Presidentja Vjosa Osmani në Washington, D.C., do të mbajë fjalim si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Shkrime relevante

Artistët na e sollën Shqipërinë në Itali

Florim Zeqa Në mbrëmjen e 21 shtatorit në Teatrin “Marcello Mascherini”, nën...

Labirinthi vetkurthues, ose si një gjykatë nuk tradhëton vetëm kur votohet nga PDK e LDK

Lirim Gashi, Prishtinë ____ LABIRINTI VETËKURTHUES, OSE SI NJË GJYKATË NUK BËHET TRADHTARE VETËM...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi   A është Islami vërtetë religjion...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, udhëtoi për në Washington, D.C., për të marrë pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit si dhe për të mbajtur fjalim në njërën nga ngjarjet kryesore të këtij organizimi të Kongresit amerikan.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila mbledh mijëra kongresistë, politikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë bota, Presidentja Osmani do të mbajë fjalimin kryesor nga përfaqësuesit ndërkombëtar në kuadër të Drekës Ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo do të flasë për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga ditët më të vështira deri te sukseset e sotme, duke theksuar besimin e pashoq dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve tanë.

Gjatë qëndrimit në Washington, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të administratës së SHBA-së, me fokus në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe avancimin e aspiratave euroatlantike të vendit tonë.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit janë një traditë gjashtëdekadëshe, ku çdo vit mblidhen zyrtarët më të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit, politikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga shumë vende të botës për lutje të përbashkëta.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu