Kreu Blog Faqe 956

Katekeza apo jehona e mësimit

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

KATEKEZA SOT

Katekeza dhe Koncili  II i Vatikanit (2)

Vetë fjala, shprehja apo termi katekeza rrjedh prej greqishtës së vjetër katekeo – që dmth. jehona e mësimit, porosisë në mënyrë të drejtpërdrejt, mësoj me zë, ia barti apo dhuroj dikuj një lajm, porosi, komunikimi ndërnjerëzor, dëshmia. Gjatë shekujve ky term apo shprehje është trajtuar si bartja, dhënia, dëshmia e porosisë së krishterë nëpërmjet fjalës, kumtimit, ungjillëzimit, mësimit të fesë, dëshmisë së krishterë.

Sipas Shën Gjon Palit II katekeza, katekisti (a)  është jehona e brendshme e porosisë ungjillore, Lajmit të Mirë, si dhe e mësimit të Kishës. Ja, pra, elementet bazë të katekizimit:  Ungjilli, mësimi i Kishës dhe feja e katekistit, bashkësisë së krishterë.

Ungjilli, Jezu Krishti, burimi i parë dhe më i rëndësishëm i katekezës theksohet në shumë dokumente kishtare, enciklika, ndër të cilat po i përmendim disa të rëndësishme:

Pali VI, “Evangelii nuntiandi” – Duke shpallur Ungjillin, 1975;

Gjon Pali II, “Catechesi tradendae” – Duke bartur katekezën, 1979;

Gjon Pali II, “Fides et ratio” – Feja dhe arsyeja, 1998;

Benedikti XVI, “Deus caritas est” – Zoti është dashuri, 2005;

Françesku, “ Lumen fidei” – Drita e fesë, 2013.

Ky takim me Jezusin ka për qëllim kthimin, jetën me Të, nëpërmjet jetës sakramentale, sidomos rrëfimit apo pajtimit, kungimit dhe bamirësisë.

Burimi i dytë i katekezës është mësimi apo doktrina e Kishës që në mënyrë sistematike është përpiluar në Katekizmin e Kishës Katolike, 1992, dhe në Përmbldhja e Katekizmit të Kishës Katolike.

Burimi i tretë i katekezës është feja e bashkësisë së krishterë të cilën e mëson, bart dhe dëshmon katekisti apo katekistja, si mjet informimi, formimi dhe edukimi

Në kuptimin e plotë dhe të mirëfilltë  Katekisti i parë është Jezu Krishti, që ungjilltari Mateu e përshkruan kështu: “Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e Mbretërisë e duke shëruar në popull çdo sëmundje e çdo pamundësi” (Mt 4, 32).

Në këtë pjesë ungjillore theksohen disa elemente: ecja dhe qarkullimi i Jezusit nëpër Galile, mësimi në sinagoga, predikimi i Ungjillit, shërimi i sëmundjeve dhe pamundësive, që dmth. se nuk është një veprim i njëanshëm, i thjeshtë, por gjithpërfshirës, që për synim ka njeriun si tërësi e përbërë, trup, psikë dhe shpirt.

Këtë e thotë qartas vetë Jezusi me këto fjalë: “Njeriu nuk jeton vetëm prej buke, por prej çdo fjale që del nga goja e Hyjit” (Mt 4, 4).

Apostujt, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Krishtit, vazhdojnë misionin apo dërgimin e tij, si parakusht shëlbimi për mbarë njerëzimin. “Kush beson në Birin ka jetën e pasosur, përkundrazi, ai që nuk beson në Birin nuk do ta shohë jetën: hidhërimi i Hyjit peshon mbi të” (Gjn 3, 36). “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: kush e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më dërgoi, ka jetën e pasosur dhe ai nuk del në gjyq, por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë” (Gjn 5, 24). “Kush i ka urdhërimet e mia dhe i mban, ai më do dhe atë që më do mua, do ta dojë edhe Ati im edhe unë do ta dua edhe do t’i dëftohem” (Gjn 14, 27). “Por Jeta u shfaq, ne e pamë dhe dëshmojmë dhe ju kumtojmë Jetën e pasosur, që është te Ati dhe na u shfaq neve – çka pamë e dëgjuam po ju kumtojmë juve që edhe ju ta keni bashkësinë me ne. E bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin” (1 Gjn 1, 2-3).

Sipas fjalës dhe porosisë së Jezu Krishtit katekeza ka këtë përmbajtje: besimin apo fenë, mbajtja e urdhërimeve – dashuria, shpallja apo kumtimi i Jetës – Jezu Krishtit, dëshmia, që mundëson dhe krijohen bashkimin me Zotin dhe me njëri-tjetrin, nëpërmjet Kishës dhe në Kishë. Pra, katekeza është para së gjithash përvojë e fesë, jetës me Zotin, në bashkësinë e krishterë – Kishë, që edhe të tjerët ta njohin, ta pranojnë dhe së bashku me ne ta jetësojnë, dëshmojnë risinë e jetës – Jezu Krishtin, si të vetmin ndërmjetës dhe Shëlbues për njerëzimin.

Papa Françesku thotë kështu: “Feja ndriçon jetën shoqërore, ajo ka një dritë krijuese për çdo moment të ri të historisë, sepse i vë të gjitha ngjarjet në marrëdhënie me zanafillën dhe fatin e gjithkujt në Atin që na do” (Lumen Fidei – Drita e Fesë, Nën përkujdesjen e arqipeshkvisë Shkodër-Pult, 2013, nr. 55, f. 111-112).

Katekeza lind nga feja, besimi, jeta me Zotin dhe me të afërmin, dhe si e tillë është dëshmi jete, gëzimi, risie, sigurie, para se të jetë fjalë, mësim, shpjegim, që me dashuri ua ofrohet dhe dhurohet të tjerëve. Kjo domethënë se ne duhet të jetojmë ashtu siç na mëson, kërkon dhe aftëson Zoti, që atë çka u mësojmë dhe dhurojmë të tjerëve, ta dëshmojmë ne në përditshmërinë tonë.

Bota e sotme për çdo të krishterë është një sfidë e vazhdueshme, së pari për ne dhe fenë – jetën tonë, pastaj edhe për ata që duam t’i afrojmë kah Zoti dhe Kisha, feja e krishterë. Një ndër karakteristikat apo tiparet e fesë është edhe guximi i krishterë, pa kurrfarë kompleksi, marrje, por edhe pa krenari, superioritet, përbuzje ndaj të tjerëve, por me shumë nderim, kujdes, mbi të gjitha me përkushtim dhe dashuri.

Frika, turpi, fshehja, të krishterët anonimë, ose një lloj “laramanizmi” apo “kriptokatolicizmi”, janë shenja të mungesës së fesë, si dhe përbuzja, nënçmimi ndaj të tjerëve. Për ne feja – Zoti, është thesari, pasuria më e madhe, thesari fshehtë që kemi zbuluar dhe na është dhuruar, dhe kjo vlen së pari për ne, pastaj edhe për të gjithë të tjerët.

Guximi ynë, siguria jonë, lumturia, mbështetet dhe është në Zotin – Dashuri i cili më do – na do,  dhe në vëllai – njeri. Ati e ka dërguar Birin e tij, Jezu Krishtin, tash e dërgon Kishën – neve me të njëjtin mision: “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt” (Mt 28, 19).

Edukatorja e famshme Maria Montessori thoshte kështu: “Nëse sistemi edukues duhet të ndërrohet, duhet atë ta mbështesim në vetë fëmijën”. Si arrihet kjo? Të jesh një me tjetrin, duke ia mundësuar tjetrit që të jetë vetvetja, që fjala, mësimi, edukimi të jetë i njësuar me qenie, me jetë.

Romano Guardini, teologu i madh i shekullit të kaluar, shkruan kështu: “Fakti që unë luftoj për t’u përmirësuar, më jep guxim që të kujdesem për edukimin e tjetrit”, që me fjalë tjera domethënë interiorizimi i vlerave, fesë dhe dëshmia e krishterë.

Stili i Jezusit, Jetës dhe Dashurisë ishte thjeshtësia, shërbimi, flijimi. “Ju mos lejoni t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj… sepse keni vetëm një udhëheqës – Krishtin! Më i madh ndër ju le të jetë shërbëtori juaj” (Mt 23, 8-11). Nga kjo është më se e qartë se guximi ynë është Zoti, feja, dashuria, shërbimi dhe flijimi.

Papa Françesku thotë: “Katekeza është shtylla  për edukimin e fesë dhe shi për këtë kemi nevojë për katekistë të mirë…T’i ndihmoni  fëmijët, të rinjtë, të pjekurit për ta njohur dhe dashur gjithnjë më shumë Zotërinë është aventura më e bukur edukative, ndërtohet Kisha. Të jeni katekistë! Jo të punoni si katekistë! Kujdes, nuk kam thenë “të bëni” katekizëm, por “të jeni”, sepse kjo përfshin jetën tuaj”  (Papa Françesku, Kongresi  katekistik ndërkombëtar, Romë, 23 shtator 2013).

Prishtinë, 17 tetor 2023 

Beteja e Dytë e Kosovës nuk ishte tjetër pos një disfatë e pritur e Huniadit

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
____
Edhe pse beteja e Kosovës e vitit 1389 për shumëçka mbetet e pasqaruar dhe pjesë e një miti historik të shekullit XIX , që u riaktivizua për qëllime politik të hegjemonizmit serb për t’ia krijuar platformën e paqenë historike shtetit serb të pranuar në kongresin e Berlin, megjithatë, ajo e vitit 1448 që ngjau midis forcave katolike të drejtuar nga Hunijadi dhe atyre osmane nga Mehemti II, nuk mund të thuhet se ishte historike e as vendimtare për fatin e Europës në luftë kundër Osmanëve. Përkundrazi, po qe se shikohen raportet e forcave që prodhoi fushata ushtarake e Mehmetit të II në planin ushtarak në pjesën evropiane kur pas betejesë së Varnës (1444), me përjashtim të rezistencës së Skënderbeut në Shqipëri, i ishin hapur dyert për depërtime të reja në gjithë Ilirikun për të shkuar tutje kah veriu, përpjekjet e Huniadit për të organizuar ndonjë kryqëzatë të re të krishterë mbeteshin vetëm një orvatje strategjike e vendeve katolike të Europës që me anën e “betejave” të shkëputura të fitonin paksa kohë drejt gjetjes së një kundërpërgjigje (diplomatike ose politike) që mund t’u jipej osmanëve pasi që të kenë marrë bastionin e fundit të krishterimit, Konstandinopojën e rrethuar që pas pesë vitesh do të bjerë përfundimisht në duart e osmanëve. Në këtë prizëm duhet parë edhe luftën që bënte Skënderbeu në Shqipëri, pasçka se ajo, në planin ushtarak fitoi një dimension tejtër dhe, mbase do të mund të kthehej në një front të ri antiosman, po qe se për këtë do të ishin të interesuara vendet katolike të Europës, të cilat, siç do të shihet, në përputhje me interesat e tyre të ngushta (të Vendedikut në radhë të parë), në vend të luftës së përbashkët, duke shfrytëzuar kryengritjet e shkapërderdhura të feudalëve të Ilirkut, lidhnin aleanca të fshehura me osmanët. Kjo sjellje kishte të bënte me përcaktimin e njohur në njërën anë të vasaliteteve të feudalëve të krishterë me osmanët dhe interesat e tyre që t’i ruanin pronat e tyre ose edhe t’i shtonin dhe, në tjetrën anë, të kishës ortodokse që osmanët t’i shikonte si aleatë në luftë kundër katolicizmit, strategji kjo që do të dalë në pah pas rënies së Kostandinopojës kur Kisha Ortodokse do të lidhë utoqefalinë e saj me Perandorinë Osmane, ku jo vetëm ruajti pozicionet e saj, por, si dihet, fitoi edhe privilegje në qeverisjen vendore nga Porta e Lartë duke marrë përsipër edhe mbrojtjen shpirtërore dhe kulturore të popullatës së krishterë (rajës).
Në këto rrethana, veprimet e Huniadit për një aleancë të re kudnër osmanëve, duke llogaritur edhe faktorin Skënderbe dhe luftën e tij të suksesshme,ishin të dështuara, edhe pse një kohë të gjatë do të kremtohen si ngjarje historike që po “të mos ishte tradhtia e Brankoviqëve” edhe do të mund të arrihej!
Natyrisht se këto kundrime janë më shumë pjesë e opinioneve politike se sa fakte shkencore, ngaqë osmanët tashmë ia kishin dalë që të krishterët ortodoks të Ilirikut, me përjashtim të atyre që ishin të lidhur me luftën e Skënderbeut, t’i fusin në kuadër të sistemit të tyre perandorak, ndërsa me vendet e caktuara katolike (sidomos Venedikun) të lidhnin aleanca të caktuara, që kishin edhe bekimin e Papatit, për vetë faktin se vendet katolike ushtarakisht asokohe nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë osmanëve. Natyrisht, se historiografia shqpitare, të ashtuquajturën betejë e dytë e Kosovës, duhet ta rivlerësojë në përputhje me rrethanat e kohës, pra si përpjekje dëshpruese të Huniadit të joshur nga vendet katolike për interesat që u cekën më lartë dhe assesi prej saj të krijojë një mit të ri që do të rivalizonte me atë serb për betejën e vitit 1389. Sepse, e gjitha nuk ka qenë tjetër pos një veprim “pastrues” i forcave osmane kundër forcave të shkapërderdhura katolike në ikje e sipër nga humbjet, që pësuan sapo kaluan Danubin në drejtim të Moravës, e ku roli i despotit Gjurad (Gjorgj dhe Georgius) në shumë dokumente hungareze dhe ato katolike të kohës siç ishte edhe nga mbreti hungarez Sigismund quhej “Georgius Wlk Rascie Albanique dominus”, pra pa kurrëfarë predikati të “despotit serb” apo ngjashëm siç falsifikon historiografia serbe, ishte në përputhje me interesat e tij të lidhura me osmanët për të ruajtur pronat në “Vilajetin Vlk”, e ku përfshihej edhe një pjesë e mirë e Kosovës së sotme.
Mund të jetë një vizatim

Thyerja shpirtërore e atdhetarëve!

0

Florim Zeqa

Babai im i ndjerë (Halil Zeqa) gjatë viteve të ’90-ta më thoshte: “Do të vie koha kur do të vijnë njerëz të rinjë që s’kanë bërë gjë për vendin, kurse juve që sot po veproni dhe rrezikoni jetën, do t’iu mbulojë pluhuri i harresës”. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e kishte parashikuar prindi im tre dekada më parë.

Pse kemi arsye të ndjehemi krenar?

Ne veprimtarët e viteve të ’90-ta kemi arsye të ndjehemi krenar për faktin qe çdo gjë që e kemi bërë, e kemi bërë me shpirtë e zemër për atdheun tonë, pa llogaritur në asgjë dhe në asnjë përfitim material.

Kemi vepruar pa rreshtur ditë e natë, kemi ecur në këmbë ditën dhe natën nga fshati në fshat, nga rajoni në rajon, pa e ditur se a do t’na zbardhë agimi, por nuk jemi dorëzuar për asnjë çast edhe përkundër dhunës sistematike të regjimit pushtues serbosllav.

Kemi arsye të ndjehemi krenarë që i kemi shërbyer lëvizjes paqesore, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës me resistencën aktive paqësore, përmes së cilës i tregonim çdo ditë pushtuesit se ky vend dhe kjo tokë është e jona dhe e jona do të mbetet për jetë e mot.

Kemi arsye të ndjehemi krenar që i kemi shërbyer vendit tonë përgjatë viteve të krenarisë kombëtare, qoftë në aktivitet të përditshme si anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, qoftë edhe si pjesë aktive e rezistencës paqesore.

Unë personalisht ndjehem krenar që për disa vite rresht i kam shërbyer edhe arsimit shqip nën logon e Republikës së Kosovës, duke e dhënë maksimumin nga vetja ime për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e pastër kombëtare.

Pse tani ndjehemi të zhgënjyer

Për fatin tonë të keq, gjatë periudhës së luftës çlirimtare u realizua faza e parë e parashikimeve të prindit tim, kurse pas lufte u realizuan në plotni të gjitha ato që i kishte parashikuar mendjendrituri, babai im, Halil Zeqa. Dhe sa herë që fillojë së shkruari diçka, më bien ndërmend fjalët profetike të tij.

Edhe përkundër zhgënjimit të madh që përjetuam dhe po përjetojmë çdo ditë ne shtetin e lirë dhe të pavarur, ne veprimtarët e viteve të ’90-ta nuk dorëzohemi lehtë. Edhe pse tani shumica prej nesh jemi në moshë, nuk ndalemi së vepruari për të mirën e atdheut tonë.

Por edhe zhgënjimet i kemi aq të mëdha, saqë, jo një shkrim autorial, por do të jetë i pamjaftueshëm një libër për t’i përfshirë të gjitha pakënaqësitë tona ndër vite dhe dekada.

Përveqse nuk e kemi shtetin ashtu siq e kishim projektuar, e për të cilin kemi punuar dhe sakrifikuar deri në vetflijim, sot nuk i kemi as tri shkronjat e arta LDK siq na i la amanet lideri historik Ibrahim Rugova.

Pra, sot ka ndryshuar gjithçka dhe çdo gjë!

Ne që nuk ishim të mirë për pushtuesin e asaj kohe, nuk jemi të mirë as për pushtetarët e sotëm.

Por e keqja më e madhe është, se ne që ishim gardianët dhe veprimtarët më besnik të filozofisë politike rugoviane, sot nuk jemi të mirë as për grupet e interesit të LDK-në post-rugoviane!

Megjithatë, edhe pse me ndjenja të përziera, duhet të ndjehemi krenar që nuk jemi as me pushtetarët aktualë dhe as me këta që po hedhin valle në “Rrugën e Re” mbi hirin e LDK-së Rugoviane.

Sikurse që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!

LDK-ja Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politikbërjes së shqiptarëve të Kosovës!

Andaj, ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”, keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të LDK-së rugoviane!

Kot i nderoni të vdekurit, kur i harroni të gjallët!

Nëse vazhdoni me këtë avaz do t’ju dënojë historia për rrënimin në themel të filozofisë politike rugoviane!

Kësaj radhe e preferoj ta përfundojë shkrimin me betimin personal; “Përjetësisht mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim”.

Zoti ju bekoftë vëllëzër dhe motra të vizionit rugovian!

Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni në trojet etnike dhe diasporë!

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë dhe rajonin e Luginës së Preshevës, spastrim etnik i skenarit të Vasa Çubrilloviq! 

0

Nga: Luan Dibrani 

Mbi 100 mijë shqiptarë mbeten të jetonin në Serbi pas mbarimit të luftës në Kosovës. Ishte një nga minoritetet më të mëdha në Serbi, një minoritet autokton, të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Ata  përjetuan shkelje të rëndë te të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tyre themelore qytetare dhe politike. Në vitin 1999, revolta  e regjimit serb për humbjen e Kosovës ishte i madh, dhe si objekti i hakmarrjes shpesh ishin qytetarët e Luginës së Preshevës.  

Ata  filluan dhe zbatuan metodën e “pasivizimin e  adresave të shqiptarëve  atje” dhe  vendbanimeve  te tyre. Kjo praktikë diskriminuese ndaj komuniteti shqiptar në Serbi është një forme diskriminimi e paparë sot në Evropë. 

Kjo dëshmon kur një qytetari shqiptar i pasivizohet adresa e vendbanimit dhe më pas fshihet nga regjistri civilë në Serbi, ai person nuk mund të marrë letërnjoftim të ri ose pasaportë.  Ai  nuk gëzon të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale. Ai qytetar nuk mund me bënë regjistrim të makinës, nuk mund të blejë apo shet pronën, dhe nuk mund të votojë në zgjedhjet lokale ose të përgjithshme në Serbi.  

Çfarë po synon Serbia përmes pasivizimit masovik të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Dhe pse po heshtin Tirana dhe Prishtina zyrtare karshi këtyre zhvillimeve? 

Qasja politike e Beogradit zyrtar ndaj komunitetit shqiptar, në Serbinë  e Vuçiqit e viteve ’90  e udhëhequr nga kasapi  i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi nga Serbia e Vuçiqit në vitin ’2020 nuk ka  ndryshuar, është  identike  karshi shqiptarëve rasti konkret le te merret rasti i komunës së Medvegjës!?. 

Serbia po investon  fuqishëm, me një strategji të mirë organizuar dhe me të gjitha mjetet, e ligjshme dhe të paligjshme, të dukshme dhe të padukshme, që të shkëpusin Medvegjën nga bashkësia e 3 komunave shqiptare. Ajo orvatet që të mos ketë më çështje të Medvegjës; që të mos ketë më 3 komuna shqiptare; që të mos ketë më shqiptarë medvegjas. Nga e gjithë kjo synojnë qe Medvegja të zbrazet nga shqiptarët, qe të zaptojë Medvegjën me pasuritë  e  shumta dhe resurset e sajë… 

Pra kemi një luftë “paqësore dhe speciale ” nga Serbia për shpopullzim të Medvegjës; për pushtimin pa ushtri të Medvegjës!. Si faktor  i këtij segmenti  politik është edhe heshtja 20-vjeçare e liderëve politikë të Preshevës dhe Bujanocit, të cilët Medvegjën nuk e kanë pjesë të agjendës së tyre, por me shume bëjnë  një politike pasive dhe shumë qyqare duke bere luftën  me shume të përqasjes as qe iu ngjason  veprimtarisë se serbëve në Kosovë dhe luftën  e tyre kundër Kosovës. 

Pasivizimi i  adresave të shqiptarëve në Medvegjë dhe rajonin  e Luginës së Preshevës spastrim etnik i  skenarit të  Vasa Çubrilloviçi! 

Serbia po i shpopullzon shqiptarët në Luginë të Preshevës në nivele alarmant qe gjatë vetëm 7 viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civilë në komunën e Medvegjës. Procesi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë është një proces politik  shekullor i Serbise  nga shqiptareve siç veproj me përndjekjen  e shqiptare  nga  krahina  e Toplicës qe me flake,barot e terror  i përzuri  nga ai rajon autokton shqiptarët . Prandaj ky fenomen duhet të ndërprehet sa me parë dhe ta padisin  Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.  

Pasojat e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si rezultat është edhe heshtja  Shqipërisë dhe Kosovës  zyrtare!  

Si pasojë e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, për herë të parë prej se është themeluar komuna e Medvegjës, nga shtatori i vitit 2019 shqiptarët e Medvegjës nuk janë më pjesë e qeverisjes lokale. Në zgjedhjet e fundit lokale ata fituan vetëm 3 asamblistë në kuvend komunal. E tërë kjo është rezultat i pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Pra, i shlyerjes se mbi 6 mijë shqiptarëve të Medvegjës nga “Regjistri Civilë në Serbi” vetëm për periudhe 2015 -2022. Pasojat e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si rezultat është edhe heshtja  Shqipërisë dhe Kosovës  zyrtare!  

Faktorët politik  nga Lugina e Preshevës , Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentisht  ta internacionalizojnë këtë fenomen edhe ne instancat ndërkombëtare sa më shpejt! 

Diplomatët ndërkombëtar në Beograd e kanë theksuar disa herë në kushte anonimiteti se diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Serbi e kanë mundësuar edhe Prishtina e Tirana. Por sipas të gjitha gjasave ato nuk do të mund të heshtin edhe gjate: pasivizimi i adresave është intensifikuar dukshëm vitin e fundit edhe  në Bujanoc edhe Preshevë. Po ashtu, muajt dhe vitet në vijim do të dëshmojnë se shpopullzimi i shqiptarëve të Luginës ka qenë një mekanizëm për të luftuar edhe shtetësinë e Kosovës. 

 Faktorët politik  nga Lugina e Preshevës , Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentisht  ta internacionalizojnë këtë fenomen edhe ne instancat ndërkombëtare sa më shpejt. 

Ata që nuk dinë aq sa duhet për të tjerët nuk munden për të gjykuar me drejtësi

1

Nga Aurel Dasareti

Të kesh studiuar, është diçka që e ndryshon një person dhe i jep atij diçka për të qenë krenar. Është diçka që duhet të kaloni nëse doni të depërtoni në thelbin e jetës. Përpara se të studioni, thjesht shkoni në qarqe. Ju imagjinoni se jeni shumë i zgjuar, por vazhdimisht pengoheni për çështje të parëndësishme. Ëndërron larg dhe rrëshqet në çdo fjalë të vetme që has. 

*** 

Cilat lloje të luftës ekzistojnë? 

Llojet: 

  • Lufte botërore 
  • Luftë civile 
  • Luftë për pavarësi ose luftë çlirimtare 
  • Luftë fetare ose luftë e shenjtë 
  • Lufta kundër terrorit 

Ajo që nuk kujdeseni sot do të kthehet më e fortë nesër. Askush nuk e pëlqen luftën, por nëse sulmoheni, duhet të përgjigjeni me forcë të mjaftueshme. Kjo e fundit nënkupton eliminimin e problemit njëherë e përgjithmonë. 

Irani kërcënon SHBA-në me tërmet e humbje të mëdha. Tani është rreptësisht koha që Irani të mësojë një mësim të vërtetë se çfarë përfshin në të vërtetë lufta moderne. Nuk ka asgjë të keqe me iranianët, por kleri i korruptuar mund të përfitojë nga një kontroll realiteti; ku ai dhe ata rreth tij mund të fshihen pas mbështetjes për terroristët. 

*** 

Pak histori: Lufta e përgjakshme 8 vjeçare midis shteteve myslimane Iran-Irak, e quajtur edhe Lufta e Parë e Gjirit, ishte një luftë midis Iranit dhe Irakut që zgjati nga 22 shtatori 1980 deri më 20 gusht 1988. 

PS: Shkurtimisht. Të dy janë myslimanë, por keq-mirë secili ka luftuar për shtetin e tij kombëtar. 

Humbjet:  

Iraku: 375.000-500.000 ushtarë/milici/civilë 

Irani: 500.000-750.000 ushtarë/milici/civilë 

As nuk mendoj se iranianët civilë meritojnë të tërhiqen zvarrë në një luftë. Mjaftonte që disa pjesë të popullsisë ishin bombarduar me fosfor nga Iraku gjatë luftës së tyre kundër Iranit, si dhe që populli i Iranit është i terrorizuar nga vetë regjimi i tij, i cili i detyronte vajzat dhe djemtë e tij të ecin nëpër fushat e minuara në vend që të përdorin çminues profesionistë. I gjithë Irani nuk është Hezbollah apo islamik, por nëse zgjedhin diçka tjetër nga ajo që kërkon regjimi, udhëtimi shkon direkt në burgun ose në vendin më të afërt të ekzekutimit. Regjimi i Iranit ka disa armiq që nuk i përkasin Perëndimit, por ata kanë edhe miq: Rusinë, Serbinë, dreqin, djallin… 

Lufta kundër terrorizmit 

Lufta kundër terrorizmit është një term për një fushatë globale të nisur për t`i luftuar grupet terroriste ndërkombëtare dhe rrjetet terroriste. Termi është përdorur gjithashtu si titull në politikën ndërkombëtare për periudhën pas sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator 2001. Vetë termi ka fillesën nga Presidenti i SHBA George W. Bush dhe u përdor më pak zyrtarisht pas presidencës së tij (2001 –2009).  

Lufta kundër terrorit u shkaktua nga sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001. Në mëngjesin e 11 shtatorit, dy avionë Boeing 767 (të kidnapuara nga terroristët gjatë fluturimit plotë me pasagjer) u përplasën në kulla të veçanta të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Në të dy kullat gjatë sulmit terrorist kishte ndoshta rreth 30,000 njerëz. Avionët goditën midis kateve 79 dhe 95 (kulla veriore) dhe midis kateve 63 dhe 78 (kulla jugore), dhe shumica e njerëzve nga këtu e lart humbën pafuqishëm në zjarret që pasuan. 

PS: Një nga viktimat që u dogj për së gjalli ishte djali i xhaxhait tim (shoku më i mirë i vëllait tim më të madh që punonte atje).  

Krimet e luftës 

Një krim lufte është një akt i dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar, në formën e shkeljes së ligjeve dhe zakoneve të luftës. Veprimet mund të kryhen kundër luftëtarëve, civilëve në zonat e pushtuara ose kundër pronës në zonat e pushtuara. Çdo shkelje e ligjeve të luftës në një luftë midis kombeve është një krim lufte, ndërsa kjo nuk është domosdoshmërish rasti në luftërat civile. 

Termi përfshin, ndër të tjera, por nuk kufizohet në: vrasjen ose keqtrajtimin e të burgosurve të luftës ose civilëve, kidnapimin (grabitjen) e civilëve (pengjet), plaçkitjen ose shkatërrimin arbitrar të pronës, shkatërrimin pa shkak ushtarak dhe shkeljet e normave të tilla si respektimi i flamurit të bardhë si shenjë armëpushimi ose keqpërdorimi i flamurit të tillë për sulm të fshehtë. Në rastin, për shembull, të vrasjeve masive në kohë lufte, pjesë të aktit mund të klasifikohen si krim lufte, ndërsa pjesët e tjera shkojnë nën termin më të përgjithshëm krim kundër njerëzimit. 

*** 

Një vajzë 17 vjeçare, nga Shkodra më shkruan:  “Përshëndetje. A është lufta e ligjshme?” 

Përshëndetje, do të jap një shpjegim sa më të thjeshtë. 

Lufta në formën e konfliktit të armatosur ndërmjet shteteve është një temë e vështirë edhe juridikisht. Nuk ka asnjë ligj gjithëpërfshirës në të drejtën ndërkombëtare që thotë se lufta në vetvete është e ndaluar ose e paligjshme, megjithëse është e zakonshme të bëhet dallimi se kur është legjitime përdorimi i forcës ushtarake (e ashtuquajtura luftë “e drejtë”) dhe kur nuk është legjitime për ta bërë këtë. 

Fakti që nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar që thotë se të gjitha format e luftës janë të ndaluara dhe të paligjshme, ndoshta vjen nga njohja se lufta do të jetë gjithmonë zgjidhja përfundimtare ose e fundit e shteteve, për zbatimin e ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare/kundër shteteve të tjera. Prandaj, ju nuk do të jeni në gjendje të parandaloni që lufta të ndodhë në botë duke e bërë luftën të ndaluar me ligj. Megjithatë, ka rregulla për luftë. Kur një luftë tashmë ka shpërthyer, ekzistojnë rregulla ndërkombëtare për atë që është e ligjshme dhe çfarë nuk është e ligjshme të bëhet në luftë. Një numër i këtyre rregullave mund të gjenden në Konventat e Gjenevës, të cilat u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi kryesor i këtyre rregullave është të përpiqet të kufizojë sa më shumë vuajtjet e panevojshme. Për shembull, një rregull i rëndësishëm i luftës është që vetëm objektivat ushtarakë lejohen të sulmohen. Organizata terroriste palestineze Hamas mban disa qindra pengje hebrenj në Gaza. Shumë prej tyre fëmijë, gra e pleq. Krim lufte. 

Nëse sulmoni civilë (d.m.th. njerëz që nuk janë pjesë e forcave ushtarake të vendit) apo objekte civile si  spitali, shkolla, xhamia, kisha, etj., kjo do të konsiderohet si krim lufte. Por me një kusht, që në ato spitale, shkolla, xhamia, kisha të mos fshihen sulmuesit (agresorët), të mos përdoren për akumulimin e armëve dhe materiale tjera luftarake, apo të përdoren si objekte nga të cilat gjuan kundër kundërshtarit. Pra, të mos shfrytëzohen (keqpërdoren) nga agresorët (terroristë).  

Nëse dëshiron të lexosh më shumë rreth rregullave që zbatohen në luftë dhe çfarë përbën një krim lufte unë kam shkruar një sërë artikujsh të mirë për këtë, të cilat u botuan në një nga tre doktrinat e mia gjashtë vjet më parë. Por ato janë në anglisht dhe më të përshtatshme për ushtarë profesionistë. Megjithatë, ndër të tjera, Amnesty International ka disa artikuj me shumë informacione për këtë temë… 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike                        ps!                                                                                                                           

    Përshëndetje,

    Dëgjova se një terrorist i ISIS-it vret dy suedez në Bruksel. Dhe, jo vetëm presidenti francez por edhe shumë evropian janë tronditur. Presidenti francez thotë “Evropa jonë është e tronditur”.

    Nuk pajtohem plotësisht, Evropa nuk është vetëm e jona, por edhe e atyre “refugjatëve” fals nga vendet arabike. Është edhe e këtij terroristi arabik të sotëm që vrau dy evropian. Evropa i ka pru telashe vetvetes…

    Para 2 ditësh shkrova artikullin: “Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën”,- në të cilin ndër të tjera thash:

    “Ekziston rreziku se në muajt që vijnë do të kryejnë akte terroriste në Evropë e gjetiu (kundër qytetarëve të vendeve që u kanë dhënë bukë dhe leje qëndrimi).”

Shqipëria dhe Bullgaria mundin Rusinë në Organizaten e Kombeve të Bashkuara!

1

Nga Frank Shkreli 

Ka kohë që Rusia po zhvillonte një fushatë  serioze në radhët e diplomatëve ndërkombëtarë në Nju Jork për t’u kthyer në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut – pasi antarësimi i Moskës në këte ent të OKB-ës ishte anulluar, vitin e kaluar, si shkak për invadimin e Ukrainës nga Rusia. Por, megjithë ato përpjekje skandaloze të Kremlinit, të martën që kaloi, një shumicë e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i dërguan një mesazh të fortë – në nivel ndërkombëtar — regjimit të Putinit. Rusia humbi në mënyrë dërmuese në votimin që u zhvillua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën e kaluar. Një shumicë vendesh i thanë “njet” Moskës duke refuzuar të votonin regjimin rus të Putinit si anëtar të Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB-së, për shkak të invadimit të Ukrainës nga Rusia.   

Si përfundim, duke filluar nga 1 Janari i vitit 2024, përfaqësues të Evropës Lindore në këtë Këshill do të jenë Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende të kësaj zone gjeografike, që siguruan më shumë vota se Rusia në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së. Sipas burimeve të OKB-së, në votimin e fshehtë të vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme, të martën që kaloi, Shqipëria siguroi 123 vota ndërsa Bullgaria mori 160 vota për antarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, kundrejt Rusisë e cila — megjithë përpjekjet lobiste — siguroi vetëm 83 vota nga vendet anëtare të OKB-së.  Pa dyshim se kjo votë kundër antarësimit të Rusisë, nga shumica e 193 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithme në Nju Jork, pasqyron moskënaqësinë, me pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia — të një shumice dërmuese të vendeve të botës.   

Antarësimi i Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së është anulluar prillin e vitit të kaloi, menjëherë, pas invadimit të Ukrainës nga Rusia putiniste. Ambasadori i Polonisë pranë OKB-së, Krzysztof Szczerski u citua të ketë komentuar votimin e fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kundër antarësimit të Rusisë në këtë Këshill me vota dërmuese, si diçka që nuk mund të ndodhte ndryshe, duke marrë parasysh vazhdimin e invadimit rus të Ukrainës. 

Ndërkaq edhe organizata jo qeveritare mbrojtëse e të drejtave të njeriut, me qendër në Nju Jork — Human Rights Watch – reagoi, nepërmjet një zëdhënsi (Louis Charbonneau), duke u shprehur në lidhje me refuzimin e vendeve anëtare të OKB-së për të votuar në favor të Rusisë, “Shtetet anëtare të OKB-së i dërguan autoriteteve ruse një sinjal të fortë: se nuk ka vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut – për një qeveri që është përgjegjëse për një numër të madh krime lufte, si dhe për krime kundër njerëzimit.”  Ndërkaq, agresioni rus në Ukrainë vazhdon, ndërsa një numër hetimesh të organizatave ndërkombëtare kanë akuzuar Moskën për abuzime dhe shkelje të drejtave të njeriut. Madje, Gjykata Ndrëkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, pikërisht, në lidhje me akuzat për deportimin e fëmijve ukrainas nga Ukraina në Rusi.  

Sidoqoftë, tani dihet se janë Shqipëria dhe Bulgaria që do të përfaqësojnë (zonën  gjeografike), vendet e Evropës Lindore, në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për periudhën 2024-2026.   

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së është enti kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për të mbrojtur dhe për të avancuar liritë themelore të njeriut, në nivel botëror. Si i tillë, ky ent që përbëhet nga 47 vende anëtare të OKB-së që zgjedhen me votë të fshehtë nga shumica e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme — është themeluar në vitin 2006.   

Gjatë historisë së saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe entet e saj ka patur mbështetsit por edhe kritikët e saj. Një prej kritikëve të OKB-së ka qenë ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Ronald Reagan i cili e akuzonte organizatën botërore si një vend-strehim për regjimet diktatoriale të botës dhe për shkelësit dhe abuzuesit e të drejtave bazë të njeriut. Një, ku kriminelët dhe abuzuesit e të drejtave të njeriut, mbikqyrin shkelsit e këtyre të drejtave dhe kriminelët e tjerë, ëshrë një shprehje që përdoret shpesh nga kritikët e këtij wnti të Kombeve të Bashkuara!  

Njëri prej këtyre diktatorëve sot konsiderohet edhe Vladimir Putini i Rusisë i cili donte që vendi tij – megjithëse i akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerzimit — të gjente strehim edhe njëherë si anëtare, në një nga entet e të drejtave të njeriut të OKB-së, duke u përballur me Shqipërinë dhe Bullgarinë, si përfaqsuese të Evropës Lindore. Vota e pjesës dërmuese të përfaqsuesve të botës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tregoi se lobimi i Kremlinit për të siguruar antarësimin në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dështoi, në garën e Rusisë përball Shqipërisë dhe Bullgarisë. Në garën me Rusinë, me votë fshehtë, fituan Shqipëria dhe Bullgaria, për një mandat 3-vjeçar, si përfaqsuese të Evropës Lindore në Këshillin e të drejtave të Njeriut to OKB-së!   

Forhåndsvisning av bilde

Vendet dhe diktatorët që abuzojnë dhe shkelin të drejtat e njeriut dhe që kryejnë krime lufte dhe krime kundër njerzimit nuk duhet nuk duhet kurrë të jenë anëtar të një enti që pretendon se mbron të drejtat universal të njeriut – qoftë ai ent edhe Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut – misioni i të cilit është mbrojtja dhe promovimi i këtyre të drejtave të njeriut në nivel botëror nga abuzimet e regjimeve dhe diktatorëve sknadalozë të kësaj bote ! 

Me Izraelin , për paqe…!

1
Nga: Gjergj Kabashi
___
Izraeli ka të drejtë ta ndjek dhe zë Hamasin kahdo , Hezbullahun, Gjihadin Islamik etj; por nuk ka të drejtë të vrasë civil palestinez, t’ua këpus arteriet e jetës, bukën, ujin, spitalet.
Palestinezët duhet të heqin dorë përgjithmonë nga detyrat e obligimet që ua dhanë të huajt jomiqësor ndaj tyre, për zhdukjen e hebrenjve dhe të Izraelit!
Rrnoftë Izraeli…!
“Muslimanët shqiptarë”, (e vë brenda thonjëzash cilësimin e tillë, se ka vetëm shqiptarë), duhet të heqin dorë nga shkatërrimi i popullit shqiptar përmes islamit të rrethanave globale, për interesat e Turqisë neoosmane, Serbisë dhe Federatës Ruse!
Mos ti shkon mendja kujt se s’po i shohim e përcjellim…! Janë të përcjellë në secilin hap dhe u analizohet secila fjalë e fjali; se janë njerëz të shitur, mercenarë, armiq të vetvetës, familjes e kombit, ose janë të dehur me religjion!
As mediave që po ua japin fjalën gjithnjë islamistëve politik!
Këtë duhet ta bëjnë sa më parë, që të mos u dal punë me kombin Shqiptar që nuk do ta lejoj askend që ta asimiloj e shkatërroj me xhami e investime të pafundme religjioze turkomëdha e serbomëdha.
Në luftën e pandalshme kundër islamizimit të kombit, nuk mund të ketë komplekse të “3 % katolik”, qysh llomotitën intelektualët dhe politikanët e shpifur për interesa angjenturore-antishqiptare, pa e ditur se mendimet e kujt po i shqiptojnë…!
Asnjë Shqiptar e Shqiptare s’ka për tu pajtuar me xhamizimin e vendit të vet për interesa joshqiptare.
Nuk do të pajtohet kush në asnjë mënyrë me ndërrimin e natyrës së kombit, për ta krijuar përbindshin antishqiptar – “popullin Musliman shqiptar”, qysh duan e punuan për të në Shqipëri që nga viti 1990 , e në Kosovë, që nga pjesa e dytë e Qershorit 1999, kur antishqiptarët i gjetën disa hijena antishqiptare dhe në formë agjenturore i shndërruan në islamistë të mëdhenj politik, duke i bërë në një mënyrë edhe “zëdhënës” të partisë së caktuar.
E gjithë kjo ka ndodhur nga direktivat e huaja turkomëdha, serbomëdha a rusomëdha…!
Xhihadistët apo policinë islamike, nuk duhet lënë rehat askund, megjithëse janë zero krahasuar me islamistët politik, ata që për interesa antishqiptare Lirinë Shqiptare na e shndërruan në Liri Muslimane!
Shqiptarët duhet të flasin e veprojnë ndryshe tash e tutje: Turqia, Serbia e të tjerët që kanë plane e programe për të na zhdukur, qoftë me Islam apo me synime për zhvatje të mëtutjeshme territoriale , duhet të heqin dorë urgjentisht nga kjo armiqësi historike ndaj Shqiptarëve , duke kërkuar Falje për Gjenocidet ndaj nesh në histori.
Po ashtu populli shqiptar duhet ta ndaloj BIK-un e “bikërit” e në mbarë Gadishullin Ilirik, sikurse edhe KOASH-in, gjithnjë derisa të krijohen komunitetet të tjera fetare që i japin llogari vetëm kombit shqiptar, e nuk janë si deri tash kolona të pesta agjenturore të të tjerëve në hapësirat tona jetësore.

Rusia po i shpërndanë konfliktet nëpër botë, Shqiptar, ruaje paqen tënde në KUFI !

1
Nga: Gjergj Kabashi
___
Bota po futet në një konflikt të madh, pasi Federata Ruse me Iranin antiamerikan e antiperëndimor, e nxitën Hamasin që ta sulmonte Izraelin, pa qenë i provokuar prej tij!
Pushtimi rus në Ukrainë po ndeshet me fuqinë e ushtrisë dhe popullit të Ukrainës, duke i lënë në fushën e betejës edhe nga 1 mijë ushtarë në ditë.
Për ketë arsye ndodhi edhe sulmi i ushtrisë së Serbisë në pjesën e veriut të Kosovës (i kamufluar si i “Brigadës së Veriut”), që ta pushtonte fillimisht atë pjesë të vendit tonë.
Serbia, vepron sikurse Rusia e djeshme dhe e sotshme e në këtë rast përpos interesave të veta hegjemoniste deshti ta zhgarkonte pushtimin rusomadh në Ukrainë nga barra e rëndë dhe tepër e madhe që Rusisë po i kushton për ditë.
Lugina e Preshevës dhe Masbjeshka (Sanxhaku) për Serbinë nuk ekzistojnë, ata për hegjemonizmin serbë nuk janë qenie njerëzore.
Prandaj, provokimet luftarake të Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë përfundue, ata janë të gatshëm për tu nisur në pushtime të reja vetëm po e presin momentin e duhur kur mendojnë se Europa Perëndimore dhe SHBA-të janë të dobësuara.
Për këtë arsye populli paqësor i Kosovës duhet ti ketë sy e vesh në KUFI dhe ajo barrë nuk duhet ti lihet vetëm Policisë së Kosovës.
Serbia në dyqind vitet e fundit sa na mori territore të mëdha me gjenocide te vazhdueshme, nuk ka bërë hajgare me ne, andej Shqiptarë dhe Shqiptare të Kosovës, nëse e doni jetën , vendin tuaj, paqen e lirinë, duhet ta prisni ushtrinë e Serbisë në KUFI, jo për të sulmuar por për t’ia thyer dhëmbë e dhëmballë nëse vetëm një hap e qet në territorin e shtetit të Kosovës.
Se ka kaluar koha kur Heroi Ahmet Delia i delte krah e në mbrojte kojshisë, pasi është vetëm KUFINI që duhet mbrojtur pa u krekosur për familjet emblematike dhe me “kontribute heroike”!
Ne gjithmonë duhet të jemi krahpërkrah me aleatët, por Federata Ruse po e futë botën në kriza të mëdha kur regjimet klerikale e diktatoriale shprehen të gatshme që t’ia lehtësojnë barrën asaj.
Gjithnjë me aleatët por barra më e madhe për ta mbrojtur vendin tënd të takon ty, secilit prej nesh.
POPULLI NAIV shqiptar tash ka mundësi ta kuptoj, sado që me vonesë të madhe, se investimet religjioze të Turqisë si të meremetonte e ndërtonte në viset e ish Perandorisë “së saj” Osmane, janë bërë e bëhen për të krijuar ndikimin e saj, që të ketë sa më shumë islamik, ushtri që i del në mbrojtje islamit , e cila në realitet është armikja më e madhe e popullit shqiptar , pasi na rrezikon së brendshmi, duke rrezikuar të na shndërroj në një tabelë qitjeje!
Këtë islamizim e ka dashur qe dy shekuj Serbia me Rusinë pas, që ta kenë argat të saj në veprimtarinë antishqiptare-antiperëndimore, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, nëse i dështon plani për dëbimin e shqiptarëve nga Gadishulli Ilirik.
Islamizimin e vetvetës e bënë “udhëheqësit shqiptarë” – për interesa antishqiptare !
Kësi udhëheqësish që e pranojnë sceilin investim religjioz në vendin e vet, për interesat e huaja, sigurisht që nuk i ka bota …!

Prishtinë, 10 shtator 2012 / Ahtisari: Po e festojmë fundin e një rrugëtimi të gjatë dhe fillimin e një rrugëtimi tjetër

0

PRISHTINË, 10 Shtator/ATSH/-“Po qëndroj sot këtu për të festuar fundin e një rrugëtimi të gjatë. Por, gjithashtu po e shënoj fillimin e një rrugëtimi tjetër”, ka nisur  fjalimin e tij, Presidentit Martti Ahtisaari, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës .

Ai tha se ky projekt – Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të cilin historia e quajti Plani i Ahtisaarit, ishte rezultat i shumë muajve të punës së durueshme dhe të menduar të një ekipi diplomatësh dhe ekspertësh teknikë, në diskutim me përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë.Duke porositur gjeneratën e re të diplomatëve të Kosovës, Ahtisaari u shpreh se “ju lutem mos mendoni se ka rrugë të shkurtra për t’i gjetur. Ju lutem mos mendoni se ka truqe të reja kushtetuese për t’i provuar. Ju lutem mos i sakrifikoni nevojat e miliona njerëzve, që jetojnë në më shumë se një vend, e të cilët u janë nënshtruar aq shumë frustrimeve dhe pasigurive për një kohë shumë të gjatë”.      Ai nënvizoi se suksesi në Kosovë  dhe në Serbi,  nuk do të gjendet në një shtrëngim duarsh dhe në një kryetitull lajmesh por në zbatimin e vazhdueshëm dhe me përkushtim të një plani i cili ka demonstruar rezultate të prekshme në terren në Kosovë.      “Nëse në letrën time të fillestare që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm unë e kisha ofruar jo vetëm një projekt, por një përshkrim të policëve të Kosovës, shqiptarë e serbë, vendet e rojës për Kishën Ortodokse Serbe; nëse e kisha ofruar përshkrimin sesi Qeveria në Prishtinë i ofron shërbimet administrative të cilat tani i ofron në veri të Lumit Ibër; nëse e kisha ofruar përshkrimin e asaj çfarë shohim sot në komunat me shumicë serbe që funksionojnë në kuadër të Kosovës së pavarur – atëherë Plani i Ahtisaarit do të shihej si një fantazi. Por kjo fantazi është bërë e vërtetë kjo arritje është suksesi ynë i përbashkët”, u shpreh ai.     Kryenegociatori e kryendërmjetësi ndërkombëtar drejt pavarësisë së kosovës, Ahtisaari përfundoi duke theksuar se “propozimi Gjithëpërfshirës i ofron Kosovës mundësinë për stabilitet, prosperitet dhe qeverisje të mirë. Se a do të bëhet kjo mundësi realitet, kjo varet nga populli i Kosovës, dhe në veçanti nga ju, përfaqësuesit e tyre demokratik. Është në duart tuaja, dhe vetëm në duart tuaja, se a do ta bëni Kosovën me paragjykime apo tolerante, se a do ta bëni Kosovën të korruptuar apo të drejtë, se a do ta bëni Kosovën të dështuar apo të suksesshme”.      Ndërsa ambasadori Wolfgang Ischinger tha se “propozimi i Ahtisaarit dhe kushtetuta e Kosovës e vitit 2008 përmbajnë të gjitha parimet dhe garancitë e nevojshme për të siguruar se kushdo në Kosovë – shqiptarët, serbët e Kosovës si dhe pakicat e tjera njëlloj – mund të jetojnë në mënyrë paqësore dhe në siguri, si dhe të gëzojnë të drejta të njëjta sikurse bashkëqytetarët e tyre”.       Ai shprehu bindjen se një ditë përfaqësuesi i Kosovës do të ulet në tavolinë në Bruksel krah për krah me përfaqësuesin e Serbisë dhe do të diskutojnë për të ardhmen e Bashkimit Evropian, së bashku me shtetet tjera anëtare të BE-së.       “Për ta shndërruar këtë vizion në realitet nevojiten të bëhen hapa substancialë përpara: Së pari, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre, dhe së dyti, Bashkimi Evropian duhet t’i forcojë lidhjet e veta me Kosovën. Ecja përpara në këto fronte mund të duket sikur të zgjidhësh dy nyja Gordiane përnjëherësh”, nënvizoi ai.     Duke vlerësuar se hovi në rrugën e Kosovës drejt Evropës është rritur gjatë muajve të fundit, ambasadori tha se “hapja e dialogut për liberalizim të vizave dhe studimi i fizibilitetit nga Komisioni, i cili do të përmbyllet së shpejti paraqesin arritje të rëndësishme”.      “Jam i bindur se shtetet anëtare të BE-së të mbledhura sot këtu do të vazhdojnë të japin shtytje për përparim të mëtejmë. I mbetet Kosovës të tregojë përkushtimin e saj në rrugën drejt Evropës duke iu përmbajtur agjendës së saj të reformave”, përfundoi   ambasadorit Wolfgang Ischinger./b.j//a.g/

THAÇI: NORMALIZIMI I RAPORTEVE ME SERBINË, I DOMOSDOSHËM PËR EVROPIANIZIMIN E RAJONIT

10/09/2012

THAÇI: NORMALIZIMI I RAPORTEVE ME SERBINË, I DOMOSDOSHËM PËR EVROPIANIZIMIN E RAJONIT

PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.- “Normalizimi i raporteve ndërshtetërore me Serbinë është i domosdoshëm për evropianizimin e rajonit”, deklaroi sot në Kuvend, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.     Por, sipas tij, “ky normalizim me asnjë kusht nuk do të kaloj në kurriz të shtetësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.      Sipas Thaçit “ky normalizim do të jetë në funksion të integrimit dhe paqes mes shteteve të rajonit”. “Unë jam i bindur që me unitet dhe bashkëpunim do t’ia dalim të ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën evropiane, për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.     Në Kuvend folën edhe Piter Feith, i cili kumtoi vendimin e takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, Presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, Zëvendëskancelari/Ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, si dhe udhëheqësit e ndërmjetësuesit e negociatave drejt pavarësisë së Kosovës, Marti Ahtisaari, Frank Wisner e Volfgang Ischinger.     Sot u zhvilluan edhe veprimtari të tjera, ndërsa ngjarje qendrore të martën do të jetë konferenca ndërkombëtare “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, ku do të paraqiten personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare.       Gjithashtu sonte në mbrëmje po festohet me një koncert publik nga bandat jazz dhe rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina në sheshin kryesor “Nëna Terezë” dhe pranë sheshit të pavarësisë “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë./m.m/

GRUPI DREJTUES NDËRKOMBËTAR SHPALL PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

10/09/2012

GRUPI DREJTUES NDËRKOMBËTAR SHPALL PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËSLajmi i orës 16:44 ritransmetohet për efekt fotoje –

     PRISHTINË, 10 Shtator/ATSH-B. Jashari/.- Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli sot, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë.     Ky vendim erdhi pas konstatimit më 2 korrik 2012 se, Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe se, në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës.     Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012.      Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit.  /m.m/

NISHANI, MESAZH URIMI PËR PËRMBYLLJEN E MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

10/09/2012

NISHANI, MESAZH URIMI PËR PËRMBYLLJEN E MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

TIRANË, 10 Shtator/ATSH / – Presidenti Bujar Nishani përshëndeti përmbylljen e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë “kurorëzim i përpjekjeve dhe veprës sublime të brezave të luftëtarëve, dëshmorëve, njerëzve të dijes, politikanëve dhe aleatëve tanë të lirisë”.     “Ju drejtohem në një moment solemniteti dhe reflektimi, kur e ardhmja dhe e shkuara e Kosovës ndahen dhe bashkohen njëherësh. Ndahen e shkuara e hidhur nga e ardhmja e sigurtë plot begati për të gjithë qytetarët e Kosovës, të çfarëdo etnie dhe përkatësie fetare. Bashkohen përpjekjet dhe përkushtimi për liri, demokraci dhe prosperitet. Përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës është kurorëzimi i përpjekjeve dhe veprës sublime të brezave të luftëtarëve, dëshmorëve, njerëzve të dijes, politikanëve dhe aleatëve tanë të lirisë. Përulemi me mirënjohje para veprës së tyre!”, shkruan Presidenti në mesazhin e tij.      “Republika e Kosovës sapo ka nisur udhëtimin e saj të gjatë si një shtet plotësisht i pavarur dhe sovran që ka tërësisht në duart e saj të ardhmen e qytetarëve dhe të brezave që do të vijnë. Më lejoni t’ju uroj në këtë ditë ogurbardhë, gëzimi i të cilës bëhet pjesë e festimit tonë të 100-vjetorit të shtetit të parë shqiptar”, vijon më tej Nishani.      Presidenti e konsideron këtë ditë të mbushur me entuzizëm, por dhe përgjegjësi për qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve. “Kjo është një ditë e mbushur me entuziazëm, por edhe me një përgjegjësi të madhe. Qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të kenë përgjegjësinë e plotë për të punuar për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euro-atlantike të shtetit më të ri në moshë, por që ka fituar tashmë pjekurinë falë përkushtimit dhe urtësisë së të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe shoqërisë civile”, shkruan Presidenti Nishani.      “Një thënie e vjetër thotë: ‘Liria punon…’.  Dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë për ta shijuar lirinë, për ta bërë të punojë në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie apo feje. Ne jemi të gjithë bashkë për të përballuar sfidat dhe gëzuar sukseset e së ardhmes, sepse kemi të njëjtin destinacion dhe të njëjtën aspiratë, të bashkohemi në familjen evropiane, ku liria ka dimensionet më të mëdha dhe e ardhmja është më e begatë. Por, gjithçka me punë dhe përkushtim. Ne do t`ia dalim, sepse kemi dëshmuar se dijmë të luftojmë, të punojmë dhe të fitojmë. Gëzuar lirinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, përfundon mesazhi i urimit të Presidentit Nishani./e.ç/. /a.g/

KACIN: BE DO TË VIJOJË MBËSHTETJEN PËR KONSOLIDIMIN E INSTITUCIONEVE NË KOSOVË

10/09/2012

KACIN: BE DO TË VIJOJË MBËSHTETJEN PËR KONSOLIDIMIN E INSTITUCIONEVE NË KOSOVË     PRISHTINË, 10 Shtator/ATSH-B. Jashari/.- “Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës ёshtё gjithashtu një moment kur duhet kujtuar sa rrugё duhet tё kaloj akoma Kosova pёr konsolidimin e vёrtetё tё sundimit tё ligjit”, tha sot, Zёvendёskryesuesi i Delegacionit tё Parlamentit Evropian pёr Evropёn Juglindore, Jelko Kacin.      “EULEX-i dhe KFOR-i mbeten nё terren pёr të ndihmuar institucionet nё Prishtinё, por pёrgjegjёsia e Qeverisё sё Kosovёs nё zbatimin e sundimit tё ligjit rritet edhe mё shumё sesa nё periudhёn e kaluar”, vijon deklarata për shtyp e zyrtarit të lartë europian.     Kacin u shpreh se “tё drejtat e njeriut duhet tё garantohen për tё gjithё qytetarët e Kosovёs, sidomos për  komunitetet pakicё dhe serbёt e kthyer”.     “Liderёt kosovar duhet tё tregojnë pjekuri politike dhe pёrgjegjёsi duke u pёrpjekur mё shumё t’i afrohen komunitetit serb nё veri tё Kosovёs. Prishtina, sikurse deri mё tani, do tё ketё mbёshtetje tё fuqishme tё institucioneve tё BE-sё pёr tё vazhduar me reformat evropiane, fuqizimin e pavarёsisë institucionale dhe politikёn e marrёdhёnieve tё fqinjёsisë së mirë. Rritja ekonomike dhe vendet e reja tё punёs varen direkt nga suksesi nё kёtё fushё. Para Serbisë dhe Kosovёs tani shihen sfida të reja tё cilat kёrkojnë qёndrime pro-aktive me shikim nё tё ardhmen evropiane, dhe jo nё konfliktet e tё kaluarёs”, tha ai./m.m/

KOSOVË/ KUVENDI ZHVILLON SEANCËN E PARË NË PAVARËSINË E PLOTË TË VENDIT

10/09/2012

KOSOVË/ KUVENDI ZHVILLON SEANCËN E PARË NË PAVARËSINË E PLOTË TË VENDIT

PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë speciale – solemne, të parën në pavarësinë e plotë të vendit, menjëherë pasi Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli sot në Prishtinë, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.      Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se, “sot është një ditë e shënuar për Kosovën”. “Me përmbylljen me sukses të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë, që është sukses i yni i përbashkët, Kosova tregon se institucionet dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm t’i kryejnë të gjitha detyrimet në funksionimin e shtetit”, tha Jahjaga.     “Ne sot jemi shoqëri e njerëzve të lirë, vend i shanseve dhe mundësive të barabarta, jemi shtet qytetar në të cilin të gjithë njerëzit pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, racore, gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat në mënyrë të barabartë”, vijoi ajo.     Presidentja e Kosovës siguroi se, “do të dialogohet me qytetarët në tre komunat në veri të territorit të Kosovës duke arritur mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve dhe qeverisja në nivel komunal do të jetë e suksesshme edhe në këtë pjesë të territorit, duke iu mundësuar qytetarëve që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre legjitimë, që do të përfaqësojnë interesat e tyre”.     “Kontribut për paqen dhe stabilitetin dhe për normalizimin dhe relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve ne shohim edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ne e kemi shprehur përkushtimin tonë që të zhvillojmë marrëdhënie si dy shtete sovrane dhe të pavarura. E respektojmë dhe e mirëpresim si tejet të nevojshme ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces, sidomos në dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy vendeve tona”, tha ajo.     Jahjaga u shpreh se ‘Kosova po bënë reforma të thella në të gjitha fushat, përfshirë edhe ato në administratë, për të arritur standarde dhe për ta përafruar vendin me BE-në”. /m.m/

OBAMA: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË, ARRITJE MADHORE PËR KOSOVËN

10/09/2012

OBAMA: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË, ARRITJE MADHORE PËR KOSOVËN

PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama përshëndeti sot, vendimin për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.      Përmes një deklarate për shtyp të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Presidenti Obama vlerëson se “pas gati katër viteve e gjysmë, përmbushja e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është një arritje madhore për gjithë qytetarët e Kosovës”.     “Mirëpres dhe përkrah fuqishëm lajmërimin e sotëm nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues se mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar. Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë që është karakteristike për popullin e saj, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e arritjeve të pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumetnik, përfshirës, dhe demokratik”, thuhet në këtë deklaratë.     Presidenti i SHBA-së thekson se, “ka ende punë për të bërë tani që udhëheqësit e Kosovës marrin përgjegjësi të plotë për të siguruar se parimet e mishëruara në deklaratën e pavarësisë dhe në Kushtetutë do të plotësohen për çdo qytetar”.      “Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet konstruktivisht me fqinjët e saj dhe të punojë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, posaçërisht ato me Serbinë. Bërja e kësaj do të përforcojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe do të shërbejë për promovimin e stabilitetit nga i cili varen perspektivat Euroatlantike të rajonit. Në emër të popullit amerikan e uroj qeverinë, parlamentin, dhe popullin e Kosovës në këtë moment historik, në të cilin Kosova bën edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit të saj të drejtë në një Evropë të lirë, të tërë, dhe paqësore”, përfundon deklarata e Presidentit Obama. /m.m/

PRISHTINË/ MINISTRI I JASHTËM GJERMAN, WESTERWELLE MIRËPRET SOVRANITETIN E PLOTË PËR KOSOVËN

10/09/2012

PRISHTINË/ MINISTRI I JASHTËM GJERMAN, WESTERWELLE MIRËPRET SOVRANITETIN E PLOTË PËR KOSOVËN      PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Ministri Federal për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Guido Westerwelle deklaroi në Berlin se “fakti që sot merr fund mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës është një hapi rëndësishëm për Kosovën dhe një sukses i përpjekjeve ndërkombëtare”.      “Kosova ka përmbushur kërkesat rrënjësore demokratike dhe ka arritur progres në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave. Qeveria Federale do të mbështes fuqimisht Kosovën edhe në të ardhmen nëprocesin e konsolidimit të shtetit. Prioritet mbetet procesi i mëtejshëm i afrimit të Kosovës me BE-në dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kovosës, përfshirë edhe stabilitetin e qëndrueshëm tëgjendjes në veri të Kosovës”, thuhet në një njoftim të publikuar nga ambasada gjermane në Kosovë.     Westerwelle vlerëson se, propozimi i bërë me mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, i Presidentit finlandez Martti Ahtisaari, ka ndërlidhur të drejtat e autonomisë së gjerë të komunave serbe në Kosovë me mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.      Sipas tij “përkufizimet e Planit të Ahtisaari-t rregullojnë posaçërisht çështjen e mbrojtjes së të drejtave të pakicave jo-shqiptare, forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe mbrojtjen e monumenteve ortodokse serbe.     Me përfundimin formal të mbikëqyrjes së pavarësisë do të shpërbëhet edhe Zyra e Përfaqësuesit Civil, Pieter Feith, në Kosovë./m.m/

PRISHTINË/ THAÇI: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS, SUKSES HISTORIK

10/09/2012

PRISHTINË/ THAÇI: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS, SUKSES HISTORIK

     PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.- Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar, tha Piter Feith për mediat, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar në Prishtinë.      Në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Feith tha se, vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar tashmë do t’i bëhet i ditur zyrtarisht Kuvendit të Kosovës.      “Erdhi momenti të deklarojmë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë”, tha Thaçi, duke vlerësuar suksesin historik të Kosovës.     Pasi të përfundojë konferenca për shtyp do të mbahet një seancë speciale – solemne në Parlamentin e Kosovës, me fjalime nga Presidentja Jahjaga, Kryeministri Thaçi, Zëvendëskancelarin/Ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, si dhe nga udhëheqësit e ndërmjetësuesit e negociatave drejt pavarësisë së Kosovës, Ahtisaari, Wisner e Ischinger./m.m/

JAHJAGA: KOSOVA HAP SOT NJË KAPITULL TË RI NË MARRËDHËNIET ME VENDET E TJERA

10/09/2012

JAHJAGA: KOSOVA HAP SOT NJË KAPITULL TË RI NË MARRËDHËNIET ME VENDET E TJERA– Presidentja Jahjaga takon Sekretarin e Shtetit në MPJ-në e Hungarisë, Zsolt Nemeth –

     PRISHTINË, 10 Shtator/ATSH-B. Jashari/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Sekretarin e Shtetit në MPJ-në e Hungarisë, Zsolt Nemeth.     Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova për 13 vjet rresht ka promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon, duke pasur parasysh gjithnjë se vizioni i saj për të ardhmen është integrimi në BE dhe në NATO.      Në këtë kuadër, Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Hungarisë për zhvillimet në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të ndihmës dhe përkushtimit të këtij vendi mik, që Kosova sa më parë të plotësojë të gjitha kriteret demokratike për integrim në familjen evropiane, bazuar në përvojat dhe ekspertizën hungareze.     Presidentja Jahjaga theksoi se nga dita e sotme, Kosova po hap një kapitull të ri të ndërtimit të marrëdhënieve me të gjitha shtetet dhe është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha konventave, marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare.     Sekretari i shtetit në MPJ të Hungarisë, Zsolt Nemeth, përgëzoi presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për arritjet në Kosovë, dhe për realizimin e ëndrrës të shumë gjeneratave, që Kosova të jetë shtet plotësisht i pavarur dhe demokratik. /m.m/

GRUPI DREJTUES NDËRKOMBËTAR SHPALL PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

10/09/2012

GRUPI DREJTUES NDËRKOMBËTAR SHPALL PËRFUNDIMIN E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

     PRISHTINË, 10 Shtator/ATSH-B. Jashari/.- Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli sot, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë.     Ky vendim erdhi pas konstatimit më 2 korrik 2012 se, Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe se, në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës.     Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012.      Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit.  /m.m/

KOSOVË/ MARTI AHTISAARI MBËRRIN NË PRISHTINË

10/09/2012

KOSOVË/ MARTI AHTISAARI MBËRRIN NË PRISHTINË 

     PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Presidenti Marti Ahtisaari, kreyenegociatori e kryendërmjetësi ndërkombëtar drejt pavarësisë, e personalitete të tjera të larta, mbërritën pak më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , ku u priten me ceremoni shtetërore edhe nga Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.       Në këtë ditë të rëndësishme dhe historike të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, mirëseardhje në Aeroportin e kryeqytetit kosovar uroi ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj./S.S./

PRISHTINË/ THAÇI FALËNDERON JAPONINË NË DITËN E PËRFUNDIMIT TË MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË KOSOVËS

10/09/2012

PRISHTINË/ THAÇI FALËNDERON JAPONINË NË DITËN E PËRFUNDIMIT TË MBIKËQYRJES NDËRKOMBËTARE TË KOSOVËS 

 -Kryeministri  Thaçi priti sot në një takim Nënkryetarin për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada-

PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim Nënkryetarin për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada, në një takim ku u bisedua për aktualitetin politik në Kosovë, për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë dhe për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.      Me këtë rast, Kryeministri Thaçi, sipas zyrës së tij, ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kosovës dhe Japonisë dhe ka potencuar vlerat e përbashkëta që këto dy shtete i ndajnë.     Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi falëndroi z.Hamada për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës, që nga periudha e pasluftës  deri në ditët e sotme.      Në këtë kuadër, Kryeministri shprehu mirënjohjen e Republikës së Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Japonia, njohje kjo ndër të parat për shtetin e ri të Kosovës.      “Sot me prezencën e tij, z. Hamada po e nderon Kosovën në ditën e rëndësishme dhe historike të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë”, u shpreh Thaçi.      Nga ana e tij, Nënkryetari për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë,  Kazuyuki Hamada, shprehu gëzimin e tij, që gjendet sot në Kosovë në këtë ditë historike të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.      Duke ritheksuar që mbështetja e Japonisë për Kosovën nuk do të mungojë, por vetëm do të thellohet më tej, z.Hamada shtoi se Japonia e konsideron Kosovën një shtet shumë të rëndesishëm në kontekstin rajonal.     Nënkryetari për çështje të Jashtme të Parlamentit të Japonisë, Kazuyuki Hamada, siguroi kryeministrin Thaçi se ndihma financiare dhe ajo zhvillimore nga ana e Japonisë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen./s.s./     

THAÇI: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË, NGJARJE E MADHE PËR KOSOVËN

10/09/2012

THAÇI: PËRFUNDIMI I MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË, NGJARJE E MADHE PËR KOSOVËN     PRISHTINE, 10 Shtator/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot se “përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë është një ngjarje e madhe për popullin e Kosovës”.     Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, Thaçi tha se “Kosova po ecën përpara në procesin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”.      “Ne diskutuam me ambasadorin Reeker për progresin e arritur në Kosovë, për ngjarjen madhore për qytetarët e vendit, për rrugëtimin e përbashkët për implementimin e plotë të pakos së Marti Atisarit, për përkushtimin tonë për shtirjen e autoritetit në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi Thaçi.     Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në Kosovë ditën e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, tha se “përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është ditë historike, është një kapitulli i ri, një shans i ri dhe një mundësi e re”.      “SHBA është partner i Kosovës dhe jemi krenarë për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën, ekonominë e saj si dhe do ta ndihmojm atë për tërheqjen e investimeve, si dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”,  theksoi Reeker, duke shtuar se Kosova ka të ardhme në BE./vijon/ /k.s/s.s./PASQYRA E SHTYPIT TË KOSOVËS

10/09/2012

PASQYRA E SHTYPIT TË KOSOVËS  PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

“Koha Ditore”

KOSOVËS SOT I HIQET MBIKËQYRJA

Ky vendim do të merret pas një mbledhjeje në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, rreth orës 15:00, që do ta mbajë grupi që përbëhet nga njëzet e tre shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Tituj të tjerë:

Abdixhiku: Duhet dialog i pastër ekonomik Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e FMN-së

 “Express”

PARADOKSET E ALBINIT

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar gjithmonë fuqinë vendimmarrëse të ndërkombëtarëve në Kosovë. Por sot, kur shënohet mbyllja e Zyrës së ICO-së – institucion ky që kishte fuqi madje edhe për shpërndarjen e Parlamentit – partia e Albin Kurtit duket se do ta refuzojë pjesëmarrjen në seancën parlamentare dhe festimet që do të mbahen për shënimin e kësaj dite. Për analistët politikë, veprimet e partisë së Kurtit janë të palogjikshme.

Tituj të tjerë: Ora e Ritës – Rita Ora erdhi në Prishtinë për të xhiruar spotin e këngës së saj “Radioactive” dhe për t’i bërë një nder qytetit të saj të lindjes. Brenda pak ditësh, simpatizuesit e saj anekënd globit do të shohin pamje të bukura nga vendi i europianëve të rinj – përfaqësuesja më e denjë e të cilëve është vetë Rita Ora.

Sezoni i interpelancave – Lidhja Demokratike planifikon të thërrasë në interpelancë Kryeministrin Hashim Thaçi për moszbatimin e Marrëveshjes së Prillit. Në interpelancë pritet të thirren edhe ministrat Enver Hoxhaj dhe Bajram Rexhepi.   “Zëri”

S’KA VEND PËR FESTË

Kosova po përmbyll procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, por që në të ardhmen e presin sfida të mëdha në rrugën e shtetndërtimit dhe shtrirjen e sovranitetin në pjesën matanë lumit Ibër.

Tituj të tjerë:

Editoriali – 10 shtatori 2012!

Thaçi e “përqafon” idenë e Limajt

“Bota Sot”

EDHE PAS PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR, PAVARËSIA E KONTROLLUAR

Tituj të tjerë: Jahjaga: Kosova e gatshme t’i marrë të gjitha përgjegjësitë

Çmimi “Hasan Prishtina” i jepet ambasadorit WisnerPër Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës punojnë edhe disa serbë!“Epoka e Re”

KOSOVA NIS EPOKË TË RE

Tituj të tjerë:

Jahjaga: Çast historik për Kosovën

10 shtatori, kapitull i ri për shtetin e Kosovës

Zgjidhja për veriun s’do ta kënaqë asnjërën palë

“Kosova Sot”

FEJT: THAÇI NGANJËHERË I MERRTE ME REZERVA KËSHILLAT E MIA

Tituj të tjerë: Editoriali – 10 shtatori

Vendimmarrja, në duart e kosovarëve

Kthimi në tokën e të parëve

 “Tribuna shqiptare”

E MBYLLIN ME FAQE TË BARDHË!

Tituj të tjerë:

Edhe nëse ikë Jahjaga, dështojnë ndryshimet kushtetuese! – Këshilltari i Presidentes, Ramush Tahiri

Kurti-Ahtisaarit: Na keni marrë n’qafë! “Lajm”

SOT FUNDI I MBIKËQYRJES

Tituj të tjerë:

Po shtohen kundërshtarët e presidentes

Kurti kritikon nobelistin Marti Ahtisaari/s.s./

KOSOVA SOT, NË DITËN MË TË RËNDËSISHME PAS 17 SHKURTIT 2008 TË SHPALLJES SË PAVARËSISË

10/09/2012

KOSOVA SOT, NË DITËN MË TË RËNDËSISHME PAS 17 SHKURTIT 2008 TË SHPALLJES SË PAVARËSISË 

     PRISHTINË, 10 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.- Dita e sotme e Kosovës, e 10 shtatorit 2012, e vlerësuar më e rëndësishmja pas 17 shkurtit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, hyn po ashtu në histori me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, pas miratimit të premten në Kuvend të ndyshimeve kushtetuese drejt pavarësisë së plotë.     Mëse 35 delegacione shtetërore të niveleve të larta, nga rajoni dhe bota, mes tyre delegacioni i Shqipërisë, në krye me Kryeministrin Sali Berisha, është paralajmëruar të mbërrijnë në Prishtinë.     Presidenti Marti Ahtisaari, kreyenegociatori e kryendërmjetësi ndërkombëtar drejt pavarësisë, e personalitete të tjera të larta, mysafirët e nderit, sot paradite në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do priten me ceremoni shtetërore edhe nga Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.     Në ambientet e Qeverisë së Kosovës, do mbahet mbledhja e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe pas vendimit të tij për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur pasdite do mbahet një konferencë për shtyp e Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, dhe, menjëherë pas kësaj do mbahet seancë  solemne  në Parlamentin e Kosovës.     Sot do ketë edhe veprimtri të tjera, ndërsa ngjarje qendrore të martën do jetë konferenca ndërkombëtare “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, ku do paraqiten personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare.  Në mbrëmjen e ditës së parë të plotë në pavarësinë pa mbikëqyrje do të festohet me një koncert publik nga grupet jazz dhe rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina në sheshin kryesor “Nëna Tereza”, pranë sheshit të pavarësisë “Ibrahim Rugova”, në ndërtim,  të kryeqytetit të shtetit të ri evropian./s.s./

Pirro Prifti: Jemi me Izraelin, por Palestina ka të drejtë !

3

Banorë të Gazas, duke kërkuar ujë…

Nga: Pirro Prifti, Tiranë 

Nga data  7 tetor 2023 ekstremistët e HAMAS që kanë rezidencat në Bregun Perëndimor të Rripit të Gazës ndërmorën një sulm masiv me afro 5000 raketa në disa qytete e fshatra në jug të Izraelit. Si pasojë e këtij sulmi vetëm ditën e parë, dt 7 tetor, u vranë 70 izraelitë dhe u plagosen afro 800 të tjerë. Luftëtarët e HAMAS-it u futën në brendësi të Izraelit dhe morën në kontroll disa qytete e lagje të veçanta. Rrëmbyen mjete luftarake, kryesisht makina e tanke dhe shumë pengje. Deri  me diten e sotma janë vrarë në të dy palët mbi 3.000 vetë, dhe janë plagosur e dëmtuar me mijra veta kryesisht nga popullsia palestineze.  

Lufta ka tendencën të ashpërsohet edhe ndoshta mund të futet në rrugën e një lufte të gjatë midis dy palëve. Faji sigurisht për momentin bie mbi ekstremistët e HAMASIT dhe jo direct mbi `ekstremistët` Palestinëzë, sepse ata janë nën komandën e qeverisë së Abas që qëndrojnë në bregun perëndimor të lumit Jordan  dhe poluftojnë për të krijuar një shtet palesinez. Hamas kërkon lirimin e 4500 të burgosurve palestinesë dhe pretendon se do të vrasë cdo izraelit që ka marrë peng  nëse Izraeli vazhdon të prishë ndërtesat dhe të largojë palestinezët nga vëndi. 

Pak Histori. 

Pavarësia e shtetit u deklarua më 15 nëntor 1988 nga Organizata Çlirimtare e Palestinës (PLO) dhe është njohur nga 138 vende të OKB-së. Himni kombëtar i Palestinës është Fida’i. Palestina ka një popullsi prej 5,051,953 që nga shkurti 2020, renditur e 121-të në botë. 

Bazuar në këtë ide, lindi lëvizja sioniste, themeluesi zyrtar i së cilës është Theodor Herzl në 1897. Lëvizja mori emrin e malit Sion, në të cilin ndodhej tempulli i Jeruzalemit dhe kishte si qëllim bashkimin e hebrenjve në diasporë dhe kthimin e tyre në tokën mitike të Izraelit. dokumenti i parë zyrtar shtetëror që bën thirrje për themelimin e Izraelit u krijua tridhjetë vjet më parë dhe u lëshua nga Britania e Madhe. Bëhet fjalë për Deklaratën e Balfourit, botuar më 2 nëntor 1917. Me vetëm 117 fjalë, aspiratat e hebrenjve për krijimin e një shtëpie kombëtare të hebrenjve në Palestinë mbështeten qartë. 

 Numri i hebrenjve në Palestinë u rrit nga 11 përqind në 1922 në 30 përqind në 1942. Në vitin 1947, me një rezolutë të OKB-së, territori i Palestinës u nda në shtete arabe dhe hebreje me Jeruzalemin që do të ishte nën administrimin ndërkombëtar. 

Më 15 shkurt 1944, Mikhoels, Feffer dhe Shakne Epshtein, në një letër të redaktuar nga Solomon Lozovsky, i dërguan një udhëheqës udhëheqësit sovjetik Joseph Stalin, duke kërkuar që ai të krijonte një Republikë Socialiste Sovjetike Çifute në gadishullin e Krimesë.. Stalini pranoi por cifutet nuk ranë dakort (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Jeëish_autonomy_in_Crimea#:~:text=On%2015%20February%201944%2C%20Mikhoels,Republic%20in%20the%20Crimean%20peninsula.). 

Më 14 maj 1948, një ditë para skadimit të mandatit britanik, David Ben-Gurion, kreu i Agjencisë Hebraike, deklaroi “krijimin e një shteti hebre në Eretz-Izrael, të njohur si Shteti i Izraelit”.[20][21] E vetmja referencë në tekstin e Deklaratës për kufijtë e shtetit të ri është përdorimi i termit Eretz-Israel (“Toka e Izraelit”).[22] Të nesërmen, ushtritë e katër vendeve arabe Egjipti, Siria, Transjordania dhe Iraku- hynë në pjesë të asaj që kishte qenë Palestina e Detyrueshme Britanike, duke nisur Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948. Jemeni, Maroku, Arabia Saudite dhe Sudani iu bashkuan luftës. Pas një viti luftimesh, u shpall një armëpushim dhe u vendosën kufijtë e përkohshëm, të njohur si Vija e Gjelbër.[31] Jordania aneksoi atë që u bë e njohur si Bregu Perëndimor, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe Egjipti pushtoi Rripin e Gazë. Sipërfaqja e përgjithshme sipas ligjit izraelit, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë e Golanit, është 22,072 kilometra katrorë (8,522 mi katrorë),[40] dhe sipërfaqja e përgjithshme nën kontrollin izraelit, duke përfshirë territorin e kontrolluar nga ushtria dhe pjesërisht të qeverisur nga palestinezët në Bregun Perëndimor, është 27,799 kilometra katrorë (10,733 mi katrorë). 

Sipas vlerësimeve të OKB-së, pas Luftës Gjashtë-ditore te vitit 1967, 711,000 palestinezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa 600,000 hebrenj nga vendet arabe emigruan në Izrael. 

Dy milionë palestinezë jetojnë atje, ose gati 6,000 banorë për kilometër katror, ​​duke e bërë atë një nga vendet më të dendura të populluara në botë. Territori u pushtua nga Izraeli pas luftës arabo-izraelite të vitit 1967, pas së cilës Gaza u bë “burgu më i madh në botë”. 

Në vitin 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan pozicionet izraelite përgjatë Kanalit të Suezit dhe Lartësive të Golanit, duke filluar Luftën e Yom Kipurit. Izraeli i zmbrapsi të dyja ushtritë brenda tre javësh. 

Shteti hebre e rriti bllokadën e tij në qershor 2007, kur Hamasi rrëzoi Autoritetin Palestinez të Mahmud Abbas nga Gaza. E vetmja dalje nga Gaza që nuk është nën kontrollin e Izraelit është pika kufitare Rafah me Egjiptin.  

Zgjidhja me dy shtete, vendbanimet izraelite, statusi i Jerusalemit dhe refugjatët janë në thelb të konfliktit. Zgjidhja me dy shtete – një marrëveshje që do ta krijonte një shtet për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, përkrah Izraelit. 

Hamasi kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe zotohet se do ta shkatërrojë Izraelin. Izraeli ka thënë se një shtet palestinez duhet të çmilitarizohet në mënyrë që të mos jetë kërcënim për Izraelin. 

Përpjekjet për paqe kanë ngecur që nga viti 2014, kur bisedimet dështuan mes izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington të SHBA-së. 

Palestinezët më vonë bojkotuan marrëdhëniet me administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi ajo përmbysi politikën disadekadëshe të SHBA-së duke refuzuar ta miratojë zgjidhjen me dy shtete – formula e paqes që parashikon krijimin e një shteti palestinez në territorin që Izraeli e pushtoi më 1967. 

Analiza. 

Konflikti Izrael Palestineë është I ndërlikuar, sepse Izraeli u krijua në një tokë ku jetojnë palestinezët sigurisht me marëveshje, por Izraelitet duke patur frike se mos dëmtohen nga arabët, refuzojnë të ndërtjonë një dy shtet Izraelito-Palestinez për disa shkaqe; 

-Shumë shtete arabe dhe Irani nuk e njohin shtetin e Izraelit dhe gjithmonë kërkojnë të luftojën kundër tij, 

-Palestinezët kërkojnë kryequtet Jeruzalemin Lindor, pro Izraelitet  e kanë hedhur poshtë këtë opsion 

-Xhamia Al Aksa një xhami e ndërtuar mbi tempullin e Solominit është mollë sherri midis dy besimeve 

-Kërkesa për ta bërë Jeruzalemin një qytet ndërkombëtar, pra të asnjërit nga izraelitët dhe arabët si qytet -origjinë e tre feve kryesore cifute-kristiane dhe islame nuk është pranuar nga izraeli. 

-Frika nga ekstremizmi arab dhe fetar si Hamas e ka shtyrë Izraelin të marrë masa jo vetëm ndaj ekstremistëve por ka marrëë masa ekstreme ndaj gjithë popullit palestinez. 

 Së fundmi Urdhri radikalist i Netanjahut për të larguar 1.1 milion palestinezë nga Gaza, dhe praktikisht janë larguar 425 mijë , mbetet një urdhër genocidues ndaj popullatës palestinëze dhe pavarësisht retorikës, ngjan si dy pika uji me masakrën e Milloshevicit në 1999, kur largoi  rreth 500.000 shqiptarë nga Kosova. 

 Kjo nuk e nderon aspak shtetin e Izraelit pavarësisht justifikimeve të tij dhe armarosjes modern që ka kundër një populli të pafajshëm. Shumë udhëheqës botërorë, përfshi dhe Papën kërkojnë paqe dhe marëveshje për të shsmangur më të keqen. Sipas faqes amerikane të lajmeve Axios, e cila ka cituar dy burime diplomatike të paidentifikuara, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka përjellë mesazhin e vendit të tij gjatë një takimi në Bejrut me Tor Ëennesland, koordinatorin special të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.  Hosein Amir-Abdollahian ka thënë gjithashtu se Irani nuk dëshiron që konflikti të kthehet në një luftë rajonale dhe se mund të ndihmojë në lirimin e izraelitëve të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza por se vendi i tij ka “vija të kuqe” dhe i ka thënë të dërguarit të OKB-së se nëse sulmet e Izraelit vazhdojnë dhe veçanërisht nëse fillon një sulm tokësor në Gaza, Irani “do të duhet të përgjigjet”(Irani paralajmëron Izraelin rreth situatës në Gaza – Bota (gazetatema.net).  

Kujtojmë Moshe Dayan general i famshëm izraelit i cili ka thënë se: “Ne qofte se deshironi paqe, nuk duhet  te flisni me miqte tuaj. Ju duhet te flisni me armiqte”. 

 Dënojmë veprimet e tmerrshme të Hamasit, por… populli palestinez nuk ka faj. Kerkon të drejtat e veta.   

priftipirro2017@gmail.com