Kreu Blog Faqe 893

Përgjigje ndaj atij që i lufton shqiptarët në emrin e “fesë së Bagdadit!”

1
Nga: Tim Shkupi
___
“Per gjyna!”
___
Kështu më ka shkruar një hoxhë i ri , që është me “Fenë e shqiptarëve në Shkup” (është nga nahia (rrethina) e këtij krimineli)
Këtë “qyl” e kam pasur musafir në vitin 1996 “te kurvat” e Shaqirit të ndjerë në bar të hotel Grandi i dikurshëm në Shkup.
Nuk po them ka ba seks, sepse ketij nuk i ngritet…! Ky i ka qejf paret më shumë se sa seksin dhe me hoxhallik ka ba shumë pare dhe i lufton shqiptarët, por edhe i kercënon të varfërit kur i gjen të pambrojtur.
Eshtë një hoxhë i rrejshëm me probleme 35 vejçare i kapur nga shërbimet e sigurisë në Maqedoni.
Eshtë shok i ngushtë i atij Muki – Alsat . Makedonski, që e dëmtoi arkën e shtetit për disa qindra mijëra euro.
Një info që pak njerëz e dijnë:
Një nga arsyet që ka dështuar lufta e Ali Ahmetit në Maqedoni dhe është vrarë komandant Teli është soji i tij, që nuk e ka dasht flamurin me shqiponjë, por e ka dasht atë si të Hamasit.
Ky ështe mysliman, paret i ka qejf shumë. I tradhëton shokët e tij dhe ka rekrutuar shumë hoxhallarë në Kosovë dhe Shqipëri mos me dasht Shqiptarinë në emër të fesë së Bagdadit.
Tani ky i pari ka me kap çiftelinë, para Ahmed Kalasë, pasi kur ky flet per hadithet e shkollës së Bagdadit, bythen e ka të ulur në Mercedes si mulla Mazllumi, ndërsa muslimanet e tij jetojnë në lagje të getoizuara, në varfëri të skajshme, pa asnjë mundësi për përmirësim për një jetë më të mirë.
Ky (sa kam informata) i ka tradhëtu shumicën e selefistëve në Shkup.
Ky nuk ka nivel as njerëzor, as burrëror, lere të jetë intelektual të di se çfarë flet.
Një itelektual i mirëfillt nuk flet për rregulla imponuese, për rregulla kur preket liria e të tjerëe, sepse rregullat nuk i ban ky Kriminel.
Une flas për Kuran. Dhe une jam Imami i Shqiptarëve, jo i torbeshëve shqipfolësm – sllavo-muslimanë.
Tani shqiptarët nuk duan të quhen muslimanë, të futen me një thes me “mulla radovanat”. Por, po vijnë dhe po përqafojne shkollën e imamit të shqiptareve, Tim Shkupi.
Nëse del ky hoxhë i rrejshëm dhe thotë se Kurani u ka zbrit hoxhallarëve, të tjerët nuk duhet të flasin, të mendojnë, as të lexojnë, duhet të sjellin argumente, prova dhe fakte nga Kurani, e jo me mendësinë e Nikolla Pashiqit të lozë qervish si “drazha i Beogradit” në çezmet e Ataturkut.
Shyqyr i them Zotit që e ka ba kështu me sjellje të këtilla prej xhahili, agresiv, terrorist, kërcënuese kundër shqiptarëve, të më gjuhet mua i pari, që une me pas mundësi me ju kallxu shqiptareve në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë se kush është ky Anti-Shqiptar, eksponent i pashiqve të Serbisë në Shkup, të cilët terrorizojnë qenien shqiptare të pambrojtur çdo ditë dhe i rekrutojnë hoxhallarët e Kosovës për me e destabilizu jo vetëm Hanin e Elezit, por tërë Kosovën.
Ndërsa shqiptarët e Shkupit e njohin moti, e njohin si dallaverxhi, por nuk duan të flasin haptazi, por edhe pse moti janë hallashtisë prej sojit të tij, jo që ky nuk ka virtyte shqiptare, por ky s’ka as njerëzore, kur i ka tradhtu shoket e tij, shumica hoxhallarë, çfarë pret prej tij.
Bash kam qejf (pasi ka permend fisin tim) ta shoh një Lamallar të rreshtuar te ky “qyl pop i fesë së Bagdadit”, pasi ka përmendur mbiemrin e fisit tim.
Për një Lamallar (nga fisi im) e di se i kanë dhënë pare me Fajde. Jo ky, por anëtari i grupit të këtij Krimineli dhe ai Hoxhë, që thotë se gruaja është si kali, që “me mjekrrat e drazhes” fshehin punët e pista në emër të Islamit dhe xhamisë dhe terrorizojnë aty ku munden, aty ku ju ecën MASHTRIMI.
Megjithatë, pavarësisht se kam informata për familjen e tij, une nuk i permendi sepse une kam dinjitet, kam respektu edhe agen Mynir, edhe Ibrahimin, pavarësisht prej bindjeve të tyre të besimit ku ata besojnë.
Prandaj, kur ky kriminel flet për familje, jo që e ka me të nime, por e ka shkollë dhe është një taktikë turko-serbe e hershme 100 vjeçare për t’i frikësuar shkupjanët dhe për t’i deshqiptarizuar deri në skallavë të përgjithshme.
Mjerim!
Pra, na vret buka jonë, mikpritja shqiptare, që kemi respektuar kërmije, (kërminj) mikroba, hiça, por është një lajm i mirë se luftën kundër këtyre bishave sllavo-muslimane do ta fitojmë në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Maqedoni ka pak shqiptarë. Ndërsa ky zuzar është shërbëtor i politikës sllave në Maqedoni.
Thjeshtë, nuk më bën përshtypje. Nuk flas për familjen e tij
_____
Vërejtje e Redaksisë së Drinit. Kushdo që mendon se reagimi ndaj tij nuk përmban fakte, e ka të drejtën e përgjigjes.

Missionary Herald (1912) / Shqipëria në Luftën Ballkanike — Një intervistë me Kristo Anastas Dakon

Zoti dhe zonja Dako. — Zonja Dako ishte zonjusha Sevasti Qiriazi, dikur drejtuese e Shkollës së Vashave në Korçë, tani e drejtuar nga Bordi Amerikan. — Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Janar 2024 

“Missionary Herald” ka botuar, në dhjetor të 1912, në faqet n°561 – 564, intervistën e patriotit, edukatorit dhe autorit Kristo Anastas Dako mbi situatën e kombit tonë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria në Luftën Ballkanike

Një intervistë me z. Kristo A. Dako

Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

  1. Dako, emri dhe puna e të cilit në lidhje me Misionin e Bordit Amerikan në Shqipëri nuk janë të panjohura për lexuesit e “Misionary Herald”, është tashmë një mërgimtar në këtë vend dhe student i diplomuar në Kolegjin Oberlin.Një njeri me mençuri të pjekur, që flet dhjetë gjuhë, i ditur në çështjet e përfshira të asaj toke të shumë racave dhe feve, z. Dako është në gjendje të flasë me autoritet mbi një temë me interes të sotëm, për të cilën ka shumë konfuzion mendimi. Falë fakultetit të Kolegjit Oberlin, Missionary Herald është në gjendje t’ua prezantojë këtë artikull aktual lexuesve të tij.— Editori. 

“Në çdo diskutim për krizën ballkanike, një pikë duhet bërë e qartë. Aktualisht, elementi më i rëndësishëm i Turqisë Evropiane është elementi autokton shqiptar. Megjithatë, turqit nuk do të pranojnë kombësinë e dallueshme të shqiptarëve, as grekët, as italianët dhe bullgarët, megjithëse Kançefi (Kantchef) vlerëson popullsinë shqiptare në Maqedoni në 124.000 frymë, ndërsa statisticieni serb, Gobsheviç (Gobchevitch), e vendos totalin në 165.000 frymë. 

Tani ju pyesni për shkaqet e shqetësimit aktual. Për çfarë po lufton Shqipëria ? Nën Sulltan Hamidin II popullit tim iu ndalua të shkruante apo të lexonte në gjuhën e tij amtare. Filluam të formojmë organizata politike në Bukuresht, Sofje, Kajro dhe Boston dhe kur filloi lëvizja xhonturke, përfaqësuesit e tyre komunikuan me organizatën tonë. Kjo është shumë zbavitëse tani, sepse, përkundër mohimit grek dhe turk se populli ynë ekziston, pëlqimi ynë (mos harroni se ne jemi elementi më i madh kombëtar në Turqinë Evropiane) ishte absolutisht i nevojshëm për suksesin xhonturk. Ne ishim të ftuar të bashkoheshim kundër Hamidit. Na u premtua liri e plotë arsimore dhe fetare, dhe u tha se myslimanët do të ndërtonin rrugë nëpër krahinën tonë dhe do të ngrinin shkolla dhe spitale për ne. Prandaj, dhe kjo është e njohur në qarqet diplomatike evropiane, por nuk shfaqet në dërgesat amerikane, 100.000 njerëz të mi u mblodhën në Ferizaj dhe i dërguan një telegram Sulltan Hamidit, duke thënë : “Ne jemi pro Kushtetutës. Nëse nuk e jepni, ne do të marshojmë drejt Kostandinopojës.” Menjëherë pas kësaj, bota mësoi se xhonturqit kishin pasur sukses dhe se Kushtetuta ishte një fakt i vërtetë, por kabllogramet nuk përmendnin ata përmes të cilëve kishte ardhur në të vërtetë suksesi.

Dhjetë muaj pas Kushtetutës xhonturqit filluan të thyejnë premtimet e tyre ndaj nesh, dhe është një çështje e njohur sesi Turgut Pasha u dërgua kundër Malsorëve, fisit të famshëm malësor shqiptar që jetonte në kufirin malazez. Mizoria e Turgutit në këtë fushatë solli përfundimisht dorëheqjen e tij, në realizimin e së cilës pata privilegjin të merrja pjesë. Më lejoni t’ju tregoj diçka që kam parë. Populli im është i ndarë në fise, secili jeton nën udhëheqësin (bajraktarin) e vet dhe udhëheqja është e trashëguar. Kur babai bie në betejë, djali i madh e merr flamurin dhe kështu me radhë derisa të mos jetojë asnjë mashkull; pastaj gruaja e shefit të parë merr flamurin. Mirëpo, në një nga fushatat kundër Turgut Pashës, të gjithë pjesëtarët e fiseve shqiptare kishin rënë. Gruaja e shefit mori komandën dhe qëndroi në këmbë për dymbëdhjetë ditë. Me duart e veta vrau shtatëmbëdhjetë turq. Ajo u kap nga oficerët turq dhe vdiq, por jo para se t’i prisnin veshët, hundën, ta kishin verbuar – nuk mund të hyj në detaje të mëtejshme. I shkrova në shenjë proteste gazetës kryesore shqiptare, Bashkimi Kombit, që do të thotë “unification of the nation.” Artikulli im u riprodhua në shtypin gjerman, francez dhe anglez. Atashenjtë ushtarakë turq në Gjermani u kritikuan ashpër dhe unë u arrestova në Elbasan dhe më mbajtën me zinxhirë në një udhëtim gjashtëditor me kalë deri në Gjakovë. Pas një jave më lanë të lirë, sepse sigurisht që nuk mund të bëhej asnjë akuzë e rregullt kundër meje. Por menjëherë u zhdukën të gjitha gazetat tona, u konfiskua Bashkimi Kombit dhe na u mbyllën shtypshkronjat. Kombinimi i këtyre elementeve shkaktoi lëvizjen e madhe Malësore të vitit 1911, që është fara e gjithë situatës aktuale.

Dr. Mustafa Hilmi Leskoviku ose Muço Qulli (Redaktor i Dritës, “The Light”, një gazetë shqiptare) me veshjen e Shqipërisë Veriore — Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Dr. Mustafa Hilmi Leskoviku ose Muço Qulli (Redaktor i Dritës, “The Light”, një gazetë shqiptare) me veshjen e Shqipërisë Veriore — Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Pikërisht në maj të këtij viti z. Charles R. Crane, nga Çikago, erdhi tek unë në Manastir dhe më kërkoi ta drejtoja përmes Shqipërisë. Ne vizituam qytetet e rëndësishme dhe z. Crane i bëri shumë përshtypje gjithçka që munda t’i tregoja. Një ditë në burgun ushtarak të Shkodrës pamë dy gra udhëheqëse fisesh. Ato kishin udhëhequr popullin e tyre në betejë. Njëra vuante nga thyerja e krahut, tjetra nga thyerja e kofshës. Atyre iu mohua ndihma mjekësore dhe u rrahën para gjykatës së burgut. Z. Crane u kthye nga unë dhe më tha: “Kjo është një fyerje kundër qytetërimit të krishterë.” Unë u futa në burg si person i dyshimtë dhe sikur z. Crane të mos më kishte qëndruar pranë dhe të përdorte ndikimin e tij mbi guvernatorin vendas, ose valiun, do të isha dënuar përjetësisht. Pas udhëtimit tonë z. Crane deklaroi se ai i konsideronte shqiptarët si popullin më të shquar të Perandorisë Turke dhe se ata meritonin në çdo mënyrë ndihmën e botës së krishterë për të ndjekur çështjen e tyre. Mund të shtoj se për mendimin tim Europa i detyrohet Shqipërisë më shumë sesa e kupton ajo, sepse nëse gjenerali ynë Skënderbeu nuk do t’i kishte kontrolluar myslimanët në gadishullin Ballkanik, ata do të kishin shkuar në Vjenë dhe do ta kishin mbajtur Evropën Qendrore në mëshirën e tyre; por Skënderbeu mundi turqit në njëzet e dy beteja dhe mbajti nën kontroll hordhinë myslimane, duke i dhënë Evropës kohën e nevojshme për të zhvilluar qytetërimin e saj.

Kur z. Crane u largua, ai më dha 10.000 kurona austriake për të punuar në mesin e refugjatëve në Podgoricë në Mal të Zi, dhe ra dakord të mbështeste gjashtë djem në Kolegjin Robert (Robert College) dhe gjashtë vajza në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë, ku ata do të trajnoheshin për punë të veçanta në të gjithë vendin. Ishte privilegji im të përzgjidhja këta student (nxënës) dhe kolegët e mi ranë dakord se asgjë më domethënëse se kjo nuk mund të bëhej për lëvizjen kombëtare shqiptare.

Tri vajza nga Elbasani. Ajo në të djathtë mbështetet në Kolegjin Amerikan për Vasha në Konstandinopojë nga Charles R. Crane, nga Çikago. Ajo trajnohet për të shërbyer në Shqipëri — Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Tri vajza nga Elbasani. Ajo në të djathtë mbështetet në Kolegjin Amerikan për Vasha në Konstandinopojë nga Charles R. Crane, nga Çikago. Ajo trajnohet për të shërbyer në Shqipëri — Burimi : Missionary Herald, dhjetor 1912, faqe n°561 – 564

Ju po më kërkoni gjykimin tim për gjërat më të rëndësishme në këtë moment. Së pari, më duhet të them se shqiptarët nuk e marrin parasysh interesin që pretendojnë të kenë bullgarët, serbët, grekët dhe malazezët për autonominë e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Populli im e di shumë mirë se çështja reale nuk është autonomia e Maqedonisë dhe Shqipërisë, por dhënia e territoreve atyre që protestojnë kundër miqësisë sonë. Prandaj, nëse lind nevoja, shqiptarët do t’i ndihmojnë turqit, jo sepse e duan Turqinë – duhet ta them qartë këtë – por sepse duhet të mbajnë kontrollin e territorit të tyre. Ne e shohim Anglinë si aleaten tonë më të fortë aktualisht, sepse Anglia ka qenë mikja jonë dhe nuk ka asnjë interes për Shqipërinë. Ne i besojmë asaj më shumë se çdo Fuqie tjetër të Madhe. Nga të gjitha punët institucionale në vendin tim, atë të kryer nga amerikanët ne e vlerësojmë më shumë. Grekët, bullgarët, italianët, madje edhe austriakët po punojnë për të na shkombëtarizuar, ndërsa Amerika dhe Anglia po punojnë në një mosinteresim perfekt për të mirën tonë. 

Nuk mund të theksoj mjaftueshëm një pikë tjetër. Bota harron që njerëzit e mi ishin fillimisht të krishterë. Kur u pushtuam nga myslimanët, ata prej nesh që nuk donim ta përqafonim plotësisht Islamin, por nuk mund të hiqnim dorë plotësisht nga besimi mysliman, u bënë bektashi. Unë nuk mund t’ju shpjegoj saktësisht se çfarë do të thotë kjo, por të gjithë vendasit në rajonin tonë e kuptojnë këtë. Mendimi im është ky : para Skënderbeut, njerëzit e mi ishin të krishterë. Ndoshta nuk është e pamundur që këta myslimanë shqiptarë, që janë më shumë se dy milionë, të bëhen sërish të krishterë.”

___

Letër At Nikolla Xhufkës

0
Nga: Zekerija Idrizi
___
LETËR E HAPUR PRIFTIT AT NIKOLLA XHUFKA
___
I nderuar vëlla e koleg i çmuar AT Nikolla Xhufka, shfrytëzoj nga rasti t’ju drejtohem me këtë letër në shenjë respekti e konsiderate për veprimtarinë tuaj kombëtare dhe fetare në Shqipëri dhe në gjitha trevat shqiptare.
Vëlla, është imperativ kohe, domosdoshmëri dhe detyrë mbi detyrat kombëtare dhe fetare që sa më me urgjencë të rikthehet Autoqefaliteti i Kishës Ortodokse Shqiptare. Në organet e Kishës Ortodokse Shqiptare duhet të mbretërojë fryma atdhetare fan-noliane dhe papa-kristo-negovane.
Është sa fatale aq edhe tragjike që Autoqefalitetin e saj e ka përdhosur dhe përbaltur si mos mē keq satrapi ultra-fundametalist, matrapazi greko-helen Anastas Janullatos, i cili është vënë dhunshëm në krye të saj.
Kësisoji, nëpërmjet këtij satrapi po sendërtohet ngadalë dhe në mënyrë elegante megalo-idea greke për asimilimin dhe greqizimin e shqiptarëve ortodoksë. Në pothuaj gjitha kishat ortodokse në Shqipëri ritualet, meshat dhe liturgjitë fetare po kryhen në gjuhën greke, duke anashkaluar kështu, në mënyrë perfide, gjuhën e bekuar shqipe. Shqiptarizma po qëndron mjerisht në margjina të vëmendjes së shqiptarëve ortodoksë.
Vëlla At Xhufka, sot është detyrë sa prioritare aq edhe emergjente e akute që të senzibilizojmë kombëtarisht qindra e mijëra shqiptarë ortodoksë që ndër dekada e shekuj na janë sllavizuar, duke u transeferuar në grekë, serbë, malaziasë e maqedonasë.
Shih në këtë drejtim unë u jam drejtuar me letra publike vëllezërve të mi shqiptarë ortodoksë, Branko Manojllovskit dhe Dr. Branko Sinadinovskit dhe zonjës së tij Gordana, ku kam shprehur haptazi përkrahjen time të fuqishme për kthimin në rrënjët identitare të shqiptarëve ortodoksë. Së këndejmi, me letër përkrahjeje i jam drejtuar edhe priftit elbasanas At Nikolla Markut, i cili ka vepruar dinjitetshëm në mbrojtje të shqiptarizmës dhe të Autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Më ka gëzuar pa masë kthimi i shumë shqiptarëve të sllavizuar në rrënjët identitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm mua por edhe të gjithë shqiptarëve myslimanë, katolikë e protestantë.
I çmuar vëlla, një konsideratë të lartë kam edhe veprimtaren e madhe kombëtare zonjë Elida Jorgoni, e cila është kryetare e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” në Shqipëri. Ajo bashkëvepron ngushtë me gjitha shoqatat atdhetare shqiptare në dobi të kauzës sonë kombëtare dhe punon palodhshëm në kthimin e dinjitetit te shqiptarët ortodoksë, si dhe në rikthimin e Autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Dhe të gjitha këto letra unë i kam publikuar te libri im prozë letërkëmbyese “Letra shpirti”, botuar në Shkup vitin 2016.
I dashur vëlla, ne në bashkëpunim të thellë me gjitha forcat intelektuale dhe me gjithë veprimtarët kombëtarë duhet të punojmë që në gjitha tempujt fetarë: në kisha, katedrale, manastire, xhami, teqe etj. të dominojë gjuha shqipe në gjitha meshat dhe liturgjitë fetare, si dhe të ngritim vetëdijen dhe ndërgjegjen kombëtare te gjeneratat e reja shqiptare kudo trojeve tona dhe në mërgatë.
Në këtë kontekst, ne duhet të ushtrojmë edhe presion te estabilishmenti politik shqiptar që me ligj të mbrojë trashëgimitë tona të begata fetare dhe kombëtare. Madje-madje duhet të punojmë edhe me laps, përmes botimesh dhe organizimesh të një sërë aktivitetesh shkencore, historike dhe letrare, ku do të valorizonim personalitet e shquara kombëtare prej klerit ortodoks, katolik e mysliman shqiptarë, të cilët kanë kontribuuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe do të ndriçonim ngjarjet tona madhore përgjatë historisë. Në këtë rrafsh duhet organizuar sa më shumë simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, seminare dhe tribuna të ndryshme.
Do vënë theksin në faktin që të gjithë ne duhet të tregohemi të ashpër dhe të pakompromis në luftë kundër të gjithë shqiptarofobëve, hipokritëve dhe tradhtarëve nē mesin tonë. Në veçanti, ne duhet të luftojmë me mençuri dhe strategji të formuluar e projektuar mirë kundër të gjitha megalo-ideve dhe mega-projekteve sllavo-ortodokse, të cilat mëtojnë të zhbëjnë dhe shkatërrojnë substancën, kulturën dhe qytetërimin tonë iliro-dardano-arbëror.
Duhet t’i vëmë qartë në dijeni qeverive tona shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut që në tempujt tanë fetarë të emërohen vetëm klerikë me gjak dhe bindje shqiptari kastriotik skënderbegian. Jashtë trojeve dhe tempujve tanë qofshin grekët, serbët, malaziasit, maqedonasit, turqit dhe arabët.
Vëlla At Nikolla, për t’i sendërtuar sa më mirë idealet dhe projektet tona ne duhet të komnikojmë sa më shpesh, dhe jo në stihi e spontanitet, por të mirorganizuar dhe në koordinim të thellë në gjitha planet, segmentet dhe projektet tona afatshkurtëra dhe afatgjata.
ZOTI NA BEKOFTË NEVE DHE MBARË SHQIPTARINË!
***
Me respekt të thellë idealisht dhe vëllezërisht:
Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup

NATO me plan përgatitor për çfarëdo skenari të mundshëm lufte

0
Aleanca e NATO-s, plan përgatitor për çfarëdo skenari të mundshëm të luftës

Nga: Agim Bajrami , Prishtinë

Paralajmërimet serioze të autoriteteve për siguri nga NATO-ja dhe SHBA-ja për skenarët e mundshëm të luftës për Evropën veriore si; Finlanda Norvegjia e Suedia, dhe Ballkanin perëndimor, nga agresioni i botës ruso-serbe për destabilizim rajonal dhe të Evropës si tërësi ,mund edhe të shpërthejë edhe duke i nxit konfliktet luftarake në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë ,Mal të Zi por edhe brenda vetë Serbisë në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës , e ku do të mund përfshihej e zgjerohej në tërë rajoni e Ballkanit dhe të Evropës.

-Nga zhvillimet e tensioneve rajonale dhe të luftës në rripin e Gazës dhe me mundësi zgjerimi të mëtejmë , NATO-ja po i shqyrton me seriozitet kërcënimet e sigurisë globale në Evropën Veriore, dhe rajonin e Ballkanit perëndimor, ku këto ditë në një vend të Shqipërisë, NATO-ja dhe aleatët e saja ballkanikë si;Maqedonia e veriut,Mali i Zi,Kroacia,Rumania, Turqia , Greqia, dhe nikoqirja Shqipëria, kanë bërë stërvitje luftarake, për pjesëmarrje në betejat e mundshme dhe të ashpra luftarake si nga; spastrime etnike, shkatërrime dhe skenar tjerë të mundshme përmasave të gjëra luftarake.

Rrezikut të luftës në rajonin e Ballkanit perëndimor, e sidomos, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, i shtohen edhe faktorët e ngjarjeve që do të pasojnë në zhvillimet evropiane e amerikane si;

Bashkimi Evropian nga qershori i këtij viti do të mbaj zgjedhjet për institucionet e saja të BE-së .

Zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat do të nisin në vjeshtën e këtij viti , dhe nga këto zgjedhje do të mund të çojnë në ndryshime të vendimmarrjes politike/ amerikano-evropiane. Mundësia tjetër, është ,se Serbia do të mund të vazhdohej edhe me trazira më të mëdha civile për mos pranimin e zgjedhjeve dhe rezultatet zgjedhore për institucionet qeveritare dhe lokale të Serbisë të dala nga 17 dhjetori i vitit të kaluar e ku do të mund të nxitje diktatori serb Vuçiq, që flakën konfliktin brenda vendit të tij, të bartë në Bosnje dhe Hercegovinë duke e shtyrë Republikën Srpska për shkëputje sipas instruksioneve ruse, për hapjen e fronteve të luftës në Ballkanin perëndimor, si kundërvënie ,ndaj aleancës perëndimore përgjatë vakuumit zgjedhor në Evropë dhe SHBA.

Serbia ,veriun e Kosovës, do të përdor edhe përmes skenarëve të futjes së grupeve të forcave paramilitare serbe ,për mundësinë shkëputjes së veriut të Kosovës, dhe në kundërvënie të përpjekjeve qeveritare të shtrirjes së plotë të ingerencave shtetërore në tërë territorin kushtetues të Kosovës. Qeveria e Kosovës në vijim, do të mund të ballafaqohej në veri vendit me incidente e konflikte ,kur do të mund të kërkohej nga autoritet e institucioneve qeveritare të Kosovës,që monedha e vetëm e qarkullimit në tërë Kosovën të jetë Euro duke e përfshirë edhe veriun e vendit. Nga edhe të kërkohej edhe të ndalohet qarkullimi i ‘dinarit serb’ si mjet pagese në Kosovë. Dhe për rrjedhojë do të kërkohej edhe ndalimi i funksionimit të “bankave serbe” në veri të vendit, te cilat nuk i posedojnë lejen e veprimit ,të lëshuara nga autoritet qendrore të Kosovës në pajtim me legjislacionin e Kosovës në fuqi. Dhe, edhe procesi i filluar nismës përmes peticionit qytetar serb për shkarkimin e kryetarëve aktual për katër komunat serbe si; Mitrovica e veriut,Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani në përputhje me procedurat e udhëzimit administrativ të Ministrisë së pushtetit lokal të Kosovës,nga edhe proces ligjor zgjedhor , mundet të politizohet lehtë, e të përdoret nga Serbia për skenar konflikti e destabilizimi dhe konfrontimi me agjencitë ligj zbatuese të Kosovës me mundësi të përmasave të gjëra luftarake të mbështetura nga Rusia dhe spostimin e frontit të luftës nga Ukraina në rajonin e Ballkanit perëndimor?

Martina ja marrt lulen e ballit! 

Sinan Kastrati, Suedi

Fragmente nga libri në dorëshkrim për Turjakën 

Ramazan*). Ish pas dal ni plak me nipin me ec. Plaki ish kânë shumë i rreptë. Ishte muaji i ramazanit që për besimtarët e fesë islame është i shenjtë. Plaki inonte*) prandaj edhe lodhej sa pi pleqnisë po edhe pi*) ramazanit, se dita ishte e gjatë e përveç që nuk hante e pinte, më së shumti e munonte*) që s`mujke*) me pi duhan.    

Ni djalë i ri, fqinj i të njajtit katun, qillon n`rrugë pakë më larg. Ai pinte duhan. Plakin, timi i duhanit e pengonte, sepse si ia ninte erën e ai, kishte ramazan: 

-Kush âsht ai kaurr*) qi pa pin duhan? Nipit i vjen keq me i thânë gjyshit qi ai është katalik*), e gjyshit i thot kadalë: 

-O gjysh, ai është Martini!*) 

-Martini?  

-Po! 

-Martina*) ja marrt lulen e ballit!   

Turjaka s`kanë me bâ mu iftar para neve, kurrë!   

Katuni Damanek, përgjithësisht nuk janë kânë besimtarë. Edhe pse ishin të besimit islam, ndodhte që edhe pleqtë e prishnin ramazanin*), kur kishte naj festë komtare, 28 nëntori. Turjaka po edhe Damaneki merrnin hoxhë në çdo ramazan me iu falun vaktet e namazit dhe tupangji, për me iu tregua kohën kur me e u qu n`syfyr, kur falet dreka, ikindia, kur âsht iftari (akshami), dhe teravitë sepse pjesa ma e madhe e popullsisë nuk kishin orë përveç disa pleqëve të pakët. Hoxha, e shikonte orën dhe e urdhnonte tupangjinë ta rreh tupanin në mënyrë që gratë, magjetorët të fillojnë me gatue për iftar.  

Për ata që inonin ramazanin, iftari ishte shumë i ranësishëm sidomos pleqtë që e pinin duhanin. Pleqtë uleshin në sofër e orët e gjepit i mbanin në duar tuja e kqyr edhe sa dakika* âsht iftari, ndërsa ne fëmijëve na qitnin pleqtë në hajat të odës, në aborr e sakak* që si ta nim*) tupanin, t`ju kallxojmë e ata të bâjnë iftar.  

Daja Veli e baba Imer, kur e pysninin shoqi -shoin: 

-Edhe sa dakika âsht iftari? 

-Edhe 3 dakika 

– Edhe 3 dakika?  

Unë për 3 dakika e maroj ni kullë 3 kat e kështu flisnin pleqtë të ungjun në sofër plot me ushqime duke e prit iftarin me një tas ujë, 1 llokum ose hurme që pleqtë thonin âsht hallal me hânger hurmë se bâhet në vendet afë Qabasë, por jo të gjithë kishin hurme për iftar. Baba Imer, hurmet, llakumet i shtinte në dallapin e odës dhe e mshilte me dry e çelsin e shtike n`gjep. Me bâ me harrue dallapin*) çel, unë e Jakupi shkonim tinza, ia vidhnim ka*) ni kokerr shiqer, copë llakum, politanka a hurma, çka gjânim e shkonim te lama i hanim sepse përveç raste të rralla sepse s`kishte. Vetëm ndonjë festë fetare që nana zinte hallëv se s`kishte shiqer. Mâ e mira shpi*), nuk e kishte 1 kolle shiqer, ani pse kishin nga 80 e 100 copë dele. Ndodhte që ata qi inonin pinin vetëm ujë e knonin dovë*) e me zâ tä naltë dhe e përseritnin ”Zoti na past bâ kabull”. Meniherë, si e pinin ujin, e dheznin cigaren dhe qoheshin e falnin namazin e akshamit e mandej hanin darkë. 

Ndodhte që jo të gjithë hoxhallarët e thirrnin ezanin*) në të njëjtën kohë, disa sekonda para ose pas pranaj e manej tupangjia e rrihte me sa fuqi që kishte tupanin për besimtarët që të bâjnë iftar. 

Damaneki, dajtë e babës që menxi pritshin me u rrokë me hoxhën një natë, kur tupani i Turjakës kish rreh para ati të Damanekit i thonë hoxhës: 

-Pse hoxhë tupani i Turkakës ka rreh para tupanit tonë në Iftar? 

-Shka? Kurrë mu s`ka me rreh mâ tupani i Turjakës para tupanit tonë (Damanekit). Tupani rrihte pasi e thirrte hoxha Ezanin.  

Xhamia pa xhemat  

Koha kur falej namazi i sabahit, shkonin xhemati, verë e dimën.  

Mulla Selimi a kânë hoxhë i zorit po i hollë e llafatar, i katunit Marali. Pushteti e kish pas qu imam me ni katun t`Padrimes, komuna e Rahovecit (Hoçë e Vogël?). Dimnit, në xhami nuk rrihej pi tftoftit. Xhamia nuk kishte kishte nxemje, stufë për me kallë zjemin pranaj edhe bâhej ftoftë. Mëngjesi ishte i fotftë e hoxha ishte i obligum t`shkoj me falë namazin e sabahit në xhami. Në namazin e sabahit shkonin pakë pleq, 4, 5, jo më shumë. Mulla Selimi, edhe xhemati mërdhiheshin. Një ditë po menon mulla Selimi: 

-Qe Vallahi s`tkanë ardhë mâ qita pleq. Kur erdhën të nesërmen pleqtë me falë namazin e sabahit, mulla Selimi i zgedhi suret më të gata për namaz. Dikur xhematit fillun e po iu kërsasin dhâmt pi t`ftofit.  

Sabahin tjetër shkoi mulla Selimi n`xhami por nuk erdhi asnjë xhemat me falë namazin.  

Kur i sheh hoxha xhemetin se ishin kanë tuj pi raki 

Mulla Selimi, e dinte se në katunin ku ishte imam*), pjesa ma e madhe ishin dervish*), ishin me sheh, po hoxhës ia jepshin hakin, se edhe ata janë muslimanë. Shumë pleq e pinin rakinë e sipas islamit është haram*). 

Ni nji festë familjare, ku e kishin thirrë edhe imamin e xhamisë, mulla Selimin, sepse pa hoxhë nuk bâhej festa, ata e kishin shtru sofrën e pinin raki. Kur hin mulla Selimi, pleqtë largohen por në venin ku ata ishin kanë ungj, në sofër shiheshin gotat me raki, copat e djathit, specave turrshi e mishit nëpër sahana. 

Njâni pi atyne qi ish skeju, largu pi sofre pe vetë mulla Selimin: 

-Hoxhë, a âsht gjynah me pi rakinë? 

Mulla Selimi e kupton meselen por edhe dike qï s`munet me iu nryshu menjen, ia kthen: 

-Po me pi e mas tepru, nuk âsht gjynah, tej ti dallon shartet e turqnisë*) e jo me pi ma shumë. 

Pleqtë u gzun nga përgjigja e mulla Selimit që s`e pritshin dhe ia nisën po i qesin cigare e pa flasin mirë për hoxhën: 

-Kurrë s`kimi pas hoxhë si ti!  

Hoxhë, fry djalit se nuses i fryj unë! 

Ni djalë i ri i rrethit të Deçanit, shkon me nuse e me djalë të vogël te hoxha me i fry*).  Kur hinë në odën e hoxhës e ungjen, vjen baba hoxhë me qetap n`dorë. Nusja ish kânë shumë e bukur, dylber. Hoxha nisi me i fry djalit por u habitke tuj e kqyr nusen, e i frynte nuses. Fryma n`ven se me shku te djali, shkonte drejt e te nusja, Asaj i livritshin floket e burri i saj pe sheh e i kthehet e po i thot hoxhes: 

-O hoxhe fry djalit, se nuses i fy unë! 

Tregoi: Bajram Kaqorraj, Lluka e Epërme, Deçan. Ka studjua ekonomikun. 

Fjalorth i vogël dhe shprehje   

*) RAMAZAN m. fet. 

Një nga muajt e kalendarit hënor, gjatë të cilit besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri në të ngrysur. Muaji i ramazanit. Mbajmë ramazan. Kishte ramazan (ishte me ramazan): agjëronte. 

*) Inon-te, agjëron, AGJËRIM m. fet. 

(fet. islam) Kur një person nuk konsumon kurrfarë ushqimi, gjatë gjithë ditës, prej lindjes së diellit e deri në perëndim gjatë muajit të Ramazanit;(tek fetë e tjera) kur një person nuk konsumon disa lloje ushqimesh në ditë të caktuara. Ditë agjërimi. Mbajmë agjërim. Çel agjërimin. 

*) Pi, prej 

*) Emunonte, e mundonte 

*) S`mujke, nuk mundëte 

*) Kaurr, KAUR m. vjet. 

 Emër me të cilin turqit quanin me përbuzje atë që nuk ishte i fesë islame (myslimane), i krishterë. 

*) Katalik, KATOLIK m. 

Ai që beson në fenë katolike, përkrahës e pasues i katolicizmit. 

KATOLIK mb. 

Që lidhet me katolicizmin, që i përket katolicizmit, i katolicizmit; që mbështetet në katolicizëm, që beson në katolicizëm, që përhap katolicizmin; i tillë ku është përhapur dhe vepron katolicizmi. Feja (kisha) katolike. Kleri katolik. Prift katolik. Vende katolike. 

Është më katolik se papa tall. mbron me fanatizëm të tepruar një ide, një pikëpamje ose një çështje. 

*) Martini, emër i njeriut, i besimit katolik 

*) Martina, *) MARTINË f. 

Lloj pushke e gjatë, e ngjashme me hutën. Shtinin me martinë. Te plepi i Bilishtit / dy martina ranë. kr. pop. 

*) E prishnin ramazanin, hanin e pinim gjatë kohës së agjerimit. Damaneku, më 28 nëntor 1968, disa pleq të Damanekut nuk kanë agjërua. 

*) 1 Dakikë, 1 minutë, 60 sec. 

*) Sakak, SOKAK m. bised. 

Rrugë e ngushtë e zakonisht me dredha ndërmjet ndërtesave të qytetit ose të fshatit, zakonisht e shtruar me kalldrëm; rrugicë. Sokak i ngushtë (me kalldrëm). Vijat e sokakëve. Sorollatej (sillej) sokakëve. Del në sokak. 

*) Nim, folje, veta dytë shumës, dëgjojmë 

*) Dallap, dollap, i odës, i kullës, brenda murit  

*) ka… nga një llokum e hanim  

*) Mâ e mira shpi, shtëpia (familja) më e pasur, bujare, bukëdhënëse 

*) Dovë, dua, lutje që i bëhet Zotit 

”Zoti na past bâ kabull”, një lutje e zakonshme, e përditshme kur agërojnë, falen myslimanët 

*) Ezanin, hoxha hyp në minare dhe thirr ezanin “Allahu Akbar, “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) 

*) IMAM m. fet. 

Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami; hoxhë që drejton një shkollë fetare myslimane (në vendet ku vepron feja myslimane) … 

*) DERVISH m. 

Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë. 

*) HARAM m. bised. 

Diçka e palejueshme, gjë e ndaluar; diçka që nuk është fituar me punë të ndershme e me djersë, diçka që nuk të takon a që nuk e meriton; kund. hallall. E pastë haram! mallk. Iu bëftë haram! mallk. S’do (s’merr) haram. E hante bukën haram. Harami s’bëhet hallall. fj. u. 

*) Shartet e Turqnisë, shartet e fesë islame janë 33, por në kohën kur sundonte Turqia, thonin ”Shartet e Turqnisë”  

*) Me i fry, kur dikush sëmurej, shkonin te hoxha e ai i frynte që sipas bestytnive, ai ose ajo shërohej. 

Malmö, 17, 18 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

Analizë e 100 ditëve luftë në Gaza

1

Universiteti i Gazës – në zjarr

Dritan Goxhaj, Tiranë 

U bënë mbi 3 muaj që Izraeli po bën një luftë në Rripin e Gazës kundër Hamasit. Prej pak më shumë se 100 ditësh Forcat Pushtuese Izraelite (IOF – Israeli Occupation Forces) vazhdojnë ofensivën e tyre në të gjitha lagjet e Gazës, ndërsa Hamasi vazhdon të bëjë rezistencë të ashpër.  

Luftimet intensive midis palëve janë duke u zhvilluar në Gazën e shkatërruar dhe shpesh herë pamjet e publikuara nga të dyja palët na japin një qasje dhe mundësi për të parë tipare të luftës urbane në kohë moderne. 

Deri më tashti rezultatet e këtij operacioni ushtarak izraelit vështirë se mund të konsiderohen të suksesëshme nga çdo lloj pikëpamje dhe kriteri ushtarak.  

Deri më tashti asnjë nga qëllimet e vendosura nga ushëheqja izraelite nuk është arritur. 

Kontrolli i plotë i territorit brenda Gazës nuk është arritur. 

Aftësia luftarake e Hamasit as që është cënuar. 

Dhe pengjet nuk janë liruar. 

Më 4 janar të këtij viti ministri i Mbrojtjes i Izraelit konfirmoi publikisht objektivat e mëparshëm të kësaj lufte si dhe zbuloi edhe detaje të planit të tyre të pas luftës.  

Ai konfirmoi se “Lufta do të vazhdoi derisa të gjitha pengjet të lirohen dhe aftësitë luftarake dhe administrative të Hamasit të shuhen dhe se pas përfundimit të operacioneve Izraeli ruan të drejtën për të operuar lirisht brenda territorit të Rripit të Gazës”, që do të thotë se Izraeli ka ndërmënd ta pushtojë këtë territor. 

Por çfar ka mundur të arrijë IOF deri më tashti? 

Së pari Forcat Pushtuese Izraelite kanë dështuar totalisht deri më tashti që të ndërpresë ose të ndalojë plotësisht operacionet e Hamasit, qoftë kjo edhe në zonat të cilat Izraeli deklaron se i ka nën kontrollin e tij plotësisht. Në këtë mënyrë Hamasi i ka kthyer këto zona në zona të kontestuara duke nxjerrë bllof ushtrinë pushtuese izraelite. 

Së dyti Forcat Pushtuese Izraelite kanë dështuar në identifikimin dhe shkatërrimin e komunikimive nëntokësore të Hamasit. Njësitë speciale dhe ato të çmontimit të bombave të forcave pushtuese izrelite janë gjatë gjithë kohës nën sulmin e forcave të Hamasit. Në të njëjtën kohë IOF nuk kanë qënë në gjëndje të zbulojnë ose shkatërrojnë plotësisht dhe as pjesërisht punëtoritë nëntokësorë të armëve, spitalet dhe qëndrat e komandës të Hamasit, si dhe infrastrukturën tjetër të tijë. 

Së treti komanda e Forcave Pushtuese Izraelite e ndërlikoi totalisht operacionin e saj tokësor me vendimin për të bombarduar Gazën me të gjitha llojet e armëve dhe kalibrave. Kjo ishte thjesht vetëm një akt hakmarrje dhe genocidi pasi realisht këto bombardime po tregohet se nuk kanë pasur asnjë efekt ose ndikim në bllokimin ose shkatërrimin e aftësisë luftarake të Hamasit.  

Dhe si pasojë e këtyre bomabrdime të padiskriminuara ndaj popullsisë civile duke kryer kështu një genocid, kjo fushatë bombardimesh që vazhdon akoma po jep efektin e kundërt.  

Pasi tashti po rritet fluksi i rekrutëve të motivuar në rradhët e Hamasit në Rripin e Gazës. 

Edhe pas 100 ditëve luftime të përditëshme të dyja palët vazhdojnë t’ju përmbahen të njëjtave taktika që janë parë që në ditët e para të kësaj lufte. 

Hamasi pothuajse është i detyruar t’ju qëndroj të njëjtave teknika luftimi për arsye jo vetëm të mungesës së teknologjisë të përparuar dhe e pamundur për tu përdorur në ato kushte, por edhe në mungesë të këtyre burimeve tashti.  

Por Hamasi vazhdon të lujaë me pikat e tij të forta që janë njohuritë lokale, motivimi dhe armët e lira dhe përsëritshme e kollaj të riparuashme. 

Forcat e Hamasit kanë si objektiv parësor ato mjete të blinduara të cilat nuk shoqërohen nga këmbësoria, pasi mundësia e afrimit është shumë herë më e madhe duke e bërë kështu goditjen më të sigurt dhe më të suskseshme.  

Për të arritur këtë forcat e Hamasit përdorin kalimet nëntokësore ose kalime brenda blloqeve të lagjeve të shkatërruara. Taktika të tilla e zvogëlojnë totalisht avantazhin e Forcave Pushtuese Izraelite prej zbulimit ajror nga dronët dhe satelitët. 

Gjithashtu shkatërimi masiv që Izraeli i ka bërë Gazës, i ka bërë hartat e tyre të paraluftës të pavlefshme dhe të padobishme për forcat në terren.  

Gjithashtu studimet ushtarake të deri tanishme kanë treguar se në një qytet të shkatërruar është shumë i vështirë përdorimi i komunikimeve radio dhe i sensorëve të ndryshëm. 

Realiteti është se që nga fillimi i këtij pushtimi dhe deri më sot Izraeli po pëson humbje të mëdha.  

Po sa e cilat janë ato? 

Më datë 5 janar të këtij viti Ministria e Mbrojtjes e Izraelit publikoi një parashikim sipas të cilit, në fund të këtij konflikti numri i personelit ushtarak i cili do të mbetej dhe njihej si invalidë lufte do të ishte 12,500 (12.5 mijë) forca. 

Vetëm vjet në dhjetor autoritet izraelite konfirmuan se numri i ushtarëve të plagosur izraelit deri më tashti ka arritur në 5000 (5 mijë) forca.  

Duke bërë një përllogartije të thjeshtë matematikore bazuar mbi atë që shkenca ushtarake e quan raporti i të vdekurve dhe plagosurve në luftë, dhe që hitorikisht deri më sot konsiderohet në nivelin 3 me 1, që do të thotë se, për çdo tre të plagosur kemi një të vdekur. I bie që deri më tashti, bazuar vetëm nga shifrat e lartpërmenduara të konfirmuara nga vetë Izraeli të të plagosurve, Hamasi ka arritur t’i vrasë Izraelit 1666 ushtarë.  

Dhe për çdo lloj ushtrie humbja e një sasie të tillë ushtarësh vetëm për dy muaj e gjysëm luftime, pasi kjo shifër është konfirmuar në dhjetor, është humnbje e madhe.  

Dhe në realitet deklaratat zyrtare të Izrelit, se deri më tashti kanë humbur vetëm 186 ushtarë, janë thjesht gënjeshtra të cialt demaskohen shumë kollaj nga shkenca ushtarake. 

Dhe nga sa shihet deri më tashti Ushtria Pushtuese Izraelite nuk është duke e fituar këtë luftë.  

Dhe Heni Kisinxher e ka përcaktuar shumë bukur në thënien e tij këtë gjëndje në të cilën gjëndet tashti Izraeli: “Ushtria konvencionale humbet nëse nuk fiton. Ndërsa forca Guerrile fiton nëse nuk humbet”. 

18 Janar 2024 

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e nisjes së Kontingjentit të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për Operacionin INTERFLEX

0

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt ceremonia e nisjes së Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacionin INTERFLEX, që realizohet në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i MM-së, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, drejtori i NALT, gjeneral brigade, Ralf Hammerstein, zv.Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, si dhe zyrtarë të lartë dhe oficerë të MM-së dhe FSK-së, si dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë rast tha se sot po shënohet një sukses i radhës i FSK-së dhe një arritje tjetër e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së, në kuadër të Operacionit INTERFLEX, për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Mbretëria e Bashkuar si drejtuese e këtij aktiviteti shumëkombësh, ka në përkushtimin, integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtet ndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, u shpreh ministri Maqedonci duke shtuar se Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe e përkushtuar që të japë kontributin e saj për paqe dhe stabilitet jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Në fund, ministri Maqedonci, i uroi kontingjentit të FSK-së punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre fisnike dhe përmbyllje të suksesshme të misionit. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh i lumtur që përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Britanike është arritur që të dërgohet ky kontingjent i ushtarakëve të FSK-së, si instruktorë në operacionin INTERFLEX.

Forhåndsvisning av bilde

“Si popull kemi kaluar shumë sfida dhe jemi ballafaquar vazhdimisht me agresorë, ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e këtij misioni. Andaj, e kemi obligim të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, ashtu siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët tanë, në kohët më të vështira”, u shpreh Gjeneral Jashari, duke shtuar se ky mision i rëndësishëm dhe misione të ngjashme ku po angazhohet FSK, po tregojnë qartë që Kosova dita-ditës po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues të paqes në botë dhe i vlerave të mirëfillta demokratike.

Forhåndsvisning av bilde

Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua edhe zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, i cili u shpreh i kënaqur që Kosova ka përkrahur dhe ka demonstruar solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, që nga fillimi i luftës.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e FSK-së në këtë operacion vital në ndihmë të Ukrainës, dhe falënderoi ministrin Maqedonci, Gjeneral Jasharin, pjesëtarët e kontingjentit pjesëmarrës në këtë Operacion dhe të gjithë të përfshirët nga të dyja vendet, të cilët kanë mundësuar zhvillimin e këtij partneriteti. 

Forhåndsvisning av bilde

Operacioni INTERFEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar  dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së Ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

Forhåndsvisning av bilde

Ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës.

Forhåndsvisning av bilde

Linku për videon:

Mbahet ceremonia e nisjes së Kontingjentit të FSK në Mbretërinë e Bashkuar në Operacionin INTERFLEX (youtube.com)

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Vjosa Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në vend. 

Ajo falënderoi KFOR-in për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj force si reagues i tretë, për të garantuar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në veçanti, ajo shprehu mirënjohje për KFOR-in, i cili ka shtuar numrin e trupave të cilat po mbështesin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë, në veçanti pas aktit të agresionit të Serbisë të 24 shtatorit.  

Presidentja Osmani në takim me komandantin Ulutaş, ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit në mes të KFOR-it dhe partnerit të saj primar të sigurisë, Policisë së Kosovës, si dhe koordinimit me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, në të mirë të stabilitetit e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë. 

Presidentja po ashtu u informua rreth gjendjes së ushtarëve të forcës shumëkombëshe të lënduar në veri të Kosovës në maj. Ajo potencoi se bandat kriminale serbe të cilat sulmuan NATO-n fatkeqësisht akoma janë të lira dhe se pandëshkueshmëria ndaj atyre që kanë sulmuar KFOR-in në maj, është mesazh i keq dhe është inkurajim për Serbinë që të sulmojë prapë.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me forcat aleate, do të frenojnë çdo sulm të mundshëm të Serbisë, duke ruajtur kështu paqen e stabilitetin në vend dhe në rajon.

Gazeta e rezistencës “Bujku” nisi të dale para 33 viteve, sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë Rilindja

Gazeta Bujku nr. 1 me 18 janar 1991. Ballina- foto Behlul Jashari në Arkivin peronal

Shkruan: Behlul Jashari, kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës që nisi të  dalë në 18 Janar 1991

PRISHTINË, 18 Janar 2024/ Para 33 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore.

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës “Bujku”, ku do botoheshin edhe lajme dite, kishin dalë disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës tradicionale Rilindja, të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila që nga 7 Korriku i vitit 1990 ishte ndaluar e mbyllur me dhunë nga regjimi okupues i Beogradit.

 

Gazeta Bujku-nr-1-18-janar 1991. Ballina-foto-Behlul Jashari në Arkivin e Kosoves

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrim “Bujkun”, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditëshme “përkohësisht”.Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek, për të cilën Presidenti Amerikan Xhorxh Bush i drejtohej kombit, me një deklaratë të cilën gazeta e botoi në ballinë me titull “Tërheqje pas fitores”…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen… fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen…

“Bujku” ishte një revistë e përdymuajëshme që trajtonte kryesisht tema nga bujqësia, e që nuk kishte dalë fare një kohë, dhe duke e marrë atë emër nisi gazeta e përditshme, e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe.

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta “Bujku”, me të cilën nisëm e themeluam  edhe bashkëpunimet e para të medias Prishtinë-Tiranë, në numrin e parë në ballinë theksonte “proceset demokratike në Shqipëri” mbi titullin “Zgjedhjet u shtynë për 31 Mars”. Në ambientet e kësaj gazete u bë edhe zyra e parë e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtarë të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare, prej nga me lidhje telexi, e vetmja e mundëshme atëherë nga Kosova në Shqipëri, nisa raportimet nga  dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, në rrethana të rënda të okupimit  e të mbylljes së dhunëshme edhe të mediave kosovare në gjuhën shqipe. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në Pallatin Rilinda – zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Në numrin e parë të gazetës “Bujku”, e cila u botua me tirazh të madh prej mëse 50 mijë ekzemplarësh, që e shfletoj edhe sot, shkrime të tjera nga Shqipëria ishin për tre këngëtare të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, Irma Libohova, Morena Reka e Redina Tili, si dhe reportazhi “Tirana e trishtuar”, në faqet e mesme, ku botohej edhe “Kalendari historik”, që  përkujtonte arritjen në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren, në Dhjetor të vitit 1880, të Abdyl Frashërit…

E shkrimet për Kosovën e okupuar nga regjimi ushtarako-policor i Beogradit ishin raportime për masa të dhunëshme, për dëbimin e shqiptarëve nga institucionet, nga puna, për shkatërrimin e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, për dhunën edhe kundër kulturës shqiptare, për burgosjet e keqtrajtimet nëpër qytete e fshatra, për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, protestat e indinjatën e thellë…

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova.

Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.Ashtu siç kisha raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare një ditë më parë herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare, në faqen e parë të Rilindjes në kryetitull shkruhej: “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. Në Kosovën e lirë me popullin u kthye edhe gazeta Rilindja, që nuk  u ndal edhe kur u ndalua… Gazeta “Bujku” sfidoi ndalimin…

Gazeta tradicionale e historike e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 79 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana…

“Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, me ç’rast më dha edhe një intervistë ekskluzive.

Në intervistë, i pyetur se si e shihte të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, Presidenti Rugova mes tjerash theksonte: Kosova e pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht.

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta Rilindja – botim special në ditën e 31 Dhjetorit 2002  për festën e Vitit të Ri 2003 intervistën ekskluzive me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  e botoi në pesë faqe – 1,2,3,4 dhe 5, duke nisur me kryetitullin në ballinë “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”.

Derisa zhvillonim intervistën Presidenti Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”.

Ishte ajo gazeta Rilindja që në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi…

Mëdyshjet rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit

0
Jahja Drançolli, historian
___
Dilema rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vitit të botimit të veprës kushuar Heroit: Sipas Kalendarit Gregorian dita e sotme, 17 janari i vitit 1468 shënon ditën e vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Rizbulimi i dy mbishkrimeve në grafikën e Skënderbeut të vitit 1466, çojnë të dyshohet se vepra “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, e humanistit Marin Barleci është shkruar në vitin 1493 përkatësisht 15 vjet para se të botohet në Romë, rreth viteve 1508/10!
Në grafikën që e kemi në dorë i ndeshim dy mbishkrime në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme të saj të njohura ç’prej shekujve XVIII-XIX në historiografinë angleze, hungareze e kroate. Në mbishkrimin e sipërm lexojmë këtë përmbajtje: “Obiit anno Domini 1466. XIV. Kalend (as) Februar (ias) Aetatis A(nn)o 63. Impero vero XXIV.”, që në përkthim të lirë do të thotë: “Vdiq në vitin e Zotit 1466, datën e 17 janarit në moshën 63-vjeçare, në vitin 24 të sundimit.”.
Ndërkaq, në mbishkrimin e poshtëm të grafikës fiksohet viti 1493 (14-93), si datë që shënon shkruarjen e veprës kushtuar Skënderbeut nga Barleci. Data në fjalë paraqitet në të dy anët e mbishkrimit: “Signor Scander Bego” (“Kryezoti Skënderbe”). Mbështetur në mbishkrimin e sipërm, data e vdekjes së Atit të Kombit (1466) vlerësohet si një shmangie nga data 17 janar 1468, datë kjo të cilën e ndeshim përgjithësisht në historiografinë shqiptare. Mirëpo, në historiografinë jo vetëm të vjetër botërore, përveç vitit 1468 do të ndeshim edhe vitet 1466 dhe 1467. Vitet e përmendura dalin si rrjedhojë e varieteteve kronologjike të shekullit XV.
Në rastin konkret është fjala për llogaritjen e viteve sipas stilit venedikas (Mos Venetus), e cila ndryshonte nga ndonjë llogaritje të stilit tjetër nga koha që ndërlidhet me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Së këtejmi, llogaritja e fillimit të vitit sipas stilit venedikas nuk është 1 janari por 1 marsi, që në raport me vitin tonë qytetar mbetet pas për dy muaj. Stili venedikas i llogaritjes ka qenë i pranishëm në pjesët bregdetare të Arbërisë ç’prej shekullit XIII!
Prishtinë, më 17 janar 2024