Për përgojimet

Shkrime relevante

Misioni i dashurisë

Atdhe Geci ____ MISIONI I DASHURISË ____ Dashuria për atdheun nuk mund të gjykohet, as...

Konceptet mbi të vjetrën dhe të renë

Fahri Dahri, Tiranë Me koncept sipas fjalorit kuptohet: “Formë themelore e mendimit,...

Politikanët idiotë shkatërruan arsimin?!

MSc. Adem Lushaj, Deçan PISA – Politikanët Idiotë Shkatërruan Arsimin?! (Një pyetje...

Pse nuk arrestohet Naim Tërnava? Pse nuk hetohet BIK-u?

Blerim Nika, Zvicër Nga mbi 800 xhami në Shqipëri, mbi 600 janë...

Shpërndaj

Sinqerisht, a keni përgojuar sot dikë? Nuk ka arsye për tu turpëruar sepse edhe nëse nuk e pranojmë nuk ndryshon asgjë për faktin se të gjithë e bëjmë: gratë, burrat, madje edhe fëmijët fillojnë që në moshë te vogël të flasin për të tjerët. Sipas studiuesve përgojimi ka një imazh të keq pa bazë, madje sipas tyre “Gossip“ mban edhe shoqërinë të bashkuar dhe thashethemet janë themeli i ekzistencës sonë! Nejse, shumë e thellë kjo dhe pa bashkëbisedues nuk ja vlen të shpjegohet pse dhe si ndoshta edhe kanë të drejtë studiuesit!
Unë mendoj se si çdo gjë tjetër në jetë është çështje e dozës se duhur. Shqetësuese është kur bëhet fjalë sidomos për reputacionin e dikujt tjetër, e ku lloji i përgojimit kalon në një dhunë verbale ose psikologjike. Përgojimi i tepërt në raste ekstreme është shumë i dëmshëm pa përjashtuar efektet anësore siç janë edhe traumat të llojit të ndryshme (veçanërisht tek fëmijët, të cilët janë në proces rritjeje në të gjitha aspektet).
Prandaj të kemi kujdes me abuzimin emocional përmes përgojimit, qortimit apo ofendimit tek fëmijët dhe tek gratë për arsye se të dy palët janë bartës të traumave edhe nëpër gjenerata ngase nuk thuhet kot dhuna prodhon dhunën.
Përgojimin nuk mund ta eliminojmë, por ne të gjithë do duhej të kemi kujdes sidomos në këtë kohë ku mediat sociale mbartin rrezikun e përhapjes së thashethemeve si një flakë.
Të jemi në dijeni kënd e shantazhojmë sepse njerëzit edhe mund të harrojnë shumë shpejt, por interneti nuk harron kurrë.
Ndoshta është mirë se para se ti tregojmë tjetrit “A e din çka kom ni“, të reflektojmë duke përdorur heshtas 3 filtrat e përgojimit nga Sokrati:
– A është e vërtetë ajo që dua ta them?
– A është e mirë dhe e dobishme?
– A është vërtetë e nevojshme?
Ky monolog në ndërgjegjen tonë e sidomos në kulturën tonë mund të shpëtojë jo vetëm reputacionin e tjetrit por edhe një familjeje të tërë.
___
* Autorja është psikologe klinike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu