Kreu Blog Faqe 971

Rënia e rreshterit, Afrim  Bunjaku, aq sa sjell dhembje, poaq ngjall shpresë që Policia e Kosovës të jetë në hap me policitë perëndimore

0

 Nga: Arif Ejupi 

Vrasja e policit të Republikës së Kosovës, z. AFRIM BUNJAKU, nga banda terroriste të Serbisë dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, është pritur me zemërim e dhembje edhe në mbarë Diasporën shqiptare. 

Kjo vepër kriminale me kryeprotagonistin e saj Aleksandër  Vuçiq, është vepër e kulluar terroriste dhe e përgatitur në kancelaritë e Beogradit dhe Moskës. 

Rusia e ka aneksuar Ukrainën me shpresë që do ta nënshtrojë shpejt e përgjithmonë . Mirëpo, këtu  ajo gaboi rëndë . Burra e gra të Ukrainës duke luftuar dhëmbë me dhëmbë me rusët po u japin atyre leksione duke u shkaktuar humbje në njerëz e material. 

Ushtarët rusë në Ushtrinë e tyre mobilizohen vetëm nën ndikim të alkoolit dhe drogave. Prandaj ata nuk e kanë idenë as ku shkojnë e as si veprojnë. 

Rusët të“ ngopur”me luftëra me të gjitha mjetet po mundohen që flakët e kësaj lufte t ‘i bartin në Ballkan, nëpërmjet aleates së tyre Serbisë. 

Aleksandër  Vuçiq që në rrethana normale s’ ka merituar të udhëheq as edhe një fermë derrash e dosash, me kompetenca të pakufizuara si President i Serbisë po përpiqet që prapë t’ia vë flakën Ballkanit. 

Ai këtë s’ do ta arrinte sikur që Bashkësia Ndërkombëtare të kishte qasje më serioze ndaj trazirave të shkaktuara nga serbët në Mitrovicën e Veriut. 

Radojçiq me radojçiqët tjerë sa herë është ndërsyer nga Vuçiq ka shkaktuar kaos në Mitrovicën e Veriut dhe ka lozur me kolonët serbë të Kosovës, si macja me miun. 

Kohë më parë nga kriminelë e bredhacakë rrugësh të Serbisë u zhdëpën dajak e shufra hekuri ushtarët hungarezë dhe italianë, që vepronin në kuadër të KFOR-it, misioni në Kosovë. 

Njërit prej policëve të rrahur hungarez është raportuar s’e i është amputuar këmba nga lëndimet e pësuara. 

Në anën tjetër brenda territorit të Kosovës njësiti që merr shuma të majme parash nga Vuçiq, për ta mbajtur në tension të përhershëm këtë pjesë të vendit tonë, kidnapoi tre policë shqiptarë që gjendeshin ato çaste në detyrë. 

Kapo i këtyre vrasjeve dhe trazirave të njëpasnjëshme është Aleksandër Vuçiq, mbetje e kabinetit të kryekriminelit Millosheviq. 

Vendet e Perëndimit me peshë në vendimmarrje si Franca, që paraqitet me shumë fytyra e di që edhe pas përfundimit të Luftës, qindra shqiptarë të Mitrovicës dhe fshatrave të saj, janë vrarë dhe terrorizuar nga kriminelët serbë përpara syve të ushtarëve të saj. 

Aleksandër Vuçiq nxënës i krykasapit Sllobodan Millosheviq, i dënuar për krime lufte hapur ka kërkuar shfarosjen e boshnjakëve në Bosnje e Hercegovinë. 

Pala kosovare me trashëgimtarë të Millosheviqit si Vuçiq, Daçiq etj, që i kanë të zhytura duart deri në bërryla me gjak s’ është dashur në asnjë mënyrë të pranoj bisedime. 

Vuçiq është ai që nga Mitrovica e Veriut i ka dëbuar qindra shqiptarë nga shtëpitë e tyre shekullore. 

Ai ka ndërtuar me dhjetëra shtëpi të reja për të gjithë ata që pranojnë të vinë nga Serbia për të jetuar në Mitrovicë të Veriut. 

Këtë praktikë fashiste Vuçiq e ka trashëguar nga paraardhësit e tij . Serbë lokal të komunës së Zveçanit disa herë kanë deklaruar që kërkesat e tyre për t’u vendosur në ato shtëpi janë refuzuar nga Beogradi. 

Vuçiq ëndërron që me këto metoda sioniste ta rikolonizojë prapë Kosovën. Pas këtyre veprave që në të gjitha gjuhët e botës njihen si sulm diversant, terrorist, krim apo përpjekje për ripushtim të një vendi fqinjë siç është Kosova, Bashkësia Ndërkombëtare u shtor dhe po shtiret sikur të mos kishte ndodhur asgjë. 

Ajo ndërmjetësues në bisedime me Serbinë ka caktuar Lajçak-un e Borell-in, vendet e të cilëve as që kanë në plan njohjen e Kosovës. 

Ata që kanë sy e vesh, shohin që këta dy emisarë të caktuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për ndërmjetësim në bisedime, jo që e dënojnë krimin serbë, por i mbajnë anën aktorit Vuçiq, që vazhdimisht është në rolin e viktimës. 

Ai mbrëmë me prononcimin e tij në Media na kujtoi  serbin Gjorgje Martinoviq, kur me 1 maj të vitit 1985, i pati futur vetes në prapanicë shishen e vendosur në një hu. 

Pas kësaj vepre të ndyrë dhe të padëgjuar pagrimë faji u rrahën dhe arrestuan qindra shqiptarë të komunës së Gjilanit.  

Vuçiq duke qenë i përkëdhelur nga Borell e Lajçak dhe duke mos parë ndëshkimin e krimit prapë del në krye të valles ,ashtu siç doli pardje, kur terroristë serbë vranë rreshterin, Afrim Bunjaku dhe plagosën kolegun e tij Alban Rashiti. 

Njohës të rrjedhave historike në Ballkan thonë që Kisha Ortodokse  Serbe, në të gjitha periudhat e përkrahur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka qenë shkaktare e shpërthimit të konflikteve dhe luftërave në Ballkan. 

Ky konstatim i tyre është i saktë sepse akademikët si : Vasa Çubrilloviq, Jovan  Cvejiq, Ivo Andriq e Dobrica Qosiq, janë baballarë të fashizmit që ndër serbë është shndërruar në sëmundje kronike. 

Strategji të njëjtë me ta po zbaton edhe Vuçiq i cili Manastirin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, e ka kthyer në çerdhe terroristësh serbë. Ai u ka varë në qafë daullen lugëtëve të kishave serbe dhe kur t’i teket ua rrah si të dojë. 

Vuçiqit për krime të reja në Kosovë është motivuar edhe nga loja dhe turpërimi i ushtarëve hungarezë e italianë, të rrahur brutalisht nga bandat serbe në qershor të këtij viti. 

Çuditërisht vendet e të keqtrajtuarve qëndruan si pulat klloçkë mbi vezët, pa bërë as reagimin më të vogël ndaj Serbisë. 

Rënia në detyrë e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, sa kanë lënduar zemrat tona aq edhe kanë kthyer besimin dhe shpresën që tani e tutje do të jemi zot të vetvetes. 

Varri i rreshterit,AFRIM BUNJAKU , le të na shërbejë si vend ku mësohet Atdhedashuria dhe ruhet Identiteti ynë i mileniumeve me rrënjë pellazgo–dardane ! 

Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, AFRIM BUNJAKU ! 

Janjiç të distancohet nga grupet kriminale, ndryshe është pjesë e tyre

0
MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan 
____
Manastiri i Deçanit në krye të së cilit qëndron “kleriku” politikan, Sava Janjiç, këto dy ditë lëshon apo shpërndan deklarata (komunikata) rreth zhvillimeve në Banjska të Zveçanit, ku kriminelët serbë sulmojnë zyrtarët e policisë së Kosovës, me ç’rast është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Në komunikatat e lëshuara nga Manastiri i Deçanit, në asnjë mënyrë nuk distancohen nga sulmet terroriste, pos asaj që shprehin ngushëllime për vrasjen e rreshterit Bunjaku, sikurse që shprehin ngushëllime për terroristët e vrarë. Në deklarimet e tyre për media, “klerikët” mundohen që t’a mohojnë faktin se në hapësirat e manastirit në Banjska, kishin gjetur strehim kriminelët në krye të së cilëve qëndronte Milan Radojçiç, sikurse që ishte gjetur armatim i shumtë i sjellë nga terroristët, prapa të cilëve padyshim qëndron shteti i Serbisë.
Sava Janjiç dhe kolegët e tij, me deklarata mundohen të amnistojnë Kishën Ortodokse Serbe, kinse nuk kanë të bëjnë me sulmet kriminale ndaj policisë së Kosovës, e aq më keq kur këto deklarime gënjeshtare, largohen (shlyhen) nga faqja e postuar.
Sava Janjiç, me qëndrimin e tij ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, dëshmon se nuk e njehë shtetin e Kosovës, të cilin e thirr “Kosovo i Metohia”!

Mos distancimi nga grupet terroriste dhe vendosja e tyre në tabor të njëjtë me institucionet e vendit, dëshmon se është pjesë e politikës kriminale të këtyre grupeve terroriste. Sava Janjiq është njeriu më i rrezikshëm në Kosovë i cili vepron dhe propagandon kundër shtetit tonë, shtet që nuk e pranon Janjiç.

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku

0

Prishtinë, 25 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Kjo ditë, u shpreh ai, është dita kur do t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore dhe gjithëpopullore policit Afrim Bunjaku, sepse bashkë me pikëllimin dhe dhembjen, ndjejmë krenari dhe besim për Afrimin dhe për të gjithë policët e Policisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje komemorative, nën patronatin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu i ndau post-mortem, urdhrin më të lartë Afrim Bunjakut, Hero i Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Shkëlqesia juaj Vjosa Osmani- Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

I nderuari Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuari Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme,

I nderuar Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,

E nderuara familje Bunjaku, bashkëshortja Lumnija, vajza Arbenita, djemtë Jetlum dhe Fatlum,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,

Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar zyrtarë policorë, kolegë të rreshter Afrim Bunjakut,

Të dashur qytetarë,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër, 

Dita e djeshme, e diela e 24 shtatorit 2023, na ka mbledhur ne sot këtu dhe  shpirtërisht me gjithë Kosovën për ta nderuar veprën e Afrim Bunjakut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës. Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë, për shkak të pikëllimit dhe dhembjes së përbashkët për Afrim Bunjakun, rreshterin e policisë sonë që e humbëm dje. Por e sotmja, është edhe dita kur do t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore dhe gjithëpopullore policit Afrim Bunjaku, sepse bashkë me pikëllimin dhe dhembjen, ndjejmë krenari dhe besim për Afrimin dhe për të gjithë policët e Policisë së Kosovës; për policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenar më të gjerë kriminal e terrorist.

Forhåndsvisning av bilde

Le ta themi qartë edhe sot,  sikurse dje: Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj policëve të Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë, nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të përkrahur politikisht, të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia. Reagimi profesional i Policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre si dhe konfiskimin e shumë armatimeve dhe mjeteve të tjera mbështetëse logjistike.

Forhåndsvisning av bilde

Nga dje, asgjë më nuk mund të jetë njësoj: faktet dolën sheshazi përballë nesh, në sytë tanë dhe të bashkësisë ndërkombëtare si dhe në sytë e secilit që ka kurajo dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin  jetojmë.

Forhåndsvisning av bilde

Ky reagim profesional dhe i  matur  i institucioneve të Kosovës dje,  ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe properëndimor.

Forhåndsvisning av bilde

Afrim Bunjaku 50 vjeçar nga Samadrexha e Vushtrrisë, ishte i martuar dhe bashkë me gruan e tij Lumnije Hazirin, ishin prindër të tre fëmijëve: Arbenitës 25 vjeçare, Jetlumit 18 vjeçar dhe Fatlumit 10 vjeçar.

Forhåndsvisning av bilde

Ky i fundit, e ka trashëguar emrin e të vëllait Fatlumit, që ishte 17 vjeçar, kur më 2012 e kishte humbur jetën në një aksident trafiku. 

Forhåndsvisning av bilde

Pas kryerjes së Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës në vitin 2001, Afrim Bunjaku ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri deri më 4 maj 2007, kur ishte graduar rreshter.

Forhåndsvisning av bilde

Rreshter Afrim Bunjaku e vazhdoi shërbimin e tij për shtatë vite si udhëheqës i ekipit në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut deri në vitin 2014, kur u kthye sërish në Vushtrri për të shërbyer si instruktor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Forhåndsvisning av bilde

Nga viti 2015, Afrimi shërbeu si udhëheqës i ekipit reagues në stacionin policor të Vushtrrisë, kurse nga 6 janari i vitit 2023, Afrim Bunjaku ka qenë i caktuar në stacionin policor në Zveçan, në detyrën e mbikëqyrësit të ekipit patrullues.

Forhåndsvisning av bilde

Plot 22 vite të kaluara në uniformën e Policisë së Kosovës, pra që nga viti 2001, e deri në ditën kur ra në kryerje të detyrës me po këtë uniformë, janë vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero Afrim Bunjakun: hero të Republikës së Kosovës!

Forhåndsvisning av bilde

Sot, përballë e pranë fotografisë me portretin e Afrim Bunjakut në uniformë të policisë së Republikës sonë dhe përballë veprës së tij heroike, përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë.

Forhåndsvisning av bilde

Ne bëjmë atë që duam sepse duhet: ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri, për të gjithë dhe secilin, pa dallim.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, heroit të Republikës së Kosovës!

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Vjosa Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin që u vra në Banjskë

0

Rreshteri, Afrim Bunjaku shpallet ‘Hero i Kosovës’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Zveçanit, Rreshterin Afrim Bunjaku.

Në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, Presidentja Osmani i ka ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.

Osmani tha se rreshteri i vrarë u sfidua nga bandat e Beogradit ndërsa ra në mbrojtje të dinjetit të Republikës së Kosovës.

“Ai ra në mbrojtje te dinjitetit të Republikës sonë. Kosova nga sot ka edhe një hero i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku u sfidua nga bandat e Beogradit. Heroi ynë ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë se Kosovës, ai tregoi trimëri të pashoq. Afrimi na kujton se heronjtë nuk lindin por bëhen me veprat e tyre. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzojë e ta ulë. Lavdi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrim Bunjakun”- tha Osmani në mbledhjen komemorative.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra të dielën pas një sulmi nga një grup i armatosur, terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Kur kërset pushka, pushon pleqëria!

0

Armët dhe municioni i konfiskuar dje në Manastirin e Banjskes etj.

Florim Zeqa

Sulmi terrorist në veri nga i cili u vra një polic shqiptar dhe një tjetër u plagos e shtron nevojën e reflektimit pozitiv për drejtuesit shtetërorë dhe partiak, por edhe për secilin qytetar të vendit tonë. Përfundimisht Kosova duhet ta ndërrojë çasjen ndaj dialogut dhe t’i kthehet mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Situata e jashtëzakonshme kërkon mobilizim të përgjithshëm

Mobilizimi i përgjithshëm duhet të ndodhë në të gjitha nivelet politike dhe ato të sigurisë. Çfarë dëshirojë të themë me këtë?

Duhet shfrytëzuar ky momentum i krijuar pas sulmit terrorist në veri që t’i hiqen kufizimet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) për kalim në pjesën veriore, jo vetëm për ta mbrojtur integritetin shtetërorë, por për ta ndihmuar Policinë e Kosovës për ta kthyer në plotni sovranitetin e shtetit në tërë territorin e vendit.

Shtimi i forcave në veri dhe bashkrendimi i Policisë së Kosovës me FSK-në do ta zvoglonte në minimum mundësinë e sulmeve terroriste në veri. Me të gjitha mjetet dhe forcat duhet parandaluar gjakderdhjen e mëtutjeshme në veri.

Pas sulmit të orkestruar në veri, nuk ka më asnjë logjikë të bisedohet me Vuqiqin në Bruksel dhe as të kërkohet njohje nga Serbia.

Për shkak se kemi derdhur mjaft gjak për tokën e vendit tonë, nuk kemi djem për të humbur në veri dhe kush kërkon gjak shqiptari duhet ta merr përgjigjen e merituar siq e moren terroristët nga forcat policore të Kosovës.

Vetëm me unifikim të forcave të sigurisë mund të parandalojmë sulmet tjera eventuale të Serbisë ndaj Kosovës.

Andaj pa humbur kohë, presidentja e vendit duhet t’i kërkojë gjeneralit të NATO-s dhe komandantit të KFOR-it heqjen e kufizimeve për FSK-në në ushtrimin e obligimeve kushtetuese në veri.

Vetëm në këtë mënyrë jo vetëm që do të parandalohen dhe pamundësohen sulmet dhe aktet terroriste ndaj forcave policore, do të evitohet një herë e përgjithmonë eskalimi i situatës në veri.

Përgjigja profesionale e Policisë së Kosovës neutralizojë forcat terroriste

Vrasja e pjestarit të Policisë së Kosovës, Rreshterit Afrim Bunjaku ishte një goditje e rëndë për familjarët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për kolegët e tij, e cila u kthye në burim frymëzimi për t’i luftuar deri në fund bandat terroriste serbe.

Pavarësisht humbjes së pjestarit të devotshëm të Policisë së Kosovës, të këtij mbrojtësi besnik të atdheut, nga kjo situatë duhet të dalim më të fortë dhe më unik në veprimet tona. Kërkohet unifikim dhe përgjegjësi më e lartë politike dhe shtetërore, për t’i bërë të qarta kërkesat tona bashkësisë ndërkombëtare për shtrirje të plotë të sovranitetit në veri.

Duhet përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin, përformancën dhe guximin, për gatishmërin deri në vetflijim për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

Mirëpo, kur janë në pyetje kushtet dhe benefitet që duhet t’i gëzojë Policia e Kosovës me ketë gatishmëri të lartë për vendin, duhet të turpërohen të gjithë politikanët dhe deputetët!

Policët me paga të ulëta (1/4 e pagës së deputetit apo ministrit), pa sigurime shëndetësore pa shujta dhe pa asnjë benificion shtesë për shkallën e rrezikshmërisë, duhet të jenë pika reflektimi për të gjithë politikanët në këtë ‘Ditë Zie’ për Rreshterin Afrim Bunjaku.

Nuk mjafton vetëm ta shpallin dëshmorë apo hero të vendit, por pas rënjes së tij duhet të vazhdojë përkujdesja dhe mbështetja e përhershme financiare për familjen e tij!

Dialog për veriun vetëm me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian

Kritikat dhe sugjerimet e analistëve politikë duhet t’i shërbejnë kryeminstrit dhe secilit akterë tjetër të politikës për përmirësim dhe meditim, sepse sa më shumë që e lëvdojmë kur ai gabon, e dëmtojmë më shumë të ardhmen e tij politike dhe të shtetit të Kosovës në veçanti.

Pas sulmit të orkestruar në veri, nuk ka më asnjë logjikë të bisedohet me Vuqiqin në Bruksel dhe as të kërkohet njohje nga Serbia. Dialogu për zgjidhjen e problemit në veri duhet të bëhet vetëm me partnerët tanë strategjik, gjithnjë duke e respektuar Kushtettutën dhe sovranitetin e vendit

Lavdi dëshmorit Afrim Bunjaku, shpirti i tij u bëftë dritë e lirisë sonë!

Çdo ditë krijon kujtime

0

Nga Aurel Dasareti

Shqiptarë! Bashkohuni. Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja dhe kombin nga zhdukja! 

*** 

Disa kujtime zgjasin gjatë gjithë fëmijërisë dhe gjatë gjithë jetës. Përvoja është e lidhur me ngjarjen e momentit, por do të ngjyroset nga përvojat e mëparshme, njohuritë dhe pjesëmarrja sociale në komunitetet kulturore. Mjedisi ku ndodhin ngjarjet bëhen pjesë integrale e përvojës dhe për këtë arsye perceptimi i rrethinës do të jetë dinamik. 

*** 

Fëmijët dhe kujtesa: 

Kështu e ndihmoni fëmijën të ruajë kujtimet. 

Fëmija mund të kapërcejë një pjesë të harresës së fëmijërisë. 

Sa larg mund të kujtojë një fëmijë? 

Fëmijët e vegjël mund të kujtojnë, por shumë kujtime zhduken kur rriteni. Mesatarisht, ne mund të kujtojmë ngjarje që nga mosha 3.5 vjeç, por disa kujtojnë gjëra që nga mosha 2.5 vjeç. 

A është normale të mos kujtosh fëmijërinë? 

Pse nuk kujtojmë më shumë nga fëmijëria e hershme? Është thjesht truri që është përgjigja. Ne nuk i ruajmë mirë kujtimet nga vitet e hershme të fëmijërisë. Kjo ndodh sepse sistemet e trurit që konsolidojnë kujtimet, pra i bëjnë ato të ngjiten, nuk janë zhvilluar ende plotësisht. 

A mund t’i ndrydhni kujtimet? 

Nuk është e mundur të shtypësh kujtimet. Është e mundur të harrohen gjërat, por jo me qëllim. Nëse keni kujtime të ngjarjeve traumatike, ose situatave që janë shoqëruar me emocione të forta për ju, ka edhe më pak gjasa që t’i harroni ato të së dielës  24.09.2023, thënë ndryshe: Terrorin e radhës të Serbisë në Kosovë, dhe vrasjen e policit të Kosovës, heroin Afrim Bunjaku nga terroristët serb. E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm. Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire-shqiptare.   

Ngushëllime të thella familjes së viktimës – të vrarë nga bandat kriminale të shtetit terrorist serb që udhëhiqet nga kryekrimineli fashist terrorist A. Vuçiç, ndryshe, sivëllait të kryeministrit të rrejshëm antikombëtar të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.  

*** 

 “Ndërmjetësit” e çuditshëm (sidomos ai sllovak dhe spanjoll të emëruar nga BE-ja mashtruese) duhet të flasin (dhe të veprojnë) qartë. Të ndërpritet menjëherë mbrojtja e veprave kriminale terroriste të agresorit serb dhe të fajësohet viktima e Dardanisë shqiptare, apo të barazohet “faji” i viktimës me atë të agresorit terroristë. Mbrojtja e agresorit gjenocidal ballkanik, dhe presioni i fuqishëm ndaj Kosovës (viktimës) për të lejuar një formim të një “Republika Srpska” në mes të Kosovës është një çudi që e stimulon më tepër krye-terroristin serb A.Vuçiç për të sjellë Rusinë e Putinit në Ballkan. 

E përsëris: Ky nuk është një incident, por terrorizëm. Akti terrorist i fqinjit problematik pro-rus që tenton të pushtojë edhe më shumë tokën e huaj, pellazge-ilire-shqiptare.   

*** 

PS: Më poshtë po postoj sërish një letër të mëparshme. “Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë”. 

Një incident nga kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare: 

*** 

Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë 

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare. 

*** 

Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit. 

*** 

Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale. 

*** 

Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja 

“Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël. 

Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974). 

*** 

Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”. 

Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici  më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat… 

*** 

Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany. 

Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare. 

Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash). 

Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin (dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”. 

*** 

Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve! 

 

 https://www.botasot.info/kultura/1756566/aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

https://drini.us/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

https://pashtriku.org/aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

https://merbraha.com/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

http://rtvzeri.com/opinion/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

https://www.voal.ch/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate-nga-aurel-dasareti-3/edop/opinione/ 

https://fjala.info/2016-2021/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate/ 

https://www.fokusi.org/atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate%EF%BB%BF/ 

https://www.zemrashqiptare.net/news/49892/aurel-dasareti-atdheu-im-ka-shpirtin-e-vet-dhe-njerezit-qe-e-zbukurojne-ate.html 

___

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Shoqata “Atlantiku”, deklaratë për media: gatishmëri për mbështetje të institucioneve dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës

0

Shoqata “Atlantiku” po përcjell me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, ku në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe sigurisë ra polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy kolegë të tij. Në emër të krejt anëtarësisë i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bunjaku, ndërsa policëve të plagosur ju urojmë shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrë.

Vlerësojmë Ambasadorin Hovenier për mbështejten e tij dhënë rendit kushtetues dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, dëshmi kjo e miqësisë së palëkundur e të qëndrueshme afatgjate në mes të ShBA-së dhe popullit të Kosovës.

Ftojmë faktorin politik shqiptar në Ballkan dhe sidomos në Kosovë për një unfikim të qëndrimeve dhe veprimeve politike kundrejt politikës agresive të Serbisë dhe për krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar.

Në emër të ish-ushtarëve dhe anëtarësisë shprehim gatishmërinë dhe mbështetjen tonë në çdo rast për sovranitetin, institucionet, lidershipin demokratik dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Edi Rama, së bashku me Vuçiçin, ishte aktiv në marrëveshjen për Open Balkan- që nënkupton destabilizimin rus kundër Republikës së Kosovës

0
Nga: Martin Henze
___
Mustafa apo Edi Rama, sipas pikëpamjes sonë, është bashkëpunëtor indirekt në destabilizimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës.
Ai ishte aktiv së bashku me Vuçiçin në marrëveshjen për Open Balkan- që nënkupton destabilizimin rus kundër Republikës së Kosovës.
Kontratat dhe marrëveshjet e Open Balkan që janë në favor të rusëve dhe serbëve nuk janë anuluar nga administrata e Ramës as deri më sot.
Sot Rama,nxjerrë “lotë krokodili” që janë fyerje për popullin shqiptar, ai ka kryer tradhëti të lartë dhe duhet të mbajë përgjegjësi.
Hap fotografinë
Martin Henze- ekspert gjerman për Ballkanin!

Shqiptarët, Kroatët, Boshnjakët dhe Maqedonasit, duhet ta urtojnë Serbinë me forcën e përbashkët ushtarake

3
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
____
(shqip, boshnjakisht, gjermanisht dhe anglisht)
____
Sulmi i përgatitur dhe i mirëplanifikuar i shtetit terrorist serb ndaj policisë së Kosovës në territorin e saj, dëshmon se Serbia e Putinit duhet të hiqet njëherë e mirë nga jeta e shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve, malazezëve dhe maqedonasve.
Nëse do të kishte një logjikë të shëndoshë strategjike dhe taktike në politikën ushtarake të Uashingtonit dhe Brukselit, ekspertët e tyre ushtarakë dhe policorë, me pëlqimin e krerëve të shteteve të tyre, do të këshillonin, ndihmonin, inkurajonin dhe mbështesnin Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të krijuar një aleancë të përbashkët politike dhe ushtarake kundër Serbisë dhe nëse ajo nuk e ndryshon politikën e pushtimit dhe gjenocidit ndaj tyre, të mposhtet dhe të poshtërohet prej tyre në territorin e saj, në mënyrë që të mos guxojë kurrë më as të ëndërrojë të përdhunojnë gratë, motrat, vajzat dhe nënat e tyre dhe t’i ther ato së bashku me fëmijët e tyre të pafajshëm në krahë.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, t’i ngarkojë kufomat e tyre të therura në frigoriferët e thertoreve shtetërore të kafshëve dhe t’i transportojë dhe hedh ato si kafshë të therura nëpër varreza masive anembanë Serbisë, për t’i fshehur tinëzisht krimet e saj barbare.
Siç ndodh tani, Brukseli me sjelljen e tij të papërgjegjshme e ka inkurajuar kasapin serb Vuçiq që edhe një herë të ther delet e tij shqiptare në kullotat e tyre dhe gjithçka varet nga SHBA-ja.
Ngushëllimet tona shkojnë për familjet e policëve të vrarë në territorin që ata besonin se ishte i tyre.
Fatkeqësisht, kjo thënie e vjetër dhe e mençur është vërtetuar edhe një herë.
Dhe ajo thotë:
Nëse autori i krimeve dhe gjenocideve më të mëdha në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk dënohet më rëndë për krimet e kryera dhe nuk detyrohet t’u kërkojë falje viktimave të tij dhe t’u paguajë atyre dëmshpërblim, ai gjithmonë kthehet në skenën e krimeve të tij të tmerrshme, jo për t’u gjunjëzuar para varreve të viktimave të tij dhe për t’i lutur shpirtrat e tyre të pafajshëm që t’ia falin mëkatin e pafalshëm, por për t’i therur edhe pjesëtarët e mbijetuar të familjeve të tyre, të cilët ai nuk mundi t’i therte në atë kohë.
***
Pripremljen i dobro isplaniran napad srpske terorističke države na kosovsku policiju na njenoj teritoriji, dokazuje da se Putinova Srbija mora jednom zauvek ukloniti iz života Albanaca, Bošnjaka, Hrvata, Crnogoraca i Makedonaca.
Da postoji zdrava strateška i taktička logika u vojnoj politici Washingtona i Brisela, njihovi vojni i policijski stručnjaci, uz saglasnost šefova njihovih država, savjetovali bi, pomagali, ohrabrivali i podržavali Hrvatsku, Bosnu, Kosovo, Crnu Goru, Sjevernu Makedoniju i Albaniju, da stvore zajednički politički i vojni savez protiv Srbije i ako ona ne promeni politiku okupacije i genocida prema njima, da bude poražena i ponižena od njih na svojoj teritoriji, kako se nikada više ne bi usudila ni da sanja da siluje njihove žene, sestre, kćeri i majke i da ih kolje zajedno sa njihovom nedužnom djecom u naručju.
A kao da to nije dovoljno, da utovaruje njihove iskasapljene leševe u zamrzivačima kamiona državnih klanica životinja i transportuje i baca ih kao iskasapljene životinje na masovna groblja širom Srbije da krišom sakrije svoje varvarske zločine.
Kako to sada biva, Brisel je svojim neodgovornim ponašanjem podstakao srpskog mesara Vučića da još jednom kolje svoje albanske ovce na njihovim pašnjacima i sve zavisi od SAD.
Izražavam najiskrenije saučešće porodicama ubijenih policajaca na području za koje su vjerovali da je njihovo.
Nažalost, ova stara i mudra izreka je još jednom dokazana.
A ona kaže:
Ako počinitelj najvećih zločina i genocida u Evropi od Drugog svjetskog rata ne bude najstrožije kažnjen za počinjene zločine i ne bude primoran da se izvinjava svojim žrtvama i isplati im odštetu, uvijek se vraća na poprište svojih gnusnih zločina , ne da kleči pred grobovima svojih žrtava i moli njihove nedužne duše da mu oproste neoprostivi grijeh, već da im zakolje čak i preživjele članove njihovih porodica, koje u to vrijeme nije mogao zaklati.
***
Der vorbereitete und gut geplante Angriff des serbischen Terrorstaates auf die Polizei des Kosovo auf seinem Territorium beweist, dass Putins Serbien ein für alle Mal aus dem Leben der Albaner, Bosniaken, Kroaten, Montenegriner und Mazedonier entfernt werden muss.
Wenn es eine solide strategische und taktische Logik in der Militärpolitik Washingtons und Brüssels gäbe, würden ihre Militär- und Polizeiexperten mit Zustimmung ihrer Staatsoberhäupter Kroatien, Bosnien, Kosovo, Montenegro, Nordmazedonien und Albanien beraten, helfen, ermutigen und unterstützen, um ein gemeinsames politisches und militärisches Bündnis gegen Serbien zu gründen und, wenn sie ihre Besatzungs- und Völkermordpolitik ihnen gegenüber nicht ändert, auf ihrem Territorium von ihnen besiegt und gedemütigt zu werden, damit sie es nie wieder wagen würde, davon zu Träume, ihre Frauen, Schwestern, Töchter und Mütter zu vergewaltigen und sie zusammen mit ihren unschuldigen Kindern in ihren Armen abzuschlachten.
Und als ob das noch nicht genug wäre, sie ihre abgeschlachteten Leichen in Kühlschränken staatlichen Tierschlachthöfen verlädt und transportiert und deponiert sie wie abgeschlachtete Tiere auf Massenfriedhöfen in ganz Serbien, um ihre barbarischen Verbrechen heimlich zu verbergen.
Wie es jetzt geschieht, hat Brüssel mit seinem unverantwortlichen Verhalten den serbischen Schlächter Vucic dazu ermutigt, seine albanischen Schafe erneut auf ihren Weiden zu schlachten, und alles hängt von den USA ab.
Unser Beileid gilt den Familien der Polizisten, die in dem Gebiet getötet wurden, von dem sie glaubten, dass es ihnen gehörte.
Leider hat sich dieses alte und weise Sprichwort erneut bestätigt.
Und sie sagt:
Wenn der Täter der größten Verbrechen und Völkermorde in Europa seit dem Zweiten Weltkrieg nicht härter für die begangenen Verbrechen bestraft wird und nicht gezwungen wird, sich bei seinen Opfern zu entschuldigen und ihnen Wiedergutmachung zu zahlen, kehrt er immer wieder an den Ort seiner abscheulichen Verbrechen zurück , nicht um vor den Gräbern seiner Opfer zu knien und ihre unschuldigen Seelen anzuflehen, seine unverzeihliche Sünde zu vergeben, sondern um sogar die überlebenden Mitglieder ihrer Familien abzuschlachten, die er zu diesem Zeitpunkt nicht abschlachten konnte.
***
The prepared and well-planned attack by the Serbian terrorist state on the Kosovo police on its territory proves that Putin’s Serbia must be removed once and for all from the lives of Albanians, Bosniaks, Croats, Montenegrins and Macedonians.
If there were a sound strategic and tactical logic in the military policy of Washington and Brussels, their military and police experts, with the consent of their heads of state, would advise, help, encourage and support Croatia, Bosnia, Kosovo, Montenegro, North Macedonia and Albania to achieve a common political and to create a military alliance against Serbia and, if it does not change its policy of occupation and genocide towards them, to be defeated and humiliated by them on their territory, so that they would never again dare to dream of it, their wives, sisters, daughters and Raping mothers and slaughtering them along with their innocent children in their arms.
And as if that wasn’t enough, she loads and transports their butchered corpses into refrigerators at state-run animal slaughterhouses and dumps them like slaughtered animals in mass cemeteries across Serbia to secretly hide their barbaric crimes.
As it happens now, Brussels, with its irresponsible behavior, has encouraged the Serbian butcher Vucic to once again slaughter his Albanian sheep in their pastures, and everything depends on the USA.
Our condolences go out to the families of the police officers killed in the area they believed was theirs.
Unfortunately, this old and wise saying has been proven once again.
And she says:
If the perpetrator of the greatest crimes and genocides in Europe since World War II is not punished more harshly for the crimes committed and is not forced to apologize to his victims and pay them reparations, he will always return to the scene of his heinous crimes , not to kneel before the graves of his victims and beg their innocent souls to forgive his unpardonable sin, but to slaughter even the surviving members of their families whom he was unable to slaughter at the time.

Intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar

0
Prishtinë, më 24 shtator 2023
KOMUNIKATË PËR MEDIA –shtesë 3
Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.
Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.
Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.
Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.
Mund të jetë një imazh i presë turjelë dhe teksti
SAOPŠTENJE ZA MEDIJE (dodatno 3.)
Priština, 24 septembar 2023
Kao rezultat posvećenosti i zalaganja nadležnih policijskih jedinica, u krugu perimetra zaštite uhapšen je i drugi napadač, koji je takođe bio u vojnoj uniformi i naoružan dugim puškama i municijom.
Do sada su, prema informacijama sa terena, ubijena tri napadača, uhapšena su dva napadača i četvorica osumnjičenih koji su zatečeni u nedozvoljenom posedu radio-veza, a za koje se sumnja da su povezani sa terorističkom grupom.
U kasnim satima intenzitet napada na policijske službenike je smanjen, ali je bezbednosna situacija i dalje napeta, dok su policijske jedinice tokom kontrole u pojedinim lokacijama, stambenim zgradama i u pojedinim vozilima koje je teroristička grupa koristila za blokadu puteva uključujući i vozila koja su se nalazila oko manastira u Banjskoj, pronađeni su puni arsenalom oružja.
Mund të jetë një imazh i 3 persona
Prema prvim informacijama, radi se o pronalaženju desetina, stotina komada naoružanja različitih tipova i kalibara, uniformi i logističke opreme, uključujući i vojno naoružanje teškog kalibra poput granata, zole, mitraljeza, kalašnjikova itd.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "A FOLICE POLICE"
Policija Kosova pod rukovodstvom tužioca Specijalnog Tužilaštva Republike Kosova, u koordinaciji sa EULEX-om i KFOR-om su ušli u prateće objekte manastira Banjska, radi obavljanja službenih dužnosti.
Mund të jetë një imazh i çantë e veglave
PRESS RELEASE – additional information 3
Prishtina, 24th of September 2023
As a result of the dedication and commitment of the relevant police units, the second gunman, who was also in military uniform and armed with long barrel weapons and ammunition, was also arrested within the security perimeter.
Based on the information from the field, so far, three gunmen have been killed, two gunmen and four suspects have been arrested, the latter were found in illegal possession of radio communications, and who are suspected of being related to a terrorist group.
In the evening hours, the intensity of attacks on police officers has decreased, but the security situation continues to be tense. Police units found full of arsenal of weapons during the search in some locations, residential buildings and in some vehicles that were used by the terrorist group to block roads, including the vehicles that were around the monastery in Banjska.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
According to the initial information, there were found dozens, hundreds of weapons of various types and calibers, uniforms and logistical equipment, including heavy caliber military weapons such as grenades, guns, machine guns, Kalashnikovs etc.
Kosovo Police, by the lead of the prosecutor of the Special Prosecutor’s Office of the Republic of Kosovo, in coordination with EULEX and KFOR, have entered in the additional facilities of the Banjska monastery, to perform their official duties.