Kreu Blog Faqe 892

Letër Naim Tërnavës, “efendiut” të Bashkësisë Islame të Kosovës

1
Në foto: Naim Tërnava, tek varri i Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtinës
Zekerija Idrizi, teolog, Shkup
___
* Letër e hapur Myftiut Naim Tërnava, të parit të Bashkësisë Islame të Kosovës. 
___
Për të pestën herë me radhë zgjedheni në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mufti Naim Tërnava. Kjo flet qartazi për një sundim monarkik dhe absolutist në organet dhe, veçantë, në kreun më të lartë të administratës fetare. Edhe monarkët më absolutë e më diktatorialë të botës do ua kishin zilinë.
Dorën në zemër, kam njohuri që ju gjatë zhvillimit të luftës shqiptaro-serbe në Kosovë keni dhënë kontribut të çmueshëm politiko-diplomatik dhe logjistik për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dhe ju këtë e bëtë bashkë me stafin tuaj operativ dhe me imamët në terren. Kjo është për t’u përshëndetur. Për këtë kontribut morët dhe mirënjohje atëbotë fill pas luftës nga Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
E kam në dijeni faktin që ju edhe statutarisht-kushtetutarisht dhe programatikisht mbështetni, favorizoni dhe propagoni praktikimin e një islami tradicional, që ndër shekuj e breza është ligjëruar dhe ushtruar në trojet tona. Do të thotë propagoni ligjërimin dhe praktikimin e shkollës juridike hanefite (mezëhebit hanefij) në truallin tonë. Dhe për këtë respekt dhe mirënjohje!
Por, çuditërisht, më habit neglizhenca, indiferentizmi dhe indolenca juaj karshi depërtimit dhe zhvillimit të hovshëm të rrymës radikale fundamentaliste, të ashtuquajturēs lëvizje vehabito-selefiste në Kosovë. Kjo lëvizje po ushtron lirshëm aktivitetet e saj, që bijnë ndeshë me kushtetutën tuaj dhe me islamin tradicional hanefit e maturidit në trojet tona. Dhjetëra imamë e hoxhallarë punojnë lirshëm, pa therrë në këmbë, në disa xhami e mejtepe (mësonjëtore fetare). Shtoni këtu edhe veprimtaritë e tyre të zhurmshme nëpër portale sociale e mediume gjithandej qyteteve të Kosovës.
Ata, jo vetëm që janë kundër islamit tonë tradicional, por edhe luftojnë radikalisht dhe brutalisht simbolet dhe personalitetet tona madhore kombëtare. Madje-madje edhe luftojnë edhe sekularitetin dhe laicitetin e shtetit tonë të pavarur e demokratik, duke synuar të instalojnë ligjin islamik-sheriatin në sistemin tonë kushtetues politiko-diplomatik.
Në shumë ligjërata publike ata përbaltin dhe përdhosin flamurin tonë kombëtar kuq e zi me shkabën dykrenore, himnin tonë dhe personalitetet tona historike si p.sh. Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Shën Nënën Terezë etj.
Pas pensionimit, i blejnë edhe mercedes…Kështu i nderon BIK-u antishqiptarët, sikurse Mazllam Mazllamin!
***
Dhe, për çudi, unë deri më sot nuk kam lexuar asgjëkundi asnjë reagim ose protestë tuajën karshi devijimeve të tilla! Askush nga stafi juaj nuk reagoi kur hoxhë Mazllam Mazllami i Prizrenit publikisht e trajtoi si leckë flamurin tonë kombëtar! Askush prej stafit tuaj nuk reagoi kur imami Irfan Saliu pohoi ditën e xhuma, në hutbe, se nuk ka pasur shqiptarë në Kosovë përpara vitit 1450 ?!!!! Njëkohësisht, ju nuk reaguat fare edhe kur hoxhë Shefqet Krasniqi e dërgoi në xhehennem Nënën Terezë!
Për më keq, madje, ju nuk keni reaguar fare edhe gjatë periudhës së zhvillimit të luftimeve në Siri e Irak. Afro njëmijë luftëtarë morën pjesë në cilësinë e muxhahedinëve atje dhe ju nuk reaguat fare në parandalimin e tyre !!! Tragjikisht, ata luftëtarë, shumë prej tyre, i morën me vete edhe gratë dhe fëmijët e tyre.
Mufti Tërnava, personalisht ju kam dëgjuar në një intervistë tuajën kur në pyetjen e gazetarit se “a ka vehabijë në Kosovë?”, ju u përgjigjët “nuk ka vehabizëm në Kosovë!” Më çuditët, sepse me këtë përgjigje ju e injoruat totalisht ekzistimin e rrymës vehabito-selefiste në Kosovë dhe kudo trojeve tona dhe te mërgata jonë në botë.
Terroristët e mëdhenj islamik nga e së ashtuquajtura “rinia muslimane e Kosovës”, Lavdërim Muhaxheri e Ridvan Aqifi, që paraprakisht u ngritën në kryengritje religjioze për xhaminë e “madhe” të Prishtinës, që në fund po e ndërtojnë Diyaneti i afërt me Qeverinë e Republikës së Turqisë, që i dhanë mbi 40 milionë euro nga xhepat e taksapaguesve turq për ndërtimin e kësaj megaxhamije.
*
Pikërisht kësokohe me qindra ligjërata i mbajtën nëpër disa xhami të Kosovës dhe nëpër portale e media elektronike rreth “peizazheve të tokave të bekuara nga Allahu në Siri e Sham”. Për më keq, edhe vetë djali juaj Harisi i parapriu propagandave të tilla!
I nderuar Mufti, ju dhe stafi juaj operativ bashk me këshilltarët tuaj dhe inteligjencën teologjike duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm, syçelë dhe vigjilentë në mbrojtjen e islamit tradicional te ne. Duhet t’i ruajmë fanatikisht vlerat tona historike fetare, sepse prindërit dhe gjyshërit tanë ishin besimtarë shumë konstruktivë dhe produktivë në familjet e tyre dhe në shoqëri dhe ishin mjaftë tolerantë dhe në harmoni të thellë me pjesëtarët e feve tjera. Myslimanë, katolikë, ortodoksë e protestantë përgjithnjë kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë akoma në një harmoni, dialog e koegzistencë të mirëfilltë ndër-religjioze. Edhe bota e qytetëruar na ka zili për këtë virtyt unik fetar dhe kombëtar.
Nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë prishjen dhe përdhosjen e këtyre vlerave dhe virtyteve tona të mrekullueshme!
Tani më kujtohet që ju keni reaguar vetëm njëherë ndaj imamit prizrenas Irfan Saliu, ,kur ai në një ligjëratë të xhumanë nënçmoi publikisht femrat shqiptare. Edhe atë ju reaguat pas reagimit të ashpër të disa intelektualeve dhe deputeteve të Kuvendit të Kosovës. Rrjedhimisht ju e suspenduat nga puna imamin Saliu vetëm përkohësisht.
Ju nuk keni reaguar edhe ndaj shumë ligjëratave publike në portale e media kur disa hoxhallarë ligjërojnë tema absurde e paradoksale, ta zëmë, të llojit: “Shurra e deves është ilaq për njeriun”, “Orgjitë e pakufizuara seksuale në xhennet”, “Lejimi i martesave me kusherirat: vajzat e xhaxhallarëve, të dajëve, të tezeve e të hallave” etj.
Duhet të kemi parasysh faktin që pikërisht këto lloj predikimesh e ligjërimesh po rebelojnë masën tonë myslimane dhe, për pasojë, shtohet numri i agnostikëve dhe ateistëve në radhët tona. Pikërisht për arsyet që përmenda më sipër lindën edhe lëvizjet e fundit: “Lëvizja e Deçanit për braktisjen e Islamit politik” dhe “Lëvizja Feja e shqiptarit shqiptaria”. Këto lëvizje, janë protestë, pezm, mëllef dhe rebelim kundrejt fundamentalizmit e radikalizmit islamik në trojet tona.
Ne është dashur detyrimisht të intervenojmë në kohë dhe urgjentisht ndaj këtyre fenomeneve. Por, mjerisht, tashmë është vonë. Rebelimi i atdhetarëve shqiptarë tejkaloi çdo kufij dhe arriti kulmin eruptiv, shpërthyes.
Shih ironinë, deri më tani nuk keni ndërmarrë asnjë masë ndëshkimore a disiplinore ndaj ndonjë imami apo hoxhe në rastet kur këta thyejnë normat dhe ligjet e Bashkësisë Islame si dhe, veçanërisht, kur i fyejnë dhe përbaltin simbolet dhe personalitetet tona markante kombëtare!
Në këtë skenar makabral anti-shqiptarë përveç vehabito-selefistëve prinë edhe lëvizja neo-otomaniste, respektivisht ajo erdoganiste, e cila është po aq e rrezikshme për kombin dhe atdheun tonë, meqë synon rikthimin e sulltanatit ose të Perandorisë Osmane në Gadishullin Ilirik.
Në veçanti, ju dhe Bashkësitë Islame të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë imamë dërgoni në xhamitë dhe qendrat kulturore fetare të diasporës sonë. Meqë rryma vehabito-selefiste është mjaftë aktive edhe në diasporë. Dorën në zemër, shumica e imamëve nē xhamitë e diaporës janë mjaftë konstruktivë, produktivë dhe patriotë të mirëfilltë, të cilët po ruajnë unitetin midis shqiptarëve dhe po i edukojnë mirë fetarisht dhe kombëtarisht. Pjesa dërrmuese e tyre veprojnë në përputhje me ligjet e vendeve përkatëse dhe nuk përmbysin bukën e shteteve evropiane e perëndimore. Kësisoji ata i edukojnë edhe xhematet/besimtarët e tyre.
Përjashto këtu shumë shqipfolës vehabito-selefistë të cilët nga njëra anë e hajnë bukën e Perëndimit dhe nga ana tjetër i shajnë dhe i fyejnë ligjet, kulturat dhe qytetërimet e tyre. Kjo është jokorrekte dhe e patolerueshme. Mjerisht mijëra individë evropianë dhe shqipfolës morēn pjesë si myxhahedinë në luftën e Sirisë. Mandej, paradoksalisht, shumë prej tyre edhe kërkojnë publikisht instalimin e sheriatit në disa qytete të Evropës dhe të Perëndimit në përgjithësi!
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Rexhep Taip Erdoganit… Duhet të jesh shumë i afërt me dikë që të marrësh pjesë në ceremoni të tilla private. Apo duhet ti kesh premtuar shumë Erdoganit për përhapjen dhe zgjerimin e ideve të tij neoosmaniste në pjesët e Gadishullit Ilirik. 
*
Si mund të tolerohen gjestet e këtilla radikale kur ne si shqiptarë të besimit islam dhe myslimanët mërgimtarë të të gjitha kombeve gëzojmë të gjitha të drejtat qytetare demokratike! Në pothuaj gjitha qytetet e Evropës, Amerikës, Kanadas e Australisë dominojnë qindra xhami monumentale, aty-këtu edhe xhami me minare. Në shumë metropole këtu ekzistojnë edhe dhjetëra fakultete teologjike të shkencave dhe filozofisë islame. Funksionojnë edhe qindra e mijëra shitore, vetëshërbime dhe gjelltore e restorante me ushqime hallall, sipas standardeve të kuzhinës islame.
Edhe një tjetër vërejtje e kam ndaj juve: është i çuditshëm fakti që në organet e Bashkësisë Islame dhe nëpër disa xhami të Kosovës keni punësuar funksionarë dhe imamë me prirje dhe bindje radikale vehabito-selefiste. Kjo është e patolerueshme, sepse kanos islamin tradicional dhe rrezikon kauzën tonë kombëtare. Ju kujtohet rasti para disa vitesh me Bashkësinë Islame të Maqedonisë kur kreu i saj lidhi marrëveshje bashkëpunimi me hoxhallarët vehabito-selefistë dhe, si rezultat, pjesën dërrmuese të tyre i punësoi nëpër xhami dhe në radhët e administratës fetare. Ky veprim ishte fatal për fatin e myslimanëve në Shkup dhe në Maqedoni në përgjithësi. Kësisoji ata fituan terren të lirë për të ushtruar veprimtaritë e tyre radikale e fundamentaliste. Rrjedhimisht, numri i myslimanëve radikalë sa vie e shtohet në këtë shtet.
Për fund, uroj nga zemra që ju, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, të tregoheni syçelë, të vëmendshëm dhe vigjilentë ndaj situatave kritike në të cilat gjendemi dhe të reagoni me kohë ndaj devijimeve, predikimeve radikale e fanatike dhe ndaj islamit politik e fundamentalist, veçanërisht ndaj rrymës vehabito-selefiste, e cila është në kundërshtim të thellë me islamin tonë tradicional dhe me kulturën dhe qytetërimin tonë arbëror shqiptar, duke çuar kështu ujë në mulli të armiqve tanë dhe të pansllavizmit!
Përndryshe, nëse ju nuk veproni, shumë shpejtë do të vehet në shërbim atdhetar Lëvizja Gjithëkombëtare Shqiptare në trojet tona iliro-dardano-arbërore dhe do t’u japë grusht të fortë forcave të errëta radikale mesjetare … Ky, njëherësh, është detyrim madhor kombëtar i Lëvizjes sonë Pan-Shqiptare.
Me respekt idealisht dhe vëllezërisht:
Me respekt idealisht dhe vëllezërisht:
Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Zekerija Idrizi                                                               Naim Tërnava

Teologu e shkrimtari Zekerija Idrizi: Nuk ndalen krrokamat e piskamat e islamikëve ndaj meje e Tim Shkupit, por ne do ta mposhtim antishqiptarizmin…!

1
Zekerija Idrizi, teolog, Shkup
___
Krrokamat dhe piskamat e fundamentalistëve nuk ndalen së reaguari ndaj meje dhe Tim Shkupit …Ligjërimet dhe librat tona i kanë shpartalluar çerdhet e tyre radikale anti-shqiptare… Revolucion ky bashk me shumë veprimtarë e patriotë të tjerë shqiptarë që do t’i vë frerin argatisë së tyre prej djalli. Argati kjo që çon ujë në mulli të pansllavizmit. Këtë mulli ne dhe Lëvizja jonë Gjithëkombëtare Shqiptare do ta rrënojmë!
Falë Zotit, në këtë rrugëtim sa sublim aq edhe të shenjtë e kemi përkrahjen e shumicës arbërore, të cilët e kanë ADN-në shqiptare dhe GJAKUN Kastriotik …
Tim Shkupi dhe Zekerija Idrizi, në një restaurant të Shkupit

O ngâj Shaqë se gjâja janë hi në lâmë e pe hanë sânën 

0

Shaqë Tusha, që ka vdekur më 1964, në Turjake

Sinan Kastrati, Suedi

  • Pjesë nga libri në dorëshkrim për Turjakën e Zatriqit, mahi e mesele 

 Mulla Sherifi e bante pushkën pa shul*). 

Mulla Sherifi ish kân hoxhë, burrë i meçum dhe i k`nushëm*). Kah shkonte e bante ni pushkë pa shulë, kallxonte*) baba Imer.  

Kur e vetshin Mulla Sherifin:  

-Pse hoxhë pe man pushkën pa shul për s`râni*)? 

-Për t` meçmit s`më vyn*) pushka e budalla kur ta sheh pushkën, ai tutet se nuk e din qi âsht pa shul, përgjigjej mulla Sherifi.  

Ramazanin Zoti e ka lân vetëm për sheher 

Kishin nie do shki*) qi mulla Sherifi âsht i dishëm dhe dalin e ja zânë udhën qi kah t`vjen hoxha t`ja gjâjnë ni vegzë*) e ta rrehin. E vesin hoxhën:  

-Hoxhë, pse met Ramazani?  

-A po, Ramazani ka met veç për sheher*), n`katunet, Dollc e Dersnik*), nuk ka ramazan.   

Edhe n`taravi s`kam mujt me shku mu falë, jam kânë s`mut 

N`familjen tonë, baca Dulë ish pas hi n`parti*), në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ). Por nuk shkonte rregullisht në konfereca që i mbanin bukur shpesh partia. Nuk ish kânë as në dy konferencat e funit të partisë e sekretari i partisë, ish kânë Ali Meta i Met Jeminit, mahalla e Vogël. Ai ish pas ardhë me e dit e vet bacën Dulë pse nuk pa vjen në mledhje.  

-Dulë, pse nuk je kânë në mledhje?  

-O Vallahi jam kânë smut, as në taravi*) nuk kam mujt me shku.  

-Pse, a edhe n`taravi pa shkon a?   

Kur e marrin vesh qi baca Dulë pa shkon n`taravi mu falë e përjashtojnë nga partia  

Bacën Dulë askush s`ka mujt me zâ ngusht por ”partia” e kish pas ”zânë” se i kishin pas hup hajmalitë*).  

Januz, t`ka bâ sukses Jemini 

Zeqa, vëllai jem e kish pas zatetë*) Jeminin, djalin e Sahit Jeminit nga mahalla e Vogël, moshatar e shok klase i Januzit*). Kur ndahen Jemini i thotë Zeqës:  

-Baca Zeqë, bâni t`fala Januzit!  

Zeqa kur vjen në sh`pi harron qysh i ka thânë Jemini e pi thotë Januzit:  

-Januz, t`ka bâ sukses*) Jemini.   

Ndashin ne ta han gjâja sanën tash, n`verë, ndashin ne ta lânë për dimen, për veti e kanë! 

Hamid e Shaqë Tusha janë kânë vllazën, djemtë e Hamzës, djalit të Ali Agës por në Turjakë, Hamzës i kanë thânë Tushë. 

Tusha i kish pas dy djem e dy qika. Hamdi ishte ma i madhi e Shaqa ma i vogli djalë. Hamidi nuk punonte asgjâ ndërsa Shaqa i kryente të gjitha punët e sh`pisë, i kqyrte gjâen, punonte tokën, shkonte në mal për dru, në mulli e Hamidi veç i sillej hijes së dudit, rreth e rreth n`midis t`aboritt, kur ish nxet*), i m`shonte çitelisë e bishnicave*).  

Një ditë kur axha Shaqë vjen pi arave që kish punu gjithë ditën e ish lodh, Hamidi si e sheh Shaqën që hini në aborr i thotë:  

–O ngâj Shaqë*) se gjâja janë hi n`lâmë e pe hanë sânën*)! 

Shaqa, qysh ish i lodhun ia kthen Hamidit:  

-O Hamid, loptë n`dashin ne ta hajnë sânën tash, n`verë e n`dashin ne ta rujnë për dimen, për veti e kanë.  

S`di qysh do ti fshim sivjet grunet 

Kish pas ra ni borë e madhe në Turjakë, më 1954 e axha Shaqë*) kish pas thânë: 

-A mun jarabi, nuk dim qysh do ti korrim e fshimë grunet*) sivjet pi borës s`madhe?   

Fjalorth me fjalë e shprehje të rralla 

*) Pushkë pa shul, Shul, vendi ku vendosen fishekët, karikatorët. 

*) I k`nushëm, i dishëm, i shkolluar, me mejtep, me shkollë 

*) Kallxonte, tregonte 

*) Për s`râni, e bânte për së râni, rëndi sepse nuk do ti hynë punë, nuk do ta ndihmonte, nuk do ti gjendej, ishte pa shul. 

*) s`më vyn, nuk më duhet.  

*) Shki, shka, sllav, serb, përdorët edhe si nënçmim 

*) T`ja gjâjnë ni vegzë, shrehje popullore, kur dikush gjen ose ka një arësye më shumë për të vepruar. 

*) Sheher, qytet 

*) Dollc e Dersnik, katunet Dollc e Dersnik, të komunës së Klinës ishin me popullsi serbe të besim ortodoks, ata nuk e mbajnë ramazanin, nuk agjërojnë.  

*) Me hi n`parti, me u pranua antar i LKJ-së, zgjidheheshin ata që ishin besnikë të sistemit jugosllav. 

*) Mi falë taravitë, Taravirtë janë një nga vaktet e namazit. Mas faljes së namzit të akshamit falet namazi i jacisë dhe teravia, bashkë vetëm në muajin e Ramazanit. 

*) HAJMALI f. vjet. 

Send i vogël, që e mbanin njerëzit me vete ose që u varej kafshëve, sepse, sipas besimeve të kota, gjoja kishte fuqi t’i shëronte nga sëmundjet, t’i mbronte nga rreziqet e fatkeqësitë, t’u sillte mbarësi etj. Varnin hajmali. E mbante si hajmali. Hoxhët bënin hajmali. I hoqën hajmalitë. 

*) E kishin ”zânë” se i kishin pas hup hajmalitë, thuhet për njerëzit e zotët por që jo gjithëherë kanë sukses  

*) Zatetë, takua 

*) Januzi, është djalë i axhës i Reshitit. Ishte kryetar i LDK-së në Malishevë, deputet i Kuvendit të Kosovës, e drejtor i Gjimnazit në Malishevë disa vjet. 

*) T`ka bâ sukses Jemini, në vend të: Të ka bërë të fala, përshendet  

*) Kur ish nxet, koha, mesi i ditës 

*) Im`shonte çitelisë e bishnicave, luante me çifteli e n`rrojsa 

*) O ngaj Shaqë, ngutu, vrapo! 

*) Janë hi gjâja n`lâmë e pe hanë sânën, Lâmë, ’eshtë vendi ku e lânë ushqimin e kafshëve  

*) Axha Shaqë, djali i vogël e Tushës, hajgaregjiu më i njohur i Turjakës dhe asaj ane 

*) Korrim e fshimë grunet, grunet i korrnim me drapër e i fshinim me kuaj, ki, në lâmë. Në mes ishte e ngulnin një mullar e silleshin rreth mullarit duke e shkelur grunin.  

Malmö, 20 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

Mbretresha e Nacionalizmës shqiptare, Marie Shllaku , do te kthehët në Bronz më 2 prill 2024 në qytetin e Pejës

1
Rikthimi i Marie Shllakut në Bronz në qytetin e Pejës paraqët edhe realizimin e amanetit të saj e cila në sallën e gjykatës komuniste deklaroj: “ Nuk do t´i mungojnë kurrë lulet Kosovës që t´i sjell mbi varrin tim“.
Shoqata “ Trojet e Arbrit “ – Prishtinë dhe Qëndra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike-Pejë, ju fton që ta përkrahni me donacione ndërtimin e bustit te Mbretreshës së Nacionalizmës Shqiptare Marie Shllaku.
Busti do të vendosët në qytetin e Pejës më, 2 prill 2024.Një falenderim të veçantë për realizimin e këtij projekti shkon tek kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri si dhe te gjithë drejtorët e qeverisjes komunale që përkrahen pa asnjë hezitim këtë projekt kombëtar, jo vetëm në dhënien e lejës por edhe gjetjen e një vendi shumë të mirë dhe mjaftë frekuentus për vendosjën e Bustit te Marie Shllakut në Pejë. Busti do të punohët nga njëri nder skulptorët më të mëdhenj shqiptar z. Fiqiri Kasa.
Asesi nuk mundemi ta harrojmë kontributin e drejtorit te Qëndrës për Hulumtime Shoqërore dhe Historike – në Pejë z.Afrim Shabi i cili ishte i angazhuar natë e ditë për realizimin e këtij projekti kombëtar që vjen si amanet i lënë nga nacionalisti Viktor Gashi, bashkëvuajtes në burgjet komuniste me Marie Shllakun. Me këtë projekt po i kthejmë një borgj të vogël heroinës shqiptare Marie Shllaku e cila u sakrifikua për Dardaninë heroike e cila dha jetën për Shqipërinë Etnike.
Mund të jetë një vizatim i 1 person dhe teksti që thotë "Shoqata "Trojet e Arbrit" -Prishtine Qendra per Hulumtime Shoqërore dhe Historike Peje Marie Shllaku bust në material bronzi 100 cm 150cm MARLE SHLLAKU PRIZEREN:257L1946 Shoqata Trojet Arbrit" Prishtine dhe Qendra per Hulumtime Shogerore dhe Historike Peje, ftojne gẽ me donacione ndertimine bustit eMbretreshès sẽ Nacionalizmes Shqiptare Marije Busti vendosét Pejes, 2024. Rikthimi Marije gytetin Pejes, paraqet cila giykates komuniste deklaroi: "Nuk mungojne kurre mbi arrin tim". Donacionet mund dërgoni kẽta numra tẽ kontos: Kosovo J.S.C. Trojet ACCOUNT IBAN) XK051189007313000150 BIC:MBKOXKPRXXX amanetit saj Kosoves sjell 2. Deutsche Bank 0024 0018 512400 BIC:DEUTDEDB210"

“Koha e mediokrëve”, e autorit Nail Draga, një libër që zbardh realitetin shqiptar

0

Nail Draga, Koha e mediokrëve, Art Club, Ulqin, 2023

Libri “Koha e mediokrëve”, i autorit Nail Draga, brenda kopertinave të saja përmbanë ese, artikuj dhe vështrime, të botuara në periudha të ndryshme. Disa nga këto artikuj dhe shkrime kanë qenë të botuara në shtyp, të shpërfaqur nëpër portale në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri e gjetiu në hapësirën shqiptare por edhe më gjërë. Ky libër si i këtillë, meton të pasqyrojë për publikun lexues të historisë më të re, shumë delikate për shqiptarët, për shtetin dhe pushtetin, pushtetmbajtësit dhe pretendentët e tyre, të cilët të mbërthyer nga joshja për famë e pasuri, me mjete e forma të palejuara kapen institucionet me të gjitha instrumentet shtetërore.

Qani Osmani, Ulqin

Temat me të cilat rroket autori janë të shumëllojshme.Janë hallet dhe qorrollisja e njeriut tonë tok me politikën shqiptare në tranzicionin marramendës që birret nëpër labirinte të kohës e që neve shqiptarëve, gjithandej po na kushton shumë shtrenjtë. Hamendjet dhe sorollatjet individuale dhe grupore janë pikat që i sulmon autori, me të vetmin qëllim të gjendet diagnoza për shërim të shoqërisë shqiptare sa më shpejtë, sot se nesër mund të jetë vonë.
“Koha e mediokrëve”, si titull përmbledh në mënyrë tejet të logjikshme qasjen e autorit të cilat janë të përmbledhuranë në 46 artikuj, me tema mjaftë serioze të cilat ngërthejnë në vete shumë të dhëna, shumë të vërteta në mënyrë tejet të guximshme të përpunuara, fakt ky i cili na dëshmon se ky autor nuk heziton tu rreket temave të cilat paraqesin dhe manifestojnë realitetin e mjerueshëm të shoqërisë shqiptare.
Kur është fjala për shqiptarët e Malit të Zi, autori thekson “domosdoshmërinë për të ndriçuar vizionin që aspirojmë”. Të mos sillemi në “rrethin e mallkimit” si në legjendën shqiptare të murimit. Të vetëdijesohemi e të shporrim vetëmashtrimin në këtë hapësirë kaq të ngushtuar ku gjithsecili e njeh gjithsecilin. Alkimia e politikës si e tillë dhe ajo e politikës shqiptare në veçanti, nuk do të duhej të ishin caqe për standarde çoroditëse që me një të prekur me thupër, të shndërrohet në pasuri personale apo grupore të mediokreve. Në këtë vijë u shmangën, u margjinalizuan apo u haruan krejtësisht vlerat e mirëfillta nëpër të gjitha fushat e jetës.
Libri i Z. Nail Dragës, i titulluar “Koha e mediokrëve”, jo rastësishtë është përmbledhur në këto fjalë. Në këtë libër autori i jep formë më se reale dhe precize mu këtyre fakteve të cilat janë përditshmëri e neveritshme dhe monotone, të cilën të gjithë ne nuk duam ta kemi përreth nesh, por ajo imponohet dhe bëhet e patjetërsueshme. Autori në këtë libër mëton të na tregojë se në në epokën tonë shoqërore, politike e kulturore në të cilën po kalojmë, jeta e përditshme frymon me një adhurim dhe me një ushtrim të lirë të karaktereve të ndryshme njerëzore, profesionale e mendore. Një ndër defektet e karakterit që po e përcjellin njeriun e ditëve tona është edhe mediokriteti i cili perceptohet si një defekt i mendjes, si një harlisje e disa njerëzve tanë. Madje edhe si një lloj sëmundje e pashërueshme që kërkon një terapi shoqërore.
Për autorin njeriu mediokër, në të vërtet nuk është ndonjë përjashtim i jetës sonë e cila është e stërmbushur me përkeqësime dhe dukuri negative nga më të ndryshmet. Gjëja më e çuditshme është që rrethi dhe populli nuk denjon t’i japi hapësirën që ai të ngritët mbi njerëzit e merituar, intelektualët e vërtet, krijuesit e çdo lëmi. Të tillë janë dukur të jenë edhe fushatat e partive politike ku elektorati ka rënë në kurthet e verbëta të njerëzve të cilët me paraqitjen e tyre kanë pasur pamje engjëlli e përmbajtje mediokri.

Nail Draga në këtë libër, më saktësishtë në njërin nga artikujt, trajton edhe dukurinë e çekuilibrimit si strategji që ka çorientuar veprimin e politikës shqiptare këtu ndër ne. Kjo, thotë autori, ka qenë dhe mbase vazhdon të jetë, do të shtoja unë, metoda më e përshtatshme për të përçarë, për të rrënuar me djallëzi çdo gjë të ngritur me mund e sakrificë. Me kalimin e kohës shqiptarët dhe politika e tyre, thotë autori, për të shpëtuar nga vetvetja u “strehuan në kalanë e lakmisë (për pushtet e privilegje) dhe vetëpëlqimit” narcisoid them unë. Kjo lakmi, kjo ëndje, do të brejë substancën e e shoqërisë shqiptare në Mal të Zi por edhe më gjërë. Kështu do të fillojë shmangia, largimi dhe ikja e të rinjve që nuk pajtoheshin me politikën e partizuar, punësimet me libreza partiake, e që nuk mund t’i bënin rezistencë luftës së pakompromis, sidomos mes llojit. Ky fenomen do të krijojë zbrazëti profesionale e më pastaj edhe hapësirë për injorancën dhe mediokritetin me plot të dëgjueshëm dhe injorant. Andaj, kjo politikë është e rrasët me mashtrime, ndërskamsa, truqe e veprime lakmitare të pista.
Në këtë tufë tekstesh të shkruara me guxim, të ngjeshura me mjeshtri, lexuesi i vëmendshëm e i kujdesshëm, duke lexuar do të hetojë kurthet dhe pusitë që ngrehen në jetën shoqërore e politike, e veçmas te kjo ndër ne që autori do ta emërtojë “politikë anarkike, “politikë e padefinuar”, “politikë biznesi”, “politikë lypsare”…ndërkaq unë do të shtoja emërtimet: politikë servilizmi e politikë vazalizmi.
Injoranca, diletantizmi, ambiciet e sëmura dhe epitete të tjera të kësaj natyre, Draga do t’i përdorë në shtrirjen e tërësishme të teksteve të librit për të nxjerrë përfundime logjikë-plota sesi operohej indi kombëtar pa anestezion, meqë gjendja jonë ishte si në hipnozë. “Mendjet e robëruara” që në politikë u futën kinse për ta “shpëtuar kombin”, deklarata këto që bëheshin përpara elektoratit shqiptar e veçmas përpara ndërkombëtarëve, si dhe mentaliteti anarkik me shumë gabime e faje, kanë dëshmuar se kjo shturë trumacakësh politikë, ky zhgan kusarësh e intelektualësh laramanë “pa dhembje e fundosën çështjen shqiptare”.
Për autorin politikë është vetë jeta. Me fjalë të tjera, politika me një energji negative në këtë rreth kohor të tranzicionit përfshiu çdo pore të jetës. Më së keqi e pësoi kultura kombëtare, e cila me mendjelehtësi të vrazhdët u kuptua si “këngë që këndohet me dy-tre akorde”. Në mungesë e pamundësi të dijes e të guximit, në skenë zhagun e mbajtën “mediokrët”, “servilët”, “injorantët” me mbështetjen dhe përkrahjen e manipuluesve të strukur në limere hajdutësh, rrini të tulatur nëpër strofka grupesh e grupimesh. Dhe, nga veprime të këtilla të padenjëG, u lindën demagogët që vunë në rrezik mirëqenien shoqërore. Prandaj, ky tufan i furishëm i përgaditur që moti dhe i ndihmuar nga vetvetja solli dukurinë e akulturimit, një shpërlarje truri me pasoja të pariparueshme që ende, sot, nuk ia shohim shenjat e këndelljes. Dhe nëse nuk angazhohemi e nuk bëhet luftë për demokraci sa më të thellë, për të mirë të popullit, asgjë nuk do të ketë kuptim. Në të kundërtën, angazhimet dhe veprimet pa përmbajtje, me folklorizëm të thatë e optimizëm të rremë, nuk paraqesin asgjë tjetër, veçse ambicie të sëmura, kotësi, me të vetmin qëllim dëshirën dhe dalldinë për pushtet. Këto janë politikat e errëta të mbetura në labirint, e të cilat me guxim i gozhdon autori i librit dhe prej nga kuptojmë se nomenklatura udhëheqëse politike shqiptare e kësaj periudhe u shndërruan në personazhe qe me kohë i përbuznin qytetarët.
Më në fund vlenë të theksohet se shkrimet që i ofrohen lexuesit në këtë libër të autorit Draga, janë një përmbledhje e shkëlqyeshme që pasqyrojnë situatën politike e kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe më gjërë. Në këtë libër trajtohen ngjarje dhe paraqiten ide, ku janë analizuar mirë konceptet e shqiptarëve, paraqitet ecuria për të ardhmen dhe sukseset e pritshme të popullit shqiptar në përgjithësi.
Gjuha me të cilën është shkruar kjo përmbledhje, pra ky libër, është e pastër, me sintaksë të krehur mirë, me një leksikë të pasur, elemente këto të cilat edhe më shumë e shtojnë peshën e këtij libri. Duke i dëshiruar shëndet, fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme, çdo lexues i cili e ka librin mikun më të mirë, do të pret me padurim librin e ardhshëm të Dr. Nail Dragës, për të shtuar edhe më tutje jo vetëm numrin e librit shqiptar, por edhe cilësinë e tije si vlerë primare.

(Botuar në Koha Javore, janar 2024)

Vjosa Osmani përgëzon instruktorët e FSK-së që do të trajnojnë ushtarët ukrainasë

0
E. Hoti / RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese kontingjentit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është nisur mbrëmë në Britaninë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX” , ku atje do të trajnojë ushtarët e Ukrainës.

Osmani ka thënë se ushtarët e FSK-së do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“I uroj suksese ushtarëve tanë derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

“Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar tutje ajo.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila ka përgëzuar FSK-në dhe Kosovën për solidaritet me Ukrainën që nga fillimi i luftës atje.

“Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX. Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”.

“Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, ka shkruar Ambasada e Britanisë së Madhe në Facebook.

Mafia në familjen time (3)

0
Ervina Toptani, shkrimtare
___
Demokracia … e rrejshme
___
Ardhja e demokracisë në vitet ’90 ishte lindja e diellit për shumicën absolute të popullsisë shqiptare, shpresa e munguar për jetën dhe të tashmen e njerëzve, një dritë e re për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Shqiptarët mendonin se njihnin jetën që dëshironin të kishin, jetën siç e kishin parë përmes ekranit të vogël të televizorit për vite me radhë, fshehurazi me antena të sajuara në kushte shtëpie ku ndiqnin kanalet kryesore televizive europiane me dëshirën e zjarrtë të shihnin “pak Europë”, se si jetonin njerëzit në anën tjetër, përtej gardhit me gjemba, ku shqiptarët mbaheshin të izoluar prej dekadash. Sa herë i kish ndodhur këtyre njerëzve kur ishin pranë detit, të mendonin: si është vallë jeta përtej tij? Por deti heshtte, e sytë drejtoheshin drejt qiellit me një lutje të vetme nën zë: Zot na lejo njëherë të vetme ta njohim lirinë e jetën e vërtetë.
Me mijëra shqiptarë në fillim të viteve ’90 “sulmuan” ambasadat e huaja në Tiranë vetëm për t’u larguar nga atdheu i të parëve e për të realizuar ëndrrën e tyre perëndimore për një jetë të re pa zinxhirë. Kaluan detin me not e mbi anije të mbiquajtura “karrocat e detit”, kapërcyen në këmbë malet e egra edhe në kushte dimri të ashpër vetëm për t’u dhënë bijve të tyre mundësinë e jetës së re në tokën europiane. Ata mijëra që u larguan që në fillim të viteve ’90 ishin pjesa më e madhe e rinisë që nuk mund të duronin më gjatë kushtet e vështira në të cilat jetonin në vendin e tyre, por mijëra të tjerë që e mendonin ndryshe, që ndjenin dashuri më të pjekur për atdheun, zgjodhën të mos largohen e të provonin fatin e tyre në Shqipërinë e re që po projektohej, demokratike, me të gjitha liritë e njeriut të ëndërrura aq gjatë brenda vendit por tanimë me mbështetjen e madhe të institucioneve ndërkombëtare dhe të miqve të rinj perëndimorë që u zotuan për të mos e braktisur më Shqipërinë. Zgjedhjet e lira të vitit 1992 e konfirmuan këtë tendencë kur mazhoranca absolute e tyre dha votën e vet për forcat e reja demokratike, lëvizjen e re mbarëpopullore që premtonte të ndërronte faqen e Shqipërisë në një drejtim plotësisht antidiktatorial e properëndimor.
Pushteti i ri demokratik që u vendos në kryeqytetin shqiptar ishte vërtet i ri, me njerëz të rinj në moshë e përvojë politike, të cilët supozohej se kishin ide të qarta se si do të vazhdohej më tej. Që në ditën e parë të këtij pushteti u dha parrulla e re që personifikonte të kaluarën por dhe ideonte të ardhmen demokratike: lideri i ri shqiptar tha se të gjithë shqiptarët ishin “bashkëfajtorë por dhe bashkëvuajtës” për të kaluarën e tyre diktatoriale të lënë pas shpatullave. Sigurisht që të gjithë shqiptarët ishin bashkëvuajtës, së paku në masën që varfëria ekonomike, kulturore e mendore, ishte pothuaj e ngjashme tek të gjithë, por bashkëfajtorë jo, në asnjë mënyrë jo. Është e paimagjinueshme të mendosh se ata që vranë mijëra njerëz të pafajshëm, që ideuan e zbatuan luftën e klasave, burgjet e kampet e përqëndrimit, të ishin po aq bashkëfajtorë me viktimat e tyre të pafajshme, me mijëra që u vranë, burgosën, internuan e vuajtën ferrin mbi tokë për 47 vjet.
Këto parulla e zbulime “gjeniale” ‘mund t’i bënte vetëm “njeriu i ri i diktaturës”, vetëm ai njeri që kishin projektuar institucionet e dhunës në Shqipëri, njeriu që ishte projektuar e udhëzuar për të vazhduar të njëjtën rrugë, në thelb për të mbrojtur e ruajtur ish partinë komuniste.
Diktatura që populli shqiptar vuajti ishte atëherë dhe ende vazhdon të mbetet sot vuajtje e pakuptimtë për viktimat dhe urrejtje pa filozofi mbështetëse për ata që e mbollën atë urrejtje. Shpesh kam dëgjuar të thuhet se dihet çfarë ndodhi ose kuptohet pse ndodhi, por në fakt shumë pak është studiuar mbi baza shkencore ajo çka ndodhi. Nuk më rezultojnë studime të plota, reale dhe të vlefshme që të kenë dalë në përfundime të sakta në prizmin psiko-social të paktën si nevojë për brezat e ardhshëm të kuptojnë si degraduan shqiptarët në vëlla-vrasje, si e depersonalizuan karakterin dhe moralin e tyre, si e shkatërruan identitetin kombëtar në kaq pak kohë vetë shqiptarët me veprimet apo mos veprimet e tyre, ku gabuam ne atëherë, të paktën për të mos përsëritur të njëjta gabime në të ardhmen. Kush nuk njeh historinë shpesh është i destinuar ta përsërisë atë, herë herë edhe më dhimbshëm.
Filozofikisht doktrina komuniste ia arriti qëllimit që edhe shumë kohë pas shembjes së “murit” diktatorial të vazhdojë të jetojë në zemrat e një pjese të njerëzve, sidomos tek përfituesit prej saj, njësoj si më parë dhe këtë e arriti më së miri nëpërmjet miopisë politike dhe mungesës së madhe të kulturës që kishte mbjellë përgjatë gjysëm shekulli, përpos indoktrinimit tek njerëzit dhe varfërisë shpirtërore e cila është dhe më e dëmshme se të parat. Sistemi komunist përgjatë pesë dekadash punoi me dy standarte: ndërsa populli lihej në errësirë përsa i përket dijes dhe emancipimit kulturor të përgjithshëm, bijtë e partisë mësonin si të vazhdonin të njëjtën rrugë, duke u shkolluar në shkollat e ish Bashkimit Sovjetik e vendeve të Europës Lindore, që pushtetin ta trashëgonin po ata në epokën e re post-komuniste që do të vinte.
Lideri i fundit komunist zbatoi me përpikmëri planet e hedhura në letër qysh më herët, orientimet politike të pleniumit komunist ishin të qarta se një ditë të afërt do të vinte koha e ndryshimeve në të gjitha ish-vendet e bllokut lindor pro sovjetik. Me nisjen e ndryshimeve të para në Shqipëri dhe me krijimin e forcave të reja politike, në krye të partive kryesore u emëruan prej liderit komunist njerëz të zgjedhur nga vetë partia mëmë, intelektualë të sprovuar e besnikë, me mendje të fortë e me cilësi të larta organizative dhe përvoja të gjata në aparatet e ish-partisë shtet. Pushteti i ri që do të lindte nga zgjedhjet e ardhëshme do të ndryshonte tërësisht formën dhe përmbajtjen politike. Tek njerëzit duhet të përligjej shpresa e madhe për demokratizimin e jetës së tyre, për mundësi të reja e për jetesë më të mirë për të gjithë. Ajo që duhet të kujdeseshin liderët e rinj ishte që pushtetarët e vjetër të mos prekeshin nga askush, as nga ligjet e reja që do të miratoheshin në parlament. Derisa të bëhej ndryshimi i plotë i pushtetit dhe nisja e jetës së re demokratike, ku në qendër duhet të ishte forca e biznesit dhe puna private, njerëzit e pushtetit të vjetër do të ruheshin me çdo mënyrë të mundshme, që më pas, sapo të ishin mëkëmbur nga humbja e pushtetit në momentin e parë të vështirësive të ndryshimit, të mund të rinisnin jetën e re demokratike por duke përdorur të gjithë forcën e mekanizmit të mëparshëm të ish-sistemit diktatorial, paratë, lidhjet historike midis tyre dhe jashtë vendit, duke rimarrë në duar frenat e vendit me forma të tjera e më të pranueshme për kohën. Ish-sigurimi i shtetit u zëvendësua nga shërbimi i reformuar informativ shtetëror i cili në thelb ishte përsëri sigurimi i vjetër i shtetit ku rëndom shërbenin e alternoheshin shpesh të njëjtët njerëz. Shumë prej tyre, madje edhe individë, kriminelë të egër, që e kishin treguar egërsinë e tyre me të burgosurit politikë e familjarët e tyre të internuar, ndërruan mbiemrat dhe herë herë edhe emrat për t’u përshtatur me të renë. Ishte i domosdoshëm ky ndryshim për ta, por populli do ta kuptonte shumë më vonë, siç kishte ndodhur dhe me pushtetin e mëparshëm. Shpesh në histori, të fundit që kuptojnë realitetet politike janë popujt, në emër të të cilëve kryhen dhe krimet më të mëdha.
Për shoqëritë “e reja” duheshin përdorur forma të reja, në fasadë por brendësia s’duhej kurrsesi të ndryshonte. Ata që kishin gatuar një brumë të tillë për gati 50 vite dinin të gatuanin të njëjtën bukë edhe për 50 vitet e ardhshme me të njëjtin brumë. Përfytyroni për një çast historinë e atij skllavit të mbajtur në zinxhirë për një kohë të gjatë e të sapo çliruar nga vargoj të ndryshkur. Skllavi i etur për liri çlirohet e endet nëpër qytete duke shkatërruar çdo gjë që i del para, duke nisur me ato çka ka ndërtuar vetë nën dhimbjen e kamxhikëve mbi kurriz, prej gardianëve. Skllavi i gjorë duhej të kënaqej sepse më në fund kishte fituar lirinë, të brohoriste e vraponte në tokën e pamatë derisa të lodhej e pastaj i përhumbur në vuajtje prej urisë, pasi të ishte endur pafund nëpër rrugë pa emër, i dorëzohet me dëshirë gardianëve të mëparshëm, të parit që i del përpara, pa marrë parasysh nëse gardiani ishte i njëjti apo nëse kishte ndërruar lëkurë. Në këtë pikë për skllavin e stërlodhur prej lirisë disa-orëshe duhet të vinte edhe njëherë ajo çka kishte gjysëm shekulli që e torturonte, gënjeshtra, mashtrimi, padrejtësia, në thelb vuajtja e pandalshme. Vargonjtë mbeten të njëjtë, dikur prej hekuri të ndryshkuar e sot prej çeliku të shkëlqyer.
Politika e re (bijë e politikës së vjetër komuniste) vendos “më në fund të ç’bëjë politikën” e vjetër duke e zëvendësuar me mënyra të reja, statute, këshilla, parlament, gjykata, edhe kushtetutë të re. I kanë dhënë popullit në dorë armën më të fortë, të vendosë ai vetë për të ardhmen e tij, gjithnjë në dukje. “Ia la në dorë” një populli të indoktrinuar, të përgjumur, të mashtruar, i zhveshur nga ndjenja, arsyeja dhe mbi të gjitha i zhveshur nga morali, vlerat dhe parimet në 50 vite të gjata degradimi njerëzor, politik e kulturor. Dhe si mendoni, çfarë mund të zgjedhë tjetër populli përveç torturuesit të tij, sepse atë njeh, atij i falet kur i rëndon kaq shumë pesha mbi kurriz, atij i puth dorën për kafshatën e hedhur ……
Një popull i tillë nuk do të mund të dijë të zgjedhë e aq më pak të vendosë, sepse të zgjedhësh duhet në radhë të parë të njohësh të kaluarën, ta diferencosh atë nga e tashmja, t’i kesh mësuar mirë mësimet që na ka servirur historia për vite e vite me rradhë, të kesh nxjerrë përfundime të sakta nga gabimet e bëra, të njohësh dhe të dallosh të moralshmin nga i pamoralshmi, të kuptosh ndryshimin ndërmjet mashtrimit dhe realitetit e në fund të dish çfarë dhe si të zgjedhësh. Por kur asnjëherë përgjatë shumë dekadave nuk ka qenë në gjendje populli të zgjedhë e të vendosë atëherë përfundimi është i shkurtër dhe i qartë, çdo popull meriton qeverinë që ka dhe koncepti i gjithpërfshirjes së doktrinave filozofike të kësaj fushe në këtë shprehje nuk ka nevojë as të diskutohet, por veç pranohet dhe merret si i mirëqenë.
E në fakt, jo më gjatë se 7 vite pas ardhjes së “demokracisë”, historia që nuk u lexua kurrë siç duhet nga shqiptarët, u përsërit dhunshëm. Pasi qeveria dhe pushteti politik i gjithi së bashku kishin legjitimuar si të ndershme dhe të rregullta konform ligjit parajsën piramidale të fajdeve, shqiptarët u dyndën duke shitur shtëpitë e ç’të mundeshin, mbledhur kursimet e emigrantëve që punonin jashtë vendit e ndihmonin familjarët dhe i futën paratë në piramidat e përfiitimit. Paratë e tyre do të shumëfishoheshin, kështu i kishte shtyrë të mendonin pushteti politik dhe do të jetonin të lumtur pa punuar se tashmë mendonin çudibërësit për popullin. Por çudia zgjati pak dhe gjithçka u bë erë në pak javë. Atëherë qytetarët e thjeshtë (kështu na u la të gjithëve të kuptohet se ishin qytetarët e thjeshtë që rrëmbyen armët por nuk është aspak e vërtetë) të nervozuar së tepërmi me klasën politike, shpërthyen depot e armatimeve ushtarake, rrëmbyen armët dhe u turrën të qëllonin … në ajër sepse ata të cilët e krijuan këtë katrahurë humanitare dhe ekonomike ishin larguar nga vendi. Sigurisht që pjesa më e madhe e njerëzve ishin kundër qeverisë qëndrore e cila lejoi dhe pranoi mashtrimin e firmave piramidale për të vjedhur paratë e kursimet e njerëzve, por mbi të gjitha u krijua një situatë paradoksale ku asnjë nuk prej atyre që e gatuan këtë tmerr nuk u shpall direkt fajtor. Madje edhe me ardhjen e qeverisë së re në pushtet që do të nxirrte vendin nga gjendja e vështirë ku ndodhej, askush nuk u ndëshkua realisht për gjithë atë situatë të vështirë që përjetuan njerëzit në vend, me përjashtim të fare pak bosëve të firmave piramidave që u dënuan disi por gjithsesi duke arritur të ruanin pjesë të mëdha të pasurive të tyre si të ligjshme e të pa sekuestruara nga shteti, ndërsa mijëra shqiptarë humbën gjithçka dhe qindra të pafajshëm humbën edhe jetën. Askush nuk e kuptoi kujt i kishin bërë keq ata që përsëri duhet të paguanin për “gabime të vogla” politike. Asnjë pushtetar, asnjë politikan nuk u vra, as nuk u dëmtua e as nuk humbi pasurinë e vënë gjatë një kohe tepër të shkurtër. Shumica e tyre me pashaportat diplomatike në duar dhe valixhe të stërmadha me para, u larguan nga vendi, duke ia lënë në dorë Shqipërinë kaosit total në shekullin e 20-të. Historia përsëritet kur nuk di të lexosh të vërtetën e të ndreqësh gabimet e së shkuarës. Shqipërinë “demokratike” pas rënies së murit të rrejshëm të diktaturës, po e drejtonin pasardhësit, nën mësimet e etërve dhe shpesh historia jonë ka treguar se bijtë mund të jenë edhe më të zellshëm se etërit, duke na kujtuar mësimet e historisë së lashtë të dishepujve e epigonëve, për ata që i këto mësime i kanë kuptuar.
Pas anarkisë civile që si një valë vullkani shkatërroi shumë nga çfarë gjeti përpara, duhet të kishte ardhur koha më në fund që demokracia të funksiononte. Kishte ardhur koha që politika të reformohej, që Shqipëria të ecte në rrugën e saj drejt prosperitetit e modernizimit perendimor. Ekonomia dhe tregtia duhet të lulëzonin për të rritur mirëqënien e njerëzve, drejtësia në të gjitha hallkat e saj duhet të funksiononte më së miri në shërbim të qytetarit i cili është në qendër të emblemës së shtetit. Po si mundeshin shqiptarët të ndërtonin një shtet të tillë? Kush do ta drejtonte vendin kah drejtësia e shumëkërkuar? Politikanët e rinj dhe grupi i tyre rrethues shpejt do të bëheshin biznesmenët drejtues të vendit duke ushtruar pushtetin e tyre politik, një pjesë e tyre do të ishin edhe baronët e zinj të Shqipërisë, baronët e jetës kriminale dhe informalitetit. Tani vjedhja bëhej e sofistikuar, me mënyra të tjera, më ligjore, më europiane. Njeriu i ri i komunizmit, tashmë i përgatitur e trajnuar më së miri edhe në perëndim, ishte kthyer në një krijesë të re “demokratike” që dinte të zbatonte ligjet e shumicës, por për përfitimin e tij më tepër se në favor të ligjit, shtetit e popullit.
Sot e gjithë ditën vazhdon e njëjta skemë politike në Shqipëri. Në krye të emërimeve qëndrojnë gjithnjë shefat politikë, të cilët sot e quajnë veten lider dhe jo më udhëheqës, ngatërresa konotacionesh dhe fjalësh në gjuhë të huaj që në thelb nuk përbëjnë asnjë ndryshim. U futën në zyrat e shtetit familjarët, miqtë e dashnoret e “bosëve” politikë. U pushuan nga puna ekspertët, specialistët e fushave, profesorët e njerëzit e dijes sepse nuk ishin ndër miqtë, ose sepse nuk u pajtuan me politika të tilla. Vendet e punës filluan të shiten në ankand kujt ofronte çmimin më të lartë, ose të shkëmbeheshin me “ndere”, favore seksuale apo me afera të tjera korruptive sipas vendit ku caktoheshin për të shërbyer, jo shtetit e qytetarëve por kolltukëve të shefave e xhepave të tyre. Shteti u kthye në pushtet privat. Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në rajon e gjetkë por me fushatat më të shtrenjta zgjedhore që dhe perëndimi na i ka zili. Një vend ku 70% e popullsisë vuajnë varfëri të thellë, 20% ia dalin muajit me sforco dhe 10% janë ndër më të pasurit në Europë.
Në Shqipërinë tranzitore, përpos të njëjtës politike, është krijuar pushteti i opinioneve të ndryshme por gjithnjë të njëjta në thelb, i dhjetra televizioneve privatë por gjithnjë të kontrolluar nga oligarkia në pushtet, nga grupi i centralizuar i tregtarëve të vjetër të cilët bëjnë biznes edhe me ajrin. Opinioni i gjerë publik duhet të jetë memec dhe për ata flasin opinionistët e rinj, gjithnjë kasta e vjetër të dërguar për “studime të thelluara” me diploma të blera apo të falsifikuara duke nisur nga vetë ata që e shesin arsimin në treg, studime të cilat i shërbejnë forcimit të radhëve të komunistëve aspak të reformuar të Shqipërisë në çdo qeveri që ikën e që vjen. Populli vazhdon dëgjon e harron atë çka ka vërtet rëndësi, duke përjetuar të njëjtin lavazh të trurit prej ideologjive të vjetra ekzaktësisht si në kohën e mëparshme dhe është aq i lodhur sa është mësuar tashmë me fytyrat dhe mendimet e opinionistëve që kanë për detyrë pikërisht këtë gjë, të vënë në gjumë ndërgjegjjen kolektive, të luftojnë çdokënd që mund të mendojë se ka kuptuar më shumë ose që ka kuptuar se diçka nuk shkon.
Që skema të funksionojë siç duhet, njerëzit duhet të jenë të varur pothuajse për gjithçka nga qeveria në pushtet dhe oligarkët e tyre që kanë në dorë pasuritë publike. Pushtetarët në qeverisje, kushdo qeveri qoftë kjo në pushtet, kontrollojnë gjithçka e nxjerrin përfitime nga kushdo. Por mbetet ende një shtresë “e rrezikshme” për pushtetin që duhet kontrolluar edhe më imtësisht, shtresa e pronarëve legjitimë, ose ish-pronarëve siç i quajnë rëndom politikanët, të cilët gjithnjë janë konsideruar prej çdo qeverie në pushtet si element qëndrese i rrezikshëm për pushtetin. Ky grup njerëzish nuk duhet kurrsesi ta gëzonin pronën e trashëguar për disa arsye shumë të thjeshta. Prona të jep pavarësi e kësisoj pushteti nuk mundet të bëjë presionin e zakonshëm tek njerëzit e këtij grupi dhe së dyti rezulton që çështja e pronave ka qenë dhe mbetet më fitimprurësja për politikanët, gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët etj., në Shqipëri. Kjo shtresë rezulton të jetë dhe ajo më e vjedhura dhe e mashtruara në historinë e shtetit shqiptar. Ligjet mbi pronën, qysh me fillimin e parlamentit të ri pluralist pas rënies së diktaturës, janë konceptuar e lënë në fuqi më shumë për të vjedhur e grabitur pronën e tjetrit, për të pasur përfitime prej saj po ata që dikur e konfiskuan atë dhe për hir të saj ekzekutuan e burgosën mijëra të pafajshëm, bijtë e etërve, krijuesit dhe zbatuesit e “njeriut të ri”. Këta politikanë që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për të kaluarën, asnjë ide mbi kuptimin e pronës për shoqërinë në përgjithësi dhe shërbimin që prona i bën individit, vendosin sipas dëshirës e interesit se cili e meriton më shumë pronën.
Që pronarët e vërtetë të mund të gëzojnë pronën e tyre, nëse do t’i mbijetojnë si fillim institucioneve për nxjerrjen e tyre dhe gjyqeve të mundshme për njohjen e pronës, duhet t’i falin gjysmën e pronës ose me raste edhe më shumë sesa gjysmën, kryetarit të bashkisë, ministrit apo sipas rastit edhe kryeministrit të vendit apo famijarëve të tyre. Duket se është më e udhës për pushtetarët e pangopur që pronën e këtyre njerëzve t’ua njohin si të ligjshme sipas parave të paguara lart e poshtë të sapoardhurve apo miqve të tyre “biznesmenë”, të cilët sigurisht do ta ndajnë këtë pasuri të përvetësuar me dhunë e padrejtësi me miqtë e tyre politikanë. Kjo është drejtësia që pushteti i vjetër solli nëpërmjet bijve të tyre të rinj! Kush e mori mundimin të shpjegojë një herë të vetme në sallat e leksioneve të universiteteve apo në libra të mirfilltë të historisë e filozofisë politike se çfarë është prona, çfarë nënkupton ajo për njeriun e lirë e si e ka zhvilluar bota e qytetëruar këtë çeshtje?
Filozofia botërore i ka mësuar njerëzimit se prona private, respektimi i ligjshmërisë së saj, zhvillimi i saj e ka sjellë njerëzimin në një stad shumë më të lartë emancipimi dhe sot shtete perendimore që janë aq të zhvilluara ekonomikisht janë aty pikërisht prej legjitimitetit të ushtrimit të së drejtës bazike të mbrojtjes së pronës private dhe pronarëve legjitime. Kontributi më i madh i pronës private është zhvillimi që vetë prona i bën individit duke mbikaluar dhe zëvendësuar fazën subjektive të personalitetit dhe duke kontribuuar njëkohësisht në një lloj realiteti të jashtëm i cili nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç lirisë së fituar individuale. Prona private thekson kontributin që pronësia i sjell zhvillimit etik, rritjes së dëshirës dhe sensit të përgjegjshmërisë tek individi (ndaj bota e qytetëruar ndër të parin nga ligjet serioze që ka rregulluar me kushtetutë dhe siç duhet është ligji i pronave).
Por me të drejtë shumëkush që do të lexojë keto rreshta të shkruar prej meje si testament i një të vërtete të jetuar në person të parë, në familjen time, do të shtrojë pyetjen: a është çeshtja e pronës një çeshtje filozofike apo politike? Çfarë ka të rëndësishme filozofikisht në këtë çeshtje për të tërhequr kaq shumë vëmendjen e filozofëve duke u paraprirë kërkesave politike? Përse duhej që mendimtarët e kohës të linin testamente të shkruara mbi këtë temë delikate?
Nuk është e lehtë të bëhet një ndarje me thikë e këtyre koncepteve që shpesh i gjen të bazuara dhe të mbështetura tek njëra-tjetra. Pikësëpari duhet të kuptojmë nocionin e “të zotëruarit” për të kuptuar edhe sesi ta përdorim këtë koncept më pas dhe kjo nis me vetveten. Një person e zotëron plotësisht veten në momentin që ai ka kontrollin absolut të trupit dhe mendjes. Nga natyra njeriut i është dhënë ajo që ne e njohim si ndërgjegjje, e cila është e lidhur me mendjen dhe arsyen të cilat kontrollojnë trurin dhe trupin e kush i zotëron të gjitha këto në të njëjtën kohë është Zot i vetvetes dhe përfiton nga kontrolli i vet-zotësisë së mendjes dhe trupit njësoj si përfiton nga një pronë të cilën ai është në gjendje ta zotërojë plotësisht si të tijën. Nga këtu çeshtja filozofike ose e politikës filozofike mbi pronën lidhet ngushtësisht me njeriun në prizmat sociale e shpirtërore e ngre çeshtje të tjera sociale si për shembull atë të lumturisë e cila mund të duket sikur ka lidhje vetëm me çeshtjet e filozofisë sociale por për mua është absolutisht çeshtje e filozofisë politike. Sa kohë është autoriteti i sovranit në demokraci ai që duhet të vendosë për lumturinë e tij ashtu si dhe për ligjet që do të sjellin rregullin, paqen, prosperitetin dhe si rezultat lumturinë e shoqërisë atëherë sovrani (pra populli) duhet të mendojë mirë për çka vendos apo do të lejojë të tjerët (të zgjedhurit prej tij) të vendosin për të dhe lumturinë e tij. Këtë na mëson sistemi demokratik të cilin ne e kemi kuptuar gabim dhe keq.
Çeshtja e pronësisë është e lidhur në mënyrë të pandashme me pjesën e brendshme të njeriut, dhe jo si veshje e jashtme më vete e shkëputur prej brendësisë së tij. Kur njeriu punon për një objekt të caktuar ose kultivon një copë toke ai projekton njëkohësisht diçka të vetvetes së tij, unit të tij shpirtëror e cila materializohet tek objekti apo toka që ai kultivon. Eshtë e pamundur të ndahet prona nga shpirti, është sikur të ndash trurin nga arsyetimi. Ajo çka njeriu punon dhe zhvillon paraqet një pjesë të së tërës që njeriu është, ndjenjë të brendshme dhe arsyetim i konsoliduar i shpjeguar edhe në mënyrë analitike për të paraqitur pjesën e brendshme morale e shpirtërore të njeriut të lidhur me pronën e me ligjet mbi të si pjesë e disiplinave të politikës filozofike, e cila është e ftohtë dhe e saktë.
Ekziston një lidhje shumë e rëndësishme ndërmjet asaj çka mund të ngjasojë abstrakte në dukje, mbi shkrirjen materiale të konceptit të filozofisë politike mbi pronën, mbi të drejtat, mbi liritë dhe asaj çka gjendet në dispozitat ligjore dhe kushtetuese në lidhje me këtë çeshtje. Kjo vlen për t’u vënë në dukje që të kuptohet mirë përse vendet perendimore kanë aplikuar politika të tilla dhe jetojnë në një mënyrë të caktuar që për ne shqiptarët është kaq e vështirë të arrihet. Sepse shqiptarët ndoshta nuk e kanë kuptuar se prona pikësëpari është çeshtje morale bazuar mbi drejtësinë. Origjina e drejtësisë shpjegon më së miri dhe orgjinën e pronës private. E njëjta artifice ngre në të njëjtin piedestal të dyja këto çeshtje të pandashme nga njëra tjetra.
Ajo çka është e rëndësishme për t’u theksuar është se nuk është çeshtja e pronës në vetvete e vështirë apo e ndërlikuar për t’u trajtuar, ajo që sjell vështirësi është drejtësia në lidhje dhe raport me pronën, çeshtje kjo që gjatë fillim shekullit të 19-të ka shqetësuar filozofët politikë. Sistemi i tregut të lirë dhe pronës private deri më tani ka treguar se është më i suksesshmi dhe më funksionali në lidhje me mbulimin e të gjitha burimeve që shoqëria ka nevojë.
Unë mendoj se nuk ka shumë rëndësi vendosja dhe përfshirja e vetes (unit) tek objekti i realizuar apo prona private sesa përfshirja dhe vendosja e pronës tek vetja. Të kesh dhe zhvillosh një pronë private e ndihmon individin të zëvendësojë subjektivitetin e personalitetit të tij, që do të thotë se kjo i jep individit mundësinë për të konkretizuar planet dhe skemat në mendjen e tij dhe për ta bërë atë të marrë përgjegjësi për veprimet duke i kthyer këto veprime të menduara në materialin mbi të cilin punohet si për shembull një ndërtesë apo guri i mermerit që skulptori i jep formën e dëshiruar. Pikërisht kjo regjistron impaktin e vendimeve që njeriu ndërmerr. Ligji supozohet të garantojë vetëm sigurinë për pritshmëritë e individit dhe kur kjo siguri fokusohet mbi një objekt të caktuar ky objekt formon pjesërisht strukturën e një disipine të tërë politike. Pikërisht në këtë pikë njeriu ka fuqinë për të formuluar një plan të përgjithshëm veprimi. Janë pikërisht këto momentet e suksesit të cilat përbëjnë kohëzgjatjen jetësore të individit dhe nuk qëndrojnë vetëm si pika të veçuara dhe izoluara prej të tjerave. Ato bëhen pjesë të pandashme të jetës së tij të brendshme dhe të jashtme si një e tërë, pika e shkrirjes.
Shpesh në bisedat me babain tim kemi arsyetuar gjithsecili sipas bindjeve të veta, duke qenë dhe secili prej nesh të apasionuar pas kësaj apo asaj shkolle filozofie të caktuar, se ka pasur edhe në Shqipëri nga ata politikanë që i kanë kuptuar e studiuar çeshtje të tilla dhe pikërisht sepse i kanë kuptuar kanë vendosur të zgjedhin të kundërtën, të mos ecin kurrë në vijë paralele me botën europiane, aty ku për dreq ne jemi pjesë natyrale prej gjeografie. Janë zgjedhur pikërisht ata njerëz në pushtet që kanë penguar arritjen e demokracisë e cila fillon pikësëpari nga prona private dhe rregullimi i ligjeve dhe politikave mbi të. “Njeriu i ri” duhet të ishte përsëri emblema kryesore e pushtetit politik e ligjor në Shqipëri. Pra jo se nuk e kanë ditur, por se nuk kanë dashur, kanë ndjekur misione të tilla që të mos munden kurrë ta bëjnë as brezat e ardhshëm. Dhe për të ilustruar se asgjë në thelb nuk ka ndryshuar për kaq shumë vite, mjafton shembulli konkret i deputetëve që sot përfaqësojnë mandatin e popullit në parlamentin shqiptar duke filluar me ata që nuk kanë as arsimin përkatës për të qenë pjesë e parlamentit e deri tek ata që janë dënuar për krime nga më të rëndat si brenda e jashtë vendit.
Këta ishin dhe janë elita politike shqiptare, ligjbërësit e ligjzbatuesit e së drejtës, në parlament, në ministri e kryeministri, në sistemin gjyqësor, në pothuajse të gjitha postet kryesore drejtuese në pushtet, gjatë gjithë kohës. Cili prej tyre, që na solli aq shumë shqetësim ne shqiptarëve në vite të gjata tranzicioni, e di se prona private është ndër të tjera edhe çeshtje gjenealogjike sepse ndryshe nuk do të shpjegohej dot lidhja ndërmjet institucionit që ajo përfaqëson dhe historisë së lashtë që të çon të hulumtosh rrënjët e saj. Të paktën sa për të mos u dukur injoranca dhe indoktrinimi kaq hapur edhe vite pas rënies së rrejshme të komunizmit, për të mos vazhduar të turpërojnë një popull të tërë në sytë e botës. Kjo klasë politike drejtuese që nuk ka ndryshuar aspak për nga përbërja e etnia e gjenezës prej 80 vitesh tashmë, e ka mbërthyer Shqipërinë për fyti duke e përqafuar lirinë e popullit aq fort sa i kanë marrë frymën duke e thithur për vete.
Dy janë rrugët që shoqëria, sipas modelit të rendit ku bën pjesë zgjedh, nëse ekonomia e tyre do të organizohet nëpërmjet 1. bazës së tregut të lirë ose 2. kontrollit qendror të shpërndarjes, ekonomisë së përbashkët. Ne shqiptarët e kuptuam mirë mbi kurriz këtë të fundit, por u bënë vite të gjata tashmë që duke shpresuar të shpëtojmë nga vargojtë e së kaluarës, kemi ngecur keq ndërmjet së shkuarës skllavëruese dhe një të ardhmjeje të kopjuar keqazi nga fqinjët perendimorë.
E keqja më e madhe është se ne si popull nuk kemi ditur ndonjëherë të vemë në karriget e pushtetit ata që e duan Shqipërinë, ata që dëshirojnë me zemër që shqiptarët të mos largohen masivisht nga vendi i tyre, madje sot më shumë se dikur, në kërkim të sigurisë, rendit, drejtësisë, punës e mirqenies. Ne shqiptarët, në shekulin e 21 mbajmë ende në pushtet njerëz që me taksat e popullit blejnë vila e ndërtojnë pallate shumëkatëshe për vete e fëmijët e tyre, që nuk u bëhet vonë nëse barnat janë të skaduara e të falsifikuara, nëse ushqimet që importohen janë jashtë çdo norme sigurie e pa data skadence, nëse uji i pijshëm prej 40 vitesh tashmë nuk ka qenë kurrë i pijshëm, që nëpër spitale nuk mund të shkohet për t’u kuruar e shëruar por vetëm për t’u shtuar sëmundje të reja plus, që i varfri nuk e kërkon dot të drejtën nëpër gjykata e prokurori, që një kilometër rrugë që ndërtohet me paratë e popullit të varfër kushton 50 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të botës, që puna quhet luks nëse e ke. Ka vdekur shpresa e kjo dhemb në shpirt për një popull që natyra i ka falur në tokat e tij çdo të mirë që mund të ekzistojë.
Në Shqipëri e rëndësishme është që populli të flejë, për të tjerat mendon qeveria, kushdo qoftë ajo. Jo më kot grupet e interesit pranë qeverisë paguajnë dhjetra e dhjetra gazetarë e analistë të cilët si me magji për pak vite u bënë pronarë e milionerë, madje kryeministi shqiptar është i vetmi besoj në rajon që ka një television privat të tijin që transmeton papushim 24 orë në ditë vetëm arritjet e qeverisë së tij. Mund të përmend një listë të gjatë të gazetarëve që në kohën kur historia e pronave të familjes time u bë e njohur edhe në televizion prej përmasave të vjedhjes, politikanëve të përfshirë, e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj nesh, nuk ngurruan të na kërkonin në këmbim të bëheshin bashkëpronarë në pronë nëse ne pranonim që ata të na ndihmonin duke e bërë çeshtjen publike ose të na lidhnin me “të pushtetshmit” nëse bëheshim të mbarë e nuk i publikonim të gjitha faktet e dosjeve tona.
Vijon …

Një idil dhe Fëmijët e arnautkave, rrëfime nga përmbledhja artistike Resa e Qefsere Nishevcit

0

Qefsere Nishevci, shkrimtare, Prishtinë

____

Një idil

Kur vinte vera, unë dhe njëra nga motrat e mia, Muli, që ishte vetëm dy vjet e gjysmë më madhe se unë, mezi prisnim që ta shpinte rruga tek ne, ndonjë nga të afërmit e fshatit. Ata rrinin sa rrinin, bënin disa pazare, plotësonin disa kërkesa të parapëlqyera qytetëse dhe niseshin pa përtesë atje ku i priste luadhi i madh me lule narcis, që ata i quanin lulet e parajsës, shtëpia e vendosur në shpat, e rrethuar me lisa të gjatë dhe gratë që me kureshtje pritnin t’i çmbështillnin gjërat e blera. E ne të dyja të ngazëllyera iu ngjiteshim pas. Prindërit nuk na e prishnin qejfin. Ne ishim familja e parë që kishim lënë prapa fshatin dhe ishim shpërngulur në Prishtinё. Mirëpriteshim sa herë që shkonim. Posa futeshim brenda në odat e tyre plak e ri çohej në këmbë për t’u falur me shëndet me ne. Ata më të vjetrit na viheshin përball me ato ulëse me tri këmbë, në formë trekëndëshi të bëra nga druri që i quanim shkami dhe na pyesnin për secilin anëtar, pa e harruar rendin sipas moshës. S’ bëhej kjo sa për adet, por ndjeje njëmend, një shprehje kujdesi dhe dashurie. Andaj, tash kur lexoj apo dëgjoj nga tё vjetrit, kur flasim për mikpritjen shqiptare dhe e lavdërojnë atë, e kam këtë parafytyrim, më duket se atje përfilleshin plotësisht vlerat e saj.
Nuk ishte e zhvilluar ndjenja e materializmit, i kishin vetëm ato që ju nevojiteshin. S’shihje dhoma me rraqe e me rroba tё tepërta, as mbathje pranë pragjeve të dyerve. Ato opinga që i mbathnin në mëngjes, i zbathnin para se të flinin, kur pastronin këmbët në govata me kënatat e ujit, apo ibrigat, enët karakteristike të bëra nga dheu. Kuzhina me fjalorin e tyre emërtohej “shpi”, kishte oxhakun që ndodhej në mes të saj, ku varej një kazan i nxirë nga flaka, që shërbente për të vluar ujin, afër ndodheshin saçet, përdorëset rrotullare nga hekuri, që kur ngroheshin mirë nga gacat e zjarrit që iu viheshin sipër, hidheshin mbi tepsitë me bukë, piqeshin me këtë mjet edhe gatesa të tjera brumi e gjella të ndryshme.
Një vend të posaçëm zinte magjja, orendi nga druri, kishte katër këmbë më të larta se karriget e sotme, në hapësirën e mesit të saj me formë katërkëndëshi ngjisheshin e mbruheshin brumërat. Në mur vareshin raftet e enëve si dhe sofra e madhe që ishte si një tryezë e ulët e rrumbullakët. Sofra shtrohej për të ngrënë, mbulohej me sofrabez, për rreth uleshin të gjithë anëtarët në shkami, pritnin që t’ia fillonte së ngrëni më i madhi i familjes.
Oxhaku nuk ishte vetëm sa për të pjekur, nuk ishte sa për të dhënë ndjesinë e bukur romantike, nuk ishte vetëm sa për të nxjerrë tymin mbi kulme. “Mos u shoftë kurrë zjarri i vatrës”, ishte pjesë e ninullave, që fusnin fëmijët në ëndërrime, që shprehnin gjallninë. Dyshemetë ishin nga dheu, të pashtruara, pastroheshin me fshesë aq shumë herë, e lageshin me ujë, andaj ato dukeshin shumë tё rrafshëta dhe tё lëmuara. Një pjesë të odave zinte shtrati, ndante ato gati më dysh, hapësira e mbushur me kashtë, e kufizuar me drunj të gdhendur mbulohej më qilima të punuar me dorë nga gratë dhe rrethohej me nënkresa po ashtu nga kashta e të mbështjella me pëlhura të qëndisura. Ne disa dollapë të futur në mur të bërë me pllaka dërrasash vendosej shtroja e mbuloja, e cila shërbente për të dhënë gjumë të rehatshëm, pas punëve të rënda të ditëve të verës. Uji nxirrej nga pusi me kova. Ne si fëmijë nuk merrnim pjesë në punët e lodhshme, por vetëm për të shoqëruar ndonjërin në kullotjen e bagëtive andaj nuk ia dinim për mungesa. Dhe, natyrisht llamba e vogël e gazit, që ndizej të ndriçonte netët, shuhej sapo përfundonte darka. Të gjithë flinin me kohë dhe të gjithë zgjoheshin herët.
Shirja e grurit, u shënua në mua si një gëzim që i bën fëmijët të ndjehen se po iu rritet zemra. Gratë gatuanin së bashku, për të gjithë, ashtu siç puna kryhej sipas rendit nga një familje te tjetra dhe shujtat ishin shumë të shijshme. Kjo kohë ishte e zëshme, nga gazi i fëmijëve, nga zërat e punëtoreve. Katundi do zhurmat e tilla, sikur natyra e bukur dhe freskia e pemëve që ofrojnë qetësi e pëlqejnë një kundërshti që vë në shprehje bukurinë, që thyen monotoninë e jetës se njëtrajtshme. Dikush e maste masën e miellit të fituar dhe nëse ndonjëri nga familja a fisi, kishte pak tokë dhe pak miell të gjithë ia shtonin nga hisja e tyre. Siguroheshin që secili të kishte bukë për tërë vitin. Pastaj, duke reflektuar komentoheshin këto sjellje bujare, por mua më linte përshtypje më tepër vrapi që bënim, herë te një peshore e herë te tjetra dhe ëmbëlsirat e ofruara. Kjo i ngjante një dasmoje plot hare!
Sapo e shihnim nga larg babanë tonë që vinte për të na shpjerë pёr në shtëpi, ne të dyja, shkëputeshim nga loja, vraponim që t’i hidheshim në përqafim, e hetonim se na kishte marrë malli për familjen e ngushtë. Babai ishte i pashëm, me sy të kaltër si qielli, me shtat të gjatë e të drejtë, me ecje krenare, në burrërinë dhe virtytet qё mbante kishte edhe një butësi, që lente përshtypje të mirë te secili që e takonte, dinte ta ruante personalitetin e të tjerëve, ishte i kujdesshëm me fjalё e me veprime. Tek ai bashkohej butësia edhe autoriteti, bukuria dhe mirësia. Ecnim dorë për dore me të, bënim disa kilometra në këmbë, nuk na kalonte afër asnjë njeri, i njohur apo i panjohur, pa na përshëndetur me nderim. Kultura e formuar fshatare e çmonte praninë e kujto, “nuk kalohet para njeriut si para varrit”, thuhej! Arrinim në atë stacion hekurudhor që ishte shumë i endur. Edhe fishkëllima e trenit na ngazëllente, për botën tonë të vogël na dukej gjë e madhe!
Ende isha në fazën e parë të adoleshencës, kur shumë veçanti të fshatit u shuan, kur u bënë transformime qytetëruese, kur flitej e kur dëgjoheshin klithmat:
– “O e vumë edhe ne rrymën”, e kur televizorët hijeshonin këndet e dhomave, kur oborret lëshonin hapësirat për automjete, për makina bujqësore, kur të gjithë futën brenda ujësjellësin e orendi të kohës. Fshatarësia kishte ndryshuar dukshëm, por edhe etja për jetë më të bukur e më të lehtë ishte shtuar. Të rinjtë ia mësynin qyteteve, metropoleve në vendet perëndimore, e unë po pyesja për ata që ishin lidhur me këtë vend, ku u fshehën?! Ku ishin ata pleqtë krenarë e hijerëndë? Ku ishin ato gratë e hjekave, ato gratë e punës së dorës, punës së shtëpisë, së kuzhinës, grazhdit e fushës, që na përqafonin shumë, na shtrëngonin faqet dhe na përcillnin me lot kur ktheheshim në shtëpi? Ato, që me dashurinë e tyre i jepnin fshatit një aromë jete!
Fshati i qytetëruar me bënte të mendohesha, fshihte jetën e thjeshtë, por kujtimet e ëmbla dhe mallin nuk pati fuqi t’i barte me vete!

***

Fëmijët e arnautkave

___

Nuk e mbaj në mend se si kemi zbritur nё qytet, kam qenë foshnje e vogël asaj kohe. Kalova kohën parashkollore, afër lumit Vellusha, të kryeqytetit tonë, që tashmë është lum i mbuluar. Atje kishte shumë fqinjë që flisnin turqisht në shtëpi, sa për të treguar se ishin qytetarë. Nëna ime nuk kishte asnjë interesim që ta fuste në përdorim këtë gjuhë, jo se s’donte të mësonte gjëra të reja, përkundrazi, gjyshi im, si një tregtar i njohur i kohës kishte mbjellë në të dëshirën për përparim e mësim, por nuk parapëlqente qytetërimin si ikje nga vetvetja. Nuk i donte shtirjet salltanetet, shkëlqimet e jashtme. Ende, me ndjenja ishte e lidhur pas idilesh fshati, andaj krekosja, për përkatësinë qytetare, apo përbuzja e shprehur ndaj fshatarëve, e bënte këmbëngulëse, për ta çmuar veten. I shmangej sabah qejfeve që organizoheshin në këtë lagje, shoqërisë së grave që i vinin vogëlushët e tyre në gjumë, duke iu dhënë çaj hashashi që ato të mos ishin të bezdisura, derisa po cingëronin lugët duke përzier sheqerin në gotat e vogla të çajit të zi, të cilat i mbushnin e zbraznin shumë herë gjatë bisedave të tyre. Kjo ishte moda e kohës! Por, fëmijët e katundareve, apo arnautkave si i quanin ato me përçmim dalloheshin, sepse kishin faqet e kuqe si molla, e të tyret ishin të zbehtë e thatanikë edhe pse me rroba shumë më të pastra! Për shumë kohë kjo shenjtë dalluese, nuk u bë brengë për ato nëna, kryesisht të pashkolluara, qytetarka, joarnautka!
Nuk ndenjëm shumë këtu, u shpërngulëm në lagjen që ne e quanim Mahalla e Muhaxherve. Atje s’kishte shqiptarë të turqizuar e as serbë, as romë, as pjesëtarë të ndonjë kombi tjetër të vendit. Kaluam mirë, por kishte fëmijë që ishin të llastuar, ngatërroheshin e rriheshin, për pak gjë!
Aventura e vogël u zgjerua, lëvizëm mu në qendër të qytetit. Ne iu gëzuam sidomos rrugës, e cila ishte e shtruar në kalldrëm, lamë pas atë të dheut, që sa herë binte shi lloçi na ngjitej për mbathje dhe na rëndonte ecjen. Lagjja e re ishte e banuar me serbë. Ndërtuam raporte të mira me ta, jo hyrje e dalje pa trokitur në derë, por respekt të ndërsjellë.
Serbishtja ishte gjuhë zyrtare në këtë kohё, lëndë e obligueshme dhe nëpër shkolla fillore, andaj për ne qe një rast i mirë që ta merrnim atë, ashtu si falas nga lojëra të shpikura që bënim në rrugë me top e litar, guralec, fshehtas etj. Fjalorin e pasuronim edhe përmes zënkave të pashmangshme, kur loznim në formë garash, ndodhte që të fyheshim ndër vete në baza nacionale. Serbët me respekt do tё duhej të na quanin në gjuhën e tyre albanci, ndërsa ne ata serbë, por kur vlonim nga inati, shoqet serbe na drejtoheshin me shiptarko jedna (shqiptare më) e ne ua kthenim me qesëndi shkino jedna (serbe më). Të rriturit nuk i miratonin zënkat e tilla, por diku e kishin burimin këto fyerje, sigurisht në historinë e konflikteve tё gjata ndërnacionale!
Prapa parkut të qytetit, që ndodhej afërisht dyqind metra mbi shtëpinë time jetonin romët, të cilët sa zbardhte drita bënin shumë zhurmë, dëgjohej muzika e tyre me dajre, me klarinete. Po të rastisje në atë lagje, do të shihje, se shtëpitë i kishin shumë afër njëra-tjetrës. Njerëzit uleshin para dyerve në rrugë, pleq e fëmijë tymosnin duhan, kërcenin, apo grindeshin, vetëm qetësia nuk mund të paramendohej në këtë anë. Gjatë verës rrinin në park pa ia nda, sepse kishin shumë fëmijë, jetonin në shtëpi shumë të vogla. Dalëngadalë, njerëzit e nacionaliteteve të tjera nuk shëtisnin më këndej, parku i qytetit u bë territori i tyre, me një rregull të pashkruar! Megjithatë, tash kur e kujtoj këtë kohë, them se këta njerëz i jepnin ngjyrën e vetë qytetit tim.

  • Marrë nga përmbledhja e prozës artistike “Resa” të Qefsere Nishevcit, shkrimtares prishtinase 

Në përvjetorin e rënies së Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit

Nga: Mustafë Xhemajli
___
GODITJA SHUMËDIMENSIONALE
___
Në natën e 17 janarit 1982 u vranë me atentat nga UDB-ja jugosllave, tre udhëheqës, të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, tash heronjë të kombit.
Në këtë natë tragjike u vranë udhëheqësit e shquar pikërisht gjatë përpjekjes për bashkim të tri organizatave: Fronti i Kuq Popullor (FKP), LNÇKVSHJ-së dhe OMLK-së.
Përjetësisht Lavdi heronjve të kombit!
***
Vrasja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, ishte një goditje shumëdimensionale që e kreu UDB, jo vetëm kundër veprimtarëve të cilët i vrau me plumba, por ishte goditje kundër gjithë mërgimtarëve në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Francë e gjetiu. Goditja e veçantë përveq ndaj familjeve të të rënëve, ishte edhe për Ibrahim Kelmendin, njërit nga themelluesit e bashkimit të 17 janarit ‘82.
Pas plojës që u bë mbi Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin, me gjithë fuqinë e propagandës së specializuar e të koordinuar mirë filloi të bie dhe ra me sukses mbi Ibrahim Kelmendin, me qëllim që ta paralizoj, komprementoj dhe për të krijuar hapësirë që të vritet për hakmarrje se gjoja ai i vrau shokët e tij!
NGJARJE HISTORIKE ME ZHVILLIME KULMORE
Në historinë më të re të Kosovës kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme dhe, data të ndryshme kalendarike kanë shënuar zhvillime kulmore historike si në politikë, kulturë, programe politike, legjislacion dhe dokumente historike që në fund kanë përcaktuar shtetësi.
Në këto zhvillime tona politike dhe shoqërore kanë ndikuar drejpërdrejt veprimet organizative dhe luftarake të organizatave të fshehta atdhetare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ato nga vitet e 40-ta të shekulli të kaluar e këndej, kanë vepruar për lirinë kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë dhe viset e saja, deri te bërja e shtetit të Kosovës me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe bashkëpunimin e ngushtë diplomatik dhe ushtarak të NATO-s dhe SHBA-së.
Organizata e fshehtë më e sukseshme nga aspekti i veprimeve themeluese, organizative, politike, propagnadistike, vazhdimësie, jetëgjatësies; programit dhe statutit për organizime të vazhdueshëm politike e strategjike, veprimeve dhe platformës luftarake, për zgjidhjen e problemit me luftë të armatosur kundër Serbisë pushtuese, padyshim është Lëvizja Popullore e Kosovës. LPK themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe jo vetëm këtë, por edhe dy ushtritë tjera atë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPBM) si dhe atë kombëtaren për Maqedoninë (UÇK).
Themelimi i LPK-së ka zanafillën këtu e 42 vjet më parë, në natën e 17 janarit 1982 në Unetergrupenbach – ish Gjermanin Perëndimore. Nëpër vite pati disa emërtime dhe akronime pothuajse të ngjashme: Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Natyrisht, në këtë historik të gjatë, për të ardhur deri të akronimi LPK (pastaj edhe akronimet e tri ushtrive çlirimtare), ka pasur zhvillimin e vet, por asnjëherë të shkëputur, as nga aspekti organizativ, politik e propagnadistik e as nga ai luftarak.
NDRIÇIMI I THEMELIMIT TË LËVIZJES
Kanë kaluar mbi 42 vjetë nga ajo ngjarje tragjike dhe e jashtëzakonshme e 17 janarit 1982. Është largësi e mjaftueshme historike, që lejon të flitet hapur lidhur me rrethanat dhe zhvillimet e asaj kohe. Tash janë stabilizuar shumë gjëra dhe dihen dëshmi dhe fakte për organizime të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kosova është shtet dhe populli jeton në liri. Sot, të dhënat dhe faktet që mund të zbulohen dhe dokumentohen për këtë rast, nuk e dëmtojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj. Nuk e dëmtojnë as Shqipërinë.
Me punën hulumtuese nga historianët, është koha që të definohet se cila është data e themelimit të LPK-së: 17 janari i vitit 1982, apo 17 shkurti i vitit 1982.
Pas vrasjes, dokumentet dhe të gjitha shkrimet për çështjen e bashkimit dhe themelimit të organizatës së re, janë konfiskuar nga organet përkatëse gjermane.
Deri tash nuk kam hasur informacion se a u janë kthyer ato dokumente familjeve të të rënëve, e sëbashku me to edhe dokumentet që flasin për një bashkim dhe organizatë të re më 17 janar 1982.
Dëshmitari dhe njëri ndër organizatorët kryesor të këtij bashkimi, i cili ka mbetur i gjallë nga ky atentat, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ibrahim Kelmendi, përfaqësues i Frontit të Kuq Popullor (FKP), ka treguar dhe shpjeguar gjerë e gjatë publikisht, madje edhe në libra të botuar, mënyrën e takimit, punën për hartimin e dokumentit të bashkimit në natën e 17 janarit 1982.
Së fundi nga arkivat shtetërore të Shqipërisë, në dritë doli edhe një dokument me datë tjetër e themelimit: 16 janar 1982, një ditë para atentatit mbi Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin!!
Data 16 janari dhe 17 shkurti, flasin për bashkim të PKMLSHJ-së dhe LNÇKVSHJ-së (me aktin e bashkangjitjes të OMLK-së më 15 maj 1982), për bashkim të datës 17 shkurt 1982.
Në të dy variantet e këtyre bashkimeve, mungon FRK-Fronti i Kuq Popullor dhe përfaqësuesi i tij!
Ndërsa në takimin dhe bashkimin e 17 janarit 1982, mungonte PKMLSHJ dhe përfaqësuesi i tij.
KOHA PËR DËSHMI
Përveq tre të rënëve më 17 janar 1982, të tjerët janë gjallë dhe, me një përpjekje fisnike për të dëshmuar historinë, që të shmangen „grindjet“ për data themelimi – është koha për dëshmi!
Sa më përket mua, për bashkimin e organizatave mund të them ato që më ka thënë Ibrahim Kelmendi gjatë bisedave për tragjedinë e 17 janarit. Gjatë viteve 1984-1985, në takimet e shpeshta pune që kemi pasur në Zvicër, e kryesisht në qytetin Biel-Bienne. Ai më ka folur hapur për të gjitha zhvillimet dhe përpjekjet për bashkim të tri organizatave dhe ngjarjet e ndodhura më 16 e 17 janar 1982. Ato të cilat m’i ka thënë I. K., pastaj, i ka publikuar në formë elektronike, kryesisht në llogarin e tij në FCB, dhe në formën e shkruar duke e botuar veprën autoriale, „Atentatet“ (roman biografiko-historik) dhe „Lëvizja – Lindje e përgjakur“ (Bedri Islami: Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin).
Me që kam pasur role udhëqëse dhe vendimarrëse në LPRK (1984-1991), kam mundur të mbajë qëndrim që tema për bashkimin e 17 janarit, jo pse nuk ishte apo ishte, ashtu siç dëshmonte Ibrahim Kelmendi, por nuk ishte aspak koha e përshtatshme që të bisedohej dhe debatohej për këtë problem. Ishte kohë e ndieshme dhe tema e tillë rrënonte edhe atë punë që ishte bërë dhe bëhej për organizim të mirëfilltë politik, propagandistik dhe luftarak të Lëvizjes në dobi të çlirimit të Kosovës.
Në biseda edhe me bashkudhëheqës të tjerë të LPRK-së, Ibrahim Kelmendi, e ka parë të arsyeshme që ta hesht këtë çështje në dobi të qëllimit kryesor, deri sa të çlirohet dhe të bëhet shtet Kosova.
***
Fotot në vazhdim nuk kanë nevojë për diçitura, sepse janë të njohura!
Mirëpo ato kanë nevojë të interpretohen e zbërthehen se çka po flasin sot:
– FOTO 1: flet dhe klithë për krimin makabër të UDB-së ndaj tre bijëve të popullit tonë, veprimtarëve dhe udhëheqësve të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
Ky krim nuk duhet harruar kurrë!
– FOTO 2: flet se këto tri varre në Untergrupenbach, në ish Gjermaninë Perëndimore, për 20 vjetë me radhë, ishin simbol bashkimi i mërgimtarëve. Ata, në çdo 17 shkurt, kanë shkuar pranë tyre për vizita dhe homazhe nga e gjithë Evropa për të kujtuar heronjtë e kombit dhe për t’u frymëzuar e luftuar për lirinë e Kosovës deri në çlirimin e saj!
– FOTO 3: flet se panoja me fotot e heronjve në sheshin Skenderbej të kryeqytetit të Republikës, janë vënë për dekor! Ndërsa shihet qartazi, se tre heronjtë, që ishin simbol bashkimi e frymëzimi i mërgatës sonë për 20 vjetë me radhë, do të duhej të ishin, dhe duhet të jenë patjetër, së bashku, që të tre – në STATUJË MONUMENTALE, simbol bashkimi e frymëzimi, në Prishtinë, kryeqytetin e shtetit tonë.

Nuhi Berisha – revolucionari nga më të mëdhenjtë që dha Atdheu ynë

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

[Kumtesë e lexuar në Flakën e Janarit, Dardanë, më 18 janar 2024]

Përvjetorët e rënies së shokëve tanë në rrugën drejt Lirisë do të duhej të ishin një lloj STACIONI pushim dhe reflektim. I tillë gjithësesi do të duhej të ishte edhe ky i 40 vjetorit të rënies së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës. Të tillë e kam konceptuar unë në këtë kumtesë timen me karakter më shumë memorial. Fryma reflektuese do ta përshkojë edhe këtë kumtesë timen që dua t’jua lexoj sot edhe për faktin se jam njëri nga bashkëveprimtarët e Nuhi Berishës. Por para se të filloj, dua që publikisht t’i shprehu mirënjohje kryetarit të Komunës, Kadri Rrahimit, për mbështetjen e organizimit të Flakës së Janarit, e para së gjithash shokut tim të ilegales, pjesë e grupit “Para Agimit”, Sinan Sadikut dhe Nexhat Rexhës që më ftuan enkas dhe më ngarkuan me këtë obligim. Në frymën që kishte reflektuar shënimi i 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në vitin 1978, në gjimnazin tonë “9 Maji”, sot “Ismail Qemajl”, në shtatorin e vitit 1978, me iniciativën e Sylejman Sylejmanit, nipit të Sylë Zarbicës, Mihane Sadikut dhe Ilmi Cakollit ishte krijuar grupi i parë i rinisë atdhetare “Para Agimit”. Pjesë e tij, nga janari i vitit 1979 isha edhe unë. Ndërkaq një vit më pas grupit do t’i bashkohej edhe Sinan Sadiku, Ibrahim Ismaili dhe një varg ish bashkëmoshatarësh tanë. Kjo frymë shtrihej gjithandej në Kosovë, gjithësesi edhe në Gjilan, aty ku ishte rritur e formuar si atdhetar Nuhi Berisha, ndërkaq pranvera e vitit 1981 atij do t’i jap përmasat e revolucionarit në formim. Ai kishte fatin që në rrethin e ngushtë familjar, kishte korifeun e mendimit revolucionar dhe njërin nga organizatorët më të shkëlqyer të ilegales – Kadri Zekën. Për rrjedhën e zhvillimeve në gjimnazin tonë, kur u njoha me Nuhiun, në fillim të vitit 1982, ai meqë ishte I njoftuar paraprakisht, fliste me pietet dhe mirnjohje për bartësit e atij aktiviteti. Shkas i njohjes sonë ishte pikërisht ajo veprimtari në kuadër të grupit “Para Agimit” dhe gjithësesi ndërlidhja e tij me Ahmet Isufin, që unë e kisha njohur gjatë kohës, kur të dy po kryenim shërbimin ushtarak në Zagreb [në periudhën tetor 1980-shtator 1981].

Kjo njohje do të jetë edhe një mundësi që unë të jem njëri nga vazhduesit e aktivitetit të grupit “Para Agimit”, por tani në kuadër të strukturës së bashkuar – Lëvizjes për Republikën e Kosovës, që ia kishin arritur ta krijonin më 17 janar 1981 në Untergrubenbach [afër Shtutgardit]: Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelemendi. Përmes Nuhiut ne kishim fatin që të ishim ndër bartësit e parë të aktivitetit të kësaj organizate brenda në Kosovë. Ishim përfshirë të gjithë ndërkohë në organizimin e përvjetorit të parë të demonstratave të 11 marsit [1982]. Në ballë të këtij organizimi ishte Nuhi Berisha. Paraprakisht u konsultuam dhe ndamë detyrat tok si celulë që ishim: Nuhi Berisha, Ahmet Isufi dhe unë. Shpërndamë traktin që ishte pregaditur për këtë përvjetor gjithandej – në Prishtinë dhe qendra tjera të Kosovës.

Më pas gjatë vitit 1982 do ta takoja Nuhiun më shpesh e më gjatë, me ç’rast do të shkëmbejmë mendimet në banesën ku ai ishte ilegal, në rrugën Adriatiku, fare pranë Parkut të qytetit.

Por takimi më i përzemërt dhe më i paharruar për mua gjithësesi mbetet ai në pritjen e vitit të ri 1983. Paraprakisht Ahmeti më kishte kërkuar ta siguroja një banesë, ku do ta kalonim natën e vitit të ri bashkë me Ismetin, ky ishte pseudonimi i Nuhiut në atë kohë. “Nuk mund ta lëmë vetëm Ismetin këtë natë”, më tha Ahmeti në takimin që kishim në ambientet e Universitetit, respektivisht Fakultetit Filozofik, ku ndiqnim ligjëratat herë pas herë bashkë. E kisha menduar si banesën më të përshtatshme për këtë natë, atë të dy anëtarëve të celuës sime që kisha krijuar ndërkohë – me Emin Azemin dhe Ahmet Hasanin. I pari student i letërsisë, tani i njohur si publicist e shkrimtar në Maqedoninë Veriore, ligjërues në Universitetin e Europës Juglindore dhe kryeredaktor i revistës letrare Juvenilia, ndërkaq i dyti student i Makinerisë, tani inxhinjer, njëri nga bartësit e aktivitetit të dendur politik në LPK-në në vitet 1987/88 Atë natë njoha më shumë anën njerëzore të Nuhiut, por edhe vendosmërinë për ta vazhduar aktivitetin për Lirinë e Kosovës. Nuk bëmë gjumë fare, na gdhiu mëngjesi duke biseduar dhe shkëmbyer pikëpamje, duke bredhë herë në letërsi e herë në histori, duke kaluar nga mendimi juridik e filozofik tek ai i politikës aktuale. Jo vetëm atëherë, si shok e bashkëveprimtarë, por edhe kur ai do t’na mungojë fizikisht, e kam vlerësuar jashtmase Nuhiun si Njeri dhe si Revolucionar. Jam i bindur se ai mbetet njëri nga revolucionarët shqiptar më të spikatur të historisë së re të Kombit tonë dhe gjithësesi, tok me Rexhep Malën, pararendësit e UÇK-së. Nuhiu ishte një natyrë e butë në esencë, tepër skofjarë dhe shumë i dashur për shokët. Bënte

ç’mos, tej mase, të kryente misionin të cilin ia kishin ngarkuar drejtuesit e LPK-së, që atbotë vepronte nën siglën LRSSHJ, të ciën ia kishin imponuar komplotistët që kishin penetruar brenda saj. Nuhiu ishte një revolucionar i lindur. Kishte një kod njerzor autentik, që i buronte nga ADN-ja e tij prej malësori [ai ishte i lindur më 3 tetor 1961 në Sfircë], që për nga linja e gjakut vinte nga stërgjyshi i tij, i fundmi i besimit të krishterë – Sferkë Berisha, përndryshe vëllai i stërgjyshit tim, Prekë Berisha [brezi i nëntë]. Këtë fakt e kam mësuar më vonë, që gjithësesi ma ka bërë Nuhiun edhe më të dashur. Nuhiu ishte një figurë për shumëçka atipike. Ai admironte Vojo Kushin, por fliste me pietet edhe për Emin Durakun e Hajdar Dushin, dy drejtuesit real të Lëvizjes Antifashiste në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve historiografia jonë ju detyrohet shumë. Dhe këtë e bënte sepse respektonte deri në përunjësi të VËRTETËN HISTORIKE.

*** Në muajin prill të vitit 1982, Nuhiu kishte marrë vendimin që përkohësisht të largohet nga Kosova, duke ju shmangur valës së arrestimeve që kishte pasuar nga ana e UDB-së, por edhe për të kontaktuar drejtuesit e LRSSHJ-së në Zvicër. Ky udhëtim nuk do të ishte i vetmi dhe as i fundit.

Në takimin e fundit me Nuhiun, pas kthimit nga Zvicra, në mars të 1983, vetëm dy javë para se të arrstohesha unë, ia kam thënë shqeto, natyrisht si shoku-shokut, se, kthimi i tij ishte i gabuar. Gjykoja se ai i duhej i lirë Kosovës dhe Lëvizjes, qoftë edhe jashtë, më shumë se sa brenda ilegal ose në burg, sidomos në atë kohë kur ai mund të zëvendsohej më lehtë nga ne që ishim më pak në sy të Shërbimit sekret.

“Kështu rrezikon veten, por na rrezikon edhe ne”, ia thashë atë buzë mbrëmje tek po bisedonim duke ecur bri hekurudhës, në Arbëri, tek Fabrika e tjegullave. “Ti do të duhej të qëndroje e të veproje në emigracion, natyrisht edhe duke ardhur për kohë të shkurtër, nëse do ta kërkonte nevoja”. Prezent ka qenë Ahmet Isufi, meqë ishte takim i celulës. Më vonë e kam mësuar saktësisht se në ç’nivel të organizimit ka qenë atbotë organizata jonë ku militonim [LPK-ja e konvertuar në LRSSHJ] dhe pse Nuhiu mori vendimin të kthehej dhe të vepronte në Kosovë.

***

Prilli i vitit 1983 gdhiu i shoqëruar nga një furtunë e rreptë ere e shoqëruar me një shqotë të pazakontë disaorëshe, që do të pasohej nga një valë e madhe arrestimesh gjithandej në Kosovë. Më 1 prill ishte arrestuar Ahmet Isufi, ndërkaq më 4 prill 1983 katër udb-ashë shqipfolës, bashkëvendas tanë, ia kishin mësy Prishtinës, lagjes ku banoja, në rrugën që sot mbanë emrin

Gazmend Zajmi, ku do t’më arrestonin në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke trishtuar kalimtarët e rastit. Në burgun e Gjilanit do më shpienin po atë ditë pas disa orësh qëndrimi në hetuesinë e Prishtinës. Në orët e vona të natës, pas 3-4 orëve tortura nga më çnjerëzoret që kishin ushtruar mbi mua, do t’më përplasnin si një thes të shkyer, në qelinë nr 19. Dhuna do të vazhdonte kështu për disa muaj rresht. Hetimet përgjithësisht, jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj të gjithë të arrestuarve, i zhvillonin shqipfolësit, ca prej të cilëve në vitet e nëntëdhjeta qenë konvertuar në demokratë dhe jo vetëm kaq! Për turpin tonë, ndonjëri sosh, i përdalluar për dhunën e ushtruar ndaj shumë të burgosurve politikë, ishte bartës edhe i statusit të Vetranit të UÇK-së, pa qenë fare as dy ditë bartës i uniformës së saj! Anomalitë e kësaj natyre do ta shoqëronin ambientin tonë politik për më shumë se tri dekada. Në krye të njësive të shumta të policisë speciale, që ishte angazhuar për arrestimin e Rexhepit dhe Nuhiut, në natën e 11 janarit 1984, aty ku ata do të përjetësohen dhe do t’i japin emrin asaj lagje – Kodra e Trimave, ishte pikërisht Tahir Zemaj, që sot është bartës i medaljes së Heroit të Kosovës! Bashkëjetsa me anomali të kësaj natyre nuk e nderon shoqërinë tonë. Ky lloj konformizmi e bren nga brenda ndërgjegjen e Kombit dhe ardhmërinë e tij. Ai i ka kushtuar shumë Kosovës edhe gjatë dekadës së Aparthejdit [1989-1999], gjatë lufëts së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë, por edhe në dy dekadat e ndërtimit të Shtetit. Prandaj, nga kjo tryezë shkencore, i bëj thirrje Presidentes së Republikës që të inicojë tërheqjen e medaljes së Heroit të Kosovës Tahir Zemës, vrasësist të shokëve tanë, heronjëve të Kosovës – Nuhi Berisha e Rexhep Mala.

Pse e bëj këtë thirrje nga shtëpia e Kulturës në Dardanën tonë, që mban emrin e një heroi tjetër që dha Dardana – atë të Isa Kastratit? Sepse kam qenë bashkëveprimtar i që të dyve: i Nuhiut dhe i Isës. Nga ata kam mësuar të jem shumë i drejtpërdrejtë me të Vërtetën, sa edhe me njerëzit tanë të dashur. Dhe sepse nuk jam intelektual konformist. Vetëm e VËRTETA qëndron e përjetshme në fronin e saj.

***

Më 11 janar 2024 isha prezent në akademinë përkujtimore që u organizua nën përkujdesjen e Kryeminsitrit të Republikës, Albin Kurti.

Me tu kthyer në shtëpi, bëra një shënim për këtë akademi. Në atë ambient të bukur të Bibliotekës sonë, që mbanë emrin e korifeut të mendimit filozofik- Pjetër Bogdani, prijësit të kryengritjes antiosmane të vitit 1689, i shkonte mirë përkujtimi edhe i korifenjëve të Lirisë – Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Organizimi ishte pothuajse i përkryer. Ky fakt më bëri të ndjehem mirë.

Qëndrimi ndaj heronjëve është pasqyra më e mirë për secilin brez, rrjedhimisht edhe për pushtetin, në raport me përkushtimin ndaj Atdheut.

Heronjtë si Nuhi Berisha, respektohen e nderohen duke investuar në ralizimin e idealeve të tyre, ndërkaq selitja e kujtimit për ta, kështu si po bëni ju sot, përmes Flakës së Janarit këtu në Dardanë e në Gjilan, në kryeqendrën e Anamoravës, ku u përurua dje shtatorja e Kadri Zekës, pra pikërisht më 17 janar, në përvjetorin e 42 të rënies së Tij, e sot në shënimin e 40 vjetorit të rënies së Nuhiut, është leksioni më i mirë i hisitorisë për brezat aktual dhe ata që vijnë.

Jam i prirur të besoj se nëqoftëse Kosova sot gëzon Lirinë dhe për shumëçka mund të thuhet se ajo është shndërruar në piemont i nacionalizmit progresiv shqiptar, në një demokraci funksionale, madje duke qenë përballë përplasjeve me valët e fashizmit modern serb, një kontribut të madhë për këtë, që në zanafillë, ka dhënë gjithësesi Nuhi Berisha. I përjetshëm kujtimi për heroin Nuhi Berisha! Lavdi dëshmorëve të Lirisë!