
Rrëfime të hershme për fëmijët në Kishën e Vinarcit dhe lajmërimi që prifti e bëri “për këtë rast” në policinë e Mitrovicës

Erdhi dhurata e Lajçakut…!

Gani I. Mehmeti
Ka kohë që Lajçaku ka përgatitur Kosovës “dhurata”, njëra nga të cilat arriti sot. Ai, duke dhënë të drejtën Vuçiqit për askalim të situatës në veri të Kosovësm për mbrojtjen e serbëve të “rrezikuar” deri edhe me pagesën e shpenzimeve të të gjitha llojeve, nisur nga harxhimi i rrymës e deri tek ato të ujit e të bërllogut. Dhe, të gjitha këto, as nuk shiheshin nga Lajçaku e të tjerët nga BE, por duke dëgjuar ankesat e akuzat e Vuçiqit, Vulinit e të tjerëve se gjoja serbët në veri të Kosovës po terrorizohen, kur më shumë ishte edhe vetë Lajçaku në Kosovë se liderët serbë nga Serbia, nuk po i shihte këto të gjitha. Përkundër këtyre, Lajçaku i dha anën Vuçiqit të përgatisë ai vetë në mënyrën e tij, ashtu si di më së miri, dhe të eskalojë gjendjen në veri të Kosovës, gjendje eskaluese kjo, që sot, më 24 shtator 2023, u sulmua policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast u vra një polic dhe u plagos një tjetër.
Nuk e paskemi ditur se qenka etur deri në këtë shkallë Lajçaku për gjak shqiptari, sa do që kishte shenja nga ai vetë. Lajçaku me Borellin e Eskobarin nuk e dënuan Vuçiqin kur i tërhoqi policët e “integruar” në roganet shtetërore të Kosovës, ku nuk kishte as më të voglin simbol të Republikës së Kosovës, prej të cilëve u pa se ky kishte qenë vetëm një mashtrim, ndërsa “integrimi” ishte sipas kërksave serbe dhe të vetë Vuçiqit, ku nuk guxonte të kishte asnjë shenj të Republikës së Kosovës, ku do që po shërbenin policët e serbë të Kosovës.
Vuçiqi nuk u dënua, madje as iu tërhoq vërejtja fare, me rastin e sulmit të pjesëtarëve të KFOR-it nga banda serbe në veri, ku qenë plagosur deri në 90 veta të KFOR-it. Për të gjitha këto po sulmohej e fajësohej vetëm Republika e Kosovës, pse po donte të shtrinte vërtet e jo me rrena sovranitetin e tij në mbarë Kosovën. Një shtrirje e tillë e plotë e sovranitetit të Koaovës, po e pengonte Lajçakun, prandaj shkoi aq larg sa edhe përgatiti masat në formë të sanksioneve ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi.
Më vjen shumë keq, por për skalimin e gjendjes në veri të Kosovës, ka kontribuar edhe vetë komandanti i NATO-s, zotëri Stotelberg me deklaratën e tij se në veri të Kosovës nuk do të guxojë të ndërhyjnë as Forcat e Sigurisë së Ksovës e as Policia Speciale e Kosovës pa lejen e KFOR-it.
Kjo, në vend se të ndërmerrej ndaj Serbisë, si destabilizuese jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin, po përkrahet, ndërsa Kosova po sanksionohet. Pra, përse ajo të mos ndërmarrë aksione të organizuara policore e ushtaraeke kundër sovranitetit të Kosovës, që me ngulm e lufton Republikën e Kosovës, ndërsa me të gjitha mjetet kërkon ndarjen e saj, në veçanti të marrë veriun e Kosovës, ku janë pasuritë më të mëdha të saja, si Trepça, ashtu dhe Ujmani, pa të cilat Kosova e ka vështirë të mbijetojë.
U jam mirënjohës disave nga ndërkonbëtarët, që me kohë e kanë thënë realitetin se animi kah Serbia e ndërkombëtarëve është një gabim i madh, ndërsa edhe më i madh është gabimi në vënien e masava prej tyre për Kosovën.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes për vrasjen e policit Afrim Bunjakut dhe shërbimit policor të Kosovës. Ndërkaq, uroj shërimin më të shpejtë e të plotë të policit të plagosur!
Qoftë heroi i fundit e mos pastë nevojë të bien heronj e dëshmorë të tjerë për çlirimin e Kosovës!
Zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me shqiptarë
Kurshumlia, qytet në Serbi që kufizohet me Podijevën, para mbi 100 viteve ishte një qytet i banuar pothuaj tërësisht me shqiptarë, prej nga Serbia me një gjenocid të pashembull për kohën i vrau, plagosi dhe dëboj të gjithë shqiptarët.
Arkeologët e Muzeut Kombëtar të Toplicës nga Prokuple dhe Muzeu Kombëtar nga Beogradi vazhduan kërkimet e tyre arkeologjike në komunën e Kurshumlisë, të cilat po zhvillohen në çdo vjeshtë tash e pesë vite.
Deri më tani, ata kanë zbuluar 11 qytete të humbura në shpatet e Kopaonikut dhe Malit të Radanit, shkruan Agjencia serbe e Lajmeve Beta, transmeton InfoPress.
Për pesë qytete që u zbuluan rreth Banjës Lukovo deri më tash asgjë nuk dihej. Arkeologu i Muzeut Kombëtar të Toplicës, Julka Kuzmanoviq Cvetkoviq tha se këto pesë qytete ende paraqesin një mister dhe se nevojitet kërkim më i gjerë arkeologjik për të mësuar më shumë rreth tyre.
“Këto qytete nuk ishin të evidentuara kurrë në hartën arkeologjike të Serbisë. Këto janë qytete në majat malore, rreth Banjës Lukovska. Ajo që mund të them tani është se këto qytete kanë të bëjnë me një lloj veprimtarie në atë zonë, ka shumë të ngjarë me minierat”, tha Kuzmanoviq Cvetkoviq.

Në disa vende, rrëzë qyteteve të fortifikuara, arkeologët kanë gjetur rrënojat e vendbanimeve, të cilat tregojnë se ata jetonin këtu nga parahistoria në Mesjetë.
Arkeologja e Muzeut Kombëtar të Beogradit, Emina Zeçeviq, tha se gjetjet arkeologjike në të gjithë territorin e komunës së Kurshumlisë kanë ndryshuar krejtësisht njohuritë e mëparshme rreth historisë së rajonit.

U gjetën 11 qytete të humbura në Kurshumli
“Gjithçka që kemi gjetur dhe zbuluar pothuajse plotësisht ndryshon atë që ne kemi ditur deri më tani. Për shembull, tani e dimë se ky rajon, fshatrat e sotme Kurshumlia dhe rrethinat e saj, ishin shumë më të populluara se sot, por edhe shumë më të pasura”, tha Zeçeviq.
Arkeologët kanë evidentuar rreth 140 lokalitete nga periudha të ndryshme kohore.
Arkeologu Milan Saviq nga Kurshumlia tha se ndihma e shtetit dhe e komunës së Kurshumlisë është e nevojshme për të bërë kërkime më të hollësishme arkeologjike, sepse ato janë me rëndësi të madhe, jo vetëm për Kurshumlinë, por edhe për Serbinë.
Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Hovenier: Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë
Ambasada e SHBA-së dënon ashpër vrasjen e policit të Kosovës në Veri: Autorët të sillen para drejtësisë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Veri, duke thënë se dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
Ambasadori Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e ligjit në Kosovë.
Ai ka thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.
“Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagim.
Recension i fjalorit frazeoogjik të gjuhës shqipe të prof.dr. Eshref Ymerit
Prof. dr. Hajri Shehu , filolog
Thonë që fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për gjuhën. Sepse fjalorët janë fryt i një pune të ngulët për qëmtimin e njësive që do të përbëjnë korpusin e tij, punë e cila zgjat me vite e vite të tëra, në mos me dhjetëvjeçarë. I tillë është rasti edhe i “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe”, që po i vihet në dorë lexuesit, i cili e ka zanafillën gjysmë shekulli më parë, kur prof. Eshref Ymeri nisi punën për vjeljen e shprehjeve frazeologjike të gjuhës shqipe nga disa qindra vepra letrare, publicistike e politiko-shoqërore.
Ky është fjalori i pestë frazeologjik i prof. E. Ymerit. Katër të tjerët janë gjuhë e huaj – shqip (italisht-shqip – me bashkautorë, rusisht-shqip, anglisht-shqip e frëngjisht- shqip – ky i fundit me bashkautor). Të pesë fjalorët janë të mëdhenj. Në katër të parët, frazeologjia e shqipes ballafaqohet denjësisht me frazeologjinë e katër gjuhëve të mëdha botërore.
Në Fjalorin e tanishëm, shqipja “ballafaqohet” me vetveten – me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e variantësinë e saj të gjerë. Fjalori mund të vlerësohet denjësisht edhe si Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe.
Një nga detyrat e gjuhësisë sonë është ngritja e kulturës gjuhësore të popullit. Fjalori i prof. Eshref Ymerit mendojmë se e përmbush më së miri këtë detyrë. Përdoruesi e ka rrugë të shtruar Fjalorin për të gjetur të gjitha grupet semantike – ato që kanë të bëjnë me tipare fizike a morale të njeriut, me veprime a mosveprime të njeriut, me veprime a punë të pamenduara të njeriut, me marrëdhëniet ndërmjet njerëzve etj. Mjafton që përdoruesi i Fjalorit të shkojë te fjala bosht e frazeologjisë (p.sh., te zemër, te dërrasë, te masat etj.) dhe do të gjejë thesarin – të gjitha shprehjet – kryesisht sinonimike. Po t’i veçonim grupet semantike, do të kishim disa minifjalorë frazeologjikë. Për dashatarët e fjalëve të urta e të fjalëve fluturake Fjalori është udhërrëfyesi i duhur. Letërsia artistike është zakonisht trualli ku gjejnë përdorim stilistik frazeologjitë a fjalët e urta, sepse në të ka vend më shumë roli shprehës i gjuhës. Natyrisht, kjo varet nga gjinia e veprës letrare, nga individualiteti i shkrimtarit, nga tipi i frazeologjisë etj. Dhe shkrimtarët kanë një ndihmëtar shumë të vyer te Fjalori frazeologjik i prof. Eshrefit. Po aq ndihmë ka edhe për publicistët.
Njësitë frazeologjike e fjalët e urta janë të rëndësishme jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim të dhënash shoqërore për kulturën materiale dhe shpirtërore të popullit. Për këtë arsye pasqyrimi i tyre në fjalorë është i vlefshëm edhe për folkloristin, etnografin e sociologun. Në Fjalor, përdoruesi do të gjejë mjaft frazeologji që kanë të bëjnë me mjeshtëri e zeje popullore, me festa popullore, me etnografizma (shih, p.sh., lulja e dasmës “degë lisi e zbukuruar me lule etj. që vihet mbi çatinë e shtëpisë si shenjë gëzimi a gazmendi kur merret nusja”) e festa popullore etj.
Në Fjalor përfshihen, siç u tha, edhe fjalë të urta. Shih në Fjalor: burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër; vër zemrën atje ku jep fjalën! kush u martua e s’u gëzua, s’bëhet lundra me dru marene. Edhe fjalët e urta konsiderohen mjet gjuhësor. Ato janë karakteristikë e gjuhës së gjallë bisedore. Klasifikimi i tyre tipologjik bëhet në gjuhësi e jo në folkloristikë, çka do të thotë se ato e kanë vendin në fjalor. Ndryshe nga njësitë frazeologjike, fjalët e urta kanë strukturë më konservative, domethënë, përgjithësisht ato funksionojnë në ligjërim me kontekste të caktuara sintaksore, pothuajse të pandryshueshme e të papërpunueshme. Stilistikisht, ato përdoren në mënyrë ballësore, domethënë, në të gjitha stilet funksionale (në letërsinë artistike, në publicistikë, në letërsinë shkencore-popullarizuese etj.).
Në Fjalor ka edhe fjalë fluturake (shih, p.sh., koha është pará / flori). Fjalët fluturake janë fakte ligjërimore me karakter përgjithësues – të drejtpërdrejtë ose të figurshëm. Janë modele letrare. Prandaj, ashtu si fjalët e urta, edhe ato e kanë vendin në fjalor.
Fjalori është filologjik. Jepet fjala bosht (me shkronja të mëdha) dhe pastaj njësia (a njësitë) frazeologjike me shpjegimin leksikografik. Tipologjikisht, Fjalori është diferencor (krahasimi bëhet me një fjalor të përgjithshëm shpjegues). Ai nuk shpjegon fjalët. Ai shpjegon frazeologjitë. Edhe brenda vetes, Fjalori është diferencor:
Ai përfshin njësi frazeologjike aktive, domethënë, që janë të gjuhës së njësuar letrare shqipe.
Në një fjalor frazeologjik, edhe renditja e njësive brenda vargut ka vlerën e vet. Ajo ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve të një njësie frazeologjike me njësi të tjera frazeologjike brenda sistemit të gjuhës. Në një fjalor frazeologjik, edhe shtypshkrimi ka vlera përdalluese. Prandaj Fjalori paraprihet nga një Hyrje, shkruar nga autori me kulturë leksikore, e cila i tregon përdoruesit ç’është ky Fjalor e si është ky Fjalor dhe si duhet përdorur ky Fjalor.
Njësia frazeologjike është njësi semantike funksionalisht e afërt me fjalën, por më e ndërlikuar se fjala. E ç’është atëherë njësia frazeologjike? Cili është vëllimi i saj? Deri ku shkojnë kufijtë e njësisë frazeologjike? Cili është roli i tyre komunikues-funksional? Cili është tipari i tyre stilistik? Si përdallohet shprehësia e tyre emocionale? Si përdallohen vargjet frazeologjike sipas rolit komunikues-funksional të njësive? Për këtë ka një koncept të ngushtë a shumë të ngushtë. Ka edhe një koncept të gjerë a shumë të gjerë. Autori ka anuar nga koncepti i gjerë. Shpjegimi i njësisë frazeologjike në Fjalor bëhet sipas funksionit sintaksor.
Sinonimet frazeologjike përdoren (në shpjegim) si plotësuese. Shih, p.sh. ta shet shkumën për ajkë dhe pastaj ta shet sapunin për djathë. Njëherësh, ato janë me vlerën që ka sinonimi si mjet gjuhësor. Sipas hierarkisë së tyre, sinonimi është edhe me vlerë stilistike. Krahaso ta shet shkumën për ajkë dhe të hedh (të shtie) trutë e gomarit. Kur njësia frazeologjike ka më shumë se një kuptim, përdoren numrat. Veçoria stilistike e njësisë jepet me shënime stilistikore (shak – me shaka, përb – me ngjyrim përbuzës etj.).
Veçoria ligjërimore është dhënë me shënimet libr – librore, bis – bisedore, thjeshtligj – e ligjërimit të thjeshtë etj. Në disa njësi frazeologjike që janë ndërkombëtarizma e lidhen me histori, personalitete historike, mitologji etj., jepet edhe shpjegim plotësues enciklopedik. Shih, p.sh., te ahur, Albion, ar etj. Për përdoruesin e Fjalorit ky shpjegim është shumë i këndshëm.
Duam të përveçojmë tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe që na vijnë në Fjalorin e prof. Eshref Ymerit. Ato janë: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe bashkë me to e brenda tyre – frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore. Autori ka qëmtuar e vjelë me kujdes e me dashuri të veçantë dhe ka krijuar një kartotekë vetjake vigane. Dhe kjo lëndë na vjen e përzgjedhur dhe e situr aq imët. Në Fjalor ka njësi frazeologjike me mbi 30 sinonime. Prandaj, siç u shprehëm më sipër, Fjalori mund të quhet mirëfilli Fjalor frazeologjik sinonimik i gjuhës shqipe.
Sinonimia frazeologjike është pasuri e pakufishme për zhvillimin e sistemit stilistik të shqipes, sepse, sa më shumë njësi frazeologjike të ketë në përdorim, aq më shumë ato mund të dallohen stilistikisht. Fjalori i prof. Eshrefit ia sjell shkrimtarit e publicistit këtë pasuri të renditur alfabetikisht.
Variantet frazeologjike janë po aq pasuri e pakufishme e shqipes. Në Fjalor ka dhjetëra e dhjetëra variante frazeologjike. (Shih, p.sh., vetëm te fjala titull zavë / zavëz – një fjalë jo dhe aq e njohur). Pasuria e tyre është te mënyra e ndërtimit dhe e motivimit të njësisë frazeologjike, që vjen nëpërmjet ndryshimit të përbërësve kuptimorë (krahaso: të shtie në lak dhe të shtie në kllapë; të fut në ujë dhe të nxjerr pa lagur dhe të fut në lumë… dhe të fut në pus… dhe të fut në det). Dhe variantësia frazeologjike e shpëton shkrimtarin e publicistin nga monotonia ligjërimore. Siç dihet, pothuajse shumica e njësive frazeologjike janë popullore. Pse? Sepse për nga burimi janë krijime të popullit; për nga gjymtyrët përbërëse, janë fjalët e fondit themelor dhe fjalët më të zakonshme e më të njohura. Gjuha letrare “i zgjedh” njësitë leksikore e semantike (fjalët dhe kuptimet) krahinore popullore dhe merr e përvetëson ato që i sjellin vlera pozitive. Me njësitë frazeologjike e fjalët e urta puna është ndryshe:
Gjuha letrare i merr këto pa kufizime (sigurisht, pas një përpunimi drejtshqiptimor, drejtshkrimor e gramatikor). Bie fjala, pse të mos e marrë gjuha letrare frazeologjinë (me prejardhje krahinore) flet si miza në shytkë? Dhe sa më shumë njësi frazeologjike të ketë, aq më shumë shtohet sinonimia frazeologjike ose variantësia frazeologjike (ngaqë e njëjta frazeologji na vjen me gjymtyrë të ndryshme përbërëse) e siç u tha, aq më shumë zhvillohet sistemi stilistik i shqipes dhe aq më shumë mund të dallohen stilistikisht njësitë frazeologjike (krahaso: i ra hunda dhe i ra lafsha). Këtej vjen edhe një nga vlerat e frazeologjisë popullore e në këtë hulli, edhe e botimeve si ky Fjalor.
Profesor Eshrefi e njeh aq mirë ligjërimin popullor dhe na e sjell po aq mirë në Fjalor. Shumica e njësive frazeologjike, përveç kuptimit (leksikor) objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Ai është ngjyrim kuptimor plotësues dhe e shoqëron gjithnjë kuptimin (themelor) të njësisë frazeologjike. Madje, janë figurshmëria dhe shprehësia e njësisë frazeologjike ato që e fuqizojnë përdorimin e saj në gjuhë (krahaso: të ha me gjithë opinga). Fjalori na vë përpara tërë atë lëndë e gjithë ato sinonime për të parë e studiuar si ndodh përtëritja e ngjyrimit shprehës-emocional me përtëritjen e formës së brendshme të frazeologjisë.
Kemi përshtypjen që nuk janë studiuar shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes. Ekzistenca në gjuhën letrare shqipe e njësive frazeologjike, ku vargu sinonimik shkon deri në dhjetë e më shumë njësi (në këtë Fjalor deri në 40), të cilat kanë edhe variante, krijon mundësi për zhvillimin e sistemit stilistik, sepse stilistika në fushën e togfjalëshave të qëndrueshëm nuk është gjë tjetër, veçse zgjedhje. Dhe sa më shumë njësi frazeologjike e variante frazeologjike të ketë në qarkullim, aq më shumë ato fitojnë dallime stilistike e aq më shumë ka vend për të zgjedhur. Dhe ky Fjalor na vë përpara aq shumë frazeologji sinonime e variante, tubuar leksikografikisht, të cilat me emocionalitetin, me shprehësinë dhe me mënyrën e tyre të përdorimit, na japin mundësi t’i studiojmë më shumë veçoritë stilistike të njësive frazeologjike të shqipes në ligjërimin bisedor, në publicistikë etj.
Fjalori është i madh. Dhe sa më i madh të jetë një fjalor frazeologjik, aq më i vështirë është shpjegimi, përcaktimi e përveçimi a tubimi i sinonimeve dhe i varianteve frazeologjike. Edhe t’i gjesh vend një njësie frazeologjike është e vështirë. Autori e ka bërë shumë mirë këtë punë. Sinonimet janë në vendin e vet. Secili variant është në vendin e vet. Renditja alfabetike është siç duhet. Prin fjala bosht e njësisë frazeologjike.
Shpjegimet për kuptimin e njësive frazeologjike janë të sakta e të qarta. Dhe frazeologët kanë në Fjalor të gjithë tipat e frazeologjive. Leksikologët dhe leksikografët mund të shohin në Fjalor modelet strukturore-semantike te variantet e njësive frazeologjike, domethënë, siç u tha, te variantet që kanë semantikë të përbashkët dhe figurshmëri të njëjtë, por që kanë të ndryshme gjymtyrë të veçanta (tipi u dogj nga qulli / qumështi e i fryn kosit). Në këtë variantësi dhe, përgjithësisht, te frazeologjia e te ky Fjalor frazeologjik, dialektologu mund të zbulojë edhe bashkëmarrëdhëniet ndërkrahinore të njësive frazeologjike dhe të përcaktojë saktë arealet frazeologjike; etnografi – sende e dukuri; etimologu – etimologji të frazeologjive.
Fjalori është për të gjithë – për shkrimtarët dhe publicistët, për mësuesit dhe studentët – për të gjithë ata e ato që duan ta ngrenë më lart ligjërimin e tyre të folur e të shkruar. Fjalori na nxit për ta njohur më thellë pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe e sidomos të ligjërimit popullor. Ai na nxit fort ta gjurmojmë e ta mbledhim frazeologjinë popullore. Ai na nxit ta përvetësojmë frazeologjinë e ta rritim kulturën tonë gjuhësore, edhe duke e zbukuruar të folurit tonë me përdorimin e frazeologjive.
Tiranë, qershor 2022
Libër me vlera historike

Florim Zeqa
Pranimi i dorëshkrimeve të një personaliteti të veçantë siq është Zef Tahiri, ishte pak më tepër se përgjegjësi. Përgjegjësi për faktin se nuk është aspak punë e lehtë konvertimi nga dorëshkrimi në formën e printuar të një teksti të shkruar në të folurën popullore dhe dialektin e gegnishtes, e aq më tepër kur bëhet fjalë për ngjarje të një distance të largët kohore, por akoma më e vështirë bëhet kur autorin nuk ke arritur ta njohësh dhe as ta takosh asnjëherë në jetë.
Autorin e kësaj monografie arrita ta njohë duke i shfletuar tregimet e tij në ditarin e madh dhe voluminoz. Nga shkrimi në shkrim, nga tregimi në tregim më shtohej kurreshtja për të vazhduar tutje me zbulimin e një personaliteti të rrallë, të një humanisti të madh dhe të një pajtimtari namëmadh të gjaqeve dhe ngatërresave të përmasave kombëtare.
Autori i kësaj monografie, Zef Tahiri rrjedhë prej një familje të madhe me tradita të pastra kombëtare. Familja e Zefit përveqse për mikëpritje, bujari dhe atdhedashuri, është e njohur edhe si familje pleqnare. Pleqnia në familjen e tij është trashëguar brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate, e njohur ndryshe edhe si familje bajraktare e fisit të Kuzhninit.
Parardhësit e Zef Tahirit gjithmonë kanë ndarë pleqni deri tek i pesti brez, duke pajtuar gjaqe dhe ngatërresa nga ma të rëndat në mesin e popullatës, e njohur ndryshe edhe si “Çadra e Hasit”.
Zef Tahiri gjersa ishte në shkollën fillore ishte nxënës shëmbullor. Pas përfundimit të klasës së III-të fillore me të gjitha pesëshe, mësuesi i tij Ibrahim Asllani shkon tek bababi i tij dhe ia thotë këto fjalë; djali yt Zefi nuk ka nevojë që të vazhdojë klasën e katërt, prandaj kërkojë leje nga ju që ta regjistrojë menjëherë në Gjimnaz në Gjakovë. Me pajtimin e babait të tij mësuesi Ibrahim Asllani e regjistron në Gjimnaz si dhe ia siguron banimin në Konvikt.

Në një periudhë kohore gjersa mësuesi i tij ishte në ushtrime ushtarake, Zefi për 1 muaj rresht ju ka dhënë mësim nxënësve sikurse të ishte mësues i rregullt, duke e ushtruar profesionin e arsimtarit, gjë e cila ishte e shkruar edhe në Ditarin Mësimor të shkollës, “Mësim prej Nxënësit”.
Aq shumë dashuri dhe përkushtim kishte Zefi për shkollën shqipe saqë me nostalgji i kujton fjalët e profesorit të tij; “Shite tokën, shite lopën e bleje lapsin”!
Zef Tahiri me pleqni fillon të merret prej vitit 1970, duke ndrequr dhe pajtuar shumë raste të lehta dhe të rënda bashkë me Fetah Karakushin, me të cilin ishin shokë të pandashëm deri në shkuarjen e parakohshme të Fetahit në amshim.
Zef Tahiri për 36 vjet të veprimtarisë së pandalshme të ndreçjeve dhe pajtimit të gjaqeve i ka pajtuar mbi 600 gjaqe e ngatërresa të rënda dhe të lehta në: Has, Rekë, Dushkajë, Lug të Drinit, Podrime, Llapushë (Prekorupë), Gjakovë, Pejë, Klinë, Prizren, Xërxë, Deçan, Zym, etj.
Pothuajse në të gjitha pajtimet në të cilat Zefi ka marrë pjesë, krahas dënimeve i kanë përdorur edhe masat ndëshkimore varësisht peshës së fajit!
Dënimet i ka përcaktuar komisioni brenda “Islihatit”. Për shëmbull, në komunën e Gjakovës dënimi për gjak ishte 125 Napolona. Mirëpo, i njëjti çmim nuk është aplikuar edhe në komunat e tjera. Pra dikund çmimi i dënimit ishte më i lartë e diku tjetër më i ulët, varësisht prej situatave.
Autori i kësaj monografie, Zef Tahiri, para rrëfimeve dhe kujtimeve përgjatë punës 36 vjeçare në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, me një narracion të rrallë prej krijuesi e përshkruan historinë mbi 300 vjeçare të trungut të tij familjarë nga Mem Kosova e deri në epokën e tij.
Secili rrëfim dhe tregim i autorit duket më interesant sesa tjetri dhe më tërheqës për lexuesin. E veçanta e tregimeve të Zef Tahirit është kjo, se ai në fund të çdo tregimi e jepë edhe nga një mesazh të fuqishëm për gjeneratat e ardhshme, si ne vijim: “Ai që nuk e derdh një pikë gjak për tokën e vet, nuk ka të drejt as të varroset në të”, “Më soj se shoqi është ai i cili e don të vetin”, “Pëlhures këqyrja anën, e çikes këqyrja nanën”, “Paraja të bën vezir, paraja të bën rezil”, “Paraja e ruajtuar (kursyer) është para e fituar”, e shumë thënje dhe mesazhe tjera domethënëse.
Autori Zef Tahiri edhe pse nga distanca kohore, ngjarjet i përshkruan në mënyrë reale dhe me besnikëri ashtu siq kanë ndodhur, duke i bërë të qartë lexuesit kohen dhe vendin ku kanë ndodhur ato.
Ajo që e bën të veçantë autorin Zef Tahiri është fakti se, në të gjitha tregimet me epilog negativ nuk permend emra të përveqëm, duke thënë, emrat ua di, por po i mbajë për vete. Ai në këtë mënyrë ka dashur që t’i kursejë personat në fjalë dhe t’ua ruaj prestigjin familjeve të tyre, gjë të cilën pak autorë e aplikojnë në veprat e tilla monografike.
Zef Tahiri i pasqyron në mënyrë reale të gjitha rastet e ndreçjeve dhe ngatërresave, të atyre që kanë përfunduar mirë dhe ato me epilog të keq. Ngase jo çdo herë gjatë pajtimeve puna shkon mirë dhe pa probleme. Ndodhin nganjëherë edhe probleme të paparashikuara dhe ndreçja dështon!
Falja, pajtimi dhe dashuria nuk janë thjeshtë vepra humane, por janë çështje të brendshme shpirtërore, e ndërgjegjës dhe arsyes, vullnetit dhe përcaktimit njerëzorë. E keqja nuk mundet me të keqe, apo siq e thotë Zef Tahiri disa herë në tregimet e tij, se “E keqja nuk merret n’gryk me të keqën”, por vetëm “E mira merret n’ngyk me të mirën”.
Të varfër dhe të mjerë në shpirtë janë ata që urrejnë dhe xhelozojnë të tjerët, të cilët shkaktojnë shumë dukuri shëmtuese, siq janë, shpifja, përgojimi, paragjykimi, përkrahja dhe solidariteti me të keqen, të cilat fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje dhe në zhvillim të hovshëm në shoqërinë tonë shqiptare.
Njeriu konsiderohet njeri për aq sa ka mirëkuptim, dhembje dhe mëshirë për të tjerët, për aq sa dhuron dashuri dhe falë gabimet e të tjerëve, pra, aq sa jeton me dashuri dhe dhuron dashuri për të tjerët.
E themë kështu për faktin se ky libër monografik është një thesarë i çmuar për familjarët dhe pasardhësit e tyre, është një dhuratë vlerëmadhe për lexuesit e vargut autokton shqip, është një margaritarë i çmuar për skenaristët dhe regjisorët për konvertimin e këtyre tregimeve në filma dhe seriale televizive me përmbajtje historike, me vlera dhe tradita të pastra kombëtare nga e kaluara e deri në ditët e sotme.
Ajo çfarë e ndjejë të nevojshme të themë në fund të fjalës time, është kjo, se nuk ishte punë e lehtë përgatitja e këtij libri nga dorëshkrimi i autorit, i cili është një dorëshkrim i bukur, por i gërshëtuar në mes të folmes popullore, dialektit të gegënishtes dhe letrares, mes rregullave Kanunore, atyre urbane dhe rurale të trevave shqiptare. Mirëpo unë me kërkesën e familjarëve, gjatë përgatitjes së librit jam munduar që ta ruaj origjinalitetin e shkrimit dhe të folmes së Zef Tahirit.
Pajtimtarët e gjakut janë njerëzit më të dashur dhe më fisnik, më të pastër dhe më të mirë të një populli. Ata i shkrijnë të gjitha energjitë e tyre pozitive për të mirën e të tjerëve. E shtjerrin trurin e tyre për të mbushur mendjet e të tjerëve.
Bazuar në përvojën time jetësore, vlerësojë se duhet të heqet nga terminologjia popullore hakmarrja apo gjakmarrja, ngase duke e thënë kështu duket se njeriu ka të drejtë, bile edhe detyrë, ta marrë hakun apo gjakun. Çdo hakmarrje apo gjakmarrje është vetëvrasje dhe vëllavrasje brenda trungut tonë kombëtar.
Anipse në ditët e sotme kur nuk kemi funksionim të mirëfilltë të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, Kanuni i Lekë Dukagjinit i bazuar në traditat dhe zakonet popullore të ndarjes së drejtësisë përmes pleqnarëve do t’i zgjidhte më lehtë dhe më mirë sesa juristët e kohës shumë ngatërresa dhe konflikte në mesin e popullatës sonë.
Pleqnartë tonë kanë ditur dhe dinë t’i zgjidhin edhe problemet më të komplikuara familjare, ndërvëllazërore, ndërfqinjësore dhe ndërmiqësore më mirë sesa çdo jurist i kohës moderne, e në veçanti problemet e brendshme familjare, të cilat me ligjet e Kanunit zgjidhen më lehtë dhe më drejtë.
Drejtësinë duhet përshtatur mentalitetit tonë gjenetik, ngase për zgjidhjen e problemeve tona shoqërore nuk mund të shkohet me ligjet që janë të aplikueshme në Amerikë, Angli, Gjermani apo Itali, por duhet përshtatur rrethanave shoqërore dhe mentalitetit të popullit shqiptarë të trashëguar brez pas brezi ndër shekuj.

Rritja e dhunës në familje është produkt i largimit nga traditat dhe zakonet tona popullore dhe i aplikimit të ligjeve të huazuara nga vendet e tjera dhe mentaliteteve tjera shoqërore. Shtrohet pyetja hipotetike, nëse një grua e padit burrin në gjyq e burri përfundon në burg, a është në gjendje ajo grua ta pret burrin e vet në shtëpi!?
Me ligje të tilla jo vetëm që nuk zgjidhen problemet e brendshme familjare, rriten akoma më shumë problemet dhe shtohet dhuna në familje. Kurse me ligjet e Kanunit dhe me pleqnar ndërmjetësues problemet familjare janë më lehtë të zgjidhshme dhe të papërseritshme, siq i permend shpesh në përfundim të tregimeve të tij Zef Tahiri, “puna u krye mirë e më nuk patën probleme”.
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të pleqnarit Zef Tahiri!
Vritet një polic i Kosovës në fshatin Banjska të Leposaviqit, sulmuesit janë profesionist me maska e të armatosur me armë të rënda

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 3 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit është sulmuar policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.
Ai ka thënë se polici i vrarë është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Të dashur qytetarë,
Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.
Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.
Policia e Kosovës ka dal me komunikatë mbi vrasjen e policit në Banjska të Leposaviqit
Sipas Policisë, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.
Polica pas ka arritu në vendngjarje, “ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.
Në Mitrovicë Veri sulmohen me armë zjarri njësitet policore, ku si pasojë e gjuajtjeve është vrarë një zyrtarë policorë
Prishtinë, më 24 shtator 2023
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.
Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.
Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Burimet e televizionit Klan Kosova bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.
Blerim Vela: Vuçiq po bën agresion ndaj Kosovës, kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës
Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pas sulmit me arsenal armësh që ndodhi ndaj tyre mëngjesin e së dielës në veri.
Lidhur me këtë rast ka reaguar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, i cili ka thënë se “burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka nisur një agresion të pashembullt kundër Kosovës, por “ai do të dështojë”.
“Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara kanë hyrë 15 km brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e një polic dhe plagosjen e një tjetër. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paprecedentë ndaj Kosovës. Ai do të dështojë”, ka shkruar Vela.
Haradinaj për zhvillimet në veri: Sulm terrorist, Beogradi të heqë dorë nga veprimet destabilizuese
Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin edhe përtej Kosovës.
“Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka ftuar organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.
“Rendi dhe ligji s’ka alternativë!Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!”, ka shkruar Haradinaj.
Glauk Konjufca kërkon reagim nga SHBA dhe BE pas vrasjes së policit në veri
Konjufca thotë sulmet terroriste dhe kriminale të strukturave kriminale janë të drejtuara nga Serbia.
“Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”, thotë Konjufca.
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, mbyllet pika kufitare Bërnjak

Mbyllja e kësaj pike vjen pas zhvillimeve të fundit atje, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar, transmeton Telegrafi.
Policia njoftoi sot se rasti ka ndodhur rreth orës 02:34.
Rasti në veri, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër është plagosur, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime,
Mbledhja e Këshillit pritet që të nis për pak minuta.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.
ShBA-ja i kërkon Albin Kurtit një propozim për Asociacionin
Pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga Uashingtoni po vijnë mesazhe për nevojën e një qasjeje të re. Fillimisht, ato iu drejtuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje edhe një herë që të ndryshojë qasjen dhe të respektojë obligimet e marra.
Megjithatë, ka edhe mendime se vetë partnerët amerikanë dhe evropianë duhet të ndryshojnë strategjinë e tyre, pasi kjo aktuale nuk po jep rezultate.
“Është koha për një qasje të re të atyre njerëzve që i qasen dialogut me qëndrimin: ‘merre ose lëre’. Konkretisht e kam fjalën për Qeverinë e Kosovës. Ata e kanë të qartë se cilat janë detyrimet e tyre. Dhe mendoj se deklarata e Josep Borrellit ishte shumë e qartë. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Serbinë që të jetë konstruktive dhe e durueshme. Ne vazhdojmë t’i kërkojmë asaj që të mos bëjë asgjë që kontribuon në destabilizimin e Kosovës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për dialog. Nuk ka alternativë për rajonin – përveç integrimit evropian”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
“Kur u takova me Presidenten (e Kosovës, Vjosa) Osmani, e bëra të qartë se duhet progres në aspektin e Asociacionit. Kosova nuk ka paraqitur ende një propozim. Dhe ky është një detyrim që është rezultat i dialogut, me ndërmjetësimin e evropianëve dhe të cilin ShBA-ja e mbështeti, por nuk ishte pjesë e tij. Por ai detyrim u mor dhe kryeministri duhet ta përmbushë dhe të bëjë një propozim, që të paktën njerëzit të shohin se ai nuk është i pasinqertë, që këto bisedime në fakt synojnë zgjidhjen e konfliktit”, tha Turner, transmeton Klankosova.tv.
Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins, Sinisha Vukoviq, thotë se Kurti është negociator i vështirë për zyrtarët evropianë dhe amerikanë, sepse duke insistuar në zbatimin me faza të marrëveshjes, ai vendos kushte që nuk ishin paraparë në udhërrëfyesin në periudhën e mëparshme.
“Kjo i jep hapësirë presidentit (të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe autoriteteve serbe që të jenë në një pozitë shumë më të mirë se Kosova. Edhe pse ata nuk marrin të njëjtin nivel kritikash si Kosova, dhe duke e parë atë nga ana e negociatave, arsyet janë të thjeshta – ndërmjetësit përvijuan qëllimin dhe strategjinë dhe ata nuk duan të devijojnë nga ajo strategji në momentin që hasin në një mur dhe përpiqen t’ia hedhin fajin njërës nga të dy palët. Mendoj se kjo nuk është e qëndrueshme dhe në një të ardhme të afërt mund të ketë një ndryshim në pozicionimin strategjik të ShBA-së dhe BE-së… Ka një ndërgjegjësim në rritje se ose do të ketë një ndryshim reciprok të qasjes ose ky proces do të dëshmohet se është shumë i rëndë dhe i vështirë për administratën amerikane dhe askujt nuk i pëlqen të japë llogari për dështimin”.
Vukoviq shton se Kurti udhëhiqet nga vlerësimi i tij se çfarë është në interesin kombëtar të Kosovës dhe se aktualisht nuk ndjen presion të brendshëm për të ndryshuar qasjen e tij. Megjithatë, përpjekjet e Uashingtonit janë të përqendruara pikërisht që kryeministri i Kosovës të pajtohet me përmbushjen e obligimit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Gabriel Escobar hodhi poshtë kritikat e Prishtinës se i dërguari i Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak, është i njëanshëm në favor të Serbisë.
“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Pas kolapsit të bisedimeve, 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Lajçakun. Pra, kjo është diçka me të cilën Kurti do të duhet të merret. Lajçaku dhe dialogu nuk do të zhduken. Një vend me një milion e gjysmë banorë nuk do ta bindë komunitetin transatlantik me 700 milionë banorë të ndryshojë taktikat e tij”.
Sinisha Vukoviq kujton se qëllimi përfundimtar i ShBA-së dhe vizioni i saj për të ardhmen është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, por beson se është zgjedhur një strategji problematike për të arritur rezultate.
“Pikërisht për shkak të vendimeve të tilla që u morën dhe taktikave për të arritur qëllimin, Serbia u gjend, mbase papritur, dhe ndoshta në mënyrë strategjike, në një pozicion komod për të blerë kohë dhe Serbia shihet si një lloj faktori stabiliteti, të paktën për momentin, të cilën nuk duhet fajësuar shumë, aq sa që – pas marrjes së një lloj kompromisi nga Kosova – t’i kërkohej të bëjë të njëjtën gjë. Serbia mund të blejë kohë në këtë moment, por hapi tjetër është të presim që Serbia të përmbushë çfarë pritet prej saj. Nëse nuk arrihet kjo, vetëm atëherë mund të presim presion serioz dhe ndryshime serioze në marrëdhëniet e Perëndimit me Serbinë”.
Kongresmeni Mike Turner, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Dhomës për Punë të Jashtme, beson se administrata e Joe Biden dhe Departamenti i Shtetit duhet t’i japin prioritet më të madh zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Edhe pse Amerika po hyn në një vit zgjedhor, Sinisha Vukoviq beson se vëmendja drejt Ballkanit nuk do të ulet, edhe pse nuk është një fokus i hapur si Ukraina apo një pikë nevralgjike si Tajvani.
“Në çdo rast, Ballkani zë një nivel të mjaftueshëm, dhe ndoshta më shumë se kaq, vëmendjeje brenda Departamentit të Shtetit. Mund të shihet niveli nga i cili flasin dhe shpeshtësia e atyre mesazheve që vijnë kur bëhet fjalë për Ballkanin. Ajo që mund të befasojë shumë është mungesa e rezultateve dhe ndoshta kjo frekuencë mesazhesh është vetëm pasojë e mungesës së rezultateve që pritej deri më tani”, deklaroi Vukoviq.
E përderisa politika e kryeministrit të Kosovës aktualisht identifikohet si pengesë për vazhdimin e dialogut, përfaqësuesit e administratës dhe Kongresit edhe një herë i kanë bërë thirrje Serbisë që të respektojë sanksionet evropiane kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj ndaj Ukrainës.
Beogradi ka punuar si të luftohet Kosova, jo në vitin 2023, por edhe në vitin 2033 dhe deri në ditë të Kijametit
Nga: Tim Shkupi, teolog
____
Të dytë në foto janë kuadra me trashëgimi prej baballarëve prej ish-Jugosllavisë.
Njëri djali Hamdisë, tjetri djali Jetishit …
Beogradi ka punuar si të luftohet Kosova, jo vetëm në vitin 2023, por edhe në vitin 2033 dhe deri në ditë të Kijametit.
Hoxhallarët janë spiunë dhe ata punojnë në dëm të interesave të qytetarëve të shtetit të Kosovës.
Une habitem me Shqiperinë si ka lejuar gjëra të këtilla në këto dy dekadat e fundit dhe a e kuptojnë se ku do të përfundojmë nëse nuk zgjohemi me i marr institucionet e shtetit në duart tona.


