Kreu Blog Faqe 953

Imazhi i shtetit!

0

Florim Zeqa 

Politikanët e pasluftës, me paaftësinë dhe papërgjegjsinë e tyre e lënduan rëndë lirinë dhe demokracinë, shkatërruan çdo gjë vetëm për të mbushur thasët me paratë e vjedhura nga arka e shtetit. Me gënjeshtra e mashtrime, me korrupsion e krim të organizuar forcuan pushtetin dhe shtuan pasuritë e tyre duke nëpërkëmbur popullin dhe drejtësinë.

Qytetarët e pakënaqur janë fytyra e shtetit

Këto fytyra të politikbërjes gjysëmshekullore i urren jo vetëm populli, por i urrejnë edhe drurët dhe gurët, fushat dhe malet, lumenjët dhe përrockat e këtij vendi.

Njerëzit e zakonshëm çdo ditë i mallkojnë politikanët duke ju thënë nga thellësia e shpirtit, shkoni e mos u ktheni më o të pabesë dhe tradhtarë, mashtrues dhe kusarë që nuk u ngopet asnjëherë së zhvaturi pasuritë e këtij vendi!

Kosova e rrezikuar sot nga një qeveri e ligjshme, e dalë nga vota popullore, në këtë gjendje ka ardhur edhe nga qeveritë paraprake, me vendime dëmshme për vendin.

Veriu i vendit, nga rruga e integrimit rrëshqiti në burim tensionesh dhe konfrontimesh të rrezikshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kemi ardhur në këtë situatë, pasi intelektualët e kalibrit dhe atdhetarët u injoruan me përbuzje nga sharllatënët e politikës, kurse njerëzit e ndershëm u detyruan të largohen nga vendi shkaku i mungesës së përspektivës zhvillimore dhe pabarazisë sociale.

Politikanët që morën 51 % të votave, thirren në votën ‘plebishitare’ me 45 % të elektoratit të dalë në zgjedhje, kurse 55 përqindshin e injorojnë sikur të mos ekzistonte fare, duke harruar qëllimshëm se vota e 45 %-shit është fitore me 25.5 % të qytetarëve të vendit që i mbështetën me votë!

Bazuar në këto përllogaritje, fitorja e 14 shkurtit 2021 e partisë në pushtet vetëm sa e ka thelluar hendekun mes subjekteve politike dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Vota e marrur nën premtim, kur ai premtim nuk mbahet kthehet në mashtrim për qytetarët!

Edhe përkundër votës “plebishitare” përseri po vazhdon fryma e konfrontimit me rivalët politikë, po vazhdon gjuha e urrejtjes patologjike ndaj kundërshtarëve politikë. Pra, partitë në pushtet mbeten në rrugën e vjetër politike, të autoritarizmit dhe të konfrontimit me alternativat e tjera.

Konfrontim mes dy kauzave të kundërta

Është hera e parë në historinë e parlamentarizmit kosovarë, kur shumica parlamentare në pushtet i bojkoton Seancat e Kuvendit. Kjo përveqse papërgjegjësi, paraqet paaftësi qeverisëse dhe mungesë guximi për t’u ballafaquar me problemet madhore që kanë qytetarët e vendit.

Vërtetë është paradoksale, kur i sheh pushtetarët duke i thurur lavde policit të vrarë ditë më parë në veri të vendit, kurse, kur janë në pyetje diskutimet për të drejtat dhe kushtet e Policisë së Kosovës, të njëjtit i bojkotojnë Seancat e Parlamentit!

Ky avaz i bojkotit të shumicës parlamentare po vjen si kundërpërgjigje ndaj opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare!

Ky konfrontim mes dy kauzave të kundërta, po shkon në dëm të vendit dhe qytetarëve, të cilët janë duke e pritur me padurim 1 Janarin e vitit 2024 për t’ikur drejt vendeve të panjohura në kërkim të një jete më të mirë, për shkak se kjo klasë politike pa dallim, pozitë dhe opozitë e sollën shtetin buzë greminës!

Shkaku i kusarëve të politikës, jeta e qytetarëve të ndershëm është kthyer në ferr të vërtet në shtetin e lirë!

Dëmi që e kanë shkaktuar kusarët e politikës është i pallogaritshëm, sikurse që është e pallogaritshme pasuria e politikanëve që i shijuan majat e pushtetit. Të korruptuarit dhe i korruptuari u pasuruan skajshmërisht, kurse qytetarët e ndershëm u varfëruan pafundësisht!

Me një fjalë, krimi ka lëshuar rrënjë të thella në tokën dardane. Mashtruesit dhe injorantët uzurpuan zyrat e shtetit, kurse intelektualët dhe profesionistët e lëmive të caktuara bredhin rrugëve duke e pritur me gëzim 1 Janarin e vitit 2024, nëse BE-ja nu kua prish ëndërrat për largim nga vendi!

Krim nuk është vetëm me vrarë njerëz me plumb, por krim akoma më i rëndë është me ua prishë ardhmërinë gjeneratave të reja dhe me i thyer shpirtërisht ajkën e kombit-intelektualët e kalibrit, të cilët, në zyrat e shtetit hyjnë vetëm për të nxjerrur ndonjë dokument apo pasaportë për t’u larguar nga vendlindja e tyre!

Degradimi i institucioneve publike dhe sistemit politik në përgjithësi e kanë ulë imazhin e shtetit në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Kurse gjendja e rënduar ekonomike, padrejtësitë dhe diskriminimi social, janë pasqyra e vërtetë e shtetit para syve të qytetarëve.

Drejtori i Policisë kolonel Hoxha me bashkëpunëtorë dhe stafin e Ambasadës Amerikane kanë marrë  pjesë në konferencën e shefave të Policisë në SHBA 

0

Prishtinë, më 20 tetor 2023  

Në konferencën e cila po mbahet në kuadër të IACP-it (International Association of Chiefs of Police -Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në San Diego të Kalifornisë,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë përfaqësues të lartë të policive nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë. 

Forhåndsvisning av bilde

Pjesëmarrja e delegacionit zyrtar nga Policia e Kosovës  me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në këtë konferencë të nivelit më të lartë në fushën e sigurisë mundëson shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave policore, trajtimin e sfidave dhe fenomeneve me të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë.  

Forhåndsvisning av bilde

Drejtori i përgjithshëm Hoxha me bashkëpunëtorë ka pasur rastin të takojë personalitete të ndryshme duke përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv të EUROPOL-it, znj. Catherine De Bolle, z. Gregory Ducot, drejtor i DOJ-ICITAP dhe z. Samuel Pineda, drejtor i Zyrës së Programeve, Departamenti i Shtetit- Byroja Kundër Terrorizmit si dhe me udhëheqës të policive të shumë vendeve botërore. Në këto takime  u diskutuan tema të ndryshme si luftimi i krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit, përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. 

Forhåndsvisning av bilde

Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), është  shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim në botë për udhëheqësit/ liderët e policisë dhe është e përkushtuar për të avancuar sigurinë e komuniteteve në mbarë botën. 

Forhåndsvisning av bilde

Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Policia u mundësua nga ICITAP – Ambasada Amerikane 

Forhåndsvisning av bilde

Katër dekada përpjekje që lajmin ta sjellë me kohë dhe të saktë tek të gjithë sportdashësit shqiptarë

3

Nga: Arif Ejupi 

Z.Gani Kosumi qëkur ishte fëmijë e kishte pasion sportin dhe leximin e materialeve që kishin të bënin me këtë fushë .  

Ai përcillte rregullisht edhe transmetimet e ndeshjeve në Radio e Televizion të Prishtinës, pa e ditur që një ditë do të jetë pjesë e këtyre mediave.  Gjithashtu lexonte çdo artikull që kishte të bëjë me sportin në gazetën “Rilindja “të Prishtinës. 

Vlerësonte punën e gazetarëve pionierë të kësaj gazete ditore si : Ali Shala, Fehmi Sejdiu, Besim Dobroshi, Abas Dula,Muharrem Bulliqi,Burim Hatipi etj. 

Ganiu relaksohej dhe kënaqej  kur dëgjonte edhe zërin tërheqës të reporterëve ikona të sportit shqiptar si : Esat Stavileci, Veli Vraniqi, Azem Brovina, Gani Ajeti , Agim Kasapolli etj, të cilët nëpërmjet valëve të TVP- së, dhe Radios ,na sillnin atmosferën e ndeshjeve kur skuadrat tona KF.Prishtina, KF. Trepça, KF. Liria, KF.Vëllaznimi etj, luanin jashtë Kosovës. 

Nuk mungonin as ngjarjet në basketboll e hendboll ku me sukseset e tyre na bënin krenar Universiteti i Prishtinës, gjegjësisht Borci i Ferizajt dhe Trepça e Mitrovicës, Smadrexha e Vushtrrisë etj. 

Ganiu si prishtinas i hershëm në të gjitha ngjarjet sportive që zhvilloheshin në kryeqytet ishte i  pranishëm. Aty ku gazeta Rilindja s’ mund  t’i mbulonte disa nga ngjarjet i mbulonte Ganiu, edhe pse ende ishte nxënës i shkollës së mesme në gjimnazin “ Xhevdet  Doda “ të Prishtinës  

Ai përcillte edhe rrjedhën e ngjarjeve sportive në ish-Jugosllavi dhe shtetin Amë- Shqipëri. 

Me shumë ëndje dëgjonte edhe transmetimin e ndeshjeve të Kampionatit shqiptar në futboll në Radio Tiranë . Atij i bënin përshtypje me gjuhën e tyre të pasur dhe zërin melodik komentatorët Ismet Bellova dhe Ahmet  Shqarri . 

Ganiu që shumë herët u mishërua me gazetarinë sportive prirjet e tij në këtë profesion do t’i testojë në fillim të viteve të’80- ta. Paraqitjet e para në cilësinë e gazetarit sportiv ai do t’i bëjë duke krijuar marrëdhënie të rregullt pune në Programin e Dytë të Radio Prishtinës. 

Kosumi pa shkëputje nga puna studion në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës, drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe. Me gjithë angazhimin në punë edhe studimet i përfundon me sukses. 

Meqenëse merrej me karate rëndësi të veçantë do t’u kushtojë sporteve luftarake. Gjithnjë i qetë e komunikues kudo i kishte dyert e hapura dhe mikpritjen e duhur. 

Ai në kuadër të Programit të Dytë të Radio Prishtinës punoi deri në vitin 1988.  Në këtë Program realizoi qindra kronika, intervista dhe raporte nga disiplina të ndryshme sportive .  

Me ndryshimin e skemës programore kalon në Programin e Parë të Radio Prishtinës, redaksia e sportit .  

Ai edhe këtu prioritet u jep temave në sportet luftarake që dukeshin të lëna në harresë . 

Përkushtimi i tij në masivizimin e këtyre sporteve do të bëjë që ai të jetë i preferuar si gazetar sporti nga boksierë, karateistë, mundës, peshëngritës, qitës, tenistë, volejbollistë, shahistë, pingpongistë, pa përjashtuar edhe disiplinat tjera të sportit si futbollin, basketbollin, hendbollin, atletikën, notin etj. 

Edhe punën prej komentatori të futbollit Ganiu do ta provojë në ndeshjet Napredaku i Krushecit  – Vëllaznimi i Gjakovës dhe Radniçki i Pirotit – Prishtina 2 me 1.  

Disiplina në punë dhe komunikimi tamam njerëzor i kanë krijuar Ganiut raporte të shkëlqyera me trajnerë e sportistë gjithandej Republikës së Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.  

Ganiu edhe kur Serbia më 5 korrik të vitit 1990, i dëboi me dhunë nga vendet e tyre të punës mbi 1300 punëtorë të këtij mediumi informativ nuk u dorëzua.  

Me shkrimet dhe kronikat e tij të vazhdueshme pasqyroi deri në detaje dhunën serbe në sportin e Kosovës. Ganiu herë pas here ka shkruar edhe në gazetën” Bujku” të Prishtinës, që në realitet atëbotë bënte punën e Rilindjes së ndaluar nga pushteti gjenocidal i Milosheviqit. 

Kosumi 8- vjet e disa muaj ka qenë edhe korrespondent i rregullt i sportit nga Kosova në Radio Televizionin Shqiptar të Tiranës. 

Në kuadër të emisionit “Lajme “që përgatiteshin nga gazetarët kosovarë Ganiu ka raportuar nga Prishtina, mbi të gjitha ngjarjet sportive që mbaheshin në Kosovë, edhe pse ajo gjendej nënokupim të hekurt nga Serbia. 

Falë punës së tij opinioni i brendshëm dhe ai i huaj është njoftuar me dhunën e vazhdueshme  dhe diskriminimin që Serbia ua bënte sportistëve të Kosovës. 

Këtë barbari të policisë serbe z. Kosumi e ka prezantuar edhe nëpërmjet mijëra fotografive të cilat  kanë bërë xhiro edhe nëpër botë.  

Shumëkujt i duket e pabesueshme por Ganiu i dhënë edhe pas fotografisë me Aparatin “ Nikon” dhuratë nga i vëllai Vehbiu, që jeton prej vitesh në Londër të Anglisë, i ka shkrepur mbi 100 mijë pamje nga aktiviteti i sportistëve tanë brenda Kosovës dhe jashtë saj. 

Pas çlirimit të Kosovës, Ganiu deri në pension të merituar kreu detyrën e Redaktorit Përgjegjës të Sportit në Radio Kosovë.  

Ai me ndihmën e disa bamirësve është i vetmi nga gazetarët shqiptarë që më 2015, ka përcjellë në Baku të Azerbajxhanit, suksesin kulmor të vajzave tona xhudiste si:  Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria  Krasniqi. Kuptohet që ky sukses s’do të ishte arritur pa punën e palodhshme dhe shembullore të trajnerit tonë të mirënjohur  Driton Kukaj. 

Për vetëmohim dhe angazhim të pakursyer Ganiu ka fituar çmime, fletëlavdërime dhe mirënjohje të shumta publike. 

  1. Kosumi ndihet i plotësuar sepse atij për gjithë këto vite pune të pandërprera iu nda edhe Çmimi për vepër jetësore.

Po ashtu është shpërblyer dyherë radhazi me mirënjohje nga Federata Futbollistike e Republikës së Kosovës.  

Kurse kolegu i tij Xhavit Kajtazi ,në shenjë konsiderate dhe respekti për punën e tij me vlerë ka shkruar librin “Gazetari për gazetarin “në të cilin përshkruhet puna dhe angazhimi dyzetvjeçar i z. Kosumi, si gazetar e fotoreporter. 

Vite me radhë z. Kosumi i ndihmuar nga z. Esad R.Ejupi e ka mbajtur edhe portalin “Sporti i Republikës së Kosovës” Nëpërmjet kësaj faqeje sportdashësit janë furnizuar me lajme të nduarnduarta sportive nga vendi dhe bota. 

Ganiu pati ndihmuar edhe ecurinë e punëve në Radio “Rilindja” të Prishtinës, duke u prezantuar me kronika e intervista të ndryshme nga zhvillimet sportive në Kosovë e Iliridë. 

Fatkeqësisht, Ganiu për gjithë këtë angazhim dhe sakrificë s’ është shpërblyer nga institucionet e Republikës së Kosovës, me një pension që i garanton pleqëri të dinjëtetshme . 

Ai në formë pensioni merr vetëm 100 euro, që është rentë për të gjithë qytetarët  e Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçe, edhe pse disa prej tyre nuk kanë qenë asnjëherë në marrëdhënie pune.  

Ky farë “pensioni” është ofendim jo vetëm për Ganiun,por dhe për familjen e tij, ngase ai një jetë ishte në shërbim të masivizimit të sportit në vendin  tonë. 

Përkundër kësaj Ganiu nga 30 tetori i këtij muaj ka paraparë hapjen e një ekspozite në Prishtinë, ku ka seleksionuar diku 100 fotografi të xhiruara gjatë viteve 1991 -1999, që flasin mjaftueshëm për kohën kur Serbia i pati privuar nga çdo e drejtë shqiptarët e Kosovës.  

Ai si çdoherë korrekt e i ndërgjegjshëm falënderon për mbështetjen Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, si dhe Pallatin e Rinisë në Prishtinë.  

Apelojmë që kjo ekspozitë të vizitohet nga të gjithë, sidomos nga të rinjtë që të kuptojnë që sporti  i Kosovës, jo vetëm që mbijetoi por edhe shënoi shkëputjen e tij të përjetshme nga Serbia, qysh në fillim të viteve të ’90- ta, edhe pse kudo ushtrohej  segregacion dhe dhunë e shfrenuar. 

 

Kjo u arrit falë punës së përbashkët të donatorëve, udhëheqësve sportiv, gazetarëve e veçmas sportistëve që në kushte që s’ përshkruhen dot luajtën në ara e luadhe të fshatrave të Kosovës.  

Me ta në vrap ishte edhe gazetari trim dhe i papërkulshëm Gani Kosumi, i cili aty ku iu dha mundësia shkroi për vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë sportistëve.  

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi , si fushatë politike 

0

Nail  Draga , Ulqin

Diskursi politik 

Ne vendet me demokraci të konsoliduar regjistrimi i popullsisë paraqet një proces statistikor, ndërsa  në Mal të Zi qe  do të mbahet nga 1-15 nëntor,  ka marrë përmasa të politizimit, sikurse në fushatat zgjedhore, qe   dëshmohet  me bilbordët e vendosura në disa qytete, si asnjëherë deri më tash, me sugjerim ndaj qytetarëve se cilës kombësi dhe religjion iu përkasin dhe me cilën gjuhë flasin, ndërsa idea për shtyrjen e regjistrimit është tentim i dështuar 

Vendosja e bilbordëve deri më tash ka qenë dukuri e njohur në fushatat zgjedhore, por në sajë të rrethanave të reja shoqërore, në prag të regjistrimit të popullsisë, ata këto ditë janë vendosur ne disa qytete në Mal të Zi. Kemi të bëjmë kryesisht  me pjesëtarët e popullsisë serbe e asaj boshnjake. Tekstet e bilbordëve kanë sugjerim ndaj qytetarëve se cilës kombësi e religjion iu përkasin dhe cilën gjuhë flasin. 

Bilbordi  serb  

Kështu në Budvë gjatë javës së kaluar janë vendosur një numër i madh i bilbordëve me fotografi të personaliteteve të njohura historike, për të cilët mendohet se janë serb, për të animuar qytetarët  qe në regjistrim të popullsisë ashtu edhe të deklarohen. Nga ana tjetër  bëhet me dije se në Podgoricë, Plavë e Rozhajë  ka bilborde me fotografi  të personaliteteve historike, për të cilët thuhet se janë Boshnjakë, duke e orientuar popullin boshnjak. 

Nuk ka dilemë se roli i bilbordëve është të përkujtojnë bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit  e tyre  origjinën e identitetin e tyre.  

Se kemi të bëjmë me një organizim të fushatës identike si ate politike  dëshmohet  se ne media proserbe e proruese siç janë In4s, alo.me, dhe disa portale tjera janë angazhuar siç duket me mision  në fushatën për regjistrim të popullsisë në Mal të Zi. Popullit boshnjak në Podgoricë nga ana e bilbordit i janë drejtuar porositë për tu deklaruar ata çka janë, ndërsa në Plavë shkruan „regjistrimi 2023.Kombi:boshnjak, feja:islame, gjuha:boshnjake.Humbja e identitetit paguhet me nençmin e robëri“. 

Bilbordi boshnjak 

Notë proteste e Kroacisë kundër Malit të Zi 

Ndaj përmbajtjeve të bilbordëve të serbëve kanë reaguar nga Ministria e Jashtme e Kroacisë, duke i dërguar notë Malit të Zi, kundër  vendosjës së bilbordeve të tillë ne rrugët e Mali të Zi. Nota nga ana kroate ka të bëjë „me bashkangjitjen  kulturës serbe, trashëgiminë historike e kulturore të Republikës Kroate e popullit kroat“.  Fjala është në mes tjerash për Rugjer Boshkoviqin me prejardhje nga Dubrovniku dhe Veltizar Bogoshiqin  i cili ka lindur në Cavtat. Një veprim i tillë për qytetarët e Kroacisë dhe pjesëtarët e pakicës kroate në Mal të Zi është shumë shqetësuese dhe do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale, andaj shpresojnë qe Qeveria e Malit të Zi do të bëjë tentime mksimale që pllakatet kontestuese të tërhiqen. Nuk kemi informacione se në lidhje me këtë çështje ka pasur ndonjë reagim nga Qeveria e Malit të Zi. 

Shqiptarët pa bilborde 

Ne krahasim me të tjerët shqiptarët  ne këtë aspekt janë të heshtur, qe dëshmohet se nuk kanë vendosur asnjë bilbord. Por, para një muaji nga komuna e Tuzit, përkatësisht kryetari N.Gjeloshaj ka reaguar për mungesën e gjuhës shqipe në logon e regjistrimit të popullsisë nga ana e MONSTAT-it, duke kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për një muaj. Por, nga ana e qeverisë reaguan mënjëherë, duke e vendosur gjuhën shqipe në logon e regjistrimit.  

Por, si më parë edhe tash në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit të Popullsisë, nuk është asnjë shqiptar, që është dëshmi e pabarazisë praktike  ne këtë mjedis multinacional. Për këtë çështje e cila nuk është personale apo partiake deri me tash nuk kemi degjuar se  ka reaguar ndonjë subjekt politik i shqiptarëve. 

Diaspora çështje e veçantë 

Duke marrë parasysh se në lidhje me regjistrimin e popullsisë nuk është organizuar ndonjë fushatë e veçantë për të informuar qytetarët, çështje të veçantë paraqet regjistrimi i diasporës. Kujtojmë me këtë rast se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, ajo është diskriminuar, duke mos u regjistruar. Ishte ky një veprim absurd sepse në vitin 2003 është regjistruar e tëra, me të dhëna numërike për tërë Malin e Zi. Mbetet të presim fillimin e regjistrimit dhe procesin e evidentimit të tyre, sepse ata kanë lindur këtu duke qenë shtetas të këtij vendi, andaj duhet të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë sikurse qytetarët tjerë në vend. 

Shtyrje e regjistrimit apo bojkoti i tij 

Se në Mal të Zi kemi ndarje të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare një dukuri e tillë është duke u manifestuar edhe në prag të regjistrimit të popullsisë. Derisa partitë serbe  janë për mbajtën e regjistrimit të popullsisë në afatin e paraparë(1-15 nëntor), partitë e opozitës qe janë promalazeze (DPS, SD) kanë rezerva në këtë aspekt sepse  sipas tyre  nuk janë kriuar kushtet optimale ne mbajtjën e tij. Në këtë aspekt ata theksojnë faktin se institucionet nuk funksionojnë në kapacitet të plotë, ndërsa Qeveria është në mandatin teknik ma shumë se një vit, kuvendi nuk punon nga korriku sepse nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit si dhe ende nuk është formuar qeveria e re. Në këtë nismë i janë bashkangjitur edhe organizata të ndryshme ku veçohen edhe këshillat kombëtare, përveç të serbëve, që janë për shtyrje të regjistrimit apo bojkotimit të tij. 

Madje deklarata e fundit nga ana e DPS-it  del qartë se për mbajtjen e regjistrimit duhet te kemi ambient stabil shoqëror dhe të funksionimit të institucioneve dhe kyçjen e subjektëve dhe të opinionit të interesuar për ta bërë këtë proces transparent. Ndërsa në mungesë kushteve të tilla ata  kërkojnë  shtyerje  te regjistrimit  për gjashtë muaj, por  nëse nuk merret parasysh një kërkesë e tillë ata do të ftojnë qytetarët në bojkot të regjistrimit.  

Frigë nga ndryshimi i strukturës kombëtare të popullsisë  

Nuk ka dilemë se një qendrim i tillë nga ana e tyre dëshmon qartë frigën se do të ndryshojë struktura kombëtare e popullsisë në nivel vendi, çështje e cila  në të kaluarën ka qenë vazhdimisht nën kontrollin e tyre. Por, askush nuk duhet të frigohet nga realiteti, sepse është e drejtë e ligjshme qe qytetarët të deklarohen se cilës kombësi, fe e gjuhë i përkasin, pa imponime si kudo në botën demokratike.  

Ndërsa për regjistrimet e kaluara(1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numerike  në këtë drejtim, e ate kryesisht  në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Analiza e kësaj çështjeje sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. 

(Tetor 2023) 

Sot në Deçan ndodhi ndarja definitive nga feja islame, lëvizja për rikthim vazhdon në komuna të tjera të Kosovës

5

Lëvizja për rikthim tek natyra e kombit, e pranishme një kohë të gjatë në Kosovë dhe botë, Sot filloi të konkretizohet si e tillë në komunë e Deçanit dhe do të vazhdoj me vendosmëri nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. 

Nismëtarët e levizjes për rikthim theksojnë se me protestat e tilla nuk do të promovohet vetëm rikthimi i vendosur në krishterizëm, fe që është praktikuar nga paraardhësit tanë pothuaj qe 18 shekuj me radhë, por njëherit do të jipet edhe një porosi e pakthyeshme kombëtare se nuk do të heqim dorë në asnjë mënyrë nga kultura jonë, historia, traditat, doket dhe zakonet, por do ti forcojmë edhe më shumë ato.

Mund të jetë një imazh i 15 persona
Arbër Gashi , pjesëmarrës i kësaj lëvizjeje, theksoi se ato pengesa, sado që ishin prezente, megjithatë nuk ia arritën ta ndalin shprehjen e vullnetit të qytetarëve në Deçan.
Ai dhe të tjerët që njihen si nismëtar të kësaj lëvizjeje, thonë se as BIK-u, nuk do të mundet me e penguar përgjigjen e vendosur popullore ndaj asimilimit tashmë të njohur religjioz.
Sipas tij ky është një hap i madh dhe shumë vizionarë për shtetin dhe të ardhmen e tij.
Arber Gashi, po ashtu pyet: Çfarë ndodhi sot në Deçan?
Ndodhi ndarja definitive dhe e përhershme nga feja islame. Këtë rrugë, në javët e ardhshme do e ndjekin edhe të tjerët, sepse është rruga e vetme që e shpëton dinjitetin tonë nacional.
Mund të jetë një imazh i 13 persona
Andaj, duhet theksuar se deçanasit dhe shqiptarë të shumtë nga mbarë Kosova dhe mërgata, Sot, pasdite e dhanë një vërejtje dhe porosi të qartë nga Deçani për të gjithë ata që kanë menduar se do tu shkon përgjithmonë kungulli mbi ujë, duke menduar se zemra shqiptare nuk është duke e përcjellë dhe vëzhgue vërshimën e antishqiptarizmit.
Deçani e ajo anë e Rrafshit të Dukagjinit në përgjithësi, presin e durojnë shumë, por nuk falin kurrë atë që se meriton faljen.
Nuk mundet BIK-u , që tashmë ka dëshmuar bukur shumë jolojalitet të theksuar ndaj kombit, ti mbaj mësim (nasihat=ligjëratë) një populli të tërë, se si me u asimilue në një kulturë tjetër religjioze, që nuk ka asgjë të bëjë me kulturën, historinë, traditën, doket e zakonet shqiptare.
Ky është vetëm fillimi i përgjigjes për Anti-Shqiptarizmin, se shqiptarët deri tash nuk e kishin propagandën e duhur kombëtare, qysh e kanë të gjitha shtetet kombëtare në botë, andaj me propagandat e huaja, jashtëkombëtare e me “kolonën e pestë brenda nesh”, menduan se do të na asimilojnë “në emër të allahut”, se do ta shkatërrojnë popullin Shqiptar në vendin e vet!
Kjo me ditën e sotshme ka marrë fund, përgjithmonë…!
Andaj, antishqiptarizmi jo vetëm që duhet të lëshoj rrugë, por të rri urtë dhe kushdo që është shqiptarë nëse ka gabuar deri tash të pendohet dhe përulet për mëkatin ndaj kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare!
Mund të jetë një imazh i porta e Brandenburgut
Ndërkaq meriton vëmendje deklarata e sotshme tek profili i tij në facebook (21.10.2023) nga Saim Tahirajt, poashtu një ndër nismëtarët e kësaj lëvizjeje, kur i vlerëson deklarat për mjetet e informimit nga Këshilli Organizativ.
Në tubimin e djeshëm qytetarësh në Deçan, thekson ai, e ku morën pjesë bashkëmendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës e ku u deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që i shkaktojnë sidomos segmente te ndryshme te fesë islame dhe ortodoksizmit serb. Deklarimi unanim ishte se mga sot e tutje nuk jemi musliman . Këto prononcime ishin njëzëri nga ky grup rreth 70 vetë dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal. Kishte ide se feja e shqiptarit është shqiptaria, se jemi ilirë etj. Pati mesazhe perkrahëse nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismen për të kalue në katolicizëm, në rrënjët e tyre të hershme rrespektivisht në identitetin dhe kulturen Evropiane. U bë apel që orjentimet të jenë personale, të ketë vetëimiciativë demokratike dhe të ruhet me menquri nisma, thekson Saim Tahiraj.
***
Ndërkaq njëri ndër pjesëmarrësit e lëvizjes për rikthim, Arber Gashi , vë në pah se sot në Deçan nga qarqe të njohura ishin parapa perngesa për ta ndaluar nismën për rikthimin në krishterizëm në objektin e caktuar hotelier, me nxitjen e komunitetit fetar aktual, kundër bëmave islamizuese të të cilit u ndërmor kjo nismë, tashmë e shndërruar në lëvizje mbarëpopullore.
Procesi i ndarjes së shqiptarëve të Dardanisë nga feja islame, mendon Arber Gashi, do të vazhdojë me intenzitet të shtuar dhe nuk do të ndalet. Ne do ta bëjmë punën tonë në çdo komunë, në çdo qytet dhe në çdo fshat. Shteti ynë i ri e meriton një themel të fortë kulture e identiteti nacional. Për këtë dhe shumë arsye tjera, bashkohuni me ne! Eja edhe Ti, mos ngurro e mos u frigo nga askush, që sëbashku ta ribëjmë dhe t’ia naltsojmë emnin Dardanisë tonë!
__
Drini.us
Sot në Deçan ndodhi ndarja definitive nga feja islame, lëvizja për rikthim vazhdon në komuna të tjera të Kosovës

STOP padrejtësive ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc, protestë në Prishtinë me 23 tetor 2023

0

Hysen Aliu

Të nderuar zonja dhe zotërinjë nga të gjitha trevat etnike Shqiptare,Po afrohet data 23 tetor 2023 dhe ne jemi gati për t’u thënë STOP! padrejtësive dhe shkeljeve të drejtave dhe lirive tona si SHQIPTARË autokton në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc.Të dashur SHQIPTARË  të bashkoheni në marshin tonë paqësor këtë të hëne nga ora 11:00 tek SHESHI Zahir Pajaziti në PRISHTINË dhe të marrshojmë deri te TEATRI KOMBTAR…..VETËM TË BASHKUAR IA DALIM !!!

Këshilli i protestës

Dialog… me pyllin

Kohët e fundit kam dëshirë të shtuar të takoj vetveten.
Bota e sotme ofron gjithçka materiale me shumicë, por duket sikur i ka vënë detyrë të rëndësishme “vetes” të na largojë nga thelbi, sidomos ai analitik, nga koha ku gjithsecili prej nesh përpiqet t’i kushtohet analizës së mendimit mbi jetën, problemet, zgjidhjen e tyre, pikëtakimit me veten e hulumtimit të saj në honet e thella të arsyes.
Herë pas here ndjej dëshirën të humbas në pyje të dendur, në rrugë që gjarpërojnë pa një drejtim të caktuar, nën kurora pemësh që mbartin mbi vete gjithë misterin tek i cili në njëfarë mënyre fshihet lumturia, ajo e vërteta, që lind prej natyrës, si vetë ne.
Sot po shëtisja nëpër pyllin e mjegullt që nis në stacionin e fundit të qytetit ku jetoj. Aty është fundi i vijës së botës së “qytetëruar” e të betonizuar e menjëherë mbas atij caku nis jeta e vërtetë, ajo e natyrës.
E kundroja natyrën me sytë e shpirtit që më ishin stampuar në pupila dhe atë ditë e shihnin gjithçka ndryshe. Jeta, ajo e vërteta, dukej aq e thjeshtë për t’u prekur, aq e afërt për t’u ndjerë e unë vetë isha pjesë e pandashme e saj. I hoqa këpucët dhe këmbët më prekën dheun e lagësht e të squllët nga lotët kapriçozë të shiut pranveror. Mbylla sytë dhe ndjeva aromën e gjetheve që i kthenin tingujt e ujtë në muzikë sinfonike e cila depërtonte ngadalë, butësisht, ëmbëlsisht timpanin e veshit tim dhe shkonte larg, përtej mendjes, përtej mendimit…
Prekja me gishtërinjtë e njomur gjethet e rrëzuara për tokë e poshtë tyre shtroja e kadifejtë e tokës fshihte ca bimëza të njoma, ca lule të vockëla, të vockëla fare, që çuditërisht syri im s’i kishte vënë re më parë. Ndala dhe vështrova më në brendësi. Përse s’më kishin rënë në sy ndonjëherë ato bimëza të vogla e plot freski që rriteshin në shtrojën e butë të tokës? Kaq e hutuar paskam qenë me gjërat e dukshme të kësaj bote? Natyra është e aftë të shpalosë jetën në detaje kaq të imta, kaq të përsosura edhe në sa nënshtresa të tjera që syri im s’arrin t’i shohë e mendja ime s’i rrok dot. Ato lulëza qëndrojnë aty, pa as më të voglin shqetësim pse syri im i gënjeshtërt s’ka arritur t’i dallojë dot përtej sipërfaqes, e jo më t’i vlerësojë ato. Sa ndryshe janë këto bimëza të vogla nga ne njerëzit. Ato qëndrojnë aty, në perfeksionin e tyre natyror dhe nuk presin asgjë e as vuajnë që syri im apo i ndokujt tjetër t’i vlerësojë e t’i admirojë. Ato jetojnë në paqe me veten e natyrën. Ndërsa ne, kemi nevojë të jemi të vlerësuar, të tërheqim vëmendje, të na marrin në konsideratë e të rrethohemi me sa më shumë mahnitje për pamjen, qëndrimet apo sjelljet tona.
Mendoja se diçka e tillë mund të më shërbente për të kuptuar më mirë atë që syri im i pakujdesshëm s’e kish dalluar e që mendja ime, nëse ndalesha një çast dhe e lija hapur në atë vend të bukur, aty midis pyllit, mund të shihte më thellë e të gërmonte më në brendësi të tij. Me siguri, kjo do të më bënte mirë e do t’më ndihmonte sepse kisha nevojë të ridimensionohesha, të shkëputesha nga bota e rrëmujshme që më shtynte e më largonte nga esenca e qenies, me ngjyrat dhe dritat e saj të shndrritshme e shpesh të rrejshme.
Ne jetojmë në botën e aparencës së vazhdueshme. Mjaft njerëz e jetojnë çdo ditë të tyre duke u shtirur e shtyrë ndër biseda të sipërfaqshme e duke nxjerrë prej tyre një bërthamë kotësie rreth së cilës vërtitet një filozofi e rrejshme mbi jetën, njeriun dhe lumturinë.
Mbylla sytë, ndjeva përtej shqisave që Natyra më ka falur, avullin që trupi im lëshonte i cili bashkohej me lagështirën e shiut të butë pranveror. Një zë i fuqishëm kumbonte brenda mendjes time: “Qëndro këtu, këtu ku je e vërtetë. Nuk ke pse i fshihesh vetvetes, as gabimeve të tua. Pylli të kupton. Ti je Natyra e derdhur në mijëra qeliza mishtore e fije të padukshme mendimesh që lidhin botën e jashtme me perfeksionin që Zoti ka krijuar. Ti je perfeksioni. Ti je njeriu! Zemra jote kryen funksione të mrekullueshme. Është e aftë të japë mirësi përtej dhimbjes, dashuri përtej vuajtjes. Mbylli sytë e qëndro këtu. Natyra ka nevojë për ty e ti për të. Je pjesë e pandashme e saj”.
Ecja, mendoja përhumbur veten të shndërruar në lulet e vockëla që rriteshin në shtrojën e butë të kores së dukshme të tokës por që bëheshin të padukshme kur syri im fokusohej në qindra cingërrima të parëndësishme që më merrnin orë çdo ditë nga jeta ime. Unë jam uji që rrjedh krojeve e lumenjve të Zotit, jam Fjala e tij, perfeksioni që Ai krijoi mbi tokë e përsëri vetja më duket kaq e vogël përballë pyllit, përballë heshtjes së tij. Ndjesia që po përjetoja ndërsa prekja me gishtërinjtë e këmbëve shtrojën e njomtë e të butë të dheut të lagësht, më solli ndërmend Martin Heidegger dhe metaforën e tij që lindi nga shëtitjet në pyllin pranë shtëpisë ku jetonte. M`u duk se ndjeva nëpërmjet kontaktit të përtejmë me Natyrën prezencën e tij e bashkë më të po përjetoja dhe kuptimin e vërtetë të metaforës së tij. Mund të humbas lehtësisht sot në rrugën pa drejtim konkret të pyllit të dendur që më ka mbështjellë në vërtetësinë e jetës brenda tij. Por në fakt unë nuk humbas, vazhdoj gjithnjë drejt pikësynimit përfundimtar, zhvillimit të vazhdueshëm të mendjes e të qenies time. Sa kohë jam me vetveten nuk mund të humbas. Humbin ata që nuk e kanë gjetur veten e nuk e kanë njohur ende atë, ata që presin dëshpërimisht një takim me veten e që pyllit të dendur me rrugët e panjohura nuk do i dilnin kurrë fund e krye në kërkim të gjetjes së të vërtetës duke prekur shtigje të panjohura e të paarritshme.
Ne prodhojmë çdo ditë, shumicën e kohës atë çka na kërkohet, atë çka na bën të dukemi të suksesshëm në sytë e të tjerëve e që shitet e blihet. Në botën e sotme ky quhet sukses e ne mbetemi deri tek vlera monetare e tij. Por çfarë ndodh me Natyrën?
Të gjitha kafshët jetojnë përmes aktivitetit të tyre por vetë jeta që bëjnë përkon me esencën e tyre. Ndërsa ne njerëzit e kemi kthyer përditshmërinë tonë në një detyrë të lidhur thuajse plotësisht me interesat, me përfitimin e asaj që nxjerrim prej këtyre interesave, me rendjen pas karrierës duke “recituar” sukseset tona si poezi të mësuara përmendësh e duke dënuar veten me gënjeshtrën, me shkëlqimin e rremë sipërfaqësor. Rendim të etur pas suksesit e kur vjen ndonjë mundësi e rrallë për të qenë vërtetë të lumtur apo për të jetuar pa rendur pas karrierës, suksesit, shmangemi, nuk e mendojmë dhe as e konsiderojmë atë. Frikë ndoshta? Frikë sepse nuk kemi qëndruar ndonjëherë aq gjatë me veten sa ta shohim në sy e t’i themi ato që ua fshehim të tjerëve duke u hequr ata që nuk jemi në të vërtetë. Frikë se mos dalim jashtë modeleve të servirura e të gatshme prej dekadash se kush është njeriu i respektuar e i dëshiruar nga shoqëria, ai i sukseseve, i shkëlqimit të rremë që fiton para me shumicë, njeriu material.
Në njëfarë mënyrë jam bindur se ne kemi frikë nga vetja, frikë të qëndrojmë me veten në një dhomë të mbyllur në errësirë apo mes pyllit të dendur nën efektin e shiut të butë që na futet ngadalë e pa u ndjerë deri në ndërgjegjje. Frika është njerëzore, shmangia nga vetvetja jo. Përse nuk heqim dot dorë nga falsiteti i zakonshëm? Ndoshta ngaqë nuk mundemi të heqim dorë nga garancitë tona materiale, që në realitet na shfaqen si të tilla po nuk bartin asnjë siguri në vetvete, kështjella prej rëre e plastike, pasuri prej letrash. Janë çështje të tilla që mund të jenë të rëndësishme në një moment të caktuar të jetës, por ka ndodhur që shumë prej atyre që i kanë arritur pasuritë materiale kanë shkuar deri në fund të tunelit të jetës e aty e kanë gjetur veten të pakënaqur e tragjikisht të palumtur.
Pikërisht aty mes pyllit, nën shiun e lehtë që më ka lagur edhe shpirtin, kuptoj se syri im nuk prehet në habi e interes tek pemët e vogla e të reja pavarësisht bukurisë së tyre. Ata që e duan jetën dhe natyrën në vetvete, ndërsa ndalen para një peme të re e të njomë kërkojnë të kuptojnë sado pak sekretin e natyrës e domosdo edhe të vetvetes. Por ky sekret fshihet tek pemët e vjetra, ato shekullore, plot rrudha e jetë që shpërthejnë nga mosha, nga vitet që mbartin mbi supe. Pema që jeton e ka nxjerrë prej rrënjëve të saj esencën e vetvetes e të harlisjes së gjelbërt. Kemi ne dot kurajon të shfaqemi si pemë të tilla? Ato të cilat e njohin sekretin e natyrës e të Zotit sa kohë kanë jetuar e përshkuar dhjetra rrebeshe e kohë të vështira në pyllin ku jetojnë? Mundemi ne të shfaqemi të vërtetë, me “rrudha të pahekurosa” e të tregojmë mësimet e mësuara nga çdo rrudhë e fituar në përpjekje për të kuptuar esencën e jetës? Ne jemi sipërfaqësorë në shumicën e rasteve, përpiqemi me të gjitha forcat të dukemi gjithnjë të rinj, të bukur, joshës, të aftë për të zgjuar interesin e të tjerëve, pse jo edhe dëshirën e tyre. Unë sot kam fituar kurajon për të qenë e për t`u dukur pema shekullore, me rrënjë si të sajat, që shpërndajnë lëng jetëdhënës të përftuar prej natyrës që më solli në jetë e të ushqyer prej përvojës.
Pa e kuptuar e kam lënë shiun të më lagë jo vetëm trupin, fytyrën, flokët po edhe të më futet thellë nën lëkurë. Tashmë e ndjej që ka përshkuar përtej rrobave e ka prekur me ata gishtërinjtë e tij të tejduktë shpirtin e mendjen time. Kisha kaq shumë nevojë të ushqehesha prej tij, ashtu si pemët që lagen në shi, si toka e butë ushqehet prej lëngut të tij.
I ndjej buzët e lagura, shiun që futet nën gjuhë duke ma dhënë të papërpunuar ndjesinë e mrekullueshme të përhumbjes e të qenit gjallë. Ka kënaqësi që nuk blihen në jetë. Ka raste kur jetën e mësojnë vetëm përmes ndjenjave dhe lumturisë që ato përcjellin ndërsa na latojnë me dashuri të pafundme shpirtin e provojmë nektarin e jetës pikërisht prej atyre çasteve kur jetojmë me zemrën e dikujt tjetër brenda trupit tonë. Kjo është esenca e jetës.
Rrekem të gjej arsyen përse ne njerëzit e kemi përjashtuar natyrën nga brendia jonë? Përgjigja vjen përtej pyllit të dendur, në kufirin ku fillon bota e “qytetëruar”, bota e betonit dhe trenave elektrikë. “Nuk kam kohë” – thotë bota jashtë pyllit. Koha! A shmanget varësia ndaj saj?
Ne s’e shmangim dot kohën, por varësinë prej saj mund ta shmangim. Ne jemi vetë koha, por harrojmë të jetojmë duke rendur pas garancive të jetesës. Ajo na mëson se duhet të ecim me të duke mbajtur mbi shpinë gjithçka kemi jetuar, të shkuarën e të tashmen, por jo të skllavërohemi prej saj. Edhe koha është në lëvizje si ne ose ne jemi të sinkronizuar me lëvizjen e saj. Nuk mund të presim një jetë të tërë të dalë dielli për ta nisur vallëzimin e jetës sonë, e rëndësishme është të dimë të vallëzojmë në shi. Ta lëmë veten të transportohemi nga koha, të jemi në gjendje ta jetojmë atë duke dëgjuar zemrën, zërin e ndërgjegjes të cilit s’duhet t’i fshihemi. Sa njerëz kemi lejuar të largohen prej nesh duke pasur frikë se do të na merrnin kohën nëse do t`i lejonim të qëndronin brenda zemrës e mendjes tonë? Sa ndjenja të mrekullueshme i kemi mohuar vetes prej frikës se nuk kemi kohë të rendim pas kënaqësive “të vogla” të jetës, si dashuria? Sa histori të bukura i kemi mbytur ende pa lindur pikërisht se kemi kërkuar t`i dalim në fund arsyetimit të përftimit të diçkaje konkrete prej tyre? Ne preferojmë t`i japim kuptim material gjithçkaje që jetojmë, harrojmë se shpirti ynë ka nevojë për ushqim materie, përtej materiales. Ka nevojë si pylli i dendur për shiun e butë që e ushqen pa ndalur.
Njerëzit, në ndryshim nga të gjitha format e tjera të jetës së këtij planeti, paguajnë çmimin më të lartë të të jetuarit.
Kemi ndërtuar botën materiale e jemi bërë skllevër të saj e po nëpërmjet saj përpiqemi të ndërtojmë domethënien e jetës. Mungon “egoizmi” i nevojshëm pozitiv që të na shtyjë në kërkim të vlerave, esencës së vërtetë të të jetuarit. Për të qënë të larë më pluhur lumturie duhet të kemi kurajo!
Pylli hesht e në heshtjen e tij flet mijëra fjalë. E dëgjoj më në fund zërin e tij, arrin të hyjë brenda, në thellësitë e shpirtit tim e më tregon rrugën që duhet të përshkoj për të dalë në krye. Pylli ishte me mua në të gjithë rrugëtimin tim me vetveten. Ai më njeh mirë e unë mësoj të njoh jetën përmes tij.
Bulëzat e avullit që dalin prej turpit tim në formë piklash të ujëta, bashkohen me shiun e butë në një amalgamë të ëmbël që bie përdhe` e shndërrohet në ushqim për tokën. Këmba ime prek dheun që ushqehet me to e përsëri i kthen tek unë në formë prekjesh të buta që ngjiten prej gishtërinjve të këmbës time në ndjesi që përkedhelin shpirtin. Gjeta rrugën që të çon në krye, ajo e cila lidh jetën ndërmjet dy paradigmave të njëtrajtshme e njëkohësisht aq të ndryshme ndërmjet njëra tjetrës. Dal e pasur nga pylli, me shpirtin plot e mendjen e rifreskuar për të prodhuar më shumë, më bukur, më vërtetë.
Lulëzat e vogla që fshiheshin në shtrojën e butë e ishin të padukshme më parë për sytë e mi, tashmë kanë ngritur kokën lart e me petalet e tyre shumëngjyrëshe duket sikur më përshëndesin e më ftojnë në takimin e rradhës. Syri im tashmë i sheh qartë ato, sytë e mendjes time janë hapur, freskuar e rizgjuar nga shiu i dritës që pyllit vetmitar i ledhaton pandalur kurorat e pemëve shekullore. Më ka bekuar dhe mua me ujin e jetës që në formë bulëzash të lagështa më ushqyen shpirtin. Prej sot ndjehem ndryshe, shiu i dritës është miku im, pylli është shtëpia ku gjej veten, lulëzat e vogla janë e vërteta që e shoh me sytë e mendjes, trupi im është lidhja me natyrën, fija e padukshme që lidh botën reale me krjimin më perfekt të Zotit, njeriun. Njeriu jam unë!
Pylli hesht… e në heshtje me të flas mijëra fjalë….
Shkëputur prej librit “Rrëfehem … me dashuri”.
Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
Ervina Toptani

Kryeministri Kurti: Vepra e Noel Malcolm ndihmoi për të vërtetën historike për Kosovën

Prishtinë, 19 tetor 2023Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.Kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike.Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit, tha Kryeministri.Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri tha se ishte nder dhe kënaqësi prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë, i cili e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.“Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, u shpreh kryeministri.Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kryeministri Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, dhe i uroi shumë shëndet dhe mbarësi në punët akademike.

Forhåndsvisning av bildeFjala e plotë e Kryeministrit Kurti:I nderuar Sir Noel Malcolm,E nderuar ministre Gërvalla,Ministra Çeku dhe Nagavci,I nderuar Ambasador Mal Berisha,I nderuari akademik, profesor Rexhep Ismajli,I nderuar drejtor i Bibliotekës Kombëtare, z. Fazli Gajraku,Zonja dhe zotërinj,Të nderuar të pranishëm,Si një njeri i cili e ka shumë për qejf filmin dhe kinematografinë, e di që është shumë e vështirë të flasësh pasi që duhet t’i drejtohem një publiku i cili posa ka parë një film. Sidomos një film në të cilin është dokumentuar vepra e historianit dhe gazetarit Sir Noel Malcolm, me episodin e dytë,  sepse ka një para kësaj dhe një më pas, e profili i të cilit është po kaq mahnitës sa edhe vepra e tij e shkruar. Megjithëkëtë kam kënaqësinë të ju drejtohem në këtë mbrëmje, duke dashur të ndajë me ju një episod besoj të veçantë.

Forhåndsvisning av bildeNë mes të qershorit të vitit 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, mes mijëra fotografish që janë bërë në ato ditë të çlirimit të Kosovës, një ushtar norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, e shkrepi një fotografi që mbase edhe nuk ka marrë shumë vëmendje, por të cilën edhe e përmendi Daut Dauti në këtë film. E kam fjalën për fotografinë në të cilën shihet një ushtar britanik, i ulur diku në Prishtinë, duke e lexuar librin “Kosovo: A Short History” (“Kosova: një histori e shkurtër”), i shkruar nga Sir Noel Malcolm.

Forhåndsvisning av bildeUnë i kërkova stafit tim që ta shtypin dhe ta vendosin në një kornizë këtë fotografi, për ta shikuar bashkërisht dhe për t’ia dhuruar zotit Malcolm, sepse në pikëpamjen time, kjo fotografi e ka fiksuar në një pamje, leximin e historisë dhe bërjen e historisë njëkohësisht. “Reading history and making history” – do të mund të titullohej pra kjo fotografi, në të cilin ushtari britanik po e lexon historinë e Kosovës, teksa edhe po e bën historinë e Kosovës, duke u angazhuar për çlirimin dhe paqen në vendin tonë që sapo kishte kaluar një luftë të ashpër dhe gjenocid për shkak të okupimit e agresionit të Serbisë.

Forhåndsvisning av bildeVetëm pak ditë para se të bëhej kjo fotografi, libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ishte ribotuar për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër, pasi që fillimisht ishte botuar në vitin 1998 e autori Sir Noel Malcolm, që sonte e kemi kënaqësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm që ta mirëpresim në Kosovë, në Prishtinë e të jetë këtu mes nesh, e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit. Vetë unë, shpesh ua kam sugjeruar këtë libër si miqve të mi ndërkombëtarë, po ashtu edhe aktivistëve e kolegëve në Kosovë.

Forhåndsvisning av bildeDhe kur më rastis të takoj e të bisedoj më thellë me diplomatë e politikanë të ndryshëm të huaj, e di që ato biseda edhe më herët edhe më vonë bëhen nëpër kancelaritë ndërkombëtare, mua më duket që edhe kur kemi paqe zhvillohet një betejë. Por kjo betejë nuk është midis njerëzve por është midis librave. Dhe aq shpesh më bjen në mend sepse më duket që është betejë midis librave të Sir Noel Malcolm, pra Kosova dhe Bosnja një histori e shkurtër, dhe në anën tjetër një libër tjetër, që unë besoj humb betejën, “Balkan Ghosts” i Robert Kaplan.

Forhåndsvisning av bildePrej kur u botua, libri “Kosova: një histori e shkurtër”, e fitoi epitetin e një vepre kyçe referenciale, për këdo që dëshiron të njihet më gjerë dhe më thellë me historinë e Kosovës. Që nga atëherë e deri tash, Sir Noel Malcolm vetëm sa është thelluar edhe më shumë në studimet e tij mbi tema të historisë, duke botuar tekste të tjera për Pjetër Bogdanin, për fisin Kelmendi, për Kriptokrishterimin, për Ali Pashë Tepelenën e të tjera. Kurse së fundmi, mora vesh që edhe libri “Useful Enemies” pra “Armiq të dobishëm” është përkthyer në shqip dhe së shpejti pritet të botohet këtu në Prishtinë.Megjithatë, në shijet e mia, nga librat tuaj, më së shumti e kam pëlqyer “Agjentë perandorakë”, dhe mezi pres ta shoh atë episodin tjetër të filmit dokumentar për familjet shqiptare Bruti dhe Bruni në botën mesdhetare të shekullit të XVI. Një studim i thellë dhe i detajuar, siç është “Agjentë perandorakë”, për përfshirjen dhe rolin e shqiptarëve në zhvillimet politike dhe historike në mes të Perandorisë Osmane dhe Republikës së Venedikut në gjeopolitikën e Mesdheut të para 500 viteve, dhe mendoj që e bën këtë libër një vepër shumë të veçantë, sepse mbase analoge të shekullit XXI, me veprën “Mesdheu” të Fernand Braudel në shekullin e XX.

Forhåndsvisning av bildeMe mbresat më të mira nga dokumentari për ju dhe me vlerësimet më të larta për veprat tuaja historiografike, Sir Noel Malcolm, mbesim plot kuriozitet edhe për të tjera studime historie prej jush.

Duke ju dëshiruar shumë shëndet dhe mbarësi në punët tuaja akademike, ju faleminderit shumë.

Ju faleminderit sa s’ka.

Depilatorët e leshit degjenerues…, reagim ndaj shkrimit të Ehat Miftarajt !

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Reagim ndaj shkrimit të Ehat Miftarajt!
___
NË DEBAT PLUS, MBLIDHEN DEPILATORË TË LESHIT DEGJENERUES!
___
Më vjenë mirë që je Drejtor Ekzekutiv i IKD-së.
Më bëri pështypje veprimi edhe sjellja e turpëshme e Lirim Mehmetajt dhe e disa analistëve në “Debat Plus”.
Dhe, që ata, ja vunë zjarrin debatit..!
Njërzit e ulët atë punë kanë.
Shumë çka kuptohet nga gjuha e turpit të nxirë. E cila i shërbeu për të kuptuar se me këndë shkojnë, mirë e me kenë keq. Apo e kishte harruar papritur pasëwordin e trurit.
Ngushëllojnë vetën me të tilla kërcënime e shpifje! Të pamësuar me nazetime të tilla, ju kthyen shumë shpejt stilit të tyre të njohur. Kështu, për shembull, polemikës me një fjalor kërcënues ndajë një ish të burgosuri politikë, që në fjalorin e Lirimit “kush është Afrimi, i rënë shkurt, do tja këpus kokën”. Një gjah i tillë është e njohur. Debat Plus ishte plot me kondotierë, që, është gati, t’i turret gjithkujt.
Falë këtij faji, falë “krenarisë” së dënueshme e Lirimit, asaj që më saktë se kudo jepet në thënien e Lirimjane, e zeza e analistëve, ka mbetur në hije një nga të vërtetat më tronditëse për Radojciqin në “Debat PLUS”: Lirimi e të tjerët kundër Afrimit. Ka qenë kaq i rëndë, i pabesueshëm dhe i neveritshëm, saqë analisti, duke e ndier se do të mjaftonte largimin tim, që Lirimët ta përbaltëshin me jetë.
1 – Më ndihmen e avokatit të mirënjohur zot. Teki Bokshi, në vitin 2005 në Gjykatën e Gjakovës dhe në Prishtinës, kemi bërë kallzim penal për krimet e kryera në Gjakovë dhe në burgun e Dubravës.
2 – Lëndën, Gjykata e Prishtinës e ka kthyer mbrapshtë në Gjykatën Komunale të Gjakovës. Nuk ka vullnet politikë. Kështu më ka thënë “gjykatësi i ndjerë” për krime të rënda, (nuk po i’a përmend emrin).
3 – Në vitin 2007 kemi bërë kallzim penal në (Gjykatën e Hagës në Holand).
4 – Në vitin 2010? kemi bërë kallzim penal në Serbi dhe pastaj me ndihmen e Avokatit tonë, kemi bërë kallzim penal në “Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strazborg”, Francë. Tani jemi duke pritur përgjigjen…
Pa marrë parasysh se cilave interesa u “shërbenin”, çmitizuesit dhe disa të ashtuajtur ish pushtetar, parti, e nënparti, e mbiparti të bashkuar në një thirrje të përgjithshme, thjesht nga frika e opinionit publik të nxitur nga “ish pushtetarët”, dhe duke kontribuar marrëzisht në një luftë kundër një drejtësie në Dardani, sidomos në ato ditë, e konsideronim si një rreze drite drejtësinë dardane. “Mos gjykimi i krimeve në Gjakovë e në Dubravë, janë ata”…
Z. Ehat MIFTARAJ. Nuk duhet të nisemi nga sintementalizma.
Unë e kam botuar librin në vitin 2021. Nese nuk kam qenë i saktë në shënimet e mia, atëherë “Prokuroria Shtetërore” duhet të më ndjeki penalishtë mua. E jo unë prokurorin!!!???
Për këtë arsye, bota e ish pushtetarëve borgjez, pavarësisht faktit që politika drejtohej nga ish politikanët e papërgjegjshëm dhe që kjo politik nuk kishte interes të udhëzonte drejtësinë e lartë për fillimin e hetimeve, arritën të ndikojnë mbi opinionin e masave të gjëra të popullit. Kjo ishte edhe arsyeja përse fjala e paturpëshme dhe e përbindëshme “mungesa e vullnetit politikë” hyri në përdorim të zakonshëm në politikën tonë.
I burgosuri, i dënuar dikur, vendosin përseri që ta fusin në thellësi, veç këtë radhë jo në minierë, por në qeli. Lirimin merr guximin të kërcënoj këtu në “Debat Plus”, si për ironi, ky “guximi” i tij nderohet nga Dardan Gashi miku i Rashiqit, Ermal Panduri, Lirim Mehmetaj edhe me duartrokitje e kërcënime…
O Perëndi! Sot e kemi më të vështir ti dalim në mbrojtje që atdheut, dhe, e kemi më të lehte t’i mbrojmë kriminelët e llojit si Radojçiqi!!!
Një popull i tërë i masakruar, kombë i prerë, i masakruar dhe i dhunuar, të tjerë, që u zhdukën pa atdhe, përpiqem të shpjegojë dramën e tyre nën vrasjet e RADOJÇIQIT. Millan Radojqic nga Gjakova, rr. “Nëna Tereze” nr. 108, i lindur më 21 shkurt 1978 në Pejë, djali i babait Rajko dhe nënës Zorica. Ka kryer “Shkollën e Mesme të Gjimnazit” në Gjakovë. Ishte i pa martuar.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Konflikti Izrael -Hamas dhe gjeopolitika e strategjia lidhur me të

1
Organizata terroriste HAMAS e nisi luftën me sulmet ndaj Izraelit, por po e pëson popullata civile në të dyja anët, Izrael dhe në Rripin e Gazës.
Qindra njerëz qëndrojnë së bashku në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, për të shprehur mbështetjen për Palestinën. Foto: Alaa Al Sukhni, Reuters/NTB
Dritan Goxhaj, Tiranë
___
Pjesa e parë
___
Në vitin e largët 1956 Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Gjenerali Moshe Dajan, në eulogjinë e tij të mbajtur me rastin e vrasjes së një ushtari izraelit pati deklaruar “Të mos ua hedhim fajin vrasësve sot. Përse duhet të shpallim urrejtjen e tyre të zjarrtë për ne? Për tetë (😎 vjet ata kanë qëndruar ulur në kampet e refugjatëve në Gaza duke parë se si, para syve të tyre, ne i kemi shndërruar tokat dhe fshatrat ku ata dhe baballarët e tyre kanë jetuar në pronat tona”.
Do të mjaftonte vetëm fillimi i kësaj eulogjie të dhënë nga një prej ushtarakëve më brilant të kohërave moderne dhe të vetë Izraelit për të kuptuar çfarë po ndodh sot në Gaza. Do të mjaftonte vetëm fjalia e tretë për të pyetur veten:
A ka të drejtë pushtuesi të vetëmbrohet?!
Që prej asaj ngjarjeje palestinezët në Gaza kanë vazhduar të jetojnë nëpër kampe refugjatësh në tokën e tyre, pasi pjesa tjetër e tokave të tyre është shndërruar me anë të dhunës dhe fuqisë ushtarake në prona të kolonëve izraelitë. Kur për vetëm 8 vjet Moshe Dajan kishte konkluduar se palestinezët kishin krijuar një urrejtje, imagjinoni se ku ka arritur sot pas 67 viteve kjo urrejtje e lindur atëhere.
E drejta e palestinezëve për të luftuar për çlirim është një e drejtë universale, por kjo e drejtë nuk mund të vendoset nëpërmjet akteve të terrorit, pasi çdo akt terrori i kryer nga ana e Hamasit dhe grupeve të tjera luftuese në këtë përplasje të fundit midis Izraelit dhe palestinezëve patjetër që është krim kundër njerëzimit. Por edhe kundërpërgjigjja jo proporcionale mbi objekte civile dhe konvoje civile nga ana e ushtrisë izraelite po ashtu përbën krim kundër njerëzimit.
Bazuar mbi parimin se asgjë nuk ndodh rastësisht në botën e politikës së fuqive të mëdha, mund të themi se gjithçka është një derivat direkt ose indirekt i fuqive të mëdha dhe shumë pak gjëra mund të ndodhin pa miratimin e tyre. Por gjëra të tilla si ky konflikt midis palestinezëve dhe Izraelit është një nga ato gjëra që mund t’i vënë flakën gjithë Lindjes së Mesme, ndaj asnjëherë nuk mund të ndodhin pa miratimin dhe dijeninë e këtyre fuqive.
Por tashmë në atë rajon nuk ka vetëm një fuqi. Aktualisht, në atë rajon po garojnë tri fuqi globale dhe një rajonale: Amerika, Rusia dhe Kina si fuqi globale të interesuara veçanërisht për këtë rajon, si dhe Irani si fuqi rajonale.
Përplasja e këtyre fuqive na sjell te arsyet strategjike dhe gjeo-politike të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Aktorët kryesorë në këtë rebus gjeopolitik janë Hamasi, një organizatë politike ushtarake e krijuar në vitin 1987 dhe që emrin e vërtetë e ka Lëvizja e Rezistencës Islame (Harakat al Mukauama al Islamija), dhe shteti i Izraelit, i krijuar në 1948 nga fuqitë e mëdha të dala nga Lufta e Dytë Botërore në toka të banuara me palestinezë.
Çdokush që mund të ketë sadopak njohuri mbi çështje ushtarake, sigurie dhe diplomacie duhet të jetë i vetëdijshëm se ky operacion ushtarak i Hamas-it është një operacion kompleks ushtarak dhe inteligjence i planifikuar të paktën për disa vite. Hamasit i janë dashur disa vite për të rritur arsenalin e tyre të armëve për këtë lloj operacioni, për të përgatitur trupat e tyre për veprime ushtarake brenda në Izrael dhe, më pas, në Gaza, si dhe për të mbledhur të dhëna inteligjence për mënyrën e veprimit, organizimit dhe furnizimit të ushtrisë izraelite dhe të kapaciteteve të saj elektronike dhe të sigurisë.
Në gjithë këtë nuk duhet harruar se Izraeli prej vitit 2004 është një anëtar de fakto i NATO-s me një status special, i cili përfshin koordinimin aktiv ushtarak dhe inteligjent, si dhe konsultime që kanë të bëjnë me territoret e pushtuara. Vetë Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) e konsiderojnë këtë bashkëpunim me NATO-n dhe Pentagonin si një qëllim për “të rritur aftësinë parandaluese të Izraelit në raport me armiqtë e mundshëm që e kërcënojnë atë, kryesisht Iranin dhe Sirinë”.
Dhe këtu lind pyetja: Po cilët janë ato fuqi që kanë interes në një konflikt të tillë dhe që i nxitin palët drejt përshkallëzimit?
Për të kuptuar këtë duhet më parë të shohim një fakt.
Prej disa kohësh Izraeli, nën një lëvizje diplomatike të Amerikës, ishte gati për t’i normalizuar marrëdhëniet e tij me Arabinë Saudite, normalizim ky që mund të sillte edhe një njohje nga ana e Arabisë Saudite të shtetit të Izraelit.
Por nëse palët do të arrinin një marëveshje paqeje, atëherë kjo do të thoshte një aleat më pak për palestinezët dhe vetë Hamasin për të pasur një mbështetje nga bota arabe për të arritur ambiciet e tyre politike dhe krijimin e shtetit palestinez, pasi kjo marrëveshje përfshin edhe një deklaratë të përbashkët mbi çështje të sigurisë ndërmjet këtyre dy shteteve.
Por, më e rëndësishmja, nëse kjo marëveshje do të realizohej, Amerika i kishte premtuar sauditëve që do t’u jepte qasje në teknologjinë e saj bërthamore dhe do i ndihmonte që të ngrinin një impiant për pasurimin e uraniumit dhe, kështu, të krijonin mundësinë e të pasurit një bombë bërthamore, kërkesë kjo e sauditëve për të balancuar fuqinë e tyre në rajon, veçanërisht karshi Iranit, i cili është shumë afër të pasurit të një bombe të tillë.
Por në këtë konflikt tani ka mundësi që të hyjë edhe Hezbullahu, që është një forcë politike dhe ushtarake disa dhjetra herë më e armatosur dhe më e përgatitur sesa Hamasi dhe që ka lidhje direkte me Iranin jo vetëm për përgatitje ushtarake, por edhe politike dhe fetare, pasi Hezbullah i përket pjesës islame Shia, ndërsa Hamasi i përket pjesës islame Suni. Futja e Hezbullahut në këtë konflikt do e fuste Izraelin ndërmjet dy zjarreve, një në jug e një në veri, një luftë kjo që për Izraelin do të ishte e vështirë të përballohej.
Por në gjithë këtë rrëmujë nuk duhet harruar aspak deklarata e kryeministrit izraelit në korrik të këtij viti se Hamasi ka arritur që të sigurojë armë të prodhimit të NATO-s dhe amerikane, nga ato që i janë dhënë Ukrainës nëpërmjet Iranit. Por dihet që Irani nuk ka marrëdhënie me Ukrainën.
Atëherë lind pyetja: “Nga i mori Irani këto armë?!”
Llogjikisht i bie që t’i ketë marrë nga Rusia, nga arsenali i armëve që ushtria ruse konfiskon dhe zë prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Ashtu siç edhe shihet deri më tashti, të gjitha fuqitë botërore dhe ato rajonale duken të përfshirë në këtë mesele.
Arsyeja?
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit shkaktoi një kundërpërgjigje të paimagjinuar nga ana e Izraelit jo vetëm ndaj Hamasit, por edhe ndaj gjithë popullatës palestineze në Gaza. Ky sulm i Izraelit dhe masakrat ndaj popullsisë civile që po bëjnë xhiron e botës nëpër televizione dhe veçanërisht nëpër rrjete sociale e detyruan Arabinë Saudite që të ngrijë totalisht bisedimet e paqes me Izraelin dhe të deklarojë që nuk do t’i rifillojnë jo vetëm derisa Izraeli t’i ndërpresë bombardimet, duke kërkuar edhe koncensione për palestinezët.
Kjo prishje e kësaj marrëveshjeje është totalisht në favor të Iranit dhe në dëm të sauditëve, por në rradhë të parë të Amerikës, duke i goditur asaj politikën e jashtme.
Kështu, Irani vazhdon të mbajë marrëdhënie me sauditët dhe do të vazhdojë të mbesë fuqi rajonale.
Futja e Hesbullahut në këtë konflikt do ta dëmtonte pa masë Izraelin, të cilit do i duhet të shpërndajë forcat e tij ushtarake duke i krijuar edhe një kaos në anën llogjistike. Megjithatë, futja e dy vendeve arabe në luftë me Izraelin, Palestina dhe Libani, nuk do të linte jashtë kësaj lufte edhe Sirinë, e cila edhe para dy ditësh u bombardua nga forcat ajrore izraelite. Kështu, Izraeli do të gjendej në tri fronte njëherësh.
Gjithashtu, kjo do të sillte edhe një ngritje të gjithë botës arabe kundër Izraelit, duke mos harruar se të nesërmen e shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit udhëheqësi i Ligës Arabe udhëtoi për një vizitë zyrtare në Moskë.
Angazhimi i botës arabe në këtë konflikt do të sillte automatikisht angazhimin e Amerikës në këtë konflikt në krah të Izraelit. Mjafton të shohësh dërgimin e aeroplanmbajtëses “Ford” dhe grupit të saj luftarak në brigjet e Izraelit.
Nuk besoj se Amerika i ka çuar këto forca për të ndihmuar Izraelin në luftë ndaj Hamasit.
Angazhimi i amerikanëve në këtë konflikt do të thotë tërheqje totale jo vetëm e vëmendjes, por edhe e gjithë ndihmës së mundshme ushtarake të saj ndaj Izraelit, që do të thotë se Ukraina nuk do të mund të marrë më ndihma pa limit nga Amerika dhe as nga vendet e NATO-s. Kjo do i bënte shumë herë më të lehta operacionet luftarake ruse në Ukrainë dhe do e përshpejtonte përparimin e tyre dhe ndoshta edhe lëshimin e një ofensive totale, pasi ajo e pjesshme ka 5 ditë që ka nisur.
Angazhimi i Amerikës dhe i NATO-s në këtë konflikt në Lindjen e Mesme do të hiqte totalisht vëmendjen nga Kina dhe gjithë përpjekjet e saj për Taivanin por, kryesorja, duke qëndruar si një fuqi jo luftuese, ajo do të ishte e vetmja që do të dilte më e fuqishmja ekonomikisht nga këto konflikte dhe angazhime të superfuqive të tjera në luftra lokale dhe rajonale.
Po dy aktorët kryesorë në këtë konflikt çfarë fitojnë nga ana strategjike?
Palestinezët, nëpërmjet Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura që po marrin pjesë në këtë konflikt, fitojnë një supremaci të luftës ndaj Izraelit për çlirim dhe një dobësim total të Autoritetit Palestinez PLO, i cili aktualisht qeveris Bregun Perëndimor. Me anë të kësaj lufte Hamasi do të rrezikonte totalisht pushtetin qeverisës të PLO-së edhe në Bregun Perëndimor, si dhe do të fitonte një fuqi politike si e vetmja forcë në Palestinë e aftë për t’u përballur me Izraelin jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht nesër nëpër tavolinat e ardhshme të paqes.
Ndërsa Izraeli do të fitonte “një tokë pa njerëz për njerëz pa tokë” – siç i referohej territoreve të banuar me palestinezë babai i kryeministrit aktual i Izraelit, Benzion Netanjahu, në vitet 1948, së bashku me një çifut ukrainas, Vladimir Jabotinski, kur udhëhiqnin së bashku një lëvizje fetare ideologjike të armatosur për krijimin e shtetit të Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor.