Kreu Blog Faqe 955

Kur feja transformohet në politikë, atëhere nuk është më besim shpirtëror, por është entitet politik

0
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një fjalimi në përurimin e xhamisë së Veternikut në Prishtinë ndër të tjera ka thënë se do të ndertohen 1000 xhami në tërë Kosovën sepse ka nevojë, në theks të veçantë Prishtina. A muk është veprimtaria e tij politikë e pastër antikombëtare?
Elvis Hoxha, Tiranë
___
“Islami politik nuk eshte besimi i Zotit por doktrine ideologjike e perdorur prej grupeve te interesit ne luften per pushtet”
Islami nuk eshte besim politik me ambicje territoriale, sepse feja eshte e ndare nga shtet kombi, sic eshte i ndare krishterimi nga shteti laik edhe islami e njejta gje. Deri kur fete synojne te frymezojne shpirtin human dhe te rregullojne natyren njerezore eshte plotesisht ne rregull me konceptin e vete. Kur feja tenton te flase politikisht, lidhur me ceshtje kufijsh, me ceshtje qeverisjesh atehere feja synon ambicjen e politikberjes me teper se sa trajtimin e shpirtit te njeriut.
Kjo do te thote se kur feja transformohet ne politike atehere nuk eshte me besim shpirteror, por eshte entitet politik. Entitetet politike trajtohen ndryshe nga besimi fetar, dhe ne politike, nese feja do te behej pjesemarrese nuk duhet te ndjehet aspak e prekur kur nuk e konsiderojne me te shenjte dhe prekin ideologjikisht permbajtjen e saj per ta kundershtuar.
Per te mos e humbur shenjterimin e paprekshem fetar, ajo duhet te qendroje larg nga politikberja, sepse kjo ngre dyshime mbi shenjterine e saj duke i vendosur perballe oponencen e kundershtimit pa e konsideruar dicka te shenjte, sepse politika nuk eshte e shenjte, prandaj ajo eshte e dyshimte nderkaq doktrinat e shenjta fetare nuk i dyshon askush per te mos e trajtuar si koncept politik, por si gjuha e paster e shpirtit e zhveshur nga ambicjet politikberese te qeverisjeve te ndryshme. Duke u mbeshtetur mbi kete logjike muslimanet qe bashkangjitin besimin e tyre fetar me ambicjet politike jane duke e perdorur besimin e tyre si entitet politik gje qe i bie menjehere poshte e drejta per te mos e kontestuar besimin e tyre qe e konsiderojne te shenjte dhe te paprekshem.
Besimi fetar pa ambicjet politike eshte vetem trajtesa shpirterore qe religjionet mbartin ne thelbin e vete, kur ajo ecen paralel me shtetndertimin ose politikberjen per grupe te caktuara interesi, atehere nuk eshte me e shenjte sepse eshte politike. Te shprehesh interesa politike ne favor te shtetndertimit ndaj nje popullate qofte dhe muslimane, eshte e legjitimuar kur e trajton politikisht kete problem, por kur feja bashkangjitet ne favor te nje politike te caktuar, ajo vetem po perdor ideologjikisht religjionin ne favor te nje entiteti politik, pra eshte shnderruar ne kete rast ne nje akt politikberjeje jo ne besim i shenjte dhe i paprekshem.
Entitetet politike kontestohen, perballen dhe veret ne dyshim cdo vendimmarrje e natyres se tyre, cdo fjale dhe cdo doktrine qe shperhap, gje qe nuk eshte me dicka e shenjteruar kur politika dhe shtetndertimet jane te kontestuara ne gjithe boten. Islami ose krishterimi i gershetuar me politikberjen nuk eshte me ambicja e nje religjioni, por e nje grupi njerezish qe perdorin religjionin ne favor te interesave politike. Por religjioni eshte besim i shpirtit jo entitet politik. Ne rast se ne shprehemi lidhur me kufijte e nje shteti apo nje tjeter, ne po merremi me politike dhe politika si dicka jo e shenjte mund te konsiderohet si e mire po aq edhe e keqe njekohesisht.
Ngjarjet e fundit Izrael Palestine po vertetojne nje model te ri politik ku feja eshte gershetuar me politikberje per te influencuar njerezit mbi ambicje te caktuara qeverisese dhe shtetberese, duke mbledhur simpatizantet e islamit ne kete rast per ti kundervene ndaj Izraelit dhe shtetformimit te tij. Qe te sensibilizohesh me nje popullate te caktuar ne mbrojtje te jetes se tyre eshte ndjesi humane dhe fetare, por kur vellezerit muslimane nxiten te flasin lidhur me territoret e kufijte e Izraelit apo te Palestines, ata nuk po e perdorin islamin si sensibilizim shpirteror por si ambicje politike.
Te kerkosh kufijte e shteteve dhe te flasesh per to del nga konteksti fetar dhe futesh ne ate qe quhet permbajtje politike. Ne kete rast nese islami perdoret per ti bere thirrje muslimaneve te lobojne qe te vendosin kufij apo qeveri mbi x apo y vendodhje gjeografike, atehere islami nuk eshte me as i shenjte as vellazeror, por nje organizate politike per interesa te caktuara.
Tani kthehemi ne rastin shqiptar. Nese behen thirrje dhe deklarata nga muslimanet shqiptare ne favor te vellezerve muslimane sipas tyre ne Palestine, atehere ata po ndikojne politikisht qe Shqiperia te largohet nga aleanca politike me Izraelin dhe boten perendimore te kryesuar nga Amerika, duke u rreshtuar ne favor te botes arabe dhe politikave te shteteve islamike. Dhe kjo nuk eshte me ambicje fetare por politike, dhe nga religjion shpirteror feja transformohet ne entitet politik ne favor te ngritjes se shtetit islamik ne Shqiperi per ta rreshtuar vendin tone kah botes arabe.
Duke e pare ne kete forme, vendet arabe mbajne aleance me armiqte politik te Shqiperise qe kerkojne copetimin e kufijve dhe nder ta eshte aleanca e botes arabe me Serbine, Rusine, Iranin dhe organizaten te shpallur terroriste nga perendimi demokratik. Islami politik nuk eshte religjion, nuk eshte besim shpirteror, por interes individesh qe kane ambicje per pushtet duke perdorur ideologjine fetare si gjuhe populiste qe perpiqet te influencoje votat dhe bindjet e besimtareve muslimane. Prandaj nese islami perzihet me ceshtje territoriale nuk eshte me as religjion shpirteror, as i shenjte, por politike, ideologji e perdorur ne forme doktrine influencuese politikisht.
Kur perdoret politikisht islami del nga konteksti religjioz dhe ne vend te dashurise nxjerr shpaten ideologjike ne favor te doktrines se shtetit islamik. Shteti dhe feja jane te ndara, sepse po te perzihen, politika lejon edhe kontestimin edhe perballjen, dhe nese ideologjikisht i ndryshon konceptin laik shtetit shqiptar, ajo duhet te perballet dhe te kontestohet me te gjithe shqiptaret qe nuk kane asnje lidhje me besimet religjioze te ardhura nga lindja mesme, aq me teper sikurse kane ardhur me forcen e pushtuesit politik!
Ky koncept duhet ndare, duhet kuptuar se feja dhe politika nuk kane asnje lidhje me njera tjetren, shtet kombi shqiptar nuk eshte ne themelin e vete islam politik as krishterim politik, sepse nese perpiqen ta paraqesin keshtu, atehere shqiptareve u lind e gjithe e drejta shpirterore laike ti dalin kunder edhe vete fese edhe aleancave politike qe nxit besimi fetar i gershetuar politikisht. Shqiperia aderon anetaresimin ne BE dhe ruan identitetin demokratik te frymezuar nga politika Amerikane, te cilesuar si rrezik i vazhdueshem potencial per boten arabe.
Nese bota arabe perdor fene islame dhe u ben thirrje besimtareve muslimane shqiptare te perzihen politikisht, bota perendimore ben thirrje per tu larguar nga islami i perdorur politikisht. Feja e trajtuar politikisht do te trajtohet si ideologji politike dhe aspak e shenjte. Organizata terroriste Hamas po perdor muslimanet qe te bashkangjiten ne aktet e tyre te terrorit dhe po i perdor ata politikisht qe organizata te marre mbeshtetje legjitime dhe te fitoje perballe shtetit te Palestines ne luften per pushtet.
Islami politik nuk ka vend mes besimtareve aq me teper deri ne Shqiperi!!!…

Haaretz: Autoritetet izraelite u bëjnë thirrje të gjithë izraelitëve të largohen menjëherë nga Turqia

0

TRAGJEDI: Qindra njerëz raportohen të vrarë pasi një raketë me origjinë të panjohur goditi pranë spitalit arab al-Ahli në qendër të Gazës. Foto: Mahmud Hams / AFP / NTB

Izraeli po shtrëngon rregullat të udhëtimit për Turqinë dhe po u bën thirrje të gjithë shtetasve të tij të largohen menjëherë nga Turqia.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar të vendit e njoftoi këtë të martën, sipas Haaretz.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lëshoi një akuzë të fortë natën e së martës të sulmit ndaj një spitali në Gaza.

“Sulmi ndaj një spitali me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmit të Izraelit, të cilit i mungojnë vlerat më themelore njerëzore,” shkroi Erdogan në twitter.

STEMMEN UTAD: Daniel Hagari er IDFs pressetalsperson. Her legger han fram angivelige bildebevis som skal renvaske israelerne for angrepet på sykehuset. Foto: Gil Cohen-Magen / AFP / NTB

Daniel Hagari është zëdhënësi i shtypit i IDF-së. Këtu ai paraqet prova fotografike për të pastruar izraelitët nga sulmi ndaj spitalit. Foto: Gil Cohen-Magen / AFP / NTB

Serbia me 48 baza ushtarake përgjatë vijës sonë kufitare 381 kilometra e gjatë, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës

0

Vushtrri, 18 tetor 2023

Kryeministri Kurti në AKSP: Angazhohemi çdo ditë që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt

Si institucione të Republikës së Kosovës, angazhohemi çdo ditë që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngrisim e forcojmë kapacitetet tona për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Duke qenë partner serioz dhe të besueshëm për aleatët tanë, kontribuojmë në paqen dhe sigurinë rajonale, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Para pjesëmarrësve, zyrtarë të sigurisë publike  nga pesëmbëdhjetë vende të ndryshme të botës, Kryeministri Kurti theksoi se përballë këtyre sfidave globale të sigurisë, është e domosdoshme ndihma, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjitha shteteve që mbështeten në vlera demokratike, për ballafaqim me terrorizmin dhe krimet të cilat cenojnë sigurinë e shteteve e popujve kudo në botë. 

Serbia në vazhdimësi kërcënon ushtarakisht Republikën e Kosovës, deri në faktin që renditë artilerinë e saj ushtarake rreth kufirit tonë. Për më tepër, ajo ka ndërtuar 48 baza të përparme apo ofensive, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë, rreth kufirit tonë. Këtë e ka bërë përgjatë vijës sonë kufitare e cila është  381 kilometra e gjatë, dhe paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit tonë. Veprimet e rrezikshme të Serbisë, aspiratat e saj territoriale ndaj Republikës së Kosovës, dhe luftimi i shtetësisë sonë me të gjitha mekanizmat e mundshëm, e minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe jo vetëm, tha Kryeministri. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri theksoi se jemi gjithmonë të përkushtuar në ballafaqimin me sfidat aktuale në vend, por edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët përmes dialogut, veçanërisht me Serbinë, si palë të barabarta, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit e me njohje të ndërsjellë mes shteteve. Këto parime, për ne janë garancë e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë, shtoi ai. 

Më tej, Kryeministri Kurti ritheksoi se institucionet tona të sigurisë gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer mes vete e me partnerët tanë strategjikë, dhe kjo është garanca e menaxhimit me sukses të çdo emergjence apo sfide të sigurisë. Ato janë të ndërtuara dhe operojnë me dokumente strategjike që parashohin veprime konkrete dhe ndarje të përgjegjësive, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tanë, dhe vendin tonë. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuari z. Beqir Ismaili, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike,

I nderuari z. Kastriot Jashari, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj, 

Mirë se ju gjej sot të gjithëve këtu dhe mirë se keni ardhur në Republikën e Kosovës. 

Diskutimet për sigurinë, në të gjitha dimensionet e saj, janë gjithmonë të rëndësishme e të vlefshme, veçanërisht në rastet kur ajo kërcënohet apo sfidohet. Secili diskutim është i domosdoshëm. 

Forhåndsvisning av bilde

Janë bërë gati 20 muaj nga fillimi i agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Sot bëhen 11 ditë nga sulmet terroriste në Izrael. Javën e ardhshme bëhet 1 muaj nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, në Republikën e Kosovës, ku ra në detyrë rreshteri policor dhe Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Në rrethana të tilla, përballë këtyre sfidave globale të sigurisë, është e domosdoshme ndihma, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjitha shteteve që mbështeten në vlera demokratike, për ballafaqim me terrorizmin dhe krimet të cilat cenojnë sigurinë e shteteve e popujve kudo në botë. 

Si institucione të Republikës së Kosovës, angazhohemi çdo ditë që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngrisim e forcojmë kapacitetet tona për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Duke qenë partner serioz dhe të besueshëm për aleatët tanë, kontribuojmë në paqen dhe sigurinë rajonale. Përgjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes, janë zhvilluar mbi 1000 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës dhe janë arrestuar mbi 3800 veta, më shumë se 300 prej tyre zyrtarë publikë. Nuk mund ta luftojmë krimin edhe korrupsionin në shoqëri nëse nuk i pastrojmë institucionet e shtetit paraprakisht e vazhdimisht. 

Republika e Kosovës tre javë më parë është ballafaquar me një sulm terrorist, të mirë-organizuar dhe mbështetur në të gjitha format nga shteti me të cilin kufizohemi në pjesën veriore të vendit tonë, nga Serbia. Nga ky sulm i personave të maskuar e të armatosur rëndë, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku. 

Nga të gjitha provat e siguruara në vendin e sulmit dhe jo vetëm, dëshmohet qartë që ky sulm është kryer nga Serbia. Qëllimi kryesor i saj ka qenë që përmes terroristëve të armatosur e të maskuar të aneksojë veriun e vendit tonë. Duke pasur parasysh që Serbia vazhdon të jetë aleate e palëkundur e Rusisë, përmes këtij sulmi terrorist ajo ka tentuar ta kopjojë skenarin e Donbasit në Ukrainë. Falë profesionalizmit të institucioneve tona të sigurisë, veçanërisht të Policisë së Kosovës, ky skenar ka dështuar të realizohet, dhe është mbrojtur popullata civile që në mëngjesin e 24 shtatorit është gjendur e rrethuar nga këta terroristë e kriminelë. 

Serbia në vazhdimësi kërcënon ushtarakisht Republikën e Kosovës, deri në faktin që renditë artilerinë e saj ushtarake rreth kufirit tonë. Për më tepër, ajo ka ndërtuar 48 baza të përparme apo ofensive, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë, rreth kufirit tonë. Këtë e ka bërë përgjatë vijës sonë kufitare e cila është  381 kilometra e gjatë, dhe paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit tonë. Veprimet e rrezikshme të Serbisë, aspiratat e saj territoriale ndaj Republikës së Kosovës, dhe luftimi i shtetësisë sonë me të gjitha mekanizmat e mundshëm, e minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe jo vetëm.   

Për ta shtuar sigurinë në vend, Policia e Kosovës ka mbyllur 16 rrugë ilegale në veri dhe ka shkatërruar 100 grupe kriminale. Gjithashtu, janë shkatërruar 16 laboratore të drogës, 9 prej tyre në veri, si dhe 6 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri. 

Ne jemi gjithmonë të përkushtuar në ballafaqimin me sfidat aktuale në vend, por edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët përmes dialogut, veçanërisht me Serbinë, si palë të barabarta, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit e me njohje të ndërsjellë mes shteteve. Këto parime, për ne janë garancë e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

 Të nderuar të pranishëm, 

Sektori i sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por kudo, duhet të njohë rreziqet, kërcënimet dhe sfidat reale të sigurisë dhe të ketë vizion strategjik për t’u ballafaquar me to. 

Institucionet tona të sigurisë gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer mes vete e me partnerët tanë strategjik, dhe kjo është garanca e menaxhimit me sukses të çdo emergjence apo sfide të sigurisë. Ato janë të ndërtuara dhe operojnë me dokumente strategjike që parashohin veprime konkrete dhe ndarje të përgjegjësive, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tanë, dhe vendin tonë. 

Bashkimi i fuqive dhe kapaciteteve në këtë kohë sfiduese për sigurinë globale është goditja më e madhe ndaj atyre të cilët shkaktojnë apo tentojnë të shkaktojnë destabilizim apo pasiguri. 

Prandaj unë u uroj sukses me angazhim të përbashkët, sepse suksesi mund të jetë veçse i përbashkët. Dhe gjithashtu u dëshiroj diskutime sa më të frytshme dhe shkëmbim të përvojave në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i bindur që njohuritë e përfituara do të vendosen në shërbim të mbrojtjes së sigurisë dhe paqes. 

Ju faleminderit shumë që keni vizituar vendin tonë. Ju falënderoj për vëmendjen dhe shpreh gatishmërinë time për komunikim e bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas

0
Prishtinë, 18 tetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend.
Kryeministri Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandatin e KFOR-it.
Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë. Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka jurisdiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi.
Forhåndsvisning av bilde
Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.
Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës.
Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes.

Shpëtimi i Hebrenjve gjatë LDB-së në fshatrat Shqiptare të Malësisë së Galabit (2)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë – qazimnamani@hotmail.com

Ma. Emin Sallahu,

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë n- emin.sallahu@rks-gov.net

Shpëtimi i hebrenjve  gjatë Luftës së Dytë Botërore në fshatrat shqiptare të Malësisë së Galabit

Abstrakt:

Në ketë punim trajtohen disa nga rastet e shpëtimit të hebrenjve, në familjet shqiptare nga Malësia e Galabit, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1941, territori i kësaj malësie ishte ndarë nga tre shtetet aleate që e kishin filluar luftën. Zona veriore ishte nën kontrollin e ushtrisë gjermane, dhe qeverisë kuislingë serbe, zona lindore ishte bashkuar me Bulgarinë, ndërsa Prishtina me disa fshatra në verilindje të saj, kishin ngelur në kontrollin e ushtrisë italiane, dhe ishin bashkuar me Shqipërinë.

Siç po shihet, në kufijtë e kësaj malësie, kishte pasur mjaftë raste, kur familjet shqiptare kishin rrezikuar familjet e tyre për shpëtimin e familjeve hebraike.

Duhet treguar respekt të veçantë, për shqiptarët e kësaj trevë, sepse e kishin shumë më vështirë, ti ndihmojnë familjet hebraike, sesa familjet tjera shqiptare, që jetonin brenda zonës së kontrollit nga ushtria italiane.

Për kontributin e dhënë, në shpëtimin e familjes hebraike, që kishte jetuar në fshatin Brainë, ushtria gjermane në vitin 1943 e vrau Arifin, i cili në vitin 1941 e kishte ndihmuar fqinjin e tij hebre, që ta kaloi kufirin gjermano-italian, për të shkuar në Prishtinë.

Ne gjatë hulumtimeve në terren, kemi intervistuar disa nga familjet shqiptare të cilat kishin pasur bashkëpunim, dhe kishin ndihmuar mjaftë për shpëtimin e hebrenjve në ketë rajon.

Fjalë Kyçe: Lufta e Dytë Botërore, Hebrenjtë, shqiptarët, gjermanët, serbët, kufiri, italianët, hane, fshatrat shqiptare

Shpëtimi i hebrenjve  gjatë Luftës së Dytë Botërore në fshatrat shqiptare të Malësisë së Galabit

Malësia e Galabit, përfshinë fshatrat në veri-lindje të qytetit të Prishtinës, anën e djathtë të lumit Llap, e deri në rrafshin e Prokuples, Leskocit, e deri te rrjedha e lumit Morava afër Vrajës, Bujanocit, ku rrjedha e këtij lumi këto male i ndanë me Malet e Zeza të Shkupit, afër Gjilanit, për të vazhduar me varg malet përgjatë rrafshit të Kosovës deri në Prishtinë.

Është me rëndësi të ceket se deri në krizën lindore 1877/78, kjo malësi ishte etnikisht e banuar me popullatë autoktone dardane, të besimit islam, besimit katolik latin dhe atij ortodoks.

Pas Luftës së Parë Botërore, hebrenjtë të cilët mbeten për të jetuar në qytetin e Prishtinës, u miqësuan dhe bashkëjetuan, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me shqiptarët.

Pushteti i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e në veçanti xhandarmëria serbe bënte diskriminime, ndaj popullatës jo sllave, e sidomos ndaj popullit shqiptar. Xhandarmëria serbe ushtronte dhunë, me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet etnike, me qëllim për ti kolonizuar tokat e tyre, me kolon serbë, të cilët i sillnin, nga të gjitha viset e mbretërisë SKS, por dhe nga diaspora.

Në këto kushte të vështira, shqiptarët dhe hebrenjtë bashkëpunonin ngushtë mes veti, dhe vepronin në çdo aspekt, për të mbijetuar si komunitete jo sllave.

Gjatë viteve në mes të dy luftërave botërore, në qytetin e Prishtinës, depot me mallra të ndryshme, dhe shitoret i mbanin hebrenjtë, në bashkëpunim me Nazim Gafurrin. Në shitoret e tyre furnizoheshin me mallra, popullata shqiptare e Prishtinës me rrethinë.

Qytetarët shqiptar sot kujtojnë rrëfimet e të parëve të tyre, se pas Luftës së Parë Botërore, në Prishtinë, Nazim Gafurri dhe një tregtar hebre, i njohur me emrin Avram, i mbanin depot kryesore të mallrave në Prishtinë, nga të cilat furnizoheshin shitoret në Prishtinë, dhe shumë qytete dhe fshatra të rrethinës.

Qytetarët rrëfejnë se hebrenjtë, që kishin hapur shitoret e tyre edhe në Ferizaj, Lipjan, Vushtrri e Besianë, furnizoheshin me mallra nga depot e Prishtinës.

Në rrethinën e këtyre qyteteve, hebrenjtë në disa fshatra të mëdha i kishin hapur shitoret e tyre, e të cilat në atë kohë quheshin hane.

Hebrenjtë kishin hapur hane, edhe në disa fshatra të Malësisë së Galabit, rreth 30-40 km në veri-lindje të Prishtinës e të cilat me mallra furnizoheshin në Prishtinë.

Përveç qytetit të sotëm Besianës, hebrenjtë kishin hapur shitore edhe në Orllan, Brainë, Kalaticë, Tullarë, dhe fshatra tjera të kësaj malësie.

Në këto fshatra, ku hebrenjtë i kishin hapur shitoret, i kishin sjellë edhe familjet e tyre, dhe i kishin ndërtuar shtëpitë për banim. Ata jetonin me fqinjët shqiptar, sikurse të ishin familjar dhe të një komuniteti, respektonin njëri tjetrin dhe bashkëjetonin në harmoni të plotë, duke e ndihmuar njëri tjetrin.

Ndarja e sferave të interesit në mes te Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, në trojet shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shqiptarët e fshatrave të komunës së Prishtinës dhe Besianës, kishin krijuar miqësi me familjet tregtare të hebrenjve, që jetonin në Prishtinë, ata furnizoheshim kryesisht nga tregtarët hebrenj, dhe ishin blerës të mallrave në dyqanet e tyre. Po ashtu edhe hebrenjtë, mbanin lidhje reciproke dhe shpesh herë i vizitonin fshatarët në shtëpitë e tyre.

Ferat Musa i  lagjjës së Balajve nga fshati Prapashticë rrëfen se si gjyshi i tij Musa kishte pasur lidhje të forta tregtare dhe miqësore me një familje hebraike e cila  kishte pasur shitoren pranë xhamisë së madhe në Prishtinë. Kur Musa kishte vdekur, hebreu kishte qarë, dhe kishte kërkuar nga djali i Musës, Shabani që miqësia e krijuar të vazhdohet. Familja e Musës së Shushnicëve nga fshati Prapashticë, me dekada të tëra kishte shitur prodhime dhe kishte blerë mallra në shitoret e Solomon Baharit. Këta madje edhe kishin krijuar raporte shumë të afërta, dhe çmoheshin shumë mes veti. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, pas përmbysjes së sundimit sllav, Solomon Bahari e kishte shtyrë djalin e Musës Shabanin, që të fillojë me pjekjen e tjegullave dhe tullave tradicionale. Sipas Feratit, babai i tij Shabani gjate kësaj kohe kishte mbajtur kontakte me familjet hebraike te Prishtines.

Familja e Shaban Musës nga Prapashtica, në prag të Luftës së Dytë Botërore, e kishte ndërtuar një bunker në fshatin Prapashticë, në të cilin u strehuan shumë udhëtar, luftëtar dhe disa hebrenj, gjatë kësaj lufte.

Murteza Studenica, shkruan se në vitin 1944 në Prishtinë kur komunistët e morën dhe e pushtuan qytetin bënë pushkatime të shqiptarëve dhe hebrenjve të vendi i quajtur “Shejtaria” në Tauk-Bahqe. Këtu u pushkatua edhe hebreu i pasur z. Salamon Bahari dhe djali i tij Moshe Bahari me sajimin e akuzës se gjëja babë e bir iu kishin dhënë ryshfet gjermanëve dhe shqiptarëve që ishin bashkëpunëtor të armikut, por qëllimi kryesor i pushkatimit të tyre ishte plaçkitja e pasurisë së z. Salamon Bahar i cili kishte qenë pasanik i madh para dhe gjatë luftës. Sarina Samujel Bahar e shoqja e z. Moshe Baharit, jetoi në Prishtinë deri në vitin 1981, kur dhe vdiq.[1]

Familjet shqiptare nga Malësia e Galabit, që kishin mbetur nën shtetin bullgar, po ashtu, rrezikuan jetën e tyre për shpëtimin e hebrenjve, që vinin nga qytetet lindore, duke e kaluar kufirin e Bullgarisë me zonën në kontrollin e Italisë. Si rast që vlen të përmendet është shpëtimi i një të riu hebre nga Leskoci, për të cilin Sadik Behluli bëri shumë për të shpëtuara jetën e tij.[2]

Sipas rrëfimeve nga Ilaz Namani nga fshati Prapashticë, ruaj kujtimet se në kohën e presioneve të pushtetit serbë,  për ti shpërngulur shqiptarët për në Turqi, në prag të Luftës së Dytë Botërore, pushteti i kishte bërë presion një familje shqiptare në Orllan, që të shpërngulej. Duke qenë në një pozitë të vështirë kryefamiljari shqiptar, vendosë që të konsultohet me një hebre, që atë kohë jetonte në Orllan. Kur shqiptari i rrëfeu hebreut për presionet e pushtetit, që ta shpërngulin nga toka e të parëve të tij. Pasi që ishin ditët e para të Pranverës, hebreu u mendua dhe i tha shqiptarit, shko në organet e pushtetit, dhe e bënë një lutje që të qëndrosh në token tuaj, deri sa ta vjelësh grurin në muajin korrik. Shqiptari veproi kështu dhe lutja ju pranua. Kur erdhi muaji korrik, askush më nuk i bëri presion të shpërngulet, dhe kjo familje shqiptare edhe sot jeton në token e vet.

Sipas rrëfimeve të Muharrem Hoxhës, nga fshati Brainë, rreth viteve tridhjeta të shekullit XX, në fshatin Brainë, kishte ardhur për të jetuar familja e hebreut Moisi Samuel.  Moisi e kishte marrë me qira shitoren e Hasit (Hasanit), djalit të Mustaf Hoxhës nga Braina, familje kjo nga Prokulpa. e shpërngulur me dhunë  gjatë krizës lindore, dhe vendosur për të jetuar në Brainë.

Në mes të dy luftërave botërore, Hasani e kishte hapur një shitore të vogël në fshatin e tij. Sipas burimeve të shkruara deri në Luftën e Parë Botërore hebrenjtë, jetonin në qytete të zhvilluara dhe shitoret i mbanin vetëm në qytete.

Hasani në ato vite e kishte mbyllur shitoren, pas një përmbytje të qerres me mall, në përroin e Batllavës. Vala e ujit pas vërshimeve e kishte rrëmbyer qerren me mall, dhe me kalin, që e tërhiqte i cili mbytet. Arifi i cili kishte qenë me qerre, falë disa fshatarëve, të cilët kishin qenë duke kositur barin, shpëton pa u mbytur. Në shitoren e tij mbaheshin mallra, nga gjërat elementare për ushqim dhe veshmbathje. Kryesisht fshatarët në shitoren e tij furnizoheshin me krip, gazë, sheqer, bezë (shtofë), këpucë, pezhvë për lyrjen e rrotave të qerreve etj.

Pas Këtij rasti shitoren në Brainë e mbante hebreu. Muharremi, tregon rrëfimet e Isak Sylës, bashkë fshatar i tij, kur kishte shkuar me babanë e tij, për të blerë një parë opinga në hanin e Moisiut. Isaku me qenë se nuk kishte para, vendos që opingat ti blejë me këmbim te mallit, në këtë rast opingat i blenë me fasule. Për ti blerë një parë opinga, Isaku duhej të ja jepte Moisiut, një teneqe fasule, që bënin 25 kg. Moisiu në shitoren e tij, grumbullonte prodhimet bujqësore dhe blegtorale  të freskëta, por edhe lëkura të kafshëve.

Moisiu jetonte në një shtëpi afër shitores së fshatit, në këndin e arës, afër rrugës, përballë xhamisë së fshatit Brainë.

Muharrem Hoxha tregon për rrëfimet të cilat i kishte dëgjuar nga halla e tij Kadishja, se shtëpia ku banonte Moisiu, i kishte pasur dy dhoma, dhe një korridor të vogël. Ajo i kishte rrëfyer edhe për familjen e Moisiut, ku gruaja e Moisiut e kishte pasur emrin Luna, djali i tij Bejto (e quanin Bejtush), dhe dy vajzat Alegria dhe Shelika.

Me qenë se ishin fqinjët e parë më familjen e Muharrem Hoxhës, të dy familjet shkonin dhe vinin te njëri tjetri, sikurse të ishin familjarë të ngushtë. Halla e Muharremit Kadishja, kishte treguar se  të gjithë hebrenjtë e kanë ditur gjuhen shqipe, dhe në kemi folur vetëm shqip. Ajo kishte treguar edhe për disa tradita të familjes hebrenj, dhe për ritet e tyre fetare. Sipas saj hebrenjtë agjëronin vetëm 9 ditë. Kadishja kishte treguar se hebrenjtë nuk e ndizeshin zjarrin ditën e shtunë, dhe çdo të shtune më tirrnin mua për ta ndezur zjarrin në oxhakun e shtëpisë.

Kur hebrenjtë i kishin festat e tyre kombëtare, e thirrshin familjen e hoxhës së Brainës, e sidomos për festën e Bajramit.

Kadishja kishte treguar se punonin së bashku, luanin së bashku dhe përveç bisedave baba i saj me Moisiun bënin edhe shaka. Asaj ju kujtofshin shpesh shakat e babës së saj Hasanit dhe Moisiut duke i thënë, hajde të bimë shahadet bashkë dhe të dytë fillonin:

La ilahe ilallah, hak Muhamed resulullah. Moisiu thoshte lahe ilahe ilallah e nuk e përmendte Muhamedin. Hasani i kishte thënë: Pse Moisi nuk po e përmend Muhamedin? Ai ia kthente Hasanit, jo jo se ne jemi tjetër drejtim, dhe të dytë qeshnin së bashku.

Halla Kadishja i kishte treguar Muharremit, se Luna bukën nuk e gatuante sikurse gratë shqiptare, por i gatuanin dhe i piqeshin si petë. Gjatë kohës kur ata agjëronin në ushqim nuk i përdornin yndyrat.

Familja e Hasani për më shumë se një dekadë, ishin familjarizuar dhe kalonin shumë mirë me familjen e Moisiut.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ata ndiheshin të shqetësuar, dhe merrnin lajme te hidhura për fatin e hebrenjve në Gjermani.

Pas hyrjes së gjermaneve në këto anë, në vitin 1941, te familjet e hebrenjve  u përhap frika, se mos po i shfarosin sikurse që kishte ndodhur me hebrenjtë në Gjermani.

Sidomos pas ndarjes së kufijve, dhe zonave të interesit në mes të Gjermanisë, Bullgarisë dhe Italisë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, kur Braina mbeti në territorin e Serbisë, të kontrolluar nga gjermanët, Moisiu vendos që ta braktisë fshatin Brainë. Moisiu kërkon ndihmën e shqiptarëve, për të ju bashkangjitur turmës së hebrenjve që grumbulloheshin në Prishtinë. Moisiu me tërë anëtarët e familjes së tij, dukë i merr vetëm gjërat elementare për familjen dhe me ndihmën e shqiptarëve niset drejt Prishtinës, për mos me u kthye kurrë ma në fshatin Brainë.

Arifi djali i Hasan Hoxhës, me qerre dhe me kuaj, e përcjell familjen e Moisiut deri në kufirin e sferave të interesit, mes Gjermanisë dhe Italisë. Sipas dëshmive që i morëm nga Muharrem Hoxha, Arifi, në vitin 1943, ishte vrarë nga ushtarët gjerman për shkak se kishte ndihmuar familjet hebraike nga këto fshatra të kalonin në zonën e Italisë.

Zona që kishte mbetur brenda kufijve të Italisë, ju kishte bashkuar shtetit amë dhe quhej Shqipëri. Familja e Moisiut pas strehimit në shtetin shqiptar, dhe formimit të shtetit të Izraelit, kishte shkuar për të jetuar në shtetin e Izraelit.

Vlen të përmendet se pas vendosjes së familjes së Moisiut në Izrael, për një kohë familja e tij dhe Hasan Hoxhës nga Braina, kanë komunikuar përmes letrave.

Muharremi tregon se babai i tij Beha (Bajrami), i kishte treguar për letrën e parë që e kishte dërguar Moisiu nga Izraeli. Moisiu përveç që i kishte treguar se kanë shkuar mirë në shtetin e Izraelit, ai e kishte njoftuar Hasanin, për trajtimin e tyre në truallin e ri. Moisiu kishte shkruar se atyre ju kishin dhënë një shtëpi, dhe një lopë për ta ushqyer familjen. Ai kishte shkruar se lopa e tij, po i qet 25 litra qumësht. Për Hasanin kjo ishte një befasi, sepse nga raca e lopëve që mbaheshin, në ato vite në Kosovë , nuk ishte dëgjuar që një lopë mund të qet aq shume qumësht.

Në kujtim të asaj që Muharremi kishte dëgjuar për familjen hebraike që kishte jetuar dikur pranë familjes së tij, e kishte pagëzuar mbesën e tij me emrin e shoqes së Moisit Luna. Muharremi me dashamirësi për atë familje hebraike thotë se vajza e djalit tim e ka emrin Luna. Muharremi thotë se shpesh herë kur e thërras mbesën time Lunën , më kujtohen rrëfimet e hallës Kadishe për Lunën gruan e Moisiut.

Muharremi po ashtu tregon edhe për familjen e hebrenjve që kishte jetuar në fshatin Kalaticë. Sipas tij hebreu me emrin Isak që jetonte në Kalatic, ishte baxhanak me Moisiun, që jetonte në Brainë. Gruaja e Isakut, e kishte pasur emrin Matillka, me të cilën i kanë pasur dy djemtë.. Njëri nga djemtë e ka pasur emrin David, ndërsa emir i djalit tjetër as këtij nuk po i kujtohet.

Muharremi thotë se të gjitha këto të dhëna, për këto familje hebraike, i ka kujtim nga rrëfimet e babës së tij Beha (Bajrami), që i kishte shënuar prej babës së tij kur ishte në moshën 83 vjeçare, dhe nga halla e tij Kadishja.

Ramadan Maloku i lindur në fshatin Brainë, me 18.07 1948, (inxhinier i makinerisë, tani në pension), rrëfen kujtimet e tij për familjen hebraike e cila deri ne vitin 1941, kishte jetuar në fshatin e tij. Ramadani thotë se Moisiu i cili jetonte në Brainë e kishte një djalë dhe dy vajza. Mojsiu e kishte Isakun  në Kalaticë baxhanak. Menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Isaku është takuar në spitalin e Dubrovnikut me Behen, djalin e Hazir Malokut nga Braina. Beha kishte qene i rekrutuar si ushtarë në grupin e dytë të shqiptarëve, të cilët nga Malësia e Galabit dhe rrethina e Gjilanit e Ferizajt, u dërguan në Tivarë.

Gjatë rrugës deri në Tivarë ushtarët shqiptar, ishin vrarë dhe  rrahuar rëndë, nga ushtria e brigadave serbo-maqedonase.

Grupi i parë i shqiptarëve, nga rajoni i Drenicës dhe Kosovës qendrore, prej rreth 4000 ushtarë shqiptarë por sa arrijnë në Tivar, të gjithë pushkatohen dhe kufomat e tyre hedhen në Detin Adriatik.

Ushtarët shqiptarë nga grupi i dytë, prej 3-4 mijë, ishin rrahuar gjatë rrugëtimit, disa ishin vrarë, por  sa arrijnë në Tivar nuk vriten, shohin gjurmët e gjakut dhe rrobat e shqiptarëve, që ishin vrarë dy ditë më parë. Ky grup i ushtarëve mbahet në kushte të vështira, pa kushte higjienike, të uritur dhe pjesa dërmues të ftohur, nga rruga e gjatë dhe e mundimshme.

Nga kushtet e vështira dhe vuajtjet gjatë rrugëtimit, Beha i Hazir Malokut, ishte ftohur dhe kishte marrë kallje të rëndë në mushkëri. Beha i sëmurë kishte përfunduar në spitalin e Dubrovnikut. Isaku baxhanaku i Maojsit, i cili kishte shpëtuar, dhe tani kishte qenë duke punuar në spitalin e Dubrovnikut, e takon Behen. Sipas rrëfim që më vonë kishte treguar vet Beha, hebreu kishte treguar mirësinë dhe kujdes të veçantë për ta shëruar Behen. Ai vazhdimisht Behes i kishte qëndruar te koka duke i dhenë barna, ushqim dhe injeksione, deri sa është shëruar. Pas shërimit Beha vazhdon rrugën deri në qytetin e Trieshtës. Pas kalimit të Trieshtës në territorin e Italisë, Beha kthehet prapë në Barinë dhe rrëfen rrugëtimin e vështirë, dhe mes tjerash tregon edhe për takimin me hebreun, në spitalin e Dubrovnikut.

Zijadin Zeqiri, i lindur në vitin 1958, në fshatin Kalaticë, i cili rrëfen rrëfimet që i kishte dëgjuar, për nga të parët e tij për qëndrimin e një familje hebraike, te familjarët e tij në fshatin Kalaticë. Sipas kujtimeve të Zijadinit, shitoret e këtyre fshatrave që i mbanin disa familje hebraike, furnizoheshin me mallra nga një hebre i quajtur Avram, dhe Nazim Gafurri në Prishtinë.

Zijadini rrëfen për një rast kur Hasani (Hasi), djali i Mustaf Hoxhës nga Barina, i njohur në këto anë si Hoxhë Braina,  e kishte treguar shpesh në këto fshatra. Hasi (Hasani) duke shkuar prej Braine në qytetin e Prishtinës, diku rrugës në mes të fshatit Siqevë dhe Bërnnicë e gjen një çantë me para dhe dokumente. Nazim Gafurri e kishte humbur çantën e tij, duke u kthyer nga Besiana (Podujeva). Hasi por sa shkon në depon e Avramit dhe Nazim Gafurrit, aty takohet me të dytë. Hasi e vëren se Nazim Gafurri ishte shumë i mërzitur, dhe nuk kishte vullnet të zhvillonte bisedën. Hasi e pyet Avramin, çka ka Nazim Gafurri ? Avrami i thotë Hasit se, Nazimi e ka humbur sot një çantë dhe është shumë i mërzitur. Hasi i drejtohet Nazimit, ja thotë çantën e kam gjetur unë duke ardhur rrugës.

Hasi në mes të dy luftërave botërore kishte qenë anëtar i Partisë së Xhemjetit, ndërsa Sejdi Sekiraça kishte qenë anëtar i Partisë Demokratike.

Në mes dy luftërave botërore, në këto anë i mbanin shitoret hebrenjtë. Një shitore ishte në fshatin Orllan, një në Brainë, një në Kalaticë, Tullarë dhe fshatra tjera. Hebreu që e kishte shitoren në Kalaticë quhej Isak. Isaku i ka pasur dy djem, njëri e kishte emrin David, ndërsa emir i tjetrit nuk i kujtohet.

Isaku e ka pasur hanin në tokën e Ramadan Ruhanit, bri rrugës që shkonte për Leskocë.

Zijadini e rrëfen një rast, kur në mes të dy luftërave botërore, dikush ia vjedh shitoren Isakut në Kalaticë, dhe ia merr disa para dhe pak mall. Të gjithë banorët e Kalaticës, organizohen për ta zbuluar hajnin. Isaku monedhat që ju kishin vjedhur i kishte ngjyrosur, me një ngjyrë të veçantë, dhe të gjitha monedhave, ju kishte shënuar shifrat e tyre. Isaku ju thotë fshatarëve të Kalaticës, ju mos u merakosni se kjo pune do të zbulohet lehtë, duke i njoftuar fshatarët, se nuk kishte pësuar ndonjë humbje të madhe. Pas këtij rasti Isaku interesohet në hanet tjera për rreth Kalaticë , se kush nga qytetarët po shkon të blejë mall me monedhat e tij. Pas pak kohe një fshatar nga fshati Bervenik, shkon për të blerë mall me monedhat e Isakut, në hanin e Tullarit, dhe kështu zbulohet se kush ja kishte thyer hanin Isakut.

Po ashtu Zijadini rrëfen edhe një rast tjetër, kur në muajin qershor kishte pasur vërshime, pas një shiu që kishte rënë në fshatin Kalaticë. Isaku e kishte hanin dhe shtëpinë e tij pranë rrugës dhe  përroit të fshatit. Njërin nga djemtë e Isakut, e kishin marrë valët e ujit të përroit. Djalin e ri hebre, e kishte shpëtuar Shaban Ruhani , banorë i lagjes.

Familja e Isakut, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore kishin përfunduar në shtetet perëndimore, e që në vitet nëntëdhjeta të shekullit XX, jetonin në Francë. Dy djemtë e Isakut, në vitin 1997, kishin ardhur në fshatin Kalaticë, për ta vizituar truallin e tyre ku kishin lindur. Porsa dy hebrenjtë kishin ardhur në lagjen ku kishin lindur, kishin pyetur, a është gjallë Shabani? Mes tjerash ata e kishin rrëfyer rastin dhe shpëtimin e tyre, nga komshiu i dikurshëm i tyre shqiptar.

Siç shihet nga këto raste, të familjeve shqiptare, që jetuan në zonën e kontrollit gjerman dhe shtetit nazist serbë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kontributi i tyre në shpëtimin e familjeve hebraike, ishte shumë më i vështirë sesa familjet tjera shqiptare që i ndihmuan hebrenjtë, brenda kufijve në zonën italiane.

Si përfundim mund të cekim se shqiptarët e kësaj treve rrezikuan shumë për mbrojtjen e hebrenjve, bazuar në kontrollin e ushtrisë gjermane dhe administratës së qeverisë kuisline serbe. Kjo dëshmohet edhe me rastin e Arifit, nga fshatin Brainë, i cili në vitin 1941, bëri shumë për ti ndihmuar hebrenjtë e fshatit të tij, që të kalojnë kufirin nga zona gjermane, në zonën italiane. Fal kontributit të Arifit ajo familje hebraike, që ishte ndihmuar nga shqiptarët i mbijetoi luftës dhe përfundimisht u vendos në shtetin e ri të Izraelit. Ky kontribut i kushtoi me jetë Arifit kur në vitin 1943 u vra nga ushtria gjermane. Sipas burimeve nga terreni, edhe familjet hebraike në fshatrat Kalaticë, Orllan, Batllavë, Tullarë, falë ndihmës së shqiptarëve, nga Prishtina kaluan në shtetin shqiptar, dhe arritën të mbijetojnë, gjatë Luftës së Dytë botërore.

Vijon

U realizua projekti i Shoqatës për Trashëgimi Kulturore të Preshevës rreth nxënies së edukimit nëpërmjet trashëgimisë kulturore

0

Nga: Xhemaledin SALIHU , Preshevë

U REALIZUA PROJEKTI I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË:”NXËNIA E DITURIVE, EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE TË PALUAJTSHME DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË PRESHEVË

Më 28 gusht 2023, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.

Kështu më 28 gusht dhe 2 shtator 2023 në Preshevë organizuam dy takime të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilët biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë.Në takime morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti Phd Shpëtim Memishi dhe Agim Arifi, menaxher I Ekspozitës.

May be an image of 10 people and tree

May be an image of 12 people and tree

Teqja e Nasalcës 

Më 14 shtator 2023 organizuam vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore me nxënësit e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për t’i njohur objektet e trashëgimisë, për t’u edukuar dhe për të nxënë  dituri mbi objektet e trashëgimisë kulturore të Preshevës.

Vizita u organizua shumë mirë dhe nxnënësit e kësaj shkolle, ku u njohën, u edukuan dhe nxënë  dituri mbi trashëgiminë kulturore të Preshevës. Ata gjatë vizitës fotografuan, perceptuan mbi objektet e vizituar, kështu në Punëtorinë e organizuar të vizatojnë dhe pikturojnë objektet sipas përshtypjeve të tyre.

Gjatë vizitës së Teqesë së Nasalcës, nxënësvë iu organizua ligjërata mbi konceptet themelore të trashëgimisë kulturore, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu, profesor i pedagogjisë. Ndërsa për historikun e kësaj Teqeje foli Z. Afrim Agushi, Sheh i Teqesë. Ai i njoftoi me Tyrben e Nesalcës, Odën e pritjes në Teqe, me Semehahen, ku këndohen lutjet dhe ndodhin ritet  e pjesëtarëve të teqesë.

Nxënësit mbeten të kënaqur dhe shtruan pyetje për Shehun lidhur me teqenë, historikun dhe ritet e saj që ndodhin në teqe.

Në vazhdim u vizitua Kisha e Raincës, për të cilën nuk ka shënime të duhura, por është e njohur se ka qenë kishë katolike.

May be an image of 14 people

May be an image of 15 people and crowd

Kisha në Raincë 

Në Rahovicë vizituam Lisin e Çarrit, të vjetër 540 vjet, lokalitetin e Kacipupit.

Në vizitë me nxënësit ishte edhe Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Fitim A. Nuhiu, profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze dhe Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë.

May be an image of 19 people and tree

May be an image of 13 people and tree

Lisi i Çarrit 

Pastaj, nxënësit e shkollës shprehën dëshirën që të vizitohet edhe Penda e Rahovicës, një vend i mundshëm turistik, jo vetëm për komunën e Preshevës, por edhe për rajonin. Në Pendën e Rahovicës, nxënësit u relaksuan dhe bënë pushim të shëndetshëm.

Pas Pendës së Rahovicës vizituam edhe Kacipupin, Oppidumin Dardan, ku për historikun u foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë,

May be an image of 9 people

Penda e Rahovicës    

May be an image of 9 people

Kacipupi 

Në plan ishte edhe planifikimi që të vizitohet edhe Teqja dhe Xhamia e Preshevës, mirëpo për shkaqe objektive, pati rast vdekjeje në kohën kur arritëm dhe e shtyam për një herë tjetër.

Më pastaj shkuam te “Vila Latafet” ku u shtrua një drekë e mirë për stafin dhe nxënësit e Shkollës fillore në Preshevë.

Falënderojmë dy profesorët e shkollës fillore: Fitim Nuhiun dhe Ylber Hajdarin që na ndihmuan me pranishmërinë e tyre gjatë vizitave të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 27 shtator 2023, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 24 vetave realizoi Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit.

May be an image of 7 people, people playing voleyball and people studyingMay be an image of 5 people, people standing, crowd and office

Punëtoria e vizatimit dhe Pikturimit  

Punëtorin e vizatimit dhe pikturimit e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe Zija, mësimdhënës i artit në këtë shkollë.

Punimet e nxënësve dhe fotografitë e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Preshevës do të ekspozohen, të premtën, më 29 shtator 2023, në ora 12,30, në lokalet e kësaj shkolle.

Të premtën, më 29 shtator 2023, në shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në hollin e shkollës, duke filluar në orën 12,30 u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimisë  dhe Krijimtarisë kulturore të Luginës së Preshevës dhe punimeve të nxënësve të kësaj shkolle, të punuara në Punëtorinë e vizatimit dhe pikturimit.

Ekspozita u hap me rastin e 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë kulturore.

Ekspozitën e organizoi Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në bashkëpunim me shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Në hollin e shkollës u mblodhën nxënës dhe mësimdhënës të shumtë të kësaj shkolle, të cilët në fillim i përshëndeti Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, ndërsa hapjen e Ekspozitës e bëri Znj. Fitore Sahiti, drejtoreshë e kësaj shkolle në Preshevë.

Ekspozita mbeti e hapur edhe javën e ardhshme.

May be an image of 6 people

Pamje nga Ekspozita 

PROJEKTIN E FINANCOI MINISTRIA E KULTURËS E REPUBLIKËS SË SERBISË, NDËRSA DREKËN E FINANCOI KOMUNA E PRESHEVËS. I FALEMNDEROJMË TË DYJAVE.  

Bashkatdhetari Sinan Kastrati më pyeti: Lufta e Kosovës 1998-1999 ishte Luftë apo Konflikt?

1

Nga: Aurel Dasareti

Sinan Kastrati 17 Tetor 2023 Në 7:01 am

Zotëri Aurel Dasareti, faleminderit shumë.Ju përmendëni llojet e luftrave, dhe unë s`kam asgjë kundër sepse ju jeni njohës i mirrë. Aq sa kam pasur unë njohur për luftërat (luftën), ka qenë se ne që jemi rritur në ish shtetin e RSFJ-së, në vitin e parë dhe të dytë të studimeve (dy vite të plota, 4 semestra) kemi mësue për Mbrojtjen e Përgjithshme Popullore që ne studentët, lëndën mësimore e quanim “Paraushtarak”. “Paraushtarakun” na ligjëronin oficerë madhorë, kapitenë, major e deri te gjenerali (E. Riqica) por tash, ndoshta edhe sot nuk janët e mjaftueshme ato njohuri për luftën për arësye, sipas mendimit tim se librat e domosdoshme që ne mësonim dhe ligjëratat ishin politike dhe ideologjike dhe luftërat po marrin forma të reja, mjete e armë të reja (dron).Pyetja ime për ju është (nëse e lexon pyetjen time):“Lufta e Kosovës, 1998, 1999, cfarë lufte ishte dhe a ishte luftë apo konflikt ahtu siq e njeh bshkësia ndërkombëtare (UNMIK-u)?.Edhe një ideolog, mjerisht edhe profesor, Paskal Milo, ish ministër Luftën në Kosovë e quan “KONFLIKT”.Pra kemi emërtime të ndryshme për të njëjtën ngjarje, ngjarje që sigurisht e ke parë edhe ti (nuk e di moshën tënde).Faleminderi!Sinan Kastrati, Suedi

https://drini.us/ata-qe-nuk-dine-aq-sa-duhet-per-te-tjeret-nuk-mund-per-te-gjykuar-me-drejtesi/

——————————————————–

Përshëndetje i nderuar z Sinan Kastrati.

Lufta është një përdorim i organizuar i forcës së armatosur midis grupeve të njerëzve me qëllim të asgjësimit (shkatërrimit) të palës tjetër ose t’i imponojë atij vullnetin e palës tjetër.

Cilat lloje të luftës ekzistojnë?

Llojet:

·      Lufte botërore

·      Luftë civile

·      Luftë për pavarësi ose luftë çlirimtare

·      Luftë fetare ose luftë e shenjtë

·      Lufta kundër terrorit

Lufta e Kosovës 1998-1999 ishte Luftë. Luftë Çlirimtare. Nuk ishte Konflikt.

Konflikt quhet (nënkupton) mosmarrëveshje të thellë ndërmjet dy palëve, ndërmjet dy shteteve etj. Nëse një konflikt i këtij lloji çon deri në ndeshje me armë, atëherë quhet: Konflikt i Armatosur.

Por nëse në një Konflikt të Armatosur ka: Më shumë se 1000 të vrarë gjatë një viti, atëherë është Luftë. 
Në Luftën e Kosovës kundër Serbisë okupatore naziste-fashiste-terroriste janë vrarë 15.000 shqiptarë gjatë një viti…

____

Ata shokë dhe shoqe të UNMIK-ut anojnë nga agresori terrorist Serbia, prandaj e quajnë “Konflikt”.

Ajo mbeturinë njerëzore Paskal Milo që i thotë vetes profesor është një vasal, mercenar i ortodoksisë sllave dhe greke. Shpifës, manipulues, gënjeshtar, sahanlëpirës, i çmendur. I dëmshëm për Kombin dhe Shqipërinë. Ai edhe për Skënderbeun mashtron kokëmishët shqipfolës, kinse Gjergj Kastrioti – Skënderbeu paska “lindur ortodoks”. Përkundër faktit biologjik se asnjë fëmijë nuk mund të lind me fe. Feja është njëlloj bindje e njerëzve të rritur. Nuk është gjenetikë…

Skenderbeu pa mitet e nacional-komunisteve Prof.Dr. Paskal Milo

 

Prof.Dr. Paskal Milo lehën (mashtron opinionin):

 “Është e vërtetë se Skënderbeu ka lindur ortodoks”.

PS: Unë kam lindur më Nëntor 1976, Sydney, Australi. Prej moshës 8 vjeçare jetojë në USA (Kaliforni, Arizona).

Ditën (natën) e mirë dhe respekt për ty,

Aurel Dasareti 

Historia e vërtetë e Palestinës (shek.V para Krishtit- shekulli XIII) 

Filistinët – Palestina e lashtë

 Nga: Gjergj – Skender Jashari

Prej fillimit të agresionit të Terror-rusisë, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kundër gjithë Demokracive Perëndimore dhe dështimi gjithnjë e më i madh, i saj në fushëbeteja, e bënë të kuptueshme që kërkon një alternativë.  

Në vazhdimësi Terror-rusia përdori alternativa të ndryshme, ndër të fundit ishte dështimi në “Fuqinë e Barotit në Ballkan” e që ishte rasti i sulmit terrorist dhe agresionit hibrid të Serbisë kundër Kosovës. Prandaj si opsion i mbeti, përdorimi i Hamas-it për të kryer sulmin më të pashembullt të terrorizmit islamik kundër vendbanimeve dhe civilëve izraelit. 

Më 7 tetor 2023, u tronditë bota e civilizuar me aktet më të shëmtuara të terroristëve islamik të Hamas-it, kundër popullatës civile të Izraelit: për të cilën besohet se ka pjestarë të forcave speciale iraniane dhe ruse të përfshirë, ka furnizime të veçanta me armë dhe paisje nga mbështetësit e Hamas-it si Rusia, Irani etj.  

Në mediet tona, zakonisht shohim deklarime të anshme dhe jo-objektive për sa i përket rastit të Izraelit dhe Palestinës. Problemi “Palestinez” është falso, i krijuar nga shovenizmi Rus dhe Pan-arabizmi gjegjësisht fashizmi islamik( Pan-islamizmi). 

Sepse:  

Për herë të parë, toponimi grek Palestinë, është përmendur në shekullin V para Krishtit, nga historian grek Herodoti, ku përfshinte përgjithësisht tokën bregdetare nga Fenikia deri në Egjipt, që e quan pjesë të Sirisë.1 Gjithashtu e përmend termin si etnonim, kur flet për “sirianët e palestinës” ose palestinezët sirian”,2 të emërtuar nga perandori Hadrian pas shtypjes së kryengritjes Bar Kokhba të vitit 135 të Erës tonë,3e që nuk i dallon hebrenjët dhe qytetarët e tjerë që banojnë në Palestinë.4 Edhe historianët e tjerë dhe gjeografët antikë si Filo, Jozefusi, Plini i plak, e përdornin termin “palestina e sirisë”, kurse në biblën hebreje përmendet fjala Plištim që zakonisht është përkthyer si Filistin.5 Perandoria Romake, e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit,6 e që ra Jerusalemi në vitin 70 të Erës tonë, i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u riemëruan Palestinë(Palaestina),7 si emërtim administrativ për regjionin në fjalë në shekullin e II të erës tonë.8 

  Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin  modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe gadishullin e Sinait9), përbëhej nga hebrenjët,10 kurse pastaj në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet,11 duke u bë shumicë helenët. 

Muhamedi në vitin 632, kishte caktuar Usama ibn Zayd, për të kryer invasion në regjionin e Balqa-s në Perandorinë Bizantine,12 e që e ekspedita u kry në maj/qershor 632.13 Orekset e Muhamedit për pushtim të territoreve të huaja, pranohen dhe argumentohen edhe me hadithe të muslimanëve suni. Muhamedi kishte parathënë për pushtimin e Jerusalemit në disa hadithe( Sunan ibn Majah 4042 dhe Sahih al-Bukhari 3176). Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja e islamit.14 Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë)15 por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam.16 Me konsolidimin e hegjemonisë islamike mbi fiset nomade arabe në luftërat e Ridës në vitet 632-633, kalifi i muslimanëve Ebu Bekri, i orientoi gjitha energjitë në drejtim të pushtimit të Sirisë,17 duke e ndarë ushtrinë e tij në 4 grupe, nga Medina në vitin 633, të komanduara nga Amr ibn al-As, Yazid ibn Abi Sufyan, Shurahbil ibn Hasana dhe Abu Ubayda ibn al-Jarrah.18 Perandori Bizantin Heraclius, përfundimisht u mposht në betejat në Ajnadayn në Palestinë dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, gjë që më nuk pati rezistencë të organizuar.19 Edhe pas vdekjes në vitin 634, të Ebu Bekrit, atë e zëvendësoi Omeri, i cili vazhdoi ekspansionin në drejtim të Sirisë.20 Arabët musliman në fillim të nëntorit 636 arritën ta fillojnë rrethimin e Jerusalemit, e që garnizoni bizantin ishte tërhequr brenda fortifikatave të qytetit,21 e që ushtritë muslimane nuk sulmuan, por mbajtën rrethimin derisa të dorëzoheshin për mungesë të furnizimeve,22 pra ishte betejë e papërgjakshme,23edhe për sa i përket datës së dorëzimit të Jerusalemit ka debate, por që përmenden vitet 636, 637, 638, por burimet dytësore më shumë priren të japin vitin 638.24  

Kart over Palestina

Harta e Palestinës me Lumin Jordan. Harta është dokument nga vitet 1400.

Edhe perandori Konstantini i III, i Bizantit, vendosi që të ripushtonte Levantin, por dështoi në vitin 649.25 

Me ardhjen e pushtimit të muslimanëve arab, organizimi administrativ ekzistues të distriktit Bizantin të Palestinës Prima, mbeti i njejtë,26 madje pushtimi islamik i toleronte hebrenjët dhe të krishterët, sidomos të krishterët Nestorian dhe Jakobit, të cilët nuk ishin trajtuar mirë nën pushtimin bizantin.27 Bilad al-Sham përbëhej nga hapësira e Sirisë së Madhe, që shtrihet në territoret e Sirisë, Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Palestinës, si dhe në regjionet e Turqisë moderne, në regjionin Hataj, Gaziantep dhe Diarbakir.28 Bilad al-Sham, rrjedh nga fjala arabe, që dmth “regjioni në krahun e majtë”.29 Bilad al-Sham, në mes viteve 637 dhe 640 nga kalifi Omer, u nda në katër distrikte ushtarake, e ato ishin: Filastin, al-Urdunn, Dimashq dhe Hims.30 Jund Filastin, ishte distrikti ushtarak i Palestinës që përfshinte pjesën më të madhe të territorit të provincave bizantine të Palestina Prima dhe Palestina Tertia.31  

Kurse gjeografët arabët filluan ta përdorin termin Filistinë, në mesjetën e hershme, si një mbiemër që nga shekulli VII.32 Dinastia Umajade, investoi konsiderueshëm në zhvillimin e distriktit të Palestinës( Filastin-ës),33 duke u nderu Palestina veçanarisht në këtë periudhë.34 Levanti pastaj mbeti edhe nën sundimin e Perandorisë Arabe të dinastisë Abaside( Abbas ibn Abdul-Muttalibi 566-653),35 pasi përmbysën dinastinë Umajade, me revolucionin Abasid të vitit 750.36 

Në vitin 870, Egjipti fitoi autonomi nën udhëheqjen e Ahmad ibn Tulun-it, i cili ishte themelues i dinastisë Tulunide, që sundoi Egjiptin dhe Sirinë mes viteve 868 deri 905,37 ku përfshihej edhe Palestina dhe Hixhazi. Tuluni, ishte dërguar nga kalifi Abasid si guvernator i këtyre territoreve.38 Dinastia Abaside, tentoi ta fus nën kontroll sërish dinastinë Tulunide, ku u zhvillu edhe beteja Tawahin më 885, mes të forcave të kalifit Abasid( Abu’l-Abbas Ibn al-Muwaffaq) kundër sundimtarit autonom Tulunid, të cilën e fitoi ky i fundit.39  

Hebrenj në Jerusalam … Koloni hebreje në Palestina nën Perandorinë Osmane, cirka në vitin 1895.

Por sërish në vitet 935 deri 969, Egjiptin dhe Levantin e sundoi dinastia Ikhshidid,40 e  Muhammad ibn Tughj al-Ikhshid,41 që ishte ushtar mameluk që u caktu si guvernator nga kalifi Abasid al-Radi.42 Por i cili humbi nga ushtria Fatimide, me rastin e pushtimit të Fustat-it, më 969.43 Mbajtja nën pushtim nga Dinastia Fatimide, pas vitit 1070, pjesa bregdetare e Levantit dhe e Sirisë u sfidu së pari nga invazionet turke, e pastaj edhe nga kryqëzatat.44 Saladini u ngrit si vezir i Fatimidëve, në vitin 1169, përpara se të shfronizohet Kalifati Fatimid më 1171,45 e që nga viti 1183, filloi pushtimet e Egjiptit, Sirisë, Mesopotamisë së epërme, Hixhazit, Jemenit etj, për përfshirë edhe Mbretëria e Jerusalemit, ranë nën kontrollin e tij në Betejën e Hattin-it më 1187.46 Perandori Bizantin Isaku II Angelus(Isaac II Angelus 1185-1195), i dërgoi mesazh urimi Saladinit, për pushtimin e Jerusalemit, e që i kërkonte atij, që të gjitha kishat e qytetit t’i kthente në kisha ortodokse dhe të gjitha ceremonitë krishtere të bëhen në liturgjinë ortodokse greke, e që kjo iu garantu e të krishterët u lejuan lirshëm të luteshin në kisha dhe çështjet kishtare i’u dorëzuan Patriarkut Ekumenik të Konstantinopojës.47 Por më pas sërish më 1190, kryqëtarët do e pushtojnë bregdetin e Palestinës,48por pa sukses për ta ripushtu Jerusalemin.49 Gjatë kësaj periudhe edhe Jerusalemi ra herë në duar të Persianëve,50 e herë mamelukëve Ayyubide,51 pastaj edhe Kryqëzata e VI e pushtoi në vitet 1229-1244,52 për t’u ripushtu nga mamelukët mongol, rreth vitit 1260 ose 1300.   

Pastaj pas vitit 1300, sulltanët mameluk, filluan të interesohen edhe të ndërtojnë ndërtesa edhe në Jerusalem, duke inkurajuar vendosjen e muslimanëve. Gjatë mbretërimit të sultan Baibars(Al-Malik al-Zahir Rukn al-Din Baibars al-Bunduqdari), që ishte me origjin turke Kipçak( turk namad), që ishte i dinastisë Bahri të Egjiptit, renovoi aleancën islamike me hebrejt, duke ngritur dy shenjtore atë të Mojsiut dhe të profetit Salih( Kuran 7:73-79; 11:61-69; 26:141-158), duke i inkurajuar muslimanët, hebrenjët dhe të krishterët që të bëjnë pelegrinazh në këto vende, e që gjatë Pashkëve ishte përplotë me pelegrin Jerusalemi.53    

Prej nga mund të kuptohet, që nuk ekzistonin popull, etni, komb me emërtimin Palestinezë, e që mund të shihet se ky emërtim ishte gjeografik e që përfshinte hebrenjë dhe arab, të cilët jetonin në këtë territor. Derisa historikisht, popullata hebreje ishte në numër më të madh, edhe përkundër rasteve kur ajo përndiqej, deri në vitet 1300, asnjëherë popullatat arabe nuk ishin shumicë.  

Më:18.10.2023  

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Fjalimi i Nënë Terezës në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 17 Tetor 2023/ Ngjarja e madhe për shqiptarët e botën ndodhi para 44 vitesh – në 17 Tetor 1979. “U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 Tetor 1979, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

 Në 10 Dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në Rilindja, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 Shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

Forhåndsvisning av bilde

 Fjalimi i Nënë Terezës në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe – (teksti i plotë shqip dhe video)

http://www.drita.info/opinion/fjalimi-i-nene-terezes-ne-ceremonine-e-dorezimit-te-cmimit-nobel-per-paqe/

E shenjta Nënë Tereza nderohet me Çmimin Nobel për Paqe më 10 dhjetor 1979. Ajo mban një fjalim shumë të bukur në ditën e dorëzimit të Çmimit, i cili është transkriptuar dhe postuar në web faqen zyrtare të Çmimit Nobel. Nënë Tereza ka mbajtur edhe një fjalim të nesërmen, më 11 dhjetor 1979, që quhet kumtesa apo ligjërata e Nobelit. Me fjalë tjera, janë dy fjalime të Nënë Terezës, njëri i quajtur Fjalimi me rastin e Pranimit të Çmimit (Acceptance Speech) i mbajtur më 10 dhjetor, kurse i dytë është Kumtesa e Nobelit (Nobel Lecture) i mbajtur më 11 dhjetor.

Më poshtë e gjeni Fjalimin e plotë të Nënë Terezës në gjuhën shqipe me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe, i mbajtur më 10 dhjetor 1979.

Ta falënderojmë Zotin gjithë së bashku për këtë rast të bukur, në të cilin së bashku mund ta shpallim haren e shpërndarjes së paqes, haren e dashurisë mes njëri-tjetrit dhe haren e njohjes se të varfërit ndër më të varfër janë vëllezërit dhe motrat tona.

Me që jemi mbledhur së bashku këtu për të falënderuar Zotin për dhuratën e Paqes, ju kam dhënë të gjithëve Lutjen për Paqe, të shkruar shumë vite më parë nga Shën Françesku i Asizit, për të cilën mrekullohem se si ai duhet të ketë ndjerë po të njëjtën nevojë për t’u lutur sikurse ne sot. Shpresoj se e keni të gjithë këtë letër me lutje. Le ta lusim së bashku:

O Zot, më bëj të jem mjet i paqes Sate:
ku ka urrejtje, bëj ta sjell dashurinë,
ku ka fyerje, bëj ta sjell faljen,

ku ka mospajtim, bëj ta sjell bashkimin,
ku ka dyshim, bëj ta sjellë fenë,
ku ka gabim, bëj ta sjell të vërtetën,
ku ka dëshpërim, bëj ta sjell shpresën,
ku ka pikëllim, bëj ta sjell gëzimin,
ku ka errësirë, bëj ta sjell dritën,


O Zot,

bëj që unë të mos kujdesem
të jem i ngushëlluar, por të ngushëlloj,
të më kuptojnë, por t’i kuptoj të tjerët,
të më duan, por t’i dua.

Sepse,

duke dhuruar, fiton;
duke falur, e fiton faljen;
duke vdekur, e fiton jetën e amshuar.

Amen.

Zoti e ka dashur aq shumë botën, sa që e ka dhuruar Birin e vet, një virgjëre, të Lumes Virgjërës Mari, e cila kur e pranojë në jetë, menjëherë shkoi me shpejtësi për t’iu dhuruar të tjerëve. Pse e bëri ajo këtë gjë? Ajo ka bërë vetëm punën e shërbëtores, ashtu thjeshtë. Ajo thjeshtë ka shpallur gëzimin e dashurisë së shërbimit. Jezusi të do ty, më do mua, Ai e ka dhënë jetën për ne. E sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo për Të, na tha: duaj, ashtu si Unë të kam dashur ty, ashtu si të dua tani dhe ashtu si duhet të duam, të duam (të tjerët) duke dhuruar. Sepse Ai e ka dhënë jetën për ne. Ai vazhdon të jep jetën, vazhdon të dhuron në këto momente gjithkund, në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve.

Nuk ishte e mjaftueshme për Të të vdiste për ne, por Ai donte që ne ta duam njëri-tjetrin, që ne ta shohim Atë tek njëri-tjetri. Ja pse Ai thoshte: Lum të pastrit në zemër, sepse do ta shohin Hyjin.

Që të jemi të sigurt që e kemi kuptuar çfarë donte të na thoshte, ai tha se në çastin e vdekjes do të gjykohemi sipas asaj që kemi bërë për të varfrit, për të uriturit, për të zhveshurit, për të pastrehët, sepse ai është i urituri, i zhveshuri, i pastrehu; e jo vetëm i urituri për bukë, por i uritur për dashuri, jo vetëm i zhveshur prej rrobave, por i zhveshur nga dinjiteti njerëzor, jo vetëm i pastrehë për një dhomë për të jetuar, por i pastrehë për shkak se është i harruar, është jo i dashur, është i braktisur, duke qenë askushi për askënd, duke harruar çfarë është dashuria njerëzore, çfarë është prekja njerëzore, çfarë është të jesh i dashur nga dikush. Dhe thotë: Çfarëdo që keni bërë për njërin ndër këta vëllezërit e mi, ma keni bërë mua.

Është aq e bukur për ne të bëhemi shenjtë për këtë dashuri, sepse shenjtëria nuk është luks vetëm për disa, por është një detyrë e thjeshtë për secilin prej nesh, e përmes kësaj dashurie ne mund të bëhemi të shenjtë. Për këtë dashuri për të tjetrin, unë sot e pranoj këtë shpërblim. Unë personalisht jam e padenjë. Unë e kam pranuar varfërinë që të mund t’i kuptoj të varfrit. Unë e kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Porse, unë jam mirënjohëse dhe shumë e lumtur për të pranuar këtë çmim në emër të të uriturve, të zhveshurve, të pastrehurëve, të gjymtëve, të verbërve, të lebrozëve, në emër të gjithë atyre njerëzve që ndjehen të papranuar, jo të dashur, të braktisur, të përjashtuar nga shoqëria, njerëz që janë bërë barrë për shoqërinë dhe janë të përbuzur nga të gjithë.

Në emër të tyre e pranoj çmimin. Dhe jam e sigurt që ky çmim do të sjell një dashuri mirëkuptimi mes të pasurve dhe të varfërve. Kjo është ajo që Jezusi ka insistuar aq shumë, kjo është arsyeja pse Jezusi erdhi në tokë; të shpall lajmin e mirë të varfërve. Përmes këtij çmimi dhe përmes të gjithë neve këtu të bashkuar, po iu shpallim lajmin e mirë të varfërve, duke ju thënë se Zoti i do ata, se ne i duam ata, se ata janë dikush për ne, se ata janë të krijuar me të njëjtën dorë të dashur të Zotit, që të duan e të jenë të dashur. Njerëzit tanë të varfër janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz shumë të dashur, ata nuk kanë nevojë për mëshirën dhe keqardhjen tonë, ata kanë nevojë për dashurinë kuptuese. Ata kanë nevojë për respektin tonë; ata kanë nevojë që ne t’i trajtojmë me dinjitet. Unë mendoj se kjo është varfëria më e madhe që e përjetojmë, që para nesh kemi ata që mund të vdesin për një copë buke, por ata vdesin me dinjitet. Asnjëherë nuk mund ta harroj kur e kam marr një njeri nga rruga. Ai ishte i mbuluar me krimba; e vetmja pjesë e pastër e trupit të tij ishte fytyra. Kur e sollëm këtë njeri në shtëpinë për të vdekur, ai na e tha vetëm një fjali: Unë kam jetuar si kafshë në rrugë, por po vdes si një engjëll, i dashur dhe i pranuar. Ai vdiq në mënyrën e mrekullueshme. Ai shkoi në shtëpi te Zoti, sepse vdekja s’është tjerë përpos kthimi te Zoti. Pasi ai u kënaq me këtë dashuri,  të qenët i dëshiruar (pranuar), të qenët i dashur, të qenët dikush për dikë në momentin e fundit; kjo i solli gëzim në jetën e tij.

E ndjejë që një gjë duhet ta bashkëndaj me ju të gjithë; shkatërruesi më i madh i paqes sot është vaji i fëmijëve të pafajshëm të palindur. Sepse, nëse një nënë mund ta vras fëmijën në kraharorin e saj, çfarë na ndal ty dhe mua që ta vrasim njëri-tjetrin? Madje edhe në Shkrimin e shenjtë është e shkruar: po edhe nëse nëna do të harroj fëmijën e vet – unë nuk do t’iu harroj – unë ju kam të shkruar në shuplakën e duarve të mia. Edhe nëse nëna do të harroj, por sot miliona fëmijë të palindur vriten. Dhe ne nuk flasim asgjë për këtë. Lexojmë në gazeta për numrat e atij dhe këtij të vrarë, për shkatërrime të ndryshme, por askush nuk flet për ata miliona të vegjlish që kanë qenë të ngjizur për të njëjtën jetë sikurse ti dhe unë, për jetë me Zotin. Ne nuk flasim, ne kemi lejuar të ndodh kjo. Për mua, kombet që kanë legalizuar abortin, janë kombet më të varfrat. Ata kanë frikë nga një fëmijë, ata janë të frikësuar nga fëmijët e palindur dhe ata duhet të vriten, sepse ata nuk donë të ushqejnë një fëmijë më shumë, të edukojnë një fëmijë më shumë, dhe fëmija duhet të vdes.

Në këtë vend po ju pyes, në emër të këtyre të vegjëlve, a nuk ishte një fëmijë i palindur që e njohu praninë e Jezusit ndër ne, kur Maria kishte shkuar në vizitë te kushërira e saj Elizabeta. Ashtu siç e lexojmë në Ungjill, kur Maria vjen në shtëpinë e Elizabetës, fëmija në barkun e saj, kërceu prej gëzimit dhe e njohu Princin e Paqes. Kështu edhe ne sot, të vendosim për të shpëtuar çdo fëmijë, çdo fëmijë të palindur, t’iu japin një shans që të lindin. Kjo është ajo çka ne po bëjmë, po luftojmë abort pas aborti, dhe Zoti i mirë e ka bekuar punën me aq bukuri sa që kemi shpëtuar mijëra e mijëra fëmijë dhe mijëra prej tyre kanë gjetur shtëpi ku i duan, i pranojnë dhe kujdesen për ta. Ne kemi sjell shumë gëzim tek ato shtëpi ku nuk kishte fëmijë. Sot, ju kërkoj Lartmadhërive Tuaja këtu të pranishme prej vendeve të ndryshme, të lusim që të kemi kurajë për t’i përkrahur fëmijët e palindur, t’iu japim këtyre fëmijëve mundësinë për të dashur dhe për të qenë të dashur, dhe unë mendoj se me hirin e Zotit ne do të mund të sjellim paqe në botë. Ne e kemi një mundësi këtu në Norvegji, ju keni bekimin e Zotit, ju mund ta bëni shumë mirë këtë. Porse unë jam e sigurt se në familje dhe shumë prej shtëpive tona, nuk jemi të uritur ndoshta për një copë buke, por ndoshta dikush në familje është i padëshiruar, i padashur, i braktisur, i harruar; aty nuk ka dashuri. Dashuria fillon në shtëpi. Dhe Dashura për të qenë e vërtetë duhet të dhembë.

Kurrë nuk e harroj një fëmijë të vogël, i cili më dha një mësim të mrekullueshëm. Ai kishte dëgjuar se në Kalkutë, fëmijët që i ka Nënë Tereza, ajo nuk ka sheqer për t’iu dhënë. Ky fëmijë, pesëvjeçar hindu, shkon në shtëpi dhe ju thotë prindërve të vet: unë nuk dua të ha sheqer për tri ditë, sepse dua t’ia jap sheqerin Nënë Terezës. Sa shumë mund të jap një fëmijë! Pas tri ditësh ai e bie sheqerin në shtëpinë tonë. Ishte një fëmijë që mezi e shqiptonte emrin tim, por ai donte me dashuri shumë të madhe, ai deshi deri në dhimbje. Kjo është ajo që dua të ju këshilloj, të doni tjetrin derisa ajo të dhembë. Mos harroni që ka shumë fëmijë, shumë burra e gra që nuk kanë atë që ju keni. Mos harroni t’i doni ata derisa në dhembje.

Para disa kohësh, e kjo do të ju duket shumë e çuditshme, por unë e kam sjell te Zoti një fëmijë nga rruga. Unë mund të shoh në fytyrën e fëmijës se ai është i uritur. Zoti e di për sa ditë ai nuk kishte ngrënë. I jap atij një pjesë të bukës dhe ai fillon ta ha bukën duke e thërrmuar trosha-trosha. I them, haje bukën, haje bukën. Ai më shikon e më thotë: kam frikë ta ha bukën, sepse kam frikë që kur të përfundojë do të jam i uritur prapë. Ky është realiteti dhe aty e gjejmë madhështinë e të varfërve.

Një mbrëmje vjen një zotëri në shtëpinë tonë dhe më thotë se është një familje hindu me tetë fëmijë, e cila nuk ka ngrënë asgjë prej ditësh. Bëj diçka për ta. Marr pak oriz dhe shkoj menjëherë. E gjejë të ëmën me ata fëmijë, të cilët ju shkëlqenin sytë nga uria e madhe. Ajo e merr orizin nga dora ime, e ndan në dy pjesë dhe del jashtë. Kur kthehet e pyes, ku ishe? Çfarë bëre? Ajo më përgjigjet: Ata kanë qenë të uritur po ashtu. Ajo e dinte se i afërmi i parë, një familje myslimane, ishte e uritur.

Ajo që më mahniti më shumë nuk ishte pse ajo ua dhurojë një pjesë të orizit, por që në vuajtjen e saj, në urinë e saj, ajo e dinte se dikush tjetër ishte i uritur, dhe ajo pati guximin të (bashkë)ndajë, të bashkëndajë dashurinë. Kjo është ajo që dua të them: dua që t’i doni të varfrit e kurrë mos ua ktheni shpinën të varfërve, sepse kur e ktheni shpinën të varfërve ju keni kthyer shpinën Krishtit, sepse ai e bëri vetveten të uritur, të zhveshur, të pastrehë, në mënyrë që ti dhe unë të kemi mundësi ta duam Atë. Sepse ku është Zoti? Si mund ta duam Zotin? Nuk mjafton që t’i them Zotit të dua, por, o Zot, të dua këtu. Unë mund të shijoj këtë (ushqim), por e dhuroj. Mund të ha sheqerin, por e dhuroj atë. Nëse do të qëndroja këtu për ditë e natë, do të mahniteshit për veprat e bukura që njerëzit i bëjnë, që bashkëndajnë gëzimin e dhurimit.

Sot, lutja ime për ju është që e vërteta të sjell lutjen në shtëpitë tona dhe nga thellësia e lutjes do të mësojmë të besojmë se tek te varfrit e gjejmë Krishtin. Dhe kur të arrijmë vërtetë të besojmë, do të fillojmë t’i duam. Ne do të duam (tjerët) krejt në mënyrë natyrore, spontane, e do të përpiqemi të bëjmë diçka. Në fillim në shtëpitë tona, pastaj tek i afërmi im i parë në vendin tim dhe në fund në mbarë botën. Le të bashkohemi të gjithë në këtë të vetmen lutje: O Zot, na jep guximin t’i mbrojmë fëmijët e palindur, sepse fëmija është dhurata më e madhe e Zotit që i dhurohet familjes, kombit dhe mbarë botës. Zoti ju bekoftë!/

Forhåndsvisning av bilde

(Transkripti i fjalimit të plotë të Shenjtës Nënë Tereza i mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe. Aula e Universiteti të Oslos, Norvegji, më 10 dhjetor 1979. Përkthimi është bërë nga Don Fatmir Koliqi, që ka pasur për bazë origjinalin anglisht tek web faqja zyrtare e Çmimit Nobel: https://www.nobelprize.org/nobel_prizes/peace/laureates/1979/teresa-acceptance_en.html

Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore

Nga Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

Abstrakt:       

Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore

Mitrovica është qyteti i dytë në Kosovë, pas Prishtinës,  për praninë e komunitetit hebre gjatë kësaj periudhe. Bazuar në disa burime të kohës, mendohet se në këtë qytet jetonin afër 200 hebrenj mes dy luftërave botërore.

Komuniteti hebre në këtë qytet kishte një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e jetës kulturore dhe ekonomik të qytetit.

Në këtë qytet gjurmët e komunitetit hebraik, ruhen te disa objekte të banimit në pjesën qendrore të qytetit.

Gjatë kësaj kohe Gjermania, Italia dhe Bullgaria i ndanë territoret e banuara me shqiptarë sipas sferave të interesit. Për interesa të ngushta politike dhe ekonomike Mitrovica, mbeti nën administrimin e qeverisë kuislinge serbe dhe ushtrisë gjermane.

Në qytetin e Mitrovicës, në muajin qershor 1941 formohet Komisariati i Policisë Ushtarake të fshehtë. Në vitin 1942 themelohet shërbimi policor i fshehtë (Gestapo).

Në 1942 fillon përndjekja e pjesëtarëve të komunitetit hebre në Mitrovicë, të cilët u rekrutuan dhe u vranë më pas në kampin e Sajmishtës dhe kampin e Batajnicës në Beograd.

Për arrestime dhe dërgimin e hebrenjve në kampet të përqendrimit, me gjermanët bashkëpunuan disa grupe të çetnikëve që vepronin në rajonin e Mitrovicës

Një tjetër forcë bashkëpunuese për identifikimin dhe dorëzimin e komunitetit hebre në duart pushtetit nazist gjerman, është përfolur edhe roli i kishës ortodokse të qytetit.

Shqiptarët dhanë kontributin e tyre duke i kaluar disa dhjetëra hebrenj nga zona e kontrollit të gjermanëve në zonën e kontrollit nga italianët.

Fjalë kyçe: Çetnikët, Mitrovica, Lufta e Dytë Botërore, gjermanët, serbët, shqiptarët, pushtim nazist, përndjekje, kamp.

Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare  gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndarja e sferave të interesit në mes të Gjermanisë , Italisë dhe Bullgarisë në trojet shqiptare

Në vijim të shohim si u zhvilluan bisedat në mes Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, për ndarjen e sferave të interesit, në këto treva të banuar me popullatë shqiptare.

Gjatë bisedimeve për ndarjen e sferave të interesit në territorin e Kosovës në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, u zhvilluan bisedimet prej datës 22 e deri më 24 prill 1941 në Vjenë të Austrisë.[1]

Vija e demarkacionit në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë në Kosovë, dhe me ngjyrë të kaltër kufiri jugor i Serbisë, Prapashticë deri në Priboc

Edhe pse Hitleri i kishte premtuar Italisë, territorin e Kosovës, për interesa të ngushta politike dhe ekonomike, për shkak të minierave të Trepçës, nën kontrollin gjerman mbeti Mitrovica, me rrethinë, Vushtrria dhe Besiana (Podujeva), një pjesë e Drenicës, Obiliqi deri shumë afër Prishtinës. Po ashtu në këtë takim gjermanët e lejuan Bullgarinë që ta okupojë, territore të Kosovën Lindore, deri afër Dardanës (Kamenicës), Gjilanit, Vitisë e deri në Kaçanik. Në fund komanda superior e forcave të armatosura gjermane më 3 gusht 1941, e njoftoj komandantin në Serbi, se ishte caktuar vija e demarkacionit.[2]

Vendimet e Qeverisë Kuislinge Serbe dhe bashkëpunimi i saj me ushtrinë gjermane

Këshilli i komisareve të qeverise kuislinge të Serbisë, më 6 gusht 1941, e nxori dekretin për formimin e qarkut të Kosovës.

Kryetar i qeverisë kuislinge serbe ishte zgjedhur Acimovic. Qarku i themeluar nga gjermanët në territoret me popullatë shqiptare, ishte në kuadër të Serbisë, por me status të veçantë, për pushtet të përbashkët në mes shqiptarëve dhe serbëve.[3]

Komandanti i divizionit të 60-të, të motorizuar gjenerali Eberhard, më 21 prill 1941, në  Mitrovicë e kishte organizuar një tubim, në të cilin e kishin ftuar edhe parinë shqiptare.[4]

Kur plani gjerman “Final Solution” ose zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi (Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i drejtë.[5]

Njësitë ushtarake të Divizionit të 60-të, dhe të Divizionit 294, vepronin sipas instruksioneve të komandantit të prapavijës së Armatës  së Dytë, gjeneral kolonelit Voltfgang Shmit-Llogan.[6]

Më vonë me 22 prill1941, këto detyra kaluan në duart e komandantit të ri ushtarak për Serbi, gjeneral nënkolonelit Helmut Ferster.[7]

Helmut Ferster e kishte për detyrë të udhëheq administratën ushtarake dhe administrative në tërë territorin e Serbisë.[8]

Në atë kohë në qytetin e Mitrovicës ishte formua, Orts Komanda 1/861, si organ i administratës ushtarake.

Më 2 maj 1941 Orst Komanda, e kishte ndërruar emrin dhe e kishte bërë Krajs Komandura 86, në kuadër të Feld Komandat urës 816 e cila selinë e kishte në Uzhicë.[9]

Krajs Komandanti i ushtrisë gjermane në Mitrovicë, më 16 maj 1941, kishte mare pjesë në këshillime me shtabin e komandantit e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në Serbi, gjeneralin Helmut Ferster.[10]

Krajs komandatura e Mitrovicës ishte kompetente për rrethet dhe kontrollonte territoret e Mitrovicës, Vushtrrisë, Llapit, Studenicës dhe të Dezhevës ( Tregut të Ri).[11]

Gjermanët i filluan bisedimet, me të gjitha forcat reaksionare të komuniteteve brenda territorit të Serbisë: Të serbëve, malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve, folksdojçët, bjellogardistet etj.

Gjermanët në Mitrovicë, ishin pritur nga paria shqiptare në, më kryetar Xhafer Devën, kurse në Trepçë gjermanët, u pritën nga Loticistët, Foldojçerët, Bellogardistët, dhe admiruesit e tjerë të fashizmit, të cilëve ju printe drejtori teknik i minierës Gjorgje Dimitrijevic.[12] Siç shihet në minierat e Trepçës shqiptarët ishin të përjashtuar nga çdo ndikim i udhëheqjes apo edhe punësimit, edhe pse popullate e këtyre vendbanimeve ishte me shumicë shqiptare.

Në atë kohë në minierën e Trepçës ishin të punësuar 3600 punëtor, ndërsa në qytetin e Mitrovicës, jetonin gjithsejtë 13.000 banorë të shumë kombësive si: shqiptarë, serbë, malazias, turq, romë, hebrenj e tj.[13]

Udhëheqësit kompetent të ushtrisë gjermane (Nojhauzeni, Braumileri) etj, dhe eksponentët e tyre në minierën e Trepçë, i eksploatimin mineralet dhe pasuritë e asaj treve për nevojat e ekonomisë dhe ushtrisë gjermane. Orst Komandatura, prej 2 majit të vitit 1941, dhe Krasj komandat ura 861, si organi më i lartë i pushtetit ushtarak-administrativ të ushtrisë gjermane për Qarkun e Kosovës, i zbatonte të gjitha masat, që i urdhëronte administrate gjermane në Serbi.[14]

Në Mitrovicë më punët informative dhe me shërbimin kontra-informativ, merrej selia e degës së shërbimit gjerman ABVER (mbrojtja), qendra e së cilës gjendej në Beograd. Organizatë tjetër informative ushtarake e cila kishte funksion ekzekutiv (bënte arrestime, hetime e tj), ishte policia e fshehtë ushtarake (Gehajmefe-LD policia)-GEP, dhe qendra e saj po ashtu gjendej në Beograd, (GEP-grupi 20).

Më 12 qershor 1941, në qytetin e Mitrovicës, formohet Komisariati i Policisë Ushtarake të fshehtë. Ky komisariat bashkëpunonte ngushtë me degën e ABVERIT, dhe i kryente urdhëratë e tij, si dhe urdhëratë e komandave ushtarake gjermane.[15]

Organizatë e tretë informative ishte shërbimi I-C (Ajus-ce), në njësitë e ushtrisë gjermane, që vepronte edhe në terren. ABVER dhe GEP, organizuan aktivitete informative në terrenin e Mitrovicës dhe Qarkut të Kosovës në përgjithësi. Në atë kohë ende nuk ishte themeluar ekspozitura e GESTAPOS. Gesoapo u formua në muajin shkurt të vitit 1942.[16]

Me punët policore dhe të sigurisë merrej xhandarmëria (Feld Xhandarmëria), komanda e së cilës ishte pranë Krajs Komandurës së Mitrovicës, e cila i kishte degët e saj në Tregun e Ri dhe Rashkë.[17]

Roja kufitare doganore (Colgreneslive), krahas shërbimit kufitar doganor, kishte edhe detyra policore, dhe të sigurisë me karakter ushtarak-informativ dhe kontra-informativ. Në qytetin e Mitrovicës ekzistonte komisariati i këtij shërbimi edhe në terren.[18]

Interesimi i gjermanëve ishte që të sigurohet rrugëtimi i lirë, drejt Beogradit dhe Serbisë qendrore, përmes luginës së lumit Ibër. Udhëtimin e lire nëpër luginën e Ibrit, gjermanët e shihnin vetëm, duke bashkëpunuar Milan Nedicin, dhe çetnikët të cilët ishin koncentruar në atë zone. Në vijim të shohim bashkëpunimin e çetnikëve me ushtrinë gjermane.

Philip Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrenjve nga bashkëpunëtorët nazist të Serbisë, i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë gjenerali Milan Nedici i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë evropian i pastruar nga hebrenjtë.[19]

Çetnikët u bënë aleatët më besnik të gjermanëve në Mitrovicë me rrethinë

Gjermanët në qytetin e Mitrovicës i gjetën bashkëpunëtoret e tyre, nga të gjitha komunitetet, që në ato vite jetonin në Kosovë. Si aleatin më besnik gjermanët e gjetën Kosta Milovanovicin dhe grupin e çetnikëve të tij. Vojvoda Kosta Peçanci, nën patronimin e gjermaneve shkoi në Beograd, dhe e formoi shtabin e aradheve çetnike.[20] Siç shihet rolin kryesor për bashkëpunim me Gestapon, në qytetin e Mitrovicës e kishin dy formacionet e çetnikëve, grupi i Kosta Milovanovicit dhe ai i Kosta Peçancit.

Të gjithë komandantët gjerman me urdhër të Komandës së Lartë 65, u informuan për gatishmërinë e Kosta Peçancit, dhe çetnikëve të tij, se do ta pastrojnë territorin e kësaj zone prej komunistëve dhe kundërshtarëve tjerë të ushtrisë gjermane.[21]

Si kudo, forcat gjermane, edhe pse kishin pushtet absolut ushtarak dhe civil, mbështeteshin te kuislingët, kryesisht në degën lokale të Policisë Speciale, xhandarmërinë, forcat e Loticit, formacionet e çetnikëve, dhe anëtarët e aparatit administrativ. Në zonën e Leskocit. mjaft aktiv ishin edhe vullnetarët e Kosta Peçanacit.[22]

Kosta Peçanci e pranoj detyrën, se do ti pastroj territoret Prej Leskoci, Luginës së Ibrit, Kralevës, Rashkës dhe Raçës. Për këtë çështje më 17 shtator 1941, u informua edhe Shtabi i ushtrisë gjermane, Divizionit të Kosovës 717-të.[23]Këto forca filluan aksionin me arrestime dhe pushkatime të hebrenjve në qytetet ku ata jetonin. Në Leskoc, me datën 11.12 të vitit 1941, u pushkatuan 6 hebrenj.[24] Duke e përcjellë gjendjen e hebrenjve të Selanikut, rruga më e siguruar e shpëtimit të hebrenjve ishin tokat shqiptare drejt kufirit në zonën e kontrollit nga italianët. Zona më e siguruar dhe më e afërt për shpëtimin e hebrenjve nga këto anë ishin fshatrat shqiptare në Malësinë e Galabit.

Në këtë periudhë Xhafer Deva i mobilizoj shqiptaret për mbrojtjen e hebrenjve, brenda zonës që kontrollohej nga gjermanët. Duke e parë rrezikun disa familje hebraike nga Nishi, Kushumlia, Piroti,  Vraja e Leskoci, përmes shqiptarëve arritën të kalojnë në territorin e kontrolluar nga italianët.

Më 24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.[25]Me këtë rast Horald Turner, ia bëri me dije xhandarmërisë shqiptare se Qarku i Mitrovicës, si territor i takon Serbisë, andaj duhet të aplikohen pa kushte, dhe vendoseshin një mëri dekretligjesh për rregullimin administrativ të Kosovës.[26]

Kosta Peçanci dhe çetnikët e tij, duke qenë të pakënaqur, me administratën e Acimovicit, ata e formuan qeverinë kuislinge në krye më gjeneral Milan Nedicin, të cilit ju besua detyra, që të punoj me forcat e armatosura gjermane, për likuidimin e partizanëve, kundërshtarëve tjerë,  dhe vendosjes së pushtetit të rregullt.[27]

Forcat e çetnikëve të Nedicit, e morën në kontroll edhe luginën e lumit Ibër, dhe atje i zhvilluan disa konflikte me xhandarët shqiptar. Njësitë çetnike në këtë zonë i udhëhiqte Mashan Gjurovici. Gjurovici vazhdimisht i akuzonte shqiptarët, se po bëjnë presion ndaj popullatës serbe, në Leshak, Leposavic, Sllatinë, dhe Bajnsk. Çetnikët e Mashan Gjurovicit, Vaso Popovicit, Radomir Sveticit, David Popovicit, Brana Petrovicit, ishin shumë aktiv, dhe rreth vetes i tubonin serbët përgjatë luginës së lumit Ibër, tej përroit të  fshatit Cerajë. Në këtë trevë u formuan edhe dy rryma tjera të çetnikëve, ajo e Drazha Mihajlovicit dhe e Kosta Peçancit.[28]Nga këto të dhëna kuptohet qartë se lugina e lumit Ibër, ishte e kontrolluar tërësisht nga formacionet e grupeve çetnike serbe.

Gjermanët edhe Milan Nedici,  në fillim të vitit 1942, dërguan forca të mëdha ushtarake në luginën e lumit Ibër, me detyrë që të sigurojnë rrugëtimin e pa penguar, për mirëmbajtjen e rrugës dhe hekurudhës, prej qytetit të Mitrovicës e deri në Kralevë. Gjermanët i jepnin rëndësi të posaçme këtij territori dhe vijave të komunikacionit.[29]

Forcat kuislinge të çetnikëve të Milan Nedicit, që në fillim të vitit 1942, ishin shpërndarë, në Mitrovicë, Rashkë, Vushtrri, Besianë, Tregun e Ri dhe Luginën e Ibrit.

Mbrojtja doganore kufitare, përveç gjermanëve që e kishin një numër të vogël të ushtarëve, pjesa më e madhe e doganierëve ishin nga forcat çetnike të Nedicit, veç tjerash Nedici, i kishte dërguar për këtë qëllim 29 oficer dhe 658 ushtarë. Në mesin e këtyre doganierëve ishin edhe një numër i vogël nga xhandarmëria shqiptare nën komandën e Bajazit Boletinit, e të cilët trajtoheshin si pjesëtar të rojës shtetërore serbe.[30]

Me urdhër të komandës ushtarake gjermane, xhandarmëria e forcave shqiptare, u detyrua për të ju bashkuar rojës shtetërore serbe.[31]

Komanda e rojës qarku shtetëror serbë, për këtë zonë gjendet në Mitrovicë[32]. Ardhja e Milan Nedicit në Mitrovicë, solli edhe disa njësi të armatosura serbe.[33]

Organizata fashiste Lotiçiste “Zbor” e bëri arrestimin e hebrenjve në Mitrovicë me rrethinë

Kjo organizatë fashiste serbe, aktivitetin e saj kundër hebrenj ëve e kishte filluar, para Luftës së Dytë Botërore.

Sjellja ndaj hebrenjve në Serbi, ndryshoi kah fundi i viteve tridhjeta të shekullit XX, kur partia fashiste serbe “ZBOR”, e filloi fushatën e hapur anti semitike. Krye rabini Alkalaj u dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër hebrenjve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore.[34]

Organizata serbe fashiste, Lotiçiste “Zbor”, e vazhdoi veprimtarinë e vet edhe në kushtet e okupimit nga Gjermania. Gjatë viteve1941/42, organizata fashiste serbe “Zbor” që e drejtonte Lotici, përkrahej nga një pjesë e klerit serb, i bëri listat për likuidimin e hebrenjve. Në vitin 1941 kjo organizatë serbe, ju dorëzoi gjermanëve listën e të gjithë hebrenjve që jetonin në Kosovë.[35]

Stefan Ilici, duke mos hasur në pengesa nga xhandarmëria shqiptare, të cilët tani më nuk kishin asnjë mundësi që të kundërshtojnë, vepronte në rajonin e Mitrovicës, i pa penguar nga askush. Stefan Ilic, që ishte udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë, më 8 korrik 1941, e vizitojë në Beograd sekretarin e përgjithshëm të “Zborit”, dhe e njoftoi për rrethanat e krijuara në qytetin e Mitrovicës. Prej asaj kohe Stefan Ilici, i dërgonte rregullisht raporte sekretarit të “Zborit”, dhe Milan Nedicit. Stefan Ilici u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovën. Stefan Ilici, ishte bashkëpunëtor i Gestapos në Mitrovicë, dhe merrej me zbulimin e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve.[36]

Kur plani gjerman “Final Solution” ose zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi (Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i drejtë.[37]

Më 24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.[38]

Qeveria serbe e Millan Nedicit në fillim të vitit 1942 i shtoi shpërblimet për informimin, zënien dhe likuidimin e kundërshtarëve.

Në luginën e Ibrit vepronte edhe aradha çetnike në udhëheqjen e Mashan Gjuroviciti cili ju drejtua Millan Nediqit me kërkesë që të ju lutet organeve ushtarake gjermane që kjo aradhe të mbetet në këtë luginë. Kjo u arrit pasi që çetnikët kishin dhënë shumë dëshmi të bashkëpunimit me gjermanët. Në prill të vitit 1942 edhe lotiqistet erdhën në luginën e Ibrit, më këtë rast organizuan një solemnitet më 26 maj 1942. Meshën e kreu në kishën ortodokse në Leshak Kleriku-Lotiqist Boshko-Haxhi-Trifunovic. Në mars të vitit 1943 u formua korpusi i dytë çetnik i Kosovës me shtatë brigada.[39]

Gjermanët dhe Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit 1942 forca të mëdha ushtarake në luginën e Ibrit për mirëmbajtjen e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nedicit ishin shpërndarë në Mitrovicë, në Rashkë, në Podujevë, Vushtrri, dhe Novi Pazar.[40]

Prej marsit të vitit 1942, u formua ekspozitura e Gestapos, për ti likuiduar partizanët dhe hebrenjtë, Qeveria e Milan Nedicit, në fillim të vitit 1942 i shtojë shpërblimet, për zënien dhe vrasjen e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve, ku disa prej tyre ishin mbështetur te grupet komuniste dhe ato partizane.[41]

Qeveria e tij jepte shpërblim për likuidimin e çdo anëtari të partisë komuniste, shpërblimi u shtua prej 3000-25 000 dinarë, ndërsa për atë çetnik, që e vret prijësin e bandave të armatosura partizane, shpërblimi u shtua prej 25.000 në 100.000 dinarë. Vrasësit e komunistëve merrnin edhe disa shpërblime tjera, dhe për çetnikët sigurohej me garanci, fshehja e emrave të tyre.[42] Pas ofrimit të këtyre kushteve, çetnikët filluan aksionin, për arrestimet e kundërshtarëve të ushtrisë gjermane

Arrestimet që i bëri Gestapoja, në maj të vitit 1942, i solli dëm lëvizjes sepse Gestapo arrestoi 44 anëtar të lëvizjes, 24, prej tyre ishin anëtar të PKJ, kurse 14 anëtar të LRKJ.[43]

Vojvoda Mashan Gjurovici, në një nga letrat që ja kishte dërguar Kosta Pecancit, lavdërohej se si i kishte depërtuar në kampin e qëndrimit në qytetin e Nishit, një grup prej 28 partizanësh. Çetnikët merrnin paga prej Qeverisë së Millan Nedicit, në mënyrë që ata ta ruanin rrugën automobilistike dhe hekurudhën që kalonin nëpër luginën e lumit Ibër. Milan Nedici në fillim të vitit 1942, e gradoi vojvodën Mashan Gjurovicin, duke i dhënë edhe gradën e kapitenit të klasit të dytë.[44]Nga këto burime tani më bëhet e qartë se të gjithë hebrenjtë e zonës së Nishit, të cilët u kapën nga grupet çetnike, u dërguan në kampin e Sajmishtës, në Beograd.

Disa qindra hebrenj nga Mitrovica u depërtuan në kampin e Zemunit, e pastaj në Bergen-Belsen. Bazuar në këtë të dhënë nga Muzeu i Zagrebit, në Kosovë thuhet se ka pas 550 hebrenj, prej tyre janë vrarë 210 ose 38,2%.[45] Nga kjo e dhënë kuptojmë se bëhet fjalë për vrasjen e 210 hebrenjve, shifër kjo që qarqet e ndryshme sllave, u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve. Shtohet pyetja në këtë shifër a u përfshinë hebrenjtë nga Mitrovica me rrethinë, që në atë kohë këto territore, ishin brenda kufijve të Serbisë.

Nga të dhënat e cekura më lartë mundë të pohojmë se edhe nëse është bërë kjo vrasje dhe dorëzim i hebrenjve, këtu nuk kanë dorë shqiptarët, sepse me shumë shembuj konkret dëshmohet virtyti i shqiptarëve dhe sakrifica e tyre për shpëtimin e hebrenjve.

Shtohet pyetja a thua fati i 210 hebrenjve ishte vepër e forcave çetnike që vepronin në Mitrovicë dhe rrethinë të cilët në atë kohë bashkëpunonin me forcat gjermane. Kjo bënë të mendohet se këta hebrenj ishin nga Serbia të cilët u penguan që të hyjnë në Kosovë nga kolaboracionistet serb, duke i kthyer prapë në Serbi-Zemun për ti dërguar pastaj në kampin e Bergen Belzenit, sigurisht se shqiptarët nuk i dërguan në Zemun as prej Zemuni në kamp për vrasjen e tyre. Kjo çështje kërkon një studim të hollësishëm për të kuptuar realitetin dhe fatin e këtyre 210 hebrenjve që studiuesit sllav, e veçanërisht ata serb u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve të Kosovës.

Nga dokumentet e kohës dhe të mbijetuarit e hebrenjve që kishin qenë në kampin e Prishtinës, kuptojmë për sjelljen humane dhe korrekte të ushtarëve Italian dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët bënë çmos që hebrenjtë nga ky kamp të dërgohen në Shqipëri.

Kur në vitin 1942 gjermanët urdhëruan kapjen e hebrenjve në Kosovë, autoritetet shqiptare i urdhëruan hebrenjtë që të shkojnë në Shqipëri. Rreth 500 hebrenj sa ishin në Kosovë në atë kohë kaluan në Shqipëri, të cilët u vendosën në Berat, Krujë e vende tjera. Prenk Uli që kishte qenë sekretar i Prefekturës së Prishtinës gjatë Luftës së Dytë Botërore njihet si shpëtimtari më i madh i hebrenjve në Prishtinë, këtë e dëshmoi Josif Levi i cili kishte qenë rabin hebraik në Prishtinë kur thotë se PrenkUli me trimëri të pa shoqe i shpëtoi 52 hebrenj.[46]

Vrasja e tre tregtarëve më të njohur të Mitrovicës në Leshan

Aradhet çetnike filluan që të vrasin edhe pjesëtar të komuniteteve tjera, por më shumë bëri jehonë vrasja e tre tregtarëve shqiptar, më të njohur të Mitrovicës, të cilët u vranë në Leshan. Ky rast i detyroj gjermanët që të hulumtojnë rastin dhe të kërkojnë largimin e çetnikëve nga ajo zonë, dhe të kalojnë në Serbinë Perëndimore.[47]

Për këtë rast Mashan Gjurovici, i drejtohet me një letër Milan Nedicit, duke ju lutur që të intervenoj, pranë administratës ushtarake gjermane, që ai me çetnikët e tij të mbesin në luginën e lumit Ibër.

Mashan Gjurovici në letrën e tij kishte shkruar. Çetnikët e kësaj aradhe kanë bërë çmos për këtë trevë, për ti likuiduar partizanët e kundërshtarët tjerë të ushtrisë gjermane, që çetnikët e tij bashkë me ushtrinë gjermane, kanë dhënë plotë dëshmi të bashkëpunimit. Prezantimet tendencioze të shqiptarëve për çetnikët para trupave gjermane, është e pa saktë shkruan ai, sepse në këtë pjesë ku vepronte aradhja ime deri më tani, nuk ka ndodhur asnjë gjë e pa pëlqyeshme për gjermanët.[48]

Pas ndërhyrjes së Milan Nedicit, forcat e çetnikëve të Moshan Gjurovicit mbesin edhe më tutje në luginën e lumit Ibër.[49]

Forcat gjermane së bashku me çetnikët që vepronin në atë zonë, duke i kërkuar kinse vrasësit e tre tregtarëve më të njohur të Mitrovicës, në fshatin Belluq, kishin zënë hebrenj dhe qytetar tjerë robër, të cilët i mbajtën disa muaj në burgun e Mitrovicës, pastaj i internuan në kampet e përqendrimit, ku shumica prej tyre u likuiduan.[50]

Përqendrimi i çetnikëve në luginën e lumit Ibër

Siç shihet pas këtyre ndërhyrje dhe arrestimeve me ndihmën e çetnikëve, të cilët duke i shërbyer ushtrisë gjermane, çetnikët u konsoliduan mire për të qëndruar edhe më tutje në luginën e lumit Ibër. Bashkëpunimi në mes të ushtrisë gjermane, dhe formacioneve çetnike dhe ushtarake të Nedicit u shtuan.

Përveç kësaj po në prill të vitit 1942, në luginën e Ibrit, erdhën edhe lotiçistët me armatën e tretë vullnetare nën komandën e kapitenit Jovan Kragujac. Kjo aradhe pasi erdhi në Leshan, ia fali kishës ortodokse një kambanë të madhe pasi më 26 maj 1942, e organizoj një miting të madh. Meshën e kishës në këtë rast e kreu kleriku lotiqist, Boshko Haxhi Trifunoviqi, dhe pas meshës foli edhe kapiteni Jovan Kragujac, pas tij e morën fjalën inxhinieri Dragutin Jakshiqi dhe Mlladen Vuçkovici, vullnetar. Kjo aradhe serbe e ardhur si përforcim në Leshan, i kishte 341 ushtarë, ku 18 prej tyre ishin angazhuar në polici.[51]

Në këtë periudhë gjermanët, konstatuan se administrata gjermane, me ndihmën e qeverisë kuislinge serbë të Milan Nedicit, ishin forcuar mjaftë, dhe nuk kishin nevojë të madhe që të bashkëpunojnë me aleancën e lidhur më çetnikët e Drazha Mihajlovicit dhe me komunitetet tjera që jetonin në Mitrovicë.[52] Pas këtij bashkëpunimi me ushtrinë gjermane, çetniket i forcuan radhët e tyre, dhe filluan organizimin e organizatave çetnike në vendbanimet ku me shumicë jetonte popullata shqiptare.

Është me rëndësi të dihet se gjermanët në luginën e lumit Ibër e kishin sjellë edhe një korpus me ushtarë rus, për ta siguruar hekurudhën dhe komunikacionin nëpër luginën e lumit Ibër, në një gjatësi prej 98 km, prej Zveçani e deri në Ushçe, përgjatë rrugës u ndërtuan 66 bunker me betonarme, dhe në këtë korpus mbrojtës rus ishin të mobilizuar 1.100 ushtarë. Garnizoni i çetnikëve i kishte 685 vetë, me ta ishin edhe njësitë e rojës shtetërore serbe, si dhe korpusi i vullnetarëve serb. Të gjitha këto forca e kishin për detyrë që të sigurojnë komunikacionin dhe të pengojnë depërtimin e ushtrisë partizane, prej Sanxhaku në Serbi.[53]Në fakt gjithë ky numër i ushtarëve serbë, rusë dhe gjerman, e kishin në kontroll të plotë këtë zonë, dhe e pengonin çdo bashkëpunim dhe lidhje të shqiptarëve të Tregut të Ri me shqiptarët e Mitrovicës përmes luginës së lumit Ibër.

Marrëveshjet e Nedicit me gjermanët dhe krijimi i formacioneve të para partizane kundër gjermanëve

Në këto rrethana gjermanët i bënë disa marrëveshje me shkrim me çetnikët e Nedicit. Komandanti i ushtrisë gjermane gjeneral Feld Marshali Maksimilija Fon Vajks, në një nga urdhëratë e vet shkroi: Në këtë situatë që gjendemi, duhet të rishqyrtohen ofertat e çetnikëve. Ai gjithashtu urdhëroi që të nder prehen të gjitha format e propagandës kundër lëvizjes çetnike.[54]

Në frymën e këtyre marrëveshjeve në mes majorit të korpusit të çetnikëve Vojsllav Llukacevicit, dhe ushtrisë gjermane, ishte paraparë lufta e përbashkët me ushtrinë gjermane në shumë qytete e mes tjerave edhe në qytetin e Mitrovicës.[55]

Në vitin 1942, në Mitrovicë dhe rrethinë, kishin filluar që të formohen edhe celulat e para, kundër formacioneve çetnike dhe ushtrisë gjermane. Një numër i anëtarëve të partive që e kundërshtonin okupimin gjerman, u burgosën, disa prej tyre së bashku me hebrenjtë u depërtuan në kampe të përqendrimit, ndërsa disa edhe u vranë. Nga burimet e shkruara të kohës mësojmë se pas burgosjes në muajin maj të vitit 1942, ndër të burgosurit ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Rrethit të Organizatës së Grave në Mitrovicë, Silvira Tomazini, e cila pas qëndrimit prej rreth 3 muaj në burgun e Mitrovicës, më në fund pushkatohet.[56]

Agjenti më i dalluar i Abverit në trevën e Mitrovicës, ishte Konstantin Plavsici, i cili vepronte kundrejt zonës italiane të pushtimit dhe agjenturës britanike. Prej dokumenteve gjermane, është bërë e ditur se Konstantin Plavsici, ia kishte dorëzuar Abverit në Mitrovicë, një pjesë të madhe të informative për numrin, udhëheqësit, dhe vendet ku gjendeshin aradhet partizane që vepronin në rajone të ndryshme të Shqipërisë.[57] Siç shihet agjenturat e çetnikëve serb, në vitin 1942, kishin arritur të vepronin edhe brenda territorit të Shqipërisë.

Formimi i korpuseve çetnike brenda kufijve të Shqipërisë

Në vijim ofrojmë të dhëna, rreth shtrirjes dhe organizimit të korpuseve çetnike, brenda kufijve të Shqipërisë, duke i organizuar radhët e veta në tërë territorin e Kosovës së sotme e Shqipërisë.

Komandanti i korpusit të parë çetnik në Kosovë, kapiten Jovan Milladinoviqi, më 11 nëntor e urdhëroi kapitenin Zhivorad Zhika Markovicin, që të shkoi në terren në rrethet e Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Llapit për të formuar organizata çetnike. Ai në pranverë të vitit 1943, ia kishte kthyer një telegram Komandës Supreme duke shkruar, se është shumë i lumtur, që atij ju besua detyra për organizimin e çetnikëve në trevat e Kosovës.[58]

Korpusi i dytë çetnik i Kosovës u formua në muajin mars të vitit 1943, në Llokovicë afër Leposaviqit, korpusi i katër i çetnikëve formohet me 7 shtator, për trevën e Dukagjinit, e cila i numëronte 120 vetë. Komandant brigade për këtë trevë ishte caktuar Radovan Role Vulici.

Brigada e çetnikëve të Mitrovicës, përbëhej prej anëtarëve të Keserovicit, dhe komandant i saj ishte caktuar Zarija Radovanovici. Brigada që vepronte në lumin Ibër në atë kohë, ishte nën komandën e Mihajlo Zekicit. Grigada e çetnikëve që u themelua në dhjetor 1943, në qytetin e Pejës, komandohej nga Milosh Petrovici. Brigadën e çetnikëve të Sharrit e udhëhiqte Bogdanovici, komandant në brigadën e çetnikëve të Graçanicës ishte caktuar Vaso Zokici, ndërsa brigadën e çetnikëve të Drenicës e udhëhiqte komandant Makarija Llazarovici.[59]

Në vitin 1943, shihet qartë se çetnikët i kishin themeluar brigadat edhe në të gjitha zonat me popullatë shqiptare brenda zonës së Italisë, që në atë kohë ishin bashkuar me trojet shqiptare dhe quheshin Shqipëri. Nga këto burime shihet qartë se të gjitha trevat e Kosovës si ato që ishin në kontroll të gjermanëve por edhe ato në kontroll të italianëve ishin mbuluar me rrjetin e organizuar të forcave çetnike të Serbisë.

Korpusi çetnik i Kosovës në vitin 1943 ishte bërë ndër më të mëdhenjtë në Serbi, dhe deri në atë kohë i kishte mobilizuar 1700 vetë. Çetnikët në rrjetin e tyre i tubonin njerëzit, që kishin formim shovinist, dhe që nxisnin aspirata për vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.[60]

Shtabin e përgjithshëm të korpusit të çetnikëve, përveç komandantit Zhika Marinkovicit, e përbënte edhe togeri i xhandarmërisë së Mitrovicës Miorad Popovici, si krye shef i shtabit dhe majori Dragolub Radovici nga Toplica, si zëvendës komandant i korpusit të çetnikëve.[61]

Gjatë kësaj periudhe, oficer informativ ishte zgjedhur Lluka Radonjici, ish shef i stacionit hekurudhor në qytetin e Mitrovicës, e i cili punonte me këmbëngulje për të siguruar sa më shumë njerëz, për punë informimi në Mitrovicë, dhe vende tjera në Kosovë.

Pranë shtabit të çetnikeve ekzistonte edhe shërbimi propagandistik, radiostacioni, itendantura dhe gjyqi special ushtarak.[62] Nga këto të dhëna kuptohet qartë se në territorin e Kosovës së sotme, gjatë vitit 1943, formacionet e çetnikëve e kishin në duart e veta tërë situatën në terren.

Këto formacione të çetnikëve, së bashku me ato që ishin themeluar në Maqedoninë e sotme, në vitin 1944, u bashkuan me forcat partizane jugosllave, dhe bënë masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

Raportet e ushtrisë gjermane me shqiptarët e Mitrovicës dhe Sanxhakut

Në vijim të shohim qëndrimin dhe raportet e shërbimit informative gjerman, me popullatën shqiptare të Kosovës, dhe asaj të Sanxhakut, që me ndarjen e sferave të interesit kishin mbetur brenda kufijve të Serbisë.

Me 21 prill 1941, në Mitrovicë, u bë marrëveshja e përfaqësuesve shqiptarë, me divizionin 60 të këmbësorisë gjermane dhe formohet xhandarmëria shqiptare nën komandën e kapiten Pajazit Boletinit, dhe u vendos shkalla e lartë gjyqësore.[63]Gjyqi i qarkut të Mitrovicës, përfshinte gjyqet e rretheve në Tregun e Ri, Vushtrri e Podujevë.

Në gusht të vitit 1941, formohet organizata “Lidhja Popullore Shqiptare”, kryetar zgjidhet Rexhep Mitrovica. Kjo organizatë veproi në dy drejtime: hapjen e sa më shume degëve në vendbanimet shqiptare dhe hapjen e shkollave për ta arsimuar rininë shqiptare. Kjo organizatë bënte propagandë për të ju bashkuar Shqipërisë.[64]

Në Mitrovicë u formuan shoqëritë kulturore artistike si “Skënderbeg”. “Terik”, etj. Në korrik të vitit 1941, hapet shkolla në gjuhën shqipe, dhe parashihej hapja e 48 shkollave fillore në gjuhën shqipe, dhe kishte nevojë për 104 mësues.[65]Shkollat fillore në gjuhën shqipe u hapën edhe në Pazar të ri, Vushtrri e Podujevë.

Në muajin mars 1943, shërbimi informative gjerman e mbajti një mbledhje në Sjenicë, në të cilën morën pjesë Xhafer Deva dhe Hasan Zvizdici, me që rast u vendos që të formohet çeta e nëntë  e regjimentit të katërt të Divizionit të Blinduar “Brandenburg”, në të cilin u angazhuan 80 vetë. Çeta u formua në Rashkë e pastaj u plotësua në qytetin e Vushtrrisë. Shumica prej anëtarëve të çetës ishin boshnjak, që ju bashkangjitur edhe një numër i vogël i shqiptarëve.[66] Pjesëtarët e kësaj çete merreshin me punët informative dhe aksione me diversantë. Deri në shkurt të vitit 1944, kjo qetë veproi në Sanxhak dhe në Serbi.[67]

Pas formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit me datën 16-19 shtator 1943, me qëllim që të mbrojë viset shqiptare të çliruara edhe pas kapitullimit të Italisë. Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Bedri Pejani, në fund të muajit mars të vitit 1944, ia dërgon një letër Hitlerit, me kërkesë për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës, dhe kërkojë ndihmën e Gjermanisë për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të pushtuara nga sllavët. Bedri Pejani kërkojë që në prill të vitit 1944, të formohet një divizion “SS” me vullnetar shqiptar. [68]

Po ashtu Oliver Jens Schmit, shkruan se në fillim të vitit 1944, u themelua Divisioni SS Skandërbeg, por veprimi i të cilit ishte i kufizuar. Divizioni kishte fuqi të dobët ushtarake, andaj më shumë u mor më depërtimin e 281 hebrenjve nga Kosova.[69] Në këtë rast shihet qartë se Schmit i referohet librit të Pavle Dzeletovic Ivanovit, libër ky i porositur nga qarqet jugosllave anti shqiptare, për ta mohuar kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.[70]Nga burimet e mëvonshme u vërtetua se të dhënat në librin e Ivanovit nuk kanë bazë të qëndrueshme shkencore, por janë shkrime të pa sakta dhe propaganduese të Milorad Vavicit, që u botuan në vitin 1983.

Ky është vetëm një shembull se një historian serioz, duhet të jetë shumë i matur, kur shkruan pa fakte të verifikuara, për tiparet dhe virtytet e një populli të huaj.

Akuzat se shqiptarët e Kosovës, i dorëzuan hebrenjtë te ushtarët gjerman nuk qëndrojnë, sepse në terren hasen shumë raste kur shqiptarët e Kosovës e rrezikuan edhe familjen e tyre për shpëtimin e hebrenjve. Këtë e dëshmojë edhe vet Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe shumë shqiptar tjerë nga Kosova që kaluan për detyrë në Tiranë.

Këta shqiptar nga Kosova që e morën në dorë qeverisjen e Shqipërisë të asaj kohe, po të kishin qenë ndjekës të hebrenjve, këtë do ta bënin edhe në Tiranë, dhe qytetet tjera të Shqipërisë së sotme, asnjë hebre nuk do të mbijetonte në Shqipëri, dhe Shqipëria do të radhitej bashkë me shtetet tjera të rajonit si vende ku u bënë përndjekjet e hebrenjve. Përkundrazi, këta edhe kur vepruan në Kosovë e Serbi, u treguan human dhe mbrojtës të hebrenjve, tani këtë respekt ndaj hebrenjve e treguan edhe në Shqipëri.

Pas kapitullimit të Italisë Shqipëria u pushtua nga gjermanët por ë gjithë hebrenjtë u strehuan te fshatarët shqiptar. Shqipëria doli nga lufta e dytë botërore si i vetmi vend evropian që kishte më shumë çifut se para lufte.

Bashkëpunimi i Drazha Mihajlovicit me ushtrinë gjermane

Pas kapitullimit të Italisë, ushtria gjermane hyri në territorin e Shqipërisë. Gjermani e formoi qeverinë e re në Tiranë. Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, ishin caktuar të jenë pjesë e kësaj qeverie. Pas kalimit në Tiranë, të këtyre figurave të njohura nga Mitrovica, popullata shqiptare e rrethinës së Mitrovicës, dhe e Sanxhakut mbetën nën kontrollin e ushtrisë gjermane dhe formacioneve çetnike. Ky ishte rast i volitshëm për çetnikët që të fillojnë aksionet e tyre kundër popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

Pas kapitullimit të Italisë, njësit gjermane, pjesëtar të korpusit të vullnetarëve të rrethit, dhe Drazha Miahajlevici me çetnikët e tij, morën pjesë së bashku me ushtrinë gjermane në luftime, kundër partizanëve.

Qëndrimi i Drazha Mihajlovicit, dhe çetnikëve të tij, ishte pastrimi i territoreve veriore, duke i vrarë dhe larguar shqiptarët nga vendbanimet e tyre. Drazha Mihajlovici deklarohej kundër hakmarrjes personale, dhe insistonte se vetëm hakmarrja kolektive dhe e organizuar do të arrinte efektin e qëllimeve të tij.[71]

Drazha Mihajloviçi dhe formacionet tjera të çetnikëve, natën e Bozhiqëve të vitit 1943, pikërisht më datën 5 dhe 6 të muajit janar 1943, forcat serbo-çetnike i vranë dhe masakruan 9200 shqiptarë të pafajshëm, ndërsa  me dhunë i detyruan të shpërngulën nga vendlindjet e tyre edhe 32 000 banorë tjerë me origjinë shqiptare.[72] Kjo masakër është kryer me bekimin e Kishës Ortodokse të Serbisë. Korpuset çetnike kryen një prej krimeve më të rënda, gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë pjesë të Gadishullin tonë. Të mbijetuarit e Masakrës së Bihorit u detyruan të konvertohen me dhunë. Vajzat e reja dhe gratë e mbetura pa burra, u skllavëruan për nevojat e batalioneve çetnike.[73]

Këto krime të rënda, që çetnikët i kryen kundër popullatës së pafajshme shqiptare, nuk penguan bashkëpunimin e çetnikëve me ushtrinë gjermane.

Në fillim të vitit 1944, Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, ndër më të mëdhatë në Serbi

Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar një numër të vullnetarëve diku midis 1500-1700, dhe hynte në radhën e Korparmatave më të mëdha në Serbi.[74]

Çetnikët në Mitrovicë lëviznin lirshëm, dhe zhvillonin shantazhe e propaganda, madje edhe merrnin nga qytetarët ndihma material. Në fund të muajit prill 1944, komandanti i Korparmatës së Dytë të çetnikëve të Kosovës, Zhika Markovici, ju drejtohet serbëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, që me datën 6 maj, ditën e Shën Gjergjit të dalin në malin e Kopaunikut (Albanikut), për ta dhënë betimin e mbretit për atdheun. Në tekst të betimit ithtarët e lëvizjes çetnike, u zotuan se do të luftojnë dhe do të hakmerren, për Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën, Kollashinin, Lebanën dhe Ibrin.

Pas këtij betimi Ratko Krivokapici, i cili ishte zgjedhur komandant i brigadës fluturuese çetnike në Sanxhak, bëri masakrime të mëdha të popullatës myslimane në atë trevë.[75]

Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, haptas bashkëpunonte më ushtrinë gjermane, dhe mori pjesë aktive në luftime përkrah ushtrisë gjermane.

Në një telegram të shërbimit informativ gjerman, të datës 13 prill 1944, thuhet se Zhika Markovici, komandant i Korparmatës së Dytë të Kosovës, është i gatshëm që me 4000 ushtar të vihej nën komandën gjermane.[76] Siç shihet Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, në prill të këtij viti, ishte shumë aktive dhe kishte bashkëpunim të plotë me ushtrinë gjermane, andaj nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga aksionet e kryera të çetnikëve kundër hebrenjve të ju vishen shqiptarëve.

Si përfundim, duke u bazuar në burimet e shkruara, por edhe nga numri i hebrenjve, që shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si popull mund të krenohemi me qeveritë e kohës, sepse po të kishin në programin e tyre ndjekjen e popullatës hebraike, në takat shqiptare nuk do të mbijetonte asnjë qytetar hebre. Në disa burime serbe shqiptarët e Kosovës akuzohen për arrestimin e disa hebrenjve në Prishtinë, nga divizioni SS Skandërbeg, gjatë vitit 1944. Nuk përjashtohet mundësia të ketë pasur ndonjë rast, por shqiptarët nuk kishin kurrfarë kompetence, të udhëhiqnin aksione të tilla, dhe nuk kishin komandë të plotë në asnjë veprim, pasi që ky divizion, ishte themeluar në muajin prill të vitit 1944. Për mbrojtjen e hebrenjve, padyshim se ka merita të mëdha edhe qeveria e Rexhep Mitrovicës.

Murteza Studenica në librin e tij “Shqiptarët dhe Hebrenjtë” shkruan: Kur gjermanët kishin kërkuar listën e hebrenjve që jetonin në trojet etnike shqiptare, dy hebrenj lider të komunitetit hebraik, z. Kohen dhe z. Jakoel shkuan në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe kërkuan mbrojtje. Ekzistonte një marrëveshje midis gjermanëve dhe Xhafer Devës, se gjermanët nuk duhet shumë të përzihen në punët e brendshme të qeverisë. Këta dy hebrenj u takuan me Xhafer Devën, ishin të shqetësuar se ky do ti dorëzonte në Gestapo (Geheim Stat Polizei-Policia Sekrete Gjermane). Xhafer Deva për befasinë e këndshme të këtyre dy hebrenjve, refuzoi që ti dorëzonte listat e emrave të hebrenjve, që gjendeshin në trojet etnike shqiptare. Mjekët dhe gjykatësit shqiptar nga Kosova i dërgonin hebrenjtë qoftë për mjekim apo për ta kryer burgun në Shqipëri , me të vetmin qëllim shpëtimin e tyre.[77]

Kur nazistët i kërkuan listat e hebrenjve më 1943, qeveria shqiptare kundërshtoi ti dorëzonte ato. Populli shqiptar pa dallim feje ju dha strehë, bukë, mbrojtje dhe bëri që asnjë prej tyre të mos bëhej pre e holokaustit.[78]

Në Maj 1945, Komiteti i hebrenjve të Jugosllavisë i drejtohet me përshëndetje Qeverisë Demokratike të Shqipërisë ku thuhet: “Kur hebrenjtë e Jugosllavisë, Polonisë, Gjermanisë” etj., shuheshin me gaze e mjete hekuri nga nazifashistet, pa dallim, burra, gra, e fëmijë, në Ballkan ishte një popull që u ngrit mbi çdo teori racore dhe mbi qytetërimin perëndimor, popull hero dhe mikpritës i Shqipërisë…Në historinë e kësaj lufte do të mbetet i shënuar një popull i vogël, por bujar e heroik, populli shqiptar, i cili do të shënohet ndoshta i vetmi, nga të gjithë popujt e pushtuar të Evropës, që pengoi dhe ndaloi shfarosjen dhe ndjekjen e hebrenjve.[79]


[1] Aradha Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 21

[2] Po aty, fq 21

[3] Po aty fq. 22

[4] Po aty, fq.22

[5] Ana Lalaj “Studime historike” 2004 (3-4), Viti LVIII (XLI), Tiranë 2004

[6] Aradhja Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981,  fq 23

[7] Po aty, fq.24

[8] Po aty, fq. 24

[9] Po aty fq,24

[10] Po aty, fq. 25

[11] Po aty, fq. 25

[12] Po aty, fq 29

[13] Po aty, fq. 29-30

[14] Po aty, fq, 30

[15] Po aty, fq.30

[16] Po aty, fq 31

[17] Po aty, fq.31

[18] Po aty, fq.31

[19] Nexhat Bushati,  Gazeta “Gazeta Shekulli” 23.Qershorë 2006

[20] Aradhja Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 123

[21] Po aty, fq 124

[22] Hranislav Rakić, Teror i zločini okupatora i domaćih izdajnika u Leskovačkom i

Vranjskom kraju 1941-1944, Narodni Muzej Leskovac i međuopštinski odbor SUBNOR-

a Južnomoravskog regiona, Leskovac, 1986, str. 42.

[23] Aradhja Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq. 124

[24] Hranislav Rakić, Teror i zločini okupatora i domaćih izdajnika u Leskovačkom i

Vranjskom kraju 1941-1944, Narodni Muzej Leskovac i međuopštinski odbor SUBNOR-

a Južnomoravskog regiona, Leskovac, 1986, str. 42.

[25] Branisllav Bozheviq,  Hakif Bajrami, Millutin Foliq, Millorad Vaviq “Aradha Partizane e

Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981 fq. 406

[26] Milutin Folic, Aradha Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit, fq.405

[27]Aradhja Partizane e Kopaunikut e Shalës, e Ibrit: Branislav Bozevic, Dr. Hakif Bajrami, Milotin Folic dhe Milorad Vavic, Beograd, 1981, fq 124

[28] Po aty, fq. 127

[29] Mitrovica me rrethine, Mitrovicë, 1979, fq 435

[30] Po aty, fq. 436

[31] Po aty, fq. 405

[32] Po aty fq.405

[33] Po aty, fq.405

[34] Hakif Bajrami, Gazeta, “Koha Ditore”, Koha për kulturë, e shtunë, 20 maj 2006.

[35] Hakif Bajrami “Koha Ditore” Maj 2006

[36] Branisllav Bozheviq,  Hakif Bajrami, Millutin Foliq, Millorad Vaviq “Aradhja Partizane e

Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981 fq. 406

[37] Ana Lalaj “Studime historike” 2004 (3-4), Viti LVIII (XLI), Tiranë 2004

[38] Branisllav Bozheviq,  Hakif Bajrami, Millutin Foliq, Millorad Vaviq “Aradhja Partizane e

Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit” Beograd 1981 fq. 406

[39] Po aty fq.434

[40] Po aty fq. 435

[41] Po aty, 407

[42] Po aty, fq 407

[43] Po aty, fq.410

[44] Po aty, fq. 411

[45] MUZEJSKI PROSTOR; Zagreb, “Zhidovi na tlu Jugosllavije” Zagreb 1988 fq. 211,191

[46] Po aty fq. 45.

[47] Po aty, 412

[48] Po aty, fq. 412

[49] Po aty, fq. 412

[50] Po aty, fq. 413

[51] Po aty, fq. 413-414

[52] Po aty, fq.430

[53] Grup autorësh, Mitrovica me rrethinë, Mitrovicë 1979, fq. 437

[54] Po aty, 437

[55] Po aty, 437

[56] Mitrovica dhe Rrethina, Mitrovicë, 1979, fq. 369

[57] Po aty, fq. 391

[58] Po aty, fq. 434

[59] Po aty, 434

[60] Po aty 434

[61] Po aty, 434

[62] Po aty 434

[63] Fazli. Hajrizi, Bedri Gjinaj-mësues dhe atdhetar i shquar, Prishtinë, 2014, fq. 80, 82

[64] Po aty, fq.83, 84

[65] Po aty, fq.87, 89

[66] Grup autorësh, Mitrovica dhe Rrethina, Mitrovicë, 1979, fq. 437

[67] Po aty, 437

[68] Tahir Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruksel, 1965, fq. 34-35

[69] Oliver Jens Schmit. “ Kosova histori e shkurtër e një treve qendrore Ballkanike”, Koha, Prishtinë, 2012, fq.105

[70] P. D. Ivanov, “Jevreji Kosova i Metohije” Beograd 1988 fq.70.

[71] Grup autorësh, Mitrovica me rrethinë, Mitrovicë 1979, fq. 437

[72] http://shekulliagency.com/histori/masakra-e-bihorit-fati-i-9200-shqiptareve-te-pafajshem/

[73] Po aty

[74] Mitrovica dhe Rrethina, Mitrovicë, 1979, fq 392

[75] Radoje Rajovic: Kontrarevulucija u Cernoj Gori, Titograd, 1977, fq.312

[76] Branko Lotos: Kosovska Mitrovica i Okolina u planovima Draze Mihajlovica, Radnicka Klasa 479, Tajna i Javna Saradnja Cetnika i Okupatora.

[77] Murteza Studenica “Shqiptarët dhe hebrenjtë” Prishtinë 2000. fq. 8

[78] Harvey Sarner “Shpëtimi në Shqipëri” Tiranë 1999

[79] Apostol Kotani “Hebrenjtë në Shqipëri gjatë shekujve” fq. 5 Tiranë 1996

Vijon

_______________________

SHPËTIMI I HEBRENJVE GJATË LDB-së NË FSHATRAT SHQIPTARE TË MALËSISË SË GALABIT (2)

Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë – qazimnamani@hotmail.com

Ma. Emin Sallahu,

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë n- emin.sallahu@rks-gov.net