Sa hijerëndë është shkronja Ë !

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

 
 shkruan Fahri Xharra 

Në kohën e Kongresit të Alfabetit me 1998 këndohej kënga:
“ Armiqtë e Shqipërisë po përpiqen e

Shkronja turke e greqishte të na fusin  e”

Kurse sot duhet të të këndojmë me lot në sy :” Armiqtë e shqiptarisë , po mundohen të na e prishin gjuhën e Perëndisë  “ 

E  dini se si Ë –ja  e rritë mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën Shqipen  të lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve tjera. Sa lakmi na kanë gjuhët sllave,  sa shumë e ndiejnë vetën të përulur gati të gjitha gjuhët europiane që nuk iu dha zoti  këtë mrekulli të  ë-s dhe i la  ato të cunguara pa të . Sa e rris edhe unë mendjen që e flas  dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36 shkronja dhe me këtë dhunti të natyrës pa vështirësi  mund ti flasim gati të gjitha gjuhët e shkruara të botës. Jemi krenar!  

“Një matrapaz , pa fije fytyre shkruan që shkronja e të e Alfabetit të gjuhës shqipe ua ka nxirë jetën krejt shqipfolësve kosovarë. Fjala është për shkronjën Ë – që duhet ta heqim.” (Jetlir Buja)

Së pari këtij “ njeriu “ ia nxiftë zoti jetën  se qenka armik i kombit. Së dyti ne nuk jemi “shqipfolës kosovar “ por jemi shqiptar të Kosovës, or kryetul ! 

„Gjuha shqipe është një, sepse veçoritë dialektet s’janë gjë tjetër veçse shfaqje e jashtme e një strukture te brendshme që ka qenë dhe është gjithmonë e përbashkët dhe në një.“  thoshte Ilia Dilo Sheperi.  Krenari dhe mburrje ! 

Kur serbët donin të na paraqisnin para botës e këtë e bëjnë edhe sot thonë:”  Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë,pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin ,dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq, akademik serb). A jemi ne të tillë ? 

Sa jemi të vet dijshëm se gjuha e jonë është një… PO, gjuhës së lartë shqipe! 

Shkronja “ ë” që më bën t`a dalloj plakun prej plakës, Lezhën prej Lezhit, Gjakovin prej Gjakovës, Tiranën prej Tiranit. . Kur e flas  fjalë me “ë” e di se për kënd  dhe çka e kam fjalën. Kur e flas pa “ë” s`e dalloj se me çka kam të bëj. Shqiptimin e ë-s na e la trashëgim Ilirishtja dhe na e përjetësoi At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit.  

Luigj Gurakuqi në Kongresin e alfabetit i ka pas thënë këto fjalë:” E kemi porosi nga Jeronim De Rada, që herë do kur do të bëjmë alfabetin tonë :” ta  hyejnojmë shkronjën “ë”.
Kjo nuk është e hundore, por është “ë “ .  

Ruana zot mendjen e kthjellët e mos të biejmë  pre e ndonjë plani të llahtarshëm! 

 “Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe.” Jo, i ndjeri profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjithë kombëtare mund të behën ndryshimet në gjuhën tonë. 

.” O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi edhe sot në këtë gjendje?

Kush e kish menduar të gjithë këtë antishqiptarizëm që do na e sjellë paslufta ?

Gjakovë, 25.07.2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu