Kreu Blog Faqe 951

Në përkujtim të Akademik Luan MULLIQI (1953 – 2023)

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

In memoriam

Vetmia shoqëri dhe shoqëria vetmi.

Sot, papritmas  më 22 tetor, në ora 13. 30 mora lajmin që edhe një shok, mik, vëlla, kishte braktisur këtë jetë dhe botë dhe kishte kaluar  mbrëmë në amshim, skulptori i madh dhe tejet i njohur në botën e vogël shqiptare, por edhe më gjerë, akademi Luan MULLIQI, që unë e quaja me simpati dhe dashuri “Mjekra”.

U befasova, u shtanga, më erdhi shumë keq, sepse dy ditë më parë kisha komunikuar me të nëpërmjet telefonit  WhatsApp, duke e bërë pjesëmarrës të promovimit të librit tim: Nëna Tereze, dashuria në veprim, DRITA, Prishtinë dhe  Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore  e Kulturore  të Shqiptarëve – Shkup, 2023, por në heshtje, pa përgjigje dhe reagim. Nuk e kam ditur që ai e kishte një front dhe “luftë” tjetër, shumë më të vështirë dhe të rëndësishme, mes jetës dhe vdekjes…

Dhe si duket, ka fituar vdekja, por nuk është ashtu. Vërtet ai mbrëmë vdiq, iu ndal frymëmarrja, iu mbyllen sytë, iu shtagën duart me të cilat një jetë të terë kishte “gdhendur” portrete, fytyra, figura,  shtatore, buste, ndër të cilat dallohen: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nëna Tereze, Ismail Qemaili, Fehmi Agani e shumë të tjerë…

Dhe pikërisht këto vepra, si dhe vullneti për jetë dhe krijimtari, me të cilat ka begatuar, gjallëruar dhe fisnikëruar  kohën dhe botën tonë, dëshmojnë bindshëm për pavdekësinë e tij, për shpirtin e madh dhe bujar, për zemrën e hapur dhe fisnike, për duart mjeshtërore dhe në veprim – gdhendje, për sytë e tij të vegjël, por gjithnjë të hapur dhe në kërkim te të bukurës, të mirës, të drejtës, të vërtetës, të jetës dhe të Dashurisë, duke “mbjell” farën e mirë të amshimit dhe të pavdekësisë kudo, ndër ne, në trojet tona ilir, arbërore dhe shqiptare, por edhe në hapësira tjera, me një stil tashmë tejet të shquar dhe shumë të dalluar, karakteristik, “mulliqian”.

Reagimi im i parë ishte dhembja, pikëllimi, mërzia, konstatimi: edhe një vëlla dhe krijues i mirëfilltë më la, na la, iku,  kaloi në amshim, apo në stilin e Shën Nënës Tereze: u kthye në Shtëpinë e Atit. Pas kësaj vijova të lutëm, dhe thënë të vërtetën, u qetësova. Si faza e tretë e përjetimeve, ishte “lundrimi në kohë dhe në hapësira”, ku gufonin shumë kujtime, takime, afrime, bashkime, bashkëpunime, sidomos pas Luftës 1998 – 1999.

Ishte një krijues i mirëfilltë, gjenial, me mendje të ndritur dhe zemër të madhe, duke iu gëzuar çdo lloj veprimtarie, botimi, suksesi.

Galeria e Arteve të Kosovës gjatë udhëheqjes së tij pas Luftës ishte bërë pikë e shumë takimeve kulturore dhe shpirtërore kombëtare dhe ndërkombëtare, me figura dhe personalitete të shquara ndër ne dhe në botë, si Sekretari i Kombeve të Bashkuara – OKB-së Koffi Annan, Bill Clinton, Tony Bler, Altisari dhe shumë të tjerë.

Luan Mulliqi ishte “avokati” i çështjes sonë kombëtare – shqiptare, dhe pa kurrfarë kursimi apo përfitimi, dëshmonte, shpjegonte, dhurohej në çdo kënd dhe vend, me shumë përkushtim, atdhedashuri dhe bindje, me përgatitje njerëzore, kombëtare dhe profesionale.

Kur ia dorëzova librin tim të parë “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”, pas e shfletoi pak botimin, ma shtriu dorën dhe  më tha: “E paske prekur një plagë të madhe shqiptare…, shpresoj me urti, mirësi dhe shumë dashuri, sepse vetëm kështu ne mund ta shërojmë vetveten dhe të tjerët…”

Dhuratën e monografisë së parë time  “Nëna jonë Tereze”, e cilësonte si “Ungjilli shqiptar”,  dëshmi e madhe e urtisë, bujarisë, mikpritjes dhe bamirësisë sonë, prandaj edhe si përgjigja më e mirë, tejet bindëse dhe jetësore, kush jemi ne, çka duam dhe duam atë ta zbatojmë. Më tha: “Të falënderoj, Don Lush, që Nënën Tereze ia solle botës shqiptare, dhe më gjerë, mbarë njerëzimit… Më ke ngacmuar dhe prekur në damar të zemrës, në zemër, pra, do ta punoj një shtatore të saj për aeroportin e Tiranës…, në shenjë shigjete, rrënje dhe trekëndëshi, simbole këto që flasin dhe dëshmojnë vetvetiu…”

Skulptori Luan Mulliqi e bëri të pavdekshëm ideatorin e Kosovës demokratike, bashkëpunëtorin e ngushtë të Dr. Ibrahim Rugovës, prof.. Fehmi Aganin, para Universitetit të Prishtnës, si dhe shumë miq dhe figura ndërkombëtare, si Madeline  Albright dhe Bob Dole…

Populli ynë thotë bukur: Ku preku, shkrepi, ne do të themi në stilin tonë laik, “qëlloi”, la gjurmë, mbolli të mirën, bëri përshtypje, begatoi dhe aktualizoi historinë të  lashtë, martire dhe të lavdishme.

Në bibliotekën time kam dy dhurata të akademikut tonë Luan Mulliqi: shtatoren e Shën Nënës Tereze dhe të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Nuk guxoj të harroj dhe të mos përmendi dy ngjarje kulmore tona: lumturimin dhe shenjtërimin e Nënës Tereze në Romë, në Vatikan, (19 tetor 2003 dhe 4 shtator 2016), ku edhe ai, si dhe shumë shqiptarë intelektualë, krijues, autoritete publike, morën pjesë.

“Luani i madhe  dhe i mirë”, si e kam quajtur ynë me simpati dhe dashuri, ishte i stër-kënaqur, gati edhe euforik… Më tha: “Ti duhet të jesh njeriu më i lumtur ndër ne dhe në botë, se ke pasur rastin, fatin, kënaqësinë të takohesh shpesh me Nënën tonë Tereze, e ke njohur për së afërmi, e ke përshkruar në mënyrë mjeshtërore, neve shqiptarëve na e ke kthyer dhe dhuruar… Je vërtet vëlla i mirë dhe i madh., së bashku me Te dhe me ne…”

Unë iu përgjigja: “I madh është Zoti, populli ynë, familja Bojaxhiu, Gonxhja jonë, tashmë Shën Tereza, ne së bashku me Të”.

Sot kujtimet gufojnë, gërshetohet, qarkullojnë pa ndonjë renditje dhe kontrolle, dhe mua, përpos këtyre, veprave tua të mëdha dhe të pavdekshme kombëtare dhe ndërkombëtare,  me mbetet Zoti, kanali pashtershëm i komunikimit me Ty dhe me shumë miq të mi në amshim.

Pusho në paqe dhe gëzoje amshimin e lumtur!

Prishtinë, 22 tetor 2023                                            

“Debat Plus”, i mbushur me rezilë!

0
Nga: Afrim Caka, Gjakovë
____
AH DEBAT PLUS I MALLKUAR, I MBUSHUR PLOTË ME REZILË
___
Letër stafit punues në TV-Dukagjin!
Letër zotit të paknaqur Dardan Gashit…
Gjakovë. E hënë, 23 tetor 2023
Eh ç’na vdiçën baballarët… ku t’ua gjej varret, eshtrat ku ju prehen injorantëve të Debat Plusit!!!ëëë Brenda ku ka vlerë më shumë gomari se ish i burgosuri politikë dhe autori i katër veprave në “Debat Plus”. Ku vampiri bën analiza!… Por kur zhgënjehesh, s’qenka e lehtë në Dardani!
* * *
I pazakonshëm si fajë
I pandehuri: A ishte vrasje. As unë s’isha vrasës. Ishte vendim i gjyqit Rashiqjan dhe Dardani përmbaruesi i tij.
“Ky zotnia që pa na shitet patriot. Ky njeri sa ka qenë në burg ka rrefuzue të bisedoj me luftarët dhe i ka quajtur terrorista!”
Rezilët: Arsyeja e dënimit. Trrille, mendjemadhësi, tallje me “shokët” e tij.
Dardani:
Shumë i habitshëm ky motiv kërcënimi. Ç’është kjo fantazmë këtu. Po venë në skenë apo një dramë të realizmit Radojçiqjan.
O Perëndi! Rapsod i orëve të para, që me porosi të Rashiqëve të tij…
Në grupin tim kanë qenë mbi (dyzetë e dy luftarë të UÇK-ës)… Luftarë të vërtetë… Cilët qenkën ata, që ne i kemi “etikituar” dhe nuk kemi dashur të flasim me ta!
I mallkuar! Dil me emra! Dashuria e Dardanit e madhe ishte që të më hiqte qafe.
Gënjeshtrat dhe shpifjetë, intrigatë nuk arrinin dot kurrë të ndaheshin prej Dardanit, në mos nga frika e fshehtë, një bezdisje të herëpashershme prej historisë së tij me Rashiqët e Radojçiqët. Të lidhur me të, e shpesh pjella të tyre, do të ishin gojëdhënat e mitet, e bashkë me to e rrejshme, ato që me lehtë se bari keq mbinin gjitkundë dhe mbështilleshin me misterin e Rashiqëve e të Radojçiqëve.
* * * *
Unë nuk jam mik e dashamirë i RASHIQIT, RADOJÇIQIT dhe i ZAJEDNICËS!
Mos vallë po të dukem si Blerta Deliu, luftarët shqiptarë në burgun e Idrizoves i quanë “terroristë. Terroristët i ke në pragun e shtëpisë tënde. O maskara!
Shumë pak i rëndësishëm është kur ke një udhëheqës emisoni debil e i “korruptuar” me vila të rrënuara. Kur përpalsen vetë analistët, fitorja nuk i takonë atij debili si TY. O Dardan Gashi!!!
– Më thanë se je i sëmurë, por edhe mua më dukësh i tillë…
Nuk duhet ndonjë nivel i lartë filozofikë për ta kuptuar nivelin tëndë prej një analfabeti kronik e funksional. Apo, sjelljet e një udhëheqësi pakurrizorë vendës si Ermal Panduri për ta bastarduar dhe margjinalizuar kulturën tonë, e cili s’mund të jetë analistë, ndënëse na servohet si i tillë, po një pseudoanalistë, apo një propagandues antishqiptare me një pekt të tejdukshëm dhe të rrezikshëm. Sjellja e tij për fajin tragjik, që ishte një far gjenealogjie familjare e rrëfyer në mënyrë monotone.
Kur “viktima” ftohet në Debat Plus. Dardanë Gashi e mbanë gojën për jashtëqitje!
Ka kohë që gjakovarofobia ka zënë vend në “Debat Plus”, jo veç me shpifje çoroditëse të pafundme. Në pamundësi t’ju themë gojarisht disa mendime të miat, për atë çka nuk ka nevojë të pret kombi shqiptar prej jush. Një “shqetësim” ndaj deklaratës së këtij banalisti kronik u bë nxitje për këtë letër.
Dhe, në këtë rastë, Dardani e Panduri do të dalin humbës të mbëdhej… Kaq do ti duhej retorikës serbe, për të hedhur baltë dhe një hije të rëndë mbi mua dhe mbi çështjen e UÇK-ës, sa herë që shfaqej në horizontë ky helaq. Kurse pezmi decenieve ndaj statusit tim dhe fjalorit të tij kinse i përkledhur në “TV-Dukagjin”, pas pritjes me durim të orës së vet të hakmarrjes, do të ishte i mjaftueshëm për të ushqyer dufin e pafundmë me poshtërim, siç u pa në atë Debat Plus.
“Koha e maskarenjëve, kurvat e analizave krihen, zbukurohen, gëzohen e pasurohen!”
Mblidhen tre analistët fekal nën hyqëm të fshatit me emra, bëjnë aleanca me celularë.
O kuku për atë medium! Vend ku Gashi e Astriti në Tv – Dukagjin nuk nxjerrin ujë por lang fekalesh.
Hajde dhe pini dhe kur gotat mbushen plot e përplot me Ëiski …
Pastaj u mbetet, që me porosi të rrugaqërve, ku hedhin shumë baltë. Mos çaj bythë për mysafir e për nderin! E mos pyetë për moralin familjar.
Dardanë Gashi:
“Në radhë të parë, mos harro se je nënpunës i Rashiqit. Mos harro se je edhe shqiptarë!” Sjellja e këtillë e D. Gashit në Tv – Dukagjin, e pa njohur në analet e debateve shqiptare e botërore, e komprimiton jo vetëm familjen e tij, madje edhe të pandurëve (xhandarëve) dhe personave tjerë zyrtarë, brenda dhe jashtë “Debat Plusit”.
Shtrohet pyetja, prandaj:
“Si është e mundur që një njeri banal i tillë, i papërgjegjshëm, me deformime mendore, pa etik, pa moral, pa taban kombëtar, ta ushtrojë edhe më tutje detyrën e analistit me përgjegjësië!”
I rreckosur nga mendja, nganjëherë nga (ishte vërtet ashtu, apo njëherë e bënte nga verbëria, apo verbëria s’ishte veçse një simbol i vjetër, trashëguar nga dashuria e Rashiqit, Radojçiqit. Që ky kujtonte se duhej ta nderonin, ose një shenjë që tregonte se ata e kishin pranuar mposhtjen prej syrit), të ndjekur nga sektet e huaja. Pas saj, në Dardani ose, më saktë, në gadishullin e kosovalive mbetën kryesisht analistët lypës, shkalla e fundit që pësoi pas 20 vitesh analizat gojore, ajo që vuri themelet e mashtrimeve e shpifjeve…
Ai vetë, sunduesi i shpifjeve po kthehej në një rapsod të verbër. Sidomos kur thurte me mendje fantazitë e tij të radhës. Në sytë e kishte ndërkaq perden që ia krijonte atë pengesë të nevojshme për të cilën ka aq shumë nevojë një rapsod gënjeshtar dhe i shpifjesh. Edhe më parë kishte thurur lloj – lloj skenarësh e fantazish për të dënuar mysafirët e vet. Tani e ndiente sesi në mendjen e tij ato ngjizeshin më lehte e më natyrshëm metodat e UDBËS tek të tjerët.
Gjendja e rëndë në të cilën ndodhën sot analistët si Dardani, Astriti e xhandari i tv- Dukagjinit dhe i (dy vilave të rrënuara nga shteti), përveç rrethanave të vështira psiqike, politike e psikologjike etj., e rëndojnë edhe më shumë sjelljet dhe veprimet shumë herë të papërgjegjëshme të këtyre analistëve shqiptarë. Thash shqiptarë. Jo! Sjellaj e këti analisti analfabet e kronik në vendin ku për çdo ditë mbahen debate të ndryshme për të arritur në lëmin e sekteve të huaja etj., zhvillonë fushatë kundër qeverisë së tij, është papresedencë në analet e debateve botërore.
Siç mësova më vonë nga ai debatë “më ka atakuar personalisht analisti hamshor i harbuar Dardan Gashi.
Ç’të thuhet lidhur më këtë.
Të thuhet se kjo është një sjellje jo normale, shpifje e poshtër e ndyrë dhe e pahijshme, pak është. Të thuash së është absurd dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. Kjo është diçka e paparë dhe shpeshherë e dëgjuar në mediat tona. Një poshtërsi e rrallë! Ku dashamiri i Rashiqëve shfrytëzon takimet në debate për ta atakuar mysafirët tjerë që nuk gjenden brenda në të!
Dardan Gashi u ç’thurrë. O ati madh ç’pretë, tunde njëherë nga themelet këtë legen e mashkull pel dhe mik i Rashiqëve. Shiç e thashë, kulishi dinakë i Serbisë nuk mund të dalë fitimtarë në këtë rastë dhe me anë të aftësisë së dashurisë ndaj shkijeve e shpifjeve arriti ta bënte të përshtatëshme këtë gjendje fatkeqe të debateve pas daljes sime nga “debati”, dhe në të njetën kohë të thellonte edhe më shumë rrënjet e dhunës, shpifjeve e dallavereve…,
Dashamiri i RASHIQIT, tha:
“Mos rrini me UÇK-ën se janë terrrorista!”.
Një lojë makabre që luhej prej shumë kohësh në (TV – Dukagjinë). Duke e lënë mënjanë shfaqjen më grotekse të tij në “Debat Plus” shkrim – gojë, mund të them se shpikja e tij e fjalës “terroristë” në planin si analistë u duk si një përpjekje fundit e krijimtarisë gojore për t’u rikthyer në skenën e dashurive që ka me Rashiçin, Astrita e Pandura… Qëllimi i tij është ligjërimi i mëtejshëm i goditjeve kundër vetë UÇK-ës.
Dhe, stavi i këtij mediumi vazhdon të jetë i verbër dhe i shurdhër!!!
Mund të jetë një imazh i 1 person, redaksi dhe teksti

Tubimi në Deçan dhe islami politik

2
(Se si një tubim spontan në Deçan i shpërfaqi haptas të gjitha ndjesitë ekstremiste dhe ndasitë fetare të të gjitha besimeve dhe se si ky tubim krijoi një moment të riparaqitjes së nacionalzimit shqiptar të viteve 80-90-të)
1.
Kam shkruar dhjetëra shkrime në të cilat jam munduar që me terma shkencorë dhe kulturorë ta paraqes problemin kulturor që në Kosovë është paraqitur pas luftës dhe i cili është shkaktuar nga manifestimet ekstreme kulturore dhe të besimit te Islamit politik i cili së pari u përhap në viset e Rrafshit të Kosovës e më pastaj u shpërnda në tërë Kosovën, ndërsa tash në mënyrat më të vrazhda ka ngulur rrënjë thuaja në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët myslimanë.
Kjo rrymë fetare dhe politike, që në fillimet e saj, u paraqit si kundërshtim (për t’u shprehur më lehtë, një lloj alternative apo substituti) i islamit tradicional të zhvilluar në Kosovës me shekuj, e më pastaj kapërceu kufijtë e lejueshëm të një rryme apo varianti fetar dhe filloi, herë haptas dhe herë në mënyrë klandestine, të manifestohet edhe si një lloj agresioni kulturor antikombëtar por edhe si një formë anakronike dhe primitive e politikës.
Kjo rrymë politike (aspak fetare) u instalua në Kosovë me anë të ‘organizatave humanitare’ që, kryesisht, vinin nga Arabia Saudite dhe nga Turqia. Filloi të propagandohet në mënyrë gjysmë klandestine nëpër ‘xhami’ të improvizuara derisa arriti të fitojë hapësirë dhe të krijojë kushte që të instalohet, si politikë zyrtare fetare, në BIK dhe të shpërndahet, në mënyrë të hapur e legale, përmes imamëve (emisarëve politikë nga Arabia Saudite dhe Turqia) gjysmanalfabetë, thuaja në të gjitha xhamitë e Kosovës të cilat, pas lufte, në formë donacionesh, u ndërtuan pa kriter kudo dhe thuaja në çdo lagje e vendbanim. Mjafton të përmendim se te ne në Kosovë, kryesisht si donacion nga Turqia, janë ndërtuar 830 xhami derisa e njëjta Turqi, në të njëjtën kohë, ka investuar në ekonominë serbe më shume se 32 miliardë euro duke krijuar vende punë për, afërsisht, 27000 punëtorë serbë. E përmenda këtë fakt për të cekur për lexuesit e mi se Turqia në Kosovë ka vetëm interesa neootomane ashtu që, në një situatë të caktuar, popullsinë e otomanizuar dhe të deshqiptarizuar të Kosovës, ta përdorë për arritjen e qëllimeve gjeostrategjike të saj drejt arritjes së një statusi të një superfuqie rajonale në Ballkan dhe në Lindjen e mesme.
Kjo rrymë fetare dhe politike e cila, tashmë, është shndërruar në një formë zyrtare e islamit në Kosovë, filloi të përhapet, së pari, përmes asaj që është konsideruar si ndihmë humanitare nga vendet motra islame. Hapi tjetër ishte shpërndarja falas e librave dhe broshurave fetare, mbajtja e ‘ligjëratave’ fetare nga predikues të pa verifikuar asnjëherë dhe inkurajimi i të rinjve dhe të rejave (kryesisht nga familjet e varfëra të fshatrave), përkundër një pagese të vogël, të visheshin në një mënyrë të re që nuk ishte tradicionale për besimtarët myslimanë kosovarë dhe as e zakonshme për popullsinë e Kosovës. Veshja islame e burrave me pantollone te shkurtra e lëshimi i mjekrave te gjata, mbulimi i vajzave dhe grave me hixhab krijoi një dallim kulturor të dukshëm që ndikoi dhe në imazhin e përgjithshëm të vendit sidomos në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Ky fenomen vazhdoj me depërtimin ilegal në institucionet shtetërore dhe shkollore të cilat qenë shndërruar në, shumë raste, në institucione gati fetare. Ende flitet se në Fakultetin Teknik, në Fakultetin e Mjekësisë, në Institutin Albanologjik dhe në ndonjë institucion tjetër të Kosovës ushtrohet dhe praktikohen me të madhe ceremonitë fetare gjatë orarit të punës dhe të mësimit.
Për më shumë, anëtarë të këtij sekti i cili tashmë është besim zyrtar në Kosovë, duke mos u ndalur me kaq, filluan që në mënyrë sporadike dhe, më vonë, sistematikisht, t’i sulmojnë figurat kombëtare të shqiptarëve. Ata e sulmuan Skënderbeun, e sulmuan Nënën Terezë, i mohuam edhe dhjetëra e dhjetëra figura kombëtare dhe, në këtë mënyrë, në mënyrë të tërthortë dolën në kundërshtim direkt të kulturës dhe traditës shqiptare të ndërtuar me shekuj dhe mileniume.
Islami politik, kulmin e tij, e arriti me rekrutimin e të rinjve dhe të rejave kosovare për t’u angazhuar në kuadër të organizatës terroriste ISIS (Dihet se Kosova ishte vendi që, në proporcion me popullsinë, ishte furnizuesi me i madh i ISIS me njerëz). Kosovarët që ishin pjesëtarë të ISIS u dalluan për vrazhdësinë, egërsinë, vrasjet dhe terrorin të jashtëzakonshëm që e ushtruan në luftën civile në Siri ndaj myslimanëve të tjerë (pra sirianëve) dhe, me aktet e tyre, e tmerruan opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Derisa djemtë dhe burrat dalloheshin me terrorin dhe mizorinë e tyre të paparë, gratë e vajzat që shkuan atje, me dëshirë a pa dëshirë, iu nënshtruan një lloji specifik të prostitucionit i cili u aplikua nga ISIS dhe i cili nënkuptonte ‘martesën’ e të vejave të ‘ushtarëve’ (lexo terroristëve) të vrarë me ‘ushtarë’ (terroristë) që ishin ende gjallë. Të gjithëve na kujtohen pamjet e grave të reja që u kthyen nga Siria e të cilat vinin me dy apo tri palë fëmijë që kishin baballarë të ndryshëm.
Për kulturën Shqiptare dhe për islamin historik që ishte zhvilluar në Kosovë me herët, paraqitjet e tilla ishin të pakoceptueshme dhe të par pranueshme kombëtarisht dhe kulturalisht.
Në përgjithësi pushtetet nuk bënë asgjë që ta ndalin këtë formë antikulturore dhe antikombëtare të Islamit. Përkundrazi, sa herë që kishte zgjedhje, partitë politike, sidomos PDK dhe VV (tash së voni), nuk e kishin dhe nuk e kanë problem që elemente të tilla antikulturore dhe antikombëtare t’i përdorin për interesa të tyre, sidomos në kohë zgjedhjesh, për marrjen e votave. Dhënia e votave për partitë fituese, iu ndihmon këtyre personave, futjen në qeveri dhe lirinë për të vepruar në dëm të shtetit, identitetit kombëtar dhe imazhit të shtetit.
Kjo është e para!
2.
Para jo më shumë se para dy muajsh publikohet një video e njërit nga zv. ministrat e qeverisë Aktuale, Arbër Vokrrit. Në atë fjalim një zv. Ministër i Kosovës e propagandon islamin politik duke deklaruar ndër të tjera se shqiptarët, si kufiri verior i Islamit, e kanë detyre përhapjen e islamit në Evropë. Këtë përhapje, sipas zv. Ministrit, shqiptarët duhet ta bëjnë edhe me rrezikun e shkaktimit të ndonjë lufte. Fjalimi ishte i gjatë dhe me plot propagandë për islamin dhe për ‘kulturën islamike’ të shqiptarëve por, kryesorja, dhe më e rëndësishmja ishte fakti se islamistët kishin arritur që të futeshin edhe në qeveri dhe të kishin pushtet. Në lidhje me këtë ngjarje pata bërë një shkrim drejtuar Kryeministrit për shkarkimin urgjent të këtij islamiku me kollare por nuk ndodhi asgjë.
Tubimi në Deçan, të cilin edhe mund ta kritikojmë, edhe mund ta lavdërojmë, shpërfaqi edhe një fakt me shumë rëndësi. Reagimi ndaj këtij tubimi bëri të mundur që të shihet haptas një ndarja që ekziston në opinionin tonë publik në lidhje me besimin, islamin dhe kulturën shqiptare. Ngjarja e Deçanit bëri që të vërshojnë komente dhe analiza në rrjetet sociale në lidhje me këtë ngjarje dhe në lidhje me besimin. Vërehej haptas se besimtarët islamë të Kosovës janë të ndarë në dy grupe të mëdha të cilat kanë mendësi dhe perceptim të ndryshëm për islamin dhe kombin. Derisa njëri grup e identifikonte tubimin e Deçanit si një akt përçarjeje sepse, sipas tyre, në Kosovës ekzistonte një mirëkuptim mes besimesh dhe popullsia e këtij vendi ishte shumicë myslimane, grupi tjetër e lavdëronte tubimin me arsyetimin se ky tubim do të ndihmonte që të hapej një proces që do të dnikonte që besimtarët t’i kthehen identitetit të tyre kombëtar dhe i cili është dhe duhet të jetë identitet i parë i secilit prej nesh.
Interesante ishte se në reagimet negative në lidhje me tubimin ishin kryesisht klerikët myslimanë, organizatat komunale të bashkësive islame dhe, në raste më të vogla, ndonjë organizatë joqeveritare e cila udhëhiqet nga besimtarë të indoktrinuar.
Më e rëndësishmja dhe me befasuesja ishte reagimi i Shoqatës se historianëve ‘Ali Hadri’ e Deçanit. Kjo organizatë që e ka për detyrë të merret me historinë kombëtare, në një moment rrëshqet dhe merret me tubime qytetarësh që temë kishin fenë dhe besimin. Ne e kuptojmë që ndonjëri nga eksponentët e shoqatës mund të jetë i radikalizuar dhe i cili mund të kishte të drejtë të reagonte si individ por askush nuk ka të drejtë që ta përdorë shoqatën për interesa individuale dhe, sidomos, për t’i paraqitur orientimet e tij fetare dhe pikëpamjet e tij politike të bazuara në fe sikur ishte rasti me ata që kishin reaguar në emër të kësaj shoqate.
Në fejsbuk i pash edhe dhjetëra reagime artistësh dhe piktorësh të cilët kishin qëndrime të ndryshme, gjithsesi ma tërhoqi vëmendjen një reagim i një artisti nga Mitrovica i cili është eksponent i LDK-së dhe i cili me artin e tij, deri tash, ka qenë shumë modern dhe evropian ndërsa tubimit e quante punë budallenjsh.
Në përgjithësi, në fejsbuk dhe në instagram, kishte reagime të islamistëve të vërtetë për të cilët identitet i parë është islami, kishte reagime të besimtarëve të moderuar islamë për të cilët më e rëndësishmja është kombi, gjuha dhe kultura kombëtare dhe kishte reagime të atyre të cilët, të lodhur nga paraqitjet ekstreme të islamit, në shenjë revolte, kanë filluar ta braktisin atë.
Ky tubim tregoi një fakt interesant. Lufta e ekstremistëve islamë për pushtet në të vërtetë i ka ndarë besimtarët në besimtarë ekstremë islamikë të cilët janë transformuar edhe kulturalisht duke marrë identitet kulturor të lindjes, në besimtarë të moderuar islamë të cilët e ruajnë fenë por për të cilët kombi dhe atdheu janë më të rëndësishmit dhe në grupin e personave që kanë origjinë familjare islame por të cilët, si reagim nga paraqitjet dhe manifestimet ekstreme dhe primitive të klerit mysliman dhe besimtarëve ekstremë, kam hequr dorë nga islami dhe ose iu kanë bashkëngjitë besimeve të tjera, ose e konsiderojnë veten e tyre, thjeshtë, besimtar në fenë e shqiptarisë, një nocion i lindur në kohën e rilindjes.
Tubimi në Deçan i paraqiti dy fakte me rëndësi që shteti dhe feja duhet t’i kenë parasysh. Në këtë rropatje për mbizotërim të islamit politik dhe ekstrem, humbës i parë është islami i mirëfilltë dhe ai tradicional. Po kështu, humbës i dytë është shteti i cili nga ndikimi fanatik dhe ekstrem i këtij lloj islami po ka probleme gjithnjë e më shumë në ndërtiin e imazhit të tij ndërkombëtar.
Kjo ishte e dyta!
3.
Tubimi në Deçan ishte organizuar për të shprehur mospajtimin publik me islamin radikal dhe ekstremist. Kështu kishte filluar por islamistët edhe këtë lloj manifestimi e kishin nuhatur dhe e kishin penguar. Me ndikimin e islamistëve ekstremë apo pa ndikimin e tyre, hoteli ku ishte planifikuar të mbahej tubimi ishte mbyllur atë ditë. Të ndodhur në një gjendje të tillë, pjesëmarrësit ishin detyruar që tubimin ta mbanin në një shtëpi në ndërtim.
Se çka është biseduar në tubim dhe se si është vendosur tema e diskutimit dhe se si ka ardhur deri te nxjerrja e konkluzioneve dhe emri i iniciativës qytetare nuk e di se nuk kam qenë i pranishëm aty por një gjë mund ta them për tubimin. I tërë manifestimi ishte një moment revolte kundër paraqitjeve primitive, anakronike dhe antishqiptare të islamit politik radikal. Pjesëmarrja e intelektualëve, mësuesve, mjekëve, familjarëve të dëshmorëve e heronjve , luftëtarëve të gjallë etj., duhet t’i bëjë me dije të gjithë islamistët se tashmë e kanë tepruar me paraqitjet e tyre kundër traditës historike, kundër traditës kulturore, kundër historisë përkatësisë kombëtare.
Çka është boll, është boll dhe në këtë ndalje, domosdo, duhet të bëhet pjesë edhe shteti.
Kjo është e treta!
4.
Lexova në fejsbuk deklarime personale të pjesëmarrësve dhe të familjarëve të tyre të cilat kishin temë shpjegimin e pjesëmarrjes së të pranishmeve në tubim dhe qëllimin e asaj pjesëmarrjeje. Pajtohem shumë me numrin më të madh të atyre shpjegimeve ngase edhe une konsideroj se besimi fetar, në rend të parë, është personal dhe askush nga ne nuk ka të drejtë t’ia imponojë dikujt tjetër besimin dhe mënyrën e besimit apo edhe heqjen dorë nga besimi.
Tjetër gjë është kur besimi bëhet politikë dhe si politikë e prekë identitetin kombëtar dhe kulturor të besimtarëve. Në një rast të tillë besimi nuk është më besim por është politikë. Në rastet kur besimi fetar bëhet politikë, sikur në Kosovë, atëherë shndërrohet në temë shoqërore kolektive dhe ua hapë rrugën të gjithëve për të folur, për ta refuzuar, për ta mohuar, për ta sharë, për ta lavdëruar apo për ta ftuar prokurorinë për tu marr me hetimin e dëmeve dhe të rreziqeve që mund të shkaktojë ajo.
Tubimi në Deçan ndoshta ka rrëshqitur në kërkesa të skajshme, por unë mendoj se e ka hapur një shteg për ne por edhe për prokurorinë për t’u marr me dëmet politike, identitare dhe kulturore që po i bëhen popullit të Kosovës dh të ardhmes së tij evropiane. Këtë do të kërkoja unë në tubim. Vetëm këtë. Për mua nuk është temë as çështje as problem se cilës fe apo cilit besim i përket një individ. Për mua është çështje nëse një fe apo një besim i shkakton dëme vendit dhe të ardhmes së tij.
Kjo është e katërta!
5.
Një nga pjesëmarrësit e tubimit të Deçanit, me shaka, më tha se ma kanë vënë emrin Gjergj. Unë ia shpjegova se emrin Gjergj po e ruaj për nipin tim të ardhshëm ngase nuk mund të shkoj në atë botë dhe mos ta lë një pasardhës me emrin e Skënderbeut.
Pra, deri atëherë, deri të lindet Gjergji i vogël, do të mbes një besimtar i moderuar mysliman që me kryeneçësi do ta mbrojë identitetin kulturor dhe kombëtar shqiptar. Prandaj nipi im që do ta mbajë emrin Gjergj, këtë emër do ta mbaj jo si shenjë përkatësie fetare, por si shenjë krenarie se e ka përtërirë emrin e kryetrimit të shqiptarëve, Skënderbeut!
Kjo është e pesta dhe më e rëndësishmja!

Një Komb i vogël e i copëtuar nuk duhet të merret me politikë të Madhe

0

Aurel Dasareti, SHBA

Të dashur bashkatdhetarë. Ne si një komb shumë i vogël, nuk duhet të humbasim mbështetjen e Amerikës (zhdukjen e shqiptarisë) për shkak të disa vasalëve shqipfolës, të cilët janë shumë më të interesuar për mirëqenien arabe sesa kombin shqiptar.

Një pyetje që duhet t`ua bëni mediave-portaleve dhe hoxhallarëve që keqpërdorin fenë myslimane, islamikëve gjakprishur që mohojnë Kombin Shqiptar:

• Pse të gjithë propagandën e organizatës terroriste Hamas e merrni në vlerë dhe e prezantoni si fakt?!

Nëse ne shqiptarët i besojmë Hamasit për luftën në Lindjen e Mesme, atëherë duhet t’i besojmë edhe kur bërtasin “Kosova është Serbi!” Ose jo?

  • Autori është ekspert i shkencave politike-ushtarake . 

Media iraniane: Një adoleshente në koma pas dhunës nga policia e moralit

0

Policia iraniane kujdestaron ndaj “krimeve fetare”. AP Photo/Vahid Salemi

, Document.no,

16-vjeçarja iraniane Armita Geravand është shpallur me vdekje truri, raportojnë mediat iraniane. Një grup iranian nga mërgimi thonë se ajo iu nënshtrua dhunës policore sepse nuk mbante hixhab.

Vajza ka qenë në koma në një spital në Teheran javët e fundit, në një gjendje të përshkruar si vdekje truri.

Sipas organizatave iraniane të mërgimit, ajo përfundoi në koma si pasojë e dhunës nga policia iraniane e moralit islamik. Ata dyshohet se kanë sulmuar vajzën e re për shkak se ajo nuk ishte e veshur me hixhab.

Mandati iranian për gratë që të veshin hixhabin mbetet i pakompromis. Të shkosh pa hixhab është një i ashtuquajtur krim fetar dhe mund të dënohet rëndë.

NTB-Reuters raporton për rastin.

Mediat shtetërore në Iran, nga ana tjetër, kanë raportuar se shkaku i lëndimeve është se vajza ka pësuar rënie të presionit të gjakut dhe më pas ka goditur kokën brenda një vagoni në metro në Teheran. Mohohet se duhet të ketë ndodhur ndonjë dhunë policore.

Regjimi nuk dëshiron një rast të ri të ngjashëm me atë që morën në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo u vra nga policia e moralit sepse mbante hixhabin në mënyrën e gabuar. Vrasja çoi në protesta masive në vend dhe në një dënim të madh ndërkombëtar. Shihni rastin më poshtë.

Ka pasur raportime se nëna e vajzës është arrestuar, por edhe kjo është hedhur poshtë në mediat shtetërore iraniane.

Mediat shtetërore në Iran, nga ana tjetër, kanë raportuar se shkaku i lëndimeve është se vajza ka pësuar rënie të presionit të gjakut dhe më pas ka goditur kokën brenda një vagoni në metro në Teheran. Mohohet se duhet të ketë ndodhur ndonjë dhunë policore.

Regjimi nuk dëshiron një rast të ri të ngjashëm me atë që morën në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo u vra nga policia e moralit sepse mbante hixhabin në mënyrën e gabuar. Vrasja çoi në protesta masive në vend dhe në një dënim të madh ndërkombëtar. Shihni rastin më poshtë.

Ka pasur raportime se nëna e vajzës është arrestuar, por edhe kjo është hedhur poshtë në mediat shtetërore iraniane.

Ku gabojnë studentët e mjekësisë dhe ku gabon shteti shqiptar 

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Një pyetje shterruese që studentët dhe ata që i shtyjnë këta studentë,- të lënë pasdore studimet dhe auditorët dhe të merren me  të ashtuquajturën të drejtat dhe liritë e njeriut që u qënkan mohuar sipas qëndresës qytetare apo të disa politiqenëve të foltores. 

Historia është fare e thjeshtë. Shqipëria për shkak të emigracionit ka mungesa kryesisht në profesione të veçanta për të cilat mund të gjëndet punë lehtësisht në  perëndim si p.sh, mjekësia, infermjeria për të cilat po shkruaj. 

 Realisht në Shqipëri ka 1 mjek për 1000 banorë dhe 3 infermjerë për 1000 banorë, në krahasim më nevojat e banorëve të Shqipërisë por edhe në krahasim më shërbimet shëndetësore në vëndet  e Ballkanit dhe në Europë, ku dihet se psh. Greqia që është vënd në BE ka 6 mjekë për 1000 banorë dhe infermjerë deri në 10-12 infermjerë për 1000 banorë. 

Pra Shqipëria është në gjëndje të pafavorshme që të ketë një shërbimë shëndetësor dhe kujdes mjekësor normal për banorët e saj. Shkaqet e emigrimit të mjekëve dhe infermjerëve dihen sepse janë kryesisht ekonimoko-financiare si: 

-Rroga e ulët, 

 -Mungesa e kontratave  optimale të punës me mjekët dhe infermjerët që punojnë brënda dhe jashtë banimit të tyre, njëlloj si kontratat e punës për mjekë dhe infermjerë në BE dhe në Angli dhe SHBA, Zvicër, ku në to përveç pagës së mirë, janë edhe banesa, dhe facilitetet e tjera për familjen, fëmijët etj, 

-Probleme të infrastrukturës, mitmarrjes, korrupsionit në Spitalet publike  me të cilat sipas `Qëndresës qytetare`  stuentët duhet të largohen nga Shqipëria sepse kushtet janë të këqia?! 

-dëshira për të shkuar jashtë shtetit , ose tu diplomuar dhe punuar në një universitet apo spital perëndimor 

Këto janë katër problemet që kanë feedback negativ në të rinjtë shqiptarë të cilët mbështeten për tu larguar nga Shqipëria. 

Është e vërtetë se shteti shqiptar nuk ka bërë aq sa duhet për të rritur rrogat  e punonjësve profesionistë mjekësorë por edhe të të tjerëve, është e vërtetë se piramida e pagave shtetërore dhe publike ka nevojë për një rishikim dhe revizionim rrënjësor, sepse  për punonësit mjekësore të sistemit publik duhen shtuar disa eelementë kardinalë krahaas ngritjes së rrogës bazë,  që do të rrisnin pagën, si ato në formë bonusesh të larta si: pagesa për punë jashtë orarit, pagesa për konsultat, pagesa për operacionet e vështira dhe  për ata që punojnë në reanimacion, kirugji, djegie, etj, për ata që janë roje `on duty`, përzgjedhja e mjekëve dhe infermjerëve që punojnë në spitalet terciale të bëhet jo vetëm me intervistën por edhe me kontrollet e dijes (ngritja tekniko profesionale që bëhej në të kaluarën) çdo vit, kërkimi shkencor dhe dërgimi i studentëve jashtë shtetit për specializime etj. 

Por çfarë kanë gabim studentët e mjekësisë të cilët po protestojnë ndoshta edhe të shtyrë nga politika për të nxitur çregullime sociale dhe aspak për të mirën e tyre? 

Gabimi kryesor i tyre  nuk është tek të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuara me ligj të cilat nuk duhet të preken por problem qëndron tek të drejtat dhe liritë e komunitetit të familjes dhe të gjithë vëndit përsa i përket kujdesit shëndetësor dhe mjekësor ndaj pacientit si dhe ndaj popullsisë për të parandaluar sëmundjet. 

 Shteti ka detyrim për të ruajtur dhe u kujdesur për shëndetin e popullatës, pacientëve në qëndrat shëndetësor,spitale shtëpi, azile, cerdhe e kopshte e shkolla, prandaj shteti, duke parë se këto detyrime janë dëmtuar për shkak të emigracionit -ka të drejtën të marrë masat përkatëse.  

 Studenët kanë edhe një gabim tjetër të cilën nëse nuk e dinë për Mjekësinë do ta mësonin gjatë viteve të studimit 5 vjecar dhe viteve të specilizimit të cilat janë disa vjeçare.   

Gabimi është moral dhe etik sepse  së pari Betimi i Hipokratit thotë : “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal“. 

 Mendoj se studentët   e sotëm dhe të nesërm që kanë hyrë në mjekësi mendokan se mjekësia është vetë për të fituar para.  

Jo. Mjekësia  përveç fitimit të parave ka dhe tre rregulla kryesore që duhet ti dini: 

Së pari, duhet të jesh humanist, pra të ndihmosh cdo njeri që ka nevojë mjekësore për aq sa mjeku di, 

Së dyti, duhet të kesh moralin e duhur për të ndihmuar nga ana profesionale mjekësore të sëmurin, 

Së treti, mitmarrja dhe rrushfeti janë të  dënuara në këtë profion shumë më rreptë se në profesionet e tjera. 

Këto element studentët e sapo hyrë në Mjekësi nuk i dinë, dhe kjo është gafa e Provimeve të maturë. Pse? sepse ata që duhet të hyjnë në Fakultetin e Mjekësisë duhet edhe të intervistohen për të pare jo vetëm inteleigjencën e  personit, por në rradhë të parë për të parë nëse është humanist pra nëse është njerëzor ky person që do punojë si mjek apo jo, sepse mjek I mirë nuk është vetëm ai që del me dhjeta, por më shumë, ai që ndihmon të sëmurin dhe është njerëzor 

Së fundmi studentët duhet të dinë edhe këtë element kardinal tjetër: Po mirë mor studentë të nderuar që keni fituar konkursin; Ju doni patjetër ti ikni jashtë shtetit, dhe nuk doni të mbani asnjë përgjegjësi përfamiljen komunitetin ku keni jetuar dhe për atdheun. Po kaq të papërgjesheëm jeni ? 

Kush do të kujdeset për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, në fund të fundit edhe për atdheun? Do ti leni të vuajnë të mos kenë shërbim  dhe kujdes mjekësor? 

Çfarë duhet të bëjë shteti për këtë problem/ tju lejë të ikni pa mbajtur asnjë përgjegjësi/ çfarë jeni ju fëmijë që duan të mos ju merret lodra nga dora?  

Atëhere shteti do të jetë i detyruar të marrë mjekë dhe infermjerë nga bota, indianë, tajlandezë, filipinas, bangladeshas, për të mjekuar prindërit tuaj, komunitetin tuaj, atdheun tuaj dhe tonin. 

Po përse duhet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen shteti kur ju mund të punoni dhe kontribuoni disa vjet në Shqipëri me kontrata  njëlloj sin ë perëndim? 

 Atëhere mos abuzoni me lirinë e të drejtat e njeriut ashtu si ju thonë disa politiqenër apo si qëndresa qytetare, por kujtoni se edhe Familja, komuniteti ku jetoni, edhe Atdheu kanë të drejtën dhe liritë e tyre për tu kujdesur dhe mjekuar nga ana shëndetësore. 

 Ku ka gabuar shteti në ligjin për studentët? 

Në Kushtetutën e Shqipërisë egiston neni 17 i cili thotë:1.  Kufizime  të  të  drejtave  dhe  lirive  të  parashikuara  në  këtë  Kushtetutë  mund  të  vendosen  vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 

  1. Këto kufizime  nuk  mund  të  cenojnë  thelbin  e  lirive  dhe  të  të  drejtave  dhe  në  asnjë  rast  nuk  mund  të  tejkalojnë  kufizimet  e  parashikuara  në  Konventën  Europiane  për  të  Drejtat  e  Njeriut. 

Pra qeveria duhet të bazohet në këtë nen për të bërë ligjin që studentët pasi të mbarojnë universitetin të punojnë për një farë kohe në Shqipëri duke i shërbyer vëndit. 

 Këtë e aplikojnë shumë shtete për interesin e kombeve të tyre. Pse të mos e përdorë edhe Shqipëria? 

Në përfundim mund të them që ligji i përpiluar në Parlament është jo i plotë dhe duhet rregulluar bazuar në Nenin 17. Dhe këtu duhet të përfshihen edhe mjekët që dalin nga Universitetet private, pavarësisht nëse paguajnë apo jo.  

Problemi është një Emergjencë Kombëtare dhe duhet zgjidhur si i tillë.  

priftipirro2017@gmail.com 

Nisma e Deçanit për tu larguar nga Islami, i jep popullit mundësi për të zgjedhë në kuptimin moral e fetar, përveç atij politik!

1
Xhamia e Bresanes në Sharri-Prizren . Me xhami të tilla e mbushën Kosovën dhe jo vetën vendin tonë, pa i pyetur fare shqiptarët…!
Nga: Bajram Binaku, Pejë
___
Pro dhe Kundër
___
Veprimtaria e Bashkësisë Islame të Kosovës, tani më është e njohura detalisht. Edhe një hoxhë kishte deklarue publikisht qëllimin. Pra, islamizimin e gjithë hapësirës shqiptare në Ballkan, duke përfshirë gjithë Shqipërinë, Kosovën lindore, Kosovën dhe Iliridën.
Nuk është rastësi e as aksident kohor tentativa për një konvertim të tillë kombëtar të inicuar. Edhe se ishim çliruar nga okupatori serb, agjenturat e huaja vepruan në Kosovë në mënyrë latente dhe me mjeshtri. Fillimisht me aftësimin më kompjuter, në aftësimin e faljes se namazit, në shpërndarjen e fletushkave dhee ndihmave përmes shoqatave fetare e deri të uniformimi me mbulesa e burka arabe.
Paralelisht u mobilizuan mercenarë fundamentalistë, shqiptarë, qe vepruan brenda e jashtë trojeve tona. Pasuan një ka një ndërtimi i xhamive, të cilat tani numërojnë gjithësejt mbi njëmijë për 1.8 milion banorë, qe ka Kosova. Sipas gjithë parametrave tejkalon tri herë nevojat reale të besimtarëve. Këta elementë kanë kapur gjitha segmentet e jetës. Janë futur në politikë, në arsim, në ekonomi, në tubime e oda. Në asnjë moment nuk propagandojnë qenien tonë si komb, por si etnitet fetar. Me ezanët, nëpër xhami, me namazët në rrugë, me iftaret në sheshe, me protesta në përkrahje të atyre shteteve, qe janë kundër pavarësisë se Kosovës, ja kanë tepruar tejsisht. Në një situatë të tillë, ku pjesa dërmuese e kombit tonë është e besimit islam tradicional, ka nxitur indinjatë e kundërshtim një çasjeje të tillë. Botërisht dihet se udhëheqësit e një politike të tillë paguhen nga shërbimet e huaja, marrin para dhe shpërlajnë ato duke ndërtuar objekte fetare e duke ndarë bashkërisht me ata qe i bëjnë këto punë të pista. Asnjëra qeveri qe nga ditët e para të çlirimit e deri të kjo, nuk kanë shprehë gatishmëri për luftimin e veprimtarisë se tyre antikushtetuese e antikombëtare, përkundrazi kanë përkrahur e lavdëruar klerikët në secilën festë fetare. Dhe gabimin fatal e kanë bërë duke krijuar një miqësi të rreme ndërveti për vota. Këta politikanë e pushtetarë asnjëherë nuk kanë llogaritur në rrezikun qe mund t’i shkaktohet popullit, një çasje e tillë në të ardhmen.
Normalisht qe një kundër aksion ka qenë i pritshëm, dhe ai ndodhi para 2 ditëve në Deçan. Është herët të konstatohet dobia apo dëmi qe mund të rrjedh në ditët e ardhshme, veç një gjë është e qartë, marrëdhëniet e komunitetit fetar dhe e gatishmërisë se popullit për braktisjen e islamit, janë evidente dhe disponimi dita ditës në rritje.
Në Deçan u formua shoqata, “Braktisja vullnetare e besimit islam”, qe pati jehonë në opinionin shqiptarë, pro e kundër. Kishte dhe kumtesa nga të dy taborret për këtë ngjarje të pritur. A mund të kemi një pajtueshmëri mes palëve? Unë them se po, vetem mungon vullneti dhe heqja dorë nga “kajtja”, siq do të thoshte populli.
Vite të tëra ka pasë kërkesa drejtuar hoxhollarëve, qe ritet e varrimit të mbahen në gjuhën shqipe, qe të vdekurin t’a përcjellim me flamurin kombëtar, si të vetëm qe përcakton qenien tonë në këtë botë dhe pas vdekjes, qe mos t’i ngarkohet barra e pagesës për “hakun e hoxhës” qytetarit, sepse jetojmë në shtetin laik, qe mbikëqyrjen e varrezave t’a bëjë komuna përkatëse dhe se fundi, gjithë qarkullimi financiar të kalojë përmes bankave të Kosovës.
Në gjitha këto qe ceka ka shpërdorime, hajni korrupcion të pa parë.
Në këtë situatë qe jemi, nuk do të ishte e drejtë të ketë luftë mes besimtarëve të besimeve të ndryshme apo dhe mes besimtarëve e jo besimtarëve. shqipfolës. Iniciativa e Deçanit do të përhapët në tërë Kosovën dhe mirë qe dotë përhapët. Kjo i jep këtij populli edhe një mundësi për të zgjedhë në kuptimin moral e fetar, përveç atij politik! Është koha qe pushteti të zgjohet nga gjumi i gadi gjysëm shekulli dhe t’a kryej detyrën e tij sipas kushtetutës!

Jemi shqiptarë, ndarjet fetare janë fatkeqësi kombëtare…!

1

Florim Zeqa

  • Jemi shqiptar, jo romak dhe as turq e ortodoks!

Njëri ndër shqiptarët më të mëdhenj që kam takuar në jetën time është edhe Akademik Mark Krasniqi, i cili kishte studijuar Letersinë në Universitetin e Padova-Itali (1941-1943) dhe e fliste gjuhën italiane më mirë sesa unë, disa vite para vdekjes ua kishte lënë amanet familjarëve, që ceremonia e varrimit t’i bëhet pa rituale fetare dhe pa referate të politikanëve dhe oligarkëve të korruptuar të kohës.

Ndarjet fetare, fatkeqësi kombëtare

Jemi ndër popujt e vetëm në ballkan, e ndoshta në botë ku gjithmonë ka dominuar bashkëjetesa dhe toleranca ndërfetare. Kemi përjetuar pushtime të gjata dhe luftëra të shumta gjatë historisë, por asnjëherë nuk kemi pasur konflikte ndërfetare, anipse armiqt shekullor janë munduar t’na shkaktojnë armiqësi dhe konflikte ndërfetare brenda trungut tonë kombëtar.

Historia e besimeve fetare është e gjatë sa vet historia e jonë kombëtare!

Ne shqiptarët ishim pagan, perandoria romake na solli besimin krishter, kurse perandoria otomane na e solli besimin islam, ndërsa pushtimi shekullor serbosllav nuk ia arriti qëllimit t’na kthejë në ortodoks ashtu siq e kishte menduar. Pra, religjionet nuk i kemi dhuratë nga Zoti, por i kemi imponim të pushtimeve të gjata shekullore.

Neve shqiptarëve, asnjëri nga religjionet nuk na erdhën me lule dhe as si torta në pjatë, por përmes pushtimeve të gjata, përmes dhunës dhe trysnisë shekullore të pushtuesve të ndryshëm grabitçar të trojeve tona etnike.

Jam me fat që dy prindërit i kam pasur mësues të shkollës shqipe në kohën e tyre, nga të cilët jam edukuar vetëm në frymën e pastër kombëtare, larg dogmave fetare. Kjo ka bërë që unë të rritem dhe kalitem vetëm në frymën e pastër kombëtare. Andaj, kam arsye të ndjehem keq sa herë që dëgjojë për konfrontime dhe urrejtje ndërfetare tek shqiptarët.

Bajram e Pashkë i kemi bashkë

Në shtetin ku jetojë, jo një herë, por disa herë kam pësuar për shkak të përkatësisë fetare edhe pse nuk jam prejudikues i fesë, por asnjëherë nuk jam penduar, për arsye se nuk mund të deklarohesha ndryshe nga prejardhja ime familjare e besimit islam.

Janë me dhjetra e qindra raste ndër familjet shqiptare, ku vëllaznia e të njëjtëve prind biologjik u përkasin dy religjioneve të kundërta; njëri musliman e tjetri katolitk, mirëpo, kjo asnjëherë nuk është bërë pengesë për zhvillim të jetës normale dhe lidhjeve martesore mes të rinjëve e të rejave shqiptare.

Në të gjitha luftërat gjatë historisë, e deri në luftën e fundit njerëzit janë vra dhe kanë rënë dëshmorë si shqiptar e jo si katolik apo musliman, e aq më pak si anëtarë të partive politike! Prandaj, çdo tendencë për ndarje të atdhetarizmit në baza fetare do të jetë e dështuar.

Besimet tradicionale asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme mes shqiptarëve, përkundrazi i kemi shfrytëzuar si pika reference të bashkimit mes shqiptarëve në kohët më të vështira dhe ditët më të zeza gjatë historisë. Të gjitha festat fetare i kemi mbajtur bashkë, pra Bajram e Pashkë i kemi mbajtur bashkë me dashuri dhe respekt të ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, pas lufte, si pasojë e rënjes së nivelit arsimor dhe keq-qeverisjeve të njëpasnjëshme, morën hov ekstremizmat e ndryshëm fetar dhe partiak, duke e instaluar gjuhën e urrejtjes ndërvëllazërore mes shqiptarëve.

Dy herë në jetën time kam hyrë në objektet fetare; një herë në Xhaminë e Jashanicës (Klinë) në fillim të vitit 1991, në një mbledhje të Forumit Rinor të LDK-së dhe herën tjetër në Kishën e Gllogjanit (Pejë) në muajin Gusht të vitit 2017, në një promovim librash. Në të dyja rastet nuk e kam përjetuar as ndjenjen më të vogël fetare!

Kemi arsye të ndjehemi krenarë që jemi shqiptar, jo romak e as turq e ortodoks, por kemi të drejt t’i përkasim cilit do besim fetar që na thotë mendja e zemra apo të jemi edhe ateist, por gjithnjë duke i respektuar besimet e të tjerëve.

Ne shqiptarët jemi një komb i shprishur dhe i shpërndarë gjithandej globit, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë origjinën dhe rrënjet tona dhe të jemi krenarë që jemi shqiptar!

Religjionet dhe partitë politike kanë ngjashmëri të mëdha me njëra-tjetrën, të cilat për qëllim kanë dominimin në të njëjtën fushë-të njerëzimit.

Përderisa partitë politike sferën e dominimit e realizojnë nëpërmjet fushatave zgjedhore në objekte shtetërore e private, rrugë e sheshe…, religjionet atë e bëjnë brenda objekteve fetare dhe nëpërmjet mediumeve të caktuara.

Kombi është një dhe i pazavendësueshëm, është mbi të gjitha partitë politike dhe religjionet, kurse besimet fetare janë zgjedhje individuale dhe përcaktime personale, të lira dhe të respektuara në botën e civilizuar dhe demokratike.

The Washington Post (1939) / Gjella e preferuar e Faik Konicës dhe receta e saj

Faik Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2023 

“The Washington Post” ka botuar, të enjten e 10 gushtit 1939, në faqen n°12, një shkrim rreth gjellës së preferuar të Faik Konicës dhe recetës së saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Unë do të zgjedh : Mëlçitë e pulës me oriz thotë Faik Konica

Ushqimet e preferuara të meshkujve të Uashingtonit prezantohen çdo ditë në këtë rubrikë.

Nga Martha Ellyn, Redaktore e The Post Food

Burimi : The Washington Post, e enjte, 10 gusht 1939, faqe n°12

Burimi : The Washington Post, e enjte, 10 gusht 1939, faqe n°12

Faik Konica, “ish i dërguari i Shqipërisë”, është një anëtar i kultivuar i trupit diplomatik të Uashingtonit. Duke pasur tashmë një “kapelë të lartë” në njohje të sensit të tij të mrekullueshëm të humorit, besoj se ai meriton njohjen si artist në rangun e tij. Nëse ai përgatit një kafe orientale, e cila duhet të bluhet me kujdes për t’u zier në këtë xhezve “të posaçme” bakri, nëse gatuan kërpudha apo përgatit një ëmbëlsirë (kek), kjo bëhet në mënyrë të veçantë. 

  1. Konica më dha recetën e pjatës së tij të preferuar : oriz të egër me mëlçi pule. Orizi i egër ishte aq i rëndësishëm për Chippewas dhe Sioux të kombit tonë, saqë ata bënë beteja të panumërta mbi fushat e orizit. Orizi i egër është gjithashtu i rëndësishëm në përgatitjen e pjatës mbretërore që preferon zoti Konica, sepse ka një afinitet të përsosur (shoqërohet) me gjahun. 

Kjo recetë nga Z. Konica është një pjatë triumfuese e përshtatshme veçanërisht për një darkë bufe. Megjithatë, ai thotë se e shijon me një gotë sheri (sherry). 

Oriz i egër me mëlçi pule. 

Lani mirë 6 mëlçitë e pulës. I përzieni me kripë, piper dhe paprika. Shtoni majdanoz të grirë imët dhe një copë gjalpë. Zieni një gjysëm filxhan oriz të egër për 10 minuta. Kullojeni tërësisht. Përzieni orizin me mëlçitë e ziera dhe shtoni 1 lugë sheri (sherry). Lidheni përzierjen në letër patapar të lagur. Zhyteni në ujë të vluar dhe lëreni të ziejë për 30 minuta.

Edhe tre…*, prozë dokumentare

nga Bajram SEFAJ

Prozë (dokumentare)

edhe tre…*

[Milojko (Mijo) Miletiq,

Radojko Bajraktareviq,

Nedeljko Milosheviq].

(studentë ishin, kolegë studimesh)

Më i shquari ndër ta, ishte Millojko (Mijo) Miletiq. MMM (M. M. M. Me tri nistore të mëdha: emër, emër i mesëm dhe mbiemër).

Hiç!

Jo, për tjetër arsye,  pos për një “imtësi”, detaj autentik, që do të rrëfehet më vonë, kur t’i vjen vakti, saktësisht ashtu si  kallëzon, kolegu i gjeneratës, Bardhi, i përkorë, fjalëpak e modest.

Kallëzimi i tij, sa nuk ka ku shkon më, më morbid dhe i jashtëzakonshëm, por real dhe vërtetë i përjetuar, është ky: “I uruari shejtan (vragolast) Mijo, vinte nga i njëjti katund, Dobrushë, nga  i cili ishte edhe i ”famshmi” famëkeq, satrapi Dushan Mugosha!?!

Pse një cilësim i tillë, famëkeq dhe i poshtër,  përherë shkon bri emrit dhe mbiemrit tij – i ndërhynte vetvetes Bardhi dhe shtonte : « Në lidhje me këtë çorbë, e konsultoni Historinë e Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Vetë shokun Enver (Hoxha) en personne (personalisht), dhe bashkëmoshatarë, kolaboracionistët e bashkëpunëtorë të tij, besnikë e të shtypur, nga Kosova e asaj epoke dhe, asaj që pason pas saj”, porosiste studenti Bardosh e, vazhdonte: “Nuk bëj dot, kotfolsin e të rrëmoj nëpër histori, duke përsiatë e përsëritë të tilla gjepura, broçkulla e gjëra të tjera të njohura, që t’i lëkundin të vjellat, nxitoj të zë fillin e kallëzimit mbi “imtësinë-detajin”, kurrë të pa harruar, as të mekur e të shlyer kollaj nga memoria, që me ngjau me kolegun Mijo. Kolon po, nga fshati Dobrushë po, gjithnjë e përherë, i komunës së Istogut, po!

Ashtu sikurse nuk i mungonte asgjë në jetë, kolonit rinosh, studentit Mijo, nuk i mungonte as bukuria e pamjes fizike. Me ca sy të shkruar kaltëroshë, përplot bojë qielli, me flokë të dendur e kaçurrelë, derdhur mbi ballë, shtatgjatë prej atleti, ishte “djalë për çika”, në mesin tonë studentor! “Si kanibal mizorisht i mirë”, siç kallëzon vargu i poetit A. Apolloni, Millojko, kulloste hijeshinë e bukurisë femërore të të gjitha, jo aq shumë, vajzave që kishim në grup. Në Fakultetin (të porsa themeluar) Ekonomiko-Juridik të Prishtinës. Makutëria e tij, sikur nuk i kënaqej vetëm me kaq. “Grepit” tij, prej shejtani mëkatar, nuk i shpëtonin as vashat e lagjes e më gjerë, të djegura epshesh, të krejt Prishtinës, mbase”!

***

Derisa Bardhi, si i pastrehë që ishte, “ilegal”, i huaj në shtëpinë e vet …!…

“Jo, në këtë pikë, zemërplasur dhe i revoltuar tej mase”, vazhdon Bardhi – “nuk kam qare as derman, pa e ndërprerë rrëfimin e mëtejshëm. Ndër nofulla (fulqi) të shtrënguara kllapash, të mos e fus këtë sqarim të “vockël” shpjegues: derisa për të vetmin student të rregullt shqiptar, nuk kish çati vendstrehimi në “Shtëpinë e studentëve” në Prishtinë, studentët ardhacakë, nga dreqi i mallkuar, që dyndeshin nga tä gjitha viset e Serbisë, bënin së fanë e zotit, në dhomat e nxehta e me standard të lartë banimi. Ndodhte kjo midis Kosove, midis Prishtine! Njëmend, shembull konkret (i hidhur sa s’ka ku shkon më!) ilustrues, sa të duash që, de facto dhe de jure, dëshmon më së miri se, në çfarë niveli njerëzor (mizor), ishte, në vepër, barazia – “ravnopravnost i bratstvo jedinstvo”- (barazia dhe bashkim vëllazërimi), i pshurrët jugosllav…”!

***

“Pikërisht, po në atë dhomë, ku si ilegal, bëja edhe një natë të gjatë e të ftoftë dimri acar, mbi fjetoren e gjerë, me dyshekë e jastëkë, mbytur puplash të lehta shpendarie, koloni Mijo, endte penjtë e një betejë të “ashpër” dashurie…, me të drenushën e tij, si do dal më vonë, e njëjta do të bëhet e zgjedhura e tij. Gruaja, bashkëshortja, bashkudhëtarja e përjetshme e tij…!

“Bardhos, (Bardosh, Bardi  siç me quante ai, se nuk ia qite goja ndryshe), shko në dhomën time, në fjetinë, mbuluar me një plaf të bardhë, të pret trupi lakuriq, i bardhë si bora, i valë si prushi… Shtiret se është në gjumë të thellë…”!

***

Vazhdimin e turpshëm, të parrëfyeshme të kallëzimit, Bardhi e kapërcen, e anashkalon… E mbulon turp’ i madh, fytyra  i merr flakë, si t’ia hedhësh një kaci prush gacash qarri, si t’ia vesh një saç të skuqur, mbi ballë …

***

I ri e naiv, siç ishte më, student i varfër, provincial, sentimental, pa kokrrën e eksperiencës seksuale, i qorruar dy sysh, për një grimë seks, çfarëdo qoftë ai, me marre e pa marre, me risk e pa risk, mori rrugën drejtë të së panjohurës, pa e vrarë mendjen fare, se kjo mund të ishte një dredhi monstruoze e kolegut Mijo, kolonit malazez Miodrag. Bardhi fare nuk llogariste në pasoja mbase tragjike se kjo, mbase mund të ishte rruga e tij e fundit drejt seksit të ëndërruar, të pa shijuar e provuar kurrë më parë në jetë, deri më sot. Mos ishte ky kurth de hile, e sajuar mirë e malazezit Mijo, në ishte sprovë djallëzore hileqare tij, me përfundim tragjik : dy thika të të ngulura, në dy ijet e Bardhit…!

Asnjë nga këto mundësi të mundshme kollaj, Bardhi nuk i kishte parasysh. Ai tashmë ishte ftilluar drejtë një aventure të pa parë e të panjohur deri më sot. Drejtë një të panjohure enigmatike, abstrakte!

***

“Operacioni” ishte krye ashtu si e kishte paraparë skenari i pashkruar. Pa çedërr e pasoja tjera të mundshme tragjike, me përjashtim të një vrage kurrë të pashëruar, e gravura thellë në flegrat e zëmrës se butë të Bardhit të brisht e melankolik që siç thoshte vetë : “Sa herë që, rastësisht, ish kolegun e ndeshja në rrugë, në shesh, në bulevard të qytetit, në restorant, në sallë kinemaje, ose kudo  tjetër në vend publik,  bashkë me atë grua «fisnike» e mëkatare (!),(shtatin e saj të bardhë dhe të valë të së cilës, akoma, (akomaaa, akomaaa…!) e ndjej në shpirt, seç e sheh, po me atë grua dhe një ograjë fëmijësh të pafajshëm… Për fat të mirë, ish kolegu im student, kolon nga një vis i shkretë, krejt i shkretë dhe i braktisu, i Mali të Zi (futë i zi!), ndërkohë ka ikur në drejtim të panjohur, ka tretur fare!

Por, assesi nuk është shlyer edhe kujtimi për të…(!)

***

Mbi RADOJKO BAJRAKOVIQ-in, mund të flitet gjithë ditën e lume e, mos të thuhet asgjë, ose jo aq sa meriton rast i tij. Krejt dilemat bien në ujë. Ishte student kolon, si shumë të tjerë, por pak ndryshe syresh. Me pamje, me gjeste, me të gjitha tabiatet bashkë, ai grusht njeri, thurur e qëndisur muskujsh të fortë gur lidhur si betonarme. më parë të hidhej ta thirresh shqiptar gjaknxehtë, dhe, aty për aty, ta konvertosh e, emrin t’ia thuash shqip: Ramadan Bajraktari, apo kësodore disi, bie fjala.

Ishte student i rregullt për drejtësi, por lënda kryesore mësimore e tij, në vend të së Drejtës Romake, ishte e Drejta e Dajakut!

Bytha s’i rrinte rehat. Trupi s’i zinte vend. Shpina i kruhej. I merrte zjarr kryerje zgjebe e, mësa mundet njeriu me durue, pa bukë e pa ujë, aq mundte ai të qëndronte, pa përleshje, kacafytje e rrahje. Përleshja ishte punë praktike e studimeve të tij. Konfliktin e krijonte (e ndezte) sakaq, aty për aty. Shumë kollaj dhe mjeshtërisht. Me marifet…

Në pika të shkurtra, kjo është krejt çka mbaj mend, mbi ketë viran koloni që, koleg gjenerate studimesh e kisha…

***

I fundit, si në fund të pusit të pa fund, është kallëzimi cung i zi, mbi NEDELJKO MILLOSHEVIQ. Student e koleg, gjenerate studimesh, ishim. Ai studionte për ekonomi,  unë për drejtësi. Në pikë të hallit jam. Nuk di në ç’thes të galmë (të dhimët), ta shti: midis kolonëve apo “shkieve raje”, siç në nahijen tonë, në Podgur të Dukagjinit,  quheshin gjeneratat e hershme të kolonëve, tashmë të ngulitura në trojet tona. Nuk është lehtë t’i gjendet vendi përkatës një mjeran çfarë ishte ai…

Krejt çka mbaj mend për të, është: sa herë që kolegu UDB-ash, Radojko, ia uronte dhënien me sukses të akëcilit provim, ne akëcilën lëndë, Nedeljko i përgjigjej në shumës – faleminderit shokë! – “hvalla drugovi”!, ani pse uruesi ishte një i vetëm njeri, aspak!

Kjo, më së miri dëshmonte se sa i përultë e i mjerë, ishte “zotëri”  Millosheviq. Ishte e vështirë, gati-gati si e pa mundur fare ngjante, ishte t’ia gjesh vendin e merituar në fisin njerëzor përgjithësisht, viçit a mëzatit, me emër njeriu – Nedeljko!

Vatë e liga, me gjithë, kujtimin e çalë, për të!

Bardhi tregon e dëshmon.

***

Gjithnjë duke u mbështetur në murin ngjyrë bardhë të  romanit “Zogjtë e Qyqes” të shkrimtarit shqiptar (kosovar), Gani Mehmetaj. Kjo vepër letrare e tij, përveç se u nderua me çmimin prestigjioz  “Kadare”, si romani më i suksesshëm për vitin 2020,  u përkthye  në frëngjisht nga Abidin Krasniqi dhe e botoi ”Pauves edition” , Shtëpi Botuese e mirënjohur e Parisit. Në gjuhën frënge romani e mban titullin e origjinalit në shqip, në gjuhën frënge, quhet “Les oisullons du coucou: Suvenir d’un colon serb”.

*Kjo është njësia e nëntë dhe e para fundit, nga seria prej gjithsej dhjetë vazhdimesh, me titull të përbashkët, “Kolonët e mi”.

___

Prishtinë-Gaillard, 2023