Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës “Rilindja”

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

B. H. | RTKlive

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, ka vënë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare.

Ky emision i pullës postare rendit kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë punonjësve të medies së parë të shkruar në Kosovë “Rilindja”, që nga botimi i numrit të parë të gazetës, më 12 shkurt 1945.

“Botimi i numrit të parë të gazetës kërkonte shumë përkushtim dhe punë, megjithatë falë angazhimit të madh të punonjësve, u arrit që shkronjat e gjuhës shqipe të punoheshin manualisht, në mënyrë që gazeta ‘Rilindja’ të ishte në duar të lexuesve nga 12 shkurti i vitit 1945. Kontributi i gazetës ‘Rilindja’ nuk kufizohet vetëm në fushën e informacionit, pasi që nga viti 1946, bëhet bartëse e aksioneve të shumta për zhdukjen e analfabetizmit dhe të fushatave për arsimimin e gruas. Me bartjen e shtypshkronjës në Prishtinë në vitin 1958, rritet edhe numri i botimeve, kur gradualisht ‘Rilindja’ shndërrohet në gazetë ditore”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Tutje theksohet se në periudhën e territ informativ të vitit ’90, si rezultat i masave të dhunshme, më 8 gusht 1990 u ndalua publikimi i gazetës “Rilindja”. Megjithatë, më 18 janar 1991, punonjësit e uzurpuar arritën që të vazhdojnë informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përmes përdorimit të emërtimit të gazetës “Bujku”.

“Kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë gazetarëve, redaktorëve dhe punonjësve entuziast për tejkalimin e sfidave në mënyrë që gazeta ‘Rilindja’ të arrijë në duart e lexuesve, ka qenë dhe mbetet vlerë e paçmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe të promovimit të vlerave të lirisë e demokracisë. Ky shënim jubilar le të shërbejë për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e gazetës ‘Rilindja’, si forcë, motivim dhe shtysë për të vijuar misionin e saj fisnik në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ç’ dobi kemi nga kjo ? Të gjithë e dimë që pjesa dërrmuese e gazetarëve të Rilindjes që kanë punuar gjatë okupimit serb me rrezik permanent për jetën nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit . Ata janë përçmuar me 120 euro pension të moshës.
    Çka është edhe më keq pensione gëzojnë ata që kanë punuar nënmasa të dhunshme të Serbisë. Ky është një nënvlerësim dhe mohim i të drejtave të atyre që me shumë mund e përpjekje i mbijetuan dhunës dhe aparteidit të çdoditshëm të Serbisë. Një pjesë e madhe e atyre gazetarëve të asaj periudhe edhe nuk janë më në jetë . Së pari duhet të njihen të drejtat e ish- gazetarëve dhe punëtorëve të Rilindjes e pastaj të kryhen simbolika si ky me rastin e pullës postare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu