tjera arbëreshe. Në mbrëmje në një restorant dhjtera arbëresh na shtruan një darkë të përbashkët të shoqëruar me muzikë.
Ndërkohë, portali Drini, do të informoj më gjerësisht për këtë vizitë.

“Tri gra në shpi”, e shfrytëzon të mituren vite me radhë…!

0

Nga: Avdi Drini
____
TRI GRA N’SHTËPI DERI SA SHFRYTËZON TË MITURËN SEKSUALISHT VITE ME RADHË!!!
PRA KËTË LLOJ KULTURE DUAN TA INSTALOJNË NË TROJET SHQIPTARE. PIKËRISHT ATA QË TRADITËN E PASTËR SHQIPARE E KANË PËRBUZUR E BRAKTISUR!!PËR TË PERQAFUAR KULTURËN E SHENJTË, ATË QË VJEN NGA SHKRETIRA ARABE, BEDUINE!
Shfrytëzonte të miturën për prostItucion, detaje tronditëse pas arrestimit të 42-vjeçari kirurg dhe besimtar. Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021
Ndërsa tri gratë e Dervish Hasit, i cili ambicien e kishte t’i bënte katër, nuk kanë ndihmuar hetuesit për të dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të abuzimit të vajzës së mitur 16-vjeçare, e cila prej 2 vitesh hynte e dilte në shtëpinë e tyre me të njëjtin status si ato. Asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flas mbi historinë që kalon përtej imagjinatës edhe të vendeve me traditë të gjatë myslimane dhe poligamie. Vetë mjeku 42-vjeçar ka thënë për hetuesit se askush nuk e kishte detyruar të miturën dhe se gjithçka e ka bërë me vullnetin e saj të lirë. Policia ka pyetur edhe familjarët e saj, të cilët janë shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur në idetë që ia kishte ngulitur mjeku Hasi. Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarje.
Ndonëse sipas burimeve ka qene familja e vajzës që ka kryer denoncimin. Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar, uniformat blu i ka sekuestruar edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare. Policia e Tiranës pritet të nisë verifikime edhe pranë xhamisë që frekuentonte Dervish Hasi nëse ka raste të personave të tjerë që kanë shfrytëzuar vajza të mitura si bashkëshorte. Xhamia ndodhet në zonën e depove të ujit.
Report Tv mëson se me njërën prej 3 grave Hasi ka 3 fëmijë, një djalë 22 vjeç dhe 2 vajza, njëra 20 vjeçe dhe e vogla 17 vjeçe.
___

Përkrenarja e tre Pellazgve të mëdhenj; njëri pushtoi një pjesë të botës, tjetri mundi romakët dhe i treti osmanët

0
Kjo është përkrenarja e tre strategëve dhe patriotëve më të mëdhenj të Popullit Pellazg : Leka i Madh, Pirro II i Epirit dhe Gjergj Kastrioti.
Njëra nga këto tre shqiponja pushtoi një pjesë të Botës, tjetra mundi Romakët dhe e treta mundi Osmanët dhe krijoi Mbretërinë e Shqiponjave !
PS :
Pse kishte një kokë dhie në përkrenaren e Aleksandrit të Madh ? Sepse dhia, Shqiponja, rrufeja… janë simbolet e mëdha të Zeusit Pellazgjik. Por “dhia” ka një simbol të veçantë, të cilin e shpjegoj pak më tej. Kjo është arsyeja pse ekziston gjithmonë një kokë dhie që kurorëzon përkrenarën e këtyre tre heronjve Pellazgë : Aleksandrit, Pirros dhe Kastriotit.
Aleksandri i Madh përmendet në Kuran me emrin “Aleksandri me dy brirë” (« Al Iskandar Z’ul Karnaïn » – ﺃﻷﺴﻜﻧﺪﺮﺬﻮﺃﻠﻗﺮﻧﻴﻦ) që do të thotë dy brirët e kokës së dhisë që ishte në krye të përkrenarës të Aleksandrit. Dhia “Amaltea” (fonetikisht “e butë” në greqisht “Ἀμάλθεια” POR në shqip “e mielta”) e ushqeu Zeusin (ai që thithi dhinë = e mielta !) me qumështin e saj gjatë fëmijërisë së tij në mërgim në shpellën e malit Ida në Kretë, ku nëna e tij “Rhea” e kishte fshehur nga frika se mos e gllabëronte babai i saj “Kronos-i”! Kjo është historia e kësaj përkrenare mbretërore të famshme të cilën e mbanin vetëm tre pellazg të famshëm…edhe në kohet e vonshme mbret Zogu…që nuk është një krahasim

Vrasja e deputetit Hajdaraj , e monitoruar nga Policia!

1
Shtatorja e Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës, vlerë shtesë për qytetin e Pejës
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Në përvjetorin e 22-të ekzekutimit zyrtar të deputetit Smajl Hajdaraj, nderojmë me përkujtesë veprën e tij madhore: si inxhinier i diplomuar, veprimtar politik, kryetar i LDK-së të Rugovës, komandant i Shtabit të UÇK-së për Rugovën, deputet i Kosovës.
I lindur, i ritur dhe i edukuar në Familjen atdhetare të Arif Rekës, ish i burgosur politik, në ishullin e vdekjes të Golji Otokut, Smajl Hajdaraj trashëgoi atdhedashurinë, urtinë, trimërinë dhe, mbi të gjitha, ndjenjen e lirisë dhe të demokracisë. Andaj, përgjatë jetës së tij iu përkushtua këtyre qëllimeve fisnike.
Kjo dëshmohet edhe me letrën-Testament, të lënë nga Smajl Hajdaraj:
“Nuk jam hamendur fare, por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ, i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare. Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë, nuk duhet të harrohen nga askush.  Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku, për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës – qëllimi ynë i tanishëm”.
Një kryebandit, i veshur me pushtet, në shoqërim të bandës së tij, kishte ndaluar veturën e Smajl Hajdaraj, duke e kërcënuar me revole në dorë: “Ose hiq dorë nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova, ose plumb kokës!” Komandanti e kishte shpërfillur kërcënimin, edhe pse e dinte forcën e tij, ngaqë, më parë, soji i tij kishin ekzekutuar veprimtarë të LDK-së, ushtarakë luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kundërshtarë të tjerë politikë, përfshirë edhe brenda llojit, nga LPK-ja, për ta shmangur konkurrencën politike në të ardhmen. “Megjithatë, -pushka top-, se unë nuk komandohem nga ti dhe banditërit tuaj”,- ishte gjegjur luftëtari Smajl Hajdaraj.
Një “arsye” shtesë e SHTAB-istëve kriminelë të “UÇK-së të LPK-së”, për ta likuiduar edhe fizikisht
Smajl Hajdaraj, është fjalimi i tij brilant, me rastin e formimit të Brigadës të UÇK-së në Rugovë: “Brigada jonë do të jetë në koordinim me institucionet legjitime aktuale të Kosovës”, që nënkuptonte Komandantin Suprem, të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të themeluara në vitin 1991, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Kjo i tmerroi hafijet e Sigurimit të Enver Hoxhës.
Dhe, Mejdani e Klosi e katapultuan në Shtabin e Rugovës një ushtarak, nga “kuzhina” e tyre! Pinjolli dinjitoz i Familjes Atdhetare Hajdaraj, djali i luftëtarit nacionalist, Arif Reka, komandant Smajli, për hirë të unitetit, pranoi çdo zgjidhje, që do ta mbante të bashkuar Brigadën e Rugovës dhe popullin e asaj treve. Por, kuqaloshët e LPK-së, hafije të dyfishtë, të Sigurimi hoxhist dhe të UDB-së, kishin plane cubërie e sabotuese të luftës. Dhe, kjo u dëshmua, në vijimësi, deri edhe në vrasjet serike të kundërshtarëve politikë, përfshi edhe Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës.
Në vazhdën e kërcënimive faktike, ndaj veprimtarit shumëdimensial Hajdaraj, komandantët kriminelë të “UÇK-së të LPK-së”, nuk e donin në jetë atë, andaj ngarkuan me mision, një SHIK-as të tyre, për ta ekzekutuar Smajl Hajdaraj. Por, ndodhë një fat në fatkeqësi për atë, falë reflektimit, rrjedhimisht, edhe pendesës, duke analizuar historikun atdhetar të Familjes Hajdaraj, ndër dekada e shekuj.
Dhe, merr vendimin papritur dhe të prerë, i shkonë në shtëpi, Smajl Hajdaraj, viktimës të shenjëstruar, nga shefat e tij dhe rrëfehet: “Kjo revole më është dhënë nga eprorët e mi, më thanë se ka kushtuar 1.000 marka, enkas për me të vra ty. Por, unë hulumtova, historinë tënde personale e familjare dhe nuk më rezulton asgjë nga akuzat e shefave të mi, për ty. Prandaj, vendosa të mos e kryej urdhërin, krimin, edhe pse kjo mund të më kushtojë me jetë.” Parashikimi i tij, mjerisht, rezultoi i saktë. Pak muaj para vrasjes së Hajdaraj, vritet, në rrethana enigmatike, në shtëpinë e tij, “thyerësi i besës”, pse nuk e zbatoi urdhërin vrastar.
E gjithë kjo, që u tha, është e vërtetë, madje në shkallën sipërore. Është e faktuar, e deponuar në organet përkatëse vendore dhe të UNMIK-ut. Megjthatë, askush nuk është marrë në përgjegjësi! Ndërkohë që edhe ekzekutimi zyrtar i Smajl Hajdaraj, nuk është në domenin shqyrtues të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, sepse, paradoksalisht, komandantët vrasës kështu vendosën!
Pasuria e abuzuar e Kosovës, vazhdon të bëjë “mrekullira”, duke e sjellur vërdallë drejtësinë në Kosovë.
Drejtësia e kapur nga komandantët e PAN-it, me saktë, kuadro të Hashimit dhe të Ramushit, ka bllokuar procesin e Vettingut dhe të tjera, që lidhen me atë. Milionat e abuzuar, nga buxheti i brishtë i Kosovës, për pagesën e 40 mijë “veteranëve” të rrejshëm dhe pagesat e dhjetra avokatëve, zhvatës e horrakë, të Hagës, janë dy hajnitë zyrtare, tmerruese e turpëruese të Kosovës, për sot dhe mot.
Fisnia dhe afria bashkëpunuese me Presidentin Rugova, shtoi dozën inatçore të krerëve të LPK-së, respektivisht, të PAN-it të sotëm. “Presidenti Rugova është në rrezik jete, na duhet një makinë e blinduar”,- e porosiste Smajl Hajdaraj vëllanë e tij, Fazliun, në Gjermani. Dhe, një rreth i ngushtë mërgimtarësh dhanë nga 1.000 marka, e ndonjëri edhe më shumë, duke e përmbushur porosinë, në një kohë rekorde.
Njëri nga grupi i atentatorëve, që e shënjestroi me tritol Presidentin Rugova, nga burgu i Dubravës, do të deklaronte: “Po të ishte veturë e zakonshme, do të fluturonte në ajër, së bashku me Rugovën!” Edhe pse dihen, me emër e mbiemër, treshja e atentatimit dhe deputeti veteranë, i cili instruktoi atentatin, askush nuk u muar në përgjegjësi! Madje, i pikasuri për ekzekutim, ishte qytetari i parë i Kosovës dhe vrasja eventuale, do të konsiderohej si “vrasje e cilësuar!” Personi që pranoi krimin dhe të gjithë skenarin, tashmë, vuante dënimin për një tentim-vrasje të përsedytur, madje të përsetretur!
Atentatin e dështoi, pikërisht, makina e blinduar, cilësore e solide, e përballoi shpërthimin e tritolit, duke pësuar vetëm dëmtime serioze. Dhe, ky dështim i tërboi “komandantët” e krimit. Por, kriminelët të stazhionuar në krimet serike, tashmë, i kishte zënë gjaku dhe nuk u pajtuan me dështimin. Andaj, projektuan dhe skenaruan kompensimin me një atentat të radhës. Hakmarrja u përzgjodh për fis, madje mashkullin më të mirë të fisit: kryetarin e LDK-së për Rugovën; Komandantin e UÇK-së për zonën e Rugovës dhe deputetin e Kosovës, Smajl Hajdaraj.
Familja Hajdaraj, e cila ka informacione të dorës së parë, për disa që ishin pjesë të vendimit dhe të ekzekutimit të deputetit Hajdaraj, në mesin e tyre, sot, të shpërblyer me dekoratën “Hero i Kosovës”! Dhe, shtronë pyetjen legjitime: “A mund të jetë edhe vrasësi, edhe viktima -Hero-)!” Kjo ndodhë vetëm në Kosovën tonë, të përgjakur nga Serbia, por edhe nga disa komandantë të “UÇK-së të LPK-së”.
Varrezat e dëshmorëve, janë bërë si “lesh Arapi”. Kujtoni varrosjen pa kriter në varrezat e dëshmorëve, në Prishtinë, të vrarëve në aksionin fort të dyshimtë në Kumanovë. Kush i dërgoi dhe pse?! A nuk paska Ilirida 40 djem, për t`i dalë zot Kumanovës dhe më gjerë në trojeve të tyre?  Dekada më parë, shqiptarët e Iliridës, në fushë-betejë, e mundën Maqedoninë dhe e detyruan të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.
Më vonë u mësua se djemtë e Kosovës, të dërguar në Kumanovë, “mish për top”, i komandonte një agjent zyrtar i Shërbimit maqedon! Aty mbeten të vrarë  djem atdhetarë, por në mes tyre kishte edhe nga ata që kishin dhënë -dajak dhe vjelur haraç e vota-, për partitë-banda dhe pjesë e vrasjeve politike. Dhe, kjo ka mbetur e shkruar në gazetat dhe mediat e kohës, sidomos përgjatë vitit 2015.
Ata që mbijetuan dhe vuajnë dënimet drastike në burgjet e Maqedonisë së Veriut, e kanë kuptuar hilenë, kurthin dhe kërkojnë hetimin, deri në prishjen e gjyqit, duke ngulmuar për një rigjykim ndërkombëtar. Por, heshtin komandantët në Prishtinë dhe ata në Iliridë!? Vërtet, e dhimbshme dhe turpëruese.
Përpjekja kriminale, për t`i lënë krimet numerike e makabre, ndaj kundërshtarëve politikë, pa adresë, pa emër, tashmë, është e dështuar. Të gjithë ata që shantazhojnë apo atakojnë, dëshmitarët, qofshin ata të hapur apo të koduar, si dhe ata që kërkojnë rehabilitimin e të dyshuarëve, ende pa e thënë e dhënë vendimin Gjykata e autorizuar, për krimet e luftës dhe të pas luftës, janë hipokritë, maskarenj, të poshtër, pjesë e krimit, me elemente të bollshme të rrugaçërisë. Thjeshtë, janë lehaqenër të neveritshëm.
Komandanti i djeshëm dhe Heroi i sotëm, Smajl Hajdaraj, e parandjeu rrezikun, e denoncoi atë, dy muaj më parë se të vritej, në organet përkatëse, duke e kërkuar mbrojtjen afërt të policisë. Për ironi, Policia në vend që ta ruante atë, u bë pjesë e krimit, duke u bërë roje e ekzekutorit. Dhe, kjo u provua kur vajza e Smajl Hajdaraj, e pa babain e shtrirë dhe të përgjakur, të cilin kriminelët e kishin goditur me 11 plumba, kryesisht, në gjoks dhe kokë, lëshoi zë të lartë vaji dhe britme.
Polici i uniformuar, i cili “rastësisht”, u ndodhë në minutën e parë, në hyrje të pallatit, ku ndodhi krimi, e qortoi vajzën: “Pse po bërtet, nuk u bë nami që u vra baba!” Ja, deri ku kishte arritur guximi dhe cinizmi i policit bandit, të njërës nga partitë-banda të PAN-it, të cilat i koordinonin bandat, në krimet vrastare të kundërshtarëve politikë!
Meqenëse Familja Hajdaraj e njohu policin në fjalë, më vonë, në rrethana të dyshimta, “aksidentohet” për vdekje. Kështu ka ndodhur edhe me treshën kriminale, që atentatoi kuadrin e LDK-së, mikun e Presidentit Rugova, Fetah Rudin, duke e lënë përjetësisht në karrocën invalidore. Dhe, pikërisht, atë ditë, shefat e krimit, të cilët e monitoronin aksionin vrastar, organizuan “aksidentin”, duke i shkelur si minjtë, argatët e tyre kriminelë.
Për çudi dhe ironi – njëherësh, shoferi dhe kamioni vetëshkarkues, aksidentues-vrasës, u zhdukën pa gjurmë, qëllimshëm. Buzë rrugës rajonale Lipjan-Shtimje, është ngritur kompleksi memorial, kushtuar atyre dhe trajtohen si luftëtarë, me beneficionet përkatëse shtetërore!!! E tupshme dhe kriminale!
Atentati ndaj deputetit Smajl Hajdaraj, i monitoruar, zyrtarisht, nga Policia e Kosovës, vërtetoi në plotëni, deklaratën bombë të Kolonel Tahir Zemaj, komandant i Betejës fitimtare të Loxhës, sot, Hero i Kosovës: “Nuk ka asnjë krim ordinier, ekonomik apo politik vrastar, pa pjesëmarrjen e Policisë të Kosovës; TMK-së dhe të “komandantëve” të UÇK-së të LPK-së!” Dhe, kjo, tashmë, është dëshmuar katërcipërisht.
LPK-ja, krahu ekstremist enverist-stalinist, i instruktuar nga Sigurimsat me ideologji filo-sllaviste të Enver Hoxhës, i barti nga Shqipëria në Kosovë, metodat fashiste që praktikuan komunistët shqiptarë, kundër opozitës nacionaliste dhe popullit shqiptar, nën instruktimin e emisarëve jugosllavë, Mugosha-Popoviq, gjatë Luftës së Dytë Botrore (LDB), për marrjen e pushtetit me dhunë. Komunistët e Hoxhës, luftën çlirimtare e konvertuan në luftë civile, qytetare. Këtë e vërtetoi Komisioni i Aleancës Antifashiste Botërore, prandaj Shqipëria u përjashtua nga përfitimi i reparacioneve, dëmshpërblimi i luftës.
Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e themeluar nga Mejdani-Klosi, në Tiranë, ishte e njëjtë-tipike me Qeverinë komuniste-fashiste të Enver Hoxhës, të themeluar në mbarim të LDB. I vetmi ndryshim ishte në kohë-zgjatje: fashizmi hoxhist sundoi për 45 vjetë, ndërsa ai PAN-istë 15 vjetë!
Falë pranisë ndërkombëtare, e cila frenoi revanshin fashist-lëpëkeist-hoxhist, përndryshe, Kosova do të përfshihej në luftë qytetare. Thënë më troç: kidnapimet, arrestimet, torturimet në burgjet e shumëta rurale, deri në vrasje, në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë luftës. Dhe, pas luftës, kanë vazhduar ekzekutimet, ditën për diell dhe natën në errësirë, në makina dhe prag të shtëpisë, të ushtarakëve të FARK-ut, kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova dhe aktivistëve të tjerë, të konsideruar si kundërshtarë politikë të LPK-së, respektivisht, të partive-banda, PDK, AAK, NISMA, të koalicionuara në PAN.
Shumë qindra familje, përfshirë edhe Familjen e Smajl Hajdaraj, anëtarët e të cilave u ekzekutuan, me lista emërore dhe urdhëra SHTAB-iste, ushqenin shpresën se Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, do të hetonte, gjykonte dhe dënonte komandantët kriminelë, hartues të listave vrastare dhe urdhër-dhënës të drejtëpërdrejtë ose me sekserë, të bandave ekzekutore.
Komandantët kriminelë, e kanë pranuar krimin vrastar të kundërshtarëve politikë, kur këmbëngulën që hetimi i krimeve të kufizohet vetëm deri në fund të vitit 2000! Ndërkohë që krimet politike, përfshi edhe vrasja e dëshmitarëve, kanë vazhduar edhe në vitin 2020, kur Beogradi ia besoi shpërndarjen e dosjeve të Hagës në Kosovë, Shoqatës të OVL të UÇK-së, për ta shtrirë përçarjen vrastare ndërshqiptare. Për rrjedhojë, nga denoncimi i bërë me dosje, të paktën, dy dëshmitarë të Hagës janë vrarë. Normalisht, çdo krim, qoftë edhe ai i denoncimit të emrave të dëshmitarëve, me pasojë vdekjen, dënohet, të paktën, me 15 vjet burg.
Me shumë keqardhje, premtimi solemn i Lëvizjes Vetëvendosje dhe personalisht i Albin Kurtit, se “do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin, po sa ta gëzojmë pushtetin”, pjesërisht, është realizuar. Krejt i dështuar është hetimi dhe ndëshkimi i vrasjeve politike dhe i korrupsionit paraprak. Shumë zhurmë u bë për “peshqit e mëdhenj”, të cilët kanë grabitur dhe vjedhur pasuritë e Kosovës! Por, askush nuk pësoi asgjë! Përkundrazi, janë organizuar në sulmin frontal, me slloganin klishe: “Sulmi, mbrojtja më e mirë!” Ndërkohë që krimit kurrë nuk i skadon afati!
Kryeministri Kurti emëroi kryetar të “Komisionit për Krimet e Luftës”, Shahin Idrizin, por pa i përmendur vrasjet politike të shqiptarëve. Dyshohet se Kurti u pendua për “biletën një kahëshe për në Hagë”, për Hashim Thaçin. Dhe, këtë e përforcon edhe deklarata e Kurtit, kur thotë se “nuk besoj se ka vrasës nga UÇK-ja”, ndërkohë se në gjitha vrasjet politike, janë pjesëmarrës kriminelë nga “UÇK-ja e LPK-së” dhe paguhen si “veteranë të UÇK-së!”
Vizitat në Hagë të disa ministrave të Albinit, janë skandaloze, përjashto ata të detyrës ligjore, si Albulena dhe Glauku. Edhe deklarimet paushalle, si “besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së” dhe pallavra të tjera, janë të poshtra e provokative, për shumë qindra familje, të cilave u janë vrarë familjarët, për motive politike.
Prokuroria e Hagës, e para dhe e dyta, kurrë dhe asnjëherë, nuk kanë arrestuar dhe, aq më pak, dënuar asnjë njeri të pafajshëm. (Përjashto një rast në Ferizaj, i ngatërruar në emër dhe i liruar brenda dy ditësh, me kërkim-falje dhe dëmshpërblim të majmë). Ndërkohë, në Kosovë, ka shumë qindra kriminelë që bredhin të lirë, gëzojnë pensionin e TMK-së, një paradoks i llojit të vet; të UÇK-së, me një serë përfitimesh të tjera. Dhe, ky është kontigjenti prej 40 mijë “veteranësh” të rrejshëm, njëherësh, shumica klientelë elektorale e partive-banda PAN-iste.
Shantazhet dhe kërcënimet ndaj komandantëve FARK-istë dhe të veprimtarëve të LDK-së, kanë qenë vrazhdëta e kriminale. “Ahmet Krasniqi i ka ditët e numëruara, ne do ta vrasim”,- thoshte në një takim me mërgimtarët, në Suedi, i ngakruari me punë të Jashtme i LPK-së, Bardhyl Mahmuti. Dhe, askush nuk e pyeti atë, ku e dinte ai për “ditët e numëruara të ministrit në fjalë”?! Vërtet, ato ditë, minstri i Luftës u ekzekutua, zyrtarisht, me urdhër të Tiranës zyrtare dhe klyshërve të saj, LPK-së.
Edhe kërcënuesi me revole i komandantit Smajl Hajdaraj ka emër. Juristi Shaban Manaj u kidnapua në mesditë, nga kriminelë me emër, u ekzekutua dhe u përdhos kufoma, me djegie, deri në karbonizim! Banda komplete vrastare u arrestua, u hetua dhe, paradoksalisht, u lirua, për ta vrarë kreun e bandës, për t`ia faturuar krimin atij dhe dosja u mbyllë!?
Vonë u kujtua ish-zëdhënësi i UÇK-së të LPK-së, Jakup Krasniqi, ta akuzojë Hashim Thaçin me shokë, për tradhti ndaj Kosovës, sepse sabotuan luftën, duke mos e futur fare në luftën e Kosovës, atë “UÇK-në” e tyre. Dhe, sot, përkujtojnë tej 400 masakrat dhe mburrën me Betejën e Loxhës dhe luftën e Kosharës, përkatësisht, fitore të Kolonel Zemajt dhe Ministër Krasniqit me oficerët e tyre të karrierës dhe të ushtarëve trima FARK-istë, që ata i përgaditën për luftë. Por, lavdinë e tyre nuk e duruan kriminelët enveristë dhe i ekzekutuan. Njëjtë vepruan me Smajl Hajdaraj, Komandant Drinin, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Ukë Bytyçi, komandant “Korbi” dhe dhjetra të tjerë.
Më 28 nëntor 2023, Pejës iu kthye në Shtatorën e bronztë, veprimtari, luftëtari dhe deputeti Smajl Hajdaraj. Në perurimin e bujshëm dhe gjithë hijeshi, në mes tjerash, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “Smajl Hajdaraj është vetë historia e trimfuese e Republikës të Kosovës. Ai ishte një personalitet i kompletuar, veprimtar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, luftëtar dhe komandant i shquar, intelektual, deputet, atdhetar i devotshëm, Hero i Kosovës”.
Përjetësimi në Shtatore e Heroit Smajl Hajdaraj, përveç Familjes Hajdaraj, ishte dëshirë dhe kërkesë edhe e opinionit shqiptar, në veçanti të Mërgatës. Dhe, si zakonisht, koordinimi i mirë i LDK -së në Kosovë dhe Mërgatë, Ramadan Kurtmuqaj, kryetar i Nëndegës të LDK-së, në Rugovë dhe i Këshillit Qendror, për  ngritjen e Shtatorës; me Shoqatat “Sali Çekaj” në Gjermani dhe Zvicër si dhe Shoqata “Rugova”, në SHBA, të kryesuar, përkatësisht, nga Osman Ferizi, Gent Ferizi, Saim Tahiraj dhe Feriz Muriqi, gjithnjë me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tyre të vullnetshëm, shquhen në aksione. Ishin po këto subjekte, të cilat financuan Kompleksin Memorial madhor, “Dr. Ibrahim Rugova”, në fshatin e origjinës, në Malaj të Rugovës.
Veçoi me emër veteranin e Mërgatës dhe të LDK-së, bacë Nikollë Skelaj, i cili së afërmi hynë në të `90-at, gjithnjë aktiv. 10 vjet më parë, me rastin e 80-të vjetorit të datëlindjes, e bëmë festë, si dasëm. Ishte nënkryetar i Nëndegës për Bavari. Ndonëse kishte autorizim financiar, për ngritjen e Shtatorës të Heroit Smajl Hajdaraj, me koordinatorin për Mërgatën, Osman Ferizi dhe aktivistin e palodhur, Afrim Mulaj, përshkuam afro 100 km., rrugëtim, për të dërtuar me kryeplakun tonë fisnik, bacën Nikollë, në shtëpinë e tij, si dhe për ta vizituar Nënë-Martën bujare, të cilët, për gjysmë shekulli kanë pritur e përcjellur mysafirë të shumtë dhe zyrtarët nga trevat shqiptare, në Retorantin dhe motelin-bujtinë të  tyre.
Ai kishte një listë të gjatë emërore me numra telefonash. Dhe, të vonuarit në aksion, i shqetësoi për herë të dytë. “Sot kemi vendosur ta përfundojmë aksionin, për Shtatorën e komandant Smajlit, dua përgjigje. Këtu kam edhe kryetar Osman Ferizi me shokë”,- fliste shkurt baca Nikollë. Dhe, përgjigja ishte pohuese, sepse Plakun e mirë nuk e kthen askush bosh. Dhe, kur falenderojmë bacën Nikollë, me emër, sikur i kemi falenderuar të gjithë kontribuesit e aksionit, për Shtatorën e Smajl Hajdaraj.
Të përmendurit më sipër, kanë realizuar shumë aksione memoriale historike dhe humanitare ndër vite. Vetëm vitin e shkuar, 2023, për këto qëllime, realizuan 200 mijë euro. “Hijen e lehtë e paska pasur Heroi Smajl Hajdaraj, ngaqe ende pa funduar aksioni për Shtatorën e Heroit Rrustem Bruqaj, nismoi dhe realizoi atë të Hajdaraj, madje tepricën e parave e dhurojmë për ndërtimin e shtëpisë, të një luftëtari të Kosharës, me banim në Mitrovicë”, – tha koordinatori, i vyeshëm e klasik, i këtyre aksioneve, Osman Ferizi, ish-kryetar i LDK-së, në Gjermani.
Një mirënjohje të veçantë meriton ish-i burgosuri politik, ish-luftetari i UÇK-së dhe tani kryetar i suksesshëm, i komunës të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili u bëri “strehë”, në qytetin e Pejës, bashkëluftëtarëve të tij, tashmë, në Shtatore: Kolonel Tahir Zemajt, komandantëve Rrustem Bruqi e Smajl Hajdaraj, si dhe disa të tjerëve më parë. Peja piktoreske, -Peja lule e Dukagjinit-, tashmë, është stolisur e zbukuruar më Shtatorët e bronzta të Heronjëve tanë. Përkujdesje fisnike kryetar Muhaxheri ka dëshmuar edhe me rastin e ndërtimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, në fshatin Malaj të Rugovës.
Mirënjohje dhe falenderim për Skulptorin e talentuar, Gëzim Muriqi, i cili ka realizuar, mjeshtërisht dhe suksesshëm, Shtatorët: e Presidentit Rugova, në Malaj dhe Istog, të Kolonel Tahir Zemaj, Rrustem Bruqaj, Smajl Hajdaraj, në Pejë, dhe vepra të tjera të historike e artistike. Përkrah Muriqit, si gjithëherë, është edhe Arkitekti i zëshëm, Blerim Bajraktari, i cili, veç tjerash, ka shkëlqyer në artin e arkitekturës të Kompleksit Memorial në Malaj, me Kullën e traditës, Shtatorën e Presidentit Rugova dhe mjedisin rrethanor, me përshtatjen bjeshkore.
Përhajr Shtatorja e Smajl Hajdaraj Peja jonë! Lavdi në përjetësi Heroit Smajl Hajdaraj dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Atdheut-Kosovë!

Hudhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar, që kërkon ndëshkim!

0

Nga: Florim Zeqa

  • Thirrje për reagim të faktorëve kompetent

Ideja e këtij shkrimi më lindi nga denoncimi publik në rrjetin social Facebook nga ana e një qytetari për rastin e hedhjes së mbeturinave afër Urës mbi lumin Lumbardh në hyrje të fshatit Dugajevë (Komuna e Klinës).

Njoftim për vetëdijësim

Postimi i plotë me pesë foto në Facebook: “Nga dita e djeshme, disa kamiona (një prej tyre pa tabela të regjistrimit), po bartin mbeturina nga ndonjë kompani dhe po i shkarkojnë buzë Lumbardhit të Pejës (Bishtricës), krejt afër vendbanimit të Dugajevës. Nuk bëhët fjalë për një zbarkim individual – ilegal, por mënyrë e organizuar e bartjes, në përmasa të mëdha (tonelata).

Qytetarët janë shumë të shqetësuar më këtë rast edhe për shkak përmbajtjës se atyre mbeturinave, të cilat mund të infektojnë lumin (ujin), ajrin dhe tokën. Mënyra e depozitimit së këtyre mbetjeve duke anashkaluar qytetarët dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre është shqetësim me vete.

Sot janë njoftuar edhe organët Komunale dhe policia. Janë duke u njoftuar edhe mediat, në mënyrë që opinioni të sensibilizohet për këtë rrezik që po i kanoset popullatës së kësaj treve.

Të shpresojmë që do të ndërmirrën masa dhe të ndërpritet grumbullimi dhe depozitimi i këtyre mbeturinave. Në të kundërten, do të këtë veprime qyterare për të penguar këtë veprim të dëmshem në afërsi të lumit dhe vendbanimit”. (Nikollë Gojani)

Forhåndsvisning av bilde

Dukuria e hudhjes së mbeturinave, rutinë e zakonshme e njerëzve të pandërgjegjshëm

Dukuria e hedhjes së mbeturinave apo e krijimit të “Deponive” ilegale nuk është risi dhe as befasi në ditët e sotme! Për shkak, se nga paslufta e këndej, nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe kompani famoze të oligarkëve të fuqishëm ekonomik gjithandej Kosovës i shfrytëzojnë brigjet e fshehta të lumenjëve dhe zonat rurale (fshatrat malore) për hudhjen e mbetjeve të prodhimeve të tyre apo mbetje tjera inerte të materialit ndërtimor!

Por, nuk janë vetëm prodhuesit dhe oligarkët ekonomik ata që i hudhin mbeturinat në vende të largëta nëpër zonat rurale, janë edhe qytetarët e papërgjegjshëm ata që po e ndotin dhe shëmtojnë ambientin e pastër të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e papërgjegjësisë dhe kulturës së ulët qytetare, ndotje të ambientit me mbeturina kemi edhe nëpër lagjet e qyteteve të Kosovës, ku në çdo kënd apo kthinë të qyteteve kundërmon erë e mbeturinave.

Zgjidhja ekziston në bashkëpunimin e qytetarëve me organet e rendit

Rasti i fundit në fshatin Dugajevë të Komunës së Klinës e dëshmon mungesën e bashkëpunimit me organet e rendit. Si ka mundësdi që për ditë e netë të tëra të hudhen mbeturina me kamion dhe mos të fotografohet asnjë kamion me ose pa targa!

Mungesa e guximit qytetar e vështirëson identifikimin e keqpërdoruesve, në këtë rast të ndotësve më të mëdhenj të ambientit në Kosovë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndotësit më të mëdhenj të ambientit, potencialisht janë bartës të kompanive të oligarkëve ekonomik apo njerëzve të afërt me të fortët e politikës. Ndryshe, nuk ka si të mos zbulohen ndotësit e mëdhenj që hudhin mbeturina ditën dhe natën në afërsi të vendbanimeve dhe brigjeve të lumenjëve!

Përmbajtja e mbeturinave çon në identifikimin e origjinës së mbeturinave, gjegjësisht pronarit i cili ka urdhëruar hudhjen e tyre në vendin e caktuar!

Brenda pak muajve, pas Bokshiqit u përdor edhe territori i Dugajevës në Komunën e Klinës për hudhjen e mbeturinave nga vende më të largëta nga komunat e tjera fqinjë!

Veprimet qytetare për të penguar dhe kundërshtuar këtë veprim të dëmshëm dhe të shëmtuar në afërsi të lumit Lumbardh dhe vendbanimit (Dugajevë) duhet të jenë imediate, sikurse që duhet të jenë imediate veprimet e organeve kompetente të Komunës së Klinës në trajtimin me urgjencë të këtij rasti tashmë të deponuar tek organet komunale.

Ndërgjegja e pastër është më e madhe sesa vlera e parasë dhe e posteve politike në Kosovën e sotme. Sa më shumë që të thellohet bashkëpunimi me organet e rendit dhe ligjit, aq më i vogël do të jetë numri i abuzimeve me mbeturina dhe ndotje të ambientit të pastër në Kosovë.

Pushtetarët e nivelit komunal dhe ata të nivelit qendror, tashmë janë në dijeni për gjendjen alarmante të ndotjes së lumenjëve dhe zonave rurale nga hedhja e mbeturinave. Por, si duket askush nuk e ka guximin t’ua prishë gjumin oligarkëve ekonomik për shkaktimin e kaosit higjienik në vendet më të pastra dhe më të bukura të Kosovës sonë.

Forhåndsvisning av bilde

Shpresoj që ky reagim imi t’i thërret ndërgjegjes së pushtetarëve komunal dhe atyre qendror në drejtim të ndërmarrjes së hapave urgjent për pastrimin e Lumbardhit dhe anekseve rrugore në zonat rurale të Komunës së Klinës dhe mbarë Kosovës!

Hakmarrja e mafies Soros kundër luftëtarit të UÇK Dritan Goxhaj; kur nuk arrijnë ti mbyllin gojën, kërkojnë ti marrin lirinë!

0

Nga Andrea Bregu, Tiranë 

Në pamje të parë duket që rekursi në Gjykatën e Lartë nuk bën logjikë dhe nuk ka lidhje me logjikën. Por është e kundërta e asaj që duket, Dritan Goxhaj është duke mbrojtur historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke denoncuar vazhdimisht planin për të kriminalizuar veprën historike të martirëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me qëllim fshirjen nga historia të kontributit heroik të UÇK për Çlirimin e Kosovës nga pushtimi barbar serb. 

Mafia Soros ka alergji nga luftëtarët e lirisë dhe UÇK-së ku Këlyshët Fred Abrahams dhe Altin Raxhimi janë turrur si hiena duke mashtruar përpara botës duke u hequr si dëshmimtarë me historinë e gënjeshtërt të shtëpisë së verdhë duke i shërbyer kokë e këmbë interesave të Mafies Soros dhe serbisë. 

Vendimi i muajve më parë ishte dalje nga parashikimet por edhe rritje e kostos për Mafien Soros ku protestat për Lirimin e Dritan Goxhajt filluan të shkruheshin edhe në lajmet e mediave në Prishtinë dhe gjithashtu në Anglisht. Bënë çdogjë për ta mbajtur të izoluar rrëmbimin e Dritan Goxhajt por dështuan me sukses. 

Tani bëjnë rolin e ping-pongut në tentativën e dytë për ta rrëmbyer përsëri Luftëtarin e UÇK Dritan Goxhaj. 

Tashmë dihen autorët, qëllimet dhe synimet, sepse duan që Dritanin ta bëjnë shembull për të tjerët që të mos zgjohen të tjerët dhe kanë frikë se u dështon plani për të fshirë nga historia Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 

Mafia Soros ARMIKE e Kombit Shqiptar!  

Rroftë Shqipëria dhe Kombi Shqiptar! 

Nderim përjetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!  

Poshtë Mafia Soros! 

REAGIM 

FORUMI PER KUVENDIN E BASHKIMIT KOMBËTAR 

DIASPORA NË KANADA & AMERIKË 

NAFTA DHE THESARËT E TJERË MINERARË NË SHQIPËRI 

PËR ALARMIN QË NGRE GAZETARIA MIRILDA TILI PËR PALIGSHMËRINË NDAJ LUFTËTARIT TË UCK-së – DRITAN GOXHAJ 

1:45 MD, 20.01.2024 

Pse?! Prapë paskan filluar këta të shitur, tradhëtarë, të merren me një luftëtar të UÇK, duke mos hequr dorë nga qëllimi apo shërbimi për të denigruar UÇK, rolin dhe vlerat atdhetare të saj , të shenjta për mbrojtjen e popullit të vetë prej genocidit më çnjerezor Serb?! Unë pata bindjen dhe akoma e kam se ata, pushtetarët tradhëtar, të shitur, u dorëzuan dhe e liruan kete luftetar të pa fajshëm, intelektualin @Dritan Goxhaj , jo me dëshirë por të detyruar nga diskreditimi i pritshëm i tyre prej ketij atdhetari trim, që me argumenta e fakte që ai i njeh dhe i ka publikuar tashmë si prova, do tju nxirrte bojën edhe nderkombetarisht! Ja kanë frikën këtij diskreminimi, që, po të ndodhi do të jetë historik! Do të jetë si Gjyqi i Dimitrovit kundër Geringut në kohën e Hitlerit! Uroj të mos ndodh, dhe ta kenë kupëtuar këtë rrezik! Sidoqoftë, kam gjithashtu bindjen se publiku, populli nuk do ta lërë vetëm, birin e saj, luftëtarin e Lirisë! Një akt i tillë tradhëtar do të frymëzoji e ngrej peshë atdhetarët e vërtetë në Shqipëri e në Kosovë, dhe me siguri do shperthejnë në flakë! Prandaj ftoj edhe anëtarët e këtij grupi të reagojnë për këtë skandal të pritshëm të pa preçedent! Poshtë Tradhëtarët! Lart morali i atdhetarëve! Rroftë Shqipëtaria! 

Ing. Caush Xhufi 

Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u shua para 18 viteve

Ibrahim Rugova – Foto – Prishtinë, janar 2006

SPECIALE-Nga Behlul JASHARI, Prishtinë

-Intervistat ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova që nga e para e Shtatorit 1994 deri te e fundit në Shkurt 2005 dhe deklarata tjera/
  -Disa nga raportimet te ATSH që kam bërë para 18 viteve, në Janar 2006/

PRISHTINË,  Janar 2024/ Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte, u shua para 18 viteve në 21 Janar 2006.
Në këtë vit 2024 të çerek shekulli të Lirisë së Kosovës, veprimtaritë përkujtimore zhvillohen në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. Në veprimtaritë përkujtimore theksohet se  në Lëvizjen për Liri e Pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.
Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.
Dr. Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Forhåndsvisning av bilde
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, po edhe në raste të tjera, e falënderonte e vlerësonte shumë Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i së cilës isha mëse çerek shekulli, nga dita e 24 Majit 1992 kur u zgjodh President.

Forhåndsvisning av bilde“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.
Ajo intervistë e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.
Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.

Forhåndsvisning av bilde
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.
“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.
“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”.
“Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Forhåndsvisning av bildeNë 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova në intervistën për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.
Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp  të para 26 viteve – 6 Shkurt 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja theksonte se Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar.
E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa të mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj:
“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”.
Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirësive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare”.
Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë…
Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova kam zhvilluar intervista ekskluzive, së pari për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e pastaj të tjera për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, jam takuar edhe në raste të tjera.
Në dokumentarin televiziv “Fakte – Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova”, autori Adnan Merovci – udhëheqësi i Protokollit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova gjatë viteve ’90-ta dhe deri në vitin 2000, mes gazetarëve të rregulltë që vendin ku do uleshin e kishin thuese të paracaktuar të parin më përmend mua…

Forhåndsvisning av bilde
Para 25 viteve, në 5 Mars 1999, një takim i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit 1999 të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp, ku isha atëherë korrespondent i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2024-tën feston 25 vjetorin e Lirisë e 16 vjetorin e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 29 Maj 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…
Njëmbëdhjetë vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me Emrin e Shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit historik të Kosovës Rugova, Presidenti Amerikan Clinton shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s në Kosovë,  për Presidentin historik e kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ngjarje e vitit 2000 ishin zgjedhjet lokale të 28 Tetorit në Kosovë, ndërsa ngjarja që do ta shënojë vitin 2001 do të jetë mbajtja e zgjedhjeve nacionale presidenciale e parlamentare.
“Të mira, të mira…”, përsëriti disa herë Presidenti Rugova, derisa e pyeta të deklarojë për gazetën Rilindja se cilat janë parashikimet e tij, në prag të Vitit të Ri 2001, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Për njohjen e pavarësisë së Kosovës “e presim momentin më të mirë, momentin e duhur, në kohën e duhur”, theksoi Rugova duke shtuar se “vendi është, është vendi i duhur”.
Përgjigja u shoqërua me duartrokitje të gazetarëve të pranishëm dhe me urime, në një atmosferë të gëzuar të pritjes së organizuar në Rezidencën e Rugovës në prag të Vitit të Ri 2001 dhe të fillimit të Milenumit të Tretë.
Ndërsa, duke u përgjigjur në një pyetje tjetër, Rugova tha: “Unë nuk i ndërroj fjalët shumë, por kur ndryshojnë gjërat i ndryshoj edhe fjalët. Jam duke punuar në ndryshimin e gjërave të mëdha, pra, si pavarësia, etj, që të njihen”.
Presidenti historik Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.
“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger.
Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të Dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.
Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.
“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.
Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.
Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.
Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.
Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.
Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.
Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.
“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.
“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.
Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:
“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.
Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.
Kjo ishte intervista e fundit ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga i cili  kam regjistruar edhe deklaratën e fundit  para përfundimit të vitit 2005.
Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

Ibrahim Rugova u lind në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, ndërsa u shua në 21 Janar 2006.

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar në 21 Janar 2006, në mesditë.
“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.
Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

Para 18 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.
Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA.
Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE.
Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE.
Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006).
DR. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

KOMEMORACION NË RILINDJE – NDERIMET MË TË LARTA PËR PRESIDENTIN E PAVARËSISË, DR. IBRAHIM RUGOVA
Prishtinë, 24 janar 2006 /TN /QIK – Ndërmarrja Rilindja në një mbledhje komemorative ka shprehur sot nderimet më të larta për Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Presidenti historik i Pavarësisë së Kosovës me penën, fjalën e veprën e tij madhore gjithmonë ishte dhe do të jetë në Rilindje, tha krytetari i Këshillit Drejtues e Kryeredaktori Behlul Jashari, duke përkujtuar se kishte nderin që Dr. Rugovës t’i dhuronte Pllakatin e Jubilet të 60 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës, të shkruar me ar e argjend. Drejtori i Shtypshkronjës Vesel Makolli në fjalën e tij tha se Rilindja, shtypshkronja e saj, ishte botuesi më i madh i librave – veprës së madhe letrare të Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës.
Të pranishmit e shumtë në koomemoracion i shprehën ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes Rugova.

DISA NGA RAPORTIMET E MIA PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË PARA 18 VITEVE, JANAR 2006:

PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.
“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.
Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./

KOSOVË, 15 DITË ZI KOMBËTARE PËR PRESIDENTIN RUGOVA
PRISHTINË, 22 janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova ka shpallur 15 ditë zi kombëtare në Kosovë, duke filluar nga dita e hënë, 23 janar 2006, për nder të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë të shtunën, më 21 janar 2006.
Për katër ditë, prej të hënës deri të enjten, në datat 23-26 janar 2006, institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë nuk do të zhvillojnë mësim.
Dita e varrimit të Presidentit Rugova, e enjte, më 26 janar 2006, do të jetë ditë kur nuk do të punohet në asnjë institucion.
Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova njofton se homazhet publike fillojnë nesër, ditë e hënë, më 23 janar 2006, duke filluar nga ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës.
Qytetarët do të mund të bëjnë homazhe deri në ora 18:00.
Në dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, orari për homazhe publike do të jetë prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Homazhet bëhen edhe paraditën e së enjtes, deri para nisjes së funeralit për në ceremoninë qendrore dhe varrimin, që do të bëhet në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës do të mund të shkruhen në Librat e Zisë për Presidentin e Kosovës,  Ibrahim Rugova.
Librat do të vendosen në të gjitha komunat e Kosovës, në Bibilotekën Kombëtare dhe Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Ndërkaq, Libri i Zisë për Trupin Diplomatik do të vendoset në Kuvendin e Kosovës./ a.jor.

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË
PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/

GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës-

PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George W. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”.
AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova.
Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
/pas/

KOSOVE, RRADHË TË GJATA QYTETARËSH PRESIN TË BËJNË HOMAZHE PRANË TRUPIT TË PAJETË TË  PRESIDENTIT RUGOVA

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Shumë qytetarë kosovarë janë mbledhur sot (e Hënë) para Kuvendit të Kosovës, në pritje për t’i bërë homazhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Shumë prej tyre kanë ardhur nga e gjithë Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare dhe kanë mbushur sheshin Skënderbej dhe rrugën “Nënë Tereza” në Prishtinë.  Qindra qytetarë presin të nënshkruajnë Librat e Zisë, që janë vendosur në Bibliotekën Kombëtare e Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

undefined
Kosova mban zi sot për Presidentin e saj, Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën, në moshën 61 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
/s.s./lira/  

Video | Facebook

Stërgjyshja ime, thoshte: “… dy herë e përjetova diktaturën, një herë në formën e saj të egër, herën tjetër në formën më manipuluese!”

Ervina Toptani, shkrimtare
___
Pjesa e katërt
___
* “Mafia në familjen time”
___
Djalli rikthehet në familje …
Babai im e ka provuar në kurriz çdo të thotë të jesh pasardhës dhe trashëgimtar i disa prej familjeve të mëdha të Shqipërisë, e ka ndjerë në të dyja epokat, atë komuniste dhe atë post komuniste. Nuk e di kur ka qenë më keq për të e më pas si rrjedhojë për ne, në të parën apo në të dytën. Jo të pakta kanë qenë vuajtjet që familja jonë përjetoi edhe në periudhën e tranzicionit demokratik. Stërgjyshja ime jetoi gjatë dhe siç thoshte ajo: – “pata fatin e keq të përjetoj dy herë diktaturën, një herë në formën e saj më të egër e herën tjetër në formën e saj më manipuluese”.
Stërgjyshja ime, që në vitet e para të ardhjes së demokracisë kërkoi që të bijat të nisnin proçedurat ligjore për rikthimin e pronave të prindërve të saj, të sekuestruara nga shteti diktatorial. Këtë betejë të gjatë e të dhimbshme nëpër zyrat e shtetit, gjykata, hipoteka, zyra noteriale, zyra të regjistrimi të pasurive, etj., ia ngarkoi dhe besoi gjyshes time e cila u vu në dispozicion të plotë për të ndihmuar familjen, edhe njëherë siç nuk kishte reshtur kurrë së bëri qysh prej fëmijërisë.
Gjyshja ime, nuk ishte mësuar të kërkonte ndere e të trokiste nëpër dyer kur kishte nevojë pse e dinte që askush nuk do e ndihmonte. Për dekada me rradhë ajo kishte qenë armikja e popullit që jetonte e internuar në një barakë, depo orizi pa dritare ndërsa diktatori që jetonte në shtëpinë e saj ishte i ndershmi, i devotshmi, Zoti i shqiptarëve mbi tokë!
Në Shqipëri, kur halli të detyron të trokasësh dyerve të zyrave të shtetit e të gjykatave duhet ta kesh kuletën plot. Ime gjyshe nuk kishte asnjë mundësi të jepte para nën dorë apo të bënte premtime për rryshfete të majme në këmbim të marrjes së dosjes së plotë të dokumenteve. Nëpër rradhat e gjata ku qëndronte me ditë dëgjonte gjithçfarë historish, e keqja më e vogël ishin ata që kërkonin rryshfet. Ata që e kthenin vështirësinë në betejë të vërtetë ishin ca të tjerë që kishin udhëzime politike të qarta që disa familjeve apo personave në veçanti t’u krijonin vështirësi artificiale, vetëm e vetëm që atyre të mos u kthehej kurrë prona e trashëguar sepse dikush tjetër “lart” në pushtet i kishte vënë syrin. Por nuk mungonin edhe njerëzit e mirë, dashamirës, jo vetëm për shkak njohjeje personale apo familjare, por edhe njerëz që i vuanin të njëjtat probleme në familjet e tyre dhe ndaj kur iu jepej mundësia jepnin ndihmë të rëndësishme në momente të caktuara. Kështu në këtë vorbull endjeje nga një zyrë në tjetrën, për vite e vite me rradhë, me mbështetetjen e babait tim, me lodhje e gjendje nervore të rënduar gjyshja ime i ndoqi të gjitha problemet e pronave të familjes, deri sa shëndeti ia lejoi këtë gjë, duke arritur të kthejë disa nga pronat e rëndësishme që familjes i përkisnin, nga babai e nëna.
Sapo mbaronte një punë, sapo kryente një proçedurë apo mbyllte një tjetër, gjyshja ime rendte e lumtur në telefon për të lajmëruar motrat dhe nënën e saj për suksesin e rradhës. Lumturohej pamasë kur jepte lajme të gëzuara e sidomos nënës së saj që dëshironte kaq shumë ta shihte të buzëqeshur.
Motra e vogël e gjyshes time, ishte divorcuar nga bashkëshorti e kishte dy fëmijë adoleshentë. Motra e madhe jetonte me mamanë e saj (stërgjyshen time) në të njëjtën shtëpi me motrën e vogël dhe fëmijët e saj. Të gjithë së bashku jetonin prej vitesh në Itali dhe vetëm gjyshja me babain tim ishin në Shqipëri e luftonin për të drejtën e rikthimit të pronave të familjes. Kjo proçedurë e zgjatur nëpër institucione që dukej se nuk mbaronin kurrë vazhdoi derisa gjyshja ime u sëmur rëndë dhe nuk ishte më në gjendje të ndiqte kalvarin e mundimshëm të rikthimit të pronave të familjes. Me sëmundjen e saj, të gjithë dokumentet dhe vendimet për rikthimin e pronave gjyshja ime ia dorëzoi mamasë dhe motrës së vogël. Tashmë duhej të përballej me sëmundjen e tumorit e të luftonte për jetën e saj. E ngushëlluar shpirtërisht se kishte dhënë maksimumin në mbështetje të familjes, dëshironte që motrat të vazhdonin betejën që ajo kishte nisur e çuar deri në një shkallë të konsiderueshme. Nuk mund të mendonte kurrë se po afrohej furtuna, qielli ishte tepër i pastër për ta kuptuar….
Adir D., ishte larguar prej vitesh nga Shqipëria, qysh në vitin 1997. Përpara se të largohej ishte kujdesur që të “pajisej” me diplomën e shkollës së mesme të cilën nuk e kreu kurrë. Në vitet e para të tranzicionit demokratik ishte shumë e thjeshtë të falsifikoheshin diplomat e shkollave ndaj dhe ai falsifikoi diplomën e motrës së tij duke vënë emrin e tij mbi të e duke vulosur me një monedhë 50-lekëshe të kohës në vend të vulës. Tingëllon absurde për ditët e sotme, por Adiri u pajis me diplomë. Në vijim mori edhe një diplomë juristi, sigurisht të falsifikuar.
Ishte martuar e ishte baba i një vajze. Kishte rreth 25 vite që askush nuk e kishte parë as rastësisht që prej kohës së diktaturës e ai vetë as nuk kishte marrë mundimin të krijonte një lidhje me nënën apo motrën e tij. Por tashmë kohët kishin ndryshuar. Edhe Adiri si njohës i mirë i paligjshmërisë e kishte kuptuar se tashmë era frynte nga … pronat e familjes, duhej të rikthehej në familje e të jepte kontributin e tij për çeshtjen e pronave të përbashkëta. Ai kish vendosur të kthehej prapa në hapat e tij të dikurshëm, të kërkonte të falur për të kaluarën e mundësisht të pranohej përsëri nga të gjithë njerëzit e tij nga nëna. Shumica prej familjarëve jetonin jashtë Shqipërisë, ndoshta do i kishin harruar pas kaq kohësh bëmat e tij të dikurshme e disa mund të kishin dhe mall për të. Ata nuk jetonin më në varfërinë ekstreme të Shqipërisë së diktaturës dhe kthimi i pak pronave si fillim (të mundësuara nga gjyshja dhe babai im) iu kishte dhënë dorë të përmirësonin kushtet e jetës së përditshme. Adiri tashmë mendonte se ato çfarë kishin ndodhur më parë, ndërmjet tij e familjes, kur ai ishte kthyer në “njeriun e ri” të partisë, nuk ishin të gjitha fajet e tij. Faji kryesor ishte pikërisht i familjarëve që nuk e kishin mbështetur Adirin në jetën që ai dikur kishte zgjedhur sipas mënyrës që partia i kishte mësuar. Po sikur ata të mos ndjeheshin fajtorë? Duhej gjendur mënyra e duhur për t’u shfajësuar, si të justifikonte veprimet e tij të dikurshme, fyerjet, rrahjet e spiunimet, që ai iu kishte bërë të gjithëve duke nisur nga nëna dhe motra e tij, gjyshëve, tezes të tij e më pas edhe të tjerëve pas tyre. Duhej me doemos t’i bindte të gjithë se faji kish qenë i sistemit diktatorial që i detyronte njerëz si ai, të varfër, tepër të rinj në moshë, apo me ndonjë problem tjetër, të bashkoheshin me organet e dhunës së partisë-shtet kundër njerëzve të tjerë që ndonëse trajtoheshin si skllevër, përsëri nuk ishin “dorëzuar” përpara diktaturës e nuk ishin shndërruar në “njeriun e ri”.
Adirit i duhej doemos një plan i mirëmenduar, ishin shumë parà në lojë që do të vinin prej përfitimit apo shitjes së pronave të familjes e ai nuk mund të ishte kurrsesi indiferent.
Fillimisht mendoi të ritakonte miqtë e vjetër të bandës së tij, të cilët si ushtarë të bindur që i kishin shërbyer sistemit të kaluar, edhe tani vazhdonin të shërbenin në zyrat e shtetit të ri e kishin lidhje të ngushta politike me pushtetin aktual. Pasi mori prej tyre këshillat e vlefshme, premtimin se ata do e ndihmonin në lojën e tij, nisi të hartojë në mend skemën që duhej përdorur dhe nxitoi të kthehet në gjirin e familjes “së dashur”, për t’u bërë djali i shtëpisë siç ata kishin dëshiruar gjithnjë që ai të ishte. Adiri do të bëhej “shpëtimtari” i pasurisë që u takonte të gjithëve.
Një pasdite të qetë pranvere, Adiri shfaqet në derën e shtëpisë së gjyshes së tij, në Itali, pas një çerek shekulli largimi nga familja. Në derë iu shfaq e ëma e cila gati e kishte harruar fytyrën e të birit. Tronditja e saj ishte aq e madhe sa i bie të fikët e shembet përtokë. Të gjithë në shtëpi shtangën, menjëherë u lajmërua ambulanca dhe e dërguan në spital në gjendje të rëndë. Pas disa orësh ajo ndërroi jetë, nga goditja kardiake në zemër. Kishte vuajtur tepër për të qenë e aftë të duronte ende…
Adiri nuk e kishte menduar kështu rikthimin në familje, por ndoshta kështu ishte edhe më mirë për të. I gjendur në kushte të tilla duhet të mallëngjente gjyshen e të qante nënën e tij për të cilën kishte aq “shumë mall”… E puthi gjyshen, e përqafoi fort, iu lut ta falte në emër të nënës së tij e cila sigurisht që do e kishte falur nëse zemra nuk do i ndalte kur e pa në pragun e derës pas 25 vitesh. I tregoi gjyshes me zemër në dorë se sa shumë ishte penduar për kohët e shkuara, sa herë kishte dashur ta kthente kohën prapa e të bëhej djali i shtëpisë që të gjithë dëshironin. Por fajin e kishte pasur partia dhe sistemi që e kishin gënjyer, fajin e kishte pasur babai i tij që e kishte detyruar të bënte çfarë i thoshte ai, fajin e kishin pasur dhe shokët që ishin pjesë e sistemit, fajin e kishte pasur edhe shkolla e cila nuk e kishte drejtuar në rrugën e duhur, faj kishte edhe tezja e tij (gjyshja ime) e cila nuk ishte treguar e duruar sa duhej me gabimet e tij rinore të asaj kohe, të përpiqej ta kuptonte e t’i jepte kohë. Por faj kishte pasur dhe motra e tij që u martua herët dhe ai nuk kishte pasur më mundësi të fliste gjatë me të, ndërsa nëna e dashur që e donte aq shumë të birin kish bërë vetëm pak gabim që u nda nga i shoqi dhe nuk pranoi ndryshimin që djali i saj i dashur kishte bërë në shërbim të partisë. Të gjithë kishin pasur faj, përveç Adirit!
Gjyshja, një grua tepër e fortë, e cila kish përballuar furtunën e diktaturës për gati 50 vjet, në moshën rreth të 80-ve, nuk ishte më ajo e para. Vështirësitë fizike të moshës, e kishin bërë disi të varur nga të tjerët dhe ajo kishte vazhdimisht nevojë për shërbimin e njerëzve pranë saj. E shkreta gjyshe, gjatë gjithë jetës momentet e saj më të bukura kishin qenë kur i kishte nipërit së bashku në kasollen e saj të varfër por plot jetë, rreth tryezës që përpiqej tua shtronte me ato pak gjëra që ndodheshin por me dashurinë më të madhe që një gjyshe, një nënë mund të falë. Kishte plot çerek shekulli që nuk e kishte më këtë gëzim, tryezën e kishte më të bollshme se dikur por hareja e gëzimi rreth saj nuk ishin më si atëherë.
Emocioni i gjyshes ishte i pamasë, si nga vdekja e bijës së madhe ashtu edhe nga kthimi i nipit të saj që e bëri gjyshe për herë të parë. I ulur në gjunjë, pas kaq shumë vitesh, Adiri, me sytë e përlotur i tregoi gjyshes se ai ishte penduar, kishte kuptuar gabimet e tij të rinisë dhe tanimë, baba edhe ai, kishte dëshirë të kthehej në familjen e tij, tek gjyshja që e kish dashur aq shumë dhe e kish rritur në vegjëli. I preku zemrën, i puthi duart që e kishin përkëdhelur kaq e kaq herë, vuri kokën në prehërin e saj dhe u betua që nuk do ta zhgënjente më. Gjyshja e fali, sigurisht gjithkush në kushtet në të cilat ajo ndodhej në ato momente do ta kishte falur Adirin, nëse nuk do ta kishte njohur si ai ishte në të vërtetë.
Gjyshes time në Shqipëri që po përballej dhunshëm me sëmundjen e tumorit, ia komunikuan vdekjen e së motrës me një telefonatë të shpejtë. Meqë gjithçka kishte ndodhur në pak orë nuk kishin pasur mundësi të mendonin për lajmërime. Adiri ishte rikthyer në familje, kishte ardhur t’i bënte nderet e fundit nënës së tij dhe kjo gjë i kishte mbushur me shpresë motrën e vogël dhe mamanë e tyre. Gjyshja ime mbeti pa fjalë, nuk dinte në duhet të qante për humbjen e motrës së saj krejt papritur, nëse duhet të trembej për ardhjen e beftë të Adirit apo nëse duhet të shqetësohej së tepërmi që motra e vogël dhe nëna e saj ishin krejt të vetme në duart e Adirit. Niset menjëherë për në Itali dhe kur mbërrin atje gjen nënën në lot, mbështetur në krahët e Adirit që i fërkonte ballin dhe i ledhatonte flokët e bardhë. Tezja e vogël qëndronte përkrah Adirit me krenarinë e një gruaje që sapo ka fituar atë që i mungonte më shumë.
Kishte kaluar vetëm një kohë e shkurtër, disa muaj nga hera e fundit kur kishte qenë në shtëpinë e nënës së saj, ku e priti motra e madhe me dashuri, nëna që rrinte në ballkon mes saksive me lule e fëmijët e motrës së vogël që i hidheshin në qafë sapo e shihnin. Edhe pse motrën e vogël e takonte rrallë se ajo nuk preferonte të rrinte në shtëpi, atmosfera kishte qenë gjithnjë ajo e shtëpisë së zemrës, e njerëzve të dashur. Sot papritur gjithçka kishte ndryshuar, kishte ardhur Adiri dhe shtëpia ishte bërë me “djalë”. Gjyshja dëshiroi ta përqafojë nënën e saj, ta ngushëllojë, të qajë me të për humbjen e njeriut të dashur por Adiri dhe tezja e vogël nuk e lejuan sepse kështu mund t’i bënte dëm nënës dhe t’i përkeqësonte situatën. I thanë të ulet në cepin e dhomës, në një karrige që ishte bosh dhe i ofruan një kafe. Duke qenë se kishte ardhur Adiri dhe nuk kishte më vend në shtëpi për një person tjetër e këshilluan të gjente një dhomë hoteli. Për nënën nuk duhej të shqetësohej sepse do të mendonin ata të dy për të. I shpjeguan se meqë ajo ishte lodhur shumë këto vite prej proceseve të gjata me pronat dhe përballjen me sëmundjen e rëndë tani ishte koha që ajo të bënte pushimin e merituar e të kujdesej vetëm për shëndetin e saj. Adiri do të merrej me të gjitha punët e tjera në emër të familjes. Mamaja e saj e përlotur, mbështetur në supin e Adirit i tha të bijës se si Adiri si motra e vogël kujdesen që ajo të mos pësonte të njëjtin fat si motra e saj e madhe. Këtë gjë e bënin nga dashuria që kishin për të dhe për vetë nënën. Ata të dy (Adiri dhe motra e vogël) do të zgjidhnin gjithçka e të gjithë do të jetonin të lumtur pas kësaj.
Bota u shkërrmoq nën këmbët e gjyshes time në më pak se një orë. Papritur nuk kishte më të drejtë të përqafonte nënën e saj, të fliste siç dëshironte me të, t’i tregonte dhimbjen që ndjente për humbjen e së motrës të cilën vetëm ajo ndër të gjithë të tjerët e pati më shumë sesa motër. Ishte kujdesur për të e vajzën e saj për vite me rradhë, kur Adiri dhe babai i tij i dhunuan dhe i përzunë nga shtëpia. Çfarë kishte ndodhur kështu krejt pa pritur? Përse nuk kuptonte më asgjë? Si mund ta takonte të ëmën me lejen e Adirit e motrës së vogël të cilët për ironi të fatit i kishte rritur vetë në vegjëli? Përse po e trajtonin si të huaj, si dikë që sapo e kishin njohur? “O Zot, më ruajë mendjen” – vetëm këtë mund të luste gjithë kohën…
Pak ditë pas ceremonisë mortore, gjyshja i mblodhi të gjithë në shtëpinë e saj për të kërkuar mbështetje për Adirin, jo vetëm vajzave e nipit të saj (babait tim), por edhe mbesave të saj italiane (vajzave të motrës së saj të cilat kishin lindur e jetuar gjithnjë në Itali sepse prindërit e tyre ishin larguar nga Shqipëria para instalimit të diktaturës komuniste) apo disa miqve të tjerë që e njihnin mirë historinë e familjes sonë, duke iu kërkuar të gjithëve falje për djalin e bijës së madhe, i cili vërtet kishte bërë shumë gabime, por se kish qenë i shtrënguar nga sistemi i keq komunist dhe jeta e vështirë me të atin. E kush mund të guxonte t’i thoshte jo gjyshes së përmalluar…
Tezja e vogël, e cila deri në atë kohë kishte qëndruar gjithnjë në heshtje, ishte e besdisur që motra e saj e madhe ndërroi jetë kaq papritur. E ëma kishte qenë më së shumti përgjegjësi e motrës së madhe, ajo kujdesej për të gjithë kohën e përpos kësaj mbante shtëpinë në këmbë. Tani që motra e madhe nuk jetonte më e gjithë kjo barrë do të ishte përgjegjësi e motrës së vogël e cila nuk dëshironte në asnjë mënyrë të bëhej dadoja e së ëmës. Ndonjëherë kishte menduar që nënën e saj t’ia dërgonte pako postale motrës tjetër (gjyshes time) në Shqipëri, por ende nuk ia kishte kërkuar një gjë të tillë me frikën se mos e ëma duke u larguar merrte me vete dhe paratë e saj.
Motra e vogël e gjyshës time ishte një personazh në këtë familje të cilën sikundër u kuptua më vonë, askush nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ajo ishte bija e fundit, e lindur pas daljes së gjyshit nga burgu dhe kishte qenë gëzimi i pleqërisë së prindëve të saj. Ajo ishte rritur nën kujdesin e të gjithëve në familje, ishte fëmija më i përkëdhelur dhe sipas kushteve të kohës në atë familje pothuaj kish pasur gjithçka që nuk mundën ta kenë motrat e saj. Për të ishin kujdesur motrat e mëdha e sidomos babai i saj (stërgjyshi im), i cili kur u kthye në shtëpi pas viteve të gjata të burgut, e kishte gëzimin e tij të jetës, luante me të, e përkëdhelte pareshtur, i mësonte e tregonte gjithë ato gjëra të cilat nuk kish mundur t’ua rrëfente dy vajzave më të mëdha.
Kur erdhi demokracia, motra e vogël u martua e menjëherë me mbështetjen e kushërinjve italianë ajo u largua drejt Italisë (viti 1991), ku përfitoi të kishte kushte relativisht më të mira se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, falë mbështetjes dhe miqësive të reja që gëzoi në qytetin e ri ku jetonte. Qëndronte gjithnjë e heshtur për të lënë përshtypjen se ishte grua e mençur që fliste rrallë. Ishte shumë e mirëinformuar për jetën italiane sipas mënyrës së saj të botëkuptimit, ndiqte më vërejtje maksimale të gjitha telenovelat e mundshme dhe emisionet televizive ku tregoheshin publikisht intrigat e tradhëtitë. Lexonte rregullisht revistat e modës, sidomos ato ky përfliteshin personazhet Vip të spektaklit, në nxitim për të sfiduar kohën e për t’u bërë “qytetare italiane”. I vetmi njeri që e njihte atë në të vërtetë ishte ish-bashkëshorti i saj, i cili e deklaroi dhe në gjyqin e divorcit të tyre se nuk mund të qëndronte më me një grua e cila të vetmen ndjenjë lumturie kishte kur shihte të tjerët të vuanin, mundësisht në dëshpërim të thellë.
Tanimë motra e vogël e kishte kuptuar se i mungonte vetëm një “përbërës” për të qenë europiane e vërtetë dhe e respektuar nga të gjithë, pasuria. Kishte kohë që kishte kuptuar nga dokumentet e pronave që i shkonin sistematikisht prej gjyshes time, se të ndiqje proceset e pronave në Shqipëri ishte shumë e vështirë dhe me shumë shpenzime ndaj kishte preferuar që këtë pjesë ta bënte dikush tjetër deri në momentin që do të vinte koha për të vjelë frutet e punës. Pasi gjyshja ime u sëmur e nuk mund të ishte më violinë e parë në gjithë këtë proces të vështirë, motra e vogël vendosi të merrte rolin kryesor, atë që i takonte sipas saj. Duke qenë se jetonte me nënën e saj, ishte vajza e përkëdhelur e të gjithëve dhe sigurisht do të ishte dhe trashëgimtarja kryesore apo e vetme e pasurisë së familjes, të paktën kështu i pëlqente asaj të mendonte. Ajo kishte qëndruar pothuajse gjithnjë në heshtje, pa kërkesa e pa pretendime që askush të mos kuptonte qëllimin e vërtetë të të ndenjurit të saj në hije. Ajo nuk kishte miq, nuk fliste me askënd e aq më tepër të tregonte atë çka kishte në mendje. Por, për të arritur “atje lart” ku dëshironte i duhej bashkëpunim, kërkonte një aleat në punën e re që kishte parashikuar për të qenë ajo e vetmja trashëgimtare kryesore e pasurisë së familjes. I duhej një bashkëpunëtor i devotshëm ndaj saj, mundësisht një person që të tjerët të mos ta donin dhe vetëm ajo të ishte pika e referimit për të. Ajo çka askush nuk e dyshonte ishte se motra e vogël e kishte gjetur bashkëpunëtorin perfekt, Adirin. Rreth një vit më parë, sipas planeve që kishte thurur, në fshehtësi të plotë e pa dijeninë e askujt, tezja e vogël i kishte telefonuar nipit të saj të dashur e ishin takuar më pas për të bërë realitet atë çka ajo aspironte prej kohësh. Të dy së bashku e secili sipas planeve të tij e kishin menduar ribashkimin e tyre familjar, por të tjerët nuk duhet të dyshonin e as të kuptonin. Ajo çka të tjerëve iu servir si një surprizë e pendimit të Adirit e rikthimit të tij në familje prej mallit e dëshirës për të kërkuar ndjesë, ishte në fakt një plan i llogaritur e mirëmenduar deri në detaje.
Vijon …

Sistemi shëndetësor publik – drejt kripto-privatizmit korruptiv

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Nuk është ndonjë lajm i ri kur flet për systemin shëndetësor publik të kredhur në peshën e rëndë të disa PPP-ve të paneovjshme të projektuara nga militantë dhe gjobvënës, shumica e tyre drejtues që nuk e njohin sistemin shëndetësor por janë vendosur në drejtim të tij për hir të lidhjeve partiake apo si ekspertë sekserësh, duke i marrë frymën dy parimeve kryesore të një sistemi public shëndetësor- Kujdesin shëndetësor cilësor ndaj pacientëve dhe parandalimin e sëmundjeve.

Kjo që po ndodh në Shqipëri, është për të ardhur keq sepse egzistojnë mundësitë për të rikthyer një sistem shëndetësor publik aktiv dhe specifik ndaj Kujdesit Shëndetësor, Një nga gafat e kryesore të këtij sistemi janë siguracionet shëndetësore dhe mbulimi nëpërmjet siguracioneve shëndetësore të shërbimeve mjekësore publike si në sistemin parësor shëndetësor ashtu dhe në sistemin spitalor rajonal dhe terciar, apo për të reformuar institutin e Shëndetit Publik i cili në fakt duhet të jetë baza e parandalimit të sëmundjeve dhe profilaksisë në popullatën e Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht përmirësimeve të infrastrukturës në mjediset spitalore dhe ndryshimeve praktikisht aspak efektive në krijimin e drejtorive të ndryshme, pengesat dhe gabimet më të mëdha janë në manaxhimin dhe kontrollin e sistemit shëndetësor si atij parësor ashtu dhe atij Spitalor.

Pavarësisht krijimit të Qëndrave të domosdoshme si `Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të institucioneve Shëndetësore`, `Qendra Kombëtare e inxhinierisë Biomjeksore` apo `Qendra Kombëtare Kontrollit të Barnave`- rezultati i tyre është për të ardhur keq. Përse? sepse aty militonjnë njerëz jo profesionistë, të patrainuar, dhe që bejnë një punë ë e cila mund të quhet fiktive, rezultati në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në Sistemin parësor dhe spitale është = 0.

Më e habitshmja është puna e Urdhërit të Mjekut (për kujdesin ndaj pacientit) ku përvecse punës për të licensuar privatët nuk ka asnjë aktivitet tjetër ku detyrra kryesore e tyre është kontrolli i punës së mjekëve specialist në Q.SH., dhe Spitale. Në spitalet publike dhe kudo vlon mitmarrja, puna private brënda orarit, por Urdhëri i Mjeku nuk ka asnjë transparencë për punën e tij dhe rezultatet e tij. Fakti është që duhet të shohësh se punohet në spitalet publike dhe të vësh duart në kokë, qoftë për kujdesin shëndetësor qoftë për pritjet e gjata, shtrime të pajustifikuara nga rrethet ditët e fund javës, papastërtia në ëc, etj, etj.

Problemet nga të cilat kujdesi shëndetësor nuk është cilësor variojnë nga rritja e shpenzimeve nga xhepi i pacientëve për të blerë medikamente që nuk janë në Listën e Barnave, në vizitat tek mjeku privat i cili punon në shtet, në shtrimet në spitalet private për shkak se publiket kanë hoteleri skandaloze dhe kujdes mjekësor me pagesë nën dorë, e deri tek bërja e analizave tek privatët në një kohë kur PPP për bërjen e analizave harxhon me mijra euro, si dhe tek check up i cili bëhet në kurriz të mjekëve të familjes dhe të specialistëve të Poliklinikave dhe Qëndrave Shëndetësore, të cilët nuk paguhen shtesë për këtë shërbim, por paratë i merr një privat i cili shfrytëzon, godinën e shteti, mjekët e shtetit, infermjerët e shtetit, internetin e shtetit, aparaturat e shtetit, rregjsitrat mjekësorë, madje dhe disa analiza që janë në paketëën e shërbimeve të Q.Shëndetësore duke i quajtur si punë të PPP së Check-up deri në 70 vjeç (po ata mbi 70???), pa përmëndur PPP e veglave kirurgjikale PPP, e cila nuk duhej ngritur por u ngrit vetëm për qëllime korruptive. Kur bëhet një PPP në rradhë të parë shihet se në cilin sektor çalon puna, pra identifikohet problemi, shikohet se sa kushton dhe cfarë mund të bëjë më mirë PPP nga ajo që është. Pra duhet bërë `Fizibiliteti mjekësor`, e pastaj një Projekt përmirësimi. Këtë duhet ta bëjë Ministria e Shëndetësisë.

Praktikisht Ministria e Shëndetësia është Ministria e të pa-aftëve dhe e militantëve.

Problemi i fundit por jo më pak i rëndësishëm është ai që shkrova më sipër. Fondi i Sigurimeve Shënetësore nga tipi Semashko që përdorte në kohën e Diktaturës (ku çdo gjë ishte falas nga lindja e deri në vdekje por… me rroga të vogla), sot në demokraci, punon me tipin Bismark pra tipi i Solidaritetit ku të punësuarit derdhin të ardhura për pensionistët dhe për ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Sot ky tip Siguracionesh është difektoz për shkak se nuk është zbatuar si duhet dhe më e rënësishmja është se sigurimet shëndetësore që paguajnë taksapagonjësit zhduken në buxhetin e shtetit, dhe kur vjen koha e pensionit këto siguracione shëndetësore të paguara për vite të tëra nuk shërbejnë për asgjë në rastet kur individit i duhet të shtrohet në spital apo i duhet të marrë medikamente që nuk janë në listën e rimbursimit, apo kur i duhet të shërbehet në shtëpi për sëmundjen që ka. Pra vazhdon një gjëndje skandaloze në kujdesin shëndetësor publik. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Prandaj duhen të futen tipe të tjera për të mbuluar shërbimet shëndetësore me siguracione si sistemi Beveridge ku fokusi është në ofrimin e kujdesit shëndetësor si një e drejtë njerëzore për këdo me financim nëpërmjet taksave. Apo siguracione të besueshme suplementare.

Më e rëndësishmja është që pushtetarët të mos fusin duart në buxhetin shëndetësor i cili sot (2023) harxhon 5.3 % të GDP në raport me fqinjët; Maqedonia e Veriut në 2023 harxhon 8.81% të GDP së saj; Mali i Zi dhe Serbia harxhojnë respektivisht 8.5% të GDP së tyre, Kosova harxhon 4.5% të GDP. Ndërsa popullata shqiptare harxhon për shpenzime mjekësore 450 euro në vit për banor kurse shteti ndihmon qytetarët e tij me vetëm 150 euro në vit për banorë (edhe ato të mbledhura nga taksat). Jemi vëndi që harxhon nga xhepi më shumë lekë se çdo vënd i Europës për shërbime mjekësore. Kjo tregon edhe një herë se Sistemi shëndetësor public është përtokë dhe duhet rregulluar.

Kjo po shkakton edhe për shkak të një Ligji të gabuar për Autonominë e Spitaleve Publike kthimin e Spitaleve publike në Kripto-spitale private korruptive dhe me mitmarrje galopante në dëm të kujdesit ndaj popullit.

Çfarë duhet ndryshuar urgjentisht në Sistemin tonë Shëndetësor publik?

Së pari, duhet aktivizuar Karta e Shëndetit bazuar në grup sëmundjet kryesore që prekin popullatën shqiptare, në mënyrë që pacientët të marrin pa pagesë: medikamentet, shtrimet në spital, konsultat, egzaminimet përkatëse,

Së dyti, stafi i i Ministrisë së Shëndetësisë duhet të jetë professional e të zgjidhen me konkurs, dhe PPP mund të realizohen por vetëm me vendim të konsulencave profesionale.

Së treti, Ministri duhet ti ketë Këshilltarët profesionistë me eksperiencë prej mbi 20 vitesh punë sipas profilit, prandaj duhet një ligj i veccantë për këshilltarët e ministrive.

Së katërti, Spitalet Terciare duhet të drejtohen nga Bordi, mjekët e infermjerët të përzgjidhen me konkurse më të mirët e mundshëm, dhe çdo vit të merren në provime ashtu si në BE, për të mbajtur vëndin e punës+konferenca e artikuj,

Së pesti, rrogat duhet të jenë të larta dhe të plotësohen me bonuse ashtu si e ka BE për konsulta, shërbime urgjence, punë jashtë orarit, lëvizje jashtë rrethit, etj me një Vendim të veçantë për financat

Së gjashti, Fondi i Sigurimeve duhet të mbulojë analizat e kërkuara nga mjekët e Q.Sh. dhe të Spitaleve publike duke mbuluar me rimbursim edhe ndonjë klinikë diagnostike private dhe spital privat në mënyrë që tu shërbehet me cilësi më të mirë pacientit

Së shtati, duhen ndarë me vendim, mjekët dhe infermjerët që punojnë në privat me ata që punojnë në publik, si dhe mjekët dhe infermjerët që janë pedagogë në Universitetet duhet të kenë orare të reduktuara dhe pacientë më të pakët se ata që janë internistë,

Së teti, duhet rritja e kontrollit profesional në Spitalet dhe Q.SH., nga Udhrëri i Mjekut dhe infermjerit, dhe nga M.SH.,

Së nënti, duhet rritur % e harxhimeve të GDP për sektorin mjekësor deri në 8% të GDP, dhe rritja e pagesës së kontributit shëndetësor deri në 5%-6%, me kusht që kontributet të jenë të kthyeshme nëse nuk përdoren.

Në përfundim mund të ketë një përmirësim të ndjeshëm në kujdesin shëndetësor publik ndaj pacientëve, nëse vendoset meritokracia dhe zinxhiri profesional së bashku me profesionalizmin e personelit shëndetësor bazuar në kontrollin e rreptë profesional, si dhe zbatimi i reformës së mësipërme.

Prof. Dr. Pirro Prifti

priftipirro2017@gmail.com