Kreu Blog Faqe 954

19 Tetor 2023, dita kur u lumturua Nëna Tereze; Presidenti historik Rugova pati thënë se kjo është Ditë e madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar

-Para 20 viteve, 19 Tetorin 2003 të lumturimit të Nënës Terezes, në Vatikan, nga Papa Gjon Pali i dytë, Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e vlerësonte ditë historike për shqiptarët dhe botën/

-Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës takohet për hërë të parë e të vetme me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen në Aeroportin e Romës/

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 19 Tetor 2023/  Para 20 vitesh, më 19 Tetor 2003, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Vatikan, mori pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova-Prizreni, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i dytë ka lumturuar Nënë Terezën.

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti historik Rugova, pas kthimit nga pjesëmarrja në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, e vlerësoi këtë akt si ditë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar.

 “Po kthehem nga Roma, ku ishim në ditën e beatifikimit të Nënës Tereze, që është një ditë e madhe për Kosovën, për popullin shqiptar.

Forhåndsvisning av bilde

 Mund të themi se është një ditë historike dhe një ditë e madhe për gjithë botën, sepse ajo është Nënë shqiptare dhe poashtu Nënë e gjithë botës”, theksoi Presidenti Rugova në një deklaratë para mediave në Aeroportin e Prishtinës, në 22 Tetor 2003.

Gjithashtu Presidenti Rugova shprehu kënaqësinë që në ceremoninë e lumturimit të Nënës Tereze morën pjesë me mijëra shqiptarë nga Kosova, viset shqiptare dhe nga bota.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Presidenti Rugova falenderonte Papa Gjon Pali II për lumturimin e Nënës Tereze dhe organizimin e ceremonisë madhështore që hapi rrugën për shenjtërimin e Nënës Tereze.

Në 17 Tetor 2003, para ceremonisë së lumturimit, Vatikani publikoi një biografi të Nënës Tereze. Teksti fillonte pikërisht me një deklarim të Nënë Tërezes në vitin 1995, ku ajo theksonte prejardhjen dhe besimin e saj me këto fjalë: “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit”.

Forhåndsvisning av bilde

 Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai.

Forhåndsvisning av bilde

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet për hërë të parë e të vetme me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

Forhåndsvisning av bilde

 “Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…

Forhåndsvisning av bilde

Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Forhåndsvisning av bilde

Nga krematoriumi mbi shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit e deri tek kampi i Bllacës

Akademik Prof Dr Hakif Bjarami 

-KË E AKUZOJNË PLAGËT E SHQIPTARËVE DHE KUSH I NXITI 1836-1999 

Si t` i kujtojmë plagët tona dhe kush po na “imponon” që t` i plasojmë në frigorifer, është pyetje e pyetjeve sot. E vërteta, tërë një popull më 1999 ishte kthyer në kamp përqëndrimi, prandaj BLLACA ishte vetëm një pjesë e atij kampi që quhet Kosovë.  

1.Programet fashiste serbiane që prodhuan mizori shekullore 

Tragjedia shqiptare e përjetuar në Bllacë më 1999, është plagë që sot mendon, flet dhe akuzon Serbinë  fashiste e stërmbushur me krimnel të pandëshkuar. Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë I kishte të gjitha programet për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të dali në pjesën Jugore të Adriatkut. Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e vizatojnë progarmet që e nxitën tragjedinë shqiptare:  

1.Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi svi i svuda) 1836; 

2.Ilija Garashanin, Naçertania 1844; 

3,P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881; 

  1. Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885;
  2. Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do istrage vase ili nase) 1902;
  3. Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910; 

7.Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910; 

  1. Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  2. Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
  3. Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje Severne Albanije);

 11.Zgjërimi territorial I Serbisë (Teritorialno sirenje  Srbije) 1913 I 1919; 

  1. Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar  (Arbanski problem) 1920;
  2. Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje Aranuta) 1937;

 14.Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi  (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938; 

 15.Ivo Andriq,Ndarja e Shqipërisë  ( Podela Albanie) 1939; 

  1. Stevan Moleviq,Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941; 
  2. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942;
  3. Vasa Çubriloviq,Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944;

19, J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953; 

  1. Draza Markoviq , Libri I Klatërt (Plava kniga) 1976;
  2. Paltforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;

 22.Memorandumi I Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;  

23,Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba I Crnogoraca sa Kosova I povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej-hb);  

24.Kolonizmi I katërt I Kosovës ( Çetverta kolonizaia Kosova) 1988-1994;  

  1. S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse “PATKOI” (Koridori istrebljenja) 1995/6. Këto programe në shkallëm me mekstreme fashiste, do të shpërthejnë si qelbi I ithatit në fund të shekullit XX, për ta shfarosur popullin shqiptar në Kosovë dhe për ta siellë në radhë Shqipërinë. Këto programe kanë synim ekstrem daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përmes tokave shqiptare. 

Në bazë të këtyre progarmeve kush ka sot të drejtë sërish të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga grigjat e kriminelëve Serbian, të çdo lloji. Këto progarme tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh, se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Sllovenët, Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet Shqiptarët. 

Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlit më 1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbiane nuk do të ndalen së punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë  1844 (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte një fotokopje e Pernadrisë mesjetare të Dushanit, i cli më 1346 u promovua si “Car Srba, Arbanasa I Bugra”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi S. Millosheviqi, të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë populli serbian sot, për të startuar një ditë në fqinjësi të mire me shqiptar, pse jo. Nga viti 1836, Kisha serbiane do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që do të ishte vetëm I serbianëve, duke I luftuar shqiptarët në rend të pare dhe pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, dhe të fillojë pastaj me bullgarët në fund. Dhe, me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin asnjë patron nga Fuqitë evropiane, militarizmi Serbian do të kujdeset që Shqiptarët t` i shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1877 e I trimëruar nga vendimet e Kongresit Berlinit-1878), dhe nepër etpa si do të veprojë nga viti 1913 e deri më 1999, duke e rritur “tirazhin” e krimeve, pa kursyer asgjë. 

Shpernguljet nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptar etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrale) në Anadolli 1950-1966  I depërtoi 415 000 shqiptarë, boshnjak dhe turq të deklaruar ; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky deportim është realizuar nepër tri vija largimi me dhunë:1. Pyka nga Mali I Zi;2. Pyka nga Shqipëria (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe 3, Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) për Maqedoni, që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerozre në Ballkan, nepër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. Këtë tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni, dhe çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe Mbretpria SKS  themloi kundër shqiptarëve më 1919 -1923 në: Nish, Leskofc dhe Nikshiq).  

Mizoritë nepër etapa i kanë drejtuar:1. Millan Obrenoviq më 1878; 2.Mekëmbsi Aleksander Karagjorhjeviq,3. Nikolla Pashiq,4. Kosta Peçanac,5. Punisha Raçiq, 6.Mihajlo Cerviq, 7.Toma Popoviq, 8.Millan Stojadinoviq  më 1919-1941), 9.A Rankoviq 1950-1966,10. S. Millosheviq 1989-1999. 

 Në fund të shek. XX-të, Lufta e drejtë e UÇK-ës ishte për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta Serbian ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar duke masjaruar civilë, duke bartur kufoma deri në Beograd për të humbur gjurmë, duke dhunaur femara, duke kriminalizuar kufirin shqiptaro shqiptar, krejtë me qellimin final, për ta hudhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999, në detin Adriatik. 

2.Bllaca ’99 ‘ Mathauzeni’ i mizorive Serbe ndaj shqiptarëve 

Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti I saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teoriek dhe praktike në një varg progarmesh të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinutet, që gjithëmonë të shfaroset I tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan Gjotgjeviq në Librin “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frengjisht, serbisht dhe gjermanisht do të shkruaj I bazuar në një varg progarmesh para tij se shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nepër shpella”. Këtij atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogel e shteteve evropiane I besoi më 1913, me faktin se “Aranutët” ( janë persona nuk largohen nga lufta) prandaj duhet shfarosur sikurse Petandorinë Osamne nga tërë Ballkani. Ja faktet: Shpernguljet e shqiptarëve nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrerale)  në Anadolli 1950-1966 I deprotoi me dhunë 415 000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar nga vitet 1949-9153; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës, më shumë se në çdo pushtet parafshist dhe fashist. Këtu duhet kërkuar palnin për GJENOCID të Serbisë për dekadën 23 mars 1989- 28 VI 1999.  

Dhe mu për shkakun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frigën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot (2023….) nuk do ta përseritë krimin po pati kushte dhe iu krijuan rrethnat politike . 

Ikja nga atdheu për të shpëtuar nga pasojat e luftës nuk mund të  konsiderohet gjenocid, sikur pretendon, Jahja Lluka - Radio Kosova e Lirë

3. Si u krijua Kampi i Bllacës më 1999 

Gjenocidin e karakterizon:1. Vrasja e pejsëtarëve të grupit; 2. Shkatrrimi dhe lëndimi trupor i antarëve të grupit; 3. Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës, me qëllim të shkatrrimit të plotë; 4. Imponimi i qëllimshëm i pengimit të lindjeve brenda grupit; 5. Brtëja me forcë i fëmijëve nga një grup në grupin tjetër; 6. Ndalimi i shkollimit me qëllim qëfëmijët të konvertohen duke ua ndryshuar rreligjionin dhe 7. Bartja e kufomave nga një vend në vendin tjetër, me qëllim që të humbën gjurmët e krimit. 

Në bazë të këtij konceptimi, gjenocidi mund të jetë: Teorik, Ideor dhe praktik. 

1.Gjenocidi teoirik, serbianët e krijuan duke shkruar: “ Shqiptarët janë rajë pa emër që banojnë në vend pa emër, pa histori, pa letërsi, pa gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi popullore, pa të gjitha ato atribite , që njeriun dhe fisin e bëjnë lloj njerëzor. Pra këta Gegë dhe Toskë, këta melez të tipareve të ndryshme antropologjik, kjo bandë e përçarë në pesëdhejtë dialekte, plotësisht e pakuptueshme ndër veti, bërtet dhe thret në anarki shterrëse. Një pjesë e tyre ka bisht  të kalit dhe pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Kur i kanë vizituar të huajt viset e tyre kanë konstatuar se gati të gjithë nuk dijnë se çka është krypa, çka është sheqeri”. (Këtë konstatim e kam zbuluar në Ditrain e Koça Popoviqit me titull: “Si nuk duhet trajtuar shqiptarët, për nevoja politike dhe diplomatike, Beograd 1953). Ndërsa shkrimet e lartëshënura i gjejmë në punimet parafashiste të shumë shovinistëve serbian ku prijnë: Dosutej Obradoviq, Vuk Karagjiq, Petar Njegosh, Ilia Grashanin, Millutin Garashnin, Historiani Sljepçeviq, Vlladan Gjorgjeviq, Nikolla Pashiq, Stojan Protiq, Prota Mateja Ndenmadoviq etj. 

Gjenocidi ideor, vizatohet sidomos në shkrimet e Vasa Qubrilloviqit. “Për më i shfarosë shqiptarët, duhet shfrytëzuar aparatin shtetëror përmes ligjeve , në mënyrë që t` u pamundësohet jeta shqiptarëve në shtetin tonë. E ato ligje duhet të lejojnë që ndaj shqiptarëve të zbatohen gjobat, arestimet, mveshja se po i shktrrojnë pyjet, duka ua lëshuar qentë, duke i angazhaur hangari, duke mos ua pranuar tapitë mbi pronën, duke ua ndaluar kullosat, duke i larguar nga çdo lloj administrate, duke ua rrënuar murret rreth shtëpive, duke ua ndaluar shitjën e bagëtive përmes veterinarëve se i kanë të smura, duka ua prishur varret, duke i detyruar fëmijët të bëjnë kryq, duke i aramtosë kolonistët, duka i lejuar kolonistët të shtijnë me armë kundër tyre dhe mos të përgjigjen fare, duke krijuar intriga në mes familjeve dhe fiseve, duke ua djegë kuartet nepër katunde dhe qytete e duke i kauzuar se djegja është bërë nga familja përkat[sisht fisi tjtër ashtu siç kemi vepruar më 1877 në Sanxhaun e Nishit”. Këto ide i gjejmë nepër dokumente dhe elborate nepër arkiva të Serbisë e që janë shkruar gjatë shekullit XIX dhe XX. Ja vetëm një shembull. Vetëm në fillim të shekullit XX kemi një porosi eklatante me titull: “Deri në shfarosjen e plotë të shqiptarëve ose tonën, lufta nuk duhet të ndalet”. 

3, Gjenocidi praktik zhvillohet nepër faza. Faza e parë 1877/78; Faza e dytë 1912-1914; Faza e tretë 1918-1941; Faza e katërt  1945-1966; Faza e pestë 1981-1993; Faza e gjashtë  1994-1999.   

Shembulli praktik i gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve pas vitit 1945 

Posa u çliruan nga nazifashizmi në viset shqiptare pushteti komunist i Jugosllavisë vëndosi diktaturë ushtrake më 8 shkurt 1945 sidomos në Kosovë. Nga kjo kohë e deri më 1953 do të përgstitët me kujdes tereni politik që të rifillojë shpërngulja e shqiptarëve në Turqi. Për këtë qëllim më 5 mars 1953 në Split do të nënshkruahet marrëveshja xhentelemene në mes Jugosllavisë dhe Turqisë për të u shpërngullë në Anadoll 415000 shqiptarë deri me largimin e A. rankoviqit nga pushteti më 1966. 

Shqiptarët e Kosovës, sidomos rinia studentore më 27 nëntor 1968 do të ngritën në demonstratë për avansimin e Kosovës në republikë. Lidhur më këtë më 10 dhjetor 1968 në Beograd do të shkojnë: Veli Deva, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli dhe Dushko Ristiq. Në Beograd do t` i pranojë J, B. Tito. Aty, në emër të delegacionit do i drejtohet Titos Veli Deva, duke theksuar, “kemi ardhë me një pyetje, a të ndermarrim burgime masive, pasi që organizatorët i kemi izololuar gati të gjithë”? Tito që aspironte për ta marrë çmimin Nobel për paqe do t` u drejtohet: Ju e dini se më 1967 është vrarë Martin Luteri për të drejta të njeriut; ju e dini se më 21 mars 1967 ua kam derguar Edurad Kardeli për t` ju pyet a jeni për Republikë të Kosovës. Në Brezovicë Kardelit i keni thënë se nuk jemi për Republikë. Tash qëndrimi i popullit dhe sidomos rinisë po dihet se është për Republikë. Ju e dini se si është vrarë Çe Gevara që është simbol i revolucioneve sot nepër glob. Ju e dini se në Francë ka pasë demonsgtrata, e demonstrata ka pasë edhe në Zagreb dhe Beograd. Askush prej këtyre republikave nuk ma ka shtruar pyetjen kështu kaq ulët sikurse ju. Mos po doni të më fyeni që neser me thënë na ka detyruar Tito ta burgosim rininë. E për Velin e di po ti Dushko ku punon? Dushko Ristiq, punoj në SPB. Tito: e morra me mend, se këta shqiptarët politikisht po ju shtijnë të rrahni e pastaj serbianët që janë të etshëm për dhunë ndaj të tjerëve, meqë nuk po rrahni “mjaftueshëm” pas Plenumit Brioneve (1966), po duan që mos ta harrojnë zanatin e Lekës (Rankoviqit). E pas këtyre fjalëve nuk më mbtetët asgjë vetëm se të ju them: Dilni përjashtë të gjithë”. 

 Më 1975 Mahmut Bakalli që e kishte zavenduar Veli Devën në postin e drejtuesit të LKJ në Kosovë, do të inskenojë burgimin e Adem Demaçit pa asnjë argument, krejtë sipas pazareve që i kishte bërë me Tihomir Vllashkalliqin në Beograd më 6 mars 1975. Ky fakt e kishte larguar autoritetin e Titos nga çdo pozicion se “është njeri i paqës dhe demokracisë, edhe pse hiqej si luftetar i të drejtave të njeriut dhe nacionaliteteve”. 

Nga viti 1981 e deri më 1999 terrori shtetëror ndaj shqiptarëve do të shndërrohet nder më të padurueshmit në Glob. Kosova, ç` është e verteta do të shndërrohet në një kamp perëqindrimi, për çla aty kah fillimi i vitit 1993 do të themelohet UÇK, e cila ngadal por sigurt më 1998/99 do të avansohet në ushtri që zhvillon luftë frontale kundër okupacionit serbian. 

Pas deshtimit të Konferencës së ndërkombëtare të Rambujes për Kosovën më 24 mars 1999 NATO do të ndermarr sulm ajror ndaj RFJ-ës në bazë të Rrezolutës 1160 të KS OKB nga 31 mars 1998 duke u mbështetur në Kaptinën VII të Kartës së OKB-ës. Bombardimet ndaj RFJ-ës do të fillojnë me 24 mars 1999. Në bombardime muarën pjesë këto shtete: 

SHBA me 731 avion ose 69, 1%; 

Franca me 84 avion ose 7, 9% 

Italia me 58 avion ose 5, 5 % 

Anglia me 39 avion ose 7, 7 % 

Gjermania me 33 avion ose 3, 1% 

Holanda me 22 avion ose 3, 1 % 

Turqia me 21 avion ose  3, 0 % 

Kanada me 18 avion ose 1, 7 % 

Belgjika me 14 avion ose 1, 3 % 

Danimarka me 8 avion ose 0, 8 % 

Spanja me 7 avion ose 0, 7 % 

Norvegjia me 6 avion ose 0, 6 % 

Hungrai me 4 avion ose 0, 4 % 

Portugalia me 3 avion ose 0, 3 %. Në përgjithësi në bombardime muarën pjesë 1058 avionë. Vetëm SHBA muarën pjesë me 731 avion ose 69, 1 %. Ndërsa shtetet tjera muarën pjesë me 327 avion ose 30, 9 %. (Burimi: Operacion Allied Force, Alter Deetion Report januar 31 2000, f.7). 

 Pushteti serbian e largon popullsinë shqiptare me program të aprovuar nga ushtria, kisha, partitë dhe qarqet masone të Vaselenës, të cilat planifikuan dhe organizuan kongres të Krishtërizmit në Beograd më 27 maj 1999. Ky tubim deshmtoi sepse disa kisha nuk u pajtuan me qellimet e Kishës Ortodokse Serbiane dhe Ruse në përgjithësi. 

Largimi masiv i shqiptarëve nga Kosova 

Largimi I shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e populsisë në Republikën fqinje  do të ishte shqiptare. Pjesa dermuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë Kosova për çdo ditë, drejtë Kaçanikut dhe Elez Hanit. Treni nuk hynte në Maqedoni por ndalej nja 500 metra large kufirit. Aty refugjatët kalonin nepër një kontroll vetëm me leternjohtim për të kaluar pstaj në Doganën Maqedone  ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afersi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e pare, në Stanokvec dhe në Kampin e dytë në Çegrean vëndosjen e caktonte policia dhe Kryqi I Kuq. Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe I pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rahatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qendrimi për deri në 12 qershor 1999. Thue se dihej deri kur do të kapitullojë Milloshi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftoftit, deshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosfere e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedone që ishin në lidhje me bandat ushtarke dhe policore serbiane. Megjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e oragnizatave bemires si :Kryqi I Kuq, Nëna Tereze, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto oragnizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elemtare të gjithë refuxhatëve pa dallim. 

4.Treni i tmerrit  Fushë Kosovë- Hani Elezit 

Treni I tmerrit si e quanin refugjatët nisej nga Fushë Kosova heret në mengjes. Deri në stacion të trenit refugjatët shkonin me autobus privat (disa kompani) e që pagunin nga 10 marka. Bileta në Fushë Kosovë nxirrej si udhtim I rendomt, pa asnjë fryrëje të çmimit. Me rastine instalimit të trenit në satcion, refugjatët e përlotur  ngarkoheshin të qetë për  nja 15 minuta. Pastaj treni I tmerrit nisej për Lipjan-Ferizaj-Kaçanik-Hani ELEZIT. Rrugës kishte refugjatë të rralë,të cilët shoqërohshin nga milicët me fytyrë banditësh, shumica nga Bosnja dhe Lika, por kishte edhe Serbian vendas. Pas nja pesë minuatve për çdo ditë (Mars-qershor 1999) treni nisje për Kaçanik, për t` u ndalur rrugës nja dy tri herë mos pale ndokush po zbret nga treni për t` u arratisur në male, pa e ditur se në tren ishin nga 15-20 milicë të armatosur me automatik dhe municion adekuat, plus ata që ishin si civilë. Me kohë plus minus të caktuar treni arrinte në stacionin e Elez Hanit, dhe aty duhej këmbë për ta kaluar të rrethuar nag milicia në të dy anët, deri te kufiri. Aty fillonte kontrolli rutinor I leternjohtimve, ose pa to fare. Nuk kishte malltretime sepse kishte edhe vezhgusesi I OSBE-s dhe UNHCR-it dhe Kryqit Kuq. Ka pasë raste kur leternjohtimet janë qkyer, sepse ata impnoheshin se po e lëshojnë me “vullnet” Kosovën. 

5. LARGIMI PËRMES AUTOSTRADES KOSOVË-BLLACË 

Largimi me maikna dhe traktor nga Kosova zhvillhej në dy drejtime: kah Kaçaniku dhe kah Rruga nepër Shar drejtë doganës në drejtim të Glloboçicës. Ata që drejtoheshin kah  Hani Elezit zakonisht veturat për kalim nuk iu lejoheshin refugjatëve fare. Ato u sekuestroheshin pa shkuar te kufiri dhe pastaj shkohej këmbë drejtë kufirit me Maqedoninë. 

6. DHE KOSOVË – Glloboçicë (Tetovë) 

Në veri të Kaçanikut një kahje e autostradës  drejtohet kah Glloboçica (kufiri Kosovë-Maqedoni) dhe pastaj kah Tetova. Këtë rrugë refugjatët do ta kalojnë me vetura dhe traktor e rimorkio me plot refugjatë. Afer Doganës në Glloboçicë për dy mauj e gjysmë në malet e Sharit, do të ndalen me mija refugjatë. Ata kohë pas kohe ishin të lejuar të kalojnë në Maqedoni individualisht, por kishte raste kur kishte kalime të rralla por ato ishin individuale. Lidhur me këtë diku rreth 10 majit 1999, do të ndalohet kalimi dhe një pjesë e refugjatëve serish do të kthehen në Kosovë. Kjo masë e refugjatëve për të dytën herë do të detyrohet të marr rrugën drejtë Maqedonisë me trenin e tmerrit nga Fushë Kosova, me që rast do të pësojë porfesori I njohur Fehmi Agani, sepse ishin hjkesuar nga dikush prej Prishtine!!! Hijeksia kishte ndodhur  duke i telefonuar një kryetari partie  në Maqedoni, se filani është në tren. Dhe kush garanton që telefonata nuk është inçizuar nga të dy anët (serbe e maqedone që bashkpunoni atëbotë). 

Ushqimi në këtë arterje ishte kryesisht I përgatitur nga refugjatët, të cilët për të dytën dhe të tretën herë ishin të detyruar ta largohen nga vendbanimet nga kecnimet e udbashëve me farmerka (zakionishtë ata ishin nga tre e i kateri ishte një officer që rrinte disa metra larg hyrjeve të kuartreve në vndbanime. Kërcnimet me shkorpionë dhe automatik vinin edhe nga paramilitarët, sigurimsat dhe ushtrakët që ishin me uniforma dhe mbanin grada. E verteta, deri në jug të Elez-hanit sin jë kamp I Luftës Dytë botërore ishte krijuar pra në Bllacë. Ndërsa, nja tri kolometra larg Glloboqicës ishte krijuar një kamp refugjatësh të cilët qëndronin për ditë të tëra në rrugë në malet e Sharit. Zakonisht flenin natën nepër makina. Lidhur me këtë, makinat ishin të parkuara në anën e djathtë të rrugës, ndërsa në anën e majtë, kohë pas kohe lëviznin mkiant ushtarake. Ata ushtrak ishin të merzitur dhe brutalisht duket se ishin serioz. Ata nuk e kanë ngacmuar askend në atë rrugë, na thane pas kthimit hallëgjinjët. Zakonisht nga një kasollë ,nja pesë kilometra largë Glloboqicës, ushtarët e kishin një stacionim. Nga ajo pikë ndrroheshin kohë pas kohe (çdo tri orë) në punktin tejtër afër kufirit ku kishte kontroll rigoroz të çdo kalimtari.  

Në të hyrë te Doganës në Glloboçicë, në rrugën automobilistike për çdo kohë ishte kolona a autombilave për nja pesë kilometra. Nja dy kilometra afër kufirit ishte një roje ushtarke ku seleksioneshin refugjatët. Kishte raste kur kalohej ndonjë i smurë rendë me maikinë, por këmbë zakonisht lejohej kalimi gati pa problem, sepse politika ishte te spastrimi i Kosovës.Nga pjesa tjeter e kufirit në Glloboçicë në Kampin e rrugës sillej ushqimi, zakonisht buk dhe disa konzerva të cilat vinin nga Kryqi I Kuq dhe Shoqata “El Hilal”, Nëna Tereze etj. 

7. KAMPI I STANKOVECIT dhe drama shqiptare 1999 

Pjesa dermuese e refugjatëve që kalonin nepër kufirin e Tabanofcit në Jug të Elez -hnit ndaleshin në Kampin special të Stankovecit, të cilin e kishte themeluar UNHCER-I dhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar. Në disa etapa aty ishin nga 25 deri në 35 000 refugjatë. Një pjesë e tyre pas një kohe do të largohen në të gjitha anët e botës, përmes aeroportit Shkupit. 

8.KAMPI I ÇEGRANIT dhe drama shqiptare 1999 

Edhe në një zallinë ku kishte xharpijë dhe egersira tjera, do të stacionohen refuxhatët shqiptarë. Aty ishin zakonisht nga 15-30 000 refugjatë shqiptarë. Edhe nga ky kamp kishte largime nepër të gjitha vendet e botës që pranonin refugjatë. Largimi bëhej me paln dhe në bazë të kërkesave të çdo shteti veç e veç.Ushqimi edhe në këtë kamp sigurohej nga qendra e caktuar nga Kryqi I Kuq dhe në këtë drejtim po thuej se nuk kishte ndonjë problem. Edhe në këtë Kamp kishte kujdestari të mjekëve. Hyrja dhe dalja nga Kampi bëhej me kontroll rigoroz nga kompetentët sikur në kampet naziste në Poloni dhe Austri. 

9.Vendosja e refuxhatëve nepër shtëpia të shqiptarëve në Iliridë 

Pjesa më e madhe, që nuk duhet harruar kurrë e refuxhatëve ishte e vendosur nepër shtëpia private të shqiptarëve mikpritës. Është për t` u mahnitë se si gjatë atyre tre muajëve ishte tragjedi të jesh refuxhatë shqiptar, por ishte siguri dhe bujari  e besë të jesh nepër shtëpia të bashkomabsëve tanë shqiptar kudo jashtë Kosovës. Kjo solidarësi sot studiohet në të gjitha meridianet e botës. Në atë strehim askush nuk ka vuajtur për ushqim , sherbim mjekësordhe veshmbathje.  

Rroli I Kryqit  Kuq Ndërkombëtar, ishte me peshë humanitare dhe në disa raste edhe politike, sepse refuxhatëve u sigurohej vendstrehimi shtetëror. Pra kjo organizatë nuk  e kishte vetëm rrolin humanitar por edhe më tepër se human-sigurinë. 

Të njejtin rrol humanitar dhe “politik” e ka pasë edhe Shoqata “Nëna Tereze”, sepse firma e saj ishte pashaportë  më e vlefshme se çdo dokument zyrtar.  I gjatë do të ishte lloji I sherbimeve të kësaj oraganizate, por edhe të tjerave si kjo. 

Të njejtin qëndrim dhe efektivitet e kishte edhe organizata “El Hilal”. Në asnjeren prej këtyre oranizatave nuk është vrejtur  rroli rreligjioz, por ekskluzivisht humanitar –shpetimatar me ushqim dhe sherbim shendetësor por edhe me strehim, gja që “El Hilal” dallohet nga të tjerat organizata. Dhe kur jemi këtu, duhet të themi se kjo organizatë më së shumti ka kontribuar në strehimin në shtëpitë private nepër tërë Maqedoninë, ay ku kishte shqiptar, bujari ajo që kurrë nuk do të harrohet. 

10. Aktivistet shqiptar që nuk kursyen asgjë prej vetvetës 

Është mahnitës aktiviteti I shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare që nuk kursyen as shëndet e as mund për t` u bërë KONAK dhe për t` I furnizuar me ushqim refuxhatët e mjerë. I gajtë do të ishte rendi I personaliteteve që kontribuan në këtë tragjedi. Mendoi se Kryesia e shtetit Kosovës në të ardhmen duhet të interesohet kush ishin ata dhe t` I plasoi me mirënjohje për të mbetur emra lavdie në historinë tonë kombëtare. 

11. Largimi i një pjese të refuxhatëve nepër botë 

Asgjë ma në këtë botë nuk mundet të mbetet në terr e panjohur, sepse informata është bërë fuqi prodhuese edhe për të shtypurit dhe të shfrytëzuarit. Për ata që kanë shtypur dhe shfrytëzuar, shfrytëzojnë dhe do të provojnë të shtypin në të ardhmën, bota do të jetë shumë më e egër dhe mosduruese. Lidhur me këtë,se refuxhatët shqiptarë nuk ishin të rastësishëm por fati I tyre tragjik ishte më i thellë, madje i planifikuar, e për qëllimin e fundit ndoshta me saktësi nuk do të dihet kurrë, por aty kah 29 marsi 1999 do të fillojë interesimi që Shqipërisë dhe Maqedonisë, e pastaj edhe Malit Zi t` i “lehtësohet” pesha e tragjedisë së refuxhatëve shqiptarë. Shpërndarëja e refuxhatëve shqiptarë do të fillojë përmes porteve ajrore të Riansit dhe Aeroportit “Aleksandri I Madh” nga Shkupi. Dhe, nëse studiohet kjo shpërngulje më thellë, rezulton se largimi i tyre ishte lehtësim për psikologjinë e smurë të Millosheviqit dhe rethit tij, sidomos të Kishës Serbiane e cila palnifikoi që “Shqiptarët deri më 28 VI 1999 të janë sa më largë Kosovës”. Ky largim ishte me një qëllim që Milloshi më 28 VI 1999, ta festojë “Vidovdanin” pa shqiptarë në Gazimestan. (Lexone: Çernomiridin, shënime zyrtare….!!). Bile në këtë progarmim (I posedojmë të dhënat-hb) në Beograd ishte organizuar një tubim HISTORIK për 27 V 1999, në Patrikanën serbiane. Aty, të dy kryesitë e kishave (Ortodokse dhe Katolike) sipas KOS-it duhej ta shënonin “bashkimin e krishtërizmit në një Religjion të krishterë”, ku Serbia do të promovohej në “PIEMONT” historik për gjithëmonë, duke e kthyer “Krishtin në Kryqin e rendomtë të para vitit 1054”!. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, S. Milosheviqi në Dejton të Ohajos më 1995 ishte shpallur “paçebërës”, duke ia rritur mendjen se mund të ushtrojë Srebernica të reja, dhe mos t` i përgjigjet askujt, sepse e kishte “lejen e shumë kujtë” por që I doli tërësisht ndryshe nga muskujt protestantë-tomahokët e NATO-s.  

  1. Kampi i Kuksit 1999

Kjo është e verteta tragjike, pse KUKSI gjatë qershirit 1999 arrijti në 434 175 refuxhatë (Morinë-368 688; Q. Prushi-55 377 refuxhatë; në drejtimin Tropojë vetëm 110 refuxhatë.  Kjo është e verteta që që Maqedonia u popullzua për 440 000 shqiptarë më tepër, për ta “denuar Bullgarinë ndryshe”,mendonte Milloshi.(Lexoni faktet detale:K. Glogorv, Koridoret/s.p. 1/99; lexoni në librin e të nderuarit: Besim R. CENGU, Përmasat e mbijetesës, Kukës 203,f.364 detalisht me ditar). 

Përfundim 

KE E AKUZOJNË KAMPET E PËRQENDRIMIT NË KOSOVË -janar-qershor 1999 

Serbia zyrtare ka bartë KUFOMA dhe ato i ka varrosë nepër Serbi. Këto fakte janë prova të gjalla për ta mshefë GJENOCIDIN. E vërteta në Aeroportin e Mosokës kanë qëndruar 6 avion suhtark për të bartur kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit dhe për t` i varrosë ato nepër Rusi. (Lexo: KUJTIMET E QERNOMIRDINIT, të botuara.).Sipas të dhënave që disponojmë, në Kosovë pushteti okupator I kishte koncentruar forcat elite që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje. Asnjë njësie nuk I vinte keq pse vritej publikisht fimiu para nënës, nëna para fëmijëve, pse maskarohej plaku dhe hudhej në bunar për të humbur gjurmët, pse bartëshin kufomat deri në Danub, gjithnjë për të humbur gjurmë, pse digjeshin kufomat në shkritore për ta zvogluar çdo shenjë të gjenocidit klasik. Po, në çdo lokalitet të Kosovës janë bërë studime ku janë bërë krimet dhe ku gjinden varrezat amsive. Ato janë hiq më pak se nja 319 lokalitete ku varret janë të renditura nga 5 e deri në 357 në Mejë.  

Në bazë të këtyre fakteve duhet thenë publikisht se askush sot nuk ka të drejtë të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, që janë siguraur me vargojë gjaku dhe vuajtje dhe mundime tantaliste. Pra duhet thenë STOP profiterëve dhe tregatrëve të flamujëve, fajdexhive dhe derbederëve, korruptivëve dhe puthadorëve, duke udhtuar tinzisht deri në Bruksel dhe gjetiu, kinse po I sigurojnë viza shtetit Republikës Kosovës. E vizat dihet se nuk i jep në shallter Johanes  Hanni, as F. Mogerini e skuqur nga turpi I pazareve me një popull, por ministrat e punëve të brendëshme të BE. 

Shkrimi i kushtohet Shën Nënë TEREZËS dhe Organizatës bëmirëse “EL HILALL” nga Maqedonia! 

Prishtinë, më 20  tetor 2023

Çfar fshihet në tunelet poshtë Rripit të Gazës? Mos ato vazhdojnë edhe poshtë tokës së Izraelit e të tjera?

0

Nga: Reshit Lala

ÇFAR FSHIHET NË TUNELET POSHTË RRIPIT TË GAZËS? MOS TUNELET VAZHDOJNË EDHE POSHTË TOKËS SË IZRAELIT? MOS KA AUTOSTRADË TË NËNDHESHME, QË SHKON MGA JUGU NË VERI TË IZRAELIT E KALON NË JERUZALEM, TELAVIV E TË GJITHA QYTETET E IZRAELIT?! MOS ORGANIZATAT TERRORISTE TË LINDJES SË MESME NËN DREJTIMINE IRANIT E TURQISË PËRGATISIN HAKMARRJEN BIBLIKE NDAJ IZRAELIT?!

Shumë herë njerëzit shohin të sotmen duke harruar të kaluarën. Ndaj Erbejëve, edhe Palestinezët dhe myslimanët arabët ushtruan genocid 1500 vjeçar me një fund tragjik në luftën e dytë Botërore me 6 000 000 ebrej në furrat me gaz. K/Myftiu i Jeruzalemit shkoi takoi Hitlerin dhe i tha : Zhduki të gjithë ebrejtë, që të mos kthehet asnjë në Izrael”! Edhe mbas njohjes nga OKB-ja vendet arabe dhe Palestina nuk e njohën Izraelin, i shpallën luftë për jetë a vdekje. “Ta zhdukim Izraelin”!-thonë.

E gjithë Gaza është mbushur me tunele dhe armatim dhe “analistët e mëdhenj” thonë: Është vepra e Hamasit, kësaj organizate terroriste. Vepër e vetëm Hamasit është?! Shtetet arabe nuk panë, që nga Egjypti shkonin maune nga 10 metra të gjata të mbushura me paisje e armatime luftarake?!

Turqia, ku janë edhe zyrat e Hamasit nuk din gjë?

As Irani, që i furnizon me armë nuk din gjë?

Në tunele pamë armët, që na treguan terroristët. Nuk dimë çfar tjetër ka në tunelet poshtë gazës. Kur Izraeli shkoi afër Rripit të Gazës dhe vendosi të futet me forcat tokësore- I pari ERDOGANI-që kërceu sikur ta kishte pickuar gjarpëri dhe me histeri tha: “Mos u futni në Gaza, se do bëhet hataja”!

ÇFAR HATAJE DO TË BËHET, QË PARALAJMËRON ERDOGANI DHE NUK E DI OPINIONI BOTËROR?

Po të futen me forcat toksore do të bëhet qameti- do të ngrihen të gjithë arabët e do sulmojnë Izraelin- thotë Erdogani.

Përsëri pyesim: ÇFAR KA POSHTË GAZËS, QË NUK E DI OPINIONI BOTËROR DHE E DI ERDOGANI DHE PRESIDENTI IRANIT, ORGANIZATAT TERRORISTE DHE NDOSHTA SHUMË VENDE ARABE?! Mos atje ka armatim, që akoma nuk është prekur dhe do të dalin në sipërfaqe, kur të futet në luftë Hesbollahu?

Mos atje ka fakte, që akuzojnë Iranin dhe Turqinë si organizatore të sulmit mbi Izraelin?! Përse bërtet në Panik Erdogani: “ MOS SHKONI NË GAZA?

Mos është i përzjerë dhe ai në sulmin terrorist kundër Izraelit?

Mos tunelet poshtë Gazës vazhdojnë edhe poshtë tokës së Izraelit?

Mos terroristët na dhanë video për të mashtruar opinionin botëror, se u futën nga ajri, ndërsa DOLËN NGA TUNELET BRENDA KUFIRIT TË IZRAELIT ?

Mos tunelet vazhdojnë edhe BRENDA TOKËS SË IZRAELIT?

Apo mos ndoshta këta tunele vazhdojnë thellë poshtë Izraelit dhe e lidhin gazën me pjesën tjetër të Palstinës në pjesën qëndrore?

Mos ndoshta Izraelin e përshkon një atutosradë e nëndheshëme 1 000 metra nën tokë nga jugu në veri? Mos kjo autostradë lidh Rripin e Gazës me Jeruzalemin e Telavivin dhe qytetet e tjera? Mos terroristë kalojnë nëpërmjet kësaj autostradë Veri-Jugë në të gjitha qytetet e Izraelit me makina me bateri, që të mos dëgjohet zhurma në sipërfaqe?!

Çfar ndodh nën tokën e Izraelit?

Mos ndoshta terroristët kanë grumbulluar armatime poshtë Jeruzalemit, Tel Avivit dhe qyteteve të tjera dhe presin sulmin e hakmarrjes së madhe?

Mos është bërë plani për një sulm katastrofik dhe, Erdogani shpërthen në histeri

-Të mos futen në Gaza, se ka frikë mos zbulohet plani Irano-Turk i sulmit kundër Izraelit? Mos një ditë Izraelitë do të zgjohet një mëngjes dhe do të shohin në të gjitha qytetet e tyre forca nga Hamasi, Hesbollahu, Xhihadi Islamik, Shteti Islamik, forca ushtarake të  Iranit e të Turqisë?

Mos vallë poshtë Izraelit përgatitet hakmarrja biblike kundr Izraelit që ta zhdukin?

Mos vallë kanë bërë plane të kapin edhe QEVERINË E IZRAELIT SI ROB LUFTE?

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Israeli edhe këtë betejë , nëqoftëse do të ndodhë, do ta fitojë, por kjo luftë do ti kushtojë Izraelit mbi 500 000 viktima: Po Arabëve sa do t’iu kushtojë?

Nuk e dimë sa milion do të jenë viktimat nga bombat atomike, që do të hedhi Izraeli, por me siguri do të jenë dhjetra miliona njerëz. Të paktën Irani, Turqia , Libani dhe Siria, do të zhduken nga harta.

Arabët kanë bërë plane dhe e kanë dëshmuar, se duan ta zhdukin Izraelin përgjithmonë. Por a mund ta zhdukin?!

Me siguri arabët nuk janë në gjendje të analizojnë drejt historinë. Ata kanë mbi 1500 vjet, që e luftojnë Izraelin dhe mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Myslimanët Arabë dhe Palestinezët duhet të kuptojnë, se Hebrenjt, që formuan shtetin e Izraelit në 1948 nuk ishin Izraelitët e parë, që kishin njohur në histori. Hbrenjt, që formuan shtetin e Izraelit ishin gjysëm të vdekurit, që kishin shpëtuar nga kampet e përqëndrimit në Luftën e Dytë Botërore.

Ata ishin gjysëm njerëzit, që kishin mbetur nga 25 kilogramë secili! Ata kishin parë të DIGJEJ NË FURRAT ME GAZ KOMBI I IZRAELIT.

Gjysëm njerëzit, gjysëm të vdekurit, që themeluan shtetin e Izraelit ishin kthyer në përbindësha, që ishin gati ti vinin flakën, jo vetëm Palestinës e vendeve arabe, por të gjithë botës, të cilën e quani PËRGJEGJËSE për tragjedinë e Izraelit!

Më, 19.10. 2023

Intervistë me filozofin Shefket Kërciq, në prill 1996: Lidhjet në mes të Kosovës dhe Sanxhakut janë të qëndrueshme dhe të forta 

0

 Intervistoi: Bajram Kabashi, Prishtinë më 8 prill 1996

  • Intervistë ekskluzive: Dr. Shefket Kërciq, filozof dhe poet nga Sanxhaku 

Dr. Kërciq (Plavë, 1953), është i njohur nga opiniorli i kulturor. Ka studiuar filozofinë dhe sociologjinë në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniveristare i ka kryer në Beograd, ndërsa është doktoruar nga shkencat filozofike në universitetin “Cirili dhe Metodi” – Shkup, ndërsa nga estetika letrare në Universitetin e Zagrebit. Ka punuar si bashkëpunëtor në Universitetin e Beogradit dhe të Prishtinës (në këtë të fundit ka qenë propozuar nga komisioni i duhur për titullin profesor inordinar i filozofisë, por, për shkak të papërshtatshmërisë kombëtare, nuk qe ftuar për të punuar). Dr. Sh. Kërciq ka punuar plot dhjetë vjet si profesor i filozofisë në Fakultetin Filozofik të Nikshiqit,ku ishte përgjegjës i katedrës. Ishte udhëheqës i Lidhjes së Shoqatës së filozofëve të ish-Jugosllavisë. Është organizues i Kongresit të Parë dhe të vetëm të filozofëve të ishRSFJ-së (Herceg-Novi, maj 1988). Për shkak të kritikimit të të ashtuquajturit revolucion antiburokratik, d.m.th. të regjimeve të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe të ngritjes së zërit për pësimet e boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Malin e Zi, në Sanxhak dhe në Kosovë, aty nga mesi i vitit 1991 qe larguar nga Universiteti për shkaqe thjeshtë politike. Është autor i nja dhjetë veprave nga lëmi i poezisë dhe i pesë veprave nga fusha e filozofisë. Merret kryesisht me filozofinë dhe estetikën moderne. Nga fillimi i vitit 1992 është kryeredaktor i revistës së pavarur “Sanxhak” dhe është zgjedhur kryetar i parë i “Shoqatës amë të boshnjakëve myslimanë” – Shoqatë e kulturës, e shkencës dhe e artit.  

Simpoziumit i paraprin konsultimet  

“RILINDJA”: Zoti Kërciq, në simpoziumin e parë ndërkombëtar shkencor “Boshnjakësia dhe Sanxhaku” në Novi-Pazar më I dhe 2 mars 1996, Ju inicuat miratimin e “Deklaratës për riemërtimin, përkatësisht të kthimit të emrit boshnjak për myslimanët. Si u prit ky vendim në Sanxhak, si dhe në qendra tëtjera, në veçanti në Beograd dhe në Podgoricë?                                          

Dr. KËRCIQ: Pas më shumë konsultimeve ndër institucionet kulturore dhe kombëtare boshnjake, si dhe në pajtim me kontaktet me institucionet e duhura të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, shteti ynë amë, institucionet tona: “Shoqata amë myslimane e boshnjakëve”, SHKMS “Preporod”, Shoqata e Shkrimtarëve të Sanxhakut dhe klubi kulturor “Avdo Megjedoviq”, dhanë iniciativën për nxjerrjen e një Deklarate të tillë, me të cilën vetëm sa ripohojmë atë që ka ndodhur tashmë në Bosnjë. Mbi këtë temë kemi organizuar një tubim multishkencor e multietnik të shkencëtarëve nga më shumë popuj e shtete dhe kemi marrë referate të vëna re, të cilat do t’i publikojmë në përmbledhjen e veçantë “Boshnjakësia dhe Sanxhaku”. 

RILINDJA: Si u prit kjo iniciativë?                                                                       

Dr. KËRCIQ: Termi boshnjak po kthehet spontanisht në jetën popullore. Mirëpo, na bën pengesë shtypi i regjimit, i cili nuk ka hequr dorë nga eliminimi i myslimanëve, përkatësisht i boshnjakëve, nga këto hapësira. Ç’nuk mund të përzihet dhe vritet, është i qartë qëllimi, duhet asimiluar. Në këtë kontekst tekste shumë të çuditshme të nxitjes së urrejtjes mbjellin gazetat “Politika”, “Novosti”, “Ekspres politika”, “Vreme”, madje dhe “Nasha Borba”. Nëse e publikoni dhe vetëm tekstin e “Deklaratës”, do ta kenë të qartë të gjithë se nga ky shtet kemi kërkuar, nëse dëshiron që boshnjakët të jenë qytetarë lojalë, që të organizojë një referendum (d.m.th. të ndajë mjete financiare për këtë aksion) dhe populli të deklarohet individualisht, botërisht e demokratikisht se çfarë është. Kjo ka qenë objektivi i iniciativës sonë. 

“RILINDJA”: Veçanërisht shtypi serb i qe vërsulur referatit të dr. Ali Zatriqit?                                                                                                                                         

Dr. KËRCIQ: Kjo është në dukje, vetëm sa të ketë të bëjë me qëndrimin e Zatriqit. Për këtë unë qeshë kritikuar më së shumti, ngaqë nuk qesh distancuar nga parashikimi i tij dhe për këtë arsye qe ngritur temperatura në opinion. Kjo ndikoi që disa liderucë të partive të frikësoheshin dhe të distancoheshin nga unë. Prandaj referati i Zatriqit qe “përdonin” si nishan nga ana e shovinistëve serbomëdhenj. Paragjykimet e tilla lehtë i hanë edhe masa e thjeshtë e pagdhendur e radhëve të mikroborgjezëve ndër boshnjakët. Natyrisht, kjo nuk duhet fshehur, sepse padituria është dobësia jonë më e madhe. Sado që të mbunemi me kolosët e traditës sonë të pasur, sot mezi se kemi pesë njerëz seriozë dhe që mendojnë në Sanxhak. Gjithçka është e indoktrinuar. 

“RILINDJA”: Zoti profesor, cila është detyra e “Shoqatës amë të boshnjakëve”, kur është çështja e rinisë?

Dr. KËRCIQ: Ne i japim një rëndësi të madhë edukimit të rinisë, sidomos me vlerat më të mëdha të kulturës boshrtjake, si dhe të çdo kulture tjetër që synon të menduarit planetar. Ne e kemi të qartë se është shumë vështirë t’u kundërvihemi projekteve të Serbisë në të gjitha fushat… 

“RILINDJA”: Zoti Kërciq, deri para pak kohëve punonit si profesor në Fakultetin Filozoftk të Nikshiqit, ndërsa që kur ia filloi shpartallimi i Jugosllavisë (si rezultat i projektve serbomëdha), Ju jeni në Sanxhakun Tuaj. Jeni drejtor dhe kryeredaktor i revistës së pavarur të politikës dhe të kulturës “Sanxhak”, ku shkruani rregullisht në rubrikën Tuaj “Harpa e kryeredaktorit” tekstet Tuaja analitike të rrepta. Duket se në këtë kohë t’ë rëndë për sanxhakasit, por jo vetëm për ta, keni “hequr” dorë nga letërsia?

Dr. KËRCIQ: Napoleoni e kishte zakon të thoshte gjatë fushatave të veta luftarake (të bëjmë pak shaka) “Filozofë dhe gomarë, prapa!” Gomari nuk do që të shkojë atje, ku shtihet, por as filozofit (që e di se është vetëm një jetë) nuk i vdiset. E qartë, nga kjo anekdotë mund të nxirret mësim. Filozofi, nëse nuk mund të shkojë në luftë, mundet në politikë dhe kjo është detyra e tij luftarake, ta ushtrojë funksionin edukativ në rrethin e vet. E qartë, në këtë mënyrë nuk kam hequr dorë nga letërsia. Do të vijë, ashtu siç thashë.koha për sinteza. Në luftë nuk mund të kërkohen sinteza, veçse premisat dhe të mblidhet materiali. Në këtë kohë të rëndë kam përgatitur një dorëshkrim ca të vëlliihshëm nga lëmi i filozofisë politike, të cilin e kam titulluar “Fajësia turke si metodë”. Është një libër mbi pësimet e boshnjakut dhe kërkimin e lirisë nga ana e tij.

“RILINDJA”: Revista “Sanxhak”, e cila është nxjerrë për herë të parë në Priepole më 1 shkurt 1932, ka filluar më në fund të dalë në saje të elitës së intelektualëve të Sanxhakut në Novi-Pazar në vitin 1992. Cili është tirazhi i revistës dhe si e presin atë lexuesit?

Dr. KËRCIQ: Është e vërtetë, revista “Sanxhak” ka një traditë mjaft të gjatë. Ndërmjet dy luftërave kjo revistë dilte në Priepole dhe NoviPazar, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore madje dhe në Kolashin.

Ne ia filluam në mënyrën ambicioze me tirazhin prej 15.000 kopjeve. Pastaj erdhi agresioni mbi Bosnjë-Hercegovinën. Me këtë ne na qe mbyllur gjysma e tregut. Ne jemi një mjet informacioni kritiko-analitik, i cili shkruan tekste në mbështetje të argumenteve. Kjo ka qenë shkasi që Gjykata e Novi-Pazarit të na ndalonte madje dy herë gjatë vitit 1993 dhe që të më nxin te mua, si kryeredaktor, në gjyq. Ky proces, me gjithë vendimin gjyqësor lirues, nuk ka manë fund ende. 

Çështja sanxhakase – çështje “të jesh, a të mos jesh” 

“RILINDJA”: Pas pesë vjetëve, tash, kur ka ardhur ajo “paqe e drejtë”, si i shihni punët (…). A jeni optimist? Apo jo?

Dr. KËRCIQ: Për vetë natyrën e gjërave, si filozof, unë jam gjithmonë optimist. Kjo është rruga që ta shoh në jetë dhe t’i jap kuptim të qenit tim. Kjo mund të arrihet vetëm kundrejt tjetrit, ose, siç do të thoshte Martin Buber, në marrëdhënien “tJnë-Ti”. Mirëpo, agresorët kishin pasë planifikuar që të zhdukeshim nga harta. Këtë dhe mundi ta thoshte një kriminel (Karaxhiq) në Parlamentin Boshnjak, edhe që të dilte nga salla pa i munguar një qime. Ja se çfarë ishte vetëdija boshnjake para luftës. Te ne në Sanxhak, në anën tjetër, situata është fort komplekse. Regjimi mban nën kontroll gjithçka. Në këtë mënyrë në Sanxhak pakica sundon mbi shumicën. Ajo pakicë sunduese (serbët) është njëkohësisht edhe grupi më i privilegjuar në botë. Gjithçka e kanë si në pjatë. Qëndrimi prej shërbëtori i boshnjakëve myslimanë u shkon për shtati. Në lidhje me Kosovën dhe Sanxhakun Milosheviqi do të lëshojë pe aq sa do të kërkojnë prej tij SHBA-të dhe Bosnja. 

“RILINDJA”: Ku është tash çështja sanxhakase? Cilat janë informacionet Tuaja lidhur me një autonomi politike e territoriale dhe me Memorandumin e një statusi special të Sanxhakut?

Dr. KËRCIQ: Çështja sanxhakase është një çështje jona e madhe. E qartë, ajo është për ne, e thëne mënyrën hamletiane, “të jesh a të mos jesh”. Memorandumi i një statusi special u qe drejtuar në një mënyrë mjaft të papërvojë autoriteteve, dhe kjo në kohën e trysnisë më të madhe. U ekipin që punoi për këtë tekst, nuk qemë pyetur, kur u qe drejtuar ai autoriteteve. Sepse, qenë ndërruar pa autorizim disa formulime, të cilat ndikuan për t’u burgosur njerëz më atë rast, si dhe që të kurdiseshin procese.

 “RILINDJA”: Disa intelektualë të kombësisë serbe dhe malaziase janë solidarizuar me kërkesat Tuaja, sidomos me ato që janë të natyrës kulturore. Në anën tjetër, keni pasur edhe bisedime me përfaqësues të pushtetit të Serbisë. Çfarë ka dalë në fund nga ato bisedime?

Dr. KËRCIQ: Shpresoj se Ju mund ta kuptoni se Kosova dhe Sanxhaku nuk gjenden në shkallë të njëjtë që të mund të ndërtojnë vijë politike të ngjashme. Sanxhaku është një ishull i shkretë, d.m.th. një trevë specifike në botë. Përveç kësaj, është veçanërisht shumëkombëshe. Unë jam ithtar i dialogut. Kemi zhvilluar bisedime. Objektivi që e kemi realizuar është, thënë në mënyrën hegeliane, “kufoma lakuriqe”. Unë kam nxitur bisedimet me intelektualë opozitarë, si serbë, ashtu dhe malazezë. Këtë lidhje, që e kam pasur që më parë, kam dëshiruar për ta shfrytëzuar për t’u ndihmuar boshnjakëve të Sanxhakut, të cilët janë ndarë plotësisht me Marrëveshjen e Dejtonit nga ama e vet – Bosnjë-Hercegovina. Sa u përket bisedimeve me autoritetet, ato i ka zhvilluar zoti Laiq me ekipin e vet politik. Për këtë më mirë le të flasë ai. 

“RILINDJA”: Do të ishte interesante të na thoni diçka nga këndvështrimi Juaj për sa vijon: Paqja pasdejtoniane dhe Sanxhaku?! Pasi që iu konsiderojnë një pjesë të çështjes së gjithëmbarëshme boshnjako-myslimane, çfarë kërkoni në këtë moment delikat nga udhëheqja e Bosnjës?

dr. KËRCIQ: Ne e kemi të qartë se për Sanxhakun nuk është angazhuar askush në Dejton. Para pak kohe isha mysafir i udhëheqjes së Bosnjës në Sarajevë. U kërkova letrat se çfarë kishin bërë për ne. I hapën duart. Unë e kam të qartë se tash ata kanë punë më të ngutshme. Atyre u është futur një parashtet në shtet. Po të kishin operuar më me sukses me çështjen sanxhakase, kjo nuk do të ndodhte të paktën në atë formë. Për këtë arsye unë dhe e dhashë një konferencë kritike për opinionin, dhe kjo mu në mes të Sarajevës. Ne kërkojmë që pushteti i Bosnjës të angazhohet më shumë për çështjen tonë. 

“RILINDJA”: Sanxhakasit kanë bërë shumë për sovranitetin e Bosnjës…

Dr. KËRCIQ: Kjo është e pamohueshme. Por, është fjala për boshnjakët që janë shpëmgulur këtë shekull në Bosnjë. Në këtë luftë ata e kanë mbrojtur edhe vatanin e vet, sepse tjetër as nuk kanë. Në anën tjetër, nga ana e propagandës serbomadhe, si dhe nga ana e disa qarqeve të Bosnjës, po zhvillohet fushatë kundër sanxhakasve. Konsideroj se Ju keni të drejtë. 

Akademik Shefket Kërciq

Nisiativa ime dhe e Hasan Mekulit  

“RILINDJA”: Cilat janë lidhjet shpirtërore dhe kulturore të boshnjakëve të Sanxhakut dhe të shqiptarëve të Kosovës, për mendimin Tuaj?

Dr. KËRCIQ: Tradicionalisht, lidhjet e ndërsjella mes Kosovës dhe Sanxhakut janë të qëndrueshme dhe të forta. Për këtë flasin miqësitë dhe familjet që jetojnë në këto hapësira. Duke i mbajtur parasysh faktet historike, në fillim të vitit 1992 ne formuam Shoqatën Kulturo-Arsimore të Miqësisë mes Kosovës dhe Sanxhakut, me dy seli, në Novi-Pazar dhe në Prishtinë. Iniciativën nga ana e Sanxhakut e mbaja unë, ndërsa nga ana e Kosovës miku im i çmuar Hasan Mekuli, letrar. Atëherë kryetar të Shoqatës në Prishtinë zgjodhëm dr. Ali Zatriqin, ndërsa për Sanxhakun, në Novi-Pazar, një person, i cili sipas të gjitha gjasave, ishte hedhur aty për motive mbifitimi, ishte mjeku Nuradin Ashçeriq. Por, kjo është e kaluar. Sepse, atij personi i ishte dhënë detyra të mos bashkëpunonte me shqiptarët dhe e pengonte çfarëdo veprimtarie. Intelektualët e vërtetë boshnjakë të Sanxhakut e dëshirojnë bashkëpunimin, sidomos shkrinitarët, me vëllezër tanë dhe në përgjithësi me tërë botën kolegjiale të Kosovës…. për masivizimin e jetës kulturo-zbavitëse. Në anën tjetër, edhe vetë situata materiale nuk është e volitshme si ndër ne, ashtu dhe në Kosovë, për të zënë rrënjë iniciativa jonë me shkëlqimin e plotë. Për fillim do të mund të shkonim bashkërisht në manifestime Ietrare, më pas të zgjerohet bashkëpunimi. Është e rëndësishme se miqësia dhe etika e dy popujve tanë vëllezër janë të pranishme si në botën e shqiptarëve, ashtu dhe të boshnjakëve, dhe ky është një fakt historik.

 “RILINDJA”: Si funksionon Shoqata e Shkrimtarëve të Sanxhakut. Çfarë ka qenë dhe çfar’ë është roli i shkrimtarëve në këtë kohë?

Dr. KËRCIQ: Në momentin më të vështirë, nga fillimi i së nëntëdhjetës, themeluam Shoqatën e Shkrimtarëve të Sanxhakut. Duke qenë profesor universitar, u angazhova që të regjistrohej në regjistrin e shoqatave. Ia filluam mirë, me entuziazëm. Atëherë autoritetet na dhanë një lokal, të cilin nuk e hapnin udhëheqësit tanë të autorizuar. Atëherë unë isha ende në Malin e Zi. Pas ardhjes sime, i konsoliduam radhët. Botuam nja njëzet libra me shkrimtarë të këtij rajoni. Tash kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve është Galib Omerbashiq. E qartë, shkrimtari është kritik i kohës, i vetëdijes dhe i ndërgjegjes së popullit, në gjirin e të cilit jeton. Ka pasur edhe shkrimtarucë të tillë, të cilët para lufte thjesht i bezdisnin njerëzit në Sarajevë, duke i mbytur me dorëshkrime dhe elozhe, ndërsa porsa që filloi lufta, deklaruan botërisht se nuk kanë lidhje me Bosnjën. Madje dhe Husein Bashiq deklaroi, në një tubim në Plavë, në tetorin e vitit 1994, “as e kemi Bosnjën amë, as na ka amë Bosnja”. Një shkrimtar i vërtetë nga shpirti boshnjak është dr. Ferid Muhiq. Me tekstet e veta, duke shkruar nga distanca, ka treguar një shqetësim të madh për ekzistencën e shqiptarëve dhe të boshnjakëve, sepse fati ynë është i pandashëm.

“RILINDJA”: Në një artikull në shtyllën Tuaj të rregullt (“Rebelimi i arsyes sanxhakase”) keni thënë se “treva Sanxhakut ka sot një inteligjenci, e cila mund trë zhvillojë si e barabartë biseda me inteligjencitë e popujve të zhvilluar shumë më të mëdhenj”. Në këtë kontekst, para katër vjetëve keni dhënë iniciativën në Novi-Pazar për themelimin e Universitetit të Pavarur të Sanxhakut. Përse u hesht kjo iniciativë?

Dr. KËRCIQ: Nuk do të pajtohesha se është heshtur iniciativa në lidhje me Universitetin e Pavarur të Sanxhakut. Kanë ndodhur ndërrime në mënyrën e punës tek organizatat tona. Në verën e vitit 1992 ne bashkuam profesorë universitarë, të profileVe të fakulteteve të ndryshme, që të formonim të paktën një fakuitet. Ne shkencëtarët nuk mund t’i zgjidhim vetëm të gjitha. Duke mos dalë në zgjedhje, kemi humbur çdo metër katror të zyrave dhe të lokaleve të tjera. Jemi bërë qiraxhinj në vendin tonë. (E nënvizoj përsëri se rasti ynë dallon nga rasti i Kosovës). Gjuha jonë është mjaft e ngjashme me serbishten dhe kjo është një pengesë e madhe. Ne kemi kuadro: dr. Rexhepagiq, mr. M. Beqoviq, dr. H. Haniq, dr. K. Tahirbegoviq, mr. S. Banxhoviq, mr. S. Slezoviq, dr. N. Bashiq, dr. S. Megjedoviq e të tjerë. E qartë, këtë çështje do ta shtrojmë përsëri në skenën publike.

 “RILINDJA ”: Zoti Kërciq, pa rini të arsimuar nuk ka as shoqëri cilësore, ndërsa pozita e tashme e arsimit në Sanxhak është dëshpëruese…

Dr. KËRCIQ: Regjistrimi i rinisë në universitetet e Serbisë dhe të Malit të Zi, kundrejt vitit 1990, sipas kërkimeve tona, ka rënë madje plot 90 për qind. Gjithë kjo shkon në të mirë të konstatimit Tuaj se rëgjimi ka bërë një skenar se si ta asimilojë rininë tonë. Mjerisht, partitë tona janë jo sa duhet të vetëdijshme për këtë dhe nuk ndërmamn asgjë. Po të donin biznesmenët e Novi-Pazarit, ata do të mund ta ndërtonin menjëherë një ndërtesë për fakultetin, gjë që është mjaft për fillim. 

Avdo Mexhedoviq dhe Fishta 

“RILINDJA”: Në fund të kësaj bisede, zoti profesor, sa jemi afër, po aq larg jemi! Kulturën dhe traditën i kemi të njëjta në njëfarë mase, të njëjta i kemi edhe zakonet. Çfarë ka ndikur për këtë “largësi”? 

Dr. KËRCIQ: E keni vënë re jashtëzakonisht mirë dhe keni tërhequr vëmendjen për një çështje të rëndësishme të etikës shqiptare dhe boshnjake përgjithësisht. Janë, para së gjithash, kategori të tilla si Besa dhe Mëshira, të cilat janë unike në historinë e etikës dhe përgjithësisht të kulturës dhe u vihen si detyrim dy popujve tanë. Bjeshkët e Nemuna nuk janë problem për ata që jetojnë në besë dhe mëshirë, veçse në kokat e politikanëve tanë komunisto-stalinianë, të cilët mendonin vetëm për funksionet e veta dhe për hierarkinë e vet, kurse se ku do të ishte populli – e kishin hedhur në planin e dytë. Unë vij nga ana e Plavë-Gucisë, ku janë zhvilluar deri në përsosmëri marrëdhëniet vëllazërore mes boshnjakëve dhe shqiptarëve. Ne jemi të përzier familjarisht. Unë krenohem me një fshat të vogël pranë Gucisë, Vuthaj, i cili është me siguri i pari në botë për nga numri i doktorëve të shkencave dhe për nga numri i intelektualëve kundrejt numrit të banorëve. Kjo flet për një fuqi veçanërisht të brendshme të shqiptarëve dhe, në anën tjetër, të boshnjakëve, për synimin e tyre të përbashkët për ekzistencë. Të shpresojmë në takime tona më të mira, virtyte të sinqerta njerëzore dhe të kënduara deri në lartësitë më të larta, siç kanë ditur ta bëjnë poetët e vjetër të pakalueshëm Avdo Megjedoviq ndër boshnjakët dhe Fishta ndër shqiptarët. Në këtë kontekst, ne nuk na duhet asgjë të kapërcejmë, veçse vetëm të mënjanojmë ato pengesa,në marrëdhëniet vëllazërore mes boshnjakëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të Kosovës, si dhe mes të gjithë të tjerëve, të cilët e respektojnë traditën tonë. Sepse, ne jemi një popull i qëndrueshëm dhe i fortë, ndërsa çiltëria e shpirtit tonë flet se jemi popuj poetikë. Këngët tona nuk janë të mbështetura në veprime gjenocidi si ato të fqinjëve tanë, porse në mëshirën, besën dhe dashurinë kalorësiake të pakalueshme. Po të kishin ardhur te ne Kanti, Hegeli dhe Spinoza, me siguri se nuk do të ktheheshin më. Sepse, kur pleqëronin pleqtë tanë në PLEQËSITË – ishin ata Sokratë pranë Sokratit, Volterë pranë Volterit. Liria e fjalës së dhënë ngrihej deri në qiell. Por, kjo ua zë udhën barbarëve. Fare e kuptueshme, sepse është fjala për ndeshje mes qytetërimit dhe harbutllëkut, pra mes së mirës dhe së keqes. Kjo luftë në ekzistencën tonë në këto hapësira do të na shoqërojë pashmangshëm deri në ditën e gjyqit. Por, paçim ndihmën e zotit që të qëndrojmë në rrugën e drejt dhe që të mbesim njerëz në këtë rrugë. 

“Bujku” (Gazeta Rilindja), me 8 prill 1996 

  • Intervista me Shefket Kërciqin do të jetë pjesë e librit: Biseda (të papërfunduara) me Hasan Mekuin & Intervista nga Masbjeshka, Plava e Gucia

Shkollat e braktisura!

0

Florim Zeqa 

Arsimi është një ndër hallkat kryesore të ndërtimit dhe së ardhmes së një shteti, andaj s’ka si të mos jetë ndjenjë e mirë ndërtimi i shkollave të reja dhe universiteteve në vendin tonë, por gjithnjë numri i tyre duhet të jetë në përputhje të plotë me numrin e banorëve dhe nevojave zhvillimore të vendit e të mos degradohet sistemi.

Hapja e Universiteteve (politike) Private, hapje e vendeve të reja të punës

Hapja e Universiteteve (politike) Publike dhe Private pa kritere nga ana e pushtetarëve, nuk e kishte qëllim parësor arsimimin, por punësimin e të afërmve dhe militantëve partiakë në ato universitete.

Kjo logjikë e mbrapshtë e hapjes e ‘vendeve të reja të punës’ është logjikë e shkuarjes mbrapa e jo e ecjes përpara, ngase kuantiteti nuk e përcakton asnjëherë kualitetin në arsim.

Produkt i këtyre universiteteve dhe sistemit të inkriminuar arsimor është fabrikimi i ‘kuadrove gjysmanalfabetë’, ku të diplomuarit kanë fare pak njohuri profesionale, e aq më pak për nevojat dhe konkurrencën e tregut të punës në sistemin aktual shoqëror (kapitalist).

Problemi është se pasojat e nivelit të ulët arsimor barten në sektorët e tjerë, si në shëndetësi, ekonomi, tregti, diplomaci, kulturë, sport etj.

Në mungesë të një strategjie nacionale për arsimin e lartë, për çka çdo vit kemi rritje të titujve ‘akademik e shkencor’, dhe rënie të cilësisë e të kualitetit në arsim dhe shkencë.

Kolegjet dhe Universitetet Private sikurse objektet fetare

Kosova është një vend i vogël për shtrirjen gjeografike të universiteteve e kolegjeve, që janë bërë sikurse objektet fetare të pasluftës, të cilat mbinin ngado e kudo, edhe aty ku nuk kishte fare nevojë për to!

Niveli ulët arsimor në Kosovë është rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës, e në veçanti të katandisjes në trevjetëshin e fundit, ku askujt nuk i intereson cilësia në arsim, por vetëm paqja sociale në vend.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada e gjysmë nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk ka arritur të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, duke iu dhënë tenderët si gjithnjë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike e deri tek botimi i librave shkollorë, edhe atë për 24 vjet rresht!

Kështu, politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke e shfrytëzuar e zhvatur vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste.

Gjatë periudhes së paspavarësisë janë vjedhur pa mëshirë paratë e buxhetit të shtetit përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave pa asnjë kriter, duke iu dhënë tenderët si gjithnjë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderike dhe me çmime astronomike për përfitime personale dhe partiake klienteliste.

Emigrimet familjare të viteve të fundit dhe zbrazja në heshtje e Kosovës, ka bërë që në shumë zona rurale prej vitesh të mbyllen shkollat shkaku i mungesës së nxënësve, sa të tjera janë në procedura të mbylljes. Nuk ka trishtim më të madh sesa të shohësh shkolla të mbyllura dhe shtëpi të braktisura pas 24 viteve në liri.

Skenari serb “Titaniku” duhet të parandalohet

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Nacionalizmi dhe shovinizmi egërshan serb dhe autokracia janë të lidhura ngushtë dhe përforcojnë njëri-tjetrin. Ata prodhojnë dhunë – brenda dhe jashtë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiqi në sesionin e fundit të OKB-së, mbajti një fjalim që mediat serbe e cilësuan për shumçka historik. Ajo që e bën atë fjalim historik ishte akuza e rrept e tij në adresë të Perednimit, se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Për shumëçka ky fjalim mund të krahasohet me atë të Vlladimir Putinit mbajtur në Bundestag-un gjerman në vitin 2001, kur ai fliste për integrimin e Rusisë në Evropë dhe gjakimin për ndërtim partneriteti të plotë me Gjermaninë. Pozicionimi i Vuçiqit në fjalimin në fjalë, tashmë është e qartë, ishte I ndërlidhur katërcipërisht me aktin agresiv terrorist serb që do të ushtrohet ndaj Kosoëvs në 24 shtator. Nëse e venerojmë më me kujdesë, fjalimi ishte shprehje e hapur e distancimit publik të Serbisë nga BE dhe Perendimi përgjithësisht. Nëse në fjalimin e tij mbajtur në Bundestag, Putini sinjalizonte Gjermaninë se e ardhmja e Evropës, para së gjithash e Gjermanisë, është më shumë me Rusinë sesa me SHBA-në, fjalimi i Vuçiqit dërgonte sinjale pa ekuivok se Serbia tutje do ët shërbejë si marionetë e Rusisë në Europn Juglindore. Prandaj nuk ishte i rastësishëm takimi i parë që Vuçiqi pati fill pas agresionit terrorist ndaj Kosoëvs, pra të nesërmen, me ambasadorin rus në Beograd.

Ky qëndrim anti-transatlantik dukej qartë në fjalimin e Vuçiqit në OKB, por edhe më transparent ishte shpërfaqur me demonstrimin që bëri gjatë takimit me ambasadorin rus, tek u shpreh se ai I raportoi ambasadorit për zhvillimet në Serbi etj.

Këtë aspekt diplomacia perednimore nuk do të duhej ta humbiste në diskursin e saj asesi. Përkundrazi, do të duhej ta mbante thellë në kujtesën e saj kolektive. Humbja serbe

Filmi i komercial World War Z (2013) me Brad Pitt-in në rolin kryesor ka të bëjë me një “apokalips zombie”. Ai ka një episod të veçantë që zhvillohet në Jerusalem. Një mur i madh është bërë rreth vendit prej nga hyjnë qytetarët hebre, por edhe shkohet në zombi. Në ndërkohë, zombitë po ndryshojnë dhe duan të rrëzojnë murin.

Në çastet kur po lexoja lajmet e para për depërtimin e paramilitarëve “të gjelbërt” serb në veri, se si në sytë e mednjes më parakalonin zombët që ndërlidheshin disi me paramilitarët serb. Zambët serb me gjasë në marrëveshje me segmente të KFOR-it ia kishin dalë të “thenin murin” dhe të

stacionoheshin prajshëm në “Kështjellën” e tyre alias në Manastirin që I kushtohet shënjtores Mari dhe ka një histori të gjatë që fillon që në shekullin XIII. Është themeluar mbi themelet e një manastiri më të vjetër nga Stefan Nemanja.

Por zambët serb që kishin zbarkuar atë natë të 24 shtatorit në këtë manastir nuk ishin pelegrin të zakonshëm emocionalisht të lidhur me këtë qendër të rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe intelektuale për komunitetin ortodoks serb. Jo, ata ishin shndërruar në zambi përmes të cilëve strategët serb po pretendoninn ta korrigjonin historinë. Në botë aktualisht po zhvillohen luftra për pozicionime gjeopolitike të mirëfillta. Për ta kapur këtë trend, strategët serb janë gati të fillojnë luftëra të reja, të pushtojnë, të shkatërrojnë dhe madje të mbjellin një virus zombie, nëse ju shkonë në favor të objektivit të tyre – krijimit të “Botës serbe”.

Strategët serb duke gjykuar se mund të vonohen në rrjedhën e ngjarjeve politike, të nxituar nga merazi e iluzionet, më 24 shtator ia mësynë veriut të Kosovës, me gjasë, para kohe.

Ata shestonin se në këtë mësymje do t’ia dilinin të rikuperonin një pjesë të humbjeve, duke aneksuar së paku veriun e Kosovës, por, siç dihet tashmë, pësuan debakël. Ata përmes projektit frëngo-gjerman ia kishin arritur ta impononin në qendër të dialogut asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe me këtë rast, tok me sponzorët e tyre, sikur nuk kishin informacionet e plota të terenit – shumica e komunave që Plani i Ahtisarit i kishte shndërruar demografikisht si rajone me shumicë serbe, tani pas një dekade, kishin pësuar debaklin në rrafshin demografik – ato nuk mund të quheshin tutje si komuna me shumicë serbe. E tillë më nuk është as Novobërda, sado që ishte harrnuar me fshatra që i ishin çethur Kamenicës e Gjilanit; e tillë nuk mund të quhet më as Graçanica, sado që sipas regjistrit katastral, ajo ishte shtrirë deri në lagjet e skajshme të Fushë-Kosovës apo tej Hajvalisë; e tillë nuk ishte më madje as Shtërpca, meqë makutria e drejtusve të Listës Serbe, duke bashkëpunuar me elemtët e inkriminuar të politikës, kishin shitur leje ndërtimi edhe në zonat më të thella të Brezovicës dhe aty ku nuk do të duhej të cenohej natyra…

Nacionalizmi agresiv serb dhe imperializmi rus

Në kapitullin e parë të librit tim “Liria pa heronj” dhe jo vetëm, këtë sjellje të Serbisë unë e cilësoj si produkt i shovinizmit serb që bazohet në tri shtylla: së pari, një nacionalizëm agresiv që gjen vazhdimisht mbështetje tek imperializmi rus; së dyti, klerofashizmi dhe patriarkalizmi ekstrem; dhe së treti, autokracia tipike serbe. Këto tri elemente mbi të cilat është selitur shoqëria serbe, janë kultivuar vazhdimisht dhe në mënyrë më drastike gjatë periudhës së shkërmoçjes së Jugosllavisë. Ato janë kultivuar dhe mirëmbajtur tutje edhe pas kapitullimit serb në Kumanovë më 9 qershor 1999. Kështu shoqria serbe ia ka arritur ta ruaj idenë që I ka shërbyer për ta ushqyer iluzionin e kthimit të armatës serbe në një qast të volitshëm politik sërish në Kosovë. Agresioni i 24 shtatorit ishte pjesë e kësaj platforme, ndërkaq

këmbëngulja për t’vazhduar këtë kurs tutje, ka dro të pasojë si rezultat i iluzioneve dhe sinjaleve të gabuara që i dërgohen elitës politike serbe nga segmente të diplomacisë europiane që kanë stopuar dhe vazhdojnë ta pengojnë çfardo iniciative për sanksionimin e Serbisë edhe në këto rrethana kur agresioni terrorist ndaj Kosovës është krejtësisht i qartë se është organizuar dhe drejtuar nga Aleksandar Vuçiqi. Ndërlidhja e nacionalizmit agresiv institucional serb me imperializmin rus pasqyrohet qartë edhe në librin e e kryeministrit të Serbisë, Vlladan Gjeorgjeviq, me titull “Shqiptarët e fuqitë e mëdha”, në themel të së cilës është dokumentuar dhe publikuar politika e vërtetë kolonialiste, racizmi dhe armiqësia historike e propoganduar nga shteti dhe ideologjia ortodokse serbe.[1]

Në rrafshin pragmatik ajo do të gjejë aplikim sidomos në sanxhakun e Nishit , në Toplicë e deri në Kurshumli e Vrajë. Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq hedhë dritë mbi këtë kurs ekspansioni që në fillet e shtetit modern serb që po orjentohej drejt jugut. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohej mundësia që aksioni serb në të ardhmen të drejtohej në pjesët e Kosovës”.[2]

Leo Freundlich, hebreu austriak, është marrë në mënyrë intenzive me publikimin e krimit serb në përmasat e barbarizmit ndaj shqiptarëve që ishte produkt i nacionalizmit agresiv serb. Ato ai I pasqyroi denjësisht në librin e tij “Golgota shqiptare”, me ç’rast ai protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Ndërkaq libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik, të kryer nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.[3] Gjatë gjithë kësaj kohe në ushtrinë serbe, në Shtatmadhorinë e kësaj armate vrastare, ishin në cilësinë e këshilltarëve dhe instruktorëve oficerë të lartë rus.

Neokolonializmi serb ndaj shqiptarëve është agresiv dhe barbar. Fatkeqësisht kjo politikë vazhdon me të njejtat qëllime edhe në kohën e sotme, kur Serbia kërkon të integrohet në Bashkimin Evropian duke ruajtur politikën e saj të vjetër.[4]

Në kontekstin historik dhe politik, ndërlidhja e nacionalizmit agresiv serb me imperializmit rus është kompleks dhe ka shpesh qasje të ndryshme në vlerësimin e këtyre fenomeneve. Çfarë duhet të nënkuptojmë me nacionalizmin agresiv serb?

Nacionalizmi agresiv serb – përshkruan një qëndrim të fortë të mbështetur nga gjakimi dhe përpjekja permanente për të shpallur supremacinë e identitetit serb mbi grupet tjera etnike në Ballkan, veçanërisht në raport me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Ky nacionalizëm ka pasur ndikim të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, veçanërisht gjatë periudhës së shpërthimeve të dhunshme dhe luftave që kanë ndodhur në shekullin 19 e 20-të, siç ishin Lufta e Lindjes [1875-1878]; Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Ballkanike dhe Lufta në Kosovë [1998/99].

Kjo periudhë e nacionalizmit serb është karakterizuar nga përpjekjet për ekspansion në dëm të shqiptarëve dhe në kurorëzimin e tyre për të konsoliduar territorin etnik serb, duke përvetësuar strategjitë moderne për të kërkuar zgjerimin e kufijve që do të përfshinin zona tjera me popullsi serbe. Për rrjedhojë, vetëm gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, Armata Serbe ka shkaktuar dy gjenocide brenda një dekade: atë ndaj Boshnjakëve dhe së fundmi edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Si ndërlidhet nacionalizmi agrsiv serb me imperializmin rus?

Imperializmi rus – ka të bëjë me politikat dhe veprimtaritë e shtrira të Rusisë në të kaluarën dhe tashmë për ndikim në Europën Juglindore. Ky term përdoret për të përshkruar një qëllim të shpallur ose të padeklaruar të shtrirjes së ndikimit dhe fuqisë ruse në shtete të tjera, veçanërisht në vende fqinje dhe në vende të tjera që kanë pasur marrëdhënie historike, kulturore ose ekonomike me Rusinë. Serbia rrjedhimisht është shtet që konsiderohet një lloj shtrirje “e natyrshme” e Kishës Ruse dhe imperializmit rus në Ballkan. Imperializmi rus është shikuar shpesh nga disa vende dhe me të drejtë është vlerësuar si një qëllim më vete, që ka objektiv përhapjen e interesve ruse dhe ndikimin rus në rajonet që kanë qenë pjesë e bashkësisë së ish-Bashkimit Sovjetik ose që janë vende të tjera fqinje. Kjo ka shkaktuar shqetësime dhe tensione ndërkombëtare.

Është e rëndësishme të marrim në konsideratë gamën e gjerë të burimeve që pasqyrojnë këtë ndërlidhje të nacionalizmit agresiv serb me imperializmin rus, që t’i kuptojmë ndryshimet dhe kompleksitetin e çështjeve që lidhen me qëndrimin e Serbisë ndaj fqinjëve të saj dhe raportin me Perendimin.

Si nacionalizmi me përmasat e shovinizmit egërshan serb, ashtu edhe imperializmi rus shprehen kryesisht në politikën e jashtme, veçanërisht në marrëdhëniet me shtetet fqinje. Elita politike serbe, tok me atë ushtarake dhe klerofashistët të veshur me veladonin e ortodoksizmit, është e fiksuar me idenë se Serbia, si një kuazifuqi rajonale në këtë botë shumëpolare në ndërtim, ka të drejtën e një sfere rajonale ndikimi në të cilën ajo vendos dhe zbaton rregullat. Ideja për zëvendësimin e Jugosllavisë që dominohej nga Serbia përmes Ballkanit të Hapur ishte produkt pikërisht i kësaj strategjie serbe. Gjithë ai mal programesh serbe për zhdukjen e shqiptarëve [deri tashti njihen dhe janë publikuar edhe në shqip plot 19 programe të tillë], i adresoheshin pikërisht pushtetit që në vijimsi ishte selitur duke marrë për bazë këtë trekëndësh veprimi mbi të cilin ishin ngritur tri shtyllat e zëna në gojë më lartë. Autokratizimi është shtylla qensore në këtë treshe shoviniste, e cila pashmangshmërisht pason nga dy të tjerat. Sepse nacionalizmi dhe patriarkalizmi – janë autokratike në vetvete, do të thoshte

Sabine Fisher [Sabine Fischer] në librin e saj të njohur “Die chauvinistische Bedrohung: Russlands Kriege und Europas Antworten” [ Kërcnimi shoven: Luftrat e Rusisë dhe përgjigjet e Europës]. Njohësit e mirë të shoqërisë serbe e kanë të qartë se marrëdhëniet shoqërore dhe private të shoqërisë serbe janë të strukturuara pikërisht bazuar në këto tri shtylla mbi të cilat është ngritur Shteti modern serb. Prandaj shfqaja e tendencave të fuqishme autokratike nuk është diçka e papritshme. Nacionalizmi dhe shovinizmi egërshan serb dhe autokracia janë të lidhura ngushtë, si të tilla ato kushtëzojnë dhe përforcojnë njëri-tjetrin. Ata prodhojnë dhunë – brenda dhe jashtë.[5

E ardhmja europiane e Kosovës

Pranimi i Kosovës në BE, natyrisht, do të jetë një tjetër element thelbësor i sigurisë së saj afatgjatë. Vetëm perspektiva e aderimit të vendit në BE ka transformuar Kosovën, sidomos këto dy vitet e fundit, në një demokraci funksionale model për rajonin. Në të vërtetë, aftësia e Kosovës për të zbatuar reformat pavarësisht betejës politike dhe së fundmi edhe agresionit terrorist serb në veri, ka qenë e habitshme dhe mund të shihet si dëshmia më bindëse për stabilitetin politik që gëzon sot dhe rritën e angazhimit të qeverisë dhe politikëbërësve të Kosovës ndaj agjendës së reformave – sepse ata duan të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që kanë për të fituar besimin e qytetarëve dhe partnerëve perëndimorë.

Për të ruajtur këtë nivel të përkushtimit nga udhëheqja kosovare, BE-së do t’i duhet të reagojë dhe të japë sinjale të qarta të angazhimit të saj për integrimin e Kosovës, duke kaluar hendekun e aplikuar ndaj Ballkanit në tërësi që prej samitit të Selanikut [2013]. Heqja urgjente e masave të aplikuara krejt pa sens është edhe në shërbim të vetë BE-së dhe rikthimit të besimit të qytetarëve të Kosovës në perspektivën europiane. BE-ja dhe vendet anëtare do të duhej të nxjerrin mësime nga ajo që ndodhi më 24 shtator në Banjë [Banjskë] të veriut në sytë e KFOR-it dhe gjithë strukturave të sigurisë europiane që veprojnë në Kosovë, qoftë në strukturat e EULEX-it, qoftë në ato të KFOR-it. Vetëm atëherë ata do të jenë në gjendje t’i ofrojnë Kosovës – dhe vendeve të tjera kandidate – një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit që u shërben interesave të tyre dhe interesave perendimore përgjithësisht për një BE-je prosperuese e më të madhe.

Konform urgjencës së situatës në Kosovë dhe asesi pavarsisht asaj, bashkësia ndërkombëtare [SHBA & BE], duhet të fokusohet dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Serbisë, pa dronë se mund ta shpjerë drejt destabilizimit të brendshëm, siç sugjerojnë ca majtistë liberal perendimor.

Rivendosja e kushteve minimale demokratike në Serbi, nuk mund të arrihet pa presionin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiqit dhe pa mbështetjen reale të bllokut opozitar që po drejton protestat në Serbi. Ky bllok opozitar tashmë ka një përbërje të gjerë [partitë Moramo, Zajedno tok me partitë socialdemokrate – Partia Demokratike, Liria dhe Drejtësia, deri te ajo e qendërs -Srce dhe kampi liberal – PSG, pa përjashtuar as partinë e moderuar të djathtë – Lëvizja Kombëtare.]

Në të kundërtën, nëse perendimi vazhdon ta cilësoj Vuçiqin si partnerin e vetëm, duke e përkdhelur si deri tani, pushteti i tij do të vazhdojë ta kap tutje Shtetin dhe gjasat për një demokratizim të shoqërisë serbe do të përmbyseshin për shumë kohë.

Në këto rrethana ruajtja e status quosë, jo ndërtimi i paqes, mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë pothuajse e pamundshme.

Rrjedhimisht Serbia do të vazhdojë të zhvendoset tutje dhe ngulitet thellë në batakun e autokratizmit, pra në terrenin politik që i shkon për shtati klerofashizmit serb, që për rrjedhojë nënkupton destabilizim të mëtejshëm të marrëdhënieve fqinjësore, para së gjithash me Kosovën. Ky skenar ka një emër ogurzi: Titaniku! Atë duhet dhe mund ta parandaloj vetëm veprimi i përgjegjshëm dhe i ashpër i Perednimit. Siguria është e menjëhershme dhe ekzistenciale për Kosovën dhe paqen në rajon, sidomos tash pas agresionit serb më 24 shtator. Rikthimi tek marrëveshja e Brukselit e 24 shkurtit dhe ajo e Ohrit e 18 marsit, duke marrë në konsideratë elementin e sigurisë si garancë shtesë e asaj marrëveshje, i jep fund statusit afër luftës. BE-ja gjithashtu duhet t’i japë përparësi angazhimeve afatgjata për sigurinë e Kosovës. Kjo do të përfshinte punën drejt aderimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO, ndërkaq anëtarësimi në BE do të konsolidojë më tej sigurinë afatgjatë të Kosovës.

___

1. Këtë libër e ka përkthyer ish kryeministri shqiptar Mustafa Kruja dhe është botuar në Zarë të Kroacisë me 1928. Në Shqipëri është botuar, në 2015, nga“Klubi i Poezisë”. Po kjo shtëpi botuese ka botuar “Shpërngulja e shqiptarëve” të Vaso Cubrilloviqit dhe disa libra të tjerë që ndihmojnë të njihet drejtë urrejtja serbe kundër shqiptarëve.

2. Jovan Hadži-Vasiljević, vc

3. Leo Freundlih: “Akuza që ulërijnë”, Vjenë, 1914.

4. https://www.linkedin.com/pulse/ideolog%C3%ABt-e-gjenocidit-t%C3%AB-serbis%C3%AB-kund%C3%ABr-shqiptar%C3%ABve-qemal-lame/

5. Sabine Fischer: https://www.ipg-journal.de/interviews/artikel/ein-solcher-schlag-koennte-zu-buergerkriegsaehnlichen-zustaenden-fuehren-7039/?utm_campaign=de_40_20231010&utm_medium=email&utm_source=newsletter

Çmimi i BE-së “Saharov”, shkon për Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgimin e policisë së moralit islamik vitin e kaluar në Iran

0

Nga: Ole Løkkevik

VG (Verdens Gang)

Çmimi i BE-së për të drejtat e njeriut shkon për Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgimin e policisë së moralit islamik vitin e kaluar në Iran.

Çmimi Saharov, i cili është çmimi më i rëndësishëm i BE-së për të drejtat e njeriut, shkon për Mahsa Amini, i cili vdiq në paraburgimin e policisë morale në Iran vitin e kaluar.

Parlamenti Evropian njoftoi të enjten se çmimi shkon për Amini dhe lëvizjen “Gruaja, Jeta, Liria” që u ngrit pas vdekjes së saj.

– Vrasja brutale e 22-vjeçares Jina Mahsa Amini ishte një pikë kthese. Ajo ka shkaktuar një lëvizje të udhëhequr nga femrat që po krijon histori, thotë kryetarja e Parlamentit Roberta Metsola për gruan e re kurdo-iraniane.

Metsola thotë se slogani i lëvizjes është “një thirrje për të gjithë ata që luftojnë për barazi, për dinjitet dhe për liri në Iran”.

Hajgarja e radhës: PE paralajmëron sanksione ndaj Radojqiçit?!

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Mosserioziteti i BE-së në raport me Serbinë u shpërfaq me propozimin e Rezolutës së PE-së për sanksione ndaj Radojqiçit .

Ky veprim i Parlamentit Evropian, jo që nuk është serioz, por ai është tejet qesharak dhe flet për njëanshmërinë dhe paaftësinë e Evropës për të udhëhequr ndërmjetësimin për raportet Kosovë-Serbi. Zaten kjo njëanshmëri dhe qasje evropiane ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë drejtpërdrejtë në “Status kuon” e deritashme në raportet Kosovë-Serbi dhe që pritet të jetë e tillë edhe për shumëkohë derisa Evropa të sillet njëanshëm siç po vepron.

Tashmë dihet botërisht se sulmi në fshatin Banjë në Veri të vendit ishte i organizuar, i trajnuar e udhëhequr nga Ushtria Serbe, në poligonet e saj ushtarake, për shumë kohë. Po ashtu, u vërtetua se Grupi terrorist që i priu njëri ndër liderët kryesor të Listës Serbe, të cilën tashmë vet serbët po e quajnë “Hamasi i Serbëve të Kosovës ” u armatos me armë të rënda, prodhime të Ushtrisë Serbe.

Madje, ky formacion ushtarak kishte lidhje edhe me Inteligjencën Ushtarake Ruse, që e përbën Grupin kriminal të lidhur, të stërvitur dhe të përgatitur për pushtim të Veriut të Kosovës. Dhe në vend që të merren masa ndaj Serbisë, PE-ja propozon Rezolutë për masa ndaj Radojqiçit, duke u munduar në këtë mënyrë ta shfajësojë Serbinë nga përgjegjësia për sulmin terrorist mbi shtetin dhe sovranitetin e vendit tonë!

Në anën tjetër, Vuçiq merr pjesë në takimin e Kinës, takohet edhe me Putinin dhe hapur jep sinjal se ku është rreshtuar ai dhe Serbia .

Edhe para këtij veprimi të Vuqiçit, BE-ja mbyll sytë gjë që është për keqardhje!

Bisedë e shkurtit 1996 me Zuvdi Berishen-Hoxhiq, pas botimit të romanit të tij “Ylli i Davidit”

0

Bisedë: Zuvdi Hoxhiq-Berisha, shkrimtar nga Podgorica

Intervistoi: Bajram Kabashi, shkurt 1996   

Zuvdi Hoxhiqi : Mitikja në veprën time i ka rrënjët në Guci 

Edhe po të mos ishte ajo bllokadë, dalja në gjuhën shqipe do të më gëzonte, sepse unë, desha s’desha, i takoj kësaj tradite shpirtërore, pa marrë parasyshë që shkruaj në gjuhën tjetër, 

Mendoj se kjo dihet nga proza ime, në veçanti nga “Ylli i Davidit”, për çka do të bindet lehtë lexuesi shqiptar. – Thonë se nëse nuk ka artistë pa vendlindje, atëherë ka, mjerisht, vendlindje pa artistë. Në këtë vështrim ana jonë ka pasur me të vërtetë fat. – Mali i Zi është viktimë e fundamentalizmit serbomadh, ai nga lufta është kthyer i poshtëruar dhe atë e presin “njëqind vjet turpi”. – Jam rritur atje, ku Bjeshkët e Nemuna janë më të mëdhatë dhe më të bukurat… Aty njeriu jeton në harmoninë më të plotë me natyrën, mëson prej saj.   

I vënë re si gazetar dhe publicist, reporter dhe udhëpërshkrues, redaktor revistash dhe gazetash, nismës i aksioneve të rëndësishme, por edhe si një vizatues dhe grafist i talentuar, Zuvdia Hoxhiqi është më i njohur si një shkrimtar, i cili e ka begatuar letërsinë me “Afshin e zjarrtë të Bjeshkëve të Nemuna”, vepra, e cila e ka renditur mu në krye të letërsisë që krijohet në këto hapësira. Botuar nga “Gjon Buzuku”, sa i doli romani “Ylli i Davidit”, ndërsa në Ulqin është në vazhdim ekspozita me vizatime të tij “Visore ulqinake”, e cila ka zgjuar një interesim të madh. 

Kritikët që kërkojnë ndjesë që është “një kohë e tillë”! 

Kritikët dhe lexuesit shtyhen në lavdëratat për krijimtarinë Tuaj. “Yllin e Davidit” e konsiderojnë një vepër kulminante. Edhe reportazhi Juaj “Një ditë jete” u ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë lexuesve. Adhuruesve të pikturës u pëlqejnë gjithashtu grafikat dhe vizatimet Tuaja. Pas “Vitit të Gucisë” (dy botime) dhe “Dimrit”, ja edhe “Ylli i Davidit” po del në shqipe. A jeni i kënaqur? 

Jam i kënaqur derisa krijoj. E ndiej veten si një fëmijë i dhënë pas lojës – jam i rijedhshëm. Bëj vetëm e vetëm atë që dua, që më sjell kënaqësi. Kurrë nuk e kam detymar veten që të bëjë një diçka që “nuk më shkon”. Prandaj i kam ndërruar shpesh hobit – kam vizatuar, jam marrë me botanikë, me alpinizëm, me sport, kam udhëtuar. “Ylli i Davidit” ka ngjallur, me të vërtetë, një interesim të madh, sado që për të më shumë flitet se që shkruhet: organet shtetërore të informimit të Maht të Zi, lëre më të Serbisë, nuk kanë dashur as ta shënonin daljen e tij. Ç’është e vërteta, ka mjaft kritikë, që më shkruajnë se u ka pëlqyer, e ngrenë në qiell, por edhe kërkojnë ndjesë që është “një kohë e tillë”, ndaj nuk mundkan as të njoftojnë për këtë. Madje dhe ata, të cilët patën shkruar se jam “një shkrimtar i madh që del në periudha kohore të mëdha”, “i një force epike të madhe”, “njëri nga më të mëdhenjtë që i kemi”, etj. – tash nuk guxojnë as ta përmendin këtë libër, megjithëse e dinë se është më i mirë. Ose, ç’të thuash për ata, të cilët Ju renditin në antologjitë dhe përzgjedhjet më rigoroze, kurse tash nuk guxojnë ose nuk duan t’Ju përfshijnë as në panoramën më të gjerë. Ndiej keqardhje për ta, sepse e di se si do ta ndiejnë veten herët a vonë. 

Edhe po të mos ishte ajo bllokadë, dalja në gjuhën shqipe do të më gëzonte, sepse unë, desha s’desha, i takoj kësaj tradite shpirtërore, pa marrë parasysh që shkruaj në gjuhë tjetër. Mendoj se kjo ndihet nga proza ime, në veçanti nga “Ylli i Davidit”, për çka do të bindet lehtë lexuesi shqiptar. 

Veprat Tuaja përshkohen nga një humanizëm i thellë dhe nga një realizëm mitik. Atë rrafsh mitik e gjeni prapë e prapë në Gucinë Tuaj, në të kaluarën dhe të tashmen e saj, në fatin dhe jetën e bashkëvendasve Tuaj. A janë ata vallë aq të jashtëzakonshëm dhe të veçantë? 

Duke e prezantuar “Yllin e Davidit” në “Doclea”, Marko Shpadier shkroi se “Hoxhiqi i do njerëzit e vet, edhe kur janë të egër si shkëmbinjtë e pingultë të Bjeshkëve të Nemuna dhe të’ rrëmbyer si ujërat e Gërnçarit, të ëmbël si pasqyra e Liqenit të Plavës dhe të këndshëm si Ulqini”. Jam rritur në gjirin e njerëzve, të cilët më kanë mësuar me shembullin e vet që t’i dua njerëzit. Çmos ka ndodhur dhe është kapërcyer, por gjithmonë është mbijetuar, sepse njeriu e ka nderuar njeriun, fqinji fqinjin, trimi trimin. Është ndërtuar një etikë e mbështetur në traditat më të mira të popujve stiqiptar dhe malazias. Ndërsa sa i përket pjesës së dytë të pyetjes Suaj – se mitikja që është në veprën time i ka rrenjët nga Gucia, keni të drejtë. As aty nuk kam “trilluar” asgjë. Shumë ngjarje dhe fate njerëzish ia kalojnë, me dramatizmin dhe jashtëzakonshmërinë e vet, edhe fantazisë së shkrimtarëve më të guximshëm. Përveç kësaj, për njeriun e këtij mjedisi, sado të bashkëbartë frymën jetëdhënëse mesdhetare ose atavizmin malësor, është karakteristik edhe ndijimi mitik i jetës dhe i botës…  

Vendlindja Juaj është njëri nga ato vende, i cili ka qenë prej kohe në njëfarë “kufiri” – gjeografik, historik, shtetëror, metafizik sa dhe real. Kufiri dhe është tema themelore e “Yllit të Davidit”…?  

Po, veçse këtë herë një periudhë e caktuar në të, e shkurtër, por shumë dramatike, kur ndodh një konflikt mes dy shteteve, gjë që, nga vetë natyra e gjërave, i tund me themel vendet që janë buzë kufirit. Nuk thuhet pa arsye: lum vendi buzë kufiri në paqe, vaj për të në luftë. Gjithçka që ndodhte atyre “viteve kthesa” në Guci dhe rreth saj, që e ndërron edhe jetën e saj, edhe jetën e banorëve të saj, i provon dhe i përjeton thellë një çunak, shkrimtar i ardhshëm. Vrasje, inkursione, pusi, arratisje, të gjitha këto pasqyrohen nëpër psikën e tij. Përjetimet e huaja i merr ai si t’i kishin ndodhur atij. Gjithë këtë e ringjall tre dhjetëvjetësha më vonë, me mirësi, me njërin nga autorët kryesorë të ngjarjeve në kufi, kur shumë gjëra janë më ndryshe, por jo edhe pa befasi të reja. 

 Është interesant se në roman paraqiteni edhe Ju si njëri nga personazhet. Flitet për Ju, lejoni që të zbulojnë të tjerët “dobësitë Tuaja”…?  

– Po, një njeri që flet për mua, një ish-udëbist, duke rrëfyer pëijetime të veta, thotë: “Ja, kjo është për libra e jo ajo që e shkruan Zuvdia Hoxhiqi”, me çka e zbulon një të vërtetë të madhe: secili nga ne e ka tregimin e vet dhe secilit i bëhet se ai është më i rëndësishmi, i lindur “për libra”. Kurse njëmendësia, si për inat, nuk do në libra, të paktën jo në mënyrën, çfarë do ta dëshironim. Unë ia kam arritur, besoj, që ta rrëfej një tregim për veten, por edhe për të tjerë, nëse ka dallim në këtë. Natyrisht, askush nuk e ka rrëfyer deri në fund tregimin. Për këtë arsye dhe shkruhen pandërprerë libra.   

Është pak të them se e doja Esadin, atë e adhuroja…   

“Ylli i Davidit”, të përdorim fjalë të një kritiku, “ajo poemë e madhe mbi zemrën njerëzore”, vëzhgon fatet e shumë njerëzve – myslimanë, shqiptarë, malazez, ose hungarezë dhe çifutë, njerëz fesh dhe bindjesh gjithfarësh, ndërsa Ju i doni dhe i kuptoni të gjithë, sikur e ndieni me secilin fatin e tij.  

– Epo, edhe për këtë, për qëndrimin e tim ndaj njerëzve, i detyrohem më së shumti mjedisit, në të cihn jam formuar, vendlindjes dhe mjedisit më gjerë, familjes. Në Guci njerëzit nuk i kanë ndarë kurrë sipas fesë ose kombit, të cilit i takojnë. Gjithçka që i ka ndarë njerëzit, ata sikur i ka bashkëlidhur. Mbaj mend kishë katolike dhe ortodokse afër njëra-tjetrës, xhami, hoxhë ose prift ortodoks a katolik tek shkojnë bashkë në tubime. E di se shqiptarët u janë drejtuar fqinjëve të vet, malazez ose myslimanë, në gjuhën e tyre, ndërsa ata u janë përgjigjur në shqipe. Në Malin e Zi kemi kisha me dy altarë, kulte shenjtërish, të cilat i nderojnë njerëzit e të tri feve, kryqin e Shën Vladimirit, pas së të cilit ecën vargani i përmortshëm, në të cilin ka edhe katolikë, edhe oitodoksë, edhe muhamedanë. Shumëkush, ashtu si dhe unë, të parët i ka të bashkëlidhur dhe të përzier me lidhje të ndiyshme – me nunëri dhe vëllamëri, të cilat nderohen si të ishin farefisnore. Ashtu jetohej, por vetëm ashtu dhe duhej jetuar, vetëm ashtu dhe është e mundshme. 

Dr. Hasnia Muratagiq – Tuna, në librin mbi simpoziumin e mbajtur në Plavë – “Identiteti i boshnjakëve myslimanë”, në një analizë me titull “Një vështrim mbi gjuhën e shkrimtarëve të Plavës dhe të Gucisë”, thekson: “Askush nuk ka qenë i detyruar që të më thotë se ku kanë lindur. Si ua kam identifikuar vendlindjen? Lehtë, mjaftonte t’i hidhej një sy cilësdo nga përmbledhjet e tyre me poezi, tregime ose romani e të shihej se sa shumë që bashkëbart në shprehjen e vet secili prej tyre ngjyresën e mjedisit, përkatësisht se sa është i pranishëm në ta vendlindja e tyre”. Siç mund të vërehet edhe nga ky libër, Plava dhe Gucia paraqesin një fole (gurrë) të fuqishme të intelektualëve, pra një forcë të gjallërimti shpirtëror dhe të ekzistencës për banorët e këtyre viseve? Sa ka të vërtetë në këtë? Çfarë dhe sa munden intelektualët e kësaj ane?  

– Thonë se nëse nuk ka artist pa vendlindje, atëherë ka, mjerisht, vendlindje pa artist. Në këtë vështrim ana jonë ka pasur me të vërtetë fat. Nuk thuhet pa arsye se nëpër letërsinë malaziase rrjedh Limi. Ndërsa Limi më i bukuri dhe më i freskëti është në burim. E aty kanë lindur dhe janë rritur Esad Mekuli, Radovan Zogoviq, Dushan Kostiq, Rexhep Qosja, Husein Bashiq, Hasan Mekuli, Idriz Ulaj, Rexho Mulliqi dhe shumë aitistë të tjerë, intelektualë të lartë të një lloji tjetër. Të gjithë ata, me sa di unë, janë të lidhur shumë emocionalisht me anën e vet, shihet kjo edhe nga vepra e tyre, ndërsa se sa kanë mundësi edhe për t’i ndihmuar – kjo është një çështje tjetër tashmë. Më e rëndësishmja është që ai u ka ndihmuar atyre …  

Ju, thonë, keni qenë i lidhur në veçanti pas Esad Mekulit, i cili Ju donte si më të afërmin e vet? A ishte kjo respekt dhe simpati vetëm letrare, e ndërsjellë, apo rrënjët ishin njerëzore më të thella?  

– Ai është njëri nga ato personalitete, të cilat kanë ndikuar më së shumti mbi mua. Librat e tij ishin një lektyrë e vërtetë, nga duart e tij mora më vonë edhe librat e parë të shkrimtarëve shqiptarë. Kur u shpërngulëm në Plavë nga Gucia, Mekulët i kishim fqinjët e parë, megjithëse miqësia e familjeve tona ishte shumë më e vjetër. Secili takim me të më begatonte dhe më frymëzonte. Nga ai dhe mund të mësohej, me të vërtetë – edhe si të shkruash, edhe si të punosh, edhe si të qëndrosh në rragën e zgjedhur, edhe si të punosh e të jetosh për popullin tënd. Është pothuaj e pabesueshme se sa urtësi, forcë e guxim, këmbëngulje kishte në atë njeri të mrekullueshëm, të qetë dhe bujar. Është pak të them s’e e doja, unë e adhuroja. Pavle Mioviq, një mik i tij, akademik dhe shkencëtar malazias i njohur, ka shkruar se nga unë “shpërthen me tërë forcën çapkënëria orientale”. Po të isha ndodhur më afër Esad Mekulit, ndoshta nga kjo çapkënëri do të kishte më pak, ai me qëndrimin e vet ndaj punës do të më shtynte të bëhesha më serioz, që “të mos shkapërderdhem”. Në njëfarë mënyrë sikur i kam mbetur borxh, ndoshta nuk kam dhënë as sa priste ai nga unë dhe sa mundja objektivisht.  

Tema e librit Tuaj është aktualizuar edhe nga ngjarjet më të reja në hapësirat e ish-shtetti jugosllav. Veçse tash Gucia Juaj është në njëfarë mënyre edhe Mal i Zi, apo jo?  

– Po, këtë herë Malin e Zi e futën në një luftë të turpshme, nga e cila u kthye i poshtëruar. Ajo që ishte ndërtuar me shekuj, u rrënua me aventurën në fushëbetejën e Dubrovnikut. Mali i Zi është viktimë e fundamentalizmit serbomadh; ai që ka ditur t’i qëndrojë çdo pushtuesi, fatin e vet e njëjtëson me regjimin, i cili do ta marrë më qafe atë, pastaj veten. E presin “njëqind vjet turpi”. Ç’është e vërteta, gjithnjë e më shumë ka rezistencë ndaj atij projekti të krijimit të një shteti fetar, por, gjithçka që është përparimtare në Malin e Zi, sot është në njëfarë mënyrë e burgosur, e penguar për të bërë çfarëdo që është serioze. Mbyllen institucione të kulturës, gazeta dhe revista, përndiqen njerëz, lihen pa punë, shpallen tradhtarë. Në anën tjetër, kriminelë mermin shpërblime letrare dhe të tjera, shtetarë mermin nga duar të kriminelëve dekorata a urdhra. Pushteti i Malit të Zi, i përforcuar nga prania e madhe e ushtrisë, në bashkëveprim me policinë, i shërben si vasal regjimit serb, punon për serbizimin e gjithçkasë që ekziston. Malazeztë, në thelb një popull mesdhetar, janë të kthyer – megjithëse u pëlqen të flasin për të kaluarën dhe për historinë – nga jeta dhe njeriu e jo nga zoti dhe qiejt. Kurse tash po bëhet gjithçka që të kthehen në mesjetë. Me shthurjen e Jugosllavisë, më duket, Mali i Zi e ka humbur veten…  

Një “nënpyetje” Juaja, kolegu Kabashi, ishte edhe rreth mundësive të afirmimit të shkrimtarëve që shkruajnë në gjuhën shqipe. Përgjigjen e shihni tashmë nga qëndrimi ndaj krijuesve malazez. “Kohën” e kanë mbyllur, “Fati” del me ndihmën e “Sorosit”. Del kohë pas kohe nga ndonjë libër me poezi ose publikim “botuar privatisht”. Edhe unë i kam botuar privatisht “Yllin e Davidit” dhe “Një ditë jete”, mezi i mblodha paratë për shtypjen, ndërsa për ndonjë honorar as që më ka shkuar mendja. Kurse në inaugurimin e tij në Podgoricë kishte aq shumë njerëz, saqë edhe korridori i Pallatit të Rinisë ishte plot e përplot. Megjithëse “Pobjeda” nuk njoftoi as se ishte bërë inaugurimi, kronisti i “Docleas” shënoi “se është e pabesueshme që të ketë mbledhur aq shumë njerëz një libër”. Kështu ishte edhe në ekspozitën time të vizatimeve … 

Më vonë zbulova se të parët e mi kishln qenë me të vërtetë dervishë 

– Po, e di se keni mbetur pa punë ndër të parët. Kuirfarë zgjidhjeje nuk kishte, Ju kanë harruar …  

– Ishte si “në film”. Vij në punë dhe gjej atje të tjerë tek rrinë. Gjërat e mia të shtyra në një skutë … Por, të paktën Ju keni mirë dijeni për një gjë të tillë. Mund të kishte qenë edhe më keq, mund të kishin ardhur në shtëpi, të më merrnin me vete, të trillonin ndonjë faj, të gjenin ndonjë përligjje, nëse u lypset fare ajo.  

Mbi veprën Tuaj, përkatësisht mbi stilin dhe gjuhën Tuaj, ka dalë studimi i dr. Hasnia Muratagiq – Tunës “Bukuria e rrëfimit”. Keni një gjuhë të pasur. “Qoftë dhe vetëm kjo do ta bënte të përjetshëm këtë libër” – ka shkruar një kritik. Përveç kontemplacionit të thellë, njohjes së jashtëzakonshme të mendësisë dhe të psikologjisë së njerëzve, për të cilat shkruani, historisë dhe jetës, forcës epike dhe frymëzimit lirik të veprës Suaj, jeni i njohur edhe si një njohës i shkëlqyr i natyrës dhe i botës së saj.  

– Jam rritur atje, ku Bjeshkët e Nemuna janë më të mëdhatë dhe më të bukurat, pranë Burimeve të përmendura të Ali Pashës, ujëvarës Gërla, nën Majën e Karanfilit, buzë lumenjve të mrekullueshëm, Liqenit të Plavës. Aty njeriu jeton në harmoninë më të plotë me natyrën, mëson prej saj. I dua bjeshkët, këtej dhe pasioni im për t’u marrë me alpinizëm dhe botanikë…  

Në “Yllin e Davidit” ka shumë personazhe interesante. Megjithatë, mua më janë imponuar fytyra e Ramë Berishës, “kushëri” Juaji, dervish, si dhe i bajraktarit Sokol Ujka. A është fjala për persona konkretë dhe çfarë janë fatet e tyre?  

– Kur shkruaja për kushërinjtë e mi dervishë, edhe kur i “hidhja” në roman, kisha bindjen se gjithë ajo ishte pjellë e fantazisë sime. Mirëpo, më vonë zbulova se të parët e mi kishin qenë me të vëitetë dervishë, se shumë prej tyre kishin pasur edhe role të dalluara në tarikat, të cilit i takonin. Madje kishin pasur emra të njëjtë si dhe personazhet, heronjtë e mi letrarë. Mund ta përfytyroni se çfarë ishte befasia ime, kur konstatova se ndër ta ishte edhe një shkrimtar, të cilin e quajnë si unë dhe fëmijët e të ciht kanë emra të njëjtë si dhe të mitë, por të cilët, sikurse, ta zëmë, Daniel, nuk i përkasin as traditës islame, as traditës etnike shqiptare. Ndërsa përputhje të këtilla ka tepër shumë, aq sa njeriu nuk beson pothuaj në rastësinë, veçse në diçka më të thellë, në diçka që ka karakter fati. Por, kjo është një temë për disa biseda të tjera. 

Po kështu është edhe me Sokol Ujkën. Nuk e kam pasur parasysh një person konkret. Në të vërtetë, më ka shërbyer fytyra e një njeriu, të cilin e kam njohur dhe vrasjen e të cilit e kam parë dhe përshkruar, por i kam atribuar edhe veti të disa personaliteteve të tjera të Malësisë, njerëz që zotërojnë parime etike të jashtëzakonshme dhe që janë shumë të çmuar në anën time. Në të vërtetë, unë kam dashur që çdo kapitull ta kem një miniroman: surrealist, psikologjik, realist, historik, romantik, me detektivë. Në këtë vështrim duhet parë, ndoshta, edhe kapitulli mbi dervishët dhe bajraktarin…  

Jeni i njohur edhe si një grafist dhe vizatues i shkëlqyer. Është në vazhdim ekspoztia Juaj në Ulqin. Njohës dhe krtiikë figurativë malazez të shquar të këtij arti, si akademik prof. dr. Pavle Mioviq, autor i monografisë “Thesari artistik i Malit të Zi”, lavdërojnë këtë veprimtari Tuaj. “Ashtu siç hesht urtësisht dhe nuk boton asgjë edhe nga nja dhjetë vjet dhe papandehur e elektrizoni atmosferën rreth vetes me një vepër që habit dht ngjall mahnitje, ashtu duke heshtur urtësisht – pikturon” – ka shënuar Mioviq. Ç’është për Ju piktura?  

Le të përgjigjet në vend tim letrari malazias Sreten Peroviq: “Ashtu siç gjenin kënaqësi në punën e vet mjeshtrat e vjetër, edhe ai ndien kënaqësi në gjallërimin e hapësirave të vjetra, të mjediseve të harruara, me bindjen se kjo i fisnikëron njerëzit dhe i largon nga jeta e përditshme e mundimshme …” 

Duke vizituar përmendore kulturo-historike dhe qytete malaziaçe të vjetra, duke shkruar për to, jam mahnitur nga bukuria dhe harmonia e kryqëzimeve dhe gërshetimeve të pazakonshme të qytetërimeve dhe të kulturave, të dlave njeriu i këtij mjedisi ka ditur t’u japë kuptim dhe t’i trashëgojë. Do të doja t’i vizatoj, duke e ndier veten gjithmonë sikur i shoh për herë të parë. Më ka tërhequr gjithçka – fortifikimet, kullat dhe portat, urat, shkallët e veshura në bar, gurët e shkapërderdhur, karakatina të së kaluarës dhe të së lashtes. Gjithçka gjallëronte dhe merrte tek unë pamjen dhe shkëlqimin e dikurshëm, bëhej edhe më e bukur, kallëzonte tregimin e vet, të njëmendshëm ose të fantazuar, duke dëshmuar për mallin dhe nevojën e vazhdueshme të njeriut për bukurinë dhe për entuziazmin ndëitues, i cili fisnikëron dhe pasuron shpirtin … 

Intervistuesi: Bajram Kabashi   

BOX:   

Lum vendi buzë kufiri në paqe, vaj për të në luftë 

…kur ndodh një konflikt mes dy shteteve, gjë që, nga vetë natyra e gjërave, i tund me tbemel vendet që janë buzë kufirit. Nuk thuhet pa arsye: lum vendi buzë kufiri në paqe, vaj për të në luftë. Gjithçka që ndodhte atyre “viteve kthesa” në Guci dhe rreth saj, që e ndërron edhe jetën e saj, edhe jetën e banorëve të saj, i provon dhe i përjeton thellë një çunak, shkrimtar i ardhshëm. Vrasje, inkursione, pusi, arratisje, të gjitha këto pasqyrohen nëpër psikën e tij. Përjetimet e huaja i merr ai si t’i kishin ndodhur atij. Gjithë këtë e ringjall tre dhjetëvjetësha më vonë, me mirësi, me njërin nga autorët kryesorë të ngjarjeve në kufi, kur shumë gjëra janë më ndryshe, por jo edhe pa befasi të reja. 

“Ja, kjo është për libra e jo ajo që shkruan Zuvdia Hoxhiqi” 

…një njeri që flet për mua, një isb-udëbist, duke rrëfyer përjetime të veta, thotë: “Ja, kjo është për libra e jo ajo që e shkruan Zuvdia Hoxhiqi”, me çka e zbulon një të vërtetë të madhe: secili nga ne e ka tregimin e vet dhe secilit i bëhet se ai është më i rëndësishmi, i lindur “për libra”. Kurse njëmendësia, si për inat, nuk do në libra, të paktën jo në mënyren, çfarëdo ta dëshironim. Unë ia kam arritur, besoj, që ta rrëfej një tregim për veten, por edhe për të tjerë, nëse ka dallim në këtë. Natyrisht, askush nuk e ka rrëfyer deri në fund tregimin. Për këtë arsye dhe shkruhen pandërprerë libra. 

Ajo s’ishte pjellë e fantazisë sime 

Kur shkruaja për kushërinjtë e mi dervishë, edbe kur i “hidhja” në roman, kisha bindjen se gjithë ajo ishte pjellë e fantazisë sime. Mirëpo, më vonë zbulova se të parët e mi kishin qenë me të vërtetë dervishë, se shumë prej tyre kishin pasur edhe role të dalluara në tarikat, të cilit i takonin. Madje kishin pasur emra të njëjtë si dhe personazhet, heronjtë e mi letrarë. Mund ta përfytyroni se çfarë ishte befasia ime, kur konstatova se ndër ta ishte edhe një shkrimtar, të cilin e quajnë si unë dbe fëmijët e të dlit kanë emra të njëjtë si dhe të mitë, por të cilët, sikurse, ta zëmë, Daniel, nuk i përkasin as traditës islame, as traditës etnike shqiptare. Ndërsa përputhje të këtilla ka tepër shumë… 

  • E shtunë, 3 shkurt 1996. Kjo intervistë e imja me Zuvdi Berishën – Hoxhiqin, është botuar në gazetën Rilindja (në atë kohë për shkak të rrethanave pushtuese quhej “Bujku”). Intervista është botuar nga botuesi Avdulla Zeneli nga Prishtina, si hyrje në përkthimin në gjuhën shqipe të romanit “Ylli i Davidit” nga shkrimtari satirik Ramiz Kelmendi. 

Instalimi i islamit politik në katër faza, i kryer nga organizata turke TIKA

0
Afrim Musliu, Suedi
___
Riosmanizimi sistematik e psikologjik i trojeve shqiptare si dhe instalimi i islamit politik në katër faza i kryer nga organizata turke TIKA:
1. Gjatë 20 viteve duke ofruar falas mijëra seriale turke të gjitha televizioneve shqiptare, të cilat këto i transmetojnë nga disa herë në ditë 7 ditët e javës, me qëllim që t’iu imponojnë shqiptarëve edhe gjuhën, edhe stilin e jetës turke, si dhe stilin e jetës simbas rregullave islame;
2. Ndërtimi i mbi 1000 xhamiave të reja në Kosovë, e poashtu me qindra edhe në trojet shqiptare në Maqedoni, e sigurisht hiç më pak as në Shqipëri, të cilat përmes altoparlanteve, deshte-s’deshte, patjetër ta imponojnë islamin;
3. Rrjetet sociale, portalet e shumta islamiste, si dhe kanalet e shumta televizive islame në grupin e kanaleve shqip si dhe transmetimet e shumta e të ditëpërditshme nëpër televizionet lokale, me qëllim të shpërlarjes totale të trurit dhe indoktrinimit të islamit radikal tek shqiptarët, i cili ka arritur tek shqiptarët deri në atë shkallë saqë sot plotë shqiptarë janë në gjendje edhe të vrasin nē emër të islamit e të Turqisë;
4. Investimi dhe financimi në forca të reja politike me orientim fetar e pro-turk, me qëllim që të na prishin me aleatët perëndimorë, e posaqërisht me ShBA-të, të cilët edhe janë gardierët dhe aleatët kryesorë të shtetit të Kosovës dhe interesave nacionale shqiptare në përgjithësi.
Varrezat e vjetra në Prizren, organizata turke i emëron “varrezat e osmanlive” - Gazeta Online INSAJDERI
Organizata TIKA së fundi ka financuar një projekt për ndërtimin e një muri rrethues të varrezave të vjetra në Prizren. E pas investimit, kjo organizatë shtetërore e Turqisë që operon në Kosovë (Administrata Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Turke (TIKA) ), ka vendosur një tabelë në të cilën varrezave u referohet si “Varrezat e Osmanlinjve”.