
Niq Krasniqi, Vjenë
Vete fakti se dikush ka menduar se i vetem mund ta shkruaj historine e “Masakrave ne Kosove 1998-99”, tregon per:
1- Megalomani, respektivisht qendrim perbuzes ndaj permasave te punes qe kerkon nje ceshtje e tille tejet e madhe dhe senzitive, gjegjesisht nje casje perbuzese ndaj masakrave dhe te masakruarve, si nga ai qe ka pretenduar se mund ta kryeje nje pune kaq te madhe, si nga ata qe e kane angazhuar dhe financuar!
2- Nje interes tjeter qe shkon pertej permbajtjes dhe te vertetes e cila duhet deshmuar dhe faktuar ned ate punim. Si nga ai qe ka ka marr persiper ta kryeje nje pune kaq te madhe, si nga ata qe e kane angazhuar dhe financuar!
3- Nje mundesi reale (apo perpjekje) per te prodhuar gabime, paskaktesi, te vertete te cunguar apo dhe shtremberim te se vertetes se historise sone te pergjakshme ne favor te paleve qe duan ta shtremberojne kete te vertete dhe histori tonen.
Gjera qe vejne ne medyshje gjithe kete pune dhe qellim e saj, qe nga percaktimi i kryerjes se kesaj pune tejet te madhe nga nje person dhe financimi i tij, te emri i zgjedhur per librin “Masakrat ne Kosove 1998-99”, duke e lene anash Serbine qe ne titullin e librit dhe duke e relativizuar keshtu adresen e autoreve te mbi 120 masakrave te forcave te Serbise ne Kosove, deri te menyra e finacimit institucional te ketij libri, ne Kosove dhe neper ambasada, deri tek ekspozimi skandaloz i tij me pano te nje ekspozite ne rrugen kryesore te Kryeqytetit te finacuar nga Kuvendit i Kosove sne krye me Albulena Haxhiun.
***
PSE LIBRI I SHKELZEN GASHIT QUHET “MASAKRAT NE KOSOVE 1998-99 DHE JO “MASAKRAT E SERBISE NE KOSOVE 1998-99”?
Gjate prezantimit te ketij libri te Shkelzen Gashit me 14 Mars 2025 ne Vjene pos qe shtrova dhe debatova per pyetjet se: (1) pse ishin trajtuar vetem 2/3 e masakrave te Serbise ne Kosove, pra nga 120 masakra, vetem 80 prej tyre dhe (2) a paraqet kjo nje baze per pergaditje te nje padie per gjenocid te Serbise ne Kosove, apo per pajtim te Kosoves ne Serbine, perkunder gjenocidit te katerte te Serbise ndaj shqiptareve brenda nje shekulli e gjysem e shtrova edhe pyetjen;
(3) pse masakra me e madhe e Serbise ne Kosove gjate luftes 1998-99 ishte pikerisht ne Meje te Gjakoves dhe (4) pse rendesia e saj anashkalohet ne prezantim dhe ne librin ne fjale “Masakrat ne Kosove 1998-99”?
Me te cilen pyetje i sfidova per debat te gjithe te pranishmit, pra jo vetem autorin, po edhe panelistet dhe mysafiret ne publik.
Natyrisht se nuk mora pergjigje, keshtu qe po e le te hapur, se bashku me pytjen e tjeter sfiduese ketu:
PSE LIBRI I SHKELZEN GASHIT QUHET “MASAKRAT NE KOSOVE 1998-99 DHE JO “MASAKRAT E SERBISE NE KOSOVE 1998-99”?







