Shaban Isufi, një jetë në shërbim të Kosovës, dhe një rol pozitiv gjatë gjithë karrierës duke kontribuar për shtetin e Kosovës
Pas disa orvatjeve të pasuksesshme për pranim, vendosa ta ndërroj modusin dhe në herën t’jetër të radhës – kërkova pranim në cilësinë e kryetarit të lidhjes së Rinis së fshatit, kërkesë e cila rezultoi me pranim të takimit. Në pranimin e parë i prezantova sekretarit situatën e rëndë materiale të familjes sime shumë anëtaresh dhe eventualisht ndikimin e tij si autoritet për një gjetje pune.
Si masë preventive dhe mundësi reale që ai ka në disponim më propozoi një bursë studentore.
Por duke e parë interesimin dhe këmbënguljen time për një punë, më dha shpresë që takimi i dytë do të jetë rezultativ. Në takimin e radhës më është kumtuar lajmi për një vend të mundshëm pune në Inspekcion. Por vetë sekretari z. Hajrullahu ç’faqi skepticizëm se një fytyrë e butë si e imja, zor se mund ta kryen atë punë të rëndë (vendi i punës ishte inspektor i ndërtimtarisë) sqarohet Shabani.
Shabani tregohet modest kur tregon rolin që ka pasur Rexhep Hajrullahu, që ai të gjejë vendin e tij të punës të shumëkërkuar .
Më pas, pasojnë provimet pranuese I, II, III…. para komisioneve të caktuara të SFPJ nga lëmija e politikës brendshme, politikës së jashtme dhe gjuhës së huaj.
Më 20. Tetor 1978 nga ana e SFPJ me shkresën nr. 15100/12-78 informohem se nga Sekretari Federativ i punëve të jashtme në Beograd, e që në atë kohë ishte Millosh MINIQ, jam pranuar në marrëdhënie pune të përhershme në këtë Ministri.
Punën e fillova si praktikant më 01 Nëntor 1978 në Drejtoratin për çështje Kadrovike. Meqenëse isha i martuar, e fituam të drejtën e një banese – garsonierë dy dhomëshe. Në fillim më është lëshuar Pasaporta Zyrtare më vonë edhe ajo Diplomatike. Isha fatlum që pas praktikës afro një vjeçare e kalova me shumë sukses provimin shtetëror dhe vizën për suksese të më tejme. Vlenë të theksohet se, për veç meje, kishe edhe tre/katër të tjerë serb e shqiptarë që njëkohësisht u punësuam” shton Isufi.
Biografia dhe përmbledhja e Shaban Isufit është e gjatë, por ka momente interesante në periudha e vite kohore të ndryshme.
Si u njoh me Rexhai Surroin dhe kuadrot e tjera shqiptare?
“Ndërsa kuadri tjetër që në atë kohë ishin aktivë në këtë Ministri ishin Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Selim Seferi, prof. Qazim Selimi si dhe Rexhai Suroi të cilin pata fat të njëjtin ta kam përball meje në të njëjtën tavolinë gjatë provimit të gjuhës së huaj, unë në atë të gjuhës gjermane, gjersa Ambasador Surroi në atë ruse jashtë semestrale. Më 1979 jam transferuar nga SFPJ, në një mision të ri Diplomatik në Mannheim të RF të Gjermanisë.
Aty isha, përgjegjës i shërbimit konsullar për viza e pasaporta, por dhe të t’jera dokumentacioneve shtesë për qytetar.
Më 1982, përsëri jam sistemuar në SFPJ në Beograd. Kështu që pas demonstratave të 1981, u bë i paqëndrueshëm qëndrimi dhe në përgjithësi banimi në Beograd. Me insistimin timin tim personal, por dhe marrëveshjeve institucionale – kalova në Qendrën e Sigurimit Publik në Gjilan në cilësi të Inspektorit për delikuencën e të miturve”.
Shaban Isufi thotë se më 1990 futën masat e dhunshme në tërë Kosovën, pa e përjashtuar edhe Qendrën e Sigurimit në Gjilan.
“Atëherë me shumë krenari i thamë jo Serbisë, duke përpiluar një tekst kundërshtimi “Se tash e përgjithmonë i njohim vetëm organet legjitime të Kosovës, e jo ato të Serbisë. Braktisem në mënyrë të organizuar librezat e anëtarësisë së LK, braktisëm vullnetarisht edhe vendet e punës, formuam Sindikatën e pavarur të policisë. Kryetar i KE i së cilës sindikate isha unë. Me burgosjen e Halit Rexhepit, kryeshefit tonë historik, dhe shumë zyrtarëve të tjerëv si Esat Marovcit, Enver Ramizit, Fazli Murselit etj. Gjithashtu meqenëse i gjithë dokumentacioni mbi punën e kryer të kësaj sindikate (e që në fakt nuk ishte i paktë) gjendej në shtëpinë time, dhe se disa here isha kërkuar nga policia serbe në shtëpi vendosa të largohem përfundimisht nga shtëpia.
Në fillim vet e pas dy jave në Shkup mu bashku edhe familja. Më pastaj një muaj në Tiranë, 5 ditë në Como të Italisë dhe pas shumë peripecive më 01. Janar 1995 në destinacionin CH. Pas një vit pritjeje, pra më 1996 definitivisht na është njohur statusi i refugjatit. Fëmijët pas pesë vitesh, ndërsa edhe ne prindërit më vonë jemi natyralizuar me shtetësi dhe pajisur me Pasaporta Zvicerane. Më pastaj tre fëmijët tanë u shkolluan, u punësuan dhe në formën më të mirë të mundshme u integruan” shprehet me shumë krenari Shabani.
Shaban Isufi thotë se si prindër, vërtetë jemi të lumtur dhe shumë krenar me fëmijët tanë me trajtimin dinjitoz që ndaj neve kanë.
-Arlindi mbaroi fakultetin në Universitetin e Zürichut, është Magjistër i Ekonomisë, për disa vite ishte asistent i tri lëndëve në të njëjtin Universitet. Zyrtar i lart bankar, afarist dhe promotor i shumë sukseseve.
Shaban Isufi është i martuar baba i tre fëmijëve.
Valentina është edukatore dhe së shpejti edhe mësuese shkolle. Ajo është e martuar dhe i ka katër fëmijë. Fatlumi, është drejtues Arkitekture dhe afarist dhe është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Që të gjithë kanë shtëpi të veta banimi.
Ai kallxon: “Kohën e lirë e kaloj, në kompjuter, vizita, sheti dhe të shumtën e kohës me ushqimin shpirtëror me fëmijët e fëmijëve; tre nipa si yje dhe gjashtë mbesa – princesha të gjyshit” përfundon rrëfimin e tij Shaban Isufi.
/Rajonipress/





Mbrëmja e së enjtes, më 17 korrik 2025, ishte me të vërtetë një mbrëmje e bukur dhe e begatë. Në një ndejë të organizuar rasti, pata fatin dhe kënaqësinë të takoj e të njoh për së afërmi gazetarin, publicistin, opinionistin dhe drejtuesin e portalit të mirënjohur Drini.us, z. Bajram Kabashi – alias Gjergj Kabashi.
Edhe pse ndeja ishte e shkurtër, biseda me të ishte e ëmbël përplot përmbajtje, dhe kuptimplote. Ishte takimi ynë i parë live, por mjaftoi për të njohur fisnikërinë dhe burrërinë e tij të natyrshme. Bajrami për mua do mbetet një model i vërtetë i qëndrimit qytetar, dijes, guximit, modestisë dhe afërsisë njerëzore. Një njeri i dashur dhe shumë i afërt për të gjithë.
E falënderoj nga zemra, për afërsinë dhe për përkrahjen, në veçanti për publikimin dhe shpërndarjen e intervistës sime (të realizuar nga gazetari dhe drejtuesi i portalit RajoniPress, z. Musa Sabedini) në portalin Drini.us.
Z. Bajram Kabashit dhe familjes së tij i uroj shëndet të plotë, gëzim familjar dhe suksese të shumta në çdo hap të jetës!
Me respekt të veçantë,
Shaban Isufi
Gjilan