ARKIVI:
1 Gusht 2026

Lobimi që e shpëton Kosovën…, ja deklarata e e Senatorit Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve

Shkrime relevante

Pa struktura në terren, Serbia kërkon sy elektronikë në veri !

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë Sa herë që Serbia humb kapacitetin...

Pesë rreze drite të Senekës në shqip, falë shqipërimit të Gjon Mark Krasniqit

Lekë Mrijaj, Klinë Rreth një muaj më parë, shqipëruesi Gjon Mark Krasniqi...

Konsullata serbe në Shkodër dhe ajo shqiptare në Bujanoc

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Reciprocitet diplomatik apo interesa të ndryshme? –...

Shpërndaj

Nga: Faton Bislimi, New York
LIVE NGA DEGJIMI NE SENAT…
Ky është suksesi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky është lobimi që shpëton Kosovën dhe kjo është mënyra e fitores në Capitol Hill, tash e mbi tri dekada! Shiqoni deklaratën e Senatorit Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, dhe mik i cmuar i Ligës sonë:
Senatori Menendez për z. Escobar: “Ju po i bëni presion Kosovës që të implementojë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur disa papërputhshmëri të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për këtë asociacion. Unë mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të bëjmë edhe një Republika Srpska, dhe nuk duhet assesi të dëmtojmë sovranitetin e Kosovës…. Perkundrazi presioni duhet te jete mbi Serbine qe te njohe pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves tanime.”
Escobar u përgjigjë se “as SHBA-të nuk përkrahin një asociacion të që dëmton sovranitetin e Kosovës, dhe unitaritetin e qeverisjes në vend. Por, ne kërkojmë të bëhet një asociacion për të cilën mirren vesh Kosova e Serbia dhe i cili nuk bie ndesh me normat ligjore në Kosovë, prandaj është obligim i Kosovës të jap modelin e duhur për këtë asociacion…Po, prandaj po perpiqemi te arrijme nje marreveshje te perqendruar ne njohje reciproke.”
Senatori Mendez me Faton Bislimin

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu