ARKIVI:
10 Gusht 2026

Planifikimet e keqija komunale, pasojë e tërheqjes së mjeteve nga përmbaruesit

Shkrime relevante

Tri shtetet islamike të Europës; Bosna, Kosova dhe Shqipëria dhe islamizmi politik që po e varros Kosovën

Reshat Sahitaj, Durrës  ISLAMIZMI POLITIK –VARRI I KOSOVËS SË PAVARUR (TRI SHTETE ISLMAISTE...

Pse opozita e do me çdo kusht Presidencën?

Lirim Gashi, Prizren ____ Në Kosovë ekziston një rregull i pashkruar politik, por...

Mos e lejo miun e kanalizimeve të shesë dhe të zbrazë vendin tënd nga të rinjtë dhe ekspertët

Nga Aurel Dasareti Shqipëria sundohet nga një grup qelbësirash të neveritshme që mbrojnë...

Shpërndaj

Komuna e Gllogovcit (Drenasit) në Hartën e Kosovës

Zeqir Bekolli, Drenas

Kohët e fundit, disa nga komunat e Kosovës po ankohen se përmbaruesit kanë marrë mjete nga buxhetet komunale. Ankuesit e shohin këtë si një problem të jashtëm, duke e fajësuar dikë tjetër, ndonëse e dinë, ose nuk e dinë, se ata vetë janë përgjegjës.

Arsyeja qëndron në faktin se komunat, gjatë planifikimit të buxheteve, nuk kanë paraparë me kohë obligimet ligjore që kanë ndaj të tretëve, përfshirë edhe Kontratën Kolektive të nënshkruar ndërmjet Qeverisë, Sindikatës dhe Odës Ekonomike. Nëse komunat do t’i kishin paraparë këto obligime në buxhetet e tyre, Qeveria do të kishte qenë e detyruar t’i ndajë mjetet për detyrimet që lidhen me Kontratën Kolektive, qofshin ato për shujta ushqimore ose për shpenzime të udhëtimit.

Megjithatë, në mungesë të këtij planifikimi, komunat po penalizohen, për shkak se, për shkaqe që mund të jenë mosdije ose qëllim, ato nuk i kanë paraparë këto obligime në buxhet. Si pasojë, kur punëtorët ankues fitojnë proceset gjyqësore, përmbaruesit tërheqin mjete nga buxhetet e komunave. Një njohës i mirë i këtij problemi thekson se ky fenomen është përfituar edhe nga zhvatësit e buxhetit, duke krijuar një rrjet të lidhur mes avokatëve, përmbaruesve dhe zyrtarëve komunalë, çka kërkon një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu