ARKIVI:
10 Mars 2026

Vjosa Osmani: Njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Presidentja e Kosovës mbërrin në samitin e Ukrainës, foto: Florian Abazaj

Nga : Klotilda Saracini

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot nga Tirana se “jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe në atë kohë kishim nevojë për dorë ndihme dhe tani duam ta japim ne atë”.

Në një prononcim për mediet në pritjen e liderëve nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  përpara nisjes së samitit Ukrainë – Europa Juglindore, që zhvillohet sot në Tiranë, Osmani tha se “jemi këtu për të mbështetur Ukrainën duke u bashkuar me pjesën tjetër të botës, me pjesën tjetër të demokracive në sanksionet kundër Rusisë. Jemi këtu të ripërtërijmë angazhimin tonë jo vetëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, por gjithashtu të angazhohemi ndaj atyre vlera që ngrihemi së bashku, vlerat e lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës bazuar në rendin ndërkombëtar”.

“Në samit do të flas për hapat konkretë që Kosova po merr në këtë drejtim me aleatët e partnerët e tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.

E pyetur nëse do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Osmani tha se “këto janë çështje bilaterale, ne e kemi bërë gjithnjë një kërkese të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe vlerat që janë të rëndësishëm për secilin prej nesh. Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”.

Pyetjes nëse do të ketë një ballafaqim me Presidentin serb, Osmani tha se gjithmonë kemi ballafaqime.

Samiti Ukrainë – Europa Juglindore zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Pjesëmarrës në këtë samit janë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu etj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu