Kreu Blog Faqe 952

Ta njollosësh Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën e Idriz Seferin nuk qenka përçarje, ndërsa braktisja e fesë po?

2
Nga: Gjon Keka, studjues, Vjenë

A mund të na shpjegoj dikush se si, njollosja e figurave kombëtare (Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Idriz Seferit etj)nga ideologët e errësirës qenka normale, jo përçarje etj etj, ndërsa braktisja vullnetare nga ideologjia islamike e individëve qenka përçarje, antiislamike etj etj.

Turku pushtues moti është larguar nga trojet tona.

Por si duket ende e ka lënë errësirën, injorancën e primitivizmin brenda shpirtit dhe mendjes së disa individëve e grupeve ideologjike primitive.

Ta vendosim kombin, identitetin tonë kombëtar arbëror mbi të gjitha fetë, ndërsa besimi le të jetë personal secili le të besoj ku të dojë të mos besoj dhe ta braktis kur të dojë.

Deri kur Shqiptarët do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë…?

0

Nga: Sami Islami, Londër

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike!

PARADOKSET SHQIPTARE

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine, shqiptarët nga paganë u bënë ortodoks, erdhi Perandoria Romake, shqiptarët,  nga ortodoks (një pjesë shumë e madhe) u bënë katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët, nga ortodoks, u bënë me shumicë myslimanë! Erdhi ideoligjia komuniste, shqiptarët, i “lanë” fetë dhe u bënë komunistë! Erdhi “demokracia” shumica e shqiptarëve u bënë “demokratë”…

Tani, ideoligjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen  prej saj është ideologjia fetare! Dhe ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe kjo fe u përshtat popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët) dhe katoliket: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët  e besimit katolikë) e reformuan religjionin!

Feja myslimane mbeti e pa reformuar! Në aspektin kombëtar, vetëm shqiptari i fesë myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarëve të shkretë (të besimit myslimanë)  u ndërtohen xhamia (nga Turqia) në çdo lagje duke mos e kuptuar (një pjesë e madhe syresh), se kjo është dorë e zgjatur  e armiqve të shqiptarëve (e Serbisë, Rusise, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila nën petkun e “vëllazërisë” e zgjeron propagandën turke me kulturë (krejt televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia turke! Kurse shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre vetëm në ndërtimin e xhamiave!

Tani “patatja e  nxehté” turko-arabe mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet  fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim, tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja  nuk po punon per shtetet tona, por  për arabët dhe turqit!  Ritet edhe sot e gjithë diten bëhen në arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika shqip! Pa shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta (bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit katolikë i luten zotit në shqip!

Shqiptari mysliman, lind shqiptar (natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin kombit shqiptar), edukohet shqip, flet shqip, krijon vlera artistike etj. shqip, merr frymë shqip! Por kur të vdes, vdes  arabisht!

Edhe pse dikush mund të thotë se Kurani është përkthyer në shqip, prapëseprapë ritet fetare bëhen arabisht, duke filluar prej ezanit! S’ka shqiptar i besimit mysliman që nuk e di “vjershën” e ezanit, po asnjeri nuk  besoj  se e di ç’domethënë kjo “vjershë”! Deri kur do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në fund, t’u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t’i kuptojnë hilet e armiqve tanë? Kur do t’ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e zhvillimit evropian?

Unë besoj se mundemi! Uroj!

Keqinformimi i mediave antikombëtare për nismën kombëtare për braktisjen e islamit politik

1
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
____
Si duket mediat tona të shitura e paskan quajtur nismën e nismëtarëve për braktisjen e islamit politik, terorist dhe klerofashist, lëvizje anti islamike, me qëllim që ta diskreditojnë qysh në fazën embrionale.
Sepse këtij keqinformimi të qëllimshëm përveçse i vjen erë e keqe përgjithësimi, primitivizmi, ekstremizmi, fashizmi, racizmi dhe urrejtjeje, ai është edhe shumë tendencioz, demonizues dhe kundërproduktiv dhe mund ta ketë një efekt përçarës dhe linçues në kombin tonë, ku Islami është feja dominuese.
Mendoj se është detyrë e nismëtarëve jo vetëm t’i denonciojnë ligjërisht këto media anti kombëtare, por edhe të krijojnë qartësi programore duke e quajtur nismën e tyre “iniciativa për mbështetjen e kthimit vullnetar të shqiptarëve në etnogjenezën e tyre origjinale”, sepse ka shumë shqiptarë që e kanë këtë synim, por nuk kanë guximin të veprojnë konkretisht pa mbështetjen nga një nismë e tillë.
Unë e di që iniciativa e tyre nuk drejtohet kundër Islamit paqësor, por dëshiron ta mbrojë dhe çlirojë atë nga ndikimi i organizatave ekstremiste, primitive, të dhunshme, terroriste dhe kriminale nga Lindja e Mesme, të cilat shërbimet sekrete serbe dhe ruse i sollën në Kosovë menjëherë pas çlirimit të atdheut tonë nga Serbia gjenocidale, për ta vulosur imazhin e saj me vulën e shtetit islamist dhe për ta turpëruar atë deri në atë masë para partnerëve të saj euroatlantikë, sa ata ta tërheqin mbështetjen e tyre dhe t’ia japin qeverisë serbe dritën e gjelbër të vazhdojë me politikën e saj gjenocidale dhe okupuse aty ku e la para se të dëbohej nga Kosova.
Jam plotësisht i bindur se fajtorët kryesorë që ato organizata kanë arritur në Kosovë janë krerët e qeverive tona të pasluftës, të cilët nuk kanë pasur veshë, sy dhe sens të ndiejnë rrezikun akut nga ky lloj islami, i cili ka një mision shkombëtarizues për popullin tonë të lashtë dhe një mision shkatërrues për shtetin tonë të ri dhe të pakonsoliduar.
Në fakt krerët e qeverive tona të pasluftës ishin të zënë jo vetëm me vjedhjen e pronave publike dhe aseteve shtetërore, por edhe me vendosjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nën kthetrat e tyre në mënyrë që krimet e tyre të mos zbuloheshin kurrë.
Aq të zënë sa që jo vetëm që nuk u interesonte fare se çfarë rreziku paraqisnin ato organizata terroriste nga Lindja e Mesme për popullin tonë të lashtë dhe shtetin tonë të ri, por edhe me cilin motiv dhe qëllim i sollën shërbimet inteligjente serbe dhe ruse ato në Kosovë.
Mund të jetë një imazh i 17 persona
Përkundrazi krerët e qeverive tona të pasluftës bashkpunonin ngushtë me krerët e këtyre organizatave terroriste, duke u shitur atyre për shuma të mëdha parash parcela publike për ndërtimin e xhamive terroriste, të cilat dolën për një kohë shumë të shkurtër mbi sipërfaqe si kërpudhat pas shiut dhe kështu jo vetëm që e shndërruan arkitekturën e Kosovës në një arkiteturë xhamahirike, por edhe e arabizuan kostumin e përditshëm të një numri të madh të njerëzve që tani më shumë dukeshin si një kombinim i afganëve, pakistanezëve dhe arabëve të shkretëtirës, sesa si shqiptarë të vërtetë.
Në këtë lojë të ndyrë dhe të pafytyrë me fatin e shqiptarëve të lashtë dhe të shtetit të tyre të ri, një rol veçanërisht negativ luajti Taip Erdogani, i cili e shpalli Kosovën pashallëk dhe saraj të Turqisë së tij neo-otomane.
Sepse shteti që ai drejton inuk ka rrëshqitur kurrë në historinë e tij të re më shumë se sa në kohën e tij, nga sekularizmi dhe demokracia evropiane në një teokraci aziatike islamike të llojit më primitiv, despotik, hegjemonist, klerofashist dhe okupus.
Shtrohet pyetja si ka rrëshqitur ?
Natyrisht përmes promovimit dhe riaktivizimit të vazhdueshëm të ëndrrave të tij të çmendura neo-otomane për krijimin e një Perandorie Osmane të ngjashme me atë mesjetare dhe për kthimin e saj triumfal në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë.
Në fakt ai mëton t’i shndërrojë Bosnjën dhe Kosovën në baza të sigurta të islamit agresiv, hegjemonist dhe okupues neo-otoman dhe në këtë mënyrë t’ia lehtësojë shtetit të tij depërtimin në pjesët e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.
Mirëpo, rolin më të rrezikshëm dhe më të dëmshëm për Kosovën dhe popullin e saj e luajti Bashkësia e korruptuar Islame e Kosovës, e cila frymëzoi, përgatiti dhe dërgoi terroristë nga Kosova për t’i ndihmuar terroristët arabë vehabistë dhe selefistë nga Lindja e Mesme, Çeçenia, Pakistani, Afganistani, Indonezia etj., që ta themelojnë Shtetin Islamik në Siri.
I dërgoi atje për të vrarë sa më shumë njerëz të pafajshëm, të të gjitha moshave, për të përdhunuar sa më shumë gra të pafajshme dhe për ta rikthyer errësirën e mesjetës në jetën e popullit sirian.
Në radhët e atyre terroristëve kishte edhe shumë femra shqiptare që ua hapën këmbët terroristëve arabë dhe i lejuan ta spërkatin spermën e tyre të pistë në trekëndëshat e tyre magjik, ndaj sot kemi shumë fëmijë, baballarët biologjikë të të cilëve janë këta terroristë kaq gjakatarë.
Terroristët që krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës i dërguan atje i radhiten dhe paguan në tre kategori:
50,000 euro për pjesëmarrje, 75,000 euro për masakrimin e civilëve të pafajshëm dhe 100,000 euro për rënien Shehid për kauzën e shenjtë mesjetare fetare me emrin Xhihad.
Shtrohet pyetja, si është e mundur që të njëjtët njerëz që udhëhoqën Bashkësinë Islame të Kosovës në atë kohë, mund ta udhëheqin edhe sot, kur dihet qartë se asgjë që lidhet me terrorizmin global islamik nuk mund të ndodhë pa dijeninë dhe ndikimin e tyre?
Është e mundur, sepse në pushtet dhe në opozitë vazhdimisht kemi njerëz që mendojnë se ende nuk është koha të përballemi me një problem të tillë derisa jemi në rrezik nga kthimi policor dhe ushtarak i Serbisë në Kosovë, duke anashkaluar argumentin e pakundërshtueshëm se Bashkësia Islame. e Kosovës është njësia më e rrezikshme terroriste e luftës speciale serbe, ruse dhe neo-osmane kundër pavarësisë së Kosovës.
Si mund të reformohet dhe pastrohet rrënjësisht Bashkësia Islame e Kosovës nga ndikimi jo vetëm i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, por edhe i organizatave terroriste turko-arabe ?
Shumë lehtë.
Të gjithë imamët e korruptuar që bashkëpunuan dhe bashkëpunojnë edhe sot e kësaj dite me terroristët islamik nga mbarë bota, duhet të dënohen me burgim të përjetshëm.
Në fakt shteti duhet t’ia ndërprejë Bashkësisë Islame të Kosovës të gjitha donacionet dhe financat që i merr nga Erdogani dhe nga organizatat e lartpërmendura terroriste.
Pra shteti duhet ta financojë vetë Bashkësinë Islame të Kosovës, pasi që ta pastrojë rrënjësisht nga terroristët dhe ta kërcënojë se do t’ia ndalojë ligjërisht veprimtarinë, menjëherë pas gabimit të parë të kësaj natyre.
Sepse thënia e vjetër dhe e urtë thotë:
Djalli që të jep para, ta kontrollon dhe dirigjon edhe trupin, trurin dhe shpirtin.

Poema e mjerimit shqiptar, hipokrizisë europiane dhe poshtërsisë serbe e ruse

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Dritan Abazoviç aktron paqebërësin romantik dhe kozmopolit në Pink TV, i cili është bastioni me i hekurt i aparatit shtetëror klerofashist serb dhe shtrin dorën e pajtimit të cilën askush nga pala serbe nuk ia shtrëngon.
Shtrin dorën e pajtimit sikur policia dhe ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë ta kishin sulmuar Serbinë dhe t’i kishin masakruar fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit në çdo fshat dhe qytet të saj.
Shtrin dorën e lypsarit sikur ushtria dhe policia e Kosovës dhe Shqipërisë t’i kishin përdhunuar gratë serbe.
Normalisht, autori i krimit, jo viktima, kërkon pajtim dhe falje.
Çfarë po ndodh me këta të ashtuquajturit shtetarë tanë?
Pse janë çoroditur kaq shumë ?
Kush po i drogon dhe me çfarë droge ?
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç janë Hajrie Spikericat e politikës shqiptare.
Ata si duket nuk po e kuptojnë dot, se sa herë që viktima ia shtrin njëanshëm dorën e pajtimit autorit të krimit, në fakt ajo e nënshkruan me dorën e saj dënimin me vdekje, respektivisht ia jep atij lejen për ta vrarë, masakruar dhe përdhunuar në çdo kohë.
Abazoviç ia dorëzoi sot edhe zyrtarisht Malin e Zi, Kishës Ortodokse Serbe, sepse ai nën petkun e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por në fakt sipas udhëzimeve të shërbimit sekret serb, e largoi me votat e shqiptarëve Gjukanoviçin nga pushteti.
Edi Rama e trajtoi gjatë gjithë kohës Aleksandar Vuçiqin si vëlla dhe Albin Kurtin si armik, sepse i kishte këshilltarë Baton Stanishiqin dhe Shkëlzen Maliqin.
Angela Merkel e bëri Vuçiqin lider të Ballkanit Perëndimor dhe investoi më shumë në Serbi sesa në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, në një kohë kur ne shqiptarët e quanim nënë, ndërsa serbët njerkë.
Erdogani i hodhi nga dy xhami nga avioni sa herë që dërgoi miliarda investime në Beograd.
Çuditërisht ne shqiptarët e quajtëm baba të kombit nga mirënjohja dhe euforia, ndërsa serbët nuk i thanë as faleminderit.
Jetojmë në një kohë që as djalli nuk mund ta drejtojë dhe kontrollojë më, sepse e ka bërë njësoj të poshtër dhe të padrejtë ndaj viktimave të klerofashizmit, si gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Imagjinoni, përderisa Donald Trump dhe liderët e Evropës Perëndimore po garonin me njëri-tjetrin se kush mund t’ia puthte më shumë bythën Putinit, ky i fundit sulmoi ushtarakisht Ukrainën dhe ua dha atyre matin më mjeshtëror në lojën e shahut.
Dhe atë që e bëri Putini origjinal në Ukrainë, kopja e tij Vuçiqi provoi ta bënte në Kosovë, por për fat të keq burokratët e pacipë të Brukselit ende nuk po e mësojnë mësimin e tyre.
Dhe sado e pashpresë të duket gjendja jonë, yjet në qiell do të rreshtohen sërish si në vitin 1999, sepse edhe Zoti do të ketë mëshirë për këtë komb kaq të mjerë, që ka kaq shumë budallenj, lakmitarë dhe tradhtarë në radhët e tij.
E vërteta dhe drejtësia mund të mbulohen nga bari, hithrat, gjembat dhe gembushat, pas të cilave mund të fshihen për një kohë të shkurtër dhelprat më tinëzare dhe gjarpërinjtë më të rrezikshëm, duke pritur kohën e duhur për të kafshuar viktimën.
Por sapo kupa e tyre të mbushet me mëkate që as Zoti nuk mund t’i durojë, Ai do t’i kosit personalisht ato si kositësi më i aftë i barit.
Dhe nëse nuk ka më bar, hithra, gjemba dhe gembusha, ku do të fshihen dhelprat dhe gjarpërinjtë?
Në trekëndëshat magjikë të grave të tyre ?
Nuk do të mund të fshihen më as në trekëndëshat magjikë të grave të tyre, sepse edhe nga aty do t’i nxjerrin shqiptarët e drejtë dhe trima, për t’i gjykuar dhe për t’i dënuar.

Kryeministri Albin Kurti priti në takim deputeten britanike Alicia Kearns

0

Prishtinë, 22 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.Duke e falënderuar znj. Kearns për vizitën, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bildeNë takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

Forhåndsvisning av bildeU bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.
 
Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Ndër të tjera, Presidentja Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.  

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.  

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut.  

Linku i transmetimit drejtpërdrejt: https://media.un.org/en/asset/k1c/k1cyaxhyld 

Pas afro 200 vitesh, intelektualët e Deçanit e hudhin islamizmin në koshin e plehrave

1

“Palestinezët tonë”, – “Njeriu i Ri “Arnaut” , që tashmë është prodhim serik “i xhamive tona” që po na i meremeton e ndërton për qëllime dhe synime panturke e panislamike Turqia neoosmane, antishqiptarizëm që përkrahet prej Serbisë dhe Federatës Ruse. A e vëreni gazetarin e Klan Kosova duke ua dhënë fjalën, fjalë që su jipet shumë shqiptarëve.

Shkruan Luan Dibrani

Nuk është aspak kjo iniciative  e re ndër shqiptarë! 
Kemi Shembullin e heroit Kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeut!  
Për heroin tonë , kur ishte interesi i Atdheut dhe Kombit ai ka bërë këto lëvizje qe po i bëjnë sot  kjo shtrese  intelektualësh dhe  shqiptarësh  largpamës!

Pas perandorisë osmane i vetmi populli  i ynë shqiptar dhe ai boshnjak e  mbajtën fenë islame në Evropë? 

Nga kjo iniciative  presim suksese  në mbarë  trojet shqiptare ta luftojmë këtë fenomen  vëllavrasëse shkaku i fesë islame  ndër shqiptarë të imponuar  nga “Perandoria Osmane” qe e kishte shtrirje deri në Austri, pas shuarjes së asaj Perandoria të gjithë popujt tjerë ju kthyen fesë së mëparshme “Krishterimit” .  

Pas perandorisë osmane i vetmi populli  i ynë shqiptar dhe ai boshnjak e  mbajtën fenë islame në Evropë !
Lind pyetje se kush është sot më se keqi ne këtë  rajon?- janë  shqiptarët dhe boshnjakët qe nuk e ruajtën  fenë paraprake!… Kush është më i pazhvilluari në fushën  ekonomike në Evropë?-, prap janë shqiptarët dhe boshnjakët, qe nuk e ruajtën  fenë paraprake!… Ku  është vëllavrasja me e madhe në Evropë?- është tek shqiptarët dhe boshnjakët, qe nuk e ruajtën  fenë paraprake!… Cilët popuj   sot qe bëjnë rezistence për tu çliruar dhe pavarësuar nga okupatoret serbo-sllav?- janë  shqiptarët dhe boshnjaket qe nuk e ruajtën  fenë paraprake !?…
Vetëm shqiptarët dhe boshnjakët që mbajtën fenë islame e kanë çështjen  nacionale të pa zgjedhur,- ky është fakt i pamohueshëm! 

Është koha qe ne shqiptarët një here e përgjithmonë te shkëputemi nga mortaja e ashtuquajtur “islam” (te cilën barbarët osmano-mongol neve shqiptareve na kanë imponuar me dhunë e terror për 500 vite me radhe) nga e cila duhet ti bashkëngjitëm botës perëndimore, sipas kësaj iniciative të këtyre stërnipave dhe bijve  të Skënderbeut  dhe rilindëseve tanë. 

Ishte bota perëndimore ajo qe na çliroi ndihmoj dhe financoi për formimin e shteteve tona  shqiptare dhe po na mban ekonomikisht dhe mu ne perëndimin e civilizuar e kemi vendin. 

Flitet  se mbi 70  burra janë mbledhur dhe kanë formuar një këshill iniciues, i cili do të formojë një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame me qellim te shtrirjes se saj kudo ne trojet shqiptare… 

Dy shqipfolës islamik-antishqiptar, duke protestuar dje për hamasin pelestinez në Prishtinë…

Ata  shprehen se e përfunduan  me fenë islame, nuk jemi më në këtë drejtim, duke  e sqaruar objektivin e nismës se shkëputjes  nga feja  islame. 

Këta  burra dhe intelektual e kanë nisur këtë iniciativë duke  e pare se kombi shqiptar po rrezikohet nga kolaboracionistet ruso-turko-arabo-serb .Ka kohë qe kombi shqiptar po rrezikohet nga antishqiptarët e paguar nga agjencitë e huaja armike, sidomos ekstremizmi fetar qe e shkatërroj rininë shqiptare ,por edhe vet qenien e kombit shqiptar si dhe te shtetit të Kosovës, atë te Shqipërisë, Maqedonisë e me gjerë. 

Këta  burra  u organizuar duke e pare dhe sqaruar trushpërlarëve me përralla demagogjike të bariut analfabet dhe pedofilit vrasës arab kur dihet se  populli i ynë nuk ka asgjë te përbashkët me përrallat e idioteve demagogjike për kultivimin  e  fesë islamike  me  veprime  ekstremiste  madje edhe sot e kësaj dite , duke  e përkrahur  Rusinë,Palestinën dhe Beogradin, kur asnjëra nuk e njohin pavarësinë e Kosovës!?.Tubimi i djeshëm  i  protestës  ne krye me këta mjekroshët  e lart ne foto për Palestinën dhe kundër  Izraelit ,Amerikës dhe  kombit shqiptar qe   e ka lidh fatin  pikërisht me këta dy popuj kësaj i themi vetëm tradhti. 

Këta burra thërrasin kushtrimin për te gjithë shqiptarët e trojeve tona qe te ndahen nga trashëgimia turko-arabo-islamike dhe sllave që nuk i kanë sjellë asgjë të mirë kombit tonë deri me ditët e sotme… 

E ter bota e civilizuar u hutuar  duke ra pre e propagandës se këtyre grupeve  islamike  qe veprojnë ne trojet shqiptare. Ata e kane  kuptuar se jemi “shtete islamik”, qe i ndërtuan mbi 800 xhamia vetëm në Kosovë, diçka absurde dhe  kriminale!. Ne jemi në Evropë dhe nuk kemi nevoje me u bërë asgjë tjetër, pos të mbetemi shqiptar.  

Këta  bura  te Deçanit ,këta trima dhe intelektual  gjykojnë shtresat talibanë ,mjekërcjapët, duke ngreh bythët 5 herë në ditë dhe duke  pëllit gjithë ditën arabisht pa e ditë edhe një fjalë se çka po thonë ?!. Këta burra thërrasin kushtrimin për te gjithë shqiptarët e trojeve tona qe te ndahen nga trashëgimia turko-arabo-islamike dhe sllave që nuk i kanë sjellë asgjë të mirë kombit tonë deri me ditët e sotme… 

Pas luftës, arsimit në Kosovë ka rënë në shkallë  mjeruese ndërsa ka kler të fortë fetare islamik nga po financohen?!.
Këta Kosovën e shkatërruan “Vlerat e Luftës” me qeverisje 20 vjeçare  dhe kreu i bashkësisë islamë me në krye Naim Terna, Shqfqet Krasniqin e shume të tjerë me rrjetin e tyre  antikombëtar. 

Islamistët ekstrem, në  trojet tona iu kanë vërsulur  me yrysh  të madh vlerave kombëtare duke sulmuar edhe Flamurin Kombëtar, Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë  rilindësit dhe  emrat e ndryshëm  te çështjes shqiptare!? 

Lëvizja e grupit te burrave nga Deçani  kane reaguar  me te drejte  me një vërejtje  se propaganda e islamistëve ekstrem, në  trojet tona iu kanë vërsulur  me yrysh  të madh vlerave kombëtare duke sulmuar edhe Flamurin Kombëtar, Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë  rilindësit dhe  emrat e ndryshëm  te çështjes shqiptare. 

Ne shqiptarët kërkojmë spastrimin e popullit shqiptar nga përrallat iddiotike të shkretëtirës dhe nga propaganda antishqiptare e shqipfolëseve si  këta me lartë qe me ngulm për çdo ditë i mihin varrin shqiptarëve. 

Për këtë iniciativë, shqiptarët e “besimit islam” duhet me qen të kënaqur pasi vetëm emrin  e kanë por nuk  e praktikojnë ,pos një grup  i ekstremit islamik me pagesë nga Rusia, Serbia shtet arabe dhe Turqia. 

Ideja e këtij  grupi iniciues  mund te realizohet shumë lehte. E pse? Pasi që ata që nuk e praktikojnë islamin, më mirë le të lidhen në një formë të besimit në zotin se sa të pa fe, siç kanë jetua deri sot. “Mysliman” vetëm me emra, ka plot Kosova. Ne jemi 80% të pa kurrfarë feje. Feja jone është “Zoti dhe shqiptaria”.
Lind pyetja pse Rugovën e shpëtoj Vatikani e jo Meka,Medina apo Stambolli nga kthetrat e Milloseviqit?  

Mund të jetë një imazh i 17 persona

Për fund i përgëzoj këta “BURRA“ të Deçanit qe  gjithnjë duke i prirë çështjes Kombëtare. Ky vendim është shume i qëlluar për ti ndare shqiptarët nga  qëllimet islamike .Kështu se shpejti do te ktheheni në “MANASTIRIN E DECANIT” ne manastirin tone shekullor, të uzurpua nga hordhitë që erdhën nga Karpatet e Rusisë si okupator dhe kolonizatorë. Përmes këtij shkrimi iu bej thirrje edhe “Lidhjes se Historianëve  bashkonju kësaj iniciative dhe mos përçani përmes ndonjë  islamisti qe iu ka futur  brenda ” 

Mund të jetë një ilustrim i teksti

Shkrimi dhe piktura nga autori Luan-Asllan Dibrani 

Edhe një here ju lumtë dhe ju priftë e mbara o burrat dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit.

The Chicago Tribune (1919) / Intervista me Rexhep Bej Jellën në Romë : “Takimi me Papën, pamundësia për të shkuar në Konferencën e Paqes në Paris për shkak të italianëve, shpresat tek presidenti Wilson…”

Alice Rohe (1876 – 1957) — Rexhep Jella (1895 – 1974)

Aurenc Bebja, Francë, më 22 tetor 2023

“The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 10 prillit 1919, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të gazetares amerikane Alice Rohe me Rexhep Bej Jellën zhvilluar asokohe në Romë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Princit iu ofrua titulli i Dukës për ta kthyer kombin prapa (në fe)

E mbajnë në Romë

Deklaron se kombi i tij nuk është ende gati të bëhet republikë

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Nga Alice Rohe

(Shërbimi i Lajmeve të Jashtme të Chicago Tribune.)

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Romë, 8 Prill. — Roma ka si mysafir brenda mureve të saj historike, Rexhep Bej Jellën. Në të vërtetë princi shqiptar thotë se mikpritja në Qytetin e Përjetshëm është shumë urgjente. 

Beu — në letrat e të cilit është skalitur (gdhendur) trashëgimtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes — është shumë i etur për të shkuar në Paris. 

“Italianët janë një popull kaq simpatik. Unë nuk mund ta kuptoj pse ata nuk e organizuan qëndrimin tim të zgjatur mes tyre pas kthimit tim nga Konferenca e Paqes dhe jo sot”, tha beu në mënyrë diplomatike. “Ata më thonë megjithatë se prania ime mund të jetë e sikletshme në Konferencën e Paqes.”

Flet shumë gjuhë.

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Beu foli me një theks ultra-anglez, i cili ishte e vetmja gjë për të — duke përjashtuar nacionalizmin e tij shqiptar, i cili nuk mbante markën “Made-in-Vienna”. Sepse Beu sapo është liruar nga një rezidencë e detyrueshme trevjeçare në kryeqytetin austriak. Rrobat e tij edhe pse prej pëlhure angleze, ishin të prera vjeneze. Gjatë tre viteve të paraburgimit në Austri, ku ai ishte nën vëzhgim si simpatizant i Antantës, shpjegoi ai, ai fitoi një njohuri të përsosur të gjermanishtes. Kjo i shtoi gjuhën e nëntë listës së gjatë të arritjeve të tij gjuhësore, e cila përfshin anglishten, frëngjishten, italishten, arabishten, turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen. 

Histori fantastike dhe thashetheme romantike qarkullojnë në qarqet e kufizuara të Romës ku dihet prezenca e aristokratit shqiptar. Ishte një ditë pas audiencës së tij me Papën që unë kërkova të pyesja për një intervistë këtë shef të fisit të egër malësor. Sapo mbarova së lexuari disa artikuj udhëtimi që i përshkruanin shqiptarët si shqiponja malësore të egra, të trazuar dhe të paarsimuar, duke i ndalur luftërat e tyre aq sa për të ndryshuar kostumet e operës apo pantallonat dhe bluzat e gërshetuara të bardha, herë pas here të zbukuruara me një fustanellë, unë isha krejtësisht e papërgatitur për t’u përballur me rininë ultra-anglishtfolëse të Oksfordit, të veshur me “modën” më të fundit të dyqaneve vieneze, e cila në mënyrë delikate dhe diplomatike u përpoq të mos u përgjigjej disa pyetjeve kryesore, të cilave unë dëshiroja t’u përgjigjegj veçanërisht.

Nuk mund ta kuptoj këtë histori.

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Beu, pavarësisht nga njohja e tij me amerikanët dhe anglezët, nuk mundi të kuptonte pse qenia e tij për të parë Papën dhe për të pasur një audiencë për një orë ishte “një histori”. I një familjeje myslimane — një nga më të lartat, më të fuqishmet dhe aristokratet në Shqipëri — pritja e tij nga Papa ishte, siç i shpjegova, disi interesante. 

Thashethemet kishin dhënë tashmë lajmin se Papa i kishte ofruar një titull dukal beut nëse ai do t’i kthente ndjekësit e tij në fenë e paraardhësve të tij të largët. Sepse para pushtimit turk në shekujt XV dhe XVI Shqipëria ishte e krishterë. Ekziston ende një element i fortë i krishterë katolik romak dhe grek ortodoks midis klaneve (fiseve) të ndryshme. 

Rexhep Bej Jella — nga familja e rëndësishme dhe e lartë — që kishte titullin ekuivalent të Princit, refuzoi të pranonte se një titull dukal papal do ta joshte. 

“Kam kaluar një orë të këndshme me Papën — një burrë i kulturuar, i zgjuar dhe simpatik — kemi diskutuar shumë gjëra — ai ishte i këndshëm për mua — më pëlqeu shumë takimi me të”.

Shpresat tek Presidenti Wilson.

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Burimi : The Chicago Tribune, e enjte, 10 prill 1919, faqe n°3

Vizita e shqiptarit Jella Beu në Vatikan nuk u njoftua në njoftimet zyrtare, siç është zakon kur personalitete të larta vizitojnë Papën. 

“Natyrisht që dua të shkoj në Paris”, tha atasheu shqiptar, “nuk mund ta kuptoj pse miqtë e mi të sjellshëm italianë duhet të mendojnë se prania ime mund të jetë e sikletshme në Konferencën e Paqes. Të gjithë shqiptarët qëndrojnë së bashku në një qëllim të bashkuar për vendin tonë të vogël. Para së gjithash jam nacionalist. Familja ime, që rrjedh në kohë edhe më të vjetra se ato të regjistruara, është e gjurmueshme pesëqind vjet më parë. Sot ne shqiptarët jemi të gjithë aq krenarë për gjakun tonë sa duam ta shohim Shqipërinë të denjë për veten dhe të mirë në rrjedhën e përparimit. Shpresa jonë e madhe qëndron te Presidenti Wilson. 

Unë jam një admirues i madh i amerikanëve dhe i anglezëve. I shkolluar në shkollën amerikane në Konstandinopojë dhe më pas në Oksford është e natyrshme, dua të shoh çdo fëmijë në Shqipëri t’i jepet një shans arsimimi. Në vendin tim me malësorët e tij të shumtë të izoluar, duhet të kuptoni se të gjithë i njohin dhe i duan amerikanët. Ata i duan sepse tashmë Kryqi i Kuq Amerikan ka ardhur në mesin e të varfërve dhe nevojtarëve tanë duke u sjellë atyre veshjet, ushqimet dhe ilaçet aq të dëshiruara. Unë vetë kam qenë shumë i lumtur që kam shërbyer sadopak në ndihmën e Komisionit Ballkanik të Kryqit të Kuq Amerikan me disa nga hartat e tij për shpërndarjen e furnizimeve në rajonet malore. Ne të gjithë, të pasur dhe të varfër, sot e shikojmë Amerikën me shpresë”. 

“Dëshiroj ta shoh vendin tonë patjetër të kufizuar sipas gjakut dhe gjuhës. Në të gjithë botën, nuk ka detyrë më të lehtë sesa të mbështetemi në gjuhën për të përcaktuar kufijtë tanë. 

“Shqipëria nuk është ende gati për një republikë. Shqipëria e re, kur të realizohen reformat që ne nacionalistët dëshirojmë, do t’i hapë rrugën republikës.”

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/the-chicago-tribune-1919-intervista-me-rexhep-bej-jellen-ne-rome-takimi-me-papen-pamundesia-per-te-shkuar-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris-per-shkak-te-italianeve-shpresat-tek-presidenti-wilson/.

“Legatum Habemus…” – Më në fund Shqipëria me ambasador fuqiplotë në Vatikan

0

Me këtë rast, Ambasadorja e re e Shqipërisë në takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (=Kryeminister), Hirësinë e Tij Kardinalin Pieter Parolin. 

Nga Frak Shkreli 

Më në fund një lajm i mirë: Aleluja! Sot me 21 tetor, 2023, nga oxhaku i Vatikanit doli tymi i bardhë, duke njoftuar se, 

“Sot, datë 21 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj prezantoi Letrat Kredencaile Atit të Shenjtë Papa Françeskut. Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku Ati i Shenjtë u interesua për Shqiperinë në shumë aspekte. Pas Takimit me Atin e Shenjtë, edhe takimi me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (=Kryeminister) Hiresinë e Tij Kardinalin Pieter Parolin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit.Ambasada e Shqipërisë në Vatikan/Ambasciata di Albania presso la Santa Sede, 3h    

Ka disa vite që e kam ndjekur sagën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit – e sidomos mos-emrimin e një Ambasadori Fuqiplotë nga Tirana zyrytare në Vatikan për më shumë se 10-vjetë tani.  Frank Shkreli: Në 30-vjetorin e mardhënieve Shqipëri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është ende bosh, që prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf  

Në të vërtetë, gjatë gjithë kësaj periudhe të mungesës së një ambasadori Fuqiplotë  të Shqipërisë në Vatikan, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjëhër ndonjë shpjegim se pse ky boshllëk në marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin, megjithë marrëdhëniet e mira që pretendohej se ekzistonin midis tyre. 

Madje, me sa dijë unë, as Kisha Katolike Shqiptare nuk ëshë prononcuar zyrtarisht në lidhje me këtë mungesë në marrëdhëniet dypalëshme Shqipëri-Vatikan, me përjashtim të Imzot Gjergj Meta i cili ka komentuar, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Vatikanit, mungesën e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan, qysh prej vitit 2013, “…si diçka që nuk na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne pra, prej disa vitesh nuk kemi ambassador në Vatikan”, është shprehur Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit.  

Është gjithashtu interesant fakti se, të pakën deri tani, në këtë kohë që po shkruja akëta rreshta, nuk shoh asnjë njoftim për këtë emrim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe as ndonjë burim tjetër nga Shqipëria. Unë nuk e di se ku qendron arsyeja dhe pse kjo heshtje, jo vetëm tani, por për një dekadë tani në lidhje me emrimin e ambasadorir Fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan. Njoftimin për emrimin e Ambasadores së re të Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda Frangaj e lexova tek portali Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit dhe në faqen e lajmeve të Radio Vatikanit, sipas të cilës, “Papa Françesku priti në audiencë, sot paradite, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Zonjën Majlinda Frangaj, Ambasadore e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale.”  

Me këtë rast, Ambasadorja e re e Republikës së Sipërisë pranë Vatikanit u shpreh për programin shqip të radio Vatikanit duke thenë se: “Jam shumë e nderuar që jam emruar ambasadorja e re e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Për mua, kjo detyrë nuk është vetëm fillimi, pore dhe vazhdimësi e një angazhimi që kam përsipër si e ngarkuar me punë e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjataë mandatit si e ngarkuar me punë, jam angazhuar nepërmjet konferencave të bëjë të njohur vendin tim, historinë, kulturën, vlerat edhe ao të lashta, si dhe vëllazërinë fetare që është baza e bashkjetesës vëllazërore në Shqipëri. Në këtë angazhim kam gjetur bashkpunimin maksimal nga autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë dhe gjithashtu edhe nga ambasadorët e vendeve të tjera të akredituar në Vatikan. Në këtë rol, kam orgnaizuar vizita të shumta të personaliteteve të vendit tim në prani të Shënjtërisë së Tij Papa Prançeskut dhe kam pasur privilegjin që të sjellë në praninë e Papës, përfaqësues të popullit tim dhe besimeve të ndryshme fetare të Shqipërisë. Detyra e re që pata nderin të merrja nga qeveria shqiptare, përfaqëson për mua një angazhim të ripërtërir ndaj vendit tim dhe të Selisë së Shënjtë, duke u përpjekur për të zhvilluar marrëdhënie gjithnjë e më frytëdhënse në nivelin kulturor, social dhe fetar. Për mua është një rast emocioni i madh pasi kjo detyrë u njoh nga vet Papa Françesku, i cili ka treguar agjithmonë simpati dhe  dashuri të madhe ndaj vendit tim, por gjithashtu edhe ndaj meje si person. Gjithashtu jam mirënjohëse qeverisë shqiptare që konfirmoi besimin që ndërkohë më kishte dhenë si e ngarkuar me punë”, është shprehur Ambasadorja e re e Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda Frangaj, e cila sot ditën e shtunë, me 21 tetor i dorëzoi letrat kredenciale Papa Françeskut në Vatikan.  

Kush është Ambasadorja e re e Shqipërisë në Vatikan: Majlinda Frangaj është e diplomuar në Shkenca Politike, me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Università degli Studi di Perugia). Më vonë mori një diplomë Master në Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Università La Sapienza, në Romë) dhe një diplomë Master në Çështjet e Komunitare dhe Politikat e Inovacionit, me specializim në Bashkëpunim Ndërkombëtar (Istituto Europeo per la Formazione e l’Orientamento, Romë).  Eksperte në të drejtën krahasuese të feve si dhe në të drejtën islame dhe afrikane, në Universitetin e Perugias, Fakulteti i Shkencave Politike, deri tani ka kryer detyra të ndryshme: gazetare dhe producente në departamentin e programacionit; Sekretare e Parë dhe Konsulle (2010 – 2012), Ministre Këshilltare dhe Konsulle (2012 – 2014), Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2014 – 2015), Ministre Fuqiplotë (2015 – 2017) Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2017 – 2023) në Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. (Sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe)  

Kujtojmë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, në rang Nunciature apostolike për Vatikanin dhe Ambasade për Shqipërinë, daton më 7 shtator 1991.  Nunci i parë Apostolik (Ambasador) i Selisë së Shenjtë në Shqipëri u emërua më 22 tetor të vitit 1991: ishte prelati indian, imzot Ivan Dias, i cili më 18 dhjetor 1991 i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë. Ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, i emëruar më 1993, ishte prof. Willy Kamsi, që i paraqiti Letrat Kredenciale Papës Gjon Pali II më 22 prill 1993, tri ditë para vizitës historike të Atit të Shenjtë Karol Wojtila në Shqipëri. Ambasadori i fundit i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjë ka qenë Sh. T. Rrok Logu, i cili shërbeu nga shtatori i vitit 2006, deri më 28 tetor 2013. (Burimi: Radio Vatikani shqip)    

Ambasadorja e re e Republikës së Shqipërisë, Majlinda Frangaj duke paraqitur Letrat Konfiedenciale Atit të Shenjtë Papa Françeskut në Vatikan, 21 tetor, 2023     

 

Lajçaku, dialogu Kosovë – Serbi dhe përshkallëzimi në Kosovën e veriut

0

Gani I. Mehmeti 

Lajçak theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit.  

Vallë, vetë kjo e thënë nga Lajçaku, a nuk është një frikësim i Kosovës, se po nuk u zhvilluan bisedimet mes Kosovës e Serbisë, do të ketë përshkallëzim në veri të Ksovës. Pra, se Kosova nuk bën assesi të refuzojë bisedimet. Kjo, edhe pse Kosova nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, sikur bëhet fajtore, nëse nuk vazhdojnë bisedimet. 

Ndërkaq, për Serbinë tingëllon më ndryshe. Ajo nuk frikësohet fare, pse Kosova nuk do të sulmojë  Serbinë. Prandaj, është një thirrje drejtuar Serbisë që ajo, edhe po nuk vazhdoi bisedimet me Ksoovën, nuk ka rrezik, prandaj sikur e fton që të mos zhvillojë bisedimet, por të hyjë në veri të Kosovës dhe të bëjë terror siç e di ajo vetë. Kjo i thuhet Serbisë, pse ai e di që i konvenon Serbisë. Lajçaku nuk e thotë se cili do që nuk merr pjesë në bisedime, do të ndërmerren masa ndaj tij. Ai nuk mund të ndërmarrë masa nda Serbisë, prandaj, e di se, edhe po nuk hyri në dialog me Ksoovën, nuk do të merren masa ndaj saj.  

Ose, Lajçaku, është i informuar mirë se do të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Ksoovës, që në vend se të ndalojë, ai i përkrahë. 

Lajçakut, si ndërmjetësues i bisedimeve nga BE mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do t’i takonte fare të përmend përshkallëzimin, se kështu sikur ia përkujton dhe sikur e thërret në përshkallëzim. 

Lajçakut i takon të calktojë takimet për bisedime dhe asgjë më shumë. E, pala që nuk do të merrte pjesë në bisedime, të ndëshkohej, ose, të merreshin masa ndaj saj. Mirëpo, ai e di se nëse njëra nga palët nuk do të merrte pjesë në bisedime, ajo do të jetë Serbia, ndaj së cilës nuk ka vuëllnet të marrë masa.