ARKIVI:
31 Maj 2026

The Daily Telegraph (1941) / Rrëfimi i dentistit serb, tashmë pronar hoteli në Australi, për Mbretin Zog

Shkrime relevante

The Daily Telegraph (1941) / Rrëfimi i dentistit serb, tashmë pronar hoteli në Australi, për Mbretin Zog

Burimi : The Sphere, e shtunë, 8 shtator 1928, faqe n°8 Nga Aurenc...

Prishtina nuk është Venedik, o Përparim Rama!

Florim Zeqa Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 euro për...

Fatamorgana e së kaluarës dhe politika e shpresës së humbur

Agim Vuniqi, Vashington Është i dhimbshëm vajtimi i Vjosa Osmanit dhe thirrja...

Tre subjekte politike në Mal të Zi bashkohen, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

Në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit u shpall zyrtarisht këtë...

Shpërndaj

Burimi : The Sphere, e shtunë, 8 shtator 1928, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2026 

The Daily Telegraph (Sidnej)” ka botuar, të dielën e 13 prillit 1941, në faqen n°7, rrëfimin e veçantë asokohe të një dentisti serb për Mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dikur i mbushi dhëmbët Mbretit

Burimi : The Daily Telegraph (Sidnej), e diel, 13 prill 1941, faqe n°7.

Burimi : The Daily Telegraph (Sidnej), e diel, 13 prill 1941, faqe n°7.

Një dentist serb, i cili kuroi Mbretin Zog, mbretin në ekzil të Shqipërisë, në një dhomë hoteli 15 vjet më parë, sot drejton një hotel privat në Sidnej.

Ai është z. Branislav Andrejevitch (që e quan veten z. B. Anderson), menaxher i Hotelit Privat Subway, në rrugën Randle, pranë Stacionit Qendror Hekurudhor.

Në vitin 1926, kur ushtronte profesionin në Beograd, ai u thirr për të vizituar Ahmet Beg Zogun, Presidentin e Republikës Shqiptare, në Tiranë, kryeqytet.

Deri në vitin 1928, Ahmet Beg Zogu nuk ishte shpallur Mbret.

Në atë kohë pothuajse nuk kishte fare dentistë në Shqipëri”, tha dje z. Andrejevitch.

E trajtova Zogun për një muaj në dhomën time të hotelit dhe i bëra pesë mbushje prej ari. Ai kishte dhëmbë të mirë.

  1. Andrejevitch lindi në Beograd, kryeqytetin jugosllav, dhe u trajnua si dentist në Berlin ;

Babai i tij, një kompozitor serb, u martua me një vajzë nga Sidneji, zonjushën Evelyn Bulley, kur ai bëri një turne në Australi në vitin 1883 me një grup austriak.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu