Deri kur Shqiptarët do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë…?

Shkrime relevante

Kur Egjipti i shpall terroristë, ndërsa “Kosova ende koordinohet”!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR EGJIPTI I SHPALL TERRORISTE, NDËRSA...

Intervistë me Marjan Sebaj – Sopin rreth ekstremizmit fetar

Intervistë lidhje me besimet (fundamentalizmi) Vërejtje ! Intervista me Marjan Sebajn-Spopin është bërë...

Mjaft më ikje nga përgjegjësia, po them une, vajza e UÇK-së !

Majlinda Shala, Gjermani _____ MJAFT MË ME HESHTJE! MJAFT MË ME IKJE NGA...

Organizata Shqiptaria me reagim ndaj ekstremizmit fetar

REAGIM PUBLIK ORGANIZATA SHQIPTARIA Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent përballë...

Nuk pranohet injorimi i banorëve të Sanxhakut që duan ta mësojnë shqipen që i detyruan me dhunë që ta harronin

Amina Nuraj, Novi Pazar  ____ Mesazhi im i fundit ____ Unë nuk jam Zoti që...

Shpërndaj

Nga: Sami Islami, Londër

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike!

PARADOKSET SHQIPTARE

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine, shqiptarët nga paganë u bënë ortodoks, erdhi Perandoria Romake, shqiptarët,  nga ortodoks (një pjesë shumë e madhe) u bënë katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët, nga ortodoks, u bënë me shumicë myslimanë! Erdhi ideoligjia komuniste, shqiptarët, i “lanë” fetë dhe u bënë komunistë! Erdhi “demokracia” shumica e shqiptarëve u bënë “demokratë”…

Tani, ideoligjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen  prej saj është ideologjia fetare! Dhe ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe kjo fe u përshtat popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët) dhe katoliket: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët  e besimit katolikë) e reformuan religjionin!

Feja myslimane mbeti e pa reformuar! Në aspektin kombëtar, vetëm shqiptari i fesë myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarëve të shkretë (të besimit myslimanë)  u ndërtohen xhamia (nga Turqia) në çdo lagje duke mos e kuptuar (një pjesë e madhe syresh), se kjo është dorë e zgjatur  e armiqve të shqiptarëve (e Serbisë, Rusise, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila nën petkun e “vëllazërisë” e zgjeron propagandën turke me kulturë (krejt televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia turke! Kurse shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre vetëm në ndërtimin e xhamiave!

Tani “patatja e  nxehté” turko-arabe mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet  fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim, tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja  nuk po punon per shtetet tona, por  për arabët dhe turqit!  Ritet edhe sot e gjithë diten bëhen në arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika shqip! Pa shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta (bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit katolikë i luten zotit në shqip!

Shqiptari mysliman, lind shqiptar (natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin kombit shqiptar), edukohet shqip, flet shqip, krijon vlera artistike etj. shqip, merr frymë shqip! Por kur të vdes, vdes  arabisht!

Edhe pse dikush mund të thotë se Kurani është përkthyer në shqip, prapëseprapë ritet fetare bëhen arabisht, duke filluar prej ezanit! S’ka shqiptar i besimit mysliman që nuk e di “vjershën” e ezanit, po asnjeri nuk  besoj  se e di ç’domethënë kjo “vjershë”! Deri kur do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në fund, t’u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t’i kuptojnë hilet e armiqve tanë? Kur do t’ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e zhvillimit evropian?

Unë besoj se mundemi! Uroj!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu