Nënkryetari amerikan JD Vance po kërkon anarki, nëse zbatohet ideja për zhvendosjen e 200.000 palestinezëve në Shqipëri , atëherë merr fund edhe Shqipëria

Shkrime relevante

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Nga Prekazi te minaret e xhamive: kush po përpiqet t’ia ndryshojë identitetin UÇK-së?

  Luan - Asllan Dibrani, Gjermani UÇK-ja nuk lindi në minare, nuk u...

Shpërndaj

J.D. Vance e takoj Alice Weidel në München
JD Vance, nënkryetari amerikan, po kërkon anarki ose autokraci. Në Gjermani, glorifikimi i fashizmit dhe antisemitizmi janë të ndaluara, jo mendimi i lirë. Ai po kërkon lirinë për të qenë krenarë për Hitlerin.
Një komb i krijuar nga refugjatët ka shpallur refugjatët si rrezik global. Sulmin ndaj Kongresit e quajnë “liri”.
Ajo që SHBA kërkon sot është neo-fashizëm – jo më kundër hebrenjve, por kundër të huajve.
Ata që sot urrejnë të huajt, nesër do të vrasin edhe njerëzit e tyre.
Rezultati mund të jetë shpërbërja e BE-së, dhe i vetmi fitues do të jetë Putini. Trum po merr vendime që forcojnë Rusinë dhe dobësojnë Europën!
Putini dhe Trump janë të njëjtë në shumë aspekte. Një ditë, Putini mund të shkruajë një libër: Si e shkatërrova BE-në – ndoshta edhe SHBA-të. Trump do ta bëjë Rusinë fituese, do ta shndërrojë në aleate dhe do ta kthejë Kinën në armike.
Në vitin 2019, në SHBA u gjykuan njerëz që kishin marrë ndihma materiale nga Rusia për fushatën e Trump-it. Farage, i cili e nxori Britaninë nga BE-ja, është pro-rus. Partitë ekstremiste dhe neofashiste në Austri, Gjermani dhe Francë mbështeten fshehtas nga Putini dhe hapur nga Trump.
Për fat të keq, nga kjo administratë mund të pritet një kaos global, por jo një rend i ri. Unë kam frikë për dy shtetet tona.
Trump adhuron të djathtën ekstreme. Vuçiqi është i tillë! Nëse zbatohet ideja për zhvendosjen e 200.000 palestinezëve në Shqipëri (dhe nëse Rama e pranon këtë për të blerë mosndjekjen nga SPAK), atëherë merr fund edhe Shqipëria.
Në Shqipëri nuk ka një rini idealiste që do atdheun, por një rini me valixhe në dorë. Në Shqipëri protestohet pse funksionon Prokuroria, jo pse vidhet shteti!
Për fat të keq, unë nuk shoh shenja pozitive dhe droja ime është e madhe. Europës i mungon një lider, dhe nëse nuk arrin të bëhet fuqi ushtarake, nuk do të ketë BE!
Po e përfundoj me provetbin kinez dhe uroj të mos kem të drejtê:
„Çdo send posedon tri anë. Një anë që shoh unë. Një anë që sheh ti dhe e treta është ajo anë, që nuk shohim ne dy.“
Proverb kinez

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu