ARKIVI:
30 Prill 2026

Mirë se ju gjeta bashkguximtarë!

Shkrime relevante

Metformina është baza për trajtimin e diabetit të tipit 2

Flori Bruqi, Prishtinë  ____ Për dekada të tëra, metformina ka qenë baza për...

Aktuale thënia e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”

Lekë Mrijaj, Klinë Fjala e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush...

Vrull i Zef Serembes, një poezi nostalgjike e paharrueshme

Zef Serembe VRULL _ Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë...

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Florim Zeqa Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes...

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

Lirim Gashi, Prizren NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI Ka...

Shpërndaj

Shkruan: Florim Zeqa 

Takimet e fillimvitit me drejtuesit e partisë GUXO në Prishtinë dhe me disa nga drejtuesit e degëve në Diasporë, ishin fillimi i negociatave dhe marrëveshjeve paraprake për rrugëtimin e ri dhe të përgashkët me këtë subjekt politik.

Janë pikëpamjet, vizioni dhe programi politik ato që na bashkojnë në rrugën e fuqizimit të ndryshimit politik të arritur më 14 Shkurt 2021, ndryshim ky, i cili e bëri ndarjen nga epoka e errët e keq-qeverisjes, katandisjes së shtetit dhe vlerave njerëzore në përgjithësi.

Kthimi kah e mbara dhe kah vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë është pika më kulmore e bashkrendimit dhe veprimeve tona në shërbim të shtetit ligjor dhe demokratik, në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha etniteteve pa dallime ideologjike apo fetare.

Forhåndsvisning av bilde

Në radhë të parë janë shteti dhe barazia qytetare, e cila nuk guxon të nëpërkëmbet nga askush.

Në GUXO dhe me GUXO të gjithë do të jemi të barabartë, pavarësisht radhës dhe renditjes numerike. Pak do të ketë rëndësi cili është i pari, i mesit apo i fundit në rresht. Të gjithë do ta kemi të njëjtën mundësi për të kontribuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Pra, në GUXO nuk do të ketë diskriminim gjinor dhe as racor, nuk do të ketë grupe të interesit, nuk do të ketë të privilegjuar dhe as të diskriminuar, do të ketë barazi qytetare dhe prosperitet për të gjithë pa dallim.

Forhåndsvisning av bilde

Me Donika Gërvallën…

Pra, do të ketë respektim të vlerave dhe meritokracisë në kuptimin e plotë të fjalës.

Do të çmohet dhe vlerësohet lartë puna e çdo anëtari të partisë në mënyrë individuale pa asnjë preferencë apo paragjykim. Do të merr secili atë që e fiton me punën dhe angazhimin e tij personal, e jo siq ka ndodhur deri më tani nëpër subjektet tjera, ku avancimet partiake bëheshin nga preferencat e liderit të partisë, pa i pyetur fare strukturat partiake.

Nga sot edhe zyrtarisht në GUXO

I bindur në këto vlera dhe parime të dakorduara paraprakisht me drejtuesit e partisë GUXO, unë Florim Zeqa deklarohem me sa vijon: Nga sot do e fillojë punën me përkushtim të madh në partinë GUXO për të mirën e shtetit dhe qytetarëve në përputhje të plotë me përcaktimet e mia paraprake ideologjike dhe politike”.

Jam ai që isha dje, do të jemë nesër dhe përgjithmonë. Përjetësisht mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim të shenjt.

Forhåndsvisning av bilde

Zoti ju bekoftë vëllëzër dhe motra të vizionit rugovian!

Forhåndsvisning av bilde

____

Shkroi: Florim Zeqa,  27 Shkurt 2024

Orsago (TV-Itali)

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Jam shume i sigurte qe partia Guxo fare nuk ka te beje me vizion rugovian.
    Se a eshte kjo parti me te vertete guximtare, do te shihet me vone, nese do ta kete guximin qe te kandidoje e vetme.
    Sipas asaj qe po shihet, edhe kjo parti do ta kete “suksesin” e partise se Rexhepit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu