Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Louis Bono

Shkrime relevante

Amerika nuk e ndryshon Kushtetuten për hatër të euforisë fetare!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës AMERIKA NUK NDRYSHON KUSHTETUTËN PËR HATËR TË...

Shqipëria e shekullit XXI: Kur analfabetizmi rikthehet si plagë kombëtare, kush mban përgjegjësi?

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Një komb që nuk investon në arsim,...

Me gurthemelet e shtetit nuk luhet!

Nga Isuf Bajraktari Pushteti kalon, por shteti, Kushtetuta dhe kujtesa historike mbeten. Shteti...

Në kujtim të 62 vjetorit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

ËMBLEMË E IDENTITETIT TONË KULTUROR-LETRAR, QË PO SHUHET! _____ Në paraditën e dhjetë...

Pse Xhavit Haliti duhet të shkojë në procesin mbi vrasjen e Enver Hadrit?

Reshat Sahitaj, regjisor dhe shkrimtar, Prishtinë _____ Shërbimi Sekret i Serbisë, para çdo...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washington D.C., takoi Ndihmës Sekretartin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono.

Takimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe në avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja dhe ekonomia.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë takimit, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale dhe nevojën për një qëndrim të fuqishëm parandalues përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aktorë të tjerë keqdashës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në mes tjerash, Presidentja Osmani foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në NATO, gjë që përveç se do të fuqizonte sigurinë në Kosovë e rajon, është përfundimisht edhe në harmoni me objektivat strategjike amerikane për paqen dhe sigurinë globale. Ajo

konfirmoi se Kosova ka rritur tashmë buxhetin për mbrojtje në 2% të Bruto Produktit Vendor dhe është në proces të rritjes së këtij buxheti për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit në NATO.

Tutje, Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për angazhim aktiv në drejtim të realizimit të Dialogut Strategjik, i cili iu ofrua Kosovës në fillim të këtij viti, për të adresuar sfidat dhe përparësitë e përbashkëta në fusha të ndryshme.

Louis Bono është emëruar nga Administrata e Presidentit Trump si ushtrues detyre në pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit me datë 20 janar 2025.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu