Presidentja Vjosa Osmani pas kërcënimeve të Vuqiqit ndaj Kosovës: Do të dalë sërish i dështuar

Shkrime relevante

Shqiptarët e Kosovës në qorrsokak drejt një besëlidhjeje kombëtare

Lekë Mrijaj, Klinë Në historinë politike dhe shpirtërore të shqiptarëve të...

Dr. Vlora Obertinca, nga prangat drejt dritës

Nga Sak Muji, Zvicër Ka njerëz që nuk hyjnë vetëm në jetën...

“Një autobus” i një lëvizjeje që tashmë nuk mund të heshtet

Nga Rrezart Kalaja Levizja e Deçanit e hapi debatin – sot ideja...

Vendimi i Gjykatës në Hagë për UÇK-ën është befasi

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Posa mbaroi lufta saboterët e...

Shpërndaj

Osmani i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Do të dalësh sërish i dështuar|VIDEO

M.Shefkiu/RTKLive

Deklaratave kërcënues të presidentit të Serbisë se “do ta sulmojë Kosovën”, i është përgjigjur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila thotë se Vuçiq do të dal sërish i dështua. Osmani tha se deklarata e tij është vetëm vazhdimësi e deklaratave të shumta publike që Vuçiq i ka dhënë duke kërcënuar Republikën e Kosovës.

“Deklarata që u publikua mbrëmë është vazhdimësi, njësoj si edhe në të kaluarën, ai duhet ta dijë se do të dalë i dështuar, sepse të gjitha përpjekjet e Serbisë nga viti 1998-99 e tutje, që ta pushtojnë Kosovën dhe ta kenë territorin e Kosovës, kanë dështuar”, deklaroi presidentja Osmani.

Ajo përmendi sakrificën e popullit të Kosovës dhe luftës çlirimtare, por edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë mbrojtur, siç tha ajo, vlerat më të rëndësishme të lirisë dhe demokracisë.

“Edhe sot 25 vite pas kur në qershor do të festojmë këtë përvjetor jubilar të çlirimit të Kosovës jemi me fat e të bekuar si popull që në krahë kemi aleatët tanë të cilët bashkë me ne siç edhe kanë deklaruar së fundmi do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Kështu që Vuçiq, sipas saj, sërish do të dështojë, mirëpo përmes këtyre deklaratave ai po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, që “është që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Injoroni krej (fare) ato kerrcine te Vucicit, Daqicit, Petkovicit etj….Mos u merrni me ta fare..Le te provojne….Rruga eshte cele ose e hapur…Serbet ( e ruset) pa i mundur dhe poshteruar ne te gjitha frontet ose fushat e mundshme nuk mbushen mend….E kane djegur gjysmen e Europes dhe Ballkani hordat (hordhite) e tyre dhe prap nuk jane mubushur mend.

    Dikush ne Europe ( turqia po se po) eshte me Rusine dhe Serbine.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu