ARKIVI:
30 Prill 2026

Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë do t’i shtohet bukuria me vënien në funksion edhe të kumonares së dytë

Shkrime relevante

Metformina është baza për trajtimin e diabetit të tipit 2

Flori Bruqi, Prishtinë  ____ Për dekada të tëra, metformina ka qenë baza për...

Aktuale thënia e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”

Lekë Mrijaj, Klinë Fjala e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush...

Vrull i Zef Serembes, një poezi nostalgjike e paharrueshme

Zef Serembe VRULL _ Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë...

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Florim Zeqa Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes...

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

Lirim Gashi, Prizren NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI Ka...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Misionet katolike shqiptare në qytetet  Aarau, Luzern dhe Sirinach të Zvicrës, me datë 3 qershor 2023, ora 19:00, në adresën : Schulzentrum Niedermatt – Zentralstrasse nr.30,  Birr 5242, mbajnë takim pune në përpjeke për të siguruar mjete të nevojshme, për vendosjen e Kumonarës së Dytë në Katedralen “Nënë Tereza “në Prishtinë.

Me këtë rast të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u drejtohet edhe ipeshkvi ynë Mons. Dedë Gjergji.

Pastaj për të gjithë donatorët do të shtrohet darkë dhe gjatë bashkëbisedimit, do të trajtohen shumë çështje, që kanë të bëjnë me Mërgatën tonë dhe gjendjen aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Shpresojmë që edhe kësaj radhe mërgimtarët tanë do të tregohen solidarë, ngase është fjala për një institucion që mban emrin e nobelistës dhe shenjtores sonë, Nënë Tereza, Agnes Gonxhe Bojaxhiu, nënë e gjithë njerëzimit.

Në rast paqartësish informacione shtesë mund të merren tek Don. Albert Jakaj, në numër celulari: 00 41 79 206 14 99

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu