ARKIVI:
9 Mars 2026

Në 10 vjetorin e amëshimit të Kadri Manit, apo drita në burrin e fortë e të sertë!

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

Nga: Femi Cakolli
___
FEMI CAKOLLI, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës
***
Kam tri pjesë të kësaj fjale të shkurtër, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të kalimit në amshueshmëri, të veprimtarit dhe figurës së Kadri Manit. E para, si e njoha bacën Man; e dyta, disa reflektime të tij, që ishin bindje dhe postulate filozofike, kulturore e shpirtërore; e treta, pak për veprimtarinë e tij letrare e shkencore.
     Baci Man, ishte burrë i fortë përballë vuajtjeve e dhimbjeve, që të tjerët ia kanë shkaktuar, por me kundërshtarët dhe të ligjtë ishte i sertë. Me shumë njerëz i rreptë, por me fëmijtë dhe dashamirët ishte i hareshëm, anekdodik, kurse në kërkimet e tij ishte solomonian. Kishte energji të mirë dhe ai plotësonte idenë e madhe: i vjetër në moshë, por novator në mendje. Pra, tipi i liderit me përvojë e me moshë, çmohet kudo edhe sot, por studimet e dekadës së fundit, për udhëheqjen kanë thënë: duhet shikuar për mendjen e re, e jo vetëm njeriun e ri, pasi shpesh mendja e vjetër dominon në njeriun e ri.
     Kam pasur rastin ta takoja ndonjëherë, aty-këtu, por ajo që na bashkoi e na bëri së bashku në rrugë, ishte koha e Panairit të Librit “Prishtina 2009”, në muajin qershor. Më 14 qershor 2009, Kadri Mani vjen në shërbesën e të dielës të Kishës sonë dhe atë ditë zgjedhë që të besojë Krishtin dhe bëhet pjesë e komunitetit protestant. Ka qenë i rregullt, pothuajse, në çdo shërbesë të kishës. Ulej çdoherë në rreshtin e fundit të kishës. Dhe, e pyesja “pse baci Man po ulësh këtu, eja në rendin e parë, sepse jeni më i vjetër”. E ai me thoshte: “Ne të vjetrit s`kemi pse të dukemi përpara, pasi aty duhet të rinjtë përparimtarë të ulën”.
     Për ditën e pavarësisë së SHBA, më 4 korrik 2010, në Liqenin e Batllavës e kam pagëzuar, dhe ka përjetuar, sipas tij, gëzimin më të madh. Edhe unë isha i lumtur e i gëzuar për ketë mrekulli. Ishte vetëm bacë Xajë Nura, një person tjetër më i vjetër, se sa baci Man, që e kisha pagëzuar. Te “Zemra Shqiptare”, në shumë prej shhkrimeve të tij, do të nënshkruhej – Kadri Mani, protestant -.
     Kjo marrëdhënie e re e krijuar mes nesh, më ka dhënë mundësinë që të njihem me të, me familjen e tij, me shokët dhe miqtë e tij të vërtetë, por edhe me kundërshtuesit e tij.
     Realisht, mund të shtrohet pyetja ose dilema se rikthimi i tij në krishtërim, në moshën 72 vjeçare, cilat mund të kenë qenë motivet dhe rrethanat e këtij hapi? Edhe sot ua dëshmoj me vërtetësinë më të lartë, se ai ishte esëll, ishte ngallmor, ishte me takt, ishte kritik, ishte i zoti i vetit, ishte me dinjitet, siç e njohin familjarët dhe miqtë e tij deri në fund. Kishte kohë që me disa veprimtarë të tjerë sikurse Anton Berisha, Dur Kelmendi, Hasan Dërmaku e baca Man, kishin themeluar “Renesanca Shpirtërore”, kthimi te rrënjët.
     Cilat ishin 4 motivet e kthimit të tij në krishterimin protestant, sipas tij edhe me fjalët e tij:
1. Kam pa që themeli i historisë shqiptare dhe i letërsisë sonë, është histori kishe;
2. Kam pa në perëndim se ku do të ishte Evropa, pa reformacion protestant të Martin Luterit;
3. Nuk dua t`i lutem Zotit në një gjuhë të huaj;
4. Kur të vdesë, nuk dua që të varrosëm si një arab e me simbole të huaja, por si shqiptar.
           Disa reflektime, meditime e thënie:
– Duke mos festuar për heronjtë tonë, ne po i bëjmë shërbime armiqëve të kombit tonë.
– Më e padëmshme është me qenë spiun serb, se sa që të lejosh që po këta serbët ta marrin historinë, t`i marrim heronjtë, ta marrin kishën e kulturën.
– Vuajtjet, torturat, rrahjet, mizoritë në burg, i kam duruar e kapërcyer me betimin kushtrimor brenda meje: hakmarrje e shenjtë!
– Kush flet në gjuhë të huaj pa qenë nevoja, iu thaftë gjuha, iu thaftë goja!
– Gjithmonë kam përkrahur të vogëlin – kundër të madhit, të dobëtin – kundër të fortit, të vobektin – kundër pasanikut, të drejtin – kundër të shtrembërit.
– Shqiptari nuk rrenë, nuk vjedh, nuk mashtron. Ata që po rrejnë, po vjedhin e po mashtrojnë – nuk janë shqiptarë.
– Një nga proverbat e Biblës, që i kishte bërë përshtypje, qysh në fillim të viteve `80-a, ishte: “Kush i kapsallitë sytë, krime farkon. Ja, një dialog të tij të përshkruar, me drejtorin e burgut në Dob, pasi e thërret në zyrën e tij:
Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike – RTV ILIRIDA
– Kush jeni ju?
– Unë jam i burgosuri politik, Kadri Osmani.
– Më tutje?
– Nuk e di se çka po më pyetni, por e di se çka po mendoni!
– Si mund ta dini se çka po mendokam?
– Në bazë të një proverbi biblik: “Kush i kapsallitë sytë, krime farkon”!
– E kemi përfunduar bisedën! (Dola duke ia sha, vetëmevete, shtatë nënat). Ai, mbase, ka pritur që t`i thosha: “Unë jam i burgosuri politik, kundër Jugosllavisë…)
Kadri Mani me bashkëshorten Shukrije Bunjaku – Osmani
               
Krijimtaria letrare e shkencore:
     Vjershën e parë të shkruar, më 1960, titulluar “Macja e miu”, (metaforë për realitetin dramatik, ku njeriu kapet, vritet e gjuhet porsi një mi). Ky personalitet nuk është futur, përfshi në librin enciklopedik të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës! Kjo është lista e veprave të tij:
1. Shqipe e lartësive, 1988 (kurorë sonetike). Kurorë sonetike, ribotimi, më 2008, Podujevë
2. Falë të qoftë gjaku, 1997 (Tiranë)
3. Nënë Tereza e Shqipërisë, 1998, kurorë sonetike
4. Shqiptarët janë atje, publicistikë, 1999
5. Nuset tona, roman, 2003, ribotim 2009
6. “Neologjizmat në gjuhën shqipe”, 2005 është vepër shkencore gjuhësore e masterit të tij.
7. 50 vjetë histori gjysmë e humbur, bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani
8. Dr. Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë (libër pamfletor)
9. “Njeriu i pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova” (lajme, telegrame, opinione, komente dhe ngushëllime për Ibrahim Rugovën)
10. Shqiptarët janë atje (publicistikë, ka nisur të shkruhet ndonjë pjesë e të revidohet botimi i parë, por ka mbetur në fillimet e saj)
11. Dorëshkrime të shumëta, që mund të jenë edh 10 vepra tjera, të shpërndara kahdo, duke kujtuar se ishte edhe editor i revistës “Shqipëria Etnike”.
VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IKU NË AMËSHIM ATDHETARI KADRI MANINga XHAFER LECI
Përfundim:
– Kadri Mani ishte një atdhetar i madh, një polemist i pashoq, një njeri me të vërtetën në maje të gjuhës, një njeri me bindje pa asnjë kompromis, një mahitar brilant, një personalitet që ka vlerësuar kulturën e lashtë arbërore e shqiptare.
– Kishte një vlerësim të lartë për Metush Krasniqin dhe Ismajl Dumoshin.
– Në fund mund të them se baca Kadri ishte një person, që kurrë nuk është ankuar për asgjë. Me të tjerët është dukur luftarak, por ai ka pasur paqe çdoherë.
– Zotëri Kadri Manin në fund e quaj: Drita në burrin e fortë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu