ARKIVI:
9 Mars 2026

Luan Krasniqi: Sot gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston ditëlindjen, i bënë 88 vjet

Shkrime relevante

Europa, 8 Marsi dhe të drejtat e gruas

Shqipe Bytyçi, Zvicër  Historia e të drejtave të gruas, bile edhe në...

Liga Arabe: Përpiqet të ndërmjetësojë, merr raketa si përgjigje

Arab League Secretary-General Ahmed Aboul Gheit, listens to speakers during a...

Transformimi dhunshëm në serbë i shqiptarëve të Shestanit, sipas KrajaPress

Gjatë epokës së Jugosllavisë komuniste, një pjesë e katolikëve nga Shestani...

Çun Lajçi : Po digjem unë, le të digjet edhe Kosova, shfryhen e zgërdhihen!

Çun Lajçi, Prishtinë Teneqe milet po na thonë. Po flisja me vorret e...

Shpërndaj

Luan Krasniqi, boksier i famshëm shqiptar me famë botërore
___
Ismail Kadare
___
Sot gjeniu i letrave shqipe feston ditëlindjen. Ai bëhet 88 vjeç.
Përmes Kadaresë shqiptarët u njohën në botë si një popull mendjemprehtë, i guximshëm, këmbëngulës dhe fisnik. Mendimi kritik, refleksiviteti dhe humanizmi e përshkojnë veprën gjithë e tij letrare. Ai ka thënë gjëra në kohën e duhur, për të cilat të tjerët kanë heshtur. Praeceptor Albaniae, këtë titull e meriton më shumë se askush tjetër në historinë tonë. Çështjen shqiptare, Kadareja e ka mbrojtur gjithmonë si çështje fundamentale të moralit universal njerëzor. Për shkak të Kosovës jo rrallë është keqkuptuar dhe madje ndëshkuar pa të drejtë, por pa librat e tij bota vështirë se do ta kuptonte drejt dhe thellë dramën njerëzore të kësaj krahine shqiptare. Romani „Krushqit janë ngrirë“ është botuar në vitin 1982 në Paris. Në Tiranë, Kadareja shikohej vëngër për këtë libër që nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti edhe pas pothuajse një gjysmëshekulli nga botimi i saj. „Tri këngë zie për Kosovën“, „Ra ky mort e u pamë“, „Mbi krimin në Ballkan“, „Çlirimi i Serbisë prej Kosovës“ … janë librat e tjerë që janë shkruar e botuar në momentet kyqe të historisë sonë, atëherë kur ato kërkoheshin si ide, këshillë e përkushtim për një zgjidhje humane të problemeve.
Me këta libra Kadare dhe të tjerë që nuk mund t‘i përmendim këtu, Kadareja jo vetëm na ka bërë krenarë për genin tonë, por edhe na ka trimëruar e dhënë zemër për të mos u ligështuar në momentet e vështira të luftës sonë.
Urime nga zemra Ditëlindja, Mjeshtër!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Luan Krasniqi, boksier i famshëm shqiptar me famë botërore”.
    Pyetje Luan Krasniqit: Ismail Kadarè a asht ma me famë botërore se ti, qe je boksier i famshëm shqiptar me famë botërore, apo asht me famë botërore ma pak se ti?
    Te lutem me kethe pergjigje. Kalosh mire.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu