Përvetësimi dhe keqpërdorimi i së kaluarës Iliro-Shqiptare

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Nga: Prof. Dr. Naser FERRI 
Meteoni ilir (Meduni i sotëm) ishte vendbanimi i fortifikuar parahistorik ilir i vendosur në lartësi të  Malësisë së sotme të  Mbishkodrës në krahinën e Kuçit.
Rëndësia historike e Meteonit   ishte se ishte pikë strategjike për mbikëqyrjen e mbrojtjen e kësaj pjese të Ilirikut, ndërsa e veçanta e këtij lokaliteti është që në përfundimin e Luftërave iliro-romake (229-168 p.e.s.) në vitin 168 para erës sonë, pas rënie së qendrës së shtetit ilir Scodra (Shkodra e sotme) mbreti i fundit ilir Genti,Genci (bazileos Gentios, rex Illyriorum Gentius) ishte tërhequr në këtë fortifikatë, ku pas rezistencës heroike të tij e luftëtarëve ilirë ishte mposhtur nga romakët, ishte zënë rob lufte dhe ishte transferuar më 167 në Romë bashkë me familjen e  pasurinë e tij, e pastaj në Iguvium ku ka vdekur dhe ku gjendet varri i tij.Pas këtyre ngjarjeve shteti ilir ishte bërë pjesë e Ilirikut romak e  këtë fortifikatë e kishin shfrytëzuar romakët e pastaj bizantinët e turqit , por nuk e kishin shkatërruar meqë për shkaqe të pozitës së saj strategjike e kishin shfrytëtzuar për nevoja të veta por me ardhjen e sllavëve  ndërkaq lishte filluar shkatërrimi  fizik i Meteonit (rënimi i mureve e marrja e gurëve për ndërtime të reja) dhe më vonë Meteoni është përvetësuar nga malazezët meqë aty ishte vendosur Muzeu i Mark Milanit.Kështu sot Meteoni antik nuk promovohet si pjesë e trashëgimisë iliro-shqiptare, por vetëm si vendlindje e Mark Milanit dhe muzeut të tij të vendosur në një shtëpi ku ai NUK KISHTE JETUAR KURRË.Patjetër duhet përmendur se Meteoni ilir ose Meduni i sotëm gjendet afër fshatit Luhar prej nga e ka prejardhjen familja Ferri dhe prej nga paraardhësit e Jakup Ferrit ishin shpërngulur në Podgoricë e pastaj në Plavë, ku për pesë gjenerata të Ferrajve (Jakupi, Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani, Emini, Ramazani, Shemsi, Rizai, Hilmi e shumë të tjerë) me bashkëluftëtarë kishin luftuar për mbrojtjen e realizimin e kauzës kombëtare shqiptare kundër ushtrive malazeze, turke, austriake, serbe e jugosllave deri në vitin 1945.Në fshatin Luhar (tash i pabanuar) ka ende gjurmë të familjeve Perkaj e Muhaj. Keta te fundit janë shpërngulur ne Dinoshë, ku një pjesë e tyre jeton edhe sot dhe kanë lidhje farefisnore me familjen Ferri.

Biografia e Prof. Dr. Naser Ferrit, kliko KETU

  • Libri më i ri i arkeologut Prof. Dr. Naser Ferri është : “Peja gjatë antikitetit – Peja during antiquiti”, Prishtine 2019

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu