Ne nuk jemi më ata që ishim dje, poezi nga Ervina Toptani

Shkrime relevante

Letër e hapur drejtuar institucioneve daneze dhe europiane

Xhemil Zeqiri, Danimarkë _____ Lënda: Kërkesë për vëmendje institucionale ndaj të drejtave të...

KOS-i dhe UDB-a nga nëntoka

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Ylli me 8 cepa, oktagrami ka kuptime të ndryshme të kultures edhe fesë!

Sabahate Byci, Gjermani _____ Në kontekstin e botës islame oktagrami i përbërë nga...

Shpërndaj

Ne nuk jemi më ata që ishim dje,
në prehër mbanim maçokë e zogj të plagosur,
fatin e të cilëve e lidhnim me tonin
*
Qiejt xixëllonin yjësi të pafundme,
që rrëmbimthi tërhiqnin brenda tyre
dëshirat që shprehnim symbyllur
*
Ne dikur jetonim për njëri tjetrin,
*
Vetja ishte tjetri,
miku më i mirë,
fqinji që zëvendësonte nënën kur nuk ishte
*
Rruga dëgjonte zëra,
harè lojrash, këngësh,
zhgënjime rinore, sekrete dashurie
*
Pastaj … papritur bota u bë vetja,
Nevoja e dhimbshme për të humbur rrënjët,
për të fituar liri që sjell me vete …vetmi
*
Rrugët u zgjatën mijëra kilometra,
zogjtë e plagosur në prehër u kthyen
në avionë që transportojnë lot, mall, ëndrra
*
Në prehër mbajmë valixhe,
në xhepra letra e dokumente në gjuhë të huaj
që shpërfaqin horizonte të ftohta ardhmërie.
*
Në shpirt lamtumirat vulosur si tatuazhe
për të mbuluar plagët,
plagët që dikur përskuqnin gjunjët, bërrylat,
por jo shpirtin, si sot…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu