ARKIVI:
28 Prill 2026

Skandaloze! Si është e mundur që personat që kanë probleme me ligjin të futen në listat e kandidatëve për deputet…?

Shkrime relevante

Nuk është fare më çështje besimi , është çështje e demonstrimit të islamit politik në hapësirën publike

Basri Beka, Prishtinë Nuk është më çështje besimi. Është demonstrim force ideologjike...

Në prag të rrethit vicioz – Koha për përgjegjësi historike para se shteti të rrëshqasë drejt kolapsit institucional

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kriza e vazhdueshme politike në Kuvendin e Republikës...

LDK plotësoi kushtin – LVV ta mbajë fjalën!

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Fitorja, pothuaj se, plebishitare, për të tretën...

Mos na kërkoni ta quajmë këtë festë…, nuk është festë kur pushtimi vishet si spektakël

Genc Kastrati, Prishtinë A mund të ketë absurditet më të madh se...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Skandali dhe turpi zgjedhor, që ka me shkaktu kokëdhimbje pas zgjedhjeve! (Paramendone situaten hipotetike; kur dy gishta të këtyre kandidatëve (me aktakuza aktive), vendosin fatin e Zajednices!?)

1. Nëse, dëshirojmë sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit, e nëse doni edhe një shtet funksional e demokraci të shëndoshë e të mirëfilltë pro perëndimore, PERSONAT QË KANË PROBLEME ME LIGJIN, nuk është dashur fare të futen në listën e kandidatëve për deputet!? Nuk e kam të qartë, se si Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë KQZ-s, u ka “ikur” fija e verifikimit të këtyre kandidatëve (qenkan mbi 20 persona!?) Kjo është edhe një hije e zezë edhe për; KQZ-n, edhe për Partitë Politike (që i kanë kandiduar këta persona komprometues), edhe për Prokurorinë (që nuk ka insistua më shumë në verifikim), edhe për Gjyqësinë (që të paktën, me qenë më vigjilente!) e padyshim edhe një njollë për gjithë procesin zgjedhor, i cili nesër në sy të ndërkombëtarëve, do mund të adresohet si dobësi dhe si alibi kundër zgjedhor!?

2. Por, ajo çka është edhe më shqetësuese; si do të munden, apo me çfarë “fytyre” këta kandidatë potencial nesër do të bëhen “avokat” e artikulues të denjë të interesave shtetërore e kombëtare të Kosovës, kur të njëjtit paskan aktakuza aktive!? A mund t’u shkoj mendja miq, se këta “deputet” (me aktakuza aktive), nesër në situata hipotetike madje acaruese dhe të komplikuara me Serbinë, do jenë në target të “pazareve”, koncesioneve, presioneve dhe shantazheve me votën e tyre parlamentare ?! Ose çfarë mund të presim ne si qytetar, nga këta 20 kandidat (me aktakuza aktive) që me aktin dhe faktin e futjes së tyre në aulën e Parlamentit të Kosovës, s’do shantazhohën dhe s’do bëhen pre e lehtë për karizmat e liderëve partiak, për klanin apo grupin që nuk e ka mendjen fortë te patriotizmi ynë shtetërorë (që u gjakos me viktimat dhe heronjtë e luftës 1999), por te koncesionet e reja që na presin nesër me Serbinë, po edhe me Brukselin dhe Uashingtonin?! Dikush do pyet, po si t’i ndalim t’i njëjtit? Pyetje e mire, por përgjigje s’ka! Arsyeja qëndron te mos bërja publike e emrave këtyre 20 kandidateve, nga ana e hulumtuesve të koalicionit të OJQ-ve, IKD, FOL dhe INPO. Te cilët me punën e tyre mbresëlënëse, kujtoj unë është dashur edhe emrat e këtyre kandidateve te na i bëjnë të njohur..

3. Huqja e instancave kompetente për verifikimin moralo politik, e sidomos atë ligjor, te këtyre kandidateve (me aktakuza aktive), na e dëshmon edhe një fakt tjetër, ku kuptojmë se partitë politike, institucionet shtetërore, e sidomos mediat qe rrahagjoksin per profesionalizëm e transparence aktive, nuk ishin qenë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive te tyre publike!?

Sepse, nëse e thjeshtësojmë edhe me tej këtë brenge shtrohet pyetja se si ka pasur mundësi që përkundër gjithë atyre “filtrave” për përshtatshmërinë morale dhe ligjore të këtyre kandidatëve (me aktakuza aktive!?) për aulën e legjislacionit (ku “prodhohen” dhe krijohen ligjet e Republikës!?) shtetërorë, të lejohet një skandal i tillë!?

Me tregoni Ju lutem!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu