Biri i Kallmetit Imzot Gjergj Koleci (Kallmet 1868 – 1928)

Shkrime relevante

Ngatërrimi i “lisave me fshisa” nga ana e Liburn Aliut  (?)

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Sot një shok ma dërgoi intervistën e Liburn Aliut,...

Sa më shumë ndikim turk përmes xhamive, aq më tepër do të kemi veprimtari antikombëtare dhe anti-gjergjkastriotase

Ermir Gjinishi - ish nën kryetar i Komunitetit Myslyman ____ Dëmi që po...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër e mbanë Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor me 26 shtator 2026

Saim Tahiraj, Zvicër _____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë _____ PËR...

“Shqiptarët janë njerëz me bisht”, sipas Vladan Gjorgjeviqit

Fatmir Gashi, Zvicër _____ SHQIPTARËT JANË NJERËZ ME BISHT” NGA VLADAN GJORGJEVIĆ, 1913 “SHQIPTARËT...

Shpërndaj

Imzot Gjergj Koleci lindi në Kallmet (Rrethi i Shkodres) në vitin 1868. Mësimet e para i mori në Kallmet pranë rezidencës ipeshkvnore. Ka kryer studimet në Kolegjin Papnor Urban të Propagandës në Romë. Shërbeu si famullitar në famullitë e Mirditës, si në: Kalivar, Qafëmali, etj.
Gjatë kësaj kohe Abati i Mirditës, Prend Doçi i jepte vlerësime të mëdha në relacionet drejtuar Propagandës Fide, për të cilën ai shkruante: “Është gjithë jetë dhe ambicioz per te ece perpara, dhe të jep shpresa që do të jëtë një instrument shumë i mirë në duart e Selisë së Shenjtë për të mirën e kësaj province të varfër të krishterë”.
Imzot Gjergj Koleci ka një sjellje shembullore dhe bën që populli ta dojë: Në vitin 1911 në katedralen e Shkodrës u shugurua ipeshkëv i Sapës së bashku me Imzot Luigj Bumçin që u shugurua ipeshkëv i Lezhës.
Imzot Koleci u bë një nga figurat kryesore të aktivitetit për liri dhe pavarësi nga pushtimi shekullor osman. Mori pjesë dhe ishte organizator i shumë kuvendeve siç ishte kuvendi i Kallmetit, Rrubikut etj dhe takimeve të ndryshmë së bashku me Imzot Luigj Bumçin, me qëllim nxitjen e popullit të krahinave veriore të Shqipërisë për t’u ngritur kundër pushtuesve osmanë dhe me pas kundër atyre serbe e malazeze. Imzot Koleci u bë pjesë e shoqërisë “Bashkimi”, ku dha kontributin e tij të çmueshëm në hartimin dhe botimin e shumë veprave të rëndësishmë të kësaj shoqërie.
Pas një jete dedikuar fesë dhe atdheut, Imzot Gjergj Koleci fjeti në vitin 1928.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu