
nga Sak Muji
- Kërkese Kryeministrit Albin Kurti për takim me Komunitetin e Rugoves krenare ne lokalin – Hotel “FLORI në Zahaq ne ora 16.00 h.
Kërkesë Zyrtare,
Të dashur rugovas dhe të tjerë që na mbështesni,
Na ka ardhur dita e votës tonë nga Mërgata për ju!
Kemi disa çështje të rëndësishme që duam t’i adresojmë me këtë kërkesë:
1. Largimi i parkut “zoologjik” nacional nga prona private e tokave të Rugovës. Kjo është një nevojë urgjente që kërkon vëmendjen e autoriteteve kompetente.

Malsoret rugovase…
2. Ndihma financiare nga Qeveria jonë për kthimin e Rugovës si komunë në vetëadministrim për herë të pestë. Kjo do të sjellë zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e infrastrukturës lokale.

3. Lirimi i vendasve nga tatimi në pronë – kjo masë është e domosdoshme për të mbështetur ekonominë lokale dhe për të rritur standardet e jetesës.

4. Për bashkimin e popullit tonë dhe kundër ndarjes në klane të ish-komandantëve që kanë shfrytëzuar pasuritë e shtetit për interesat e tyre personale. Pasuria e tyre antishqiptare dhe antikombëtare, e grumbulluar për mbi 25 vjet, duhet të konfiskohet, për të ruajtur interesat e popullit dhe shtetit.

Kjo është kërkesa jonë drejtuar shtetit, sot! Kemi një obligim të madh ndaj të ardhmes sonë dhe të atdheut. Në gëzim dhe jetë, në fitore!




Ju falenderoj portal i nderuar “DRINI” respekt Gjergj Kabashi !
I nderuari z. Muji, neologjizmi Komunitet ka filluar të përdoret vonë .
Mbase gaboj por në rastin konkret është i gabuar.
Ky term apo kjo fjalë u referohet pakicave kombëtare dhe relegjioneve brenda një vendi,si dhe të mërguarëve nga vende të ndryshme që jetojë bije fjala në vendet e Perëndimit.
Shumë shpesh fjalën komunitet e hasim në Zvicër, ku jetojmë ne të dy. Komuniteti shqiptar,spanjoll,italian,portukez,latino-amerikanë etj.
Titulli duhej të ishte : Rugovasit kërkojnë vetadministrim !
Miqësisht, Arif Ejupi