Kritikoni çfarë nuk jeni vetë!
Ec e kuptoje këtë njeri: shan Kurtin si komunist, ndërkohë që ka si kryetar nderi në partinë që adhuron një ish-komunist jugosllav.
Tjetri shan Kurtin si enverist dhe stalinist, ndërkohë që themeluesit dhe liderët e partisë së tij ishin pikërisht enveristë dhe stalinistë.
Një tjetër urren të majtën, por partitë demokratike të majta ishin ato që mundësuan bombardimin e Jugosllavisë.
E keqja duhet luftuar, pikë së pari në shtëpi, pastaj jashtë!
Ec e kuptoje atë njeri: çfarë pret dhe pse sulmon të keqen e tjetrit, por e duron dhe e shenjteron të veten!
Ec e bjeri në fije ti!



Para më shumë se 2.500 (dymijë e pesëqind) vjetësh, filozofi i njohur Sokrati ka thënë aksiomen: “NJIH VETVETËN”.
Lufta më vështirë për njeriun është lufta me vetvetën, por nëse fiton – ajo është FITORJA MË E ËMBËL!
Ndjenja e urrejtës nuk i bën askujt më shumë dëm sesa vetes suaj.
Me nderime,
Ismet M. Hasani, Suedi
Unë e lexova një koment nga Bardhë Nëngurra, dhe u hoq! Pse?
Zoti Kabashi, është nga penat e para të gazetarisë në Kosovë . Një pjesë bukur të mirë të jetës e ka kaluar në sistemin titist mbase pjesën më të vlerëshme të jetës – rininë . Ai e di fare mirë se çfarë u ka sjellë titismi shqiptarëve. Po ashtu e njeh edhe Shqipërinë komuniste . Titismi dhe enverizmi po shprehem në gjuhën e popullit ishin” Ndajë rrotë në dysh bajgën”
Çdo justifikim i këtyre dy sistemeve gjakatare lëndon dhe rëndon më tepër se plumbi mbi mijëra varre të pafajshme . Na kujton Tivarinë e 45 mijë të vrarëve të tjerë gjatë vitit 1945 e1956 e deri vitet 1990 e1999 . Kurëse, enverizmi Burrelin, Spaçin e ferre të tjera ku mbi 5 mijë shqiptarëve pa grimë faji iu mor jeta . Mishërat të rrëqethën kur në rininë e tyre të hershme u burgosën dhe anatemuan dy penda të njohura shqiptare Misine Kokollari dhe Ymer Llugaliu .
Çdo glorifikim i këtyre sisteme diktatoriale ngjallë dhembje e lëndon mijëra pasardhës të këtyre viktimave të pafajshme .
Z. Kabashi ka vepruar me vend që ka larguar komentet që kthejnë në atë kohë tmerri.
Shyqyr që s^kam lexuar ndonjë koment të ndonjë nostalgjiku të të dy sistemeve ,si dy vëllezër binjakë .I pari ,Tito më i kujdesshëm e njerëzor paksa sepse kishte përballë 7 popuj që mezi prisnin arratisjen nga ai kamp i përbashkët kurse ai tjetri duke pasur vetëm një popull përball , një komb , vëllezërit e motrat e tij të gjakut u soll aq egër e hakmarrës sa dhe me të drejtë është quajtur Hitleri shqiptar .Jashtë cdo llogjike njerëzore , larg humanizmit ai nuk fali as kushërinjtë e tij ,as dhëndëri e tij që me ndërhyrje i siguroi bursë në Francë ,që e mbante me lekë , as pikën e mëshirës ku e motra më e madhe në moshë i lutet t^i falë jetën bamëmirsit të tij të dikurshëm, burrit të saj.nuk fali as miket ,as miqtë që e strehoni në konviktet e Francës .Ai u tregua aq i pamëshirshëm sa kaloi cdo Diktator. Ai vetëm Holokastin ,si kopje nuk ngriti por lindi at njeriun e ri ,at përbindshme si spiun ,hajdut , hipokrit , mashtrues, kriminel e robot . Tito Diktator përballë kësajj monstre ka marrë ^grada ^ , është i harruar për ne shqiptarët e Shqipërisë .Dhe natyrisht jo për popujt e ish Yugosllavisë e sidomos shqiptarëve të Kosovës . Jo ,z.Kabashi të mos shuajë komentet e nostalgjikëve të pashpirt dhe sot por brenda mundësive të na tregojë emrat e mbiemrat e tyre të vërtetë që t^i demaskojmë publikisht . Hakun e viktimave nuk e morëm sipas ligjit të paktën por këtyrëve krimbat, plehrave të popullit t^u cjerrim maskën e t^u tregojmë vendin e duhur .