ARKIVI:
9 Mars 2026

Karvani i “Dritës së Gonxhes”, u ndal në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës – Tiranë

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Tiranë, 04 shtator 2024 – Sot, në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës-Tiranë në shenjë të 114 vjetorit tëlindjes (26 gusht), 27 vjetorit të vdekjes (5 shtator) të Nënës Tereze dhe të 45 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe nga ana e saj, u bë prezantimi i veprimtarisë botuese të ITSHKSH-së, në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, konkretisht librat: “Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, e autorit Dom Lish Gjergji, ”Gjon Antoni, një margaritarkujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimne trashëgimisë shpirtërore të GonxheBojaxhiut – Nënës Tereze”, e autorëve Anton Nikë Berishadhe Skender Asani si dhe numri i 3-të i revistës “Drita e Gonxhës”. 

Pas fjalës përshëndetëse të Arqipeshkvit, Imzot ArjanDodës, për rëndësinë e këtij manifestimi si dhe për vlerat që ofrojnë botimet e dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, foli drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, i cili nënvizoi se se trinomi Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza – Shën Tereza ka qenë dhe mbetet preokupimi kryesor shkencor e profesional i Institutit që ai drejton, në kuadër të të cilit tash e disa vite vepron  Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.
Pjesë e panelit ishte edhe Dom Lush Gjergji, i cili u ndal në disa çështje që ndërlidheshin me veprën e tij “Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, për të cilën foli Atë Bernard Caruano.

Në prezantimin e sotëm auditoriumi u njoftua edhe me veprat ”Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimnetrashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – NënësTereze”, e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asanisi dhe me numrin 3 të revistës “Drita e Gonxhës”, për tëcilat një zbërthim  më të detajuar e bëri kryeredaktori i kësaj reviste, Emin Azemi.
Pjesë e këtij promovimi ishte edhe debati që u zhvillua nëmes të auditoriumit dhe panelistëve, me ç’rast u ngritëndisa çështje që kishin të bënin me mënyrën dhe strategjinëe trajtimit të figurës së Nënës Tereze.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu