ARKIVI:
7 Mars 2026

Mëdyshjet rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Shpërndaj

Jahja Drançolli, historian
___
Dilema rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vitit të botimit të veprës kushuar Heroit: Sipas Kalendarit Gregorian dita e sotme, 17 janari i vitit 1468 shënon ditën e vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Rizbulimi i dy mbishkrimeve në grafikën e Skënderbeut të vitit 1466, çojnë të dyshohet se vepra “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, e humanistit Marin Barleci është shkruar në vitin 1493 përkatësisht 15 vjet para se të botohet në Romë, rreth viteve 1508/10!
Në grafikën që e kemi në dorë i ndeshim dy mbishkrime në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme të saj të njohura ç’prej shekujve XVIII-XIX në historiografinë angleze, hungareze e kroate. Në mbishkrimin e sipërm lexojmë këtë përmbajtje: “Obiit anno Domini 1466. XIV. Kalend (as) Februar (ias) Aetatis A(nn)o 63. Impero vero XXIV.”, që në përkthim të lirë do të thotë: “Vdiq në vitin e Zotit 1466, datën e 17 janarit në moshën 63-vjeçare, në vitin 24 të sundimit.”.
Ndërkaq, në mbishkrimin e poshtëm të grafikës fiksohet viti 1493 (14-93), si datë që shënon shkruarjen e veprës kushtuar Skënderbeut nga Barleci. Data në fjalë paraqitet në të dy anët e mbishkrimit: “Signor Scander Bego” (“Kryezoti Skënderbe”). Mbështetur në mbishkrimin e sipërm, data e vdekjes së Atit të Kombit (1466) vlerësohet si një shmangie nga data 17 janar 1468, datë kjo të cilën e ndeshim përgjithësisht në historiografinë shqiptare. Mirëpo, në historiografinë jo vetëm të vjetër botërore, përveç vitit 1468 do të ndeshim edhe vitet 1466 dhe 1467. Vitet e përmendura dalin si rrjedhojë e varieteteve kronologjike të shekullit XV.
Në rastin konkret është fjala për llogaritjen e viteve sipas stilit venedikas (Mos Venetus), e cila ndryshonte nga ndonjë llogaritje të stilit tjetër nga koha që ndërlidhet me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Së këtejmi, llogaritja e fillimit të vitit sipas stilit venedikas nuk është 1 janari por 1 marsi, që në raport me vitin tonë qytetar mbetet pas për dy muaj. Stili venedikas i llogaritjes ka qenë i pranishëm në pjesët bregdetare të Arbërisë ç’prej shekullit XIII!
Prishtinë, më 17 janar 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu