Shteti mesjetar serb’ i Vuçiqit ,e bënë për vdekje, liderin liberal serb, Nikola Sanduloviç

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Shteti mesjetar serb' i Vuçiqit ,e bënë për vdekje, liderin liberal serb, Nikola Sanduloviç

Shkruan: Agim Bajrami

Rrihet për vdekje, lideri demokrat opozitar serb Nikola Sanduloviç nga policia sekrete e diktatorit serb Vuçiq, pse u kërkoj falje shqiptarëve për krimet e luftës dhe gjenocid,të bëra nga regjimi I Milosheviçit.

Serbia po dëshmohet se nuk mund të reformohet nga mendësia e tyre mesjetare,fashiste, dhe shihet qartë, se asaj i mungon ‘elita politike dhe intelektuale’ që të nxjerr popullatën serbe, nga kjo ‘amuli mesjetare’ e “kralevinës serbe’ dhe ‘pansllavizmit mesjetar serb’, nga do të mund të krijonte, mendësi, çasje dhe identitet paqësor evropian.

Dhe përderisa, transformimi serb të mos bëhej në identitetin paqësor evropian ,do të duhej që Bashkimi Evropian të merr masa dhe të pezulloj kandidaturën e Serbisë si vend negociues për anëtarësim në Bashkim Evropian, e të përjashtohej nga Këshilli i Evropës ,për shkelje të vrazhdë te lirive dhe të drejtave të njeriut, e rregulluar me konventën evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Autoritet e institucioneve të shtetit diktatorial të Serbisë,edhe përkundër obligimeve shtetërore në zbatimin e konventave ndërkombëtare për të lirit dhe të drejtat e njeriut , dhe siq është raportuar nga mediet ,lideri demokrat serb Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht dhe në gjendje për rrezik vdekje ,pa zhvillim të ndonjë procesi gjyqësor e ligjor, vetëm pse lideri demokrat mban mendim dhe qëndrim ndryshe nga regjimi i Vuçiqit.

Deri më tani është vërtetuar ,se të gjithë ata serb që mbajnë qëndrim tjetër politik apo shoqëror në përgjithësi nga masa e gjerë serbe e cila është konformiste e politikave hegjemoniste serbe ndaj fqinjëve të tyre e sidomos ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në përgjithësi,rrehen, burgosën,torturohen dhe vriten.

Të tilla raste në Serbia ka pasur dhe ka më të shumta si; rasti i kryeministrit Gjingjiq,rasti i liderit kosovar Oliver Ivanoviq,rasti i kohës së Millosheviqit ish presidenti Ivan Stambuliq, i gjetur i vrarë në mal ,pasi u rrëmbye nga policia sekrete serbe. Dhe tani rasti më drastik, rrëmbimi, maltretimi, torturimi për vdekje, e liderit demokrat serb, Nikola Sanduloviç, nga hakmarrja shtetërore serbe,pasi u kërkoj falje dhe bëri homazhe tek varret e Jasharajve në Prekaz të Skenderaj, të shkaktuara nga krimet e luftës,dhe gjenocidi i bërë,nga shteti i Serbisë.

Për çudi në rastin e rëndë Sanduloviq,nuk ka asnjë reagim nga opozita serbe, e cila në qasje ndaj shqiptarëve, dhe shtetit të Kosovës, ka të njëjtën mendësi,program dhe orientim politik, dhe nuk dallon nga diktatori serb Vuqiç, dhe politikat e programet e hartuara akademike, intelektuale e politike serbe,dhe të cilat mbesin të njëjta edhe përgjatë shekullit 21 për ksenofobi ndaj shqiptarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu