ARKIVI:
6 Gusht 2026

Kosovë-Përkujtohen heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha

Shkrime relevante

Kur përgjegjësia del nga shinat e trenit

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka përjetuar një...

Nga Apple IIc te Inteligjenca Artificiale

Agim Vuniqi, Vashington ___ Në këtë kompjuter, një Apple IIc, u hodhën themelet...

Gazetari i “Mullarit”: Kush i thotë Albin Kurtit “Turpërohu”?

Agim Kasapolli, Prishtinë ____ Baton Haxhiu paska dalë përsëri në skenë dhe i...

Gravurat e botimit të Heinrich Steiner-it dhe ndërtimi ikonografik i figurës së Skënderbeut

Mr.sc.Naim J. Krasniqi, historian Hyrje Botimi gjerman i veprës së Marin Barletit „Historia...

Shpërndaj

PRISHTINË, 31 Janar 2024/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 27 vjetorin e rënies.

Në homazhet te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjëve dhe te shtatoret e tyre e në veprimtari tjera përkujtimore marrin pjesë përfaqësues institucionalë e politikë. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prishtinë bëri  homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27 vjetorin e rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Ata ishin nismëtarë të lirisë, ishin frymëzues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës së tyre inspiruan mijëra djemë e vajza të UÇK-së që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e forta për shtetin e pavarur e sovran”, është shprehur ajo.

Presidentja ka thënë se ata dëshmuan se çmimi i lirisë është i lartë, por që sot shteti i Kosovës të vetmin udhërrëfyes e ka trimërinë e heronjve si ata.

Para 27 viteve, në 31 janar 1997, në fshatin Pestovë – në hyrje të  qytetit të Vushtrrisë,  rrugës Prishtinë-Mitrovicë, drejt realizimit të një misioni të veçantë, ranë heroikisht në krye të detyrës heronjët e lirisë e pavarësisë së Kosovës, komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, tre nga drejtuesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/693201299374363/?ref=embed_video&t=3

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu