ARKIVI:
3 Maj 2026

Dashurisë, poezi nga Argjira Ukimeri

Shkrime relevante

Serbët do t’i gëzohen ndërtimit të Xhamisë së Ibrit

Hajdar Fejzullahu, Lena Graphic, Prishtinë Një lajm që mua aspak s’më pëlqeu...

Pse serbet i dogjën xhamitë e Kosovës gjatë luftës se 1999 -tes ?

Fahri Xharra, Gjakovë Serbia dëshironte që luftën tonë çlirimtare në Kosovë, ta...

Vëllazëria Muslimane dhe Revolucioni Islamik, kishin organizuar vrasjen e Anvar El Sadatit

LINKU I EMISIONIT TË TV ARBËRIA KU FLET ANALISTI I NJOHUR...

Historia e pushtimit të Janinës, si u pushtua për një ditë

Flori Bruqi, Prishtinë  Si u pushtua Janina nga Greqia ,  për një ditë. Janina (greqisht: Ioánnina)...

Mbeturinat inerte !

Gani I. Mehmeti Kështu u quajtën grumbujt e mbeturinave në komunën e...

Shpërndaj

Argjira Ukimeri, pedagoge, Prizren

DASHURISË

Poezi

___

Unë çdo herë kam me t’kujtue
Nëpër andrrat e mia t’gjata
Asnjëherë s’skam me t’harrue
Derisa të mbaroi dhe nata

Lundro ti n’kujtime t’mia
Sikur anijet nëpër dete
Kur në mue hyn mërzia
Nëpër brigjet e kësaj jete

Ti nuk e din çka asht idhnimi
Përveç n’kohën kur unë t’kujtoi
Qysh atëherë m’kap trishtimi
Gjithmonë nga jeta s’të largoi

Ti je buzëqeshje ledhatuese
Ndjenja ma e mirë e lumturisë
Në çdo moment je drithëruese
N’kohërat e arta t’dashurisë

Ti që nuk e di çka asht trishtimi
Në errësirën e kësaj jete
Qysh atëherë m’shfaqet gëzimi
N’mendjen time çdo herë ti mbete

Sikur dhimbja që s’e vret veten
As oqeanet që nuk fundosen
Je diell që e ngrohë vetë jetën
Mbi jetën tonë hirësitë vendosen.

___

Argjira (Ari) Ukimeri
MR.SC. Pedagoge
Qershor 2022, Prizren

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu