ARKIVI:
8 Mars 2026

Disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi 

Disa pyetje drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për krizën dhe një kaos global që po mbretëron në gjithë botën, shto këtu problemet ekonomike, lufta Ukrainase-Ruse, lufta mes Izraelit dhe fqinjëve të tij, kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, dhe provokimi i hapur i Rusisë përmes Serbisë të hap një luftë tjetër në Ballkan.
Amerika ka probleme me ekonominë e vet, dhe problemet tjera që mund ta bëjnë të humb vëmendjen në Ballkan, Gjermania poashtu ka probleme me ekonominë e vendit të vet.
Pra, kur mendon gjitha këto që përmenda më lartë, nuk ke se si të mos brengosesh për të ardhmen e vendit tonë.
Ajo që mua më brengos shumë, e që nuk më le rehat trupin dhe shpirtin tim është se sa jemi të përgatitur ta presim një sulm të papritur nga ushtria serbe.
Po, i kemi forcat e NATO-s në vendin tonë, por unë nuk dua dhe është e padrejtë që një komb i tërë ta mbështet fatin e vet tek kjo forcë e shteteve mike.
Po në qoftëse ata dështojnë të na mbrojnë, kush do ta merr përgjegjësin për këtë, unë nuk dua të rrezikojmë edhe njëherë atë që na ndodhi në vitin 98-99.
Unë dua të besoj se ne me forcat tona
mund ta mbrojmë popullin dhe çdo cep të kufirit tonë!
Sa jeni të vetëdijshëm, që e tërë përgjegjësia është mbi ju.
Ne ushtar kemi sa të duash, por a kemi armatim të bollshëm për tu mbrojtur, këtë dua ta di z. kryeministër.
Ne së shpejti jemi në prag të zgjedhjeve, ne
duhet të mendojmë edhe për skenarët e papritur që mund të ndodhin pas tyre.
Si duket një pjesë e madhe e perëndimit po presin humbjen tuaj, për ta qetësuar kryetarin serb Vuçiç i cili për momentin po përballet me protestat më të mëdha studentore kundër tij që nga koha e Miloseviqit.
Por në rast se ju fitoni zgjedhjet, për Vucicin e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga vrasja e tij që ky vet e thotë në një intervistë të tij, është që të hidhet në luftë kundër nesh.
Prandaj zoti kryeministër, mos e bë zot edhe njëherë të na shkelin çizmet serbe në territorin tonë. Mos e bë zot edhe njëherë ti përjetojmë vuajtjet e shkaktuara, masakrat, dhunimet, deportimet, poshtërimin nga ta.
Prandaj, kjo do të ishte e PAFALSHME për ju dhe të gjithë ata që qeverisën vendin gjerë më sot, që patën mundësi të armatosemi që të mbrojmë veten tonë.
Për fund;
dy gjëra që populli nuk dëshiron ti ndëgjojë janë;
1. se na zunë në gjumë
2. se nuk kishim armatim sa duhet

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu