ARKIVI:
7 Mars 2026

Në politikë s’mjafton të jesh i madh (si VV), por i mençur dhe i shkathët (si Nisma)!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

(Koalicioni VV–Nisma: Ndërmjet Përshtatjes Politike dhe Rrezikut të Asimilimit Ideologjik)

Anakronizmi i zvarritjes në krijimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025, përveç perversitetit politik që u karakterizua dhe u manifestua si “shizofreni”, barti në vetvete edhe një djallëzi sociologjike që në rrethana të caktuara Vetëvendosjen (VV) mund ta çojë drejt një rrudhjeje të mëtejshme elektorale. Një kureshtar i vëmendshëm, po edhe një militant apo qytetar i rëndomët i Kosovës me siguri do të kërkonte mbështetjen për një perceptim të tillë. Në këtë ese, synoj të ofroj një analizë sociologjike të shanseve për mbijetesën politike të një koalicioni të mundshëm mes VV-së dhe Nismës Socialdemokrate, duke u bazuar gjithnjë në teoritë klasike të koalicioneve, vlerat normative dhe krizën e përfaqësimit politik në shoqëritë e brishta transicionale.

I. Kohezioni Ideologjik si Kusht për Legitimitet

Në aspektin ideologjik, Vetëvendosja dhe Nisma paraqesin dy pole të kundërta. VV mban një profil të majtë, me elemente të theksuara populiste e tipike nacionaliste, dhe një veçanti që nuk e hasim në asnjë subjekt tjetër politik në Kosovë: pozicionin e një anti-establishmenti radikal dhe retorikën kundër kapjes së shtetit. Nisma, në anën tjetër, ndonëse vetëidentifikohet si socialdemokrate, ka lindur si produkt i një ndarjeje të pakëndshme nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe ka funksionuar kryesisht si subjekt klientelist. Që të dy këto parti, duke qenë të “barrikaduara” në kahe të kundërta ideologjike dhe kulturore, nuk i lidh as “interesi shtetëror” dhe as “interesi kombëtar”, për të ndërtuar një bashkëqeverisje të qëndrueshme.

II. Narrativa dhe Struktura të Papajtueshme

Të dyja subjektet kanë narrativa politike të ndryshme dhe struktura organizative që funksionojnë sipas logjikave të ndryshme. Vetëvendosja mobilizon mbi bazën e një fryme aktiviste dhe moraliste, ndërsa Nisma operon në përmasa më klienteliste dhe me një kapital politik të përqendruar në individin-udhëheqës. Ky sistem vlerash i dallueshëm, sipas teorisë së kohezionit normativ, krijon mungesë bashkëpunimi në momentet kyçe të vendimmarrjes. Sociologjikisht, kjo përplasje paradigmatike mund të jetë gjenerator i krizave të brendshme, të cilat do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme në sfidat e brendshme që e presin qeverinë e ardhshme, veçanërisht në drejtim të reformave të thella institucionale dhe problemet me Asociacionin, klimen izoluese të Kosovës, etj.

III. Rreziku i Kompromisit Moral dhe Humbja e Besimit

Një koalicion i tillë që nga fillimi do të vuante nga perceptimi i “syrit” kujdestar të militantëve të VV-së si një kompromis moral. Marrëdhënia e VV-së me Fatmir Limajn ka qenë historikisht përplasje e drejtpërdrejtë: kurse, për VV-në, ka qenë simbol i qeverisjes së kaluar të korruptuar, ndërkohë që për Nismën, ky është “treni i fundit” për mbijetesë politike. Në një realitet politik ku qytetari është gjithnjë më i ndjeshëm ndaj devijimeve morale e atyre politike, një koalicion i tillë do të rrezikonte të perceptohej si pazari klasik i politikës së vjetër (të korruptuar e të kriminalizuar), duke demotivuar bazën elektorale të Vetëvendosjes dhe duke i shkaktuar asaj humbje votash afatshkurtra dhe afatgjata.

IV. Pabarazia në Peshën Politike dhe Fragmentimi i Qeverisjes

Asimetritë në peshën politike ndërmjet VV-së dhe Nismës do të krijonin pashtu një ekuilibër të paqëndrueshëm brenda koalicionit. Nëse Nisma do të kërkonte, siç zakonisht ndodh, poste kyçe si; postin e Kryeparalmentarit, Ministrinë e Infrastrukturës apo ate të Zhvillimit Ekonomik, rreziku i fragmentimit do të ishte evident. Ngase, pikërisht kéto ministri janë dikastere që VV i ka cilësuar më herët si zona të kapura dhe që kërkojnë dekapje të thellë. Prandaj, prania e Nismës mund të përkthehej në një pengesë serioze për realizimin e reformave, veçanërisht në fushat e drejtësisë dhe antikorrupsionit.

Teoritë e demokracisë konsensuale të Arend Lijphart-it theksojnë se koalicionet me partnerë të vegjël, por me kapacitete të mëdha kushtëzimi, janë të prirura ndaj bllokadave institucionale dhe ngërçeve të shpeshta. Ky fenomen mund të shndërrojë qeverinë në një trup adhokratik, me mungesë efikasiteti në vendimmarrje dhe me vendime që burojnë më shumë nga pazaret e brendshme sesa nga vullneti politik i artikuluar.

V. Rreziku i Asimilimit dhe Dekonstruksioni i Identitetit Politik

Rreziku më i madh nga një koalicion i tillë nuk i kanoset Nismës – e cila tashmë përballet me një krizë mbijetese – por Vetëvendosjes. Një bashkëpunim i tillë do të rrëzonte tre shtyllat kryesore të identitetit të saj politik: anti-elitizmin, vizionin për bashkim kombëtar dhe përkushtimin ndaj drejtësisë sociale. Ky transformim mund të perceptohet si një asimilim sistemik, ku sipas konceptit të Pierre Bourdieu në “hapsirën politike”, ku subjekti politik për të mbijetuar arrinë të përshtatet me rregullat e lojës së kompromisit që dikur i ka luftuar, gjithnjë e ekspozohet humbjes së legjitimitetit të vetë simbolik.

Përfundim: Kur do të kishte kuptim një koalicion i tillë?

Koalicioni (“martesa” politike) ndërmjet VV-së dhe Nismës mund të bëhet funksional dhe i dobishëm për sfidat strategjike të Kosovës, vetëm nëse:

1. Bazohet në një pakt të qëllimshëm, të sinqertë dhe të kufizuar, ku roli i Nismës do ishte i qartë dhe i kontrolluar;

2. Ka mbështetje ndërkombëtare, sidomos për procese kyçe si dialogu me Serbinë dhe integrimi në BE;

3. Shërben si një koalicion teknik dhe i përkohshëm, me qëllimin e vetëm për të tejkaluar ngërçin aktual institucional dhe jo për të ndërtuar një qeverisje afatgjatë me themele të brishta.

Në të kundërtën, një koalicion i tillë mund të jetë vetëm një tjetër akt i teatrit politik kosovar, që më shumë shkatërron sesa ndërton, dhe që e kthen “fushën politike” në një arenë të improvizimeve të lodhshme dhe të pafrytshme për qytetarin e zakonshëm që është stërlodhur me narrativat e përmbysjes së fuqisë së kundërshtarëve dhe rivalëve ideologjik…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuari sociolog,
    Lexova mendimin e juaj dhe po jap këtë koment:
    1. Përmbajtja nuk përkon me titullin e shkrimit;
    2. Për momentin nuk kemi të bëjmë me “madhësinë) e Vetëvendosjës, as me mençurinë e Nismës;
    3. Mençuri nuk konsiderohet VENDNUMRIMI (status quo), por ecuria, pra përparimi;
    4. Këtu nuk kemi mençuri nga asnjëra anë, por kryeneçsi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu