Presidentja Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës, priti në takim një grup gazetaresh ukrainase të strehuara në Kosovë

Shkrime relevante

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e pavarësisë së Ukrainës priti në takim një delegacion të gazetarëve të strehuar nga Ukraina në Kosovë, në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, të iniciuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, si dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja Osmani ka uruar gazetarët ukrainas në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe ka inkurajuar ata për ta vazhduar punën e guximshme në mbrojtjen e së vërtetës.

“Askush më mirë se populli i Kosovës nuk e njeh dhimbjen dhe vuajtjet e popullit ukrainas. Në luftë nevojitet të plasohet e vërteta. Siç ka fituar Kosova më 1999 bashkë me miq, ashtu do të fitojë edhe Ukraina”, ka theksuar Presidentja Omani në takim me gazetarët ukrainas.

Sipas Presidentes Osmani populli i Kosovës është përkrah atij të Ukrainës, teksa ka ftuar gazetarët ukrainas që të jenë zë i fuqishëm i thellimit të raporteve ndërmjet të dy shteteve.“Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja”, ka theksuar Presidentja.

Ndërkaq gazetarët ukrainas kanë falënderuar shtetin e Kosovës për mbështetjen e deritashme, teksa nga AGK-ja dhe ECPMF-ja kanë paralajmëruar shtimin e numrit të gazetarëve ukrainas, të cilët do të strehohen në Kosovë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu