ARKIVI:
7 Mars 2026

Nëse i largojmë “gjeneralët” prej politikës, shteti do të jetë gjithsesi më i shëndetshëm

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

SA MË LARG GENERALËT NGA POLITIKA, AQ MË I SHËNDETSHËM DO TË JETË SHTETI
Kur komandantët analfabetë u kthyen në pasuri politike, dije çfarë ka gjetur këte vend.
Pa u larguar nga politika, disa prej komandantëve të UÇK-së, të cilët nuk kanë demonstruar asnjë eksperiencë të vërtetë të luftës, vazhdojnë sot të angazhohen në skenën politike. Edhe pse disa prej tyre janë dalë në penzion dhe kanë arritur statusin e milionerëve, duket se asnjëherë nuk kanë ngopur me para dhe pasuri të akumulua në emër të luftës. Sot, ata po shfaqen në listat e partive për deputet, sikur të kisha bërë fetë në luftë, dhe tani i kthehen plaçkës, duke e konsideruar politikën si mënyrën e vetme për tu pasuruar.
Kjo situatë, ku individë me pak përvojë në çështje ushtarake dhe politike shfaqin qasje të pavlefshme dhe aspirime të kota, është një skenë e tmerrshme për vendin tonë. Ata nuk kanë eksperiencë në fushat që kërkohen për menaxhimin e shtetit – si ekonomia, drejtësia dhe politika – dhe po përpiqen të përcjellin trashëgiminë e tyre politike tek brezat e rinj, përmes fëmijëve të tyre, pa u kujdesur për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
Ky vend nuk ka shpëtim nga këta individë, të cilët minojnë frymën e demokracisë në parlament. Ne duhet të ruajmë integritetin e demokracisë dhe të refuzojmë ndikimet e presioneve të jashtme, duke çmuar vetëm përfaqësues me kualifikim të vërtetë, të aftë të përballojnë sfidat që përballet Kosova me profesionalizëm. Është thelbësore të ndalohet kalimi i përgjegjësisë nga brezat e mëparshëm tek brezat e rinj, në mënyrë që eksperienca dhe kompetenca të udhëheqin zhvillimin politik të vendit tonë – përndryshe, kjo anarki do të pengojë të ardhmen e Kosovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu